Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Vritet nje nga komandantete e ish UCK

    Luftetar i UĒK-se (arkiv)
    TETOVE (31 Korrik) - Vritet nje nga komandantet e ish-Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK), Isuf Iljazi, i njohur gjate luftes me pseudonimin komandant Qufa. Vrasja ka ndodhur sot rreth ores 16:00, afer postes ne qender tė Tetoves, bėnė tė ditur burime tė BalkanWeb, tė cilat shtuan se persona te panjohur ekzekutuan ish-komandant Qufėn pasi e kishin nxjerre nga vetura, duke qėlluar ndaj tij nė prani tė bashkėshortes dhe tė dy fėmijeve. Tė njėjtat burime shtuan se pas kėsaj ngjarje, situata nė komunėn e Tetovės ėshtė shumė e tensionuar. Isuf Iljazi kishte lidhje tė ngushta familjare me Hazbi Likėn, ish-komandant Celėn, bashkepunetor i ngushtė i ish-liderit politik te UĒK-se, Ali Ahmeti, ndėrkohė qė mėsohet se viktima ka qenė mė parė edhe shofer vetė Ahmetit. Hazbi Lika ėshtė anėtar i Kryesisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), partia e drejtuar nga Ahmeti. Kjo vrasje ndodh pikėrisht nė prag te fushtates parazgjedhore dhe ne kohen kur zyrtare te larte nderkombetare ne Maqedoni apelojne per zgjedhje te lira dhe pa perdorim te dhunes. /ko (BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    skane turp

    Beqar me sa di neper Tetov e Gostivar rruget jane te mbushura me meshkuj se grate i mbajne mbillur.
    A nuk i ka pa kush vrasesit?

    A maqedon jane ose Shqiptare?

    E tmershme.

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Nga stili i ekzekutimit shqiptare jane se vetem ne te vrasim ne sy te femijeve!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Stili I vrasjes?

    Mos nxito. A keni harruar se edhe Sllavet te mbysin ne prani te familjes. Luftrat ne Kosove, Bosnje..etj

    Eshte nje thenie ne Maqedoni.....Se Maqedoni eshte tre here me i keq se Shkjau. Kete e kam degjuar me vesh te mi duke kaluar kufirin ne vitin 1992.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Njė person ka vdekur dhe 10 janė plagosur nė Sedllarevė tė Tetovės

    Tetovė, 2 gusht - Dhjetė persona u plagosėn dje nė fshatin Sedllarevė tė Tetovės, ndėrsa njoftohet se nė fshatin Erashtė tė Tetovės ėshtė vrarė Taip Bejtuli ish-komandant i Brigadės 112 tė ish- UĒK-sė, e cila ka vepruar nė kėtė rajon. Incidenti ėshtė shkaktuar nga Sali Isaku, i cili ėshtė dorėzuar vetė nė stacioinin e policisė. Njoftohet se vrasja nuk ka pasur lidhje me motive politike, por theksohet se i ndjeri ka qenė simopatizant i Partisė Demokratike Kombėtare.
    Ndėrkohė nga 10 tė plagosurit nė fshatin Sedllarevė, katėr prej tyre Sherif Hajdari Hamdi Pajaziti, Sefer Zekiri dhe Azem Dauti janė plagosur shumė rėndė. Emrat e tyre janė tė konfirmuar tashmė nga burimet zyrtare dhe dy prej tyre kanė qenė veēanėrisht nė gjendje tė rėndė. Burimet e pokonfirmuara zyrtarisht thonė se njė person i quajtur Sali Isaku ka qėlluar nga pjesa e sipėrme e njė shtėpie mbi kėta persona qė ishin mbledhur nė oborrin e saj. Por ende nuk janė bėrė tė qarta motivet pėr kėtė ngjarje tė hidhur. Policia e Tetovės dhe gjykatėsit hetues kanė dalė nė vendin e ngjarjes, por ende nuk janė dhėnė hollėsi zyrtare se ēfarė ka ndodhur.
    Bėhet e ditur se Sali Isaku ėshtė paraqitur vetė nė stacionin e policisė.


    P.S Kesaj radhe vrasesi as nuk paskesh qene shkja ,maqedonas as sllav por nje shqipetar si duket i ektyre trojeve.
    E deri kur do te tolerohet kjo cka eshte duke ndodhur ne te gjhithe truallin Arberor mbete e te shihet,por kam friken se kjo do zgjase shume,e atehere do te jete shume vone per te bere dic.Thote ajo fjala e menqur me mire heret se kurr,prandaj eshte koha qe te gjithe shqipetaret ne te gjitha trojet shqipetare te mbledhin forcen, mendjen dhe guximin dhe ti dalin para nje shterengate e cila eshte e zeze per ne , per familjet tona,per kombin ton dhe asaj tia ndalim turrin.
    Ta gjykojme kete,ta mposhtim kete te keqe qe dikush eshte duke e mbjellur ne truallin tone shekullor per interesa te tija personale dhe te atij qe eshte duke ia bere hyzmetin.E si duket hyzmeqar per interesa te huaja momentalisht ne truallin Arberor do te kete mjaft e atyre iu thafte mendja e koka.
    Jemi deshmitar se kjo e keqe ka perfshire tere truallin Arberor,kjo e keqe qe sjelle vetem te mbrapshten,vetem te ligen , vetem te keqen, kertu nuk behete dallim teritori , si duket mesuesit jane te njejte per keta .

    Oj sharki e lehet si era a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Georgievski, maxhupi i shkupit provokon..
    ---------------

    SHKUP (2 Gusht) - Ndėrkombėtarėt mbėshtesin krijimin e njė Shqipėrie tė Madhe. Deklarata vjen nga Kryeministri maqedonas, Ljubco Georgievski, gjatė njė fjalimi tė mbajtur me rastin e festės kombėtare tė Maqedonisė. "Disa struktura ndėrkombėtare mbėshtesin spastrimin etnik nė Bosnjė, edhe nė disa pjesė tė Maqedonisė, si dhe spastrimin etnik tė serbėve tė Kosovės, me qėllim qė tė mbėshtesin krijimin e njė Kosove tė pavarur dhe bile tė njė Shqipėrie tė Madhe", deklaroi ai. Georgievski tha se komuniteti ndėrkombėtar po zhvillon njė politikė tė "standarteve tė dyfishta" nė Ballkan, ndėrsa po fliste pėrpara mijėra personave, tė grumbulluar nė Krushevo, 170 kilometra nė jugperėndim tė Shkupit pėr tė pėrkujtuar ditėn e rebelimit maqedonas kundėr Perandorisė osmane, nė vitin 1903. "Ne mendonim se shekulli i ri do tė sillte paqen dhe begatinė, por shekulli XX ende nuk ka pėrfunduar pėr Maqedoninė. Ne vazhdojmė tė jemi shumė tė shqetėsuar pėr tė tashmen dhe tė ardhmen tonė", deklaroi ai. Georgievski u referohej pėrleshjeve nė vitin 2001 midis forcave qeveritare dhe luftėtarėve shqiptarė etnikė, tė cilėt theksonin se luftonin pėr pėrmirėsimin e tė drejtave tė njeriut tė shqiptarėve etnikė nė Maqedoni, qė pėrbėjnė rreth njė tė katėrtėn e popullsisė sė kėtij vendi. Nga ana e tij, Shkupi i akuzonte luftėtarėt shqiptarė se dėshironin ta lidhnin pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė me Kosovėn. Pėrleshjet pėrfunduan nė Gusht 2001, pas njė marrėveshjeje pėr paqen qė lejoi ēarmatimin e luftėtarėve shqiptarė, por Georgievski i akuzon shpesh kėta tė fundit pėr rigrupim tė fshehtė. Kryeministri bėri tė ditur se Maqedonia "nuk kishte zgjedhje tjetėr" veēse tė bashkėpunonte me Bashkimin europian, por ai kundėrshton politikėn e "standarteve tė dyfishta" tė komunitetit ndėrkombėtar. "Shumė ėshtė thėnė pėr etnitetet e shumta nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Bosnjė, por nė tė vėrtetė, ajo qė po ndodh ėshtė spastrimi mė i madh etnik qė ka njohur kjo pjese e Ballkanit", shtoi ai.

    in/ko (AFP/BalkanWeb)

    -------------

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Po kur ju them un. Plakut pordhet mos ja nigjo, llafin nigjoja.(lol)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    SA I ZGJUAR QE JE MO ALVI .TE KAM ZILI PASHA ZOTIN E KE TRURIN VETEM ME TRU TE MBUSHUR ,PERGJIGJET E TUA JANE MAGJEPESE OH U SHKRIVA HAHAHHAHHAHHHAHAHAHHAH.PLAKUT AS PORDHEN E AS FJALEN MOS JA NIGJO SE I KA TE DYJA TE QELBTA.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Shkėmbim zjarri nė Pejė, plagoset lehtė njė ish-komandant i UĒK-sė
    PRISHTINE (5 Gusht) - Tetė persona, ndėr tė cilėt njė ish-komandant i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) u plagosėn lehtė gjatė njė sulmi nė njė restorant tė Pejės, 80 km nė perėndim tė Prishtinės, njoftoi dje KFOR-i nė njė komunikatė."Njė raketė goditi restorantin por nuk shpėrtheu. Pas kėtij sulmi me raketė pati disa tė shtėna me armė zjarri", thuhej nė komunikatėn e forcės sė drejtuar nga NATO-ja nė Kosovė. Tre nga autorėt e dyshuar tė atentatit u arrestuan dhe iu dorėzuan autoriteteve tė OKB-sė nė vend Njė nga tė plagosurit u identifikua si Tahir Zemaj qė i pėrket njė grupimi tė UĒK-sė, aktualisht e shpėrndarė, i afėrt me presidentin aktual tė Kosovės, Ibrahim Rugova. KFOR-i saktėsoi se tetė personat e dėmtuar kishin vetėm plagė tė lehta. Ai tha se nuk mund tė pėrcaktonte, pėr momentin, nėse ishte fjala pėr njė atentat politik. dxh/mr (AFP/BalkanWeb)
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Hakmarrja, vritet nėna e emigrantit
    Nga GiSHteZa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:24
  2. Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
    Nga iliria e para nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:28
  3. Londėr: Burg pėrjetė vrasėsit shkodran
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Vritet kėshilltari i Arbėr Xhaferrit
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 14:19
  5. A ben te vritet njeriu ne Ramazan ???
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •