Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872

    vazhdim,

    Statik, ti je djale i mire, djale i ri, prandaj ke nevoje per nje shpulle, desha te them per edukim.
    Nuk eshte puna per tu bere si nje tjeter, te cilin « te tjeret » e pelqejne.
    Pse do thuash ti « te tjeret » pelqejne, pse do thuash ti « te tjeret » vizitojne muzete, pse do thuash ti njerezia çmenden pas Van Gogut, ta zeme, kur fare mire mund te lepijne nje akullore, ose shqyejne nje cope shalqi.
    A e di qe nje fshatar qe punon token, aq e rruan, desha te them, aq i behet per nje perendim dielli te perflakur, nga te tute per shembell. Pse po ku fshatar ose nje tjeter si ai kur vjen te vizitoje nje muze, hap gojen perpara po atij perendimi dielli dhe thote me vrull : i mrekullushem. Mos valle ngaqe e pelqen. Jo ! Statik, sepse atij i imponohet kjo, nuk i lihet asnje mundesi te zgjedhe. Imponimi fillon qe kur i shkon mendja me vajt ne qytet per vizite, qe nga rruget e zhurshme plot me vajza bukuroshe, nga pallatet e larta, nga ndertesa hijerende e muzeut, korniza e arte e vepres se ekspozuar, etj, etj.
    Pra arrijme ne konkluzionin qe ARTI imponohet, nuk zgjidhet demokratikisht, prandaj nuk eshte puna te besh si Van Gogu, psh, te pikturosh si ai, ti ngjash atij. Puna eshte te imponohesh si ai, qe te mund te futesh edhe ti ne te ardhmen ne muze. Tu imponohesh « te tjereve » rruge tjeter nuk ke as ti dhe as te tjeret artist te rinj.

    Sidoqofte Statik,, eshte kenaqesi per mua te diskutoj me nje artist te ri si puna jote, sepse s’di pse me pelqejne te rinjte, sidomos gocat, haha. Ndofta ngaqe ato me imponohen pa me lene zgjedhje tjeter. Çiao !

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75

    ornament

    Nuk e di se c'nenkupton ti me madheshti, por mua personalisht punimet e Alush Shimes me impresionuan me kombinimin magjepes te ngjyrave si dhe stilin dhe tematiken e vecante.

    Madje ato i kam pare vetem ne internet qe do te thote se ne realitet duhet te jene disa here me impresionuese. Sic e preke edhe vete me lart, madheshtia e nje artisti(piktori ne kete rast)qendron ne emocionimin e publikut adhurues me veprat e tij. Une jam i mendimit qe krijimtaria e Shimes e ka kete lloj magnetizmi madheshtor qe arrin te beje per vehte edhe admiruesin me te thjeshte.

    Ka me te vertete shume piktore te tjere te talentuar ne Shqiperi, por Shima ka nje penelate dhe kolorit te vecante, qe te terheqin pamvarsisht se temat qe levron mund te mos jene "muzeale" sic shprehesh ti.

    Mos harro se nje pjese e mire punimesh nga piktoret me te medhenj te te gjitha koherave gjithashtu nuk jane te tilla(muzeale) e megjithate shpalosen me krenari ne muzeumet me te famshem ne bote.

    Live and let live!

  3. #23
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55

    Një pikturë nga Alush Shima shitet 1 milion $

    Revista “Millionaire” e Las Vegasit publikon çmimin rekord në historinë e artit shqiptar, për një tablo të Alush Shimës. “Iridat e shpresës” realizuar në vitin ’84. Autori ia kishte shitur në ’93 një koleksionisti zvicerian për 17 mijë dollarë. Dhjetë vjet më pas, është në shitje për 1 milionë dollarë

    Rekordi, një pikturë e Shimës 1 milionë USD në SHBA

    Elsa Demo

    “Iridat e shpresës”, 1984, vaj mbi thes sheqeri, 41x 36. Një nga tablotë më të rëndësishme që ka nxjerrë Evropa Lindore. Çmimi: 1 milionë dollarë. Revista “Millionaire” botim i Korporatës së Milionerëve me qendër në Las Vegas të shtetit të Nevadës në SHBA, në numrin e saj të radhës për muajt shtator-tetor boton nën foton e iridave, shënimin e sipërm edhe këtë çmim të habitshëm për veprën e realizuar nga piktori shqiptar Alush Shima këtu e 20 vjet të shkuara. I informuar para dy ditësh për çudinë, piktori tha se këtë tablo ia kishte shitur në vitin ’93 një milionieri zvicerian me çmimin 17 mijë dollarë. Ai beson se vepra e tij pasi ka lënë studion në Tiranë, mund të jetë nxjerrë në ankand. Revista “Millionaire” është një mundësi. Ajo iu jep lexuesve një prezantim të mënyrës luksoze të të jetuarit, ofron reklama nga më të ndryshmet për një jetë milionieri: oferta për shtëpi, dekore për shtëpinë, prona, informacione nëse dëshironi të dini për milionerët, paranë e tyre, vendet ku udhëtojnë, shtëpitë dhe stilin e jetësës, për marrëdhëniet blerës&shitës, informon për makinat më të shpejta, për jahtet më luksozë dhe modën. Madje në numrin e fundit “Milioneri” informon edhe për orët e bizhutë e njerëzve të famshëm si aktorja hollivudiane Halle Berry.
    Edhe galeritë e artit, antikuariatit kanë vendin e tyre në faqet e revistës. Aty kolesionistët prezantojnë vepra arti e objekte të rralla. Pikërisht në një faqe të tillë, është prezantuar artisti shqiptar, me një informacion të përgjithshëm mbi jetën e tij, çdo të thoshte të ishe njeri-piktor në një shtet diktatorial stalinist, si Shqipëria. Përbri titullit: “Alush”- Më e madhja histori arti që nga Van Gogh-u? i cili rri kokë më kokë me çmimin 1 milionë dollarë të veprës “Iridat e shpresës”, janë paraqitur edhe dy tablo të galerisë së Shimës dhe adresa e manaxherit të tij amerikan Rick Padro i cili administron artin e tij prej 11 vjetësh. Piktori Alush Shima është vetëm i çuditur nga shifra 1 milionë, por jo nga rruga që ka ndjekur tabloja e tij. Nuk është hera e parë që pasi i ka shitur piktura për një vlerë maksimale 20 mijë dollarë, blerësit e parë apo koleksionistët i hedhin në ankand me 4-fishin e çmimit. “Ndodhi në Amerikë ku dy natyra të qeta u shitën në ankand për 80 mijë dollarë secila”,- thotë Shima me një gëzim të përkorë, gati indiferent.
    Artisti shqiptar, 62-vjeçar, falë punës së palodhur në studio dhe mençurisë për ta tregtuar artin e tij në një gjeografi të gjerë nëpër botë, falë manaxherit gjë që është e rrallë për një artist në Shqipëri, është një rast thuajse unikal: jeton më së miri me artin e tij i cili nuk po njihka kufij vlerësimi, nga gjahtarët e pikturës.
    Historiani i arti Ferid Hudhri, ndër të parët që bëri të ditur lajmin e pikturës 1 milionë dollarë, tha se kjo është një ngjarje e rrallë jo vetëm në historinë e artit shqiptar, po edhe atë ndërkombëtar që një vepër arti në gjallje të artisti të kapë këtë vlerë.
    “Iridat e shpresës” është vërtet një relike. Një natyrë e vdekur në stilin impresionist, e realizuar në vitin 1984, kur arti në Shqipëri ishte në presionin e censurës, dhunës dhe varfërisë ekonomike. E pikturuar në vaj mbi një thes sheqeri, ajo merr akoma më shumë vlerë. Dhimbja e njeriut e përkthyer në një thes sheqeri në gëzim të shpirtit. “Alush”- Më e madhja histori arti që nga Van Gogh-u? Kjo pikëpyetje që shoqëron prezantimin e artistit shqiptar në revistën “Milioner”, konfirmon më shumë se sa dyshon. Më tej thuhet se Alush Shima “është i njohur për forcën e ngjyrës. Por çfarë i bën ngjyrat e tij kaq të fuqishme dhe ngashnjyese sa që ekspozitat e tij janë përshkruar si “valë ushqyese” për koleksionistët seriozë të artit?” dhe “Ka dashamirës që bëjnë kilometra të tëra për t’i shtrënguar dorën kësaj legjende të gjallë”.
    Veç elementëve të përafërt që adhuruesit e impresionizmit e………………… fovizmit gjejnë në pikturën e Shimës, të përafërt sidomos me Van Gogh-un, një fenomen duket pak i çuditshëm. Fryma e mjeshtrit me fat tragjik sikur të jetë inkarnuar tek artisti shqiptar, vetëm në një pikë nuk takohen: njëri u sakrifikua në gjallje dhe e shiti artin për pak groshë, tjetri fatmirësisht ia mbërriti ditës të jetojë me pikturën e tij. Ja që njerëzit sot iu rikthehen me obsesion modeleve të një arti të madhërishëm krijuar në sakrificë. Megjithatë, askush nga ne nuk ia njeh dhimbjen, Shimës, këtij artisti që prej vitesh na fal me pikturën e tij një realizëm magjik e gëzim të madh.



    Intervista
    Alush Shima
    “Si këto irida pikturova ditën e vdekjes së diktatorit”

    Piktori Alush Shima shpjegon me aq sa i kujtohet kontekstin kur mund të jetë realizuar tabloja, një natyrë e qetë “Iridat e shpresës”, që sot ka prekur çmimin e shitjes në Amerikë, 1 milionë dollarë. Ai thotë se një të tillë e ka bërë më 11 prill 1985, ditë e vdekjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Ai shpjegon gjithashtu se arsyeja që e shtyn të pikturojë lule dhe natyra të qeta është pafajësia e tyre dhe ngaqë njerëzit nuk i pëlqejnë. Ata zënë pak ose aspak vend në pikturën e tij.

    Zoti Shima, si ka dalë nga studioja juaj tabloja që sot është në shitje me çmimin 1 milionë dollarë?
    Sigurisht që kjo është një shifër që më habit. Me autorin gjallë është e pabesueshme. Kjo tablo është blerë nga një koleksionist zvicerian në Londër në vitin 1993 për 17 mijë euro. Ka pasur të njëjtin fat me dy tablo të tjera të miat, që para pak kohësh janë shitur në ankand në Amerikë 80 mijë dollarë. Më kujtohet se këto dy natyra të qeta ishin mes 5 veprave që bleu në studion time një koleksionist. Pesë piktura për 12 mijë dollarë të gjitha. Me sa duket, ishte nga ata që koleksionojnë vepra për t’i shitur më pas në një treg më të mirë.

    Kur e keni realizuar këtë pikturë?
    Në vitin ’85 mund të kem bërë dy tablo me irida. Prilli është periudha kur çelin. Historia e njërës prej tyre më kujtohet mirë, sepse e kam pikturuar më 11 prill 1985. Ishte dita kur vdiq Enver Hoxha dhe shumë njerëz ishin të mërzitur. Kur mora vesh lajmin, ndodhesha në Kinostudio. Në oborrin e saj kishte shumë irida. Mblodha një dorë të madhe dhe i mbështolla me letër kafe nga ato që përdornim për dekoret e filmave. Jam kthyer me një frymë në shtëpi. U futa në studio, i vendosa lulet në tryezë dhe nisa nga puna. Kjo tablo u shit pas viteve në ’90 në Londër.

    Kritika e përqas stilin tuaj me atë të Van Gogh-ut. Ju e ndjeni veten në këtë linjë?
    Kritika e ka afruar pikturën time me Van Gogh-un në sensin e dritës. Ai e ka kërkuar dritën. Edhe unë e kërkoj dritën. Ai preferon ngjyrën, edhe unë e preferoj ngjyrën. Ka pikturuar peizazhe dhe portrete, unë po ashtu.

    Përse pikturoni gjithmonë lule?
    Pikturoj lule ngaqë nuk më pëlqen të pikturoj njerëzit. Lulet janë tepër të pafajshme, fisnike. Njerëzit nuk janë ata që na shfaqen.

    Si arrini ta shmangni monotoninë në të njëjtën temë?
    Shpesh herë njerëzit e quajnë rreziku i përsëritjes. Por përsëritja ndodh kur një artist imiton një artist tjetër. Pastaj në pikturën time unë nuk filozofoj. Piktura kurrë nuk arrin të japë një filozofi, këtë e bëjnë filozofët. Ajo vetë flet për të tjera probleme. Nëpërmjet artit nuk mund të japësh ide. Arti mbështetet kryesisht në ndjenjën dhe nëpërmjet kësaj ka arritur të vlerë që na ka dhënë.
    Piktorët e mëdhenj i kanë mëshuar gjithmonë ndjenjës, spontanitetit që e çojnë artin në disa sfera që tjetrin e habisin.

    Sa piktura keni shitur deri tani dhe ku është tregu më i mirë?
    Besoj mbi 500 piktura që nga vajtja e parë në Turqi, në vitin ’90. Kam shitur shumë në Greqi, Zvicër që është një treg shumë i mirë, në Amerikë, në Nju Xhersi, Çikago nëpërmjet galerive “The Studio of Long Grove” dhe “Hilligoss”, në Londër në “The Catto Gallery” dhe në Singapor.

    Singapor?
    Në 24 tetor pata një ekspozitë personale e cila është mbyllur vetëm pak ditë më parë. Aty do të kthehem pas një viti. Do të udhëtoj në ishullin e Balit, në Ishujt e Oqeanit Paqësor për të pikturuar. Veprat që do të dalin nga ky udhëtim do të ekspozohen në nëntor të vitit tjetër. Në ishullin e Balit, dikur ka pikturuar Goghen.

  4. #24
    Bibidi bobidi bu! Maska e Joselyn
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    afer tejet
    Postime
    35
    mund ta postoje njeri pikturen?
    Qesh!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Përse pikturoni gjithmonë lule?
    Pikturoj lule ngaqë nuk më pëlqen të pikturoj njerëzit. Lulet janë tepër të pafajshme, fisnike. Njerëzit nuk janë ata që na shfaqen.

    .. thot Alushi..

    ka shum piktor te talentuar Shqiperia qe pikturojn me mir se alushi..por alushi me sa di ka shfrytzuar te qenit drejtor galerije me reklamu e shit veprat e veta e jo dhe te shokve..
    ndoshta dhe i ka shit por paret i ka fut ne xhep te vet..dreqi e merr vesh..


    sa per vlera.. gjith puna eshte tek emri.. fitove emer te shitet dhe nje cop ...i ren mbi beze..

  6. #26
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Brari.. te vleresoj me titullin e madh .."Komentatori me i shkelqyer i forumit"

  7. #27
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    Brarin dhe komentet e tij i kam lexuar qe kur FSH ishte nje vocerrak. Gjithmone ka rene ne sy per pasurine e gjuhes qe perdor por mua me duket se i shikon vetem anen negative te gjerave dhe s'e kam pare nje here ti dale ndonje fjale e mire per arritjet shqiptare, ose ndoshta jam une i gabuar.
    Bushspeak: War is Peace

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Përse pikturoni gjithmonë lule?
    Pikturoj lule ngaqë nuk më pëlqen të pikturoj njerëzit. Lulet janë tepër të pafajshme, fisnike. Njerëzit nuk janë ata që na shfaqen.

    .. thot Alushi..

    ka shum piktor te talentuar Shqiperia qe pikturojn me mir se alushi..por alushi me sa di ka shfrytzuar te qenit drejtor galerije me reklamu e shit veprat e veta e jo dhe te shokve..
    ndoshta dhe i ka shit por paret i ka fut ne xhep te vet..dreqi e merr vesh..


    sa per vlera.. gjith puna eshte tek emri.. fitove emer te shitet dhe nje cop ...i ren mbi beze..


    ham ham ham hum hum hum.......qen i ngordhur i diktaures Sali-niane.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #29
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Përse pikturoni gjithmonë lule?
    Pikturoj lule ngaqë nuk më pëlqen të pikturoj njerëzit. Lulet janë tepër të pafajshme, fisnike. Njerëzit nuk janë ata që na shfaqen.

    .. thot Alushi..
    Cdo piktor ka dicka qe pikturon ne shum lloj tonesh/menyrash edhe mendon qe pasqyron qenjen njerezore...ose vete piktorin...Disa kane natyren,disa lulet...disa fytyrat e njerezve...disa vetem duart...ose kembet...ose vetem syte...Dmth edhe ai artist beson ne dicka qe per ate pasqyron punen e tija.Per ne (si vezhgues qe do jemi te asaj pune)mbase ne fillim do na duket absurde..edhe pa kuptim...por po te shikoshe me thelle do e shikoshe kuptimin e saj.Kshq fakti qe ky piktor pelqen te pikturoj lulet...nuk e ben ate piktor te keq. Te keshilloj qe te futesh me thelle ne 1 pikture,nqfse don ta kuptoshe ate.
    Me pelqyen punet e tija,perdorimi i ngjyres me te vertete krijon 1 gjalleri ne cdo pune te tija,shum efektive.
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  10. #30
    Bibidi bobidi bu! Maska e Joselyn
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    afer tejet
    Postime
    35
    a ka mundsi me e postu dikush pikturen ne fjale?
    Qesh!

  11. #31
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55

    Piktura E Shimes...

    Piktura Ne Fjale Eshte Kjo...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #32
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Po permasat na i jep dot?

    Eshte e bukur, goxha e bukur...nuk e di a vlen 1milion dollare, se qe te vleje nje shume te tille, duhet qe autori te kete nje krijimtari the shkelqyer, dhe reputacion te larte.

    Une do e vleresoja, pa i ditur permasat rreth $20,000, $30,000.
    Summertime baby!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Vinte gje me grun e alushit ajo piktura qe u ble kaq shtrenjte

  14. #34
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    piktura quhet "Iriset e Shpreses" dhe ka nje histori shume ineteresante pasi eshte pikturuar ne nje cope thesi ne kohen e xhaxhit, dhe kuptohet qe keshtu lloj detajesh ndikojne goxha per "katapultim" cmimi
    To look life in the face....

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    [QUOTE=Brari]Përse pikturoni gjithmonë lule?
    Pikturoj lule ngaqë nuk më pëlqen të pikturoj njerëzit. Lulet janë tepër të pafajshme, fisnike. Njerëzit nuk janë ata që na shfaqen.

    .. thot Alushi..

    ka shum piktor te talentuar Shqiperia qe pikturojn me mir se alushi..por alushi me sa di ka shfrytzuar te qenit drejtor galerije me reklamu e shit veprat e veta e jo dhe te shokve..
    ndoshta dhe i ka shit por paret i ka fut ne xhep te vet..dreqi e merr vesh..




    Ashtu eshte shume ka dhe shume te talentuar bile, por Alushi gjithmone ka dit me i shit punet e veta.
    T'i besh pikturat eshte vetem gjysma, gjysma tjeter eshte t'i shesesh.
    Cuni i vet i madh eshte me i talentur akoma!!!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  3. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •