Modern American Poetry
Ezra Pound (1885 - 1972)
Ezra Pound u lind me 1885 ne Hailey, Idaho, nje qytet shume i vogel. Pas vitesh universitare te palumtura, ai levizi ne Evrope para Luftes se Pare Boterore. Atje, nderkohe qe publikonte poezi dhe punonte si sekretar per poetin irlandez William Butler Yeats, Pound ndihmoi te gjenin vetveten disa gjigante te mevonshem te letersise boterore si T.S. Eliot, Robert Frost, dhe James Joyce.
Ezra Pound eshte konsideruar nje nga poetet me te pergjegjshem per perkufizimin dhe prosperitetin modernist te poezise estetike. Ne fillimet e shek. te 20-te, ai hapi nje program per shkembimin e puneve dhe ideve midis shkrimtareve britanike dhe amerikane, dhe u be i famshem per zemergjeresine me te cilen ai i hapi rrugen punes se disa bashkohoreve sic ishte W. B. Yeats, James Joyce, Ernest Hemingway dhe sidomos T. S. Eliot.
Puna e tij me te cilen ai kontribuoi ne poezi filloi me hapjen apo prezantimin qe ai i beri letersise boterore me Imagism (qe rrjedh nga fjala image-imazh). Levizje poetike e Shek te 20-te qe konsistonte ne vargje te lira dhe shprehje idesh dhe ndjenjash permes imazheve reale. Kjo levizje poetike rridhte nga teknika e poezise klasike kineze dhe japoneze - e cila nenvizon nje stil te shprehuri te qarte dhe preciz, perdorimin e fjaleve ekzakte ne vend te fjaleve te peraferta per te shprehur dicka, perdorimin e vargjeve te lira ne vend te atyre konform nje forme standarte, liri absolute ne zgjedhjen e subjektit, prezantimin e nje imazhi konkret ne vend te imazheve te turbullta, konfuze per hir te ngacmimit te imagjinates. :)
Krijoni Kontakt