Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 178
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ----------------------------------------------------------------

    Tomori, pretendenti i vendit tė katėrt, e ka mbyllur me turp serinė e takimeve brenda fushės sė vet. Ėshtė hera e tretė qė futbollistėt e Tomorit humbasin para sportdashėsve tė tyre, duke bėrė figurėn mė tė keqe qė mund tė bėjė njė skuadėr, e cila deri para pak kohėsh ishte pretendente pėr titull. Humbja e radhės ka ardhur nga Flamurtari i Vlorės, i cili nėn drejtimin e mjeshtrit Vasil Ruci, ėshtė rikthyer nė ditėt e tij mė tė mira. Edhe nė takimin me Tomorin, vlonjatėt kanė demonstruar njė lojė plot fantazi, tė finalizuar me dy gola qė mbajnė firmėn e futbollistit mė tė mirė nė fushė, Sisoko, i cili ishte edhe ndėshkuesi i Tomorit. Nga ana tjetėr pamė njė Tomor plotėsisht tė ēakorduar, qė nuk mundi tė bėnte asgjė para njė Flamurtari tė konsoliduar dhe plot variacione. Deri nė minutėn e 20-tė tė pjesės sė parė loja ishte e ekuilibruar dhe u zhvillua nė rrethin e mesit tė fushės. Do tė vinin minutat 26 dhe 27, kur mbrojtėsi Stavri pėr Tomorin dhe Sisoko pėr Flamurtarin dhanė shkėndijat e para pėr portierėt respektivė. Ata qė zhbllokojnė rezultatin janė vendėsit nė minutėn e 34-t tė pjesės sė parė, kur i riu Hoēo ka ēuar nė rrjetė njė top tė harkuar nga kėndi nga Ymeraj. Por vetėm dy minuta ka zgjatur gėzimi i beratasve, pasi nė Sisoko ka kthyer nė gol njė 11-metėrsh tė fituar me meritė nga Rustemi. Me rezultatin 1-1 skuadrat shkuan nė dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytė nisi tė diktohet sėrish nga vlonjatėt, tė cilėt rrezikuan me problematikun Sisoko dhe Nenajn. Gjithēka pėrfundoi nė minutėn e 70-tė, kur Sisoko shfrytėzoi njė top brenda zonės dhe nė rrėmujė e sipėr gjeti njė tė ēarė pėr ta dėrguar topin nė rrjetė, duke shėnuar golin e dytė tė tij dhe tė fitores pėr skuadrėn. Pas kėtij goli, Tomori u ēorientua, sepse futbollistėt luanin secili pėr hesap tė tij. Sikur tė mos mjaftonte humbja, nė minutėn e 75-tė u shėnua njė rast i paprecedent. Trajneri Mile kėrkoi ndėrrimin e Ymerajt me Kurtin, por vlonjati nuk pranoi tė dalė dhe vazhdoi lojėn. E pas kėtij rasti nuk mund tė flitej mė pėr futboll. Ndoshta do tė jetė Mile ai qė duhet tė marrė njė vendim. Gjithsesi, Tomori e ka mbyllur me turp ndeshjen e fundit nė stadiumin e tij.


    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "E kishim vlerėsuar takimin dhe besoj se zhvilluam njė lojė tė mirė. Futbollistėt i zbatuan me korrektėsi detyrat dhe treguan se janė njė skuadėr nė rritje. Tomori ka probleme qė duhet t'i zgjidhė, ndryshe do tė reflektojė rėnie. Jam i kėnaqur me rezultatin dhe jam optimist pėr Flamurtarin e sezonit tjetėr."

    Kristaq Mile, trajner i Tomorit, nuk u prononcua.

    ----------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Vasil Ruci jep doreheqjen

    -------------------------------------------------------------------

    Drejtuesit e Flamurtarit e panė tė udhės qė nė nė ndeshjen e fundit me Besėn, skuadra e tyre tė paraqitej me formacionin e tė rinjve. Sipas tyre, kjo ndeshje nuk kishte ndonjė rėndėsi, ndaj do tė ishte mė mirė qė trajneri Ruci tė aktivizonte lojtarė tė marrė nga ekipi U-19. Trajneri Vasil Ruci, i cili nė njė konferencė pėr shtyp tė dhėnė ditėn e diel ka deklaruar dorėheqjen e tij nga stoli i Flamurtarit, sqaron se kėtė vendim e ka marrė sepse i pėrfundoi kontrata qė kishte me drejtuesit e skuadrės.

    "Unė kam nėnshkruar njė kontratė me kryetarin e bashkisė pėr tė qenė trajner i Flamurtarit nė 7 ndeshjet e fundit tė kampionatit, duke pasur si objektiv shpėtimin e skuadrės prej rėnies nga kategoria. Nė kėto 7 ndeshje, Flamurtari mori 5 fitore dhe e realizoi objektivin. Duke pasur parasysh se kontrata ime pėrfundoi, unė dhashė dorėheqjen. Dua tė falėnderoj kryebashkiakun Gjika, i cili i qėndroi afėr skuadrės, si dhe stafin drejtues dhe tė gjithė lojtarėt. E theksoj se dorėheqja ime lidhet vetėm me pėrfundimin e kontratės dhe asnjė faktor tjetėr," - u shpreh trajneri vlonjat.

    Ne fakt, nė ambientet sportive qarkullonin zėra se trajneri Ruci u largua, sepse skuadra e tij humbi me Besėn, por "kompetenti" ka hedhur poshtė gjithēka. Ndėrkohė, nė lidhje me ndeshjen me Besėn, ai ėshtė shumė i rezervuar, duke e trajtuar atė si njė ngjarje tė radhės.

    "Ajo ndeshje nuk kishte ndonjė rėndėsi pėr ne, ndaj vendosėm tė aktivizojmė lojtarė tė rinj, si nė tė gjitha ndeshjet e fundit," - sqaroi trajneri Ruci. Mė pas, ai bėri tė ditur se ėshtė i gatshėm pėr t'u rikthyer nė detyrėn e trajnerit nėse do t'i bėhet ofertė nga drejtuesit e Flamurtarit.

    "Tė jesh trajner i Flamurtarit ėshtė kėnaqėsi, por duhet pranuar se vėshtirėsitė janė tė mėdha. Pėr vite tė tėra nė kėtė skuadėr pėrgatiten breza tė rinjsh mjaft tė talentuar. Vėshtirėsia qėndron nė faktin se ka shumė lojtarė dhe ėshtė tepėr e vėshtirė tė zgjedhėsh me tė mirėt e mė tė mirėve. Pėr njė gjė jam i bindur: Flamurtari nuk ka pėr tė kaluar kriza si mė parė. Nė rast se do tė mė bėnin ofertė pėr tė qenė sėrish trajner i kėtij ekipi, do tė mendohesha shumė pėr tė dhėnė pėrgjigje, por them se do tė thosha "po". Pėr gjithēka do tė flasė koha," - pėrfundoi trajneri Ruci.

    -------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    -------------------------------------------------------------------

    Pas Geri Ēipit, edhe njė mbrojtės tjetėr i kombėtares i shtohet Flamurtarit. Ai ėshtė shtatlarti Ervin Fakaj, i cili ka rėnė dakort me ofertėn e drejtuesve tė klubit vlonjat pėr t'u bashkuar dhe kontribuar kėtė sezon pėr ekipin e Flamurtarit.
    Mbrėmė, rreth orės 22, pas njė takimi pa protokoll nė njė nga lokalet e qytetit tė Vlorės, midis kryetarit tė bashkisė Shpėtim Gjika dhe drejtorit teknik Pėrparim Lushaj, mbrojtėsi vlonjat Ervin Fakaj ka pranuar ofertėn pėr tė luajtur gjatė sezonit tė ri nė radhėt e Flamurtarit. Pas arritjes sė kėsaj marrėveshjeje, vetė Fakaj do tė deklaronte: "Preferoj qė tė luaj kėtė sezon pėr Flamurtarin, skuadėr ku u linda dhe u pėrgatita si futbollist. Shpresoj, qė sė bashku me Ēipin, Drizėn, por edhe futbollistėt e tjerė tė rinj tė ekipit, t'i kthejmė Flamurtarit emrin dhe lavdinė e dikurshme".

    -------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Flamurtari e nis me fitore!

    --------------------------------------------------------

    Beselidhja - Flamurtari 2:3

    Vlerėsim maksimal i takimit nga tė dy kampet. Besėlidhja ka qenė tėrė javėn e angazhuar pėr ndeshjen, madje e grumbulluar. Vendėsit, qė nuk kishin humbur nė Lezhė gjatė gjithė kampionatit tė kaluar, e provuan shijen e humbjes qė javėn e parė tė kampionatit tė ri. Vlonjatėt e kishin vlerėsuar takimin nė Lezhė, pasi kishin udhėtuar drejt saj qė njė ditė para. Pasi ish-futbollisti lezhjan, Avdi Hasia, ka bėrė shkelmimin simbolik tė topit, ka filluar loja. Fillimisht ishte Besėlidhja qė ushtroi presion nė portėn mike, nė kėrkim tė golit, por e pėsoi nga kundėrsulmi i parė vlonjat. Sisoko iu vodh mbrojtjes lezhjane, qė ishte e vendosur gabim, dhe shėnoi golin e parė. Ishte minuta e 8-tė dhe lezhjanėt u hodhėn totalisht nė kėrkim tė golit tė barazimit, por lanė hapėsirė nė mbrojtje, qė u shfrytėzua mjeshtėrisht nga miqtė, tė cilėt nė minutėn e 15-tė, me njė kundėrsulm tė shpejtė, shėnuan golin e dytė me Begajn. Nuk u pajtuan lezhjanėt me kėtė disavantazh, por vazhduan tė sulmojnė. Nė minutėn e 24-t, Beka ka depėrtuar brenda zone, ėshtė penguar nė mėnyrė tė parregullt dhe gjyqtari Pashaj ka dhėnė penallti, tė cilėn e ka kthyer nė gol Gjergji. Nė kėto kushte ėshtė rihapur takimi. Vendėsit synuan barazimin, por portieri Gjondeda ka bėrė mrekullinė, duke grushtuar topin e goditur fort nga Pėrloshi. E ndėrsa Besėlidhja sulmoi dhe humbi raste, vlonjatėt ishin mė racionalė, duke kundėrsulmuar rrezikshėm. Nė fund tė pjesės sė parė ata mund tė kishin shėnuar sėrish, por kėtė radhė vendėsit i ndihmoi fati. Pėrloshi punoi mjaft mirė nė mesfushė, duke shėrbyer pėr shokėt, por ata ishin konfuzė dhe kur pritej tė barazonte Besėlidhja, ka ndodhur e kundėrta. Pas ekzekutimit tė njė kėndoreje nga vlonjatėt, Dikson, i pambuluar, ka kėrcyer fuqishėm dhe me kokė e ka pėrplasur topin nė rrjetėn e Vashakut pėr tė tretėn herė. Dikson kishte mundėsi tė shėnonte sėrish, kur u gjend i vetėm farė pranė portės, por bėri mė tė vėshtirėn, duke e dėrguar topin jashtė kuadratit. Njė gabim tė tillė e ka pėrsėritur edhe Malota nė portėn vlonjate. Kur loja po i drejtohej fundit, Beka ka shkurtuar diferencėn e golave pėr Besėlidhjen. Por vetėm kaq, pasi Besėlidhja ka humbur ndeshjen dhe vlonjatėt janė larguar kokėlartė nga Lezha. Megjithėse Besėlidhja kreu njė volum tė madh loje, gaboi nė mbrojtje dhe shfaqi mangėsi tė theksuara nė veprimet sulmuese.


    H.Hoxha, ndihmėstrajner i Besėlidhjes: "E kishim vlerėsuar maksimalisht ndeshjen dhe nė pjesėn e parė dhamė maksimumin, por u ndėshkuam nga gabimet e mbrojtjes. Tri herė gabuam dhe tri herė e pėsuam. Nuk e meritonim kėtė humbje, pasi zhvilluam njė volum tė madh loje."

    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Ishte njė fillim i mbarė. Na duhej fitorja pėr tė pretenduar realizimin e objektivit tonė. Ishte njė atmosferė shembullore nė stadiumin e Lezhės dhe do tė kisha dėshirė ta gjeja kėtė atmosferė edhe nė rrethe tė tjera. Pėr kėtė falėnderoj futbollistėt lezhjanė, publikun dhe organizatorėt."

    Burimi: Sporti

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #45
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    103 falenderime nė 94 postime
    Jam kurioze tė di , sa rrogė merr nė njė vit njė futbollist nė Shqipėri ( jo i kombėtares).
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    -------------------------------------------------

    Nuk ka rroga fikse "Zemra ime"!!

    -------------------------------------------------

    Flamurtari ka arritur fitoren e dytė nė po kaq javė tė luajtura. Kėtė radhė, ai mundi nė fushėn e tij 4-0 Butrintin. Ky ishte takimi i parė i zhvilluar nė Vlorė, pas rikonstruksionit tė fushės, dhe ka qenė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, qė ka prerė shiritin e pėrurimit. Para se veterani Uran Xhafa tė shkelmonte topin e parė, ėshtė mbajtur njė minutė heshtje nė nderim tė ish-futbollistit Agim Murati, qė ėshtė ndarė nga jeta. Pas fitores sė njė jave mė parė me Besėlidhjen, Flamurtarit nuk iu krijuan shumė vėshtirėsi pėr tė fituar ndaj Butrintit, i cili nė pėrgjithėsi ėshtė shfaqur njė skuadėr modeste dhe e paorganizuar mirė nė lojė. Sinjalin e parė e ka dhėnė Nenaj, i cili ka krijuar pėshtjellim nė mbrojtjen kundėrshtare nėpėrmjet shmangieve plot finesė, ndėrsa Sisoko, nė dy raste, nuk ka treguar kujdes nė goditjet drejt portės. Pas minutės sė 15-tė, presioni i vendėsve u rrit, por Dikson, Sisoko, Imeraj dhe Nenaj shpėrdoruan disa raste tė krijuara para portės tė sarandiotėve. Goli i Sisokos nė minutėn e 19-tė i ka motivuar vendėsit, duke e shpėrngulur lojėn gjatė gjithė pjesės sė parė nė fushėn e miqve. Pak minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė ishte Imeraj qė goditi fort topin e ardhur nga Nenaj, duke fiksuar rezultatin nė 2-0. Edhe nė pjesėn e dytė, vlonjatėt u paraqitėn me tė njėjtėn mėnyrė loje, ndonėse nė disa raste disa lojtarė dilinin jashtė detyrave taktike. Sulmuesi nigerian shfaqi shenja lodhjeje dhe trajneri Ruci me tė drejtė e zėvendėsoi. Gjithsesi, nisur edhe nga kundėrshtari qė kishin pėrballė, vlonjatėt arritėn tė shėnonin edhe dy gola tė tjerė nė pjesėn e dytė. Sarandiotėt vetėm nė pak raste e vizituan portėn e Gjondedės, me anė tė kundėrsulmit tė Zylyftarit dhe Faslliut, por pa rezultat. Pas kėsaj jave, Flamurtari kryeson renditjen me pikė tė plota.

    -------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    --------------------------------------------------------

    Dje pasdite, nė pallatin e sportit tė Vlorės ėshtė zhvilluar njė ndeshje miqėsore midis skuadrės vendėse tė Flamurtarit, kampione e Shqipėrisė, dhe ekipit italian Manhatan Basket nga Peskara, qė militon nė grupin B1. Ndeshja mes dy ekipeve ka qenė mjaft e fortė dhe me shumė rivalitet, ēka e tregojnė edhe shifrat pėrfundimtare tė ndeshjes, 79-70 pėr Flamurtarin.

    Trajneri vlonjat Toska hodhi nė fushė Alikon, Denekon, Sakon, Hykėn e Golemin, ndėrsa tė gatshme ishin edhe Myrto, Hila, Rrapaj, Gjokaj e Demiraj, tė cilat bėnė njė paraqitje tė mirė nė kėtė ndeshje (u gjykua nga dyshja Bekteshi-Cici). Gjatė gjithė kohės, sfida ka qenė e ekuilibruar, por me njė epėrsi tė lehtė tė vlonjateve, qė udhėheqin 20-16 nė mbyllje tė periodės sė parė dhe me shifrat 42-39 pėrfundon pjesa e parė. Asgjė nuk ndryshon edhe nė 20 minutat e dyta tė takimit (56-52 mbyllet perioda e tretė), qė gjithnjė udhėhiqet nga basketbollistet e Flamurtarit, qė fitojnė krejt ndeshjen me rezultatin 79-70. Ky takim u organizua nga Bashkia e Vlorės, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe "Sport Menagement" nė Itali.

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Flamurtari - Egnatia 3:1

    --------------------------------------------------------

    Flamurtari ka fituar dje 3-1 ndaj Egnatias nė fushėn e tij. Objektivi i vlonjatėve ka qenė tripikėshi dhe ata ia kanė arritur qėllimit pa shumė vėshtirėsi, ndėrsa Egnatia vazhdon tė mbetet nė fundin e tabelės me njė pikė. Ishte njė lojė e kėnaqshme nga tė dy ekipet, ku vlonjatėt dhe miqtė nga Rrogozhina, nėpėrmjet aksioneve tė organizuara mirė, kanė tentuar qė nė minutat e para drejt portave respektive.
    Ai qė e gjeti i pari rrugėn e rrjetės ka qenė lojtari me ngjyrė, Sisoko, i cili pas njė aksioni individual, depertoi brenda zonės dhe kaloi Flamurtarin nė epėrsi nė minutėn e 15-tė. Ky ėshtė goli i katėrt i senegalezit nė kampionat, ndėrkohė qė pas avantazhit, vlonjatėt u hodhėn tėrėsisht nė sulm dhe arritėn tė dyfishojnė nė minutėn e 31-tė, me anė tė sulmuesit tjetėr me ngjyrė, Dikson. Gjatė kėtyre minutave, vlonjatėt e pėrqendruan lojėn e tyre nga krahėt, ndėrsa kundėrshtari lėvizi shpejt nė fushė nėpėrmjet pasimeve tė shkurtra dhe tė sakta, por sulmuesit e Egnatias shpėrdoruan disa raste. Pjesa e parė u mbyll me rezultatin 2-0 nė favor tė Flamurtarit, ndėrsa nė pjesėn e dytė ishte skuadra e Egnatias qė reagoi dhe nė minutat e para e shpėrnguli lojėn nė gjysmėfushėn vlonjate. Nė njė nga kundėrsulmet e tyre, pikėrisht nė minutėn e 62-tė, Gjini e ka ngushtuar rezultatin nė 2-1. Por vetėm kaq, sepse lėvizja qė bėri trajneri Vasil Ruci, duke larguar lojtarin Dikson pėr tė futur Rustemin, rezultoi efikase. Rustemi, jo vetėm qė ka vulosur rezultatin nė 3-1, por ka ditur disa herė t'i shmanget mirė mbrojtjes kundėrshtare dhe tė dalė para portės. Kjo ishte fitorja e tretė pėr Flamurtarin, qė mbetet nė kreun e renditjes, njė pikė mė pak se Tomori i vendit tė parė.


    Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Jam i kėnaqur nga rezultati qė arritėm nė kėtė ndeshje, sepse u rikthyem te fitorja. Pavarėsisht nga renditja qė ka Egnatia nė klasifikim, ajo u shfaq njė ekip i organizuar mirė taktikisht, ndaj mendoj se do t'u hapė punė tė gjithė kundėrshtarėve. Gjithsesi, Flamurtari ka njė skuadėr tė pjekur, me elementė cilėsorė, ndaj besoj se do tė ngjitet nė superligė. Besoj se do tė vazhdojmė tė ecim nė rrugėn qė kemi nisur."

    Sokol Branica, trajner i Egnatias: "Skuadra qė unė drejtoj, pavarėsisht nga rezultati, ka luajtur njė futboll tė kėnaqshėm, duke i vėnė nė pozitė tė vėshtirė vlonjatėt. Ndėrkohė vlerėsoj shumė Flamurtarin, i cili me meritė synon titullin kampion kėtė sezon."

    --------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Vajzat vlonjate te basketbollit fitojne perseri

    ----------------------------------------------------------

    Flamurtari - Elbasani 105-66
    (22-17, 23-20, 35-16, 25-13)

    FLAMURTARI: Myrto, Rrapaj, Hila, Golemi, Gjoka, Deneko, Hasanaj, Komti, Demiraj, Sako. Trajner: V. Toska

    ELBASANI: E. Xhyra, Zejnelhoxha, Totolaku, Sh. Xhyra, Pisha, Gjini, Ēela, Dervishhasani, Kryemadhi, Sulenji. Trajner: A. Ēabiri
    Gjyqtarė: G. Shaqiri, O. Kasmi

    Flamurtari vijon serinė e fitoreve nė kampionatin kombėtar tė femrave nė basketboll, duke mposhtur dje skuadrėn e Elbasanit me rezultatin 105-66. Njė fitore e lehtė dhe e merituar e skuadrės vlonjate, njė tjetėr sukses qė kap shifrat e 100 pikėve tė shėnuara prej tyre, duke e renditur nė krye tė tabelės sė klasifikimit. Elbasani deri diku arriti tė ndiqte ritmin e diktuar nga vlonjatet, sidomos nė pjesėn e parė, pasi mė tej loja nuk pati mė histori, pasi basketbollistet e Flamurtarit u shkėputėn dhe fituan ndeshjen.
    Takimi nis i qetė dhe tė dyja skuadrat luajnė duke bėrė shumė gabime nė sulme. Flamurtari nuk arrin tė shkėputet ndjeshėm dhe perioda e parė pėrfundon 22-17 pėr vlonjatet, qė ndiejnė "presionin" e Elbasanit edhe nė periodėn e dytė. Miket luajnė mirė dhe nuk lėnė vlonjatet qė tė shkėputen. Kėshtu, pjesa e parė e ndeshjes mbyllet me rezultatin 45-37 pėr Flamurtarin. Kėtu loja ndėrron komplet pamje, pasi vlonjatet janė mė tė sakta nė lojėn e tyre, duke shėnuar plot 35 pikė brenda 10 minutave kundrejt 16 tė Elbasanit. Perioda e tretė mbyllet me shifrat 80-53 pėr vendėset, ku trajneri vlonjat Viron Toska aktivizon edhe vajzat e reja nė minutat e fundit, pėr ta ēuar lojėn drejt pėrfundimit me rezultatin 105-66. Njė sukses qė e pozicionon skuadrėn e Flamurtarit tė vetme nė vendin e parė nė klasifikim, ndėrsa Elbasani ngjitet nė vendin e tretė.


    Sporti
    ----------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #50
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Do ti shikoni fitoret kur te luani me Tomorrin jave tjeter:

    Kaq kisha une. Mos bej komente dhe mos harro ne ju shukojme nga lart ndersa ju nga posht!!!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ---------------------------------------------

    Keto jane pjese te marra nga Gazeta Sporti ne fakt. Aty nuk ka asnje koment personal. Thashe te jepja kontributin tim per ata qe jane te interesuar per Flamurtarin, po here tjeter do te marr leje ty para se te shkruaj!

    Sa per Tomorrin dhe Flamurtarin nuk ka krahasim! Anetaret e forumit e kane te qarte qe Tomorri ka me shume tradite dhe histori ne futboll ...

    ---------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  12. #52
    Drejteza Paralele Maska e Io_e_Te
    Anėtarėsuar
    24-02-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Glob Prej Balte
    Postime
    499
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    s'ka ci duhet Vladimir Grillos t'behet forumist!shoh qe gjerat ecin per se mbari

    p.s:s'para mar ere shum nga Flamurtaret me shoke(ama Vladimir Grillon e njoh
    eca thjesht ne gjurmet e miqve te vjeter(pershendetje Zeus!

    sorry per devijmin!
    gjith te mirat
    Nu stiam ca floarea amara a singuratatii are, daca o atingi pe obraz, sunetul unor pasi care pleaca.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ---------------------------------------------

    Edhe une te pershendes!

    ---------------------------------------------

    Ndryshe nga shumë skuadra të superligës dhe të kategorisë së parë, stafi teknik i Flamurtarit po punon mjaft mirë për përgatitjen e elementit të ri. Stërvitja e Flamurtarit ka vazhduar normalisht, madje edhe në fundjavë, sepse kampionati i kategorisë së parë është ndërprerë.

    Një pjesë e stafit teknik, me në krye drejtorin teknik Përparim Lushaj, në fundjavë e përqendroi vëmendjen te ndeshjet e të rinjve, paratërinjve dhe ato të ligës amatore. Kjo metodë pune është ndjekur nga drejtuesit vlonjatë edhe sezonin e shkuar.
    Si rezultat i saj, në formacionin e Flamurtarit aktualisht aktivizohen të rinjtë Aldo Guna, Bledion Guga, Taulant Kuqi, Arlind Rustemi, Halim Bega, Ermal Moqi, Olti Beqiri.
    Ish-futbollistët e viteve '80-'90, Sokol Kushta, Përparim Lushaj, Vasil Ruci, Eqerem Memushi, Latif Gjondeda dhe Theodhori Rama, të cilët përbëjnë stafin drejtues të skuadrës bregdetare, kërkojnë që me këta të rinj dhe të tjerë të përgatisin Flamurtarin e së ardhmes në superligë.
    Drejtori teknik Përparim Lushaj, pasi ka ndjekur nga afër ndeshjen e ligës amatore, Flamurtari-Apolonia, u shpreh:
    "Flamurtari ka në përbërjen e tij shumë djem të rinj, të përgatitur në shkollën vlonjate të futbollit. Strategjia jonë është të përgatisim Flamurtarin e superligës dhe për këtë duhen lojtarë të rinj, që premtojnë."

    Stafi vlonjat po i kushton vëmendje dhe të riut Ermir Imeraj, i cili vjen nga jashtë. Vlonjati Imeraj po kryen fazën e plotë përgatitore, për të qenë i gatshëm, sipas drejtuesve të skuadrës, për fazën e dytë të kampionatit. Gjatë ditëve të fundit, drejtuesit e Flamurtarit, pas bisedimeve me presidentin e Partizanit Albert Xhani, kanë bërë të mundur kthimin e 19-vjeçarit të talentuar Arbër Abilaliaj.
    "Po, është e vërtetë që sulmuesi Abilaliaj, nga dita e hënë, do të fillojë stërvitjen me Flamurtarin, pasi kemi rënë dakord me presidentin Xhani që ai të federohet me Flamurtarin. Puna për afrimin e të rinjve të talentuar te Flamurtari do të vazhdojë edhe në të ardhmen," - ka thënë Lushaj.

    ---------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Flamurtari fiton "derbin" e jugut

    ------------------------------------------------

    Flamurtari - Tepelena 4 :1

    Flamurtari: Gjondeda, Ēela, Behari, Bedini, Imeraj, Kuqi (D.Hoxha 70'), Sakaj (Moqi 71'), Begaj, Guna, Dikson, Sisoko.
    Trajner: P.Lushaj

    Tepelena: Kocali, Beshaj, Delibashi (Sheka 46'), Gaba, Kasneci, Zhupa, Heqimaj, Bilaj, Karamani, V.Xhafa, Ruēi.
    Trajner: A.Ymeri

    Shėnues: Dikson 26', 68', Guna 50', Bedini 60', Gaba 64'
    Gjyqtarė: S.Velēani (Patos), S.Zeka, M.Dervishi (Shkodėr)
    Karton i verdhė: Heqimaj

    Njė numėr i madh golash, 5 tė tillė, janė shėnuar dje nė takimin
    Flamurtari Tepelena, qė u fitua nga vlonjatėt 4-1. Tė dyja skuadrat kishin kohė qė pėrgatiteshin pėr kėtė ndeshje, pasi kampionati i kategorisė sė parė u ndėrpre pėr dy javė. E veēanta e takimit tė djeshėm kishte tė bėnte me mungesėn nė stol tė dy trajnerėve, Vasil Rucit tė Flamurtarit dhe Ilir Selimit tė Tepelenės, tė cilėt janė dėnuar nga komisioni i disiplinės nė FSHF. Gjithsesi, kėto mungesa nuk kanė sjellė tė papritura dhe as nuk kanė prishur parashikimin e fitores sė vlonjatėve. Duhet tė theksojmė se minutat e para tė kėtij takimi ishin tė barabarta, me njė lojė tė pėrqendruar nė mesfushė nga tė dyja skuadrat. Pas minutės sė 10-tė, lojtarėt e Flamurtarit janė shfaqur para portės kundėrshtare, falė njė organizimi mė tė mirė tė lojės tė mesfushorėve tė krahėve Sakaj dhe Begaj, si dhe pas pasimeve tė sakta tė Gunės. Pėrgatitja e manovrės sulmuese tė vendėsve u ka shkuar pėr shtat tė dy sulmuesve me ngjyrė Dikson dhe Sisoko, tė cilėt kanė shpėrdoruar shumė raste, pavarėsisht se rezultati pėrfundimtar ishte i thellė nė favor tė skuadrės sė tyre. Gjithsesi, po tė mendojmė se rezultati nuk u thellua mė tej, merita i takon portierit Kocali, qė me disa pritje mjaft tė vėshtira ėshtė bėrė shpėtimtar i skuadrės tepelenase. Minuta e 26-tė solli golin e parė tė Flamurtarit, tė shėnuar nga Dikson, i cili realizoi nė pjesėn e dytė edhe golin e fundit tė ndeshjes.
    Pushimi duket se u bėri mirė vlonjatėve, qė u shfaqėn mė kėmbėngulės nė 45 minutat e dyta. Pas fillimit tė pjesės sė dytė, vlonjatėt trefishuan rezultatin me Gunėn dhe Bedinin, ndėrsa goli i nderit pėr Tepelenėn u shėnua nga Gaba. Tepelena u mundua tė bėnte njė qėndresė tė fortė nė Vlorė, por lojtarėt e saj nuk mundėn ta bėnin njė gjė tė tillė pėrballė vlonjatėve tė karikuar.

    Sporti
    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  15. #55
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anėtarėsuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Lol ecc aty e paskemi kap veten

    Flamurtari Flamurtari Flamurtari Ole Ole oleeeeeeeeeeeeeeeee
    B

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Mosha
    40
    Postime
    1,079
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pyetje (pa kunj) per tifozat vlonjate: a ka dale ndonjehere Flamurtari kampion ne Shqiperi? Nqs po ne cfare viti ? Me sa di une ka dale shume here i dyti po asnjihere i pari. Po pys se ne shkolle te mesme kemi pas debatu me nje shokun tim nga Vlora qe pretendonte qe Flamurtari ka dale njehere kampion.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    --------------------------------------

    1990-1991

    --------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Mosha
    40
    Postime
    1,079
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Po e drejte qenka. Paska luajtur me Goterborgun ne Kupe te kampioneve, 0-0 ne Suedi, 1-1 ne Vlore.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Flamurtari mė nė fund kryeson

    -----------------------------------------------------------------

    Java e shtatė e Kategorisė sė Parė e luajtur dje ka sjellė ndryshime nė kreun e renditjes. Kėshtu, nė supersfidėn e luajtur nė stadiumin e Beratit midis Tomorit kryesues dhe Flamurtarit tė vendit tė dytė, triumfues kanė dalė miqtė qė kanė arritur tė fitojnė me meritė 2-1. Nė fakt, ekipi vlonjat ka bėrė njė lojė mjaft tė bukur, duke kėnaqur edhe spektatorėt e shumtė tė mbledhur nė stadiumin beratas. Gjithsesi, rezultati ėshtė zgjidhur pas mesit tė pjesės sė dytė.
    Nė minutėn e 71-tė, Guma kalon nė avantazh kuqezinjtė, ndėrsa katėr minuta para pėrfundimit nigeriani Dikson dyfishon shifrat. Goli i Ēerēizit nė minutat shtesė nuk sjell asnjė ndryshim. Kėsisoj, Flamurtari ngjitet nė vendin e parė me 18 pikė, duke lėnė nė vendin e dytė pikėrisht Tomorin me 16 pikė.

    -----------------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  20. #60
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Urime, urime Vlora, por shume shpejt do ta shikoni veten ne vend te dyte, nuk vjen kreu me nje fitore
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 11:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 12:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •