Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Partizanet Shqiptare ne Jugosllavi..

    DOSSIER

    GSH

    ---


    Dėshmia e rrallė e Hysni Dajės, nėnkolonelit nė pension, i cili nė 1975 udhėhoqi njė mision nė Jugosllavi, ku u gjetėn eshtrat e 300 ish-partizanėve shqiptarė tė vrarė nė 1945

    "Misioni im nė Jugosllavi si koloneli i ushtrisė sė vdekur"


    ---------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Zoti Hysni, sa ka qenė numri i partizanėve shqiptarė tė vrarė nė tokat e ish-Jugosllavisė?
    Numri i partizanėve shqiptarė tė vrarė nė Jugosllavi nga dhjetori i vitit 1944 e deri nė 14 shkurtin e vitit 1945, ditė nė tė cilėn u ēlirua qyteti i Vishegradit, llogaritej nė rreth 700 veta. Kjo shifėr ishte pėr tė dy divizionet tona, tė 5-tė dhe tė 6-tė, tė cilėt nėn komandėn e Gjin Markut dhe Rrahman Parllakut luftuan atje nė ndjekje tė forcave gjermane qė tėrhiqeshin drejt Berlinit. Pjesa mė e madhe e atyre 700 partizanėve tė vrarė nė Jugosllavi kishin rėnė nė luftimet kundėr gjermanėve dhe vetėm pak prej tyre kishin vdekur nga sėmundjet e ndryshme.

    Kur filloi pėr herė tė parė shteti shqiptar qė tė interesohej pėr trupat e partizanėve shqiptarė tė vrarė nė Jugosllavi?
    Qė me mbarimin e luftės filloi menjėherė interesimi pėr gjetjen e trupave tė partizanėve shqiptarė qė ishin vrarė nė territoret e Jugosllavisė. Pasi ishin bėrė marrėveshjet pėrkatėse nė mes dy shteteve, aty nga viti 1946 shteti shqiptar dėrgoi njė komision tė posaēėm nė Mal tė Zi dhe nė Bosnjė tė Jugosllavisė. Nga kėrkimet e bėra nė atė kohė, me sa di unė, u bė e mundur gjetja e rreth 380 trupave tė partizanėve shqiptarė, tė cilėt u sollėn menjėherė nė Shqipėri dhe u varrosėn me ceremoni nė Varrezat e Dėshmorėve nė Tiranė dhe nė rrethet e tjera nga ishin ata.

    Po pas sjelljes sė 380 trupave tė parė nė vitin 1946 nė Shqipėri, a vazhduan kėrkimet pėr pjesėn tjetėr qė nuk ishte gjetur ende?
    Pas vitit 1946 kėrkimet nuk vazhduan mė dhe, ndonėse shteti ynė ishte i interesuar pėr gjetjen e trupave tė tjerė qė kishin mbetur atje, ajo gjė u vėshtirėsua sė tepėrmi prej prishjes sė marrėdhėnieve nė mes tė Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Por edhe pas vitit 1949, me sa di unė, nga ana e shtetit tonė ka pasur kėrkesa tė vazhdueshme, por pala jugosllave nuk u tregua mė e gatshme, ashtu si nė vitin 1946, duke nxjerrė pretendime tė ndryshme.

    Konkretisht, ēfarė pretendimesh nxirrnin jugosllavėt?
    Po ja, thoshin se nuk kishte mė trupa tė partizanėve shqiptarė nė tokat e tyre dhe ata qė kishin qenė, gjoja ne i kishim gjetur dhe i kishim marrė tė gjithė qė nė 1946.

    Kur u bė e mundur gjetja e trupave tė tjerė tė ish-partizanėve shqiptarė tė mbetur nė Jugosllavi?
    Nė vitin 1975 shteti jugosllav ra dakord dhe u tregua i gatshėm qė qeveria shqiptare tė dėrgonte njė komision tė posaēėm nė Beograd, me qėllim qė tė saktėsohej ky problem i pambyllur mirė dhe tė bėhej e mundur gjetja e trupave tė ish-partizanėve tanė qė ndodheshin nė disa republika tė federatės sė tyre. Pas kėsaj qeveria jonė dėrgoi nė Jugosllavi njė komision prej 15 vetash, nė pėrbėrje tė tė cilit isha dhe unė.

    Pėrveē jush, kush merrte pjesė tjetėr nė atė komision dhe ēfarė pėrfaqėsonin ata?
    Bashkė me mua nė pėrbėrje tė atij komisioni ishin edhe Maman Saliu, Zagoll Skėndo, Rakip Peza, Shaban Rexha etj., tė cilėt kishin qenė partizanė dhe kuadro tė lartė ushtarakė me pėrgjegjėsi qė gjatė luftės e mė pas. Ndėrsa gjysma e komisionit pėrbėhej nga kėta ish-partizanė e kuadro ushtarakė tė njohur, pjesa tjetėr ishin tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė Ministrisė sė Komunales.

    Ju personalisht, kush ju zgjodhi nė pėrbėrje tė atij komisioni dhe pėr ēfarė arsyesh u piketuat pikėrisht ju?
    Mua mė propozoi anėtari i Byrosė Politike, shoku Adil Ēarēani, i cili mė njihte mirė qė nga koha e Luftės, pasi ai kishte qenė zv/komisar i Brigadės sė Shtatė. Po kėshtu, nė tė njėjtėn kohė, propozimi pėr tė qenė unė nė atė komision ishte bėrė edhe nga gjenerali i njohur, Ndreko Rino, ish-komandant i Brigadės sė Parė. Kėta tė dy ishin ata qė mė propozuan mua pėr nė atė komision dhe arsyeja kryesore se pėrse duhej tė isha pikėrisht unė atje, ishte fare e thjeshtė. Unė isha njė nga ata ish-partizanė qė kisha mbajtur ditarė e shėnime qė gjatė luftės dhe mė pas kisha shkruar shumė artikuj tė ndryshėm nė revista e gazeta, si dhe libra me kujtime e analiza shkencore nga historia e luftės partizane.

    Cili ua dha instruksionet e rastit pėr atė punė qė do tė bėnte atje komisioni juaj?
    Pėr pėrgatitjen e komisionit tonė prej 15 vetash u deshėn disa muaj dhe ne na thėrritėn nė disa mbledhje pėrgatitore, duke na dhėnė instruksionet e rastit. Nė fillim ne morėm instruksione nga Komiteti i Veteranėve tė Luftės Antifashiste Nac-Ēlirimtare, mė pas nga Ministria e Komunales dhe nė fund nga Ministria e Punėve tė Brendshme.

    Para se tė niseshit nga Tirana, a patėt takime me familjarė dhe tė afėrm tė ish-partizanėve shqiptarė tė vrarė nė Jugosllavi?
    Patėm disa takime, por jo tė organizuara zyrtarisht nga shteti. Pak ditė para nisjes, familjarė e tė afėrm tė ish-partizanėve dhe bashkėluftėtarėve tanė tė rėnė nė Jugosllavi, na takonin dhe na jepnin ndonjė tė dhėnė apo shpjegim pėr njerėzit e tyre qė preheshin atje, duke na u lutur qė t'i gjenim eshtrat e tyre. Ne i mbanim ato shėnim dhe u premtonim se do tė bėnim tė pamundurėn pėr gjetjen e tyre.

    Kur u nisėt pėr nė Jugosllavi dhe ēfarė pritjeje ju bėnė atje?
    Pas gjithė kėtyre instruksioneve qė thashė, mė 9 shtator tė vitit 1975 delegacioni ynė u nis me avion pėr nė Jugosllavi dhe nė Beograd na pritėn pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė, tė cilėt ishin tė ngarkuar me punė pėr ēėshtjet shqiptare. Pas njė qėndrimi prej katėr-pesė ditėsh nė Beograd, ne u shpėrndamė nėpėr republika tė ndryshme tė Jugosllavisė, duke u ndarė nė disa grupe tė vogla prej dy-tre vetash.

    Nė cilat republika tė Jugosllavisė do tė bėheshin kėrkimet pėr gjetjen e eshtrave dhe ku u caktuat ju?
    Kėrkimet do tė bėheshin nė Bosnjė, nė Malin e Zi, nė Kosovė, nė Serbi dhe nė Maqedoni. Nė tė gjitha kėto republika apo krahina autonome ne kishim lėnė tė vrarė apo tė vdekur gjatė luftės. Unė u caktova pėr tė shkuar nė Bosnjė, pasi aty ishte detyra mė e vėshtirė. Kjo pėr arsyen se Sarajeva thoshte se aty nuk kishte mė varre tė ish-partizanėve shqiptarė. Bashkė me mua pėr nė Sarajevė u caktua dhe njė pėrfaqėsues i Ministrisė sonė tė Komunales, qė quhej Haxhi.

    Si ju pritėn nė Sarajevė?
    Nė Sarajevė na pritėn shumė mirė dhe ata kishin bėrė njė punė paraprake pėr pritjen e delegacionit tonė. Pėr tė na pritur ne ishte caktuar njė ish-partizan i vjetėr kroat, i quajtur Perjo Divjak, i cili mburrej se kishte qenė nė luftė pėrkrah Titos. Takimin e parė ne e bėmė nė Bashkinė e Vishegradit, ku kryetari i saj na priti shumė mirė dhe midis tė tjerash na tha: "Populli boshnjak e njeh luftėn qė kanė bėrė partizanėt shqiptarė tė Divizionit tė 6-tė, tė cilėt kanė luftuar me heroizėm kundėr forcave gjermane nė Driēko, Zanoshnje etj., duke lėnė edhe shumė tė vrarė". Pas takimeve tė rastit me autoritetet lokale, ne filluam kėrkimet pėr gjetjen e eshtrave tė bashkėluftėtarėve tanė.

    Ku i bėtė kėrkimet e para dhe si proceduat fillimisht?
    Kėrkimet e para ne i bėmė nė rrethinat e Vishegradit, nė ato vende ku kishim zhvilluar dhe luftimet mė tė pėrgjakshme, si nė Driēko, Zanoshnje, Urėn e Mehmet Pashait etj. Fillimisht ne bėnim piketimet duke shkuar nė vendet ku gjendeshin varret e shokėve tanė dhe mė pas aty vinin punėtorėt e komunales qė kishte caktuar pala jugosllave, tė cilėt bėnin dhe gėrmimet pėr nxjerrjen e eshtrave. Ditėn e parė, tė dytė dhe tė tretė tė kėrkimeve tona, mua mė shoqėroi pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Jashtme tė Jugosllavisė i ngarkuar me ēėshtjet shqiptare, i cili quhej Slatinec. Pas tre ditėsh ai u largua, duke na thėnė: "Unė po iki, por ju vazhdoni punėn, se unė u binda qė kėtu ka akoma partizanė shqiptarė tė vrarė". Pas ikjes sė tij, unė vazhdova kėrkimet bashkė me disa shokė tė tjerė ish-bashkėluftėtarė tė mi, si Rustem Hazizi, Rakip Xhezo e Kalo Seferi, tė cilėt erdhėn ato ditė nga Shqipėria.

    Kush i dėrgoi ata?
    Sipas rregullave qė ishin paravendosur qė nė Tiranė pėr komisionin tonė, unė si kryetar grupi kisha tė drejtė tė bėja kėrkesė pėr ardhjen aty edhe tė personave tė tjerė qė kishin dijeni pėr vendndodhjen e varreve tė partizanėve tanė, por ēdonjeri prej tyre nuk mund tė rrinte aty mė shumė se 20 ditė. Kėshtu, ata dhe disa tė tjerė erdhėn aty me kėrkesėn time.

    Si ju pritėn banorėt vendas dhe a u treguan ata tė gatshėm pėr t'ju ndihmuar nė misionin tuaj?
    Banorėt vendas na pritėn shumė mirė kudo ku shkuam dhe ata na thoshin se ishin shumė mirėnjohės pėr luftėn qė kishim bėrė ne atje. Gjatė gjithė kėrkimeve tona neve na shoqėronte njė shofer boshnjak nga Driēko qė quhej Asim, i cili na ēoi edhe nė shtėpinė e tij, pas porosisė qė i kishte dhėnė e ėma. Kur shkuam atje, nėna e tij plakė na tregoi se nė njė vend diku jo larg shtėpisė sė tyre, nė vitin 1945 kishte varrosur kokėn e njė partizani shqiptar. Ne shkuam atje tė shoqėruar nga Asimi dhe e gjetėm vėrtet kafkėn e partizanit shqiptar, tė cilin e identifikuam se cili ishte nė bazė tė shėnimeve qė kishim me vete. Kur shkuam nė Zanoshnje, nė njė vend qė quhej Qafė, gjetėm dy varre partizanėsh shqiptarė bosh. Kur pyetėm, njė boshnjak qė quhej Ibrahim, na tha: "Kėtyre u takon tė kenė dy varre, njė kėtu dhe njė nė Shqipėri". Pra, edhe pse trupat e tyre ishin marrė dhe sjellė nė Shqipėri qė nė vitin 1946, varret e tyre nuk ishin prishur dhe ruheshin akoma nga boshnjakėt njėlloj si varret e tjera tė partizanėve vendas. Po kėshtu, nė Vishegrad njė plakė me emrin Borka kujdesej vazhdimisht pėr tre varre tė partizanėve shqiptarė, duke vėnė aty tufa me lule.

    A kujtoni ndonjė episod tė veēantė apo tė dhimbshėm nga misioni juaj nė Jugosllavi?
    Mė kujtohet qė, kur shkuam nė majėn e malit Suhagor, ne takuam njė gjahtar, i cili na tregoi se si nė vitin 1945, kur kishte vrarė njė dhelpėr, nė gojėn e saj kishte gjetur krahun e njė partizani shqiptar, qė ajo sapo ia kishte shkėputur nga trupi gjysmė i varrosur.

    Sa vazhdoi misioni juaj dhe sa trupa tė partizanėve shqiptarė gjetėt nė Jugosllavi?
    Misioni ynė vazhdoi pėr 90 ditė me radhė dhe gjatė asaj kohe unė si kryetar grupi pėr Bosnjėn, gjeta 30 varre me eshtrat e shokėve tanė qė kishin rėnė dėshmorė atje nė dhe tė huaj. Unė i kam tė gjitha listat me emrat e tyre dhe mė kujtohet Sado Zeneli nga Gjirokastra, apo Hysen Zenel Nurka nga Sevrani i Skraparit e plot tė tjerė me radhė. Nė pėrfundim tė misionit tonė nė Bosnjė, nė qytetin e Sarajevės u organizua njė ceremoni pėrkujtimore para 30 arkivoleve me eshtrat e shokėve tanė, ku folėm e pėrshėndetėm edhe ne, edhe pala boshnjake. Nė fund tė pėrshėndetjes sime, unė thashė: "Ne morėm eshtrat e vėllezėrve tanė dhe lamė kėtu nė tokėn fqinje gjakun e tyre qė nuk bėhet ujė".

    Sa ishte gjithsej numri i partizanėve tė vrarė qė u gjetėn nė atė kohė nė tė gjitha republikat jugosllave ku bėri kėrkime misioni juaj?
    Numri i partizanėve tė vrarė qė u gjetėn prej nesh nė vitin 1975, shkoi nė rreth 300 veta. Pasi u gjetėn eshtrat e tyre dhe u futėn nėpėr arkivole, ato u dėrguan nė Shtėpinė Qendrore tė Armatės Jugosllave nė qytetin e Podgoricės, e cila ishte caktuar pėr grumbullimin e eshtrave qė do tė gjendeshin nė Bosnjė dhe Mal tė Zi. Edhe pse ne i gjetėm eshtrat e rreth 300 shokėve tanė tė rėnė dėshmorė nė Jugosllavi, nuk patėm fatin tė ishim tė pranishėm nė ceremoninė e kthimit tė tyre nė Shqipėri, pasi nga Tirana na njoftuan tė ktheheshim urgjent nė Rinas.

    Pėrse ndodhi kjo gjė?
    Nuk e di, por ndoshta ngaqė menduan se ne u familjarizuam shumė me jugosllavėt qė na shoqėronin kudo. Nuk di ēfarė tė them mė shumė, por jam i bindur se ne na kthyen pas informatave dashakeqe qė sillte kėtu Sigurimi i Shtetit, njerėzit e tė cilit ishin atashuar nė misionin tonė.

    Kur u kthyen nė Shqipėri eshtrat e 300 partizanėve dhe kush i solli ato?
    Arkivolet me eshtrat e 300 partizanėve erdhėn nė Shqipėri nė dhjetor tė vitit 1975 dhe ato u sollėn nga njė komision tjetėr, i cili shkoi nė Jugosllavi pas kthimit tonė urgjent nė Tiranė. Ardhja e tyre u shoqėrua me njė ceremoni madhėshtore nė sheshin "Skėnderbej", ku 300 arkivolet ishin vendosur nė shkallėt para Pallatit tė Kulturės dhe ku mori pjesė e gjithė Byroja Politike. Pas kėsaj ata u pėrcollėn pėr nė Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit nė Tiranė apo dhe nė rrethe tė tjera.

    A patėt falėnderime nga familjet kur u kthyet nė Tiranė dhe a ju dukej vetja si "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"?
    Patėm shumė falėnderime nga familjet e tė afėrmit tė cilėve ne u gjetėm eshtrat e bijve tė tyre, por nuk mund tė them se na dukej vetja si "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", pasi kishte njė ndryshim tė madh me tė. Ne i pėrkisnim njė ushtrie fitimtare.

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Brari mire bere qe e solle kete artikull ketu (nje bravo meriton edhe Gazeta Shqiptare) se mbase i mbushet mendja disa kokeforteve Shqiptare se ka ekzistuar njehere e nje kohe lufta nacional clirimtare. Sigurisht kjo lufte i takon popullit shqiptar dhe as Enverit e as Ramizit, pavaresisht se disa personave i intereson ta vulosin kete perpjekje popullore nen hijen e "Komunizmit shkaterrues". Ne kete lufte ka marre pjese edhe gjyshi im ne moshen 16 vjecare, i cili u plagos rende ne Malin e Zi, dhe per fat te mire na ka lene shume ditare nga ngjarrjet e atyre viteve. Nga ato qe kam degjuar dhe kam lexuar besoj se numri i Shqiptareve te vrare ne perpjekjen e "prapavijes" ne Jugosllavi eshte sigurisht me i madh se 700 veta. Shkaku i konkluzionit eshte llogjik, luftrat e partizaneve ne Shqiperi ishin te nje permase shume here me te vogel se betejat e Jugosllavise ( ne Shqiperi partizanet u merrnin me sabotazhe dhe beteja te vogela te tipit rebel/guerilas, nuk lej menjane edhe luften civile me Nacionalistet) kurse ne Jugosllavi perleshjet ishin teper te egerra sepse ishin perleshje frontale. Keshtu kam besimin se shumica e partizaneve qe vajten ne Jugosllavi nuk u kthyen me mbrapa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Luften Nacional Clirimtare e ka mohuar ENVER HOXHA i pari dhe i fundit..pik.

    Ne se ti kryeplak nderton nje mullar.. e une them se mullarin e bera une.. e ty te fus nje k-oqe plumbi.. le te thone tjeret jo u be mullari jo nuk u be jo ish mullar i mire jo i keq.. armiku e vertete i mullarit jam une se une vrava autorin e Mullarit..

    Keshtu dhe me luften.. partizane..

    Psh ne se lexove ti aty lart.. thot ai Daja.. se komandant te brigadave partizane qe shkuan ne Jugosllavi ishin Gjin Marku dhe Rahman Perllaku etj..

    Te dy keta gjennerale u kalben burgjeve.. nga Enveri..

    Njeri..Gjini ..qe ka cliruar dhe Skraparin e Ilir Meto Kokmadhit e Sulo Gradecit.. vdiq ne burg dhe e bija Gjinit shpetoi nga puna me kazem 45 vjet vetem kur doli ne skenen politike studenti Azem Hajdari..
    Po ashtu gjeneral Perllaku shpetoi nga burg internimet kur doli Azemi me shoke dhe ja dhjeu turijte Partise punes..

    Kjo do te thote se dinjitetin ketyre herojve te Luftes ja u a sh-erdheu Enveri me Ramizin.. dhe ju a dha dinjitetin Azemi..
    Pra Luften e shke-rdheu Enveri dhe i dha nder Azem Hajdari..
    Dhe Gjyshit tend.. nderin ja rivuri ne karakter Azemi..se vetem tani mbas 1991 Gjyshi yt ka mundur te thote ndonje te vertete se 45 vjet ty si nipce te ka ngopur me rrena..
    Pra Gjyshi yt dhe tere gjysherit kan jetuar nje jete prej miu e zhapiku..pa pik nderi e dinjiteti..

    Pse do thuash ti..

    Ka guxuar Gjyshi yt te thote se une o nipce Kisha Komandant Heroin Gjin Marku?
    Jooooo
    pra ai ka mohuar bashkluftarin e komandantin e tije.. e kjo eshte c'nderim.. pra gjyshi yt ka bere jet prej zhapiku.. kuptomn apo jo.

    Pra mohimin e luftes mos e kerko ne llafet e mbas 1992..por ne 45 vitet enverisate ku ai i kalbi ne burgje tere heronjte e luftes dhe mbajti ca derra e m-uta pran te llojit ramiz e Pal e Lenk..

    qashtuuuuuuu krylop..

    me lexoni mire ju katundaret..

    se perfitoni..prandaj..

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Brari nuk e di cfare kuptove nga gjithe ato qe shkruajta, por mendimin tim te plote e ke tek tema e ketij forumi "lufta nacional clirimtare", dhe atje nuk duket se kam ndonje kundershtim ne mendimet e tua ne lidhje me Enverin me shoke. Megjithate nuk besoj se Azemi apo ai "gamori i Tropojes" i dhan vendin e duhur atyre veteraneve te papolitikezuar te L2B, perkundrazi shume nga keta kerricat qe erdhen ne qeveri ben dyfish gabimin e Enveristave (Enveristat thonin se luftuan vetem ata per popullin kurse keta kerricat e tjere thone se nuk luftoi asnjeri).

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Nga ato qe kam degjuar dhe kam lexuar besoj se numri i Shqiptareve te vrare ne perpjekjen e "prapavijes" ne Jugosllavi eshte sigurisht me i madh se 700 veta. Shkaku i konkluzionit eshte llogjik, luftrat e partizaneve ne Shqiperi ishin te nje permase shume here me te vogel se betejat e Jugosllavise ( ne Shqiperi partizanet u merrnin me sabotazhe dhe beteja te vogela te tipit rebel/guerilas, nuk lej menjane edhe luften civile me Nacionalistet)

    kurse ne Jugosllavi perleshjet ishin teper te egerra sepse ishin perleshje frontale.

    Keshtu kam besimin se shumica e partizaneve qe vajten ne Jugosllavi nuk u kthyen me mbrapa.


    Po po. ne fakt kane bere qametin duke luftuar andej.. Sidomos kur derguan per turizem kosovaret ne Tivar ..

    Keta partizanet tane, simbol i humanizmit
    Prektora

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    degjo kryeplak..

    Te njohesh apo mos ti njohesh vlerat e Luftes nacional Clirimtare eshte nje detyre jo e lehte..
    PPPSH e zgjidhi keshtu..

    Ne dat 4 maj te cdo viti conte nje proletar tip Koco Kico ose Selman a Nazif nga Fronti i Lagjes tek ndonje familje deshmori dhe u thoshte ..Partia qe ju do shume ju jep per 5 Maj nga dy killo Molle e nje pako kafe pa tallon e behuni gati pastroni rregulloni shtepite se vjen shoku Niqifor nga Komiteti per Vizite..
    E vinte 5 Maji e vinte Niqifori e u thoshte familjes.. do i kujtojme gjithmone deshmoret tan te lavdishem..apo jo nen Zyra..po te keqen nena do i kujtojme..te na rroni ju me Shokun ever ne krie..
    E grupi me Niqifora ikte shkallve te qelbura te pallatit e nuk dukej me ter vitin..

    Keshtu o Krieplak une nderoj tere deshmoret e Botes qe nga Koha e Spartakut e deri tek e Adem Reka e Shkurte Pali..
    Kollaj..

    Ka nje slogan qe perdorin enveristet.. qe pak ashume tingellon keshtu:

    Enveri me Partizanet ka meriten se e rreshtoi Shqiperine me krahun Anti Fashist e nga kjo shpetoi Sovraniteti e u lumturua Dhopulli..ine..


    Po mire mo.. rreshtim ne hava ke bere se Rreshtim Tamėm kur thone Skraparllijte do te thote Ta rreshtoc Popullin Shqiptar me Popullin Francez e Italan e Belg e Amerikan..pra me te drejta te plota ne Boten Demokratike te mbas 1945-ses..

    Po a u be ki rreshtim?

    Jo.. u be rreshtimi tjater..

    Cili rreshtim.. posiii.. ua thom u..

    Ja ckujtonte nje i burgosur ne kampet e Punes ne Spac e Bulqize..dhe ishte ish partizan i ngrati ..

    Na conin qe ne 5 te mengjezit me kerbac e na vinin ne rresht e na thoshin shkoni beni kak-shu-rren atje tek ajo kolibja buz gremines..
    Megjithse ishim te tere sh-urr-kak-nevojshem per te bere e megjithse mund te behej aty buz gremines per hir te urgjences sepse radha te Kolibja behej 400 metra e gjate se ishin qindra te burgosur.. drejtori i Burgut nje terbaciot xhelat ishte vigjilent qe asnjeri te mos dilte nga radha edhe se i behej veshka cope e qe fare mir mund ta bente ka-kas-hurren tek faqja malit atje mes malesh.. meazallah.. Ai aty e kish kenaqsine Drejtori..te shikonte si perdridheshin nga tortura e ka-ksh.urres ata te mjere..
    Po kush ishin ata te mjere.. Ish heroj te luftes Nacional Clirimtare ..inxhiniere Mjeke e Artiste te famshem..qe per nje llaf goje thene nje shoku kishin perfunduar ne Sketerren Enveriste.. e ne te njejten Kohe.. PPSH shiste mend se kish bere Bahce me Lule ..

    Po si trajtoheshin anti-fashistet ne Europen qe gjoja na kish rreshtuar Enveri?

    Ata antifashistet europiane te tere i ngrysen ditet e tyre me Lavdi..
    Ata kishin shtepi per te qene..pensione per te qene..dokurata pafund..nder kudo.. levizje te lire per te vajtur te njeri tjetri e per te shkuar ne cdo fest e per tu mburrur me krenari e asnjeri nga ata nuk u tremb te thote fjalen e lire hapur pa pasur merak se mos perfundon ne Biruc si tanet..
    Atyre ju perkuleshin me respekt burrat e Shteteve europiane e skishin nevoj tja lepinin b-ithen asnje Shoku Dull apo Niqifor per nje lat Drush a pako kafe a drejt studimi per vajzen..

    Kesaj i thone te Vleresosh Luften..

    Si mund te quhet vleresim e nderim kur nje here shkojne ne fest te brigades partizanet e nuk guxojn te ndihen kur shohin se ju mungojne ca shoke.. hmm duall me grupin armiqesor filani..mir ju beti..qeni m.utit..hm.. pusho se fillon parakalimi nashti o Malo.. po kush eshte ki mo qe do nderojme.. eshte shoku Miti..ish kuader i Brigades.. cne ish kuader mo..kurre se kam pare kete..po rri a derbardhe se ashtu thot partia ashtu do thuac..po mir mo ne komanant keshem shokun Baftjar.. shyytt mo fol se na more ne qafe.. ate e rrasen brėna nuku e more vesh.. me grupin tjater armiqesor..hmm.

    Ja keshtu ikaluan 50 vjet Anti-fashistet Shqiptare..pra me dinjitet te sh-kerdhyer pik..

    Dhe kur ska dinjitet Luftari..ska se si te quhet se ma pake nderuar luften..nje m-ut..

    Kjo po ndodh ne Kosove e prandaj ha une m-ut dhe andej..

    UCk UCk thone jemi neve.. ata krahu kriminel i Thaq Enveristo-Qoseve..dhe berrr bresheri mbi Luftaret qe nuk i binden ideollogjise tyre staliniste..

    Vrit njerin Luftar e vrit tjetrin e thone..Ne nderojme Luften..
    Joo ata nuk nderojne as luften as luftaret.. ata i binden Njeshit te tyre ndonje Dobici te prodhuar koridoreve te Sigurim Komitet qendrorit te PPSH-se..kaq..

    Qashtu Kryeplak..

    Pse them Azemi u dha Dinjitet antifashistave..
    Sepse Me AZEMIN erdhi Epoka ku antifashistet skishin me frike nga SPAC Birucat..ja kjo eshte..
    Pra ai u hoqi nga Barku nje lepur qe fjeti 50 vjet ne sejcilin ish partizan Shqiptar..qe nga me i thjeshti deri tek Gjeneralet e Komandantet e Brigadave e divizioneve Partizane..

    E te jetosh me ljepur ne Bark.. do te thote se aty tek njerzit ska me vend te flasesh per VLERA Nder e karakter..

    Keshtu thuaj gjyshit pra..

    lere at mmuhabet se deri ne fyt jeni te dh-jere ti e ne te gjithe..pa perjashtim..


    Darwin..ceshtjen e Partizaneve e te Kosoves e masakrave te Tivarit do i trajtojme me vone..

    ok..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Na u bo Azem mrroklla si Spartaku. Po ca ishte Azemi, i cop konviktor malsie qe mesonte ne Tirane. Me ra Shqipria ne dor te Azemit o turp. Hajde de te thush Blendi Gonxhe ose Fevziu. qe bab.

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Pse nuk kujton njeri dhe ata shqiptare qe u inkuadruan ne Waffen-SS dhe luftuan deri ne piken e fundit te gjakut ne Berlin kunder atij monstruoziteti qe ju pasardhesit e "fitimtareve" po na ankoheni tani?
    Kujt i ankoheni? Po te maresh nje gjarper e ta futesh ne gji e humbet te drejten te ankohesh bile dhe te thuash "Ua moj mami sa i lig ky gjarpri qe me kafshoi"
    Tani do te thoni se po te mos ishte bere ajo lufta tuaj (prapa ferrave) Shqiperia do te rradhitej ne anen e te humburve dhe do ta pesonte! Kjo eshte pak e bukur se ju niseni me ate qe dime sot ne 2004, po shkoni e i mbushni mendjen njeriu se Gjermania do humbiste lufetn ne 1940-1941-1942-1943!
    Pra te shiturit tek Serbi e Moskovi (si thuhej atehere) unk priten te shikonin nga do frynte era po kafshuan doren qe krijoi Shqiperine Etnike qe perpara se humbja e Fuqive te Boshtit te behej dicka reale!
    Kjo eshte thjesht tradheti kombetare!
    Ata te paret qe permenda une ishin vertet heronj, se ata e dinin qe lufta ishte e humbur po nuk u bene mercenare dhe Jude (tradhetare) dhe ta dridhnin ne momentin e fundit si shume te tjere, po luftuan deri ne fund edhe me bajoneta dhe thika kunder "clirimtareve"!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    labushi kuq e zi..se tiranc nuk je..

    konviktor ish azemi por beri ate qe ju kuqozit e tiranes nuk e bet dot te gjith se bashku..
    mjafton nje shembull..

    nje nga kryepartizanet shqiptare ka qene mehmet shehu..vec asaj dhe kryeminister nja 30-40 vjet.. mirpo ate e "vetvrane" dhe trupin e tij e zhduken.. dhe tere partizaneria e Shqiperise nuk guxoj ta shpetoj familjen e Shehut nga sadizmi enverit..
    Mirpo del ky katnari tropojes ..azemi..nji cop gamor idiot hajdut spiun morracak etj etj..shpellar malok se harrova pa i then keto.. dhe i nxjerr karton te kuq PPSH-se.. dhe vetem athere i biri i njerit prej kryepartizanve Shqiptare ..pra Bashkimi i Mehmet Shehut.. shpeton nga burgjet dhe guxon te kerkoje kockat e te jatit dhe te se jemes..
    Pra morracaku tropojes ben dicka qe nuk e beri askush..

    te vjen te plasesh nga inati apo jo kuqo..
    e prandaj nga ky inat ju e vrate te ngratin..
    Dhe gezuat ate nate deri ne te gdhire..
    Vrate ate qe u a hoqi lepurin nga barku mijra e mijra ish partizanve..
    Dhe keta ish partizane nuk e votuan heqsin e lepurit nga barku ityre..por votuan dhe njihere ate perbindesh qe u a shk--rdheu atyre Shoket e Luftes..

    e kupton cfar metamorfoze pesuan ata Partizanet..
    Prandaj ata jane pjesa me e ndyre e Kombit me gjithe kelysherine e tyre..
    Natyrisht ka dhe Perjashtime.. dhe une i dua ata partizane qe jan distancuar nga partia bandite e Enver Tos Klos Nano Lir Meto Rucave..

    qashtu..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Mbasi dini shumė pėr luften e dytė botnore, a keni ndegjue ndonjėher
    pėrė komandantin Mal Sadiku?

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •