VALS O VALS TI JETO
NE ME TBUKRIN ATDHE
Kur mesuesja e letersise mundohej me kot ti shpjegonte arrogances time se vargjet permbanin nje mal me kuptim brenda, nuk e dinte se do mjaftonte vec nje mengjes i ngadalte pune, dhe dy clicks tek albumi i Vace Zeles per te kuptuar plotesisht ate mesim letersie. VACE ZELA fuqia e zerit Shqiptar, ishte drita ne fund te tunelit komunist. Simbol i fuqise se lirise, dashurise per te ardhmen e re, shtytje per shpirtin dhe zemren e te shtypurit:
Ne ky Vals na bashkoi
Dhe na fali lumturine
E kujtoj tek degjoj
E me te kujtoj rinine
Eh moj, Vace sa pak te vleresuam, e sa zemer na dhe. I kujtoj si sot ato dite, kur pas 25 diteve sherbim, ai hapte deren me kengen tende ne goje. Kur ulej me te ne cep te ballkonit dhe kendonin te dy me ze te ulet dhe shiu pike pike pike/binte pa pushim .. E me pas nen valsin tend valseronin te dy , duke harruar per pak caste rradhet e gjata, apo se ai do largohej prape pas 2 oresh per 25 dite te tjera. Per pak minuta Vace rikujtonin se shpirti nuk i perkejt askujt tjeter, mbetet yti. Ate sta mer dot njeri e ska diktator ta shtypi. Kur zeri yt, ishte serumi yne, ringjallje e shpirtit. Cfare fati pati Shqiperia me ty moj Vace e sa veta kaq thjeshte lumturove ti.
E sot Vace per ta mbetesh akoma fuqi-dhenese. Je nostaligjia ime, je ne zemer te gjithe atyre qe u dhe shprese, qe bashke me mua e me ty sot vazhdojne te kendojne:
KUR SHPERTHEN JETA E RE.
Faleminderit Vace
Krijoni Kontakt