----------------------------------------------------------------
Tomori, pretendenti i vendit tė katėrt, e ka mbyllur me turp serinė e takimeve brenda fushės sė vet. Ėshtė hera e tretė qė futbollistėt e Tomorit humbasin para sportdashėsve tė tyre, duke bėrė figurėn mė tė keqe qė mund tė bėjė njė skuadėr, e cila deri para pak kohėsh ishte pretendente pėr titull. Humbja e radhės ka ardhur nga Flamurtari i Vlorės, i cili nėn drejtimin e mjeshtrit Vasil Ruci, ėshtė rikthyer nė ditėt e tij mė tė mira. Edhe nė takimin me Tomorin, vlonjatėt kanė demonstruar njė lojė plot fantazi, tė finalizuar me dy gola qė mbajnė firmėn e futbollistit mė tė mirė nė fushė, Sisoko, i cili ishte edhe ndėshkuesi i Tomorit. Nga ana tjetėr pamė njė Tomor plotėsisht tė ēakorduar, qė nuk mundi tė bėnte asgjė para njė Flamurtari tė konsoliduar dhe plot variacione. Deri nė minutėn e 20-tė tė pjesės sė parė loja ishte e ekuilibruar dhe u zhvillua nė rrethin e mesit tė fushės. Do tė vinin minutat 26 dhe 27, kur mbrojtėsi Stavri pėr Tomorin dhe Sisoko pėr Flamurtarin dhanė shkėndijat e para pėr portierėt respektivė. Ata qė zhbllokojnė rezultatin janė vendėsit nė minutėn e 34-t tė pjesės sė parė, kur i riu Hoēo ka ēuar nė rrjetė njė top tė harkuar nga kėndi nga Ymeraj. Por vetėm dy minuta ka zgjatur gėzimi i beratasve, pasi nė Sisoko ka kthyer nė gol njė 11-metėrsh tė fituar me meritė nga Rustemi. Me rezultatin 1-1 skuadrat shkuan nė dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytė nisi tė diktohet sėrish nga vlonjatėt, tė cilėt rrezikuan me problematikun Sisoko dhe Nenajn. Gjithēka pėrfundoi nė minutėn e 70-tė, kur Sisoko shfrytėzoi njė top brenda zonės dhe nė rrėmujė e sipėr gjeti njė tė ēarė pėr ta dėrguar topin nė rrjetė, duke shėnuar golin e dytė tė tij dhe tė fitores pėr skuadrėn. Pas kėtij goli, Tomori u ēorientua, sepse futbollistėt luanin secili pėr hesap tė tij. Sikur tė mos mjaftonte humbja, nė minutėn e 75-tė u shėnua njė rast i paprecedent. Trajneri Mile kėrkoi ndėrrimin e Ymerajt me Kurtin, por vlonjati nuk pranoi tė dalė dhe vazhdoi lojėn. E pas kėtij rasti nuk mund tė flitej mė pėr futboll. Ndoshta do tė jetė Mile ai qė duhet tė marrė njė vendim. Gjithsesi, Tomori e ka mbyllur me turp ndeshjen e fundit nė stadiumin e tij.
Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "E kishim vlerėsuar takimin dhe besoj se zhvilluam njė lojė tė mirė. Futbollistėt i zbatuan me korrektėsi detyrat dhe treguan se janė njė skuadėr nė rritje. Tomori ka probleme qė duhet t'i zgjidhė, ndryshe do tė reflektojė rėnie. Jam i kėnaqur me rezultatin dhe jam optimist pėr Flamurtarin e sezonit tjetėr."
Kristaq Mile, trajner i Tomorit, nuk u prononcua.
----------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt