Close
Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 178
  1. #1
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Flamurtari #1

    Po kerkoja gjithe andej tek temat e
    "Sporti Shqiptar" ... e nuk me zuri syri ne asnje vend
    nje teme qe flet per Flamurtarin edhe futbollistat e tij te
    shquar si ...Kreshnik Cipi, Rrapo Taho, Vasil & Petro Ruci , Sokol Kushta
    e shume te tjere.

    Nejse ne kete teme dua ftoj te gjithe tifozat e "Flamurtarit" .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Flamurtari fitues i "Kupes se Republikes" 1985
    Elbasan, Shkurt 10, 1985

    (Na e majta ne te djatht): K. Ēipi, L. Birēe, Rr. Taho, Skėnder Elmazi (tr.), A. Ferko, Leonidha Ēuri (tr.), A. Bubeqi, P. Xhaho, A. Berberi, R. Iljadhi, P. Ruci,
    me posht: P. Lushaj, E. Memushi, Arben Rexhepaj, V. Ziu, V. Ruci, L. Gjondeda, A. Zijai, V. Laluci.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Go Flamurtari Go !!!!! ;)

    a te lumte dora moj motla....
    qysh na harrojne gjithmone ne keta ......
    how rude


    Foto nga ndeshja FLAMURTARI - APOLONIA



    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #4
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    hey babe flm qe erdhe

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Nje interviste me te madhin Vasil Rucin .



    Bomberi i shquar i "Flamurtarit", ai qė rrėzoi nė gjunjė radhėn e portierėve shqiptarė tė viteve ‘80, quhet Vasil Ruci. Ka lindur nė Vrenezė, kėshtu thirret edhe sot ajo qė pėrmendej si lagja pranė agjensisė. Vendlindja ėshtė rregjistruar nė muaj tė brishtė: 17 Shkurt 1958.

    - "Futbolli, krahasohet me artin, pėr nga bukuria. Gjithė ato ėndrra u pikėzuan njė ditė. Mė mori njė shok tek "Shtėpia e Pionierit" dhe mė dorėzoi tek Skėnder Ibrahimi. Provoje, i tha, edhe kėtė. Mė dha njė bluzė. Futu, mė tha, por mos ki frikė". Kėshtu e fillon prezantimin e tij Vasil Ruci, dhe mė tej vazhdon:

    "E kisha ėndėrruar tė bėhesha futbollist. Aty gjeta njė ditė tė gjithė ata qė do tė mbeteshin yjet e futbollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Cipi, Hasan Lika, Kokalari, Mile, Kėrēini, H. Gega, Agron Dauti. Ishte njė spartakiadė, ku u shpallėn mė tė mirėt. Kishim humbur. Dridheshim nė pushim, mė saktė qamė, kur hymė, fituam 3:1. Kėshtu u bėra protagonist pėr ekipin e tė rinjve. Dy vjet aty, rreth moshės, 15-17 vjeē kam kaluar me tė rinjtė. Mė kujtohet qė nė njė kampionat kam shėnuar 14 gola. Nė konceptin e njė sulmuesi, golat janė epiqėndra e tij. Nė fillim kam provuar mesfushėn si lojtar, mė vonė gjendem sulmues i "Flamurtarit".



    - Cila ėshtė prezenca juaj e parė nė sulmin e "Flamurtarit"?

    - Me ndihmėn e B. Birēes kam luajtur ndeshjen e parė nė vitin 1976 ku pėrballė ishte Kavaja. Bėra njė gol, qė mė drodhi nga emocionet. Depėrtova tek sulmuesit qė ishin hijerėndė me peshė nė futbollin e Vlorės. Ishte njė treshe; Sh. Zilja, S. Curri dhe P. Xhaho. Njė ditė tė ftohtė para pėrgatitjes, trajneri Birēe i thotė A. Sulos, njė sulmuesi potent, por qė kishte pėsuar rėnie se do tė qėndronte nė stol. Po qe se do tė qėndroj nė stol, tha ai, do tė largohem fare. I madhi Agron, nga ajo ditė u largua, mė vonė, aty rreth viteve ’78 u rikthye, tashmė si trainer i Vlorės.



    - Vitet ’80 do tė konsiderohen si njė hap cilėsor i "Flamurtarit". Askush nuk do tė mendonte mė vonė se ky ekip do tė pėlqehej aq shumė, do tė adhurohej, herė pėr golat, herė pėr vallzimin nė fushė, herė pėr rezultatet. Por si ndodhi kjo?

    - Ekipet e qyteteve tė tjera ishin tė ngjashme me njėri-tjetrin, pėr nga mėnyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionatin. Nė atė kohė kishte ekipe rebele, qė fitonin njė ndeshje, njėzet humbnin. Kėshtu nė pamundėsi pėr tė thyer Tiranėn, nė jo pak kohė, bėmė bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku janė shpėrndarė ata, por ekipi i viteve ’80 pėrbėnte njė skuadėr dinjitoze, ishin P. Ruci, F. Ziai, E. Liēaj, A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja, Xhaho, Taho. Ndėrkohė krahas tyre vijnė prurjet e vitit ’60, Ferku, Bubeqi, Gjondeda. E pėrshkruar kjo rrugė ėshtė e tillė, ’82, ’93 nėnkampion, ’83 dhe ’84 nė finale, ’85, ’86 fitues. Prekėm dy kupa. Pėr fatin tonė jo fort tė dėshiruar mbetėm 6 herė nėnkampion. Viti ’83 e nė vijimėsi lexohet, vitet e tė mėdhenjve. Tirana mbante peshėn. Mbrojtėsit e saj ishin tė vėshtirė pėr tė depėrtuar. Lekbello, Bimo, Baēi, Vladi. Ishte koha e sportistėve "star" tė Tiranės. Po atė kohė do tė formonin vargonin e pafund tė dhimbjes time, nė mospjesėmarrjen me "Flamurin" nė kupat e Ballkanit. Pėr herė tė parė nė kėto vite, skuadra zbriti nė vjeshtė nė takimet me Aek tė Athinės dhe Velezh tė Mostarit. Nuk mė lejuan tė merrja pjesė nė tė dy takimet, duke u kthyer nė njė spektator tė thjeshtė qė vuan tragjedinė e popullit tė tij, vuanja "biografinė". "A. Sulo mė tha: Vasil ik bėj biografinė nė Dhėrmi dhe hajde mė pastaj. Ekipi iku, dhe nė vendin tim morėn Kovaēin dhe ndonjė nga rrethet. Nė Evropė, Barcelona ruan emrin e saj me autoritetin e ekipit tė madh. Nė Spanjė, por edhe nė Evropė kishte formuar varganin e pafund tė titujve. Barcelona mbėrriti nė Vlorė, nė vjeshtė, nė shtatorin e Kupave tė Evropės. Nė formacionin e saj, yjet ishin prezent. Nė portė Zubizareta i Barcelonės dhe i kombėtares spanjolle. Linekeri, ylli i Anglisė, lojtar i kombėtares. Ishin gjithashtu Hjuxh si dhe spanjollėt e kombėtares Karasko, Alberto, Miguer, Viktor. Mė kanė pyetur tė gjithė, ndonėse kanė rrjedhur vite: Si e bėre golin? Sot po e pėrmbledh me dy radhė: Njė top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Unė e ruaja vizionin e portės edhe kur sytė nuk shohin portėn. Zubizareta me gjithė lėvizjet, ishte njė portier i mahnitshėm. Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi nė rrjetė dhe e drodhi Zubizaretėn. Ky ishte njė gol qė nuk u ngjante tė tjerėve, ndėrsa nė portė ishte njė portier, qė gjithashtu, nuk u ngjante tė tjerėve. Me aftėsitė dhe lartėsinė ai pėrbėnte njė portier tė madh, i cilėsuar si mė i miri nė Evropė. Barcelona vėrtet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndėshkuan me njė gol.

    Ekipi i fukarenjve mundi ekipin e miliarderėve


    Kur kemi zbritur nė "Kamp Nou" pėr ne ishte ftohtėsirė. Njė stadium kundohej oshėtima larg, pėrpara stadiumeve tona tė vegjel, ai ishte hijerėndė.

    Me Barcelonėn jemi ndarė tė barabartė. Jemi ndeshur nė vitet ‘86-’87 dhe bilanci ka qenė i tillė: Njė fitore ne, njė fitore Barcelona, dy barazime. Nė "Kamp Nou" pėrmes asaj zhaurime pėr herė tė parė kemi dėgjuar edhe thirrjen shqip. Ishin ca djem kosovarė tė shpėrndarė nėpėr Evropė qė na thėrrisnin me emėr.

    - Eshtė thėnė se nė kėto takime ekipi juaj ėshtė survejuar shumė, cilat ishin shkaqet?

    Nė Barcelonė ekipi ynė shkoi pa portierin e tij Luan Birēe. Ishin shkaqet absurde tė biografisė. Bircen nuk e futėn fare nė tė dy takimet. Nė fakt thuajse 70% e ekipit ishte rregjistruar me "ftomė", siē i thonė vlonjatėt biografisė. Nga kjo ftomė, jo pak kanė vuajtur tek "Flamurtari", L. Birce deri sa u detyrua tė largohet, por edhe F. Zijaj, Kreshnik Cipi, F. Ferko, V. Bifsha, Bubeqi, edhe unė. Kur shkonim jashtė na pyesnin sa e kishim pagesėn 2 dollarė? Ishte e pa imagjinueshme.

    Madje nė shtypin e asaj kohe ėshtė thėnė ekipi i fukarenjve mundi ekipin e miliarderėve. Nė tė gjitha ndeshjet na shoqėronin: komisarėt e partisė". Pėrpara se tė shkonin jashtė, thėrriteshim nė Ministrinė e Jashtme. Aty porositeshin, dėgjoni, do t’ju hedhin dollarė tek kėmbėt, por ju s’duhet t’i pranoni.


    Kur rrėzuam "Partizanin" e Beogradit


    "Partizani" i Beogradit nė atė kohė mbėrrinte nga ajo pjesė e ngrysur e Ballkanit. Nė Vlorė, kjo skuadėr gjeti njė tjetėr skuadėr qė ishte gati ta hante tė gjallė. Ishte politika e kohės, qė e konsideronte atė njė lojė politike. Situata nė Shqipėri ishte e ndezur. Kurse nė Vlorė tensioni ishte ca gradė mė tepėr. Nuk flitej veē pėr fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek "Flamurtari". Presionet dhe trysnia ishte e jashtėzakonshme. Fitorja 2:0 nė Vlorė me gol tė Iliadhit, dhe njė autogol. Temperatura u rrit pėrpara se tė shkonim nė Beograd. Pėrpara se tė kapėrcenim kufirin na thanė: Duhet tė fitoni se kjo ėshtė njė lojė politike. Situata nė Beograd ishte tjetėr. Ata e konsideronin thjeshtė njė lojė. Goli i Kushtės na ēliroi nga dy pėrgjegjėsi, ajo politike dhe ajo sportive. Pas minutės sė ’72 kualifikimi ynė ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse nė Beograd humbėn 2:1. Kėshtu e rrėzuam "Partizanin" e Beogradit, e cila mbante nė skuadėr emra tė mėdhenj, Smajē, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit ėshtė sot trainer i Sllovenisė, qė zhvilloi ndeshje tė mėdha nė evropianin e fundit.


    Si na zhveshėn nė Hanin e Hotit


    Si vajtja dhe kthimi u pėrshkuan me avion dhe autobuzė. Nė Han tė Hotit kemi ndjerė pėr herė tė parė raprezaljen e shtetit. Deri atėherė ajo ishte drejtuar tėrthorazi, por aty gjetėm "fytyrėn" e atij shteti. Sapo mbėrritėm nė kufi, doganierėt ishin tė ngrysur dhe na thanė se me njė urdhėr nga lart do tė kontrollohej autobuzi. Ferko do tė thrriste: pėrgatituni pėr zhveshje, gati i kanė hekurat kėta. Na zbritėn, na kontrolluan duke na zhveshur. Ēmontuan edhe sedilet pėr ti kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipit, mua, na morėn nga njė Tv qė na i kishin dhuruar kosovarėt. Ata kishin ardhur atė ditė nga viset e Kosovės. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobuzin dhe bėri festė sikur tė ishim ekipi i tyre.


    Protesta e hidhur


    Disa anėtarė tė KQ, qė nė atė kohė ishin tifoz me Tiranėn, menduan tė godisnin "Flamurtarin" duke parė shkėlqimin e tij nė Kupat e Evropės. Zemėrimi i tyre u shfaq ngadalė. Gjetėn rastin kur u kthyem nga Polonia. Gjysma e skuadrės u pėrjashtua, Cipi, Taho, Ruci, etj. Atėherė njė gazetar shkroi nė "ZP", pėrse nuk thirret V. Ruci nė kombėtare? Disa pseudosportistė duke parė "ZP" gjetėn sebepin. Kėrkuan 3200-shin, njė test, qė asnjėherė nuk e kisha fituar. Kėshtu me zemėr copė e braktisa sportin. Nė 10 vjet tė karierės sime jam golshėnuesi mė i mirė shqiptar nė Kupat e Evropės. Nė 12 ndeshje 6 gola. Nga Kupat e Republikės nga 5 finale, kam shėnuar 4 gola. U largova nga sporti me njė titull qė e kanė tė gjithė: "Mjeshtėr sporti".


    "Flamurtari" mbėshteti grevėn e studentėve nė Tiranė


    Nga tė gjitha skuadrat, "Flamurtari" ishte i pari qė i la lamtumirėn atij regjimi. Telegrami parė i drejtuar studentėve tė urisė: Deri nė fund do t’ju ndjekim. Njė fakt qė pak veta e dinė, ekipi i Flamurtarit, mblodhi firmat nė pėrkrahje tė PD. Ndėrsa nė 22 mars vendosi thirrje qė vota ti jepej PD. Pas ’97-ės meqenėse nuk gjeta mbėshtetjen, e dorėzova skuadrėn, tė cilėnb e kisha drejtuar pėr disa vjet. Por nuk kishte rrugė tjetėr. Yjet nuk shuhen, por ndriēojnė nė vende tė tjera. Kėshtu Cipi gjendet nė Belgjikė, Muka nė Bullgari, Paēo nė Izrael etj. Ikėn tė gjithė, pėr t’u kthyer ėshtė e vėshtirė. Arsyeja; kėtu sporti pas viteve ’97-tė ėshtė kthyer nė njė vdekje tė paralajmėruar. Ikin, sepse vuajnė ekonomikisht nė vendin e tyre.

  6. #6
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Interviste me Kreshnik Cipin

    Stoperi i "Flamurtarit" dhe i kombėtares shqiptare, Kreshnik Ēipi, nė njė intervistė pėr "RD"-nė flet pėr futbollin, Flamurtarin e artė tė viteve tetėdhjetė, pėr sukseset personale dhe ato me kombėtaren. Kreshnik Ēipi ka lindur nė 15 Shkurt 1958. Ai ėshtė rritur nė lagjen e njohur dhe me traditė tė Vlorės, Muradije. Nė kėtė lagje,- tregon Ēipi,- njė pasion i dehte fėmijėt. Ky ishte futbolli. Muradija u bė e njohur kur nga shtėpitė e saj tė vogla dolėn dhjetra talente, qė kapėn majat e sportit. Aty nė Muradije e mėsoi artin e futbollit V. Ruci, edhe portieri Musta aty mėsoi tė fshehtat e portės.



    Zbulimi



    Nėpėr Muradije me njė biēikletė kalonte vazhdimisht njė njeri i madh i sportit. Ishte Feredun Bejkosala, mėsues fiskulture. Ngado qė shkonte ai kthehej aty nė Muradije dhe vrojtonte djemtė e lagjes. Njė ditė kur pushuan shirat e stinės F. Bejkosala ndaloi biēikletėn dhe mė tha: Do vish nė futboll. Kėtu dėgjova ofertėn e parė. Zemra ngriu. Ai i patundur nė fjalėt e tij, vijoi tė nesėrmen duke thėnė se duhej tė veja, se ky lloj sporti ėshtė art mė vete. Nuk ėshtė thjeshtė ti biesh fushės cep mė sep. Ka bukurinė, shėmtinė, madhėshtinė, rėnien e tij. Pranova duke u futur ėmbėlsisht kėsaj magjeie, pėrfundimisht nė njė lloj spartakiade midis qyteteve tė vendit. Me shpirtin tė lodhur atėherė mundėm Dinamon, Korēėn, Fierin. Por fituam vetėm njė kupė qelqi, qė s’kishte asgjė pėr zili. Aty pėr herė tė parė bėmė edhe refrenin e njė kėnge, qė e futi Skėnder Ibrahimi: ne jemi mė tė fortė, ne do tė fitojmė.



    Trashėgimia



    Askush nuk do tė mendonte se Ēipajt do tė formonin njė traditė nė sportin vlonjat. Dy dajo, i pari Xhevat Llupa, dhe Luan Llupa, qė ka bėrė burg politik bėnė emėr. Me njė kėmbėngulje vėllai i madh Vilson Ēipi, matematicien, ka luajtur nė volejboll me Vlorėn. Bashkėshortja, Natasha Ēipi ėshtė regjistruar si sportistja e Vlorės dhe e kombėtares nė volejboll. Aty nė vitin ’92, nė moshėn 32 vjeē, unė ja dorėzova fanelėn, nipit, djalit tė Vilsonit, Gerri Ēipit, qė luan me "Gent" tė Belgjikės. Ēipi ishte mbrojtėsi rebel, qė "bllokoi" Oliver Bierhovin nė Bay Arena tė Leverkusenit. Arnold Ēipi ėshtė nipi tjetėr, djali i Vilsonit i vogli, lojtar i "Flamurtarit". Pema e familjes zbret me njė radhė sportistėsh. Janė degė tė shpėrthyera nga trungu bazė.



    Vitet e para



    Kur F. Bejkosala dhe S. Elmazi kėrkuan njė mbrojtės nė krahun e majtė me ekipin e tė rinjve, ndonėse isha 15 vjeē, nuk do ti fshija dot lotėt. Njė sezon e gjysėm do ta mbyllja me kėtė ekip. Nė mes tė dimrit, janari i vitit 1975 kalova nė ekipin e madh tė "Flamurtarit". Ishte ky ekip me njė mbrojtje shtatlartėsh. Kur shkova nė pozicionin e ėndėrruar tė jetės time, qė nuk m’u nda pėr 15 vjet vrejta se shtatlartėsia e saj krijonte njė kordon lastresh. Ekipi i viteve ’75 kjo ėndėrr e largėt aso kohe pėrbėhej nga V. Radhima, B. Nelaj, K. Shakaj, N. Saraēi, A. Ahmeti, G. Troqe, M. Zeqiri. Sulmi ishte kanosės. Mexhit Haxhiu, Sh. Zilja, S. Curri. Hyra nė ekip me P. Rucin. Vendi i "Flamurtarit" megjithė vėmendjen nga kreu i tabelės, pėrfundonte aty nga vendi 5-6. Rreth e rrotull kėtyre vendeve vėrtitej "Flamurtari" pėr vite tė tėra. Madje tifozėria e qytetit nga tribuna C thėrrisnin: Bėje fole, atje ku je se tė erdhi "ujku". D.m.th., qėndro aty tek vendi, 5-6 se vinte "ujku" Tirana, Dinamo. Ndeshja e parė me Dinamon. Ishte vjeshtė, 2 ose 3 tetor ’75. Ky ekip i fort ishte me njė sulm arrogante me Pernaskėn, Zėrin, Ballgjinin. Ky i fundit ishte "preja" ime.



    Pėrballė Shusterit,

    Butragenjos, Bonjekut...



    Aty rreth viteve ’80, "Dinamo" gjėndej ngushtė pėr njė mbrojtje tė fortė, kundėr "Ajaks". Sulmues tė saj ishin Tahamata, Andersen, Lerbi. Kur shkuan nė Hollandė nė stadiumin e saj gjetėm Krujfin e madh, qė stėrviste Vanbasten, Bosman, Rajkard. Me ekipin kombėtar nė Austri pėrballė kisha Prohaskėn. Ishte mospėrfillės, shtatėlartė. Ishte lojtar qė gjente "gjuhėn" me Shaknerin, Pecei, Konsilja, Robertsaren. Si e kam mbajtur mė kanė pyetur, me mundim. Nė ’86 me kombėtaren kisha pėr karshi "hipnozėn" Bonjek. Ishte frikė tė ruaja me forcė sulmuesin e Juventusit. Ai ishte energjik dhe ēorientues i madh. Sulmin e mbėshteste tek pabesia. Nė ’92 nė Spanjė pėrballė kisha "magjistarin" tė brishtin, e flokėkuqin, Butragenjo. Me Micell, Sanciz, Guardiola, Butragenjo ishte fluturues. Ishte dinak, ngase tiparet e tij shprehnin fshehtėsinė e hijes sė tij. Mbrojtėsit nganjėherė i linte kushedi sa metra larg. Kurse me Barcelonėn e madhe, ekipin e Evropės, mateshim tė barabartė. Linekeri i kombėtares angleze dhe Hjuxh i ishullit ishin tė vėshtirė pėr t’i ruajtur. Nė ’86 Barcelona erdhi me Shusterin e tmerrshėm, qė kishte hedhur tej portierėt e Evropės.



    Njė fitore 8 USD, Barcelona

    u jepte lojtarėve 15 000 USD



    Sapo kishte rėnė muzgu nė stadiumin e Beogradit. Katanec njė lojtar, sot trajner i Sllovenisė e pamė me sy tė trishtuar duke qarė. Pėrkthyesit i thamė ngushėllime, fundja kjo njė ndeshje ishte. Por ai na tha, ėshtė i dėshpėruar se humbi 8000 USD. Nė Barcelonė, mėsuam njė kuriozitet. Dikush aty na tha, ju luftoni pėr njė mėngjez, aq vlenin 8 USD. Kurse barcelonasit pėr ēdo ndeshje shpėrbleheshin me 15000 USD. Qyteti i Barcelonės nė terr, ndriēohej nga drita. Qemė duke u kthyer nga aeroporti nė hotel. Rrapo Taho e "Provokon" komisarin, qė ma shoqėronte nė ēdo ndeshje jashtė vendit. Ku i gjejnė gjithė kėto drita o shoku komisar. Lėri Rrapo janė reklama. Taho ja kthente: "E o shoku komisar reklama janė, fshati qė duket nuk do kallauz. Komisarėt e partisė qė na shoqėronin jashtė shtetit, para se tė largoheshim na mbysnin me porosi. Mos merrni kėtė, as kėtė, as atė. Kurse vet nuk harronin tė merrnin lugėt dhe pirunjtė e avionit.



    Nė Finlandė me

    kėpucė tė grisura



    Finlanda ky vend i fjordeve, pėr ne shqiptarėt, qė mbrrinin nga njė vend i varfėr ishte njė parajsė. Nė qytetin Heksinki kemi ēaste tė hidhura. Pėrfaqėsuesi i kombėtares shqiptare isha me kėpucė tė krisura. Pėr tė mos e mėsuar arbitri jam vonuar nė dhomat e zhveshjes. Por nė vitin 1980, me austriakėt ishte krejt ndryshe. Ata nuk e tresnin dot rregjimin tonė. Duke e dalluar qė larg varfėrinė tonė gazetat e kėtij vendi shkruanin: "Erdhėn shqiptarėt me trasta nė duar".



    Llambi Peēini: Je djalė kulaku



    Unė dhe motra gjimnazin e mbyllėm me 10-ta. Pėr arsye biografike nuk na dhanė arsimin e lartė. Shkaqet ishin, gjyshi Nusreti dhe 2 dajat tė dėnuar me burg politik. Ndjehesha po aq i dėshpėruar, 18 vjeē lojtar i kombėtares. Bėja ēdo vit lutje me shpresė, megjithėse ēdo javė fitoja anketėn e gazetarėve dhe trajnerėve. Isha nė rrugėn e dyzimit, mes dėshirės sė thellė dhe rrugės pa kthim. I miri, Agron Dauti, futbollist i "Dinamos", qė ishte vlonjat, mė rregulloi letrat tė shkoja me "Dinamon" mė pas me kombėtaren. Nė ’76 nuk u thirra asnjėherė nė "Shpresa", isha fitues ēdo javė. Nė ’82 mė largojnė nga kombėtarja. Nuk mė dhanė as shkollėn. Shkova tek kryetari i degės Llambi Peēini. Kush janė arsyet, qė mė pėrplasin andej kėndej, siē zhvillohej lufta e klasave. Ti nuk e di kush je, tha, dajat e t’u janė armiq tė partisė.



    Letrat anonime

    Ndėrkohė vajtjet dhe largimet e mia nė kombėtare kanė pėrshkruar njė amplitudė tė atillė, kur dobėsohej lufta e klasave, mė thėrrisnin, kur ashpėrsohej mė largonin, por ajo asnjėherė nuk u shua pėr mua. Sapo isha grumbulluar nė atė pranverė me kombėtaren, kur nga qyteti i Vlorės drejt KQ, kishin vėrshuar qindra letra anonime. Pėrse tė vejė nė kombėtare djali i kulakut? 22 vjeē kam marrė shiritin e kapitenit. Kur thėrrisnin shokėt nė kombėtare, ndihesha nė vėshtirėsi.

    Kur u kthyem nga Polonia u derdh vreri mbi ne. Agjentėt e sigurimit pikasėn ca orė orė tė padeklaruara dhe pėrjashtuan nga ekipi 50% tė skuadrės. V. Rucin, Taho, P. Ruci, V. Daullja, A. Ziai.


    "Merrni shembull nga Novosela

    pėr rendimentin e grurit"

    Na kanė thirrur nė komitet sepse kishim humbur ca ndeshje. Merrni shembull nga Novosela dhe Kuēi, na thanė, qė ka rritur rendimentin e grurit dhe tė misrit 10 herė. Ē’punė kishim ne me grurin dhe misrin, kjo s’merrej vesh. Ata rritėsit e rendimentit jetonin 10 muaj me bukė misri. Kur shkuam nė Barcelonė, P. Ruci doli tek shkallėt e autobuzit dhe bėnte formacionin. Trajneri: Ramiz Alia, portier: L. Ēuko, qėndrėmbrojtės: Pali Miska. Njė futbollist beratas na tha: siē flisni ju tė fusni nė burg.

  7. #7
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    kenaqsia ime motla

    Moj ka qene gje gjitoni jone ky Vasil Ruci???
    se si kshu me duket me sa mbaj mend une
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  8. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Yeap ... ka qene

  9. #9
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime
    FUTBOLLISTI I TALENTUAR VASIL RUCI NGA DHERMIU I HIMARES NE NDESHIEN ME BARCELONEN ME 1986

    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  10. #10
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    ...........

  11. #11
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    958
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Pershendes gjithe futbollisteve te Flamurtarit ne vite,sidomos vellezerit Leonidha e Spiro Curi,komshite e mi.Gjithashtu pershendes Alfred Zijain,Memushin ,Cipin,simpatizant.
    Shume tifoze e sportit futboll nuk jam,po me skuadren e Flamurtarit ne futboll ,jam tifoze e terbume.Lujn me gjak,te bejne per vete.
    Si perfundim po le pershendetjen per ty KoTeLe VL,qe na solle ket teme interesante e qe na con back ne vite nostalgjie......pershendetje nga Jessi89..........
    Wild and crazy can't be lazy

  12. #12
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    jessi89 flm hon si per pershendetjen ashtu
    edhe per fjalet e tua rreth Flamurtarit.


    Po ve nje poezi per Flamurtarin.... te gjetur ne nje web.

    17 dhjetor tetedhjete e nente,
    kjo e diel do te mbahet mend
    kush e la fushen e blerte
    Vasil Ruci mjeshtri me flete

    Vasil Ruci ngele figure,
    Vlores nuk I vjen me kurre
    Shume kujtime ne na le
    brez pas brezi emer ke.

    I gjithe stadiumi u merzit
    Plot me lot I mbyshi syte
    Na e ka ,sna eka enda
    Vasil Ruci;sben me nena.

    Stafeten e Mexhit brigadierit
    Me lat e coi Vasil xhongleri.
    Nentedhjete e nente gola plot
    Na I mbushe syte me lot.

    Brohoret stadiumi,dhe tundet toka
    E gjithe Vlora brohoret me nota
    VASIL, VASIL TI JE BOTA .

    Ti je bota ne Vloren tone
    ti je bota ne Barcelone
    ti je bota ne A.U.E
    VISMUT A.U.E ,TRE GOLA KE NGA NE

    Nen kampion 5 here ke dale
    Vetem 1 here ne vend te pare
    Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
    Barcelone ty te gjeta.

    Barazim dole ne Vlore
    barazim ne Barcelone
    u ktheve me koken larte
    tregove futbollin vlonjat.

    Dikush foli poshte larte
    Flamurtari do haje 7
    Ja qe nuk doli ashtu
    Superklubi dhesh hengri dru

    Shume i fryre vjen Beogradi
    Deklaron fitojme tek labi
    Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
    Flamurtari i dha dru.

    Goli I rrepte I Ijadhit
    Eleminoi Beogradin.
    Ah po erdhen dot atje ,
    Pa 4 gola ;ikni nga ne .

    Erdhi dita ne Beograd
    Betohen do rrahin ekipin lab,
    Del ne skene SOKOL DUKATI
    Qe ben gol te Beogradi

    100 here topin ta gjuaj
    jam ne gjendje ta nenshkruaj
    deklaron SOKOLI vete
    se kuptoj si shkoj ne rrjete.

    Vlora ne turin e trete
    Se ka bere asnje brez
    Me futbollin dinjitoz,
    I tregove botes qe loz

    Brez i arte brezi vlonjat
    ansambel qe luan art.
    artin e futbollit modern
    ne BRAZIL e ka folene

    OSMAN MULA dergon leter
    Berti jepja VASILIT patjeter
    mos harro jepja ne dore
    ta dergon OSMAN MULA regjizor

    Shume te drejte kane shkodranet
    Vlora u ka gjetur anen
    i thone plot 15 vjet
    qe ne Vlore kane pare gazep

    Me Tiranen s'te ka ecur
    kampionatin ta kan hequr
    me ne fund ja gjete anen
    2-0 rrahe Tiranen

    Po e nis sipas rradhes
    qe ti hyj ne zemer taves
    po e nis me portierin
    dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin

    Arapi shtate larte ne porte
    ka ardhur ne forme te plote
    po ta rruaj kete forme
    ky portier te nderron

    Mbrojtjen tone e kane zili
    anembane ne Shqiperi
    Cipi,Taho,Iljadhi,Dema
    mbrojtesa klasi te ka endrra

    GjERGJI DEMA porsi skile
    mbrojtes i djathte si XHENTILE
    qendermbrojtesa si celik
    RRAPO TEHO DHE KRESHNIK

    RRAPUA floket krele-krela
    eshte i shpejte si PASARELA
    ILJADHI alamet djali
    mbrojtes i majte si ORJALI

    Mesfusha mjaft teknike
    me lojtare yje drite
    GJONDEDA mbi te tjere
    si FALKAO timonier
    te triblon me lehtesi
    eshte i shpejte si PLATINI

    edhe ti 18-vjecar VIKTORI
    je teknik si ZHUNJORI
    VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
    kur luan merr cmimin NOBEL

    Memushi mushkrite e forta
    e luan topin ne dy porta
    DAULLJA ka fiziken
    kur luan te kall friken
    Ja dhe BUBEQI me i gjati
    si SOKRATES ngjan nga shtati

    I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
    luan ne fushe si MARADONA
    BUBEQI par esmer
    sulmues i forte si Eder

    Ai eshte kali i trojes
    shkodraneve u ka mmare gojen
    gjithe golat qe ka shenuar
    eshte koka qe e ka nderuar
    plus kokes ben loje pa top
    asnje mbrojtes se mban dot

    Kushta po te loz
    ben emer ne Evrope
    sic ka qene vite me pare
    nder me te miret ne 24-vjecare

    I fizikshem shume i gjalle
    kur luan te mer zvarre
    po te njohesh aftesite e tija
    me i miri qe ka SHQIPERIA

    VLORA jone heroike
    moj faqebardha simite
    ne momente shume te renda
    ti si det shperthen nga brenda

    Te lumte FLAMURTARI YNE
    ngule gjunje,shtyve syne
    gjithe yjet e BARCELONES
    ne gjunje perpara VLORES

    I dhe mesim EVROPES
    ti vere gishtin kokes
    dhe ne jemi Evropian
    ne te bukurin BALLKAN

    Golin qe beri VASILI
    s'ish buqete as lule prilli
    ishte vule,vule dylli
    rralle na e kishte pare syri

    RRAPO TAHO u betua
    LINEKER ke pune me mua
    brez i arte je Flamurtar
    VASIL RUCI ne plan te pare

    Dy fjale per ty trajner
    e gezofsh vendin me nder
    Do te rruash ecurine ?
    ne ekip vendos disipline

    Disiplina ka sukses
    ka fitore ka progres
    ilac qe perdor gjithe bota
    ku kalon provime te forta

    E nisa kete rradhe me VASILIN
    pa vecuar kolektivin
    ky brez eshte brez i arte
    brezi me i mire i futbollit vlonjat

    Dhe rezervat rrine ne stol
    bashke me ne bertasin GOL. GOL
    FLAMURTAR ti je bota
    ty zili te ka Evropa

    E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
    ti per ne ishe dhe mbetesh yll
    shembull merrni anembane
    nga lojtari veteran...........

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    -----------------------------------------------

    Numri 1

    -----------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  14. #14
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Foto nga ndeshja Flamurtari Vlore - Wismut Aue 2 - 0
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #15
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Nje foto tjeter nga ndeshja Flamurtari - Barcelona e cila perfundoj me rezultatin 1 me 0.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #16
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Elbasan
    Mosha
    31
    Postime
    4,462
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 16 postime

    Pershendetje

    Flamurtari Nje Skuader Me Emer ka Qene Po Kte Vit Ka Rene Ca Dmth Keto Vitet E Fundit. Kotelja Te Uroj Fat Ne Skuadren E Zemres
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  17. #17
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Citim Postuar mė parė nga CLAY_MORE
    Flamurtari Nje Skuader Me Emer ka Qene Po Kte Vit Ka Rene Ca Dmth Keto Vitet E Fundit. Kotelja Te Uroj Fat Ne Skuadren E Zemres
    CLAY_MORE ke te drejte , keto vitet e fundit
    spo e degjojme me fare si skuader.
    Nejse shpresoj qe seshpejti ta marrin prape veten sic kane qene
    disa vite me perpara.

  18. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime
    Pergezimet e mia per temen e bukur.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #19
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Faleminderit stormo

  20. #20
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Ska ndonje tifoze te Flamurtarit ketu
    te na japi ca lajme te reja ?

Faqja 1 prej 9 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 11:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 12:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •