Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 178
  1. #21
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime
    Kur do kete lajme per Flamurtarin do i postoj une.
    Ose te tjeret moderatore qe do kene lajme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #22
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Ok Stormo faleminderit

  3. #23
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Sot nė stadiumin "Flamurtari" tė qytetit tė Vlorės ėshtė zhvilluar ndeshja e futbollit midis Flamurtarit tė Vlorės dhe Pogradecit. Flamurtari i gjendur tashmė nė Kategorinė e Parė (emėrim i kategorisė sė dytė) tė kampionatit Shqiptar tė futbollit pas zbritjes nė kėtė kategori vitin e kaluar ka fituar edhe sot me Pogradecin me rezultatin e ngushtė 1 - 0. Loja sot ka qenė e mirė pėr Flamurtarin dhe djemtė kanė ushtruar presion tė vazhdueshėm nė portėn pogradecare gjatė gjithė lojės.

    Vjen minuta e 15-tė e pjesės sė parė ku do tė konkretizohej epėrsia e vlonjatve, shėnon Gaqo Diamanti, mbrojtėsi veteran i Flamurtarit dhe rezultati shkon nė 1-0 pėr Flamurtarin. Gjatė gjithė takimit loja ka qenė nė favor tė Flamurtarit dhe pogradecarėt nuk kanė pasur raste tė pastra pėr shėnim nė portėn tonė tė mbrojtur nga Halili. Rikthehet nė skuadėr i dėmtuari i shumėpritur Roland Nenaj qė do ti jap ndihmesė tė madhe nė sulm nė ndeshjet e ardhėshme, pikėrisht nė repartin ku vuan mė shumė Flamurtari. Njė javė mė parė Flamurtari kishte fituar nė fushėn e Naftėtarit tė Kuēovės me rezultatin 2 - 0 me golat e shėnuar nga Gjoni. Tė mėrkurėn Flamurtari u kualifikua nė turin e tretė tė Kupės sė Shqipėrisė dhe shorti i ka vėnė pėrballė Teutėn e Durrėsit. Ndeshja e parė pėr kupė do tė zhvillohet nė datėn 20 tetor nė stadiumin e qytetit tė Durrėsit, ndėrsa ndeshja e kthimit do tė zhvillohet nė datėn 27 tetor nė Vlorė. Flamurtari me kėtė fitore tashmė ka 7 pikė.
    Rezultatet e tjera janė:
    Tomori - Luftėtari 2 - 2
    Skėnderbeu - Kastrioti 2 - 1
    Ja dhe Klasifikimi pėr kategorinė e parė
    Luftėtari 10 pikė
    Skėnderbeu 10
    Tomori 8
    Flamurtari 7
    Besa 7
    Kastrioti 4
    Apolonia 4
    Erzeni 4
    Besėlidhja 2
    Pogradeci 1
    Bylis 0
    Naftėtari 0




    2 Oct 2004

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Thumbs up Flamurtari i rikthehet fitores me Bylisin

    ----------------------------------------------------------------------------

    Flamurtari kthehet pėrsėri te fitorja. Pas humbjes 0-2 njė javė mė parė me Besėlidhjen, vlonjatėt kanė reaguar mirė, duke mposhtur pastėr 3-0 Bylisin nė stadiumin e Fierit "Loni Papuēiu". Minutat e para tė kėtij takimi janė karakterizuar nga njė epėrsi e lehtė e kuqezinjve, tė cilėt organizohen mirė nė mesfushė, ku evidentohet i talentuari Aldo Guna. Tė parėt qė vizitojnė portėn e Bylisit janė Shtrepi, Veizi dhe Bakiu, por gjuajtjet e tyre nuk pėrfundojnė brenda kuadratit. Pas 15 minutave tė para, vlonjatėt futen plotėsisht nė rrjedhėn e lojės dhe janė Bega, Sejfullai dhe Kuqi qė pėrdorin mjaft mirė lojėn nga krahėt nė drejtim tė Serjanit dhe Shtrepit. Nė minutėn e 27-tė, Shtrepi realizon golin e parė pėr Flamurtarin, pasi ka tribluar dy mbrojtės ballshiotė dhe portierin Nexhipi. Nė kėto minuta, kuqezinjtė shfaqen nė lojėn e tyre tradicionale tė pasit me njė takim dhe, pėr pasojė, dyshja Sejfullai-Shtrepi shėrben mjaft mirė pėr Serjanin, i cili realizon edhe golin e dytė. Pjesa e parė e takimit pėrfundon me rezultatin 2-0 pėr vlonjatėt, loja e tė cilėve ka qenė e njė niveli mjaft tė mirė. Gjithsesi, ballshiotėt e kanė ndryshuar disi lojėn e tyre nė pjesėn e dytė, por aksionet e Zeqos, Shabanit, Jahajt dhe Rexhės thyhen lehtėsisht nga mbrojtja vlonjate, me nė krye Drizėn. Djemtė e trajnerit Bifsha, ndonėse shėnojnė edhe golin e tretė me anė tė Serjanit, kanė shpėrdoruar edhe shumė raste tė tjera tė pastra. Zėvendėsimet e bėra nga tė dy trajnerėt nuk dhanė ndonjė efekt tė veēantė nė mėnyrėn e lojės dhe nuk ndikuan aspak nė rezultatin e arritur. Nė pėrfundim tė takimit, kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, ka bėrė njė pėrshėndetje falėnderimi pėr homologun e tij nga Fieri, Baftjar Zeqo, presidentin e Apolonisė, Koēo Kokėdhima, si dhe pėr drejtuesit e kėtij klubi pėr kushtet e mrekullueshme qė i janė krijuar Flamurtarit.

    ----------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Edmond Lutaj, sportisti i muajit shtator nė Suedi

    ------------------------------------------------------------

    Ish futbollisti i Flamurtarit, Edmond Lutaj ėshtė pėrzgjedhur si sportisti i muajit shtator nė Suedi nga gazeta “Stokholm City”. Lutaj, pėrveē se si lojtar, mban dhe rolin e trajnerit tė ekipit Assyriska qė luan nė kategorinė e dytė tė vendit skandinav. Futbollishqi shqiptar, aktualisht nė moshėn 37 vjeēare, luan edhe nė rolin e mbrojėsit nė ekipin e qytetit Sėdertjele nė afrėsi tė Stokholmit. Skuadra qė ai drejton si trajner dhe aktivizohet njėkohėsish edhe si lojtar, Assyriska, pretendon qė nė sezonin e ardhshėm ngjitet e nė kategorinė e parė ta kampionatit suedez tė futbollit.

    ------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    --------------------------------------------------------------

    Lapsus: Stokholmasi i vitit!

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ------------------------------------------------------------------

    Trajneri i Flamurtarit, Petraq Bifsha, ka dhėnė dje dorėheqjen. Kryetari i bashkisė, Shpėtim Gjika, pas barazimit qė Flamurtari arriti me Erzenin, shprehu shqetėsimin e tij nė lidhje me gjendjen e skuadrės. Nė takimin qė zhvilloi dje me drejtuesit e skuadrės, trajneri Bifsha kėrkoi dorėheqjen pėr shkak tė rezultateve tė dobėta dhe kryebashkiaku e pranoi atė. Nė tė vėrtetė, Flamurtarit i kanė munguar rezultatet pozitive gjatė tetė javėve tė para tė kampionatit. Bėhet e ditur se skuadra do tė drejtohet pėrkohėsisht nga sekretari i klubit, Sokol Kushta, ndėrsa Petraq Bifsha do tė kalojė nė detyrėn e tij tė mėparshme, atė tė inspektorit. Kujtojmė qė ai e kishte marrė drejtimin e skuadrės para fillimit tė sezonit, madje edhe faza pėrgatitore ėshtė kryer prej tij. Gjatė tetė javėve qė Flamurtari u drejtua nga trajneri Bifsha, nuk arriti tė merrte mė shumė se 11 pikė, pas 3 fitoresh, 2 barazimesh dhe 3 humbjesh.

    ------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #28
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    niceee ... zeus flm per informacionet

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Angry

    ---------------------------------------------------------------------------

    Golat e Cenkos dhe Gaxhajt, njėri i hapjes dhe tjetri i sigurisė, i kanė dhanė njė tripikėsh tė ēmuar Luftėtarit, i cili vazhdon tė qėndrojė nė vendet e para, ndėrkohė qė vlonjatėt shėnuan vetėm golin e nderit me anė tė Gugės. Luftėtari tregoi karakter tė fortė nė kėtė takim, duke pasur parasysh faktin se i mungonte kapiteni Ēoni pėr efekt kartonėsh, ndėrkohė qė nė momentet e fundit u "u tradhtua" edhe nga sulmuesi kryesor, Shehaj. Ky i fundit mungoi pėr shkak tė gripit dhe nė sulm mbeti i vetėm Muēo, i cili u ndihmua nga Cenko, Brahimi dhe tė tjerė. Ndėrkohė, Flamurtari disa herė ndėrmori sulme ballore, ku krahas Serjanit dhe Shtrepit, shfaqeshin pėrballė portės vendėse Sejfullai dhe Nenaj, i cili ishte mė i rrezikshmi pėr vlonjatėt. Sinjalin e parė nė portėn e Dahriut e jep Gaxhaj, njė nga mė efektivėt nga vendėsit. Mė pas ka provuar edhe Brahimi, por pa rezultat, ndėrsa miqtė kundėrpėrgjigjen me Nenajn. Portieri i Luftėtarit, Toēi, ka reaguar mjaft mirė ndaj gjuajtjeve tė vlonjatėve, tė cilėt e kėrkuan golin, por pa mundur ta gjejnė atė. Nga ana tjetėr, gjirokastritėt kanė krijuar njė pėshtjellim nė zonėn vlonjate pas njė goditjeje nga kėndi, ku finalizimi i Kacit e ka detyruar mbrojtėsin Driza ta nxjerrė topin sėrish nė kėndore, duke rrezikuar autogolin. Pjesa e parė mbyllet me njė gjuajtje tė Dhimės dhe me rrjeta tė paprekura. Pjesa e dytė nis me njė aksion tė rrezikshėm tė vendėsve, qė finalizohet nga Muēo, i cili ishte i pafat, pasi topi goditi vetėm shtyllėn e majtė tė Dahriut. Goli i parė i Luftėtarit vjen nė minutėn e 53-tė, kur Cenko ekzekuton me mjeshtėri njė goditje dėnimi jashtė zonės sė rreptėsisė dhe topi ndalon vetėm nė rrjetė. Edhe pas avantazhit, Luftėtari ka ushtruar presion me anė tė Gaxhajt, Muēos dhe Brahimit, duke e kėrkuar me kėmbėngulje golin e dytė. Ai vjen pikėrisht nė minutėn e 67-tė, me autor Gaxhajn. Ky gol i qetėson disi vendėsit, ndėrsa miqtė vlonjatė i vėrsulen gjyqtarit me pretendimin se topi nuk e kaloi vijėn fatale. Por anėsori Lamēe e ndoqi me kujdes aksionin dhe konstatoi se topi e kishte kaluar vijėn fatale para se tė grushtohej nga portieri Dahriu. Begaj krijon dy situata tė vėshtira nė portėn gjirokastrite, por Toēi ėshtė i pathyeshėm. Kur ndeshja po i afrohej fundit, Flamurtari arrin tė shėnojė me anė tė mbrojtėsit Guga, qė e pėrcjell topin nė rrjetė. Nė minutat e mbetura nuk ka asgjė pėr t'u pėrmendur dhe gjithēka pėrfundon me fitoren e vendėsve. Thanė pas ndeshjes Mustafa Hysi, trajner i Luftėtarit: "Luajtėm njė pjesė tė parė shumė tė mirė pa gabime nė tė gjitha repartet. Shėnimi i golit tė parė ndikoi mjaft pozitivisht nė lojėn tonė, por gjatė 10 minutave tė fundit ne lėshuam nė lojė. Gjithsesi, jam i kėnaqur nga rezultati." Sokol Kushta, trajner i Flamurtarit: "Nuk mund tė flitet pėr futboll nė ndeshje tė tilla, kur gjykimi e prish lojėn. Mė pėlqeu pjesa e parė, ku si ekipet ashtu dhe gjyqtarėt ishin nė lartėsinė e duhur. Po tė vazhdonte kėshtu, le tė fitonte edhe Luftėtari."

    ---------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Angry

    -------------------------------------------------------------------------------

    Ka qenė i pafat Flamurtari pėr tė marrė, qoftė edhe njė pikė, nė takimin me Tomorin, pasi sulmuesi Vangjel Mile, i futur nė lojė si zėvendėsues, ka shėnuar golin e fitores pėr beratasit nė minutat shtesė. Ai ka pėrfituar nga plogėshtia e momentit e tre mbrojtėsve vlonjatė, duke e shtyrė lehtė topin nė rrjetė. Takimi i zhvilluar dje nė stadiumin "Loni Papuēiu" ka qenė vėrtet i bukur, me raste tė pambarimta shėnimi pėr tė dyja skuadrat. Pranė golit kanė qenė Shtrepi, Nenaj, Serjani dhe Liēaj, pėr Flamurtarin, ndėrsa pėr Tomorin kanė rrezikuar Memelli, Varfi, Veliaj dhe Novi. Asnjė prej tyre nuk mundi tė shėnojė e ta zhbllokojė rezultatin, pėr mungesė pėrqendrimi nė momentin final. Formacioni i hedhur nė fushė, nga trajneri Mile, e ka qarkulluar mirė e shpejt topin dhe ėshtė shfaqur mė i freskėt fizikisht. Duhet thėnė se nė rezultatin e kėtij takimi, jo pak, ka ndikuar edhe gjykimi i kryesorit Ēekaj nga Laēi, i cili nuk ka dhėnė njė 11-metėrsh tė pastėr, nė favor tė Flamurtarit, pas pengimit nė mėnyrė tė parregullt tė Nenajt, brenda zonės. Ishte njė 11-metėrsh i pastėr qė ndoshta mund ta ndryshonte rrjedhėn e ndeshjes. Gjithsesi, Flamurtari nuk duhet tė shfajėsohet me gjykimin pėr humbjen e djeshme, sepse shkaqet e saj duhen gjetur brendapėrbrenda skuadrės dhe stafit tė saj drejtues. Ndonėse dje ishte i pafat, Flamurtari mund tė kishte bėrė diēka mė shumė, gjatė kėtyre javėve, pasi i ka pasur mundėsitė. Shumė prej specialistėve tė njohur tė futbollit vlonjat, tė pranishėm nė disa ndeshje tė Flamurtarit, janė shprehur se duhen bėrė menjėherė ndryshime nė skuadėr, por edhe nė stafin drejtues. Humbja e djeshme kuqezonjtė thuajse i ka nxjerrė jashtė objektivave, qė kishin pėr kėtė sezon. Thanė pas ndeshjes: Kristaq Mile, trajneri i Tomorit: "Ndeshja ishte e bukur dhe e hapur pėr tė dyja skuadrat. Lojtarėt e Tomorit e tė Flamurtarit kanė shpėrdorur raste tė shumta nė portat respektive. Mė erdhi keq pėr Flamurtarin qė u mundua aq shumė, por fati na ndihmoi ne." Sokol Kushta, trajner i Flamurtarit, nuk u prononcua.

    -------------------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  11. #31
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    oh... dobet fare

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Angry

    --------------------------------------------------------------

    Humbja e fundit nė Kavajė e ka ēuar nė gjashtė numrin e rezultateve negative qė Flamurtari ka arritur nė 11 javėt e fazės sė parė tė kampionatit. Pra, nė njė kampionat me 12 skuadra, vlonjatėt kanė humbur mė shumė se 50% tė takimeve dhe janė detyruar tė qėndrojnė nė zonėn e ftohtė tė klasifikimit, nė vendin e 10-tė. Ky ėshtė zhgėnjimi mė i madh pėr sportdashėsit vlonjatė, duke pasur parasysh kėtu dhe atė tė rėnies njė kategori mė poshtė nė sezonin e kaluar. Objektivi i stafit drejtues tė Flamurtarit pėr rikthimin nė superligė duket si njė ėndėrr, pasi ekipi tashmė kėrcėnohet edhe prej rėnies nga liga e parė. Nė kėto rrethana, tė gjithė dashamirėsit e Flamurtarit pyesin me tė drejtė se pėrse skuadra vlonjate po prezantohet kaq keq nė ligėn e parė, kur pėr asnjė moment nuk i kanė munguar financat. Pėrgjigjen e parė e japin drejtuesit dhe disa futbollistė tė skuadrės, duke thėnė se Flamurtarit i ka munguar fati, ose ėshtė ndėshkuar nga gjykimet. Por dielli nuk mund tė mbulohet me shoshė, sepse realiteti ėshtė krejt ndryshe. Fati i mirė ose i keq nuk vjen vetvetiu, por varet nga puna qė bėhet. Te Flamurtari nuk ėshtė punuar si duhet, sepse qysh para fillimit tė kampionatit drejtuesit e skuadrės nuk ndėrtuan strategjinė e duhur qė do tė garantonte suksesin. U organizua nė mėnyrė shembullore asambleja e tretė e futbollit vlonjat, por kryesia e saj, e pėrbėrė nga 4 specialistė futbolli, 2 juristė dhe 8 biznesmenė, nuk po funksionon si duhet qė prej datės 15 gusht. Askush nuk e mori iniciativėn pėr tė organizuar mbledhjen e kryesisė pėr zgjedhjen e presidentit tė Flamurtarit, gjė e cila mė vonė do t'i hapte rrugėn krijimit tė shoqėrisė aksionere. Kėshtu, kryebashkiakut tė Vlorės, Shpėtim Gjika, iu desh tė merrej nga afėr edhe me ekipin e futbollit tė qytetit tė tij. Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e fillimit, skuadra vlonjate, me nė krye trajnerin Petraq Bifsha, kreu njė minifazė pėrgatitore nė Pogradec, por pa trajtim ushqimor dhe pa paga. Disa prej lojtarėve qė vazhdonin stėrvitjen me Flamurtarin vendosėn tė qėndrojnė nė ekip. Gjithashtu, nė ekip u afruan edhe disa lojtarė qė trajneri Bifsha dhe mjeku Peto nuk i kishin kaluar nė provat fizike dhe mjekėsore. Shpeshherė, trajneri Bifsha shprehej i pakėnaqur me kontigjentin e lojtarėve qė kishte nė dispozicion, sepse, sipas tij, Flamurtarit i duheshin lojtarė cilėsorė pėr tė garantuar rikthimin nė superligė. Pas javės sė tetė, trajnerit Bifsha i kėrkohet dorėheqja, pasi skuadra ishte paraqitur keq, duke grumbulluar vetėm 11 pikė. Por gjėrat shkuan mė keq pas largimit tė Bifshės. Drejtuesit e skuadrės ankoheshin pėr lojėrat e dobėta, veēanėrisht pėr finalizimin e dobėt tė aksioneve. Kjo ėshtė e vėrtetė, por, sipas specialistėve mė tė njohur tė futbollit vlonjat, Flamurtari ēalonte nė tė gjitha repartet. Sipas tyre, ėshtė njė rast unikal pėr njė skuadėr si Flamurtari qė vetėm 4 lojtarė, si Driza, Kuqi, Bega dhe Shtrepi, t'i pėrballojnė tė gjitha ndeshjet, ndėrkohė qė pjesė tjetėr e lojtarėve kanė pasur dėmtime tė lehta. Burime tė sigurta informacioni pėr gazetėn bėjnė tė ditur se sė shpejti nė stafin drejtues tė Flamurtarit do tė bėhen ndryshime rrėnjėsore, nė mėnyrė qė skuadra bregdetare tė prezantohet ndryshe nė fazėn e dytė.

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ------------------------------------------------

    Ka pėrfunduar faza e parė e punimeve pėr rikonstruksionin e fushės sė stadiumit "Flamurtari" nga firma SHPK "Duka", afati kohor i sė cilės ishte 20 dhjetori. Deri tani janė kryer disa procese pune, duke filluar me gėrmimin dhe nivelimin e fushės sipas kuotave tė caktuara nga projekti, hapja e kanaleve dhe vendosja e tubacioneve nė tė gjithė territorin e fushės e deri te shtrimi i ēakėllit. Ditėt e fundit ėshtė bėrė rulimi i fushė dhe ėshtė pėrgatitur terreni pėr montimin e sistemit vaditės. Ja ēfarė thotė pėr ecurinė e punimeve presidenti i firmės qė po bėn rikonstruksionin e stadiumit, Adhurim Duka: "E gjithė puna qė ėshtė bėrė gjatė fazės sė parė, ėshtė marrė pėrsipėr nga Bashkia e Vlorės, e cila ka akorduar njė fond prej 9.5 milionė lekėsh tė reja. E rėndėsishme ėshtė qė nė proceset e tjera tė punimeve tė mos na krijohen vonesa, pasi duhet bėrė sa mė parė montimi i impiantit vaditės, i cili duhet tė pėrfundojė brenda 4-5 ditėsh. Mė pas ne jemi gati tė hedhim nė fushė dheun. Menjėherė pas kėtyre dy proceseve, njė firmė greke duhet tė shtrojė tapetin e gjelbėr. Sipas informacionit qė morėm, nėse dy firmat e huaja do t'u pėrgjigjen punimeve nė afatin e caktuar, fusha do tė jetė e pėrfunduar nė muajin shkurt tė vitit 2005. Ndėrkohė po pėrfundon puna pėr ndėrtimin e rezervuarit tė madh, i cili do t'i shėrbejė impiantit vaditės." Pėrfundimi i punimeve tė fushės sė stadiumit ėshtė njė nga objektivat e Bashkisė sė Vlorės. Kryebashkiaku Gjika, nė analizėn e fazės sė parė, ėshtė shprehur se Flamurtari nė fazėn e dytė do t'i zhvillojė ndeshjet nė fushėn e re, tė ndėrtuar sipas kėrkesave tė kohės.

    ------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  14. #34
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Mire fare se ishte katandis peribret fusha.
    Me ne fund ... beri dhe bashkia e Vlores dicka te sakte.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    -------------------------------------

    Me fillimin e fazės pėrgatitore tė dimrit, nė skuadrėn e Flamurtarit atmosfera ka ndryshuar pozitivisht. Stafi teknik ėshtė i gjithi i angazhuar me punė dhe nė kampin kuqezi ekziston tashmė njė frymė optimiste. Sekretari i klubit, Sokol Kushta, ėshtė shprehur tepėr i ashpėr nė lidhje me zbatimin me pėrpikėri tė disiplinės nė skuadėr, veēanėrisht pėr ata lojtarė qė nuk janė paraqitur nė stėrvitje. "Ata lojtarė qė nuk u paraqitėn nė stėrvitje ditėn e parė tė fazės pėrgatitore tė mos pranohen mė, sepse nuk na duhen." Kėto kanė qenė fjalėt e sekretarit tė klubit vlonjat nė adresė tė zėvendėstrajnerit Nini. Para se tė largohej nga ambientet e klubit, sekretari Kushta i ka dhėnė disa detyra zėvendėstrajnerit Adrian Nini, i cili do ta drejtojė stėrvitjen derisa tė emėrohet trajneri i ri. Sipas informacioneve mė tė fundit tė marra nga drejtuesit e skuadrės, mėsojmė se pritet njė takim pėrfundimtar midis Kushtės dhe Mirel Josės pėr emėrimin e kėtij tė fundit nė krye tė Flamurtarit. Por ardhja e kryeqytetasit nė krye tė kuqezinjve duket se ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Ndėrkohė, gjendja e lojtarė nė kėtė fillim tė fazės pėrgatitore duket e mirė. Kėtė e konfirmon edhe mjeku i skuadrės, Adrian Lluka, i cili shprehet: "Gjendja fizike e futbollistėve aktualisht ėshtė mjaft e mirė. Edhe 2-3 lojtarė qė kishin probleme, tashmė janė riaftėsuar plotėsisht dhe janė bashkuar me grupin. Ne jemi gati pėr tė bėrė edhe testet fiziko-mjekėsore." Nė drejtimin e zėvendėstrajnerit Nini, skuadra po vazhdon e qetė stėrvitjen. Ardhja e Josės, njė trajner mjaft serioz dhe profesionist, pritet tė shoqėrohet edhe me merkaton dimėrore. Trajneri Josa do tė jetė ai qė do tė pėrcaktojė lojtarėt qė i duhen Flamurtarit, si dhe cilėt do tė jenė ndihmėsit e tij.

    -------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ---------------------------------------------

    Ka filluar faza e dytė e punimeve pėr rikonstruksionin e fushės sė stadiumit "Flamurtari". Tė martėn paradite ka filluar montimi i impiantit vaditės tė fushės nga firma italiane "Del Talia", me qendėr nė Firence tė Italisė. Punimet po zhvillohen nėn mbikėqyrjen e inxhinierit tė FSHF-sė, Niko Ēomo, dhe presidentit tė firmės "Duka", e cila kryen proceset e tjera tė punės nė fushėn e stadiumit. Mėsohet se montimi i impiantit vaditės pėrfundon pas 3-4 ditėsh. Pas kėtij procesi, firma greke duhet tė shtrojė tapetin e gjelbėr dhe, sipas llogarive tė bėra, mendohet qė inagurimi i fushės duhet tė bėhet mė datė 13 shkurt, pikėrisht nė javėn e tretė tė fazės sė dytė tė kampionatit.

    ---------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    ----------------------------------------------------

    I detyruar nga mungesa e trajnerit, sekretari i klubit vlonjat, Sokol Kushta, ka lėnė ēdo punė dhe ėshtė marrė vetė me stėrvitjen e futbollistėve. Zhvillohen nga dy seanca nė ditė, ndėrkohė qė numri i lojtarėve po rritet ēdo ditė. Tashmė nė stėrvitjen e Flamurtarit marrin pjesė rreth 30 veta. Pas ardhjes sė portierit Dine, i cili e ka marrė lejen e kalimit nga Shkumbini, nė pritje tė federimit me skuadrėn kuqezi ėshtė edhe vlonjati tjetėr, Ēerēizi. Tė dy kėta lojtarė kanė biseduar me kryebashkiakun Gjika dhe stafin teknik, i cili e ka dhėnė miratimin. Ditėt e fundit, nė Vlorė kanė mbėrritur edhe dy lojtarė me ngjyrė, senegalezi 26-vjeēar Sisoko dhe kamerunasi 20-vjeēar Zhavier. Ata janė vėnė nėn vėzhgimin e sekretarit Kushta dhe zėvendėstrajnerit Nini. Nuk ėshtė vendosur ende nėse dy afrikanėt do ta veshin apo jo fanellėn e Flamurtarit nė fazėn e dytė, por pėrshtypjet e para pėr ta janė pozitive. Zėvendėstrajneri Nini, nė lidhje me kėtė fakt, shprehet: "Sulmuesi senegalez Sisiko, i cili ėshtė aktivizuar 2-3 ndeshje me Dinamon, ka tė dhėna tė mira, pasi gjuan saktė drejt portės, ndėrsa mesfushori kamerunas, Zhavier, e pėrdor mirė topin. Ende unė nuk mund tė jap njė mendim tė prerė pėr tė dy lojtarėt e huaj, sepse duhet t'i shohim me mjaft kujdes." Nė vėmendjen e drejtuesve vlonjatė ėshtė edhe sulmuesi 20-vjeēar Hysa, i cili ka disa ditė qė stėrvitet me kuqezinjtė. Mė parė ai ėshtė aktivizuar nė njė prej skuadrave tė kategorive inferiore nė kampionatin helen. Gjithsesi, lėvizjet e bėra deri tani te Flamurtari mund tė quhen njė merkato e sajuar, pasi tė pestė lojtarėt e afruar deri tani kanė ardhur me dėshirėn e tyre. Megjithatė, rėndėsi ka qė skuadra tė ketė sa mė parė njė trajner nė krye tė saj dhe mė pas tė gjitha problemet e tjera do tė zgjidhen.

    ----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Stafi i ri teknik i Flamurtarit: Vasil Ruci, Perparim Lushaj, Gjondeda, Kushta

    -------------------------------------------------------------
    Miqesore me kombetaren U-19

    Vasil Ruci triumfon ndaj ish-trajnerit tė tij, Edmond Liēaj. Kjo ka ndodhur nė njė ndeshje miqėsore, qė Flamurtari ka zhvilluar mė kombėtaren U-19 tė trajnerit Edmond Liēaj, nė fushėn e aneksit nė Vlorė. Vendasit e kanė fituar takimin me rezultatin e thellė 3-0. Golat janė shėnuar pėr vlonjatėt nga Rezi Hysa, nė 57' dhe 68', si dhe nga sulmuesi nga Senegali, Sisoko, nė 75'. Ky ishte takimi i parė qė Flamurtari organizoi nėn drejtimin e trajnerit tė sapoemėruar Vasil Ruci. Pra, nė kėtė mėnyrė, trajneri Ruci e nis mbarė fillimin nė detyrė, madje me fitore tė thellė, tė cilėn skuadra bregdetare kishte shumėkohė qė nuk e arrinte. Skuadra e Flamurtarit ka aktivizuar Dine, Driza, Gjoni, Diamanti, Begaj, Bakiu, Moqi, K.Liēaj, Ēerēizii, Serjani dhe Sisoko. Ndėrsa nė 45 minutat e dyta, trajneri Ruci bėri zėvendėsime, duke futur nė lojė Ismailin, Idrizin, Hyson, Tahon, Malajn, Telushin. Ekipi kombėtar U 19 ka aktivizuar: Legata, Mehmeti, Hysi, Guga, Rustemi, Xhakalli, Sekseri, Arapi, Taullai, Metaj dhe Cani. Nė fund tė takimit trajneri Ruci dhe drejtori teknik, Kushta, nė njė takim tė shkurtėr i kanė pėrgėzuar lojtarėt.

    -------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime

    Me ne fund Flamurtari gjen fitoren ...

    --------------------------------------------------

    Pas serisė sė humbjeve nė javėt e fundit tė kampionatit, Flamurtari mė nė fund ka prishur syrin e keq, duke fituar ndaj Besėlidhjes me rezultatin e ngushtė 2-1 nė stadiumin "Loni Papuēiu". Nė kėtė mėnyrė, trajneri i ri i vlonjatėve, Vasil Ruci, ka debutuar me fitore. Tripikėshi i djeshėm e shkėput disi Flamurtarin nga zona e ftohtė, ndėrkohė qė nė javėt e mbetura do tė synohet ngjitja e shkallėve tė klasifikimit. Kuqezinjtė vlonjatė luajtėn njė pjesė tė parė tė pėlqyeshme, ku ra mė tepėr nė sy mėnyra efikase e lojės nga krahėt, nė tė cilėt vepronin Ēerēizi, Guga, Begaj, Kuqi dhe Nenaj. Nė kėtė pjesė loje edhe mesfusha i kreu mirė detyrat mbrojtėse dhe ato sulmuese. Pas njė presingu tė vazhdueshėm, Flamurtari e mbylli pjesėn e parė nė avantazhin e dy golave qė u shėnuan nga afrikani Sisoko.
    Krejt e kundėrta ndodhi nė pjesėn e dytė, ku Flamurtari, duke u pėrpjekur tė ruajė rezultatin, lėshoi shumė nė mesfushė. Lezhjanėt, me veprimet e tyre tė shpejta, kėrkonin pėrmbysjen e rezultatit tė pjesės sė parė, ndėrkohė qė vlonjatėt e humbėn paksa qetėsinė nga presioni dhe loja e fortė e kundėrshtarit. Nė njė moment loja u tensionua dhe gjyqtari Sopjani me tė drejtė ndėshkoi me karton tė kuq Bakiun e Flamurtarit dhe Mallotėn e Besėlidhjes. Gjithsesi, skuadra e Lorencit e rriti presionin ndaj vlonjatėve nėpėrmjet aksioneve tė organizuara mirė, ku pėr t'u pėrmendur janė rastet e krijuara para portės sė Dines nga Gega, Alb.Bruka, Smajli dhe Pjetrushi. Megjithatė, mbrojtja vlonjate u tregua e kujdesshme nė thyerjen e aksioneve tė lezhjanėve. Pak minuta para pėrfundimit tė takimit miqtė arritėn tė shėnonin tė vetmin gol me anė tė tė riut Gjergji. Nė 15 minutat e fundit tė takimit, lojtarėt e Flamurtarit, nėpėrmjet kundėrsulmit nuk arritėn tė thellonin rezultatin. Fitorja me Besėlidhjen e mban sėrish Flamurtarin nė vendin e 10-tė, por ajo duket se do tė shėnojė kthesėn e shumėpritur nga vlonjatėt.

    Vasil Ruci:
    "Jam i kėnaqur pėr tri pikėt qė fituam, por aspak nga loja e skuadrės nė pjesėn e dytė. Futbolli luhet deri nė ēastin e fundit, pavarėsisht se nė pjesėn e parė isha i kėnaqur nga disiplina taktike qė lojtarėt e mi shprehėn nė fushė. Sė bashku me skuadrėn kemi shumė punė pėr tė bėrė nė tė ardhmen pėr tė arritur synimin tonė."

    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Mosha
    42
    Postime
    930
    Faleminderit
    3
    2 falenderime nė 2 postime
    --------------------------------------------------------------

    Ballshiotėt detyrohen tė dalin sėrish kokulur nga fusha e blertė, pasi janė mundur nė fushėn e tyre nga ekipi vlonjat, i drejtuar nga trajneri Vasil Ruci. Bylisi zhvilloi njė lojė krejt tė dobėt dje ndaj Flamurtarit. Rastet pėr shėnim munguan tėrėsisht pėr tė, ndėrkohė qė vlonjatėt shėnuan dy herė nė portėn e Nexhipit nga njė herė nė ēdo pjesė. Flamurtari ishte mė i motivuar dhe shfaqej mė rrezikshėm ndaj portės sė Bylisit, madje qė nė minutat e para tė takimit vlonjatėt mund tė kalonin nė epėrsi me anė tė Gunės. Mė pas ishte senegalezi Sisoko qė rrezikoi portėn e Bylisit, por Nexhipi e zgjidhi situatėn nė tė dy rastet. Miqtė arritėn ta gjejnė rrugėn e rrjetės nė minutėn e 25-tė, kur Begaj nga e majta kroson nė zonė dhe Sisoko nuk mund tė falė, duke mposhtur portierin Nexhipi. Pas kėtij momenti loja vazhdoi mė e qetė dhe tė dy ekipet e zhvendosėn lojėn nė mesfushė, me ndonjė tentativė mė shumė tė vlonjatėve nė drejtim tė sulmit. Kundėrpėrgjigjja e Bylisit ishte e dobėt, pasi lojtarėt e tij nuk arritėn t'i afrohen asnjėherė portės sė Dines. Pjesa e parė u mbyll me njė tentativė tė Shabanit nga distanca, por topi kaloj ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule. Pjesa e dytė nisi me njė rast tė mirė pėr Flamurtarin dhe sėrish protagoniste ishte dyshja Guna-Sisoko. I pari krosoi nė zonė dhe Sisoko gjuajti me kokė, por Nexhipi u tregua i gatshėm. Bylisi e rriti nivelin e lojės, duke u bėrė mė kėrkues. Nė minutėn e 55-tė, ballshiotėt fituan njė 11-metėrsh, pas prekjes me dorė tė topit nga Bega. Gjuajti Nexhipi, por kolegu i tij priti bukur. Bylisi humbi rastin mė tė mirė pėr tė barazuar, por nuk fal Flamurtari, i cili u hodh nė sulm, duke dyfishuar rezultatin me anė tė Nenajt nė minutėn e 65-tė. Bylisi, pas minutės sė 70-tė, luajti me 10 futbollistė, pasi Mancaku u ndėshkua me karton tė kuq. Flamurtari pati dhe mundėsi tė tjera pėr tė shėnuar me Sisokon, Nenajn dhe nė fund Serjanin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri nė fund. Kėshtu, Flamurtari u largua nga Ballshi me njė tripikėsh tė fituar pa shumė mundim. Thanė pas ndeshjes Vladimir Bushi, trajner i Bylisit: "Ekipi nuk ėshtė ende i ēliruar nga ana psikologjike. E kemi pasur tė vėshtirė ndėrtimin e formacionit pėr shkak tė mungesave nga dėmtimet apo kartonėt. Humbėm njė 11-metėrsh, i cili, nėse do tė ishte realizuar, mund ta motivonte ekipin pėr tė dalė nė lojėn e tij. Flamurtari i shfrytėzoi mirė mangėsitė tona dhe arriti ta fitonte takimin me meritė." Vasil Ruci, trajner i Flamurtarit: "Ekipi ynė ende nuk ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė. Duhet tė luanim mė mirė, pasi lojtarėt tanė kanė mė shumė pėr tė dhėnė. Nuk e patėm tė vėshtirė fitoren, por e vėshtirėsuam vetė, sepse nuk kishim pėrqendrimin e duhur."

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Superliga 2008-2009
    Nga OO7 nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 09:31
  2. Kupa e Shqipėrisė (2008-09)
    Nga puroshkodran nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 03:33
  3. Trajneri turk pushohet nga puna sepse ėshtė musliman
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 11:46
  4. Stemat e skuadrave kombėtare shqiptare
    Nga Bledari nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 12:47
  5. Libri i Artė i fituesve tė Kupės tė Shqipėrisė.
    Nga Bledari nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 07:44

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •