Pėrshėndetje forumista tė nderuar!
Po qė mendoni, keni ndonjė ngjarje jete qė ja vlen tė rrėfehemi kėtu, atėher pa ezitim, shkruani
Do tė dua sikur para 15-vjetėsh!
Kjo qė do tė shkruaj nė vazhdim ėshtė njė histori e vėrtetė. Secili mund tė gjej vetėn nė rrėfimin tim. Vėrtetėsia mund tė kuptohet lehtė. Sepese, disa nga ju takoheni me pėrsonazhet e mija, disa mund tė punojnė me ta, disa mund ti kenė tė dashur, apo tė jenė bashkėshortė.
Njohja fillon nė spital. AJO do tė jetė afėr babait tė saj tė sėmurė, qė lufton pėr jetė a vdekje. KY do tė vijė ta vizitojė njė kushėri qė janė nė tė njejtėn dhomė me plakun. Shikimet e tyre do tė ndeshėn, heshtja mes tyre. Ai do tė vijė edhe herė tė tjera, kurse ajo do tė jetė njė infėrmiere e mirė dhe pėr tė sėmurėt tė tjerė nė dhomė. AI do tė shfrytėzojė rastin dhe tė kėrkojė takim me vajzėn.
Nė takimin e tretė djali ''dyshon'' se vajza mund tė ishte e brishtė, kurse vajza e padjallėzuar, por mendjemprehtė do tė nuhasė qėllimin e tij.
Kushedi, mbase, po t'i dėshmonte djalit ''njomėsinė'', sot do mund tė ishin bashkė do kishin dhe fėmijė, por... fati luan me ne.
Dashuria e tyre do tė vazhdojė, po pa dėshmi pa fakte nga ana e ASAJ. Pas disa muajve, pavarėsisht se dashuria kishte lėshuar rrėnje tek qė tė dy, njerės tė papėrvojė dhe tjetrit njė Donuzhuan, ata do tė fillojnė fjalosjet. Dhe kur AI kėrkon mė shumė dhe AJO kėrkon siguri, ndahen. Secili nė rrugėn e vetė. Pastaj, do tė pėrfundojnė nė fakultetet, dhe rrallė, aty-kėtu do tė ken dėgjuar diē pėr njėri-tjetrin. Dikur s'ka mė informacione, ku janė dhe ē'bėjnė, lidhjet u shkėputėn, por AJO kishte kuptuar se AI ishte martuar. Ai shkoi nė Gjėrmani, dhe pėr tetė vjet nuk u kthye. Pastaj lufta. Qė tė dy kishin shpėtuar. Vajza zuri njė vend pune tė mirė, dhe me plot pėrgjegjėsi. AI do tė kthehet nė fshatin e tij dhe do tė fillojė tė punojė. Atėher u krijua edhe kontakti i tyre i par pas 15 vjetėsh. AJO mė tepėr e lodhur nga vuajtja, se nga puna, e thyer e zhgėnyer, plot ankth pėr tė ardhmėn. Jo se i mungonte guximi sa vullneti, jo se kishte frikė nga pėrgjegjėsia se nga mendimet e errėta qė po ia zinin kokėn. Dhe... u takuan.
Je i vdekur pėr mua
Kishte 15 vjet pa u parė. Malli. Jo. nuk kishte lot, kishte ofshamė dhe pyetje tė pathėna ndonjėherė. Cili tė fillonte i pari? AJO nuk ishte martuar. AI mbante unazėn nė gishtin e djathtė. Nga tė fillonin. Tė pyesnin pėr mungesėn e kaq vjetėve? Tė thoshin se i kishte marr malli pėr njėri-tjetrin? Kjo ishte e tepėrt. Malli hetohej nė ēdo lėvizje, nė rrahjen e qėrpikėve, nė shikim, nė zėrin qė u dridhej, nė cigaret e ndezuara...
AI kishte marrė edhe vėllanė me vete. Jo nuk isha dėshmitar tė ndarjes, as tė largimit, as tė bashkimit, por tė ritakimit. Isha dėshmitare tė njė dashurie tė fjetur, tė njė vullkani tė patrazuar, tani... sikur ēdo gjė do tė shpėrthente. AJO e shikon nė sy, kurse AI mundohet tė qeshė. ''C't'i bėsh, kėshtu e paska jeta'', do tė fillojė AI.
''Ku ishe?'', mezi i dolėn fjalėt nga goja. AI e shikoj nė sy dhe i tregoi shkurtimisht pėr ecejakėt e tij nėpėr Evropė. Dikur biseda mori kahje tjetėr, pa patur guxim asnjėri tė kthehen tek e kaluara.
Mundoheshin ta kalonin me heshtje, apo prisnin qė thesit t'i hapej gryka!
''E kisha pėr detyrė tė tė kėrkoja falje, sepse atėher isha e re, isha si qelqi, isha kristal. Jo pse tani jam e mbushur me sherre, jo se tani ka humbur shkėlqimi kristalit, por mė bren ndėrgjegjja pėr njė fjali qė ta pata thėn dikur'', fillon AJO. ''Po mė bren ndėrgjegjja, sepse kur ti mė pate thėn se mė do, unė tė pata thėn se ti je i vdekur pėr mua. Ja, kjo mė mundon shumė. Sa her pata thėn se nuk doja tė vdisja pa tė takuar dhe pa tė kėrkuar falje pėr kėtė. Jo, nuk dua tė tė bind pėr kthim, po dua ta pastroj ndėrgjegjėn time, dua tė lirohem nga ankthi pėr atė qė kam thėn dikur, pa menduar mirė. ''Tė lutem, mė falė'' tingėllojnė fjalėt e saj. Nuk ka ashpėrsi nė zėrin e saj, por butėsi, pendim... AI uli kokėn. Kam menduar se romansat jan vetėm film. Por, kjo ishte njė e vėrtetė, ishte njė dashuri qė ishte e ndryer brenda shpirtrave tė dy tė rinjėve. '' Atėher ishin kohė tė tjera'', thot AJO. A mos do tė thotė kjo se AJO kishte ndryshuar dhe tani mendonte ndryshe? Mbase, jeta tė ndėrron.
''Nė njė nga momentet e tua, kur ke qen i gėzuar apo i hidhėruar, i hareshėm apo i mėrzitur, athua, tė ka shkuar ndonjėher nė mend se unė jam diku?''
pyet ēiltėrisht AJO.
AI i bėn bisht fjalės, por sėrish fillon: ''Po'', dhe ofshanė thellė. ''Ja, vėllanė e kam dėshmitar, kėtij i kam treguar pėr ty. Ti atėher ishe mes dy zjarresh dhe nuk dije kujt t'i besoje, mua apo atij tjetrit. Prandaj, unė vetėm tė thashė tė kesh kujdes dhe tė thashė se tė doja. Kursee ti...'' dhe e shikon nė sy. ''Mirė, tė kam kuptuar por beso nuk e kisha ndėrmend tė tė hidhja pastaj si leckė, por tė doja pėr tėr jetėn'' AJO ul shkimin. Nė fėtyrėn e saj lexoj pendimin dhe dėshprimin. Pėrnjeher ngre kokėn lart, e shikon nė sy e i thot se tani ndjente vetėn mė tė qet mbasi i kishte kėrkuar falje. Tani ajo e kishte qetėsuar ndėrgjegjėn, por shpirti vallė a ishte qetėsuar? Rrudhat iu bėn nė ballė. Njė letėr cigareje e ndrydhte me sa forcė kishte dhe e sillte kokėn. ''E more djalė'', ofshanė, nuk flet, heshtja flet vetė.
...zemrat takohen njė ditė
''Pas 15 vjetėsh u takuan sėrish'' dhe ndėrmend vargjet e kėngės ''Se mali me mal nuk bashkohen, zemrat takohen njė ditė''. AI pa dashur i prek dorėn. AJO nuk reagon. AI kėrkon nga ajo tė bėhėj gruaja e dytė dhe kur mendoi se do tė ndėrrojė mendjen vajzės, AJO i thotė se tashmė kishte gjetur njė djalė tjetėr dhe kishte ndėrmend tė martohej me tė, aman, e bėre gabimin e par, mos e bėj tė dytin! pėrgjegjet AI. Mė falė, ende mund tė dėshmojė pafajsinė time, por jam betuar se nuk do ta tradhėtoj. I kam thėn se dasmėn do e bėjmė, dhe sėrish ofshan. Pse? Pse mė ktheve kaq prap? Pse ma ndėrmend tė kaluarėn? Paralelisht me kohėn tonė tė njohjes mė ktheve edhe nė njė tragjedi tjetėr, kur njoha edhe sikėndin qė mė bėri tė vuaj pėr tėr jetėn. AI, e di, nuk ėshtė rehatuar kurrė, por ti, pse ti do tė mė bėsh tė vuash sėrish??? Jo, nuk dua tė vuash, por dua tė jesh e imja, A ėshtė vuajtje kjo? Mė thuaj, tė lutem. Tashmė jemi njerėt tė rritur, mund tė bisedojmė haptazi, ti e di se pata njohur edhe atė tjetrin dhe tė pata thėnė se nuk ishte pėr ty, por ti, e zgjodhe atė. Pse frikoheshe nga unė? Se kasha bėrė njė listė me emra femrash'' Jo zonjush, unė vėrtet tė kam dashur dhe vėrtet tė dua, si para pesėmbėdhjetė vjetėsh. Madje, tani edhe mė shumė mendoj pėr ty, prandaj po tė them, fėmijėt jan rritur, gruaja nuk ka nevojė mė pėr mua, mu bėj e dyta. Ne do tė rifillojm aty ku e kemi lėn. Do tė nisim njė jetė tė re, sepse ne duhemi. Si nuk po e kupton??? mundohet ta bind sėrish AI. AJO vetėm sjell kokėn dhe tani sytė i mbushėn me lot. Fytyra e saj ka pamje tjetėr, nė tė verdhė! Tė lutem, mos mė thuaj kėshtu. Unė, ē'ėshtė e vėrteta tė dua, por nuk mundem tė bėhėm e dyta. Ajo meriton burrė, kurse fėmijėt baba. Nuk jam kaq katil jo! Nuk e dua edhe njė brejtje tė ndėrgjegjės, nuk dua edhe njė ndjenjė fajsije. Dua pak qetėsi. Atė do ta bėj tani me djalin tjetėr qė kam zgjedhur, mė falė!
Shikimi i tyre ėshtė mė tepėr lutje. A do tė takohemi sėrish?! do tė pyes AI. AJO hamendet pak dhe i pėrgjegjėt. Pse jo! Por, tė lutem mė rrespekto mua dhe tė dashurin tim. E di se po dola me ty do t'ia bėj prap shpindės atij, por besoj se do tė mė kuptojė!.
Ndarja e tyre nuk ėshtė e pėrgjithmonshme, ata do tė takohen sėrish javėn qė vjen. A thua, ku do ti hedhin dallgėt e jetės? Nė krahėt e njėri-tjetrit, po nė ndarjen e pėrjetshme! Sido qė tė jetė, jeta do tė vazhdojė sėrish, me apo pa dashurinė e tyre.
Krijoni Kontakt