Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 96
  1. #21
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    nese bisedat bohen mo t'gjata,natyrisht fillon e njef mo shum
    jom dakord qe ka rrena plot,po menoj se on line ekziston muncia e te shprehurit te disa gjojna qe si thu dot perball
    so varet
    un kom bo miq on line qe i kom sh sh xhan
    o-le-le firma

  2. #22
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    mund ta njohesh shume por varet se cpret prej asaj njohje..
    smund ta njohesh qe te thuash ky ben e ky sben per mua(pune lidhje etjetj )po pak a shume se ctip esht po fole gjate e kupton qe cke me te!

    une thuajse te gjithe ato persona qe kam ne liste i njoh aq sa me mjafton te di cte flas me secilin,te kaloje pak kohe si dua,pa u merzitur..sa per te tjera..nje her bje daci ne kos (pastaj ze mend!! )
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  3. #23
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    hmmm online. une kam njohur shume njerez online. po ashtu njoh shume njerez qe kane njohur shume njerz online. pajotohem me Arun kur thote se cfar kerkon do gjesh. puna osht se ka shum raste kur robt nuk e din se ca kerkojn edhe kshu qe nuk e dine edhe ca kan me gjet. gjithsesi sikur se thot Tironcja me kalimin e kohes personat njifen me shume sepse bejn lloj lloj bisedash. ekziston nje fare jete online qe gjithnji e me teper konkuron jeten ball per ball. online mund te flasesh te shifesh te degjohesh te besh biznes te shofesh filma te porositesh ca te nevojitet etj etj etj dhe pse nuk i shtrengon doren kurre personave qe ke te besh.

    qe mos zgjatem shume kjo teme eshte hap ketu dhe ka per qellim romancen online. nje gje dijeni nga un edhe kte s'ka bir none ta hedhi poshte se eshte e vertetume nese dy veta jan te sinqerte (lexo Arunin prap) dhe ndjejne pa qene afer ajo eshte PURE feeling , ndjenje -safi- i themi ne. Engjellushen do ta kundershtoj i cik edhe do ta keshillojsha te kete i cik me shum besim te vetja. Stormit edhe Baybit do i thosha qe nese zihesh me dike online nuk dmth qe e ke armik.

    perfundimejshen kthehem prap te fjala Arunit 100% dakort me ty lal.
    RIPPR

  4. #24
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga FLOWER
    sa mendoni ju mund te arrish ta njohesh nje njeri on-line?
    Interneti të jep disa mundësi, të cilat nuk mundet ti gjesh në jetën reale.
    Vërtet mund të njohësh të ndryshëm në online, por mundësia më e madhe, është të njohësh mashtrusë, gënjeshtarë, hipokritë, imoralë, hajdutë e kështu me rradhë, një sërë kategorish negative.
    Njohja e një personi të mirë dhe të përshtatshëm në internet, është njësoj si numurat e llottos apo power boll-it.
    E mira e internetit është se të jep mundësi të zbulosh lehtë (nëpërmjet IP ) personin që ke përballë dhe në shumë raste ta ballafaqosh me dhjetra screen namet që mund të përdorë.
    Ka nga ata që përdorin 1 screen name për të gjithë, por ka më shumë nga ata që përdorin 1 s/name për 1 person që flasin, d.m.th. po të flasë me 10 ka 10 s/name.
    Kjo është e mira e internetit në njohjen e një personi : NXJERR NË PAH, PERSONIN QË KE PËRBALLË ME FAKTE gjë të cilën mbase kurrë nuk do ta arrije ta gjeje në jetën normale.
    Besoj se u bëra i kuptueshëm.
    Për paqartësi në lidhje me këtë post, kam MP-në

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e kotfare
    Anëtarësuar
    21-10-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    7

    Question

    un nuk jam dakort, E pse paska shume gjera qe nuk u thenkan perball.
    cdo te thote kjo.
    atehere nese do ishte keshtu ne jetokemi me genjeshtra.
    alta-bella

  6. #26
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Un kam bere mniq online dhe i kam takuar, dhe me ka dale qe kam ditur shume per ta thjesht nga bisedat qe kemi bere online.

    Nese po flet per njerez me te cilet nuk ke krijuar shoqeri online dhe thjesht i shikon si flasin, mendoj se kurre nuk do ti njofesh...
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  7. #27
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Te mos mundsh te thush gjithcka perball nuk dmth se jeton me genjeshtra, por dmth se jeton me komplekse dhe drojtje.
    RIPPR

  8. #28
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Une jam dakort me kete Acidin qe djeg ne ate fjalimin qe ka mbajtur me lart.

    Sa per njerin aty qe ka shkrepur nje :"mundesia me e madhe eshte te njohesh kriminela e terci verci" dua ti them qe kriminelat mashtruesit etj etj s'kane kohe mendoj une te rrine 24 ore ne interenet se duhet te punojne :P,ndaj s'eshte Mundesia me e madhe eshte mundesi si gjithe te tjerat.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    edhe une jam dakort me acidin

    ai dj albo ja ka fut kot

    te deshtosh ne nje njohje apo disa njohje on line kjo nuk te jep te drejten te pergjithesosh te gjithe perdoruesit e webit si genjeshtare dhe negative

  10. #30
    gjithmone e me larg
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Vendndodhja
    tirana
    Postime
    572
    faleminderit per pergjigjet tuaja. cdo mendim qe keni dhene jane dilema qe gjenden te gjitha bashke njeheresh ne nje njohje on-line. mendimi im bazuar ne ato njohje te miat eshte se nese investon ne nje kontak on-line, me kete i referohem kohes, interesit, mendimeve, deshires e te tjera si keto arrin ta njohesh shume, por kurre mjaftueshem-nje njeri nuk arrin ta njohesh asnjehere perfundimisht ne asnje lloj menyre njohjeje; vetem vite te tera bashke do ta benin kete. (pastaj gjithcka varet edhe nga aftesite njohese te nje personi, sa i afte je ta blesh tjetrin ne gjerat dhe tiparet kryesore te karakterit.) deri tani asnje njohje on-line nuk me ka zhgenjyer, kane qene sic i kam menduar.
    cdo gje kalon, por sa e dhimbshme eshte ne momentin qe e perjeton

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Hirushjaa
    Anëtarësuar
    10-05-2004
    Vendndodhja
    ..ne krahet e princit
    Postime
    36
    Bej muhabet on_line dhe ja kam kaluar shume mire,kam bere shume miq,por ka dhe nga ata qe ta neperkembin sinqeritetin,them se eshte njohje interesante
    FLLOWER TE PERSHENDES dhe ia kalofsh mire ne on_line

  12. #32
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anëtarësuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjëkundi
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga arun
    edhe une jam dakort me acidin

    ai dj albo ja ka fut kot

    te deshtosh ne nje njohje apo disa njohje on line kjo nuk te jep te drejten te pergjithesosh te gjithe perdoruesit e webit si genjeshtare dhe negative
    Arun!!
    Nga na e nxorre këtë "xhevahir" ti??
    Më njeh që po flet me kopetencë prokurori kështu??
    Online shumë persona bëhen ata që deshën të ishin dhe jo ata që janë.
    Si do të të dukej ty, të flisnim ne të dy (shëmbull) të më njihje, për të qetë, sentimental, naiv të respektuaeshëm e plot të tjera cilësi pozitive por në bisedë dhe në takime dypalëshe të dilja violent, përdhunues, vrasës etj??
    Ti që paske parë vetëm mirësi në online, mos harro se çfarë ndodh me qindra raste rrëmbimesh , vrasjesh, përdhunimesh, vjedhjesh dhe baza e gjithë informacionit ka qenë ajo "online".
    Dhe fakti je vetë ti që duke mos më njohur nxorre një përfundim të gabuar me ato që shkruajte mësipër??
    Nuk jam ai që përshkruan ti dhe më vjen keq që të zhgënjeva.
    Bye

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Citim Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
    Arun!!
    Nga na e nxorre këtë "xhevahir" ti??
    Më njeh që po flet me kopetencë prokurori kështu??
    Online shumë persona bëhen ata që deshën të ishin dhe jo ata që janë.
    Si do të të dukej ty, të flisnim ne të dy (shëmbull) të më njihje, për të qetë, sentimental, naiv të respektuaeshëm e plot të tjera cilësi pozitive por në bisedë dhe në takime dypalëshe të dilja violent, përdhunues, vrasës etj??
    Ti që paske parë vetëm mirësi në online, mos harro se çfarë ndodh me qindra raste rrëmbimesh , vrasjesh, përdhunimesh, vjedhjesh dhe baza e gjithë informacionit ka qenë ajo "online".
    Dhe fakti je vetë ti që duke mos më njohur nxorre një përfundim të gabuar me ato që shkruajte mësipër??
    Nuk jam ai që përshkruan ti dhe më vjen keq që të zhgënjeva.
    Bye
    ti i ke nxjerre te gjithe negative kjo eshte ajo qe nuk pranohet ne komentin tend

    persa i perket webit ,edhe ne web ashtu sic ndodh edhe ne jete , do gjesh njerez te keqinj dhe njerez te mire , cfare te mbjellesh do korresh dhe kjo ndodh edhe ne web , mos u lodh kot ti besh gjithe perdoruesit e webit negative ose pozitive , ne nje teme tjeter une lexova se nje anetare ishte njohur dhe dashuruar ne web , mos valle do thuash se kjo nuk eshte e vertete , ketu ne itali nepermjet webit jane njohur dhe dashuruar dhe jane martuar , dhe kalojne per mrekulli se bashku

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Citim Postuar më parë nga FLOWER
    sa mendoni ju mund te arrish ta njohesh nje njeri on-line?
    A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

    Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën cdo shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

    Si njoftohen njerëzit?

    Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të hyni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

    Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri.

    Por a është vërtet pikërish kështu?

    Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.

    Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

    Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit

    -Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:
    1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,
    2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.
    3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.
    3. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.
    4. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.

    Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit

    1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.
    2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.
    3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).
    4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.
    5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

    Sa është reale dashuria virtuele?

    Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhe pse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vjen kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroje vet, papritmas. Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.
    E çka është ajo që na tërheq te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dallohet ajo?
    Më duhet të pranoj se nuk e di!
    Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.
    Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virtuale. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhe pse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.
    Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.
    Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.
    Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj…
    Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

    Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën private.

    Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vjen keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".

  15. #35
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga FLOWER
    a s'mendon se kjo eshte pjesa me e mire odeon? realiteti do te duket me i thjeshte kur i njeh shpirtin njeriut
    Mbase ti ke te drejte! Por pikerisht fjalia ime ka nje baze Flower qe une thashe realiteti eshte krejt ndryshe. Momentalisht une perjetoj realitetin dhe pikerisht ky realitet eshte krejt ndryshe nga virtualiteti shpirteror. Gati te gjithe ne, ne virtualitet jemi te perkryer dhe mundohemi te japim me pozitiven nga vetja, por ja qe realiteti nxjerr ne pah difekte te personit dhe me pas vjen terheqja e njeres pale, pra pergjithesisht miqesia e nisur on-line perfundon ne harrese ose me e keqja ne percmim, por kurre nuk them se kjo perqindje eshte definitivisht 100%, ka plot raste te suksesshme dhe ngulmim te qellimit final i cili mund te jete Miqesi, Ndienje, Interes, Bashkpunim, etj...

    Gjithe te mirat Flower.

    Dito.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Plotesisht ! 100 % ! Ose Aspak ! Jane DY Ekstremet te cilat mund te arrihen on-line ! Ropt o rrejne dhe thone gjithcka te genjeshtert ose thone gjithe te verteten ! Varet nga robi qe kane perpara dhe jane tu bo muhabetin ! Me Kohe rreth 1 se 2 Muj do ta njohesh Plotesisht ose aspak duke menduar se e njef !

  17. #37
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Me teknologjine e sotme njohja on-line per mendimin tim eshte njohje "reale".....
    Ashtu si dhe ne realitet, njeriu mund te shtiret dhe te kete me shume se nje fytyre.....
    Nje njohje e mire do te behej nqs personat online kane nje kohe te gjate komunikimi te te gjitha llojeve....te shkruhen/lexohen...te shifen...te flasin/degjohen...
    By Piranha

  18. #38
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    Citim Postuar më parë nga FLOWER
    sa mendoni ju mund te arrish ta njohesh nje njeri on-line?
    nje njeri mund ta njohesh shum, mund dhe te mos ta njohesh fare.

    GJithnje ne baze te sinqeritetit dhe vertetesise te muhabeteve ose chitchateve qe keni.

    SHkurt

    Varet Nga Personat Qe Njihni Online.



    Pirahna nuk eshte njohje reale sepse shum gjera mund ti dallosh vetem kur
    e ke perballe personin, sepse ne anen tjeter te pc-se esh shum e veshtire
    ta njohesh dike tamam.
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

  19. #39
    Hudhu^Pupthi^Zgupthi^BaM
    Anëtarësuar
    10-12-2004
    Vendndodhja
    Ku te Pelcasin
    Postime
    76
    nje njeri nuk e njeh te jetosh me te vite e vite,te kalosh dhimbje e gezime,e smund ta njohesh kurre duke pare nje ekran dhe duke komunikuar nermjet nje tastiere ose telefoni..............sa do lidhje e forte shpirterore te jete.................me vjen mire per ata qe kane arritur te gjejne njeriun e duhur....do thoja se jane me fat..................
    Bam bum anej kenej....shukurinaaaaaaaaaaaa!
    Friken te me kesh..Se gje s'te bej ;)

  20. #40
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Besoj 101 % ne njohjen On-Line ata qe sbesojn ne trokasin tek porta ime ju tregoje...

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  2. Të arrish në Kanada!!!
    Nga ELDORADO në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 19-08-2007, 10:05
  3. Si të njohësh Zotin?
    Nga FLORIRI në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 12:46
  4. A E Njihni Kete Njeri??
    Nga shuaib1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •