Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Poezi gjermane dhe austriake

    Titulli i temės pėrkon me titullin e librit me pėrkthime prej Petraq Kolevicės, nga tė cilat po sjell tė mėposhtmet.
    Ata qė e njohin gjermanishten janė tė lutur tė sjellin pėrkthimet e tyre.


    Hajnrih Hajne

    Kisha dikur njė tė bukur atdhe
    Ku lisa kish
    Tė lartė gjer nė re dhe vjollca kryepėrdhe.
    Njė ėndėrr ish.

    Ai mė puthte dhe mė fliste gjermanisht.
    Ti s’mund ta dish
    Sa ėmbėl tingėllojnė fjalėt “Tė dua!”
    Njė ėndėrr ish.



    Adelbert Shamiso

    Kthehet qė prej vendeve tė huaja
    Tronditur thellė nė shpirt tė tij, mėrgimtari;
    Lė pranė shkopin e pėrkulet
    Dhe prehėrin tėnd lag me lot tė heshtur,
    O nėnė Gjermani! – Pėr kaq shumė dashuri
    Plotėsoja vetėm njė lutje:
    Kur i lodhur nė mbrėmje t’i mbyllen sytė,
    Nė truaalin tėnd njė gur lėre tė gjeje
    Qė tė mbėshtesė kokėn pėr tė fjetur.



    Bertolt Breht

    Tymi

    Shtėpizė e vogėl nėn pemėt nė bregdet.
    Nga oxhaku mbi ēati ngrihet tym.
    Po tė mungonte tymi,
    Sa tė mjera do tė ishin vėrtet
    Shtėpi, pemė dhe det.


    Po tė vijė pushtuesi

    Po tė vijė pushtuesi te ju, nė qytet,
    Ta bėni t’i duket qė s’e ka pushtuar vėrtet.
    Askush ndėr ju atij tė mos i japė ēelės,
    Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelės.
    Mos i nxirrni pėr tė ngrėnė dhe sofėr mos i shtroni,
    Karrige e shtrat pėr tė tė shkoni t’i coptoni.
    Atė ē’ka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket.
    Pėrmbysni ēdo qumėsht, groposni ēdo krodhė buke.
    Ta bėni tė klithė: Ndihmė! Ta quani: Barbar!
    Ta (Tani- nė pėrkthim) bėni tė hajė dhe, tė rrojė pėrmbi zjarr.
    Edhe sikur tė lutet, as gjellė – as mėshirė.
    Qė s’ka qytet pėr tė, ta marrė vesh fort mirė.
    Ku sheh – tė shohė hiē; ku hyn – tė gjejė asgjė.
    Ta dijė qė nė qytet bujtinė s’ka pėr tė.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fridrih Shiler

    Hyrja e shekullit tė ri

    O Mik fisnik! A sheh gjėkundi paqe?
    A mund tė ketė sot diku liri?
    Ky shekull shkon nėpėr stuhi e gjaqe,
    Me vdekje ēelet shekulli i ri.

    Dhe ēdo lloj lidhje vendesh zu tė bjerė,
    Tė vjetrat forma shėmben nė ēdo cak.
    As deti s’ia ndal dot luftės poterėn,
    As zoti i Nilit dhe as Rini plak.

    Dy kombe tė fuqishėm po luftojnė
    Krejt botėn pėr ta vėnė nė sundim.
    Qė vendeve lirinė t’u gllabėrojnė,
    Kėllėēet vringėllojnė me tėrbim.

    Pėr ta ēdo vend po jep haraēe ari,
    Se si dikur Brenusi, pėrsėri,
    Francezi vendos shpatėn te kandari
    Dhe do qė t’ia peshojnė me flori.

    Anglezi po shtrin flotat tregtare
    Si kėmbėt e polipit plot lakmi
    Dhe mbretėrin’ e detrave pėrfare
    Kėrkon ta mbyllė, si shtėpinė e tij.

    Gjer tej nė pol tė jugut yjpadukur
    Mbėrrin ky vrap i tij i pandaluar,
    Shkel ishujt mė tė largėt brigjebukur,
    Parajsa mbeti vetėm pa pushtuar.

    Ah, sot mė kot nė hartėn botėrore,
    Shpreson tė gjesh njė kėnd ku ka gėzim,
    Ku lulėzon rinia njerėzore
    Mes kopshteve pėrgjithmonė me blerim.

    Shih botėn e pafundme tejembanė,
    Qė as anijet nuk e masin dot,
    Po dhe nė hapėsirat e paanė
    Njė copė vend i lumturi s’gjen sot.

    Nė zemėr, pra, kėrkoje qetėsinė,
    Larg kėsaj jete gjithė gjullurdi.
    Nė ėndrra vetėm mund tė gjesh lirinė
    Dhe veē nė kėngė gjendet bukuri.
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Johanes Bobrovski

    Fjala njeri

    Fjala njeri, si fjalė,
    Vendoset atje ku i pėrket
    Nė fjalor:
    Ndėrmjet fjalės njerėzor dje njeridashės.

    Qyteti
    I vjetėr dhe i ri
    Gjallėruar e zbukuruar
    Me pemė
    Dhe makina, kėtu

    E dėgjoj kėtė fjalė, fjalėn
    Dėgjoj shpesh,
    Mund t’i numėroj ata qė e thonė
    Mund ta filloj qė kėtu.

    Atje ku s’ka dashuri,
    Fjalėn njeri mos e fol.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Bertolt Breht

    Koral i madh falėnderimi

    Lėvduar qoftė nata dhe terri qė ju kanė mbuluar!
    Dilni dhe vetė,
    Shihni nė qiell, pėrjetė:
    Dita juaj tashmė ka kaluar.

    Lėvduar qoftė bari dhe bishat qė me ju jetojnė dhe ngordhin!
    Shihni, si ju,
    Jetojnė bari dhe bishat kėtu
    Dhe bashkė me ju duhet tė ngordhin.

    Lėvduar qoftė pema qė nga kėrma rritet duke brohėritur drejt qiellit!

    Lėvduar qoftė kėrma, pra,
    Lėvduar qoftė pema qė e ha,
    Lėvduar qoftė qielli atje la.

    Lėvduar qoftė nga zemra kujtesa e dobėt e qiellit!
    Qė nuk e di
    Emrin dhe fytyrėn tuaj tani.
    Tani asnjeri s’e di qė jeni ende ketu.

    Lėvduar qoftė tė ftohtėt, terri dhe shkatėrrimi!
    Shihni dhe vetė:
    Asgjė s’vjen pėr ju nė jetė,
    Kėshtu qė mund tė ngordhni tė qetė.
    wrong verb

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ernst Bush

    Hans Bajmleri

    Nė Madrid, mbi barrikadė,
    Nė rrezik edhe nė zjarr,
    Tok me shokėt nė brigadė
    Plor urrejtje, dhe et pėr shpagė
    Ngrihej Hansi, komisar.

    Prej atdheut pat mėrguar,
    Pati shkuar vullnetar.
    Dhe nė Spanjėn gjakmbuluar,
    Vegjėlinė pėr ta ēliruar,
    U vra Hansi, komisar.

    Ai plumb pat fluturuar
    Prej atdheut ku e le.
    Fort mirė e pat shėnuar,
    Dhe mirė e pat qėlluar,
    Gjermane pushka qe.

    Ne sot tė ēojmė fjalė
    Tek mbushim pushkėt tok:
    Armikut – plumb nė ballė,
    Do rro, mes nesh, i gjallė,
    Hans Bajmler, ti, o shok.

    p.s. ndonjė mund ta ketė parė dhe filmin "Hans Bajmler shok lufte".
    wrong verb

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    po nga Kolevica:

    Fridrih Halm

    Kur ėshtė e dlirė dashuria

    Kur ėshtė e dlirė dashuria?
    Kur veten harron shpejt!
    Kur ėshtė e thellė dashuria?
    Kur ėshtė e heshtur krejt!

    Kur ėshtė e pasur dashuria?
    Kur gjithēka e dhuron!
    Mė thuaj, si flet dashuria?
    Nuk flet, po dashuron!
    wrong verb

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Fridrih Logau

    Epigrame

    ***

    Trupit tė sėmurė i ndih mjeku,
    kohės sė sėmurė - mendimtari.
    i pari ėshtė pranė, te dysheku,
    po tjetri tepėr larg, qyqari.


    ***

    Gjithė njerzit dėshirojnė Jul Ēezar tė jesh ndėr ne,
    por me njėzet e tre plagė, shtrirė mirė aty pėrdhe.
    wrong verb

  8. #8
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Georg Vert

    Kėnga e urisė

    Fort i nderuar mbret, dėgjo:
    A e di ti kėtė?
    Tė hėnėn hėngrėm dosido,
    tė martėn s'hėngrėm kurgjė.

    Dhe tė mėrkurėn mė pėr dreq,
    tė enjten na mbyti zia,
    tė premten keq e mos mė keq
    sa s'ngordhėm nga uria.

    Prandaj jep urdhėr qė tė shtunė
    tė na ushqejnė mirė vėrtet,
    ja po tė dielė - u pa kjo punė -
    do tė tė hamė ty, o mbret!
    wrong verb

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Talking

    Bertolt Breht

    Dua tė shkoj me atė qė dua.
    S'dua ta di sa mė kushton.
    s'dua tė pyes bėj a s'bėj mirė.
    s'dua ta di mė do a jo.
    Dua tė shkoj me atė qė dua.
    wrong verb

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    nga zeri i popullit

    Poezi nga Bertoldt Breht

    Pėrktheu: Robert Shvarc



    Epitaf nga lufta e Hitlerit



    Baba, mė le tė shkoja ushtar!

    Ti, nėnė, tė mė fshehėsh si harrove?

    Vėlla, kėshillėn nuk ma dhe tė mbarė!

    Ti, motėr, pse, oh, pse s’mė zgjove?

    1941



    Kėnga e njė nėne gjermane



    Kėtė kėmishė bojėkafe

    dhe kėto ēizme t’i kam falur:

    Sikur ta dija ēfarė di sot, o bir,

    mė mirė veten kisha varur.



    Kur pashė dorėn tėnde, bir

    tek pėrshėndet’ Hitlerin,

    s’e dij’a qė nulk kish shpėtim

    oh, mė pėr ty tė mjerin.



    Dėgjova tek po flisje, bir,

    pėr njė brezni heronjsh mbi dhé,

    e nuk e dija, nuk e shihja:

    qė ti xhelat i tyre qe.



    Tė pashė tek marshoje, bir,

    prapa Hitlerit tėnd,

    dhe nuk e dija qė kush shkon me tė,

    s’kėthehet kurrė mė nė kėtė vėnd.



    Me the, o bir, se Gjermama

    do pėrtėrihej si iperri.

    Unė ‘s’e dija qė do bėhej

    veē gjak e gur e hi.



    Tė pashė me atė kėmishė

    edhe tė lash’ tė lirė,

    se nuk e dija qė do bėhej

    qefini yt, o bir.

    1942



    Finlandė, 1940



    1.

    Ne tani jemi emigrantė nė

    Finlandė



    Ēupa ime e vogėl

    kthehet nė mibrėmje nė shtepi

    dhe bėrtet, sepse me tė

    s’pranon tė lozė asnjė fėmijė. Ajo

    ėshtė gjermaine dhe rrjedh

    nga njė popull banditėsh.



    Kur unė e ngre zėrin nė ndonjė diskutim,

    mė thonė qė ta mbyll gojėn.

    Kėtu s’para i kanė qejf

    fjalėt e potershme tė njė njeriu, qė rrjedh

    nga njė popull banditėsh.



    Kur ja kujtoj ēupės sime tė vogėl

    qė gjermanėt janė njė popull banditėsh,

    ajo gėzohet bashkė me mua qė nuk i do askush -

    dhe ne qeshim sė bashku.



    2.

    Kemi hapur njė shishe verė

    dhe mikesha jonė finlandeze na tregon

    se si lufta ja shkretoi kopshtin e qershive.

    Vera qė po pimė, na thotė ajo,

    ėshtė bėrė nga ato qershi.

    Ne i ngrėmė gotat dhe i zbrazim

    nė kujtim

    tė kopshtit tė pushkatuar

    dhe pėr shėndetin

    e arsyes.



    3.

    Ky ėshtė ai vit, pėr tė cilin do tė flitet.

    Ky ėshtė ai vit, pėr tė cilin do tė heshtet.



    Pleqtė shikojnė si vdesin tė rinjtė,

    kokėboshėt shikojnė si vdesin tė urtėt.



    Toka nuk prodhon mė, por vetėm pėrpin.

    Qielli nuk hedh mė shi, por vetėm hekur.

    1940



    Tajfuni



    Kur morėm arratinė nga Bojaxhiu

    dhe tek lundronim pėr nė shtete tė tjerė,

    vumė re, befas, se vapori ynė i vogėl

    kish qėndruar nė vend.

    Njė natė dhe njė ditė

    mbeti ai nė lartėsi tė Luzonit, nė Detin e Kiinės.

    Disa thanė se qendroi pėr shkak tė njė tajfuni,

    qė kish shpėrthyer nė Veri.

    Tė tjerė thainė se po u ruhej

    anijeve pirate tė gjermanėve.

    Por tė gjithė thanė:

    Mė mirė tajfuni se gjermanėt.

    1941

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Shume bukur

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 00:05
  2. Ingeborg Bachmann
    Nga Dita nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 12:39
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 17:57
  4. Beteja e Atlantikut 1939-1945
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2005, 23:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •