Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    IntervistË Me Shkrimtarin Dhe PËrkthyesin E Letrave Shqipe NË Rumani, Marius Dobrescu

    INTERVISTË ME SHKRIMTARIN DHE PËRKTHYESIN E LETRAVE SHQIPE NË RUMANI, MARIUS DOBRESCU

    Ju rrëfej Kadarenë në Bukuresht dhe jashtë tij



    Marius Dobrescu u lind në Braila (qyteti i Naum Veqilharxhit) më 23 prill 1951, ai mbaroi studimet për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1975. Punoi si nëndrejtor i Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë (1990-1997), pastaj hyri në gazetari. Aktualisht është redaktor i periodikut të pakicës shqiptare të Rumanisë, revista "Miku i shqiptarit". Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë (nga viti 1990), specialist në çështjen e arumunëve të Ballkanit, antar i Shoqatës rumune për Politikën e Jashtme, finalist i konkursit vjetor letrar "Penda e Artë" (Tiranë, 2003). Shkrimtar për fëmijë - romani i tij, "Takimi te plepi i djegur", i përkthyer në gjuhën shqipe nga Dionis Bubani, u botua nga shtëpia botuese Enciklopedike në vitin 1996. Më 1996, Marius Dobrescu përktheu për Teatrin Nacional të Rumanisë dramatizimin e "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur", që u luajt një sezon në Bukuresht duke patur një sukses të jashtëzakonshëm. Nga letërsia shqipe përktheu gjithashtu, romanin "Një vit i hidhur" të shkrimtarit Teodor Laço (1997). Marius Dobrescu është autori i shumë artikujve publicistikë në shtypin rumun për Shqipërinë dhe letërsisë shqipe. Ka përkthyer nga poezia dhe proza shqipe në periodikun rumun. Eshtë konsideruar ambasadori i kulturës shqiptare në Rumani. Ismail Kadare, me rastin e vizitës më të fundit në Rumani, vitin e kaluar, e ka konsideruar si një nga përkthyesit e tij të preferuar dhe më produktivë.

    Koha javore: Cilat kanë qenë kontaktet tuaja të para me kulturën shqiptare?
    M. Dobrescu: Kontakti i parë? Më kujtohet një film shqiptar i viteve z60. Në atë kohë isha në shkollën fillore. Natyrisht, szdija asgjë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe as szmë shkonte ndërmend se, një ditë, do tzi afrohem aq shumë kulturës suaj. Ky film kishte shumë skena lufte, fjala ishte për luftën me gjermanët dhe, në fund të shfaqjes, duartrokita me gjithë sallën kur forcat shqiptare jo vetëm që i mundën nazistët, por refuzuan në krenari ndihmën angleze. Ishte një film i prodhuar sipas recetave të kohës, padyshim... Duhet tzju them se jam lindur në Braila, qyteti ku jetoi Naum Veqilharxhi, një qytet-port kosmopolit, ku rumunët bashkëjetonin në mirëkuptim me shumë minoritete. Në këtë qytet grekërit, bullgarët dhe shqiptarët kanë vepruar pa ndonjë pengesë nga ana e shtetit rumun (po përkundrazi) për lirinë e popujve të vet. Braila e fëmijërisë sime ishte një qytet i gjallë, komercial, por i kulturuar, me një folklor fantastik, me Danubin që kishte pjellë gjatë historisë një mori legjendash lokale të mrekullueshme. Pra, jo më kot thuhet se Braila i ka dhënë kulturës rumune tregimtarë të mirë, si Panait Istrati, për shembull. Në vitet gjashtëdhjetë atmosfera e qytetit tim kishte diçka midis traditës dhe modernitetit. Grekërit dhe shqiptarët ishin akoma të famshëm për bozën, akulloren dhe ëmbëlsirat e tjera që i prodhonin me makineritë e tyre arkaike dhe më kujtohet se në pazarin e madh të Brailës mund të takoje atë kohë shitës ambulantë me limonadë dhe bozë, tamam si në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ne, fëmijët, bënim një jetë të qetë dhe të lumtur, pa ditur asgjë nga ato që ndodhnin në burgjet komuniste... Pas liceut hyra në fakultetin e Historisë, në Bukuresht, dhe pas një viti, në qershor të vitit 1971, arrita në Tiranë, si bursiere i shtetit shiptar.

    Koha javore: Si një prej përkthyesve më të zëshëm të Kadaresë në rumanisht: si ka qenë zanafilla e njohjeve të para me këtë shkrimtar?
    M. Dobrescu: Ashtu siç tregova në një intervistë tjetër, veprën e Kadaresë e njoha kur fillova të lexoj shqip, dmth. në vitin 1972. Më kujtohet se libri i parë që lexova ishte "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Bëra një lexim me fjalor, ashtu që faqet e romanit ishin të mbushura me nënvizime, me fjalë dhe shprehje rumune etj. Në këtë drejtim më ndihmuan dhe shokët e dhomës (jetoja në konvikt) Nuri Mehmeti dhe Flamur Shabani. Pastaj kalova tek "Kështjella" dhe "Kronikë në gur", libra që i shfrytëzova edhe në punimin e diplomës, më 1975. Më kujtohet se tema e këtij punimi ishte rezistenca e popullit shiptar para pushtuesve. Ishte një temë e modës: 95% nga prodhimi artistik shqiptar kishte këtë temë. Ishte periudha kur PPSH-ja përpiqej tzu mbushte mendjen shqiptarëve se armiqtë ishin kudo, se mbarë bota e lakmonte Shqipërinë. Kjo ishte një psikozë shumë e rrezikshme, ju e dini më mirë se unë. Personalisht, e njoha Kadarenë në Universitetin e Tiranës, ku na jepte letërsi perëndimore si profesor i jashtëm. Pas 1975-ës, dhe sidomos pas 1983-it, kur fillova të përkthej nga romanet e tij, kam mbajtur kontakte të vazhdueshme me të. Lidhur me këtë shkrimtar të madh, mund të them se kam pasur një privilegj të jashtëzakonshëm vitin e kaluar, kur e shoqërova disa ditë në festivalin e letërsisë që u mbajt në Neptun, në bregdetin rumun. Me këtë rast vura re se Kadareja është një njeri i thjeshtë dhe shumë i dashur, por, nga ana tjetër, një nga mendimtarët më të thellë dhe më modernë që ka Europa.

    Koha javore: Nga një sërë librash të personalitetit më të shquar të letrave shqipe, Kadare, të njohur edhe prej lexuesit rumun, cilën vlerësoni si kryeveprën e tij?
    M. Dobrescu: Si përkthyes i romaneve të Kadaresë i cilësoj, natyrisht, të gjitha veprat e tij. Më pëlqeu "Kronika", sepse është libri i parë që përktheva rumanisht. Por jo vetëm për kaq. Ky roman është origjinal sepse të jep rastin tzi shohësh të gjitha fatkeqësitë e luftës me sytë e një fëmijë. E vlerësova, më pas, "Kështjellën", që më kujtonte përrallat e moshës sime të njomë, por që ishte një përrallë e vërtetë dhe dramatike. Më pëlqyen, gjithashtu, "Piramida", "Pallati i ëndrrave" dhe "Dosja H". Pastaj "Doruntina", me atmosferën e saj fantastike, "Prilli i thyer", një kuje vdekjeje. Por, mbi të gjitha e vlerësoj "Gjeneralin", i cili është bërë gati një mit. Për të njohur shiptarët, i thashë dikur një shokut tim, merr dhe lexo "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur". Kjo është, me të vërtet, edhe tani, pas 40 vjetësh nga momenti i botimit të parë, një kryevepër. Dhe mund të them, pa u ofenduar askush, se është kryevepra e letërsisë shqipe.

    Koha javore:Natyrisht që ju keni dijeni edhe për autorë të tjerë shqiptarë; opinioni juaj për këta autorë?
    M.Dobrescu: Si popuj ballkanas, rumunët dhe shqiptarët kanë trashëguar nga të parët e tyre dy mënyra të së jetuarit: njëra konkrete, reale, objektive; tjetra, një jetë paralele, imagjinare, fantastike. Pra, letërsia është për neve si një jetë e dytë. Pastaj, në këto rrethana, del një dukuri tjetër: si tek ne, edhe tek ju, shkrimi i letërsisë është bërë si një sport kombëtar. Për rumunët thuhet se janë lindur poetë. Po kështu mund të themi edhe për shqiptarët. Pjesërisht, ky pohim është i vërtetë. Folklori ynë jashtëzakonisht i pasur është dëshmia më e mirë. Përsa i përket letërsisë së kulturuar, këtu duhet thënë se kjo është shumë pak e njohur në Europë (e kam fjalën tani për atë shqipe). Me përjashtim të 3-4 shkrimtarëve të përkthyer dhe të mirëpritur në gjuhët europiane - Kadareja, Agolli, Isaku, B. Mustafaj, prozatorë të gjithë -, Europa nuk e njeh letërsinë shqipe. Fajin e kanë, patjetër, në radhë të parë shkrimtarët vetë. Pastaj, si pasojë, duke mos i njohur, shtëpitë botuese të huaja sze marrin përsipër botimin e veprave të tyre. Dhe është gjynah, sepse unë e di se letërsia juaj nuk kufizohet në këta emra. Nga ana tjetër, këtu ka faj edhe diplomacia shqiptare, e cila nuk mbështet - mund te them aspak - përhapjen e letërsisë kombëtare ose e bën në mënyrë sektare. Kam mjaft shembuj.

    Koha javore: Shumë autorë rumunë gjenden rëndom në bibliotekat e lexuesit shqiptar;mendimi juaj për këto shqipërime?
    M. Dobrescu: Përsa i perket letërsisë rumune të shqipëruar gjatë 50 vjetëve të fundit, dua të evidencoj një emër: atë të Dionis Bubanit. Ky ka treguar se dashuria për letërsinë dhe për lexuesit nuk njeh kufinj, as moshë. Dionisi ka përkthyer shumë nga letërsia rumune, me rezultate të shkëlqyeshme. Ai nxori vepra të mira, me nivel të lartë artistik, që pasurojnë letërsinë rumune, por edhe atë shqipe. Por cilësia kryesore e Dionisit eshtë, sipas meje, shkathtësia e tij mendore. Çzdo të thotë kjo? Thjesht. Pas Karaxhialit, ai kaloi tek "12 poetë rumunë" dhe prej këtyre tek "Kodi i mirësjelljes", një libër që pati edhe në Rumani shumë sukses. Dionisi tregoi se është një intelektual kompleks dhe një mik i vërtetë i letërsisë sonë.

    Koha javore: Mes popujve ballkanikë ka fate, histori dhe letra të përbashkëta: po veçantitë cilat janë sipash jush?
    M. Dobrescu: Duke përfituar nga fakti se gjysmën e jetës sime e kalova në një bibliotekë, kam studiuar gjerë e gjatë historinë dhe qytetërimin e popujve ballkanas, duke u përqendruar mbi ata të popujve tanë, rumun dhe shqiptar. Mund të them se nuk jemi as popuj hyjnorë, sic besojnë disa, as më inteligjentët e më të talentuarit të kontinentit. Kemi cilësitë dhe dobësitë tona. Dhe, siç dihet, këta dy popuj kanë shumë gjëra të përbashkëta, që i dallojnë nga europianët e tjerë dhe i afrojnë me njëri-tjetrin. Bile kemi mjaft karakteristika që na dallojnë edhe nga ballkanasit e tjerë, nga grekërit dhe nga sllavët. Ne jemi njerëz të kontrasteve, prodhojme vlera të ndryshme dhe i shkatërrojmë me indiferencën më të madhe. Jemi individualistë dhe grindemi shpejt e shpejt për asgjë. Por, në momentet më të vështira të historisë sonë, kemi reaguar në mënyrë pozitive, në drejtim të mirë. Këtu nuk do të jap shembuj, por këta ekzistojnë me shumicë. Dhe, më në fund, një tjetër gjë: të dy popujt tanë kanë një shpirt pajtues të jashtëzakonshëm, një tolerancë shembullore ndaj fqinjve, bile edhe ndaj armiqvet. Në këtë pikë mund të them se jemi "kampionë botërorë". Dhe gjatë historisë sonë kjo nuk na shërbeu në asnjë mënyrë. Përkundrazi.

    Koha javore: Ashtu si në Rumani, edhe në Shqipëri kanë marrë fund praktikat e botimit të librave nën censurë, nën një sërë praktikash që vrisnin lirinë e qytetarëve dhe të shkrimtarëve të vet, por edhe në demokraci problemet me letërsinë janë gjithashtu të mprehta. Më konkretish si ballafaqohet letërsia e sotme rumune me prodhimi kulturor europian?
    M. Dobrescu: Ka patur raste kur botimi i një libri ka shkaktuar reagime të forta censuruese, siç ishte rasti i punimit "Mein Kampf" të Hitlerit, apo i disa revistave pornografike. Mirëpo ky reagim nuk ishte zyrtar. Ato që kanë protestuar ishin mjediset akademike apo kisha orthodokse. Zyrtarisht nuk u muar pozicion kritik ndaj këtyre botimeve. Tek ne problemi numër një, censura e vërtetë është çmimi i librit, sidomos pasi qeveria ka vënë një taksë për vlerën e shtuar prej 19% për librat. Në një rrogë mesatare prej 120 euro, të japësh 4-5 euro për një libër duket pak si shumë. Megjithatë, nuk mund të themi se prodhimi i librit është në ulje. Dhe, para së gjithash, librat e mirë, librat e suksesshëm botohen në tirazhe të mëdhenj dhe shiten mirë. Janë për tzu dalluar këtu librat e Ismail Kadaresë, të cilat kanë patur gjithmonë sukses te publiku rumun. Një problem tjetër është konkurenca e letërsisë botërore, e cila hyri vrullshëm në tregun e librit tonë dhe bëri që veprat e shkrimtarëve rumunë të pluhurosen në raftet e librarive. Faji për këtë nuk është i shkrimtarëve të huaj, por i shkrimtarëve tanë, të cilët nuk iu adaptuan kërkesave të ekonomisë së tregut.

    Koha javore: Letërsitë e post-komunizmit të vendeve tona mes përpjekjeve për të përfituar nga tradita, gjenden nën presionin e eksperimenteve letrare?
    M.Dobrescu: Bashkëjetesa e modernizmit me traditën është një mundësi, një shans për të dalë jashtë kufijve me prodhime letrare origjinale dhe kompetitive. Receta u provua me shumë sukses nga letërsitë e Amerikës së Jugut. Besoj se, në fund të fundit, kjo mund të jetë mënyra më e sigurte për të përballuar konkurencën në lëmin e letrave. Sepse edhe këtu ka konkurencë. Jam i sigurt se ne, rumunët, dhe ju, shqiptarët, kemi çfarë t’i tregojmë europianëve dhe botës. Por kjo do kohë, mendje dhe shumë, shumë mundim. Kohë kemi...
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime per kete intervisten..
    Rumunet jane si ne.. dhe me ta kuptohemi me mire se me tjeret..
    jo me kot Bukureshti ishte qender e Rilindjes tone qe na beri me atdhe..
    Kjo fale bukureshtit te emancipuar te viteve 1850-1900 -1940 ku lulezoj arti e kultura e ku shqipot gjeten nje atmosfere shume pozitive e frutdhenese..
    diktatura e Dulles i nderpreu ato lidhje te fuqishme rumani-shqiperi..

    I lumt atyre qe i rivendosen perseri..

    tani te ish gjalle i mjeri Lasgush qe e mbyllen 50 vjet ne kafaz.. stalinistet e ndyre te PPSH-PS-se..

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •