Falemnders Milosaos:
Mihal Hanxhari
(1930-1999)
Mihal Hanxhari lindi nė Kentaki (SHBA) dhe vdiq nė Tiranė. Studimet e mesme i kreu nė gjimnazin e Tiranės ndėrsa tė lartat nė Universitetin e Budapestit. Nė vitet 60-75 kreu njė punė tė shquar pėr ngritjen nė nivele europiane tė bibliotekės sė Universitetit tė Tiranės. Nė vitet 94-95 mbajti leksione nė Institutin e Gjuhėve dhe Qytetėrimeve Orientale nė Paris . Vepra qė ai ka lėnė-poezi, prozė, pėrkthime, piktura, fotografi artistike- ėshtė e njė cilėsie tė veēantė artistike.
Flutura
Tashti qė bie shi, tashti qė pikat e shiut lėnė njolla mbi pluhurin e verės qė ka mbetur nė qelqet e dritareve, tashti qė lumi ka tė tjera kujdesje dhe qiparisa atje tek ajo rruga e kaltėr pėrkulet lehtė nėmajė dhe nuk duket mė si letėr e prerė dhe e ngjitur nė qiell, tashti qė deti ėshtė i hirtė dhe i gjelbėr si qelqe tė shisheve tė thyera, tashti qė deti hedh nė breg kujtimet e delfinėve, tashti rrotat e makinave shkasin nė asfaltin e lagur dhe dėgjohet sikur ecin mbi zamkė dhe jo mbi ujin e shiut, tashti qė muzgu zbret aq herėt dhe mi letėr bie njė ngjyrė pa emėr qė filtrohet nga perdet e vjetra, ajo flutur s'di asgjė, flutura qė mė ndali sipėr supit tim njė vit mė parė, dhe qė eci me mua qė nga kodra e gjer nė shtėpi, aty mbi supin tim tė djathtė, mbase si sot, se qe vjeshtė, dhe duket qe mpirė nga stina e re qė po vinte, dhe nuk shkėputej nga supi im, tek ecnim tė dy nėpėr rrugė, dhe njerėzit mė thonin se kisha njė flutur mbi sup dhe unė pėrgjigjesha se e dija, atėhere ata ndalonin me tė vėrtetė, jo mė pėr fluturėn por pėr mua, disa sekonda, dhe polici aty para dyqanit tė pijeve mė tha edhe ai se kisha njė flutur mbi sup, dhe unė i buzėqesha pa i thėnė asgjė, gjersa erdha tek shkallėt e shtėpisė, aty gjithė fėmijėt qė luanin me copa tjegullash, aty pėrmbys mbi ēimento, gjithė fėmijėt u ngritėn dhe m'u grumbulluan pėrreth me gėzim, dhe unė ngjis shkallėt i qetė pa i parė, dhe ata, ke njė flutur, ej, ke njė flutur, pastaj dera qė mbyllet pas meje, dhe flutura me mua nė mes tė korridorit, shihem nė pasqyrėn e gjatė, shihem ashtu sikundėr duhet tė mė kishin parė njerėzia rrugės, qesh, ajo s'lėviz, dhe s'ėshtė flutur e vogėl, ėshtė e madhe, besoj se ėshtė flutura mė e madhe qė kemi nė vendin tonė, e bardhė, me krahėt tė shkruara lehtė me vija tė zeza si tė zebrės, me dy rrathė poshtė nė dy anėt e fletėve, dy njolla tė ukura me pak tė zi, me ngjyrė portokalli dhe njė pikė blu tė shkėlqyer, tė gjitha bashkė nė njė rreth tė vogėl, por poshtė nė dy krahėt zgjaten dy bishta, dhe pėr kėtė arsye kur i zinim, nė fėmijėri, i quanim flutura me bisht, dhe zireshin mė kollaj se ēdo flutur tjetėr, tashti e marr ngadalė me dy gishta, e heq nga supi, hedh sytė nėpėr dhomėn time, dhe shkoj dhe e vendos lehtė mbi trėndafilat qė njė ditė mė parė i kam marrė nė Kopshtin Botanik, dhe ato lėshonin njė aromė velėse, aty e vura, dhe aty rrinte, si e mpirė, kaq shumė ta kish molisur vjeshta, megjithatė, jashtė qe diell i vakėt, qiell i qetė, njė verė e vogėl, apo ndoshta edhe fluturat sėmuren, apo plaken, apo vdesin tė reja, mbarojnė atėherė kur s'ka pse tė rrojnė mė, se e ndjejnė qė aq qe ajo jetė efemere, sa njė verė, dhe kur vera kushedi pėrse zgjatet pak, ato e ndjejnė qė s'ėshtė e tyrja ajo copė vere, tuliten nė vetvehte, shkėputen nga jeta, dhe presin, dhe e shihja nėpėr hijen e dhomės tek e ngrinte gjyra violet e ekranit tė televizorit, aty mbi trėndafilat qė merrnin tjetėr ngjyrė, dhe tė nesėrmen kish rėnė sipėr njė libri nėn vazon e luleve, dhe unė e vura ashtu tė ngrirė mbi njėrin nga ato abazhure plastmasi qė varen nė qoshe tė dhomės, mbrapa televizorit, dhe aty mbeti gjithė vjeshtėn, aty gjithė dimrin, gjithė pranverės e verės, dhe ja pėrsėri vjeshtė, dhe mbase si sot jemi takuar, tashti e shoh aty ēdo ditė, mbase ka pluhur tek krahėt, po pėrse erdhi tė vdiste tek unė.
Dritare tė hapura
Kushedi kur, kushedi kur, njė ditė apo njė natė, njė mbasdite vonė kur gjemitė pėshtjellin pėlhurat dhe digjen, a nė ēastin kur muzgu ka njė tatuazh nė shpatull prej vetėtime tė ngrirė, nė ngjyrė tė kaltėrt ozon omege, shkėndijė e gjatė elektrike, gjarpėr zjarri blu, aty, aty nė shpatullėn e muzgut, kur ēdo shkronjė mbi letėr don t'i lerė vendin njė tjetre dhe vetė tė shuhet, dhe ēdo fjalė pyet, pėrse, pėrse, dhe pastaj hesht dhe lidh vehten me shoqen pranė, dhe ashtu heshtin nė zinxhirė, dhe hija e pendės mbi dorėn e zgjatur tė ēdo shkronje, qė pastaj e lė, dhe ikėn tej, hija e dorės mbi letėn, zhgun mbi kėmbė tė zbadhura qė ecin pa zė, qė shkojnė aden nga s'shkon mė askush, pyll i dhomės sime, mermerė tė thyer tė agimit, det i limonit tė vdekur, ranishte ku kanė mbetur varka buzė uji tė qetė, pa asnjė valė, pa asnjė zė, gurė ylberėsh tė copėtuar, myshqe mi shpatulla ciklopėsh ngrirė bashkė me shkėmbinj, bedena muri me tufa fijesh bari tė thatė, gropėza nė mur ku kanė mbetur ujėra shirash, suva e bėrė gur, ujra shekujsh nė brumin e gurėzuar, dhe lumi atje poshtė me gjethe tė verdha e gjethe tė kuqe, lajme, kupyra hedhur andej-kėndej mbi syrin e lumit, zogj qė mblidhen njė nga njė nė fije tė ndera tė telegrafit nė rrugėt jashtė qytetit, tufa zogjsh qė presin nė mjegull tė nisin shtegtimin, me busullėn e padukur nė mendimet ajrore, rrugė e gjatė e rrahur mot pas moti, poezi e bluar, e hedhur nė erė, dhe do shkojnė sipėr njė pylli, dhe nė anė tė tij do tė dallojnė atė shtėpi tė vogėl tė drunjtė, dhe atje dritaren do jenė tė hapura, vera i ka lėnė ashtu pa i mbyllur kur ka ikur, nė qelqet do jenė gishtra ėndrrash dhe fijet e merimangave do mbajnė vesh erėn, dhe natėn yjet do ndėrrojnė emrat,yjet do ndėrrojnė vendet, nga njė anė e qiellit nė njė tjetėr anė, dhe ndonjė do tė mungojė, por asnjė s'do ta verė re, asnjė s'do ta kuptojė gjė dhe poshtė nė pyje, nė errėsirė, mes gjethesh gjigande qė shkėlqejnė nga vesa, do pėrgjojnė sy fosforeshentė, kthetra do duken tė mbuluara me pushin e butė, dhe ato vija si prej kamzhiku nė lėkurėn e tigrit qė pret, dhe nė ujrat e ndenjur mbuluar me algė tė pėrgjumur, buzė lumenjsh tė heshtur, sytė sytė e krokodilėve, vetėm ato mi ujė si llamba me dritė jeshile, dhe gjithēka duket e heshtur, nė gjumė, hėna atje sipėr heq pas njė re tė coėptuar, kortezh mortor, dhe nė rrugė tė njė qyteti asgjė s'pipėtin, dritaret janė shuar, vetėm nėpėr dredhėzat plot gjethe se s'i prek askush, nėpėr dredhėzat e njė fasade me dritaret me kryqe hekurash, vetėm nėpėr ato dredhėza duket nė dritaren e bodrumit pranė dheut tė njė kopshti, ku ka vite qė s'ecėn askush, nga ato dy dritare duket dritė e fortė, qė vjen si nga fundi i dheut dalin klithma tė llahtarta, zėra burrash qė i torturojnė, zėra qė shuhen pėr ca ēaste, pastaj papritur njė thikė zėri qė ther heshtjen si vetėtimė e fortė dhe e shkurtėr, zė qė duket se kullon gjak tė ngrohtė, dhe kumrijat nė ēerdhet e tyre nė degėt e larta tė pishave tė atij kopshti ku s'shkel mė njeri, zgjohen papritur, dhe flenė pėrsėri se janė mėsuar me ato klithma natore, kur rrugėt janė tė shkreta, po as ditėn njerėzia qė kalon pranė kangjellave, s'hedh vėshtrimin brenda atij kopshti dhe nė faqet e mureve me tulla tė kuqe ku gjarpėrojnė dredhėzat e gjelbėra qė skuqin gjethet nė vjeshtė, ajo shtėpi ka hyrė nė qelizat e trurit dhe ka lėshuar metastaza, dhe klithmat pushojnė nė tė gdhirė, dhe njerėzia do tė kalojė andej, dhe kumrijat do tė lozin nė degėt e pishave atje lart, dielli do tė ndriēojė, tullat e kuqe do tė duken mė tė kuqe, dritat nė dritaret e bodrumit do jenė shuar, do ecin njerėzit, dhe askush s'do dijė ēka qenė nė dritėn elektrike tė atij bodrumi, nesėr do mungojė dikush, asnjė s'do dijė gjė, asnjė s'do tė kujtohet, diku nėpėr natė buzė lumi, do hedhin njė trup nė njė gropė, do ta mbulojnė, do vijnė njė tjetėr natė, dhe njė tjetėr, shumė net, shumė net, varreza nėn dhe do jetė zmadhuar pa njė shenjė, nė anė tė njė pylli do jetė njė shtėpi e vogėl druri, dhe atje dritaret do jenė tė hapura, vera i ka lėnė ashtu pa i mbyllur kur ka ikur.
Krijoni Kontakt