Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Nikolay Alexeyevich Nekrasov

    Nekrasov

    Pėrkthyer nga Agim Shehu, Dhori Qiriazi, Lame Kodra

    Ne kete postim nga A. Shehu:


    Para shiut

    Erė e zymtė e rrėmbyer
    Njė tufė re nė qiell merr.
    Rėnkon bredhi degėthyer,
    Pylli shushurin mister.

    Mbi pėrrėnjtė laroshė, zhubrosur,
    Fletėt ikin fluturim,
    Dhe si rrymė e ciknosur
    Vjen me vrull njė erė thėllim.

    Si muzg mbulohet bota,
    Duke ardhur qė nga larg,
    Tufa galash, grumbuj korbash
    Klithin n’ajėr rreth e qark.

    Sharabajka – karro tmerri,
    Mbyllur lidhur, pret tė ikė;
    E xhandari karrocierit
    I klith “Nisu!” me kamzhik...



    ***

    Te sheshi Sena plot publik,
    kalova dje nė orėn gjashtė.
    Atje po rrihnin me kamxhik
    Njė nusezezėn, njė fshatarkė.

    Si s’nxori njė pikė zė ajo,
    Veē lart kamxhiku fshikullonte...
    Dhe muzės unė i thashė: “Vėshtro
    Si si po heq njė motra jote!”



    ***

    Qejfe jete, gazet e rinisė
    Unė nėn peshė tė punės i kam vrarė;
    Si poet i dashur i lirisė,
    Mik me dembelinė kurrė s’jam marrė.

    Vuajtjet pa fund qė kam duruar,
    Le ta prekin zemėrn, thikė t’i vėnė,
    Unė veē shkruaj: tingujt e rimuar
    Pėr grimasa boshe kohė s’mė lėnė.

    Tingujt-vargje s’janė si proz’ e ngrirė,
    Gjersa prekin zemrat qė kanė gjak,
    Siē prek, befas, lot i shkreptirė.
    Qė buron prej sysh me flakė.

    Unė s’shes mend se populli nė mendje
    Do mė mbajė qoftė dhe njė varg...
    Poezi e lirė te ti nuk gjendet,
    O i ashpri vargu im idhnak!

    Ti s’ke art krijues, finesė ariesh...
    Por te ti i gjallė gjaku vlon,
    Si triumf skuq prushi i hakmarrjes,
    Dashuria rron e pėrvėlon...

    Dashuria qė kėndon njerėzorėt,
    Qė damkos mizor e budalla
    Dhe me gjėmba ia thur kurorėn
    Poetit qė njeri s’ka...
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Qiriazi:
    Kush rron mirė nė Rusi
    Kohė tė hidhura – kėngė tė hidhura.


    Gazmorja

    - Ha pėrshesh me ujė,
    Jasha, qumėsht s’ka!
    - Ē’u bė lopa murgė?
    - Iku dhe na la!

    E mori ta shtojė
    Zotriu nė shpi.
    Oh, sa mirė jetojnė
    Njerzit nė Rusi!

    -Pulat, - thirrėn vajzat, -
    ē’u bėnė, u ra zjarri!?
    - Heshtni, budallaēka,
    I hėngri gjyqtari.
    Merr ryshfet pėr djemtė
    Qė venė nė ushtri...
    Oh, sa mirė jetojnė
    Njerzit nė Rusi!

    -E kjo Katerina
    thėrret e bėrtet:
    seē m’u thye shpina,
    gjė e mirė s’mė pret,
    kaq vjet shėrbėtore,
    vajzė, ... pa njeri...
    Oh, sa mirė jetojnė
    Njerzit nė Rusi!

    Nuk e di as vetė
    Ē’mė shkreton shtėpinė:
    Cari mori djemtė,
    Zotėria ēupėrinė,
    Si tė jenė lubi
    Qė ha njerėzinė...
    Oh, sa mirė jetojnė
    Njerzit nė Rusi!



    Kėnga e urisė

    Mė kėmbė
    Muzhiku tundet,gulēon
    E shfryn nga hundėt!

    Tė tillė e bėri goja,
    Mjerimi
    Dhe nevoja.

    Si ec,
    Gulēon mė tepėr,
    Afrohet
    Nė njė thekėr.

    Si dordolec
    Mė kėmbė,
    Kėndon aty
    Njė kėngė:

    “pa piqu ,
    thekėr xhani,
    jam bujku yt,
    Pankarti.

    Tė ha
    Njė mal pa gajle,
    Kuleē
    E karavele.

    Tė gjitha
    T’i ha vetė, tė ngopem
    Pa ē’tė jetė!”



    Kėnga e ushtarit

    Bota ėshtė e ligė,
    S’paska drejtėsi,
    Jeta ėshtė shtrigė,
    Smundje e mėrzi!

    Plumbat janė tė turkut,
    Janė nga gjermanėt,
    Janė nga francezėt,
    Po shkopinjtė nga tanėt!

    Bukė s’ka
    Nė dynja;
    Strehė s’ka,
    Vdekje s’ka!

    etj...



    Kėnga e kripės

    Ka disa ditė
    Nuk ha, nuk pi;
    Im bir i vogėl
    Po vdes, pa shih!

    Dhe qė tė hajė
    I jap diēka.
    “Ma bėj me kripė!”-
    ai mė tha!

    Po krip s’kam
    As sa njė lot.
    “I hidh pak miell!” –
    mė tha imzot.

    Kafshoi dy herė
    Si me pahir
    “Mė shtjer dhe ca!” –
    mė tha im bir.

    Unė prap’ hedh miell,
    Po s’mbahem dot,
    Mbi tė mė rrjedh
    Njė rrėke lot.

    Qetėsoi djalin,
    I tha: mos qaj!
    Ah, kripė iu bė
    Ky lot i saj!
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Lame Kodra:

    Falltarja

    Del e bredh fshat mė fshat kėsaj ane,
    Njė fallxheshė fustan-laragane:

    Plumbin shkrin, pėshpėrit nė mashan,
    Fryn e ysht, tė hedh fall nė filxhan.

    Nuk ndjell shtriga tė mira, gėzime,
    Veē tė liga, lot, vaj e mjerime.

    Po miletiti ky avaz s’i pėlqen,
    Ky mė tepėr kėndon e kėrcen.

    I tha shtriga njė djali, Andreut:
    “Do t’tė hanė djalo, qent’ e beut!”

    Dhe vėrtet pas njė muaji, - shiko!-
    Nė pyll djali bėrtet: “O!O!O!”

    Xha Stefanit i tha: “Derėziu:
    Shiko mirė! Tė iku doriu!”

    Dhe vėrtet vet’ e vjen njė xhandar:
    Xha Stefanin e thirkan ushtar!

    Dhe e dha xha Stefani, mė s’priti,
    Pėr bedel nxori kalin e shiti.

    Kur e dėgjuan se dhe kali u shit,
    Me fallxheshėn bota gjith’u ēudit.

    Tha xha Pandi:”si duket kjo punė,
    Te fallxhesha do shkoj edhe unė;

    Tė bėsh kryq, ēudi qenka me tė,
    Ē’do qė thotė i del njė me njė.

    Veēse vetėm pėr keq, pėr tė liga;
    Mos ka djallin nė bark ajo shtriga?”

    Ngrihet shkon te fallxhesha. Atje
    Rri e pret; ja njė vashėz’ e re

    Po hedh fall; pranė saj rri njė djalė-
    Ky si dem, vet e hollė si ngjalė.

    Merr fallxhesha i thotė: “shiko!
    Me bandillin kėtu ti mos shko!

    Fati yt, fat i rrallė, moj lule
    Me liri pa kufi, me pekule.”

    Dridhet djali dhe shtriga kėtij:
    “E ke kot, pėr ty s’ka lumturi!

    Qė tė gjitha t’i them?” – Folė, tha,
    “do tė vinė sejmenėt me kuaj,

    I palar’ i parruar do shkosh,
    (mungon njė varg)

    Nėpėr rrugė i dehur do biesh,
    Shkarrėzyer nė baltė do shtrihesh,

    Djaj e xhinde do hidhen si top,
    Do kėrcejnė mbi ty hop e hop,

    Osh e bran: do tė shkosh nė skėterrė...
    Ngrihet hopa, me vrap e nė derė

    Shkon xha Pandi. Fallxhesha: Hidh fall!
    Falli yt nuk mė duhet! Shko tall

    Ndonjė vajzė tė vogėl, pa mua
    S’m’i shet dot ato profkat e tua!

    Ti, moj shtrig’ e mallkuar, dėgjo!
    Eja fatin kėtu ma trego

    Kur tė shporret kėtej zgjedh’ e beut,
    Kur tė shfrejė lirisht rob’ i dheut!”
    wrong verb

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkthime nga D.D.
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 183
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •