Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18

Tema: Vace Zela

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Vace Zela

    VALS O VALS TI JETO
    NE ME T’BUKRIN ATDHE

    Kur mesuesja e letersise mundohej me kot ti shpjegonte arrogances time se vargjet permbanin nje mal me kuptim brenda, nuk e dinte se do mjaftonte vec nje mengjes i ngadalte pune, dhe dy clicks tek albumi i Vace Zeles per te kuptuar plotesisht ate mesim letersie. VACE ZELA fuqia e zerit Shqiptar, ishte drita ne fund te tunelit komunist. Simbol i fuqise se lirise, dashurise per te ardhmen e re, shtytje per shpirtin dhe zemren e te shtypurit:

    Ne ky Vals na bashkoi
    Dhe na fali lumturine
    E kujtoj tek degjoj
    E me te kujtoj rinine

    Eh moj, Vace…sa pak te vleresuam, e sa zemer na dhe. I kujtoj si sot ato dite, kur pas 25 diteve sherbim, ai hapte deren me kengen tende ne goje. Kur ulej me te ne cep te ballkonit dhe kendonin te dy me ze te ulet “dhe shiu pike pike pike/binte pa pushim…….”. E me pas nen valsin tend “valseronin” te dy , duke harruar per pak caste rradhet e gjata, apo se ai do largohej prape pas 2 oresh per 25 dite te tjera. Per pak minuta Vace rikujtonin se shpirti nuk i perkejt askujt tjeter, mbetet yti. Ate s’ta mer dot njeri e s’ka diktator ta shtypi. Kur zeri yt, ishte serumi yne, ringjallje e shpirtit. Cfare fati pati Shqiperia me ty moj Vace e sa veta kaq thjeshte lumturove ti.

    E sot Vace per ta mbetesh akoma fuqi-dhenese. Je nostaligjia ime, je ne zemer te gjithe atyre qe u dhe shprese, qe bashke me mua e me ty sot vazhdojne te kendojne:

    …KUR SHPERTHEN JETA E RE.


    Faleminderit Vace
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Lemza

    O ra zilja mė nisi frika
    Msusi hyni nė mėsim
    Por plot shqet'sim e ankth e prita
    Kur ai thirri emrin tim

    Unė asnjė fjalė s'kisha mėsuar
    Se mbrėmė nė takim isha me ty
    Po nisi lemza e bekuar
    Nė d'rrasė tė zez njė halė nė sy

    (refren)
    Ohoho mos mė ngacmo
    Ohoho se mė mundon
    Tralalala ...

    Ē'mė kujton kaq shpesh mor djalė
    Lemz or lemz mė ler tė qetė
    Ėshtė turp i madh kur s'di njė fjalė
    Edhe lemza kisha mbet

    M' ler moj lemzė se mbarova
    Ēdo mėsim unė do mėsoj
    Po tė jap fjalėn po kalova
    Nė takim mė shpesh do shkoj

    (Refreni dy herė)

    Por lermė moj lemzė se mbarova
    Ēdo mėsim unė do mėsoj
    Po tė jap fjalėn po kalova
    Nė takim mė shpesh do shkoj

    Nė takim mė shpesh do shkoj
    Nė takim mė shpesh do shkoj

  3. #3
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Shqiperi o nena ime (Vaēe Zela)

    Rrjedhin o mengjeset,
    rrjedhin si ujevara,
    ja keshtu mes njerezve,
    jeta jone edhe hapat

    Hyj dhe une mes tyre,
    shtoj nje fjale, nje kenge,
    eshte kjo kenge e jetes,
    per ty Shqiperi,
    per ty Shqiperi moj nane

    Me merr ne krahet e tua,
    si merr femijen nena,
    qe ballin te ma puthi,
    edhe dielli edhe hena.

    Une marr nga drita jote,
    ti merr nga zemra ime,
    dhe dore per dore rendim,
    e shtrenjta jeta ime.

    Rrjedhin o buzembremjet,
    rrjedhin kalterojne,
    ne nje kend te globit,
    rritim jeten tone

    Hyj dhe une mes tyre,
    shtoj nje fjale, nje kenge,
    eshte kjo kenge per jeten,
    per ty Shqiperi,
    per ty Shqiperi moj nane

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    LoL keng t'vjetra ... po t'bukra e me ronsi...vetem si melodi i di se per tekst jom dobet fare :P



    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Vaēe Zela merr “Nderi i kombit” nė Lushnje

    Titulli “Nderi i kombit” me motivacionin “Pėr vlerat e rralla si artiste shqiptare, me aktivitet tė jashtėzakonshėm nė interpretimin e muzikės sė lehtė dhe shqiptare, pėr interpretimin e vyer e tė pasur”, qė Vaēe Zelės iu akordua pak ditė mė parė nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i ėshtė dorėzuar dje bashkėshortit tė artistes sė madhe, pikėrisht nė qytetin e saj tė lindjes. Nė estradėn e Lushnjes, i cili mban tashmė emrin “Vaēe Zela” ėshtė zhvilluar dje ceremonia e rastit ku kanė qenė tė pranishėm vetė presidenti Moisiu, bashkėrorti i Vaēe Zelės, Pjetėr Rodiqi, Hysni Zela e miq e adhurues sė kėngėtares sė madhe. Nė fjalėn e hapjes, kryetari i Bashkisė sė Lushnjės, Ylli Myftiu, e quajti nder tė Lushnjės dhe tė gjithė kombit shqiptar ‘fenomenin Vaēe Zela’. Ėshtė organizuar pėr nder tė kėngėtares edhe njė koncert ku kėngėtarėt e estradės sė qytetit kanė interpretuar kėngėt e njohura tė Vaēe Zelės. Nė mes tė kėtyre kėngėve u fol edhe pėr tė kalurėn e artistes u tha edhe njė herė se - “Ishte familja qė i trashėgoi Vaēes talentin , dashurinė, thjeshtėsinė dhe modestinė ndaj njerėzve. Dėshira e familjes nuk ishte qė ajo tė bėhej kėngėtare, por siē ka thėnė edhe Vaēja, ajo kishte lindur nė njė familje ku kėnga ishte ulur kėmbėkryq nė shpirtrat e tė gjithėve. Tė parėt qė zbuluan talentin e Vaēes ishin mėsuesit e shkollės 7-vjeēare. Ajo nuk ishte e talentuar vetėm nė muzikė por kishte talent edhe nė pikturė e teatėr.” Nė kėtė ceremoni ka pėrshendetur dhe vėllai i artistes, Hysni Zela- “Nuk gjej fjalė t’ju pėrshėndes. Dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė presidentin e republikės pėr kėtė nder tė madh qė i bėri Vaēes, familjes dhe qytetit tonė,”- ka thėnė ai. Pas tij ka foluar dhe bashkėshorti i artistes i cili ka ardhur nga Zvricra enkas pėr kėtė ceremoni- “Mė vjen shumė keq qė Vaēja nuk ndodhet sot kėtu. Ndihem tejet i emocionuar dhe dua tė tregoj mirėnjohjen dhe falenderimet e mia mė tė thella pėr kėtė ceremoni tejet dinjitoze. Artistja ndihet e emocionuar dhe siē tha Tish Daija kėto janė impulse pozitive. Vaēja ka patur gjithmonė dashurinė e publikut dhe kjo nuk i ka munguar asnjėherė”,-ka theksuar ai.
    Presidenti propozon njė muze pėr Vaēe Zelėn
    I pranishėm nė kėtė ceremoni, presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka theksuar - “Vaēe Zela mbetet mbretėresha e muzikės sė lehtė dhe nuk ka pėr tė zbritur nga froni. Talenti i saj zbėrtheu kufijtė e censurės. Ajo mori shumė ēmime tė para dhe shėnoi 30 pjesėmarrje nė festivalet e RTV ndaj dhe do tė mbetet rast unikal nė muzikėn shqiptare. Ashtu siē ishte e thjeshtė, Vaēja u shkėput nga skena pa bujė, pa thėnie lamtumire. Megjithėse ka shumė kohė pa dėgjuar dal vivo kėngėt e saj, pėrsėri na jep atė kėnaqėsi si dikur kur dėgjonim “Valsin e lumturisė”. Presidenti i republikės, e quajti privilegj tė nderonte zėrin e mrekullueshėm tė Vaēe Zelės. Mes tė tjerave, presidenti Moisiu foli edhe pėr politikat kulturore qė duhet tė ndjekė shteti shqiptar. “Stadi i ri nė tė cilin ndodhet shoqėria shqiptare kėrkon njė kėndvėshtrim dhe njė politikė tė re ndaj vlerave dhe kulturės kombėtare. Vlerat tona demokratike, juridike, ekonomike dhe politike duam t’i njėsojmė me standardet europiane. Suksesi ynė nuk do tė jetė shkrirja e vlerave kulturore e artistike me ato tė vendeve tė tjera. Shembulli i arbėreshėve tė Italisė ėshtė shumė domethėnės nė kėtė drejtim.” Ai tha se Shqipėria ka pasuri tė mėdha kulturore dhe historike, tė cilat shteti duhet t’i marrė nė mbrojtje dhe nė pėrkujdesje tė vazhdueshme. “Kalatė, ndėrtesat e vjetra fetare, shtėpitė karakteristike, objektet arkeologjike etj,janė njė vlerė e ēmuar qė duhet rivlerėsuar pėr t’u pėrdorur nė funksion tė krijimit tė njė rrjeti tė gjerė dhe tė gjithanshėm turistik pėr tė huajt qė vijnė nė Shqipėri”. Mė pas presidenti i ėshtė drejtuar popullit tė Lushnjės duke i thėnė se duhet tė kenė njė muze pėr Vaēe Zelėn. “Ėshtė e pafalshme pėr ne tė mos kemi njė muze pėr tė. Ashtu siē duhet tė kemi muze edhe pėr Fishtėn, Konicėn, Nolin, Moisiun, Frashėrllinjtė”. Ndėrtimi i muzeve sipas tij, mund tė bėhet me ndihmėn e donatorėve, qeverisė por edhe biznesit vendas. “Tė gjithė kishim dėshirė qė artistja e madhe tė ndodhej sot mes nesh pėr tė ndarė emocionet, kujtimet dhe urimet. Le tė bashkohemi tė gjithė nė kėtė takim festiv pėr t’i uruar Vaēes shėrim tė shpejtė, jetė tė lumtur dhe kthim sa mė tė shpejtė nė atdhe, mes njerėzve qė e duan dhe qė e konsiderojnė pjesė tė krenarisė sė tyre kombėtare”, – tha nė mbyllje tė fjalės sė tij, presidenti Moisiu. Mė pas, ai i dorėzoi titullin bashkėshortit tė kėngėtares, Pjetėr Rodiqit.

  6. #6
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Marre nga "Shekulli"

    Me rastin e nderimit tė saj me titullin “Nderi i Kombit” ėshtė organizuar
    njė takim miqsh nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve
    Vaēe Zela “kėndon” edhe njė herė pėr miqtė

    Njerėzit lėviznin ngadalė pėr tė zėnė njė copėz vend nė sallėn e ftohtė tė
    Lidhjes sė Shkrimtarėve. Ēdokush pėrpiqej tė mos e mbyste me asnjė lloj
    zhurme (karrigeje ose bisede tė zakonshme) zėrin melodios qė u endej rreth e
    rrotull. Nuk donin ta “shqetėsonin” Vaēe Zelėn, ndėrsa ajo kėndonte edhe
    prej sė largu, kėngėt e saj tė rinisė. Bashkėshorti i Vaēe Zelės, Pjetėr
    Radiqi, shtrėngonte duart e miqve qė e uronin sė pari pėr shėrimin e shpejtė
    tė artistes dhe pėr titullin qė asaj iu dha nga presidenti i Shqipėrisė.
    Ndėrsa Hysni Zela qėndronte pranė njė tryeze tė vogėl, mbi tė cilėn qėndronte
    fotografia e motrės sė tij tė qeshur. Nėpėr ato tinguj qė lėshoheshin nga njė
    disk magnetofoni, njė grua e thinjur u afrua pranė mikrofonit dhe nisi tė
    rrėfejė pakėz histori….
    Ishte Violeta Librazhdi, shoqja e fėmijėrisė sė Vaēe Zelės. Kishte shkruar
    njė libėr tė tėrė me kujtimet pėr Vaēen tė cilin e prezantoi nė atė takim (nė
    mbasditen e sė enjtes). Ndėr ato fletė, historia niste qė nga fėmijėria,
    atėherė kur Vaēja ishte nxėnėse shkolle, atėherė kur veshi njė vustan tė
    bardhė nusėrie tė sajuar me dorė, e doli me tė nė njė koncert shkolle.
    Ngjitej nė njė tribunė tė improvizuar para Komitetit Ekzekutiv tė Lushnjes
    dhe mahniste njerėzinė me kėngėt “Piva ujė me dy bardhokė”, “Qilimi me mollė”
    etj. Ngriti peshė njerėzinė me kėngėn “Azerbajxhan”. U bė artistja e vogėl
    e qytetit myzeqar. E kur grupet e shkollave shkonin pėr tė dhėnė shfaqje
    nėpėr fshatra, tė gjithė pyesin- “A ėshtė ajo Vaēja”…Rėfimi i Violetės
    rrjedh nė tė tjera kohė, nė vitet e shkollės nė Tiranė, nė ditėt kur pėr herė
    tė parė kishte parė miken e saj tė zemrės me njė kitarė nė duar me tė cilėn
    kėndoi gjatė nė dhomėn e saj kėngė qė nuk mundej t’i kėndoje dot nė skenė.
    Ishin kėngė spanjolle, italiane e amerikane qė i kishte mėsuar “vjedhurazi”
    nga radio. Pas dritares sė shtėpisė ishin mbledhur me dhjetėra njerėz dhe
    dėgjonin vajzėn qė kėndonte aq ėmbėl. Vonė e kishin kuptuar se tė tjerėt
    ishin ngulur pas dritares. Kishin qeshur tė dyja, kur ata duartokisnin pa
    pushim. Pak kohė pas kėtij “koncerti” tė thjeshtė, nė rrugėt e Tiranės do tė
    ngjiteshin afishet “Kėndon Vaēe Zela”…e kėshtu pas kėsaj shfaqej ēdo herė nė
    skenat e Tiranės e jashtė saj pėr tė kėnduar “Ndrisni ju llampa neoni”, “
    Lemza”, “E shiu pikė-pikė”, “Gjyshja ime”, “Fėmijės sė parė”, “Valsi i
    lumturisė”, “Mesnatė” e tė tjera e tė tjera qė kanė mbetur edhe sot himne tė
    muzikės shqiptare. Ca tinguj tė kėtyre kėngėve u lėshuan edhe nė sallėn e
    ftohtė tė Lishjes sė Shkrimtarėve, aty ku miq, familjarė e adhurues tė Vaēe
    Zelės ishin mbledhur tė gjithė tok pėr nder tė artistes sė madhe, me rastin e
    dhėnies sė titullit “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred
    Moisiu (ceremonia e dorėzimit tė kėtij titulli do tė bėhet nė 18 janar nė
    qytetin e Lushnjes). Ky takim u organizua nga Lidhja e Shkrimtarėve, shoqata “
    Syri blu” dhe fondacioni “Soros”.

    Kamenica nė “Mesnatėn” e Vaēes
    Shumė e emocionuar, Vikena Kamenica ka nisur tė kėndojė muzikėn napolitane
    pėr tė pėrshėndetur qė nga larg artisten e madhe Vaēe Zela, mbretėreshėn e
    muzikės shqiptare. E shoqėruar nga orkestra e Akademisė sė Arteve (nėn
    drejtimin e Robert Radosė) pėr minuta tė tėra, zėri i Kamenicės ka
    zėvendėsuar tingujt e kėngėve tė Vaēe Zelės qė ishin lėshuar nė atė sallė nga
    disku i njė magnetofoni. Pas njė pauze tė shkurtėr, Kamenica ka prezantuar
    kėngėn e saj tė radhės. Ishte “Mesnata” qė riktheu nė kujtesė kohėn e ikur.
    Duarttokitjet e gjata e emocionuan edhe mė shumė Kamenicėn. Pėrgėzimet e
    mėpastajme e bėnė qė tė ndihej mirė ndėrsa kishte ndier frikė kur kishte
    vendosur tė kėndonte nė atė sallė “Mesnatėn” e tė madhes Vaēe Zela. “Nuk
    ėshtė e thjeshtė tė marrėsh pėrsipėr tė kėndosh perlat e muzikės shqiptare,
    ato qė kanė mbetur nė kujtesėn e njerėzve tė ngjizura me imazhin e artistėve
    tanė tė mėdhenj. Ndaj ndieva pasiguri dhe shumė frikė edhe gjatė momentin qė
    kėndoja. Nuk e dija se si do tė tingėllonte nė gojėn time “Mesnata” e
    magjishme e Vaēe Zelės”-thotė vetė Kamenica, ndėrsa u thotė njė “Faleminderit
    ” atyre qė i afrohen pėr ta pėrgėzuar, atyre qė i thonė “Ah moj vajzė na e
    solle kėtu Vaēen”. Ajo vė buzėn nė gaz dhe falendron pafund.

    Takimi, nė ndihmė pėr Vaēen…bashkėshorti reagon

    Bashkėshorti i Vaēe Zelės: “Vaēja nuk ka nevojė pėr ndihma financiare”
    Fondi i mbledhur do tė dhurohet pėr fėmijėt talasemikė
    U tha nė fillim tė kėtij takimi se miqtė dhe adhuruesit e kėngėtares sė madhe
    mund tė japin ndihmėn e tyre financiare pėr kurimin e Vaēe Zelės. Edhe pas
    mbarimit tė mbrėmjes koncertale, kryetari i shoqatės “Syri blu”, Besim
    Petrela, ka pohuar se ėshtė hapur njė llogari bankare nė emėr tė Vaēes. Por
    ai nuk mundet tė thotė se sa ėshtė shuma e mbledhur deri tani sepse kjo e
    drejtė i takon vetėm familjarėve tė saj. Pėrsa i pėrket parave tė mbledhura
    nė takimin e sė enjtes, pra nė mbrėmjen koncertore me temė “Pėrshėndetje Vaēe
    Zela”, bashkėshorti i Vaēe Zelės, z. Pjetėr Rodiqi, sqaron se as ai e asnjėri
    prej familjarėve nuk ka pasur dijeni pėr konceptimin e kėtij aktiviteti si
    njė mbrėmje bamirėsie pėr tė ndihmuar kėngėtaren e madhe. Duke falenderuar
    organizatorėt pėr nismėn e marrė si dhe tė gjithė tė pranishmit pėr
    kontributin e tyre modest dhe njėkohėsisht tejet sinjifikativ, Rodiqi ka
    sqaruar se Vaēe Zela nuk ka probleme financiare. “Vaēja kaloi njė moment
    vėrtet shumė tė vėshtirė pėr shkak tė problemeve shėndetėsore,- ka theksuar
    ai - por pėr fat tė mirė financat nuk pėrbėjnė asnjė problem pėr tė dhe
    familjarėt e saj. E vetmja mungesė e pazėvendėsueshme pėr tė ėshtė largėsia
    nga miqtė dhe publiku shqiptar”. Mė tej Rodiqi ėshtė shprehur se tė ardhurat
    e mbledhura pėr kėngėtaren e madhe duhet tė shkojnė tek ata qė kanė vėrtet
    nevojė, dhe nė kėtė kontekst ai bėri tė ditur se pėrfitues tė shumės sė
    grumbulluar si pasojė e keqkuptimit, do tė jenė fėmijėt e prekur nga
    talasemia.

  7. #7
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Per Vaēen:

    Zana Shuteriqi
    Nuk bėj pjesė midis atyre qė e njohin Vaēe Zelėn nga afėr, por midis mijėra shqiptarėve tė tjerė qė u pushtuan prej saj gjatė njė peridhe 40- vjeēare. Kjo njohje pėr sė largu ėshtė ndėr tė paktat arsye pėrse Vaēja tek ne u shndėrrua gati nė njė mit. Arsyet e tjera janė tė shumta, cilėsisht tė rralla pėr njė brez tė tėrė qė dijshėm apo vetėdijshėm i realizon kėrkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit tė njė radioje.

    Ferdinand Deda
    "Ishte njė fat pėr ne njerėzit e artit tė kishim mes nesh njė kėngėtare si Vaēe Zela. Kishte njė forcė tė madhe interpretative qė lidhej me shkallėn e lartė tė frymėzimit artistik"

    Avni Mula:
    Ishte njeri i sakrificės, kurajoze dhe trime. Me kontributin qė i solli kėngės shqipe mbetet njė artiste e madhe dhe patriote e vėrtetė.

    Hysni Zela
    Nga zėri i saj kam marrė dhe unė. Por mos tė harrojmė qė "zėri Zela" ka transmetuar vokalin e mrekullueshėm tė nėnės tonė, Maja. Nuk ėshtė se e bėmė me fjalė me Vaēen se unė do merresha me kėngėn popullore dhe ajo me atė tė muzikės sė lehtė. Ndodhi krejt spontanisht kjo gjė.

    Dritero Agolli
    Unė mund tė them pa asnjė lėkundje se Vaēe Zela hapi njė epokė tė re nė tė kėnduarit e kėngės shqiptare dhe u bė nismėtare e njė kulture moderne nė kėtė fushė.

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Vace Zela .....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Vace Zela " Ne shtepine tone "

    Shtėpia jonė plot me diell
    Plot me ngrohtėsi
    Ne dimėr dhe nė pranverė
    Kemi kaltėrsi
    Dritarja jonė hapur rri
    Pėr ty, ditė e re
    Pėr dashurinė e njerėzve tanė tė mirė
    I duam ne njerėzit
    T'i kemi gjithmonė pranė
    Shtėpia e jonė e pastėr, e bardhė
    I rritim fėmijėt me dritė e me djersė
    Me dashurinė pėr njerėzit tanė tė mirė
    Shtėpia jonė plot me diell
    Plot me ngrohtėsi
    Ne dimėr dhe nė pranverė
    Kemi kaltėrsi
    Dritarja jonė hapur rri
    Pėr ty, ditė e re
    Pėr dashurinė e njerėzve tanė tė mirė

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Njė foto e bėrė kohėt e fundit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    .................................................. ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Vaēe Zela,

    Sado fjalė qė tė shkruhen dhe sado komplimente qė tė thuhen, kurrėn e kurrės nuk do tė jenė tė mjaftueshme tė tregohet fuqia, bukuria dhe porosia qė kėngėt e tė nderuarės Vaēe Zela bartnin dhe edhe sot e kėsaj dite bartin me vehte.
    Unė dua tė flas pėr kėngėt e sajė nga prizmi i njė shqiptari nga Kosova qė nuk e kishte tė drejtėn qė tė ushqehej me zėrin e saj, qė i lirė tė shijonte nuansat e bukura dhe tė fuqishme qė kėngės ajo i jipte.
    Kisha siguruar njė transistor tė vogėl me bateri (drita elektrike nuk kishim), dhe poshtė kanapes ku flija e kėrkoja Radio Kukėsin, tė vetmin radio stacion qė emetonte program nga Shqipėria dhe qė ne nė Kosovė mund ta kapnim. Zėri na vinte me ndėrprerje, por dėshira e madhe pėr tė dėgjuar kėngėn e kulluar shqipe sikur edhe kėtė pengesė e abstrahonte dhe taktet e ndėrprera tė kėngės i lidhnim vetė duke e shoqėruar kėngėtaren apo kėngėtarin, lehtė me zėrat tanė.
    Vaēja ishte ndėr tė parat qė na kallte mallin, qė na ngriste nė qiell me zėrin e saj dhe qė na shtynte tė dėgjonim radion gjer nė orėt e herėshme tė mėngjesit, apo gjer sa kishte program qė emetohej.
    Vizita e parė e njė trupe nga Shqipėria nė Kosovė u realizua, nė mos gahem, nė vitin 1979 dhe nė atė trupė ishte edhe e madhja Vaēe Zela. Policia sėrbe kontrollonte tė gjithė ata qė kishin marrė guximin tė shkonin nė koncert (patjetėr se aty njė numėr i madh ishin shqipfolės, qė kishin ardhur me detyrė tė spiunimit) dhe ne qė ishim aty, detyroheshim qė edhe njė herė ti ngulfatnim ndjenjat tona dhe tė mos denjonim qė haptas tė shprehnim simpatinė dhe gėzim qė kishim mė kėtė rast.
    Numėr i madh a atyre qė prezentuan nė koncertin e trupės nga Shqipėria pėrfunduan prapa grilave si nacionalist dhe morėn dėnime tė cilat ishin tėrė kohėn si etiketė mbi personalitetin e tyre, gjithė kohėn sa mbi Kosovėn ishte qizmja e shkjaut.
    Kishte shumė artist ė mirė Shqipėria, ka edhe tani, patjetėr, por disi nga kėndvėshtrimi im, kėngėt qė Vaēe Zela dhe koleget e kolegėt e sajė i kėndonin kishim mė shumė fuqi, mė shumė porosi (tekstet ishin vėrtetė tė forta) kurse interpretimi i kėngėve vinte nga zemra, nuk kishte komercializim tė muzikės, ajo ishte muzikė qė kėndohej nga zemra dhe me gjithė shpirt, e nė kėt mes Vaēja ishte e veēantė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  13. #13
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Vace Zela do mbetet legjende dhe kengetarja me e mir qe ka pas Shqiperia.

  14. #14

    Post Vaēe Zela!

    Interviste me Vaēe Zelen, marre nga revista "FAKTI"



    JETOJ ME SHPRESĖN SE SĖ SHPEJTI DO TĖ VIJ NĖ SHQIPĖRI!


    Kengetare ka shume. Vaēe Zela eshte vetem nje.
    Kengetaret kane zera te dnryshem por Vēe Zela kishte vendosur te matej me persosmerine.
    Ajo kendonte er te kenaqur njerezit ne toke, per zerin e saj e kishin zili edhe zogjte ne qiell.

    "Tani jam me mire dhe se shpejti mund te vij ne Tirane, ku dua te perqafoj me mall te gjithe shqiptaret". Keshtu eshte shprehur e mbytur nga lotet, nga Zvicra, mbreteresha e muzikes shqiptare, Vaēe Zela, e cila eshte konsideruar nga te gjithe brezat, si meteori i fatit qe i ra per pjese Shqiperise, ne vitet e zymta te diktatures. Atehere kur pjesa e prapme e tunelit shqiptar kishte vetem erresire, kenget e Vace Zeles i kenduan drites deri ne ate mase , saqe ajo vete u kthye ne nje pishtar.

    Artistja e mrekullueshme e Shqiperise, me 7 Prill te ketij viti ka mbushur 66 vjec..Por Vace Zela qe prej 8 vjetesh ndodhej e semure ne nje qytet shume larg prej Shqiperise, ku trajtohej mjafte mire nga mjeket e huaj, nderkohe qe tek koka e krevatit i rinte bashkeshorti dhe e bija.
    Dhe e gjithe kjo ngjarje tragjike per shendetin e Vace Zeles filloi para 7 vitesh krejt rastesisht kur ajo shkoi per te takuar te bijen e saj ne Zvicer.
    Dhe pas dy operacioneve te njepasnjeshme, ylli i te gjitha epokave muzikore te Shqiperise rezultoi e paralizuar dhe e pa veten ne karrocat e spitaleve qe sherbejne per te transportuar invalidet.
    Ajo qe dikur ka levizur diskun e horizontit te jetes shqiptare, tani gjendet krejt e palevizshme ne shtrat, nderkohe qe memorja e saj tanime i ka haruar shume emra shtetesh e kontinentesh. Por, emri i vetem qe mund te detyroje ate te leviz nga shtrati dhe te marre ne dore dorezen e telefonit eshte emri i SHQIPERISE , per te zhvilluar kete bashkebisedim.


    - Si iu duk vleresimi per "100 kenget e shekullit"?

    Vace Zela: Shume mire. Faleminderit te gjitheve. Faleminderit atyre qe nuk me harruan. As une nuk i harroj kurre.

    - Si ndjeheni nje vit pas operacionit te fundit?

    Vace Zela: Ca kohe isha e paralizuar, por tani ndjehem shume me mire. Kisha nje Ictus Cerebral dhe kjo me la pasoja. Mirepo tani e keqja kaloi.

    - Sa iu mungon Shqiperia atje ne Zvicer?

    Vace Zela: Me mungon shume. Shume shpejte do te hipi ne avion dhe do te vij. Aty kam te gjithe jeten time dhe gjithmone enderroj diten qe do te kthehem. I kam dashur te gjithe njerezit e vendit tim. Kam bere gjithcka qe kam mundur. Tani nuk bej dot asgje, sepse nuk kam mundesi.

    - E mbani mend kur keni ikur nga Shqiperia?

    Vace Zela: PO. E mbaj mend si tani. Ishte diell. Atje te gjithe ditet kishin diell dhe une e kujtoj gjithmone Shqiperine, si nje vend me shume drite.

    - Cili ishte shkaku qe u larguat nga Shqiperia?

    Vace Zela: Une nga Shqiperia nuk do te isha larguar kurre me deshiren time. Mirepo, atehere ika per te takuar vajzen time qe jetonte ne Zvicer.
    E kisha parashkuar te rija disa jave e te kthehesha shpejte. Kur erdha tek vajza ne Zvicer, ndjeva disa dhimbje te lehta ne trup. Nuk doja te vizitohesha, por vajza ime tha se duhej te beja nje vizite. pastaj mjeket kerkuan te beja disa analiza dhe me thane se duhej te merrja ilaēe. ne fillim thane se ishte dicka e lehte, por nje dite me shtruan ne spital. Dhe, pasi u shtrova me operuan. Une i humba ndjenjat fare dhe, kur u permenda pas 48 oreve, ndjehesha e paralizuar. Keshtu kaluan shume kohe duke marre mjekime, drisa pata edhe nderhyrje te dyte. Tani ndjehem pak me mire dhe mjeket kane shume shpresa qe do te behem me mire.
    Me kane thene se pas ca kohesh edhe mund te udhetoj.
    Une kam shprese te vij ne Shqiperi.
    Mbytem nga lotet kur mendoj se si do zbres ne Rinas. Flas me vellezerit dhe njerezit e mi.
    I pyes gjere e gjate dhe kenaqem kur degjoj se jane mire. Ketu ku jam, degjoj shpesh edhe kenge nga Shqiperia. prekem shume prej tyre.

    - A keni pasur shume shpenzime per sherimin tuaj dhe ilaēet?

    Vace Zela: Nuk merrem me to, ketu i kam te siguruara te gjitha.

    - Keni nevoje per ndihme financiare nga shteti shqiptar per pagesat ndaj spitaleve?

    Vace Zela: Une nuk kam asnje nevoje te tille. Une dua te shoh Shqiperine dhe te vij atje ne Tirane. Te tjerat i kam te rregulluara te gjitha.

    - A merrni pension special nga Shqiperia?

    Vace Zela: Me mire pyesni vajzen time, se nuk merrem me ekto gjera.

    - Ku punon vajza juaj?

    Vace Zela: Ime bije punon ne nje vend te mire dhe merret me statistika.
    Ajo dhe burri im jane kujdesur shume per mua.

    - I mbani ne kasetofon kenget tuaja te dikurshme?

    Vace Zela: Jo. kengetari i kendon kenget per njerezit.

    - Perse?

    Vace Zela: Iu a thashe. Une kenget nuk i kendova qe t'i degjoj vete. Ato i kendova per njerezit e mi dhe prekem kur me thone se ata i mbajne mend kenget e mia.

    - Sa kohe keni pa i rene kitares?

    Vace Zela: Shume kohe, nuk mbaj mend se sa kohe kam pa te. Duhet te mendohem ca, se fjalet nuk me kujtohen te gjitha. Ka kohe qe nuk i kam kenduar ato kenge.

    - Kur keni dale ne skene per here te fundit?

    Vace Zela: Ishte viti 1991. Mbaj mend se erdhem ketu ne Zvicer me nje grup artistesh nga Shqiperia. Kenduam per shqiptaret dhe nuk mund t'i harroj ato duartrokitje te fundit. Me therrin ne zemer, ngaqe e di se ika nga skena atehere kur njerezit kishin nevoje per kenget e mia.

    - A besoni se gjendja ne Shqiperi do te rregullohet shpejte?

    Vace Zela: Po, besoj shume. Ajo do te behet shume e mire dhe punet do te ecin mbare. PER MUA LE TE JETE SI TE JETE, SHQIPERIA ESHTE E MREKULLUESHME. Por iu lutem mos me beni te qaj.

    - Si iu duken artistet e rinj te Shqiperise?

    Vace Zela: Te shkelqyer. Nuk i njoh te gjithe, por muzika shqiptare i cudit te gjithe ne Festivalin Evropian. Dy here jemi prezentuar shkelqyeshem. Si te mos mburemi me vendin tone, kur edhe te huajt flasin fjale aq te mira per te?

    - Iu vjen keq qe gjate jetes tuaj nuk kishit rast te kendonit neper festivale nderkombetare?

    Vace Zela: S'ka gje. Une kendova per popullin tim. kendova per njerezit e thjeshte. jam e lumtur qe e bera kete. Atehere ata kishin nevoje per mua. Tani une kam nevoje per Shqiperine.

    - Si e parashikoni te jete koha kur te vini ne Shqiperi?

    Vace Zela: Le te jete si te jete, mjafton qe te vij.

    - Cfare iu kujton kenga juaj "Lemza"?

    Vace Zela: me kujtohet, ishte nje kenge shume e mire. Edhe kengetaret e tjera me te reja e kane kenduar shume mire.

    - Po "Valsi i lumturise" cfare iu kujton?

    Vace Zela: Ishte kenge e mrekullushme. Te gjithe e pelqenindhe e pelqejne akoma edhe sot.


    ****************************

    - Le ti urojme se bashku sherim te shpejte veteranes se kenges se bukur shqipe, Vace Zeles dhe t'i urojme plotesim te deshires se saj te madhe per t'u kthyer sa me shpejte ne vendin e lindjes, ne Shqiperi!


    ZeM
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 19-09-2005 mė 07:43
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Sherim te shpejte!

    Sherim te shpejte gjigantes se skenes shqiptare, Vace Zela! Mirenjohje pa fund per kete artiste pa limite. Ajo do te kthehet nje dite dhe te shpresojme qe personalitet e artit dhe te kultures te jene te pergatitur per kthimin e saj. Te kene pergatitur gjithcka per te festuar rikthimin e nje miti dhe jo te mjaftohen me spektakle banale sic "100 kenget e shekullit" qe si ide ishte kryeveper dhe si realizim "nje hic".Vacja meriton shume pasi ka dhene shume. Populli nje mungese serioziteti ne drejtim te saj nuk mund ta toleroje. Shendet dhe jete, e dashur Vace!
    Duam te te dua!

  16. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Vaēe Zela nderohet nė Gala

    Njė ēmim i madh pėr legjendėn e kėngės. Nė 45-vjetorin e Festivalit tė Kėngės sė Lehtė, e mirėnjohura Vaēe Zela ėshtė nderuar me ēmimin special.

    Ky vlerėsim i bėrė dje kėngėtares sė njohur shqiptare nė natėn gala, tė organizuar nė ambientet e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Ēmimi i ėshtė akorduar kėngėtares pėr kontributin e veēantė tė dhėnė pėr muzikėn shqiptare dhe pėr pjesėmarrjet e veēanta qysh nė vitet e para tė organizimit tė kėtij festivali, nė tė cilin artistja ka rrėmbyer edhe mjaft ēmime. Vaēe Zela prej vitesh jeton nė Zvicėr dhe nė pamundėsi pėr tė qenė pjesė e Galasė sė mbrėmshme, pėr arsye shėndetėsore ēmimi iu dha familjarėve tė saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  17. #17

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Vace Zela

    84 vjet nga lindja e ikonės Vaēe Zela, dymbėdhjetė herė fituese e Festivalit tė RTSH-sė

    Vaēe Zela ishte njė kėngėtare ikonė e skenės shqiptare. Ajo e filloi karrierėn e saj nė moshė tė re dhe nė vitin 1962 ishte e para qė fitoi Festivalin e Kėngės.


    Ikona e kėngės shqiptare Vaēe Zela, lindi mė 7 prill 1939, me zėrin e saj mahnitės e tė papėrsėritshėm pėr mė shumė se 40 vjet krijoi mitin e saj tė pavdekėsisė, duke hyrė nė zemrėn e ēdo shqiptari brenda e jashtė atdheut. Kėngėt e saj ndėr vite mbeten tė preferuara edhe sot nga publiku. Ajo i dhuroi publikut dhe muzikės shqiptare, zėrin e saj tė artė.

    Me kėngėn “Fėmija i parė”, ajo dėshmoi se njė idhull i muzikės po lindte atė mbrėmje tė 26 dhjetorit tė vitit 1962. Repertori i saj ėshtė shumė i pasur, numėrohen me dhjetėra kėngė popullore, tė lehta, kantata, balada, etj.

    Ajo dha njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit, ku ka interpretuar shumė kėngė si pjesė e muzikės sė filmave.

    Fituese 12 herė e festivalit, Vaēe Zela fitoi famė gjatė epokės komuniste dhe iu dha titulli “Artist i Merituar” nė vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” nė vitin 1977. Vaēe Zela ėshtė larguar pėrfundimisht prej skenės nė vitin 1992.

    Qė nga viti 2002, Zela ka jetuar me burrin e saj nė Bazel tė Zvicrės, pėr tė marrė kujdes mė tė mirė shėndetėsor.

    Ajo ėshtė e vetmja grua shqiptare e nderuar nė tė gjallė me Urdhrin “Nderi i Kombit” mė 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: “Pėr vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet tė jashtėzakonshėm, pėr interpretimin mjeshtėror tė kėngės sė muzikės sė lehtė dhe asaj popullore, pėr pasurinė e vyer qė krijoi nė shkollėn shqiptare tė interpretimit muzikor.”

    Pėr nder tė kėngėtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si “Viti Vaēe Zela”. Sė fundi, edhe njė rrugė nė Tiranė mban emrin e saj.

    Vaēe Zela vdiq mė 6 shkurt 2014, nė Bazel, Zvicėr.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/84-n...it-te-rtsh-se/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •