Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Thumbs up Boksi: Qato, shqiptari Kampion i Europės

    -------------------------------------------------------------------------

    4 mijė rusė nė kėmbė duartrokasin pėr boksierin shqiptar

    Shqipėria ėshtė bėrė tė shtunėn nė mbrėmje pėr herė tė parė me njė kampion Europe nė boksin profesionist, falė fitores historike sė Kreshnik Qatos. Atij i ėshtė dashur tė boksojė fuqishėm nė 10 raunde, pėr tė mbrojtur titullin kampion nė peshėn 76 kg, pėr federatėn EBA "European Boxing Association", gjatė njė ndeshjeje tė zhvilluar nė qytetin Yalta nė Ukrainė. Kundėshtari i Qatos, rusi Zavgorovnik, nė raundin e 6-tė dhe tė 7-tė e ka shtuar sė shumti ashpėrsimin e dyluftimit, pas njė tėrheqjeje tė qėllimshme tė Qatos, i cili kėrkonte t'i ruante energjitė pėr raundet e fundit. Goditjet e marra nė raundet 7-8-9 dhe 10, me mjeshtėri nga boskieri Qato, qė jeton dhe stėrviet nė Londėr, ka bėrė qė ai tė shpallet kampion me 99 pikė kundrejt 96 tė marra nga Rusi. Kaq ka mjaftuar pėr tė bėrė realitet ėndrrėn e boksierit tone, i cili u shpall kampion pėr EBA dhe, mbi tė gjitha, siē e deklaron dhe vetė ai ngritjen e flamurit nė kėtė aktivitet prestigjioz dhe lartėsimin e emrit tė Shqipėrisė nė boksin profesionist.

    -------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Intervista

    -------------------------------------------------------------------------
    Cilat ishin emocionet qė kishit pėrpara ndeshjes?

    - Emocionet ishin shumė tė mėdha, si pėr ēdo sportist. Kur lashė aeroportin e Londrės dhe u nisėm pėr nė Ukrainė, unė kisha vetėm njė ide nė kokė: ngritjen e flamurit shqiptar, pavarėsisht se atje isha i vetėm dhe nuk kisha as edhe njė shqiptar qė tė mund tė valėviste flamurin shqiptar. Duke pasur parasysh qė ishte njė ndeshje pėr titull, plot pėrgjegjėsi, njė gjė e tillė m'i shtoi emocionet sė tepėrmi.

    Si u zhvillua ndeshja?

    - Unė u ndesha me rusin Vladimir Zavgorovnik. Fansat e tij ishin tė shumtė dhe si pėr ēdo sportist edhe pėr tė ishin njė ndihmė morale pėr tė luftuar. Unė nuk mendova aspak pėr kėtė avantazh tė tij. Isha pak i shqetėsuar pėr gjykimin, me thėnė tė drejtėn.

    Nė ē'nivel ishte pėrgatitja e tij?

    - Nuk e imagjinoja qė do tė ishte aq i fortė. Doja qė nė pesė raundet e para ta hidhja me nokaut, pasi nuk kishte mėnyrė tjetėr pėr tė fituar ndeshjen. Kisha mendimin se njė gjė e tillė duhej tė ndodhte, pasi, me qenė se isha shqiptar, kisha frikė se mos nuk ma jepnin me pikė. Ai ishte pėr mua njėsoj si njė thes boksi, dhe vetėm bjer. Megjithėse hante goditje nga tė dy krahėt dhe shkonte nga njė cep nė tjetrin tė ringut, unė kam mbetur i befasuar nga rezistenca e tij. Kundėrshtari nuk kishte teknikė, por ishte njė boksier force.

    Ē'ndodhi mė pas?

    - Nė raundet e fundit fillova ta godas me tė gjithė forcėn time, duke shpresuar qė do ta hidhja me nokaut. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi. Ndeshja u fitua nga unė me 99 pikė kundrejt 96 qė mori ai.

    A mendoje se nė raundin e 9-tė dhe tė 10-tė po i vinte fundi rusit dhe ju ishit drejt fitores?

    - Faktikisht unė ndihesha fitues qė nė raundin e pare, qė e pashė kundėrshtarin. Unė e konstatova qė ai nuk ishte nė nivelin tim. Kjo mė bėri disi mė kofident nė rrugėn drejt fitores dhe shpalljes kampion. Nė raundin e 9-tė dhe tė 10-tė ndieja diēka, jo qė nuk do ta fitoja ndeshjen, por mendoja: po sikur tė mė bėjė njė lėvizje tė papritur, dhe aq mė shumė qė albitrat ishin rusė. Pra, kisha dyshime deri nė momentin e fundit.

    Si e pėrjetuat pėrfundim e raundit tė 10-tė?

    - Kam hipur nė litar nga gėzimi. E kam ndier veten sikur isha nė njė planet tjetėr.

    Si do ta pėrshkruanit momentin e shumėpritur nga ju tė shpalljes Kampion Europe?

    - Pėr momentin fitimi i titullit ishte i pabesushėm. Nuk e imagjinoja dot kurrė njė titull kaq tė madh. Unė tani po e pėrjetoj njė gjė tė tillė. Pėr momentin, isha i bllokuar nga emocionet.

    Duket se marrja e parave borxh pėr tė vajtur nė kėtė ndeshje provoi besimin qė kishit nė vetvete se do tė fitonit, apo jo?

    - Pėr mua, mospasja e njė sponsorizuesi dhe vajtja atje me para borxh, ėshtė qesharake dhe turp kush e dėgjon. Tė shkosh nė tė tila kushte siē vajta unė nė njė aktivitet prestigjoz, siē ėshtė EBA, nuk ėshtė aspak dinjitoze pėr Shqipėrinė. Nuk ke ē'i bėn. Duhej tė bėhej njė sakrificė e tillė. Unė ika me para borxh, por tani me statusin e kampionit do tė doja tė zhvilloja ndeshje tė tjera nė Shqipėri pėr boksin profesionist. Kushdo qė ka dėshirė tė mė ndihmojė do t'i jem mirėnjohės, pasi shteti shqiptar mė ka braktisur dhe nuk mė bėn asnjėlloj sponsorizimi.

    Cili qe reagimi i trajnerėve?

    - Ishin shumė tė gėzuar. Puna dhe mundi i tyre qė e kemi pėrjetuar sėbashku u shpėrblye. Nuk mė durohej, i thashė tė lutem mė nxirr nga ēanta flamurin shqiptar qė e kisha marrė me vete nga Londra. E hodha nė krahė dhe fillova tė lėviz nė ring.Pėr mua mė e rėndėsishme se vėnia e brezit tė fitores pėr EBA ishte pikėrisht ngritja e flamurit. Mė pas erdhi njė vajzė me njė flamur shumė tė madh qė unė nuk e prisja, u kėndua himni kombėtar nėn njė qetėsi absolute qė mė bėri shumė pėrshtypje. Do tė shtoja se pikėrisht ky moment i dėgjimit tė himnit mė shkaktoi emocionet mė tė mėdha nė jetėn time. M'u mbushėn sytė me lot.

    Tani qė jeni kampion i Europės pėr EBA cili ėshtė hapi tjetėr qė kėrkoni tė hidhni nė karrierėn tashmė tė konsoliduar si njė boksier profesionist?

    - Kur kam filluar boksin amator kisha njė ėndėrr tė bėhesha boksier profesionist. Kur e arrita kėtė lindi, njė ėndėrr tjetėr pėr tė pasur brezin e kampionit. Tani qė e fitova, kam njė ėndėrr tjetėr tė cilėn mund ta bėj realitet me ndihmėn e njė sponsori: Organizimin e njė aktiviteti tė boksit profesionist dhe ēuarjen e njė titulli botėror nė Shqipėri.

    -------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Urime per titullin kampion....

    Tani ne kemi nje kampion ne sportin e bukur por te veshtire te boksit.

    Urime........

  4. #4
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    mu kan mush syt me lot per Zotin ... hallall Kreshnik edhe drejt Botrorit tashi... suksese
    RIPPR

Tema tė Ngjashme

  1. Boks: Kreshnik Qato, kampion i botės nė versionin WBF
    Nga FЯODO nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 24-06-2014, 09:16
  2. Kreshnik Qato, kampion bote nė boks
    Nga zeus nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 13:51
  3. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38
  4. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  5. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •