Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Ngjyrat e Inteligjences

    Diku kam lexuar qe ne disa njerez vendin e inteligjences e ka thjesht djallezia. Me te shumtet prej tyre funksionojne pa probleme ne shoqeri, po gjithsesi e mirefillta, me e rendesishmja mungon tek ata: shpirti i bukur! Personalisht mendoj se inteligjenca, pra forca jone perceptuese dhe vepruese, duhet te jete e shoqeruar me nje shpirt fisnik, ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje lemsh mendimesh ne me te shumten e kohes funksionale dhe eficiente por kurre te veshura nga virtyti apo nga ajo qe eshte humane.
    Sa me teper kalon koha, aq me teper bindem ne vertetesine e kesaj tek degjoj argumenta, replika, qendrime, pyetje, perceptime.
    A eshte shpirti ai qe i jep nje color human, te prekshem, te qenesishem, te paperseritshem inteligjences se njeriut?
    A eshte djallezia thjesht nje ortek mendimesh diabolike, qe midis te tjerave degradojne inteligjencen tone ne kete gjendje tjeter? A eshte ajo nje gjendje ne te cilen na duhet te pershtatemi, apo eshte thjesht nje dhurate ashtu sikurse inteligjenca qe ne momentin qe konceptohemi?! A jane te dyja keto ndjenja bija te llogjikes,a mund te konceptohen si faqe te nje medalje apo te ekzistojne ne te njejten kohe tek i njejti individ, apo eleminojne ose kundershtojne njera tjetren?
    Nuk eshte e rendesishme pergjigja e pyetjeve, vetem nje shkendije ngacmimi ne procesin e mendimit tek gjithsecili do ishte me shume se mjaft

  2. #2
    Kam degjuar nje shprehje te bukur ne nje filem qe pash pa nja dy ditesh pak a shume ishte keshtu :
    Rules are for people who have no imagination
    pra rregullat jan per njerez qe s'kane imagjinate , dhe une pak a shume i urrej edhe pse ndonjehere duhen ..
    Nese rregullat do ishin imagjinata jone , zbatimi i tyre perhere apo jo do varej nga shpirti , mgjyra e tij nese dikush i ka keto brenda vetes ai/ajo arrin te imagjinoje dhe si rrjedhim te eci ne jete nese do bazohet vetem ne disa rregulla te shkruara nga te tjere do jete si nje liber i zbraset , pra Individualismi eshte ngjyra e inteligjences dhe shpirti jone , kshu them un ..
    !!!

  3. #3
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Djallezia ne vetvete eshte nje stad me inteligjent nga naiviteti por eshte inteligjence se prapthi, nuk i vlen shoqerise. Preferoj me mire nje mik naiv dhe jo shume inteligjent sesa nje te djallezuar qe i punon mendja si e si te ta hedhe. Pra djallezia eshte ngjyra e zeze e inteligjences.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga greenflower111
    Diku kam lexuar qe ne disa njerez vendin e inteligjences e ka thjesht djallezia. Me te shumtet prej tyre funksionojne pa probleme ne shoqeri, po gjithsesi e mirefillta, me e rendesishmja mungon tek ata: shpirti i bukur! Personalisht mendoj se inteligjenca, pra forca jone perceptuese dhe vepruese, duhet te jete e shoqeruar me nje shpirt fisnik, ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje lemsh mendimesh ne me te shumten e kohes funksionale dhe eficiente por kurre te veshura nga virtyti apo nga ajo qe eshte humane.
    Me sakte:

    ... ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje mjet per te kenaqur nje lloj egoizmi shpirt-keq ndaj mireqenies te se tjereve. Keta jane djaj kur s'u ben gje, se te shkelin deri sa te arrijne ate qe duan, pa le me kur u ndodh ndo nje fatkeqesi e madhe ne jete. Shembull: keta jane tipat qe perhapin AIDS duke e ditur qe e kane. Qe jane inteligjente, as mos e ve ne dyshim; gjejne nje menyre per te shpjeguar/rationalize sjelljen e tyre.

    Me pelqejne tipat e tille, ndoshta edhe i admiroj ne nje fare menyre, dhe i mbaj afer. Thjesht s'i bej shoke te ngushte.

    (Te gjithe qe po postojme ketu qenkemi innocent souls, ama. )
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga greenflower111
    Diku kam lexuar qe ne disa njerez vendin e inteligjences e ka thjesht djallezia. Me te shumtet prej tyre funksionojne pa probleme ne shoqeri, po gjithsesi e mirefillta, me e rendesishmja mungon tek ata: shpirti i bukur! Personalisht mendoj se inteligjenca, pra forca jone perceptuese dhe vepruese, duhet te jete e shoqeruar me nje shpirt fisnik, ne mungese te te cilit ajo eshte thjesht nje lemsh mendimesh ne me te shumten e kohes funksionale dhe eficiente por kurre te veshura nga virtyti apo nga ajo qe eshte humane.
    Sa me teper kalon koha, aq me teper bindem ne vertetesine e kesaj tek degjoj argumenta, replika, qendrime, pyetje, perceptime.
    A eshte shpirti ai qe i jep nje color human, te prekshem, te qenesishem, te paperseritshem inteligjences se njeriut?
    A eshte djallezia thjesht nje ortek mendimesh diabolike, qe midis te tjerave degradojne inteligjencen tone ne kete gjendje tjeter? A eshte ajo nje gjendje ne te cilen na duhet te pershtatemi, apo eshte thjesht nje dhurate ashtu sikurse inteligjenca qe ne momentin qe konceptohemi?! A jane te dyja keto ndjenja bija te llogjikes,a mund te konceptohen si faqe te nje medalje apo te ekzistojne ne te njejten kohe tek i njejti individ, apo eleminojne ose kundershtojne njera tjetren?
    Nuk eshte e rendesishme pergjigja e pyetjeve, vetem nje shkendije ngacmimi ne procesin e mendimit tek gjithsecili do ishte me shume se mjaft
    shume nga kto pyetje, mund te pergjigjen ne menyre shkencore. Sa per shpirtin e mire apo te keq, une nuk mendoj se dicka e tille ekziston. karakteri jone dhe ne nje fare itelligjenca jone jane produkt i eksperiences tone ne jete, si thoshte Hume.

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Sigurisht, shkencerisht (I'm a rapper, son!) s'besoj ne ndarje ne te mire e te keqinj, por dallimet i bej per hater te argumentit. i_pakapshem, pa filozofite, kur shpenzon kohe me persona te tille dite per dite, e kupton qe jane egoiste ne kulm, dhe kane nje lloj ligesie ne shpirt qe literally i motivon ne jete.

    P.S.: Jaded = njerez cinike, te lodhur nga jeta, etj.. Tema tjeter e Greenies sikur shkon paralel me kete teme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 26-10-2004 mė 16:55
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ligesia eshte koncept relativ, thjesht se dikush nuk te vjen per shtat nuk do te thote se eshte i lig. Ne pergjithesi tipat autokrate kane prirje per te pare me shume te ligj se te tjeret, jane paranoid kur njerezit i dalin kunder dhe bejne armiq shpejt. Nese do te vrisnin pak me shume mendjen per te qene ne pozitat e tjetrit do ta kuptonin se "ligesia" me shume eshte ne koken e tyre.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Djallezia ne vetvete eshte nje stad me inteligjent nga naiviteti por eshte inteligjence se prapthi, nuk i vlen shoqerise. Preferoj me mire nje mik naiv dhe jo shume inteligjent sesa nje te djallezuar qe i punon mendja si e si te ta hedhe. Pra djallezia eshte ngjyra e zeze e inteligjences.
    Jam dakort!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,001

    Inteligjenca Dhe (intuita)

    thesari e mi madh qe i dallon njerzit nga krijesat e tjera eshte superioriteti inteligjent , nese njerzit nuk do kishin inteligjencen nuk do ishin me ndryshe se sa kafshet , kjo vetedije filozofike i con njerzit ne nje gjendje me te larte inteligjence , dhe ky progres kostant inteligjence do ta coje njeriun ne kufijte e tij te ekstremit ne ate pike ekstreme nga ku ai ka ardhur, dhe aty ku edhe ka fillimin intuita, ne mbreterine e praktikes intuitive dhe inteligjente

    keshtu pra intelekti per njeriun eshte i nje vlere dhe ndihme te pallogaritshme,rruga e rritjes dhe e rrealizimit nuk eshte e privuar nga inteligjenca apo intuita, perkundrazi bazohet mbi keto shtylla , ne inteligjence dhe intuite nuk ka hapesire per supersticion dhe dogmatizem, inteligjenca e vertete e lehteson progresin e kompletuar te njeriut , dhe i emeton te vertetat me te larta

    ne boten njerzore nuk eshte forca fizike qe triumfon , por eshte fuqia inteligjente qe dominon, p.sh. forca fizike e elefandit eshte e madhe, por nje njeri i vogel e komandon me fuqine e vet inteligjente, dhe kjo po ndodh sot ne cdo sektor te botes se sotme, keshtu pra kur njeriu te zhytet ne boten e tij te brendshme , do zbuloje pasurine e tij te vertete qe konsiston te rrisi fuqine e tij psiqike inteligjente , dhe gradualisht me rritjen e tij psiqike inteligjente ky njeri do vije ne kontakt me spiritualitetin, do zbuloje se mbas forces inteligjente qendronte edhe nje force tjeter qe eshte me e madhe se forca psiqike inteligjente, forza intuitive spirituale supreme , koshenca supreme qe eshte me e madhja nga te gjitha

    kush udhehiqet ne jete vetem nga inteligjenca e tij dhe ben eksperienca ne te ultat dhe te lartat ne jete , kupton heret a vone ne kete jete apo ne jetet e ardhshme se, inteligjenca e tij mikroskopike eshte e pa pershtatshme per te bere vepra te medha ne jete dhe ne bote , atehere ne kete pike personi inteligjent kupton se nuk ka alternative tjeter pervecse te konvertoje mendjen e tij mikroskopike inteligjente ne mendjen makrokozmike super inteligjente, kur mendja e ketij personi inteligjent kthehet ne mendje supreme atehere dhe vetem atehere cfaredo lloj pune dhe veprimi qe te beje ne jete ky person do te jete korrekte dhe e drejte , per kete arsye eshte detyre inteligjente qe te kthesh ose te zhysesh mendjen tende individuale ne mendjen supreme , vetem nje veprim i tille eshte inteligjent

    kur te vije tek ju e zhvilluar inteligjenca dhe intuita ju beheni nje me koshencen supreme , beheni te gjithe dijshem , njihni gjithshka, nuk keni nevoje as per nje trup fizik , nuk eshte e domosdoshme ne kete stad qe te lexoni shume libra sepse universi do te jete brenda jush, njihni historine e gjithshkaje pa pasur nevoje te lexoni apo te konsultoheni ne libra

    nga momenti qe ju eshte dhene nje trup fizik ne forme njeriu , behuni njerez 100% , duke perdorur plotesisht te gjithe kapacitetin tuaj fizik , psiqik, spiritual , sepse per te ditur me shume , edhe dijetare dhe filozofe , poete , dhe njerez te tjere te famshem ,(si tagore, platoni, etj) nuk kane perdorur me shume se sa 1% te kapacitetit te tyre inteligjent dhe psiqik ne jeten e tyre, pra duhet te ktheni energjine tuaj fizike ne energji inelektuale , dhe energjine tuaj intelektuale ne energji te paster spirituale qe eshte me e madhja dhe absolutja nga te gjitha, vetem kjo konsiderohet inteligjence e vertete

    sot ne bote ne te gjitha problemet e krijuara qendrojne intelektualet , qe po e devijojne shoqerine, arsyeja eshte sepse keta intelektuale nuk jane te zhvilluar nga ana spirituale , gjithe problemet e botes jane te kjijuar pikerisht nga kjo , EKSTRAVAGANCA INTELEKTUALE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 06-11-2004 mė 07:30

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,093
    Postimet nė Bllog
    20
    Nese gjeja me e rendesishme per njeriun ne kete bote eshte jeta e tij, dhe nese marrim nje njeri budalla dhe nje njeri shume te zgjuar, cili prej ketyre te dyve do te jetoje me gjate, budallai apo i zgjuari?

    A mundet i zgjuari me zgjuarsine e tij ti shtoje jetes se tij nje dite me shume se budallai?!

    Albo

  11. #11
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    A mundet i zgjuari me zgjuarsine e tij ti shtoje jetes se tij nje dite me shume se budallai?!

    Albo

    kjo vlen per ato qe te jetosh e kane baraz me "breathing air"..
    per mua jeta eshte shume me teper..e nese ne ate shume me teper budallai dhe i zgjuari sdo jene te barabarte kurre sdo mund te jetojne te njejten jete edhe pse numer te njejte ditesh..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  12. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Inteligjence apo Djallezi c`rendesi ka! Per mua odeonin eshte e njejte mjafton qe njeriu te jete inteligjent, le ta shprehe si te doje ne format qe ai deshiron, E rendesishme eshte mos komunikoj me budallej. Se sa arrin djallezia e dikujt te manipuloje mendjen time kjo eshte aftesi e atij qe do ushtroje djallezine me mua. Inteligjenca eshte pikerisht arti qe te jep zhvillim pa u futur ne anekset e saj si djallezi apo dicka tjeter.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese marrim nje njeri budalla dhe nje njeri shume te zgjuar, cili prej ketyre te dyve do te jetoje me gjate, budallai apo i zgjuari?

    A mundet i zgjuari me zgjuarsine e tij ti shtoje jetes se tij nje dite me shume se budallai?!

    Albo
    Mbase i zgjuari do e mesonte budallane qe eshte me rehat te flesh ne krevat sesa ne dysheme!

    Mbase budallai do zgjohej naten, dhe do e vriste te zgjuarin ne gjume.
    Duke mos ditur se cfare ka bere, do ia fuste dhe nje here gjumit per shtate pare qejfe!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Citim Postuar mė parė nga arun
    thesari e mi madh qe i dallon njerzit nga krijesat e tjera eshte superioriteti inteligjent ,
    Une do thoja se Ndergjegja eshte ajo qe dallon njerezit nga krijesat e tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Big Blue : 15-11-2004 mė 20:01

  15. #15
    Menyra sesi gjithkush e kupton dhe e perkufizon inteligjencen eshte e ndryshme dhe rrjedhimisht shume relative; ky eshte fakt.
    Gjithsesi perhere e me teper ve re te ngaterrohen keto dy koncepte: inteligjenca me nje mendje thjesht te djallezuar(shpesh kjo rezultat i endjes se ndergjegjshme ne labirinthet e frikshme te vetvetes?!).
    Thjesht nje mendim i momentit ky.

    P.S Nuk e kisha fjalen tek budallenjte. E kisha fjalen tek energjia negative ne te menduar, apo e quajtur ndryshe djallezia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 05-01-2005 mė 18:08 Arsyeja: nje shtese e vockel:)

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2004
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga i_pakapshem
    karakteri jone dhe ne nje fare itelligjenca jone jane produkt i eksperiences tone ne jete, si thoshte Hume.
    Kisha nje pyetje per ju dhe per kedo qe e ka nje pergjigje. Duke u nisur nga cfare citova me siper, kush mendoni se eshte me inteligjent, nje femije 7 vjec apo nje njeri i moshes 37 vjec?

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2004
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Nese gjeja me e rendesishme per njeriun ne kete bote eshte jeta e tij, dhe nese marrim nje njeri budalla dhe nje njeri shume te zgjuar, cili prej ketyre te dyve do te jetoje me gjate, budallai apo i zgjuari?

    A mundet i zgjuari me zgjuarsine e tij ti shtoje jetes se tij nje dite me shume se budallai?!

    Albo
    Per njeriun jam e sigurt qe nuk eshte e rendesishme vetem jetegjatesia, por edhe cilesia e jetes (dhe ketu me cilesine e jetes kam parasysh jeten sociale, te qenit aktiv ne shoqeri, i dobishem e i vlefshem, me vlera per shoqerine, ti krijoje kushte komode vetes per te kenaqur nevojat dhe deshirat e tij, etj etj).
    Budallai per keto nuk shqetesohet.
    Sigurisht qe nje person i zgjuar me zgjuarsine e tij i shton dite shume jetes se tij, sepse jetegjatesia varet nga cilesia e jetes.
    Nje "budalla" (meqe e quajtem te tille) eshte nje njeri i vetmuar i pavlefshem qe ndikon drejtepersedrejti ne jetegjatesine e tij, sepse njerezit e vetmuar jetojne me pak se ata qe jane te shoqerueshem. Ky eshte shpjegim shume i thjeshte per te mos i hyre me tej profilit dhe karakteristikave te "budallait'' qe te shpjegojme pasojat.
    ciao

Tema tė Ngjashme

  1. Artisti qė zbuloi ngjyrat tek kulloste bagėtinė
    Nga katana nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 09:13
  2. Ngjyrat dhe shendeti
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 21:03
  3. Ngjyrat
    Nga peoples nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 21:10
  4. Ekspozita Ngjyrat e Shqipėrisė
    Nga dodoni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •