Nejse. Une pertoj ti bie gjate e gjate prandaj po e permbledh me dy fjale: Nje njeri nuk mund te krijoje kurre miqesi (ne kuptimin e plote te fjales!) virtuale apo reale nese ai eshte indiferent karshi tjetrit. Kjo pasi une e shoh miqesine dicka me teper se nje njohje te thjeshte. Gjithe esenca e miqesise qendron ne besimin, dhe kete te fundit njeriu duhet ta fitoje. Indiferenca eshte armiku i tij.
Keshtu pra, mos me thuaj mua qe, vjen fjala, shijet e ngjashme artistike jane te mjaftueshme per tu bere miq me dike. Nga kjo mund te linde nje diskutim interesant, por miqesi kursesi. Miqesia eshte shume me e thelle, private, e pse jo edhe intime (ketu nuk e kam fjalen per lidhjet dashurore, te merremi vesh!)
Mbase te dukem paksa cinike por une mendoj se ne bote miqesite e verteta jane shume te rralla, ndersa njohjet e panumerta. Qe te jesh mik me dike, duhet ta duash ate me gjithe zemer, dhe te te duan ne kembim.
ps. can you tell why I don't like flighty people? lololol
Krijoni Kontakt