Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kadri Bardulla

    gaz. shqip
    -------------
    DOSSIER

    Historia e ish-ushtarakut tė Monarkisė sė Zogut qė regjimi komunist e shpalli armik e tradhėtar, edhe pse ai kishte dhėnė sinjalin e parė tė zjarrit mbi italianėt nė Durrės

    Kadri Bardulla, komandanti i 7 prillit qė u shpall armik


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Ndonėse bashkėshorti im kapiten Kadri Rustem Bardulla qė ishte Komandant i Mbrojtjes Bregdetare tė Durrėsit dhe nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939 luftoi duke dhėnė vetė i pari sinjalin e e zjarrit mbi italianėt, menjėherė pas mbarimit tė Luftės komunistėt e shpallėn armik e tradhėtar dhe ne na hoqėn nga shtėpia". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 87 vjeēarja Hatixhe Bardulla (Jareci) e cila rrėfen pėr bashkėshortin e saj Kadri Rustem Bardullėn, ushtarakun e Monarkisė qė dha i pari sinjalin e zjarrit kundėr italianėve nė 7-prillin e vitit 1939. Po kush ishte Kadri Rustem Bardulla dhe cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij? Cili ishte roli i Kadriut nė 7-prillin e vitit 1939 dhe pėrse ai e dha sinjalin e zjarrit kundėr italianėve pa marrė urdhėr nga komanda e tij eprore nė Tiranė?

    Pėrse ai nuk pranoi gjatė Luftės qė tė rreshtohej pėrkrah forcave partizane dhe si i ndihmoi ata. Cilat ishin rrethanat e vrasjes sė tij nė Prefekturėn e Dibrės sė Madhe dhe pėrse regjimi komunist i Enver Hoxhės e shpalli atė si armik e tradhėtar?

    Ushtarak i Monarkisė
    Kadri Rustem Bardulla u lind nė vitin 1907 nė qytetin e Peshkopisė dhe pas mbarimit tė shkollės fillore nė vėndlindjen e tij, aty nga viti 1925 ai erdhi nė Tiranė dhe u regjistrua nė Shkollėn e Oficerėve tė cilėn e mbaroi nė vitin 1928 me rezultate shumė tė larta dhe pėrfitoi gradėn e togerit. Lidhur me karrierėn ushtarake tė Kadriut, bashkėshortja e tij, 87-vjeēarja Hatixhe Bardulla (Jareci) dėshmon: "Pasi mbaroi shkollėn ushtarake tė oficerėve nė Tiranė, Kadriu u caktua nė disa reparte tė Ushtrisė dhe gjatė periudhės sė Monarkisė ai shėrbeu pėr disa vjet nė Tiranė, Shijak, Kavajė dhe Durrės. Aty nga viti 1935 ai u emėrua nė funksionin e Komandantit tė Kufirit nė krahinėn e Malėsisė sė Madhe qė kishte nėn juridiksionin e saj Selcėn, Vermoshin dhe Kelmendin. Nė atė detyrė Kadriu qėndroi deri nė vitin 1937, kur u transferua me urdhėrin e Mbretit Zog. Arsyeja e transferimit tė Kadriut erdhi pas njė incidenti tė rėndė qė kishte ndodhur nė atė zonė kufitare, pėr tė cilėn pala jugosllave protestoi shpėr pranė Ministrisė sonė tė Jashtme duke kėrkuar edhe dėnimin me vdekje tė Kadriut. I detyruar nga protestat e palės Jugosllave dhe pėr tė mos shkaktuar probleme ndėrshtetėrore, Mbreti Zog e transferoi Kadriun pėr nė Durrės dhe ne fletoren zyrtare u shkruajt sikur ai ishte degraduar dhe ishte dhėnė pėr ndjekje penale. Nė atė kohė qė Kadriu u transferua nė qytetin e Durrėsit me detyrėn e Komandantit tė Mbrojtjes Bregdetare, ai na mori edhe ne tė jetonim nė atė qytet, pasi deri nė atė kohė ne banonim nė qytetin e Peshkopisė", kujton bashkėshortja e Kadri Rustem Bardullės mbi karrierėn e tij ushtarake deri nė vitin 1937 kur ai u transferua nė qytetin e Durrėsit.

    7 prill '39, jep sinjalin e luftės
    Duke qenė nė funksionin e Komandantit tė Mbrojtjes Bregdetare tė zonės sė Durrėsit, nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939 Kadri Rustem Bardulla pati rastin tė ishte njė nga oficerėt qė u mor me organizimin e asj rezistence qė iu bė trupave italiane nė momentin e zbarkimit. Lidhur me atė ngjarje tė largėt, bashkėshortja e tij Hatixhia dėshmon: "Mė kujtohen si tani ato ditė tė para tė prillit tė vitit 1939 kur ishte hapur lajmi qė Italia do tė pushtonte Shqipėrinė. Qė nga data 2 prill Kadriu iku nga shtėpia dhe gjithė ato ditė ai ka qėndruar nė reparte dhe nė zyrėn e tij pa u kthyer fare nė shtėpi. Ato ditė Kadriu u largua edhe jashtė Durrėsit duke shkuar edhe nė Bishtė Pallė dhe nė Shėngjin ku inspektonte trupat ushtarake qė kishin marrė urdhėr gatishmėrie pėr tė qėndruar nė pozicione. Aty nga mbrėmja e gjashtė prillit Kadriu erdhi nė shtėpi dhe na mori e na nisi tė gjithėve pėr nė Tiranė. Ditėn e nesėrme kur trupat italiane kisėhin zbarkuar nė Durrės, ne kemi qenė nė Shkallėn e Tujanit duke udhėtuar me kuaj pėr nė Peshkopi", kujton bashkėshortja e tij Hatixhia. Po cili ka qenė roli i Kadri Rustem Bardullės gjatė asaj rezistence qė iu bė trupave italiane nė Durrės? Lidhur me kėtė hidhet dritė nga disa kujtime qė i ka lėnė njė nga oficerėt e tjerė tė Ushtrisė Mbretėrore, koleg i Kadriut i quajtur Nuredin Pustina. Midis tė tjerash nė ato kujtime tė Pustinės shkruhet: "Ato ditė tė para tė prillit tė vitit 1939 kur unė vija nga Tirana nė Durrės pranė familjes, Mujo Ulqinaku mė raportoi se italianėt qė shėrbenin pranė Marinės sonė, u hiqnin gjilpėrat topave tė mėdhenj qė ishin instaluar nė fortifikatat pranė vilės nė kodėr dhe ato qė ishin gjatė rrugės pėr tek kisha. Unė kėtė gjė ia raportova Shefit tė Transportit nė Komandėn e Mbrojtjes bregdetare Kapiten Ibrahim Ishmit dhe ai njoftoi Gjeneralin qė ishte Komandant i Mbrojtjes e prej tij u njoftimi iu dha Komandantit tė Marinės nė Durrės i cili u tėrhoqi vrejtjen italianėve qė ishin nė Komandėn e Mbrojtjes. Italianėt e morėn vesh informatėn e Mujos dhe nuk ia harruan atė deri sa e vranė. Unė me oficerėt e depos nuk kishim asnjė ushtar nėn komandė, por vajtėm vetė nė vijėn e parė. Unė u bashkova me rojet e kufirit, nėn komandėn e Komandantit tė Kufirit, kapiten Kadri Rustemit nga Peshkopia. Kadriu mori nė telefon kapiten Akil Sakiqin i cili ishte komandant batalioni dhe i thotė se italianėt kishin zbritur nė tokė (nė mol) dhe kishin filluar tė ecnin drejt nesh. Kompania kishte zėnė pozicione afėr godinės sė Bankės, fare pranė molos. Pasi nė atė kohė lidhja telefonike me Tiranėn ishte prerė dhe nuk funksiononte, Kadri Rustemi nxorri revolen dhe qėllloi i pari. Kjo ishte shėnja e sinjalit tė luftės qė jepte urdhėrin pėr tė hapur zjarr ndaj italianėve dhe menjėherė pas sinjalit tė Kadriut, tė gjitha repartet kudo qė ishin dislokuar nėpėr pozicione filluan tė hapin zjarr nė drejtim tė italianėve. Si rezultat i atij zjarri tė pandėrprerė, italianėt u kapėn nė befasi pasi ata nuk e mendonin se do t'u bėhej rezistencė. Pas kėsaj ata u tėrhoqėn dhe u mbyllėn nė anijet e luftės, por gjatė tėrheqjes pati shumė tė vrarė dhe tė plagosur nga ana e tyre", thuhet nė kujtimet e Nuredin Pustinės lidhur me ngjarjet e gjashtė dhe shtatė prillit tė vitit 1939, ku Kadri Rustemi ishte oficeri qė dha i pari sinjalin e zjarrit mbi italianėt.

    Emigrant nė Bosnje
    Pasi ushtria pushtuese italiane e theu atė rezistencė qė iu bė nga ana e Ushtrisė Mbretėrore dhe hyri nė Durrės e nė Tiranė, Kadri Rustemi sė bashku ushtarakėt e tjerė u largua pėr t'i shpėtuar hakmarrjes sė italianėve tė cilėt kishin nxjerrė urdhėr-arrestet pėr tė gjithė ata oficerė qė i kishin pritur ata me pushkė. Lidhur me largimin e Kadriut nga Durrėsi, bashkėshortja e tij Hatixhia dėshmon: "Nė mbrėmjen e shtatė prillit tė vitit 1939 Kadriu u largua nga Durrėsi nga frika e ndonjė arrestimi tė mundshėm dhe erdhi nė Peshkopi ku isha unė bashkė me tre fėmijėt e vegjėl. Qė nė mbrėmjen e shtatė prillit, ne morėm njė lajm sikur ishte vrarė Kadriu dhe nė shtėpi u hap morti. Por mė pas njė nga burrat e vjetėr tė shtėpisė nguli kėmbė se ne nuk duhej tė hapnim mortin akoma pa ditur tė vėrtetėn rreth Kadriut dhe kėshtu qė ajo gjė u mbyll. Kur erdhi Kadriu nė shtėpi ne u gėzuam pa masė qė ai ishte gjallė, por ai nuk qėndroi shumė pasi autoritetet italiane kishin nxjerrė pėr tė urdhėr-arrestin. Si rezultat i kėsaj ai u detyrua dhe emigroi nė Tuzlla tė Bosnjės nė Jugosllavi, sė bashku me shumė nga kolegėt e tij ushtarakė tė Monarkisė. Nė atė qytet Kadriu qėndroi si emigrant deri nė fundin e vitit 1942 apo fillimin e 1943-it dhe gjatė asaj periudhe ai shoqėrohej mė shumė me Mustafa Gjinishin tė cilin e kishte mik tė ngushtė. Kur u kthye nė Shqipėri, Kadriu u mobilizua nė Ushtrinė Kombėtare dhe u caktua si oficer kufiri nė Komandėn e Prishtinės qė mbulonte kufirin e Kosovės me Jugosllavinė. Kur nė Tiranė erdhi nė fuqi si kryeministėr Fiqėri Dinja, Kadriu u transferua dhe erdhi nė Peshkopi me detyrėn e Komandantit tė Batalionit", kujton Hatixhe Bardulla pėr karrierėn ushtarake qė ndoqi bashkėshorti i saj Kadriu pas vitit 1939.

    Ekzekutimi dhe persekucioni i familjes
    Lidhur me periudhėn qė Kadri Rustemi ishte me detyrėn e Komandantit tė Batalionit nė qytetin e Peshkopisė, Hatixhia kujton: "Ndonėse Kadriu ishte njė antikomunist i vendosur, ai jo vetėm qė nuk i ngacmonte shumė partizanėt, por pėrkundrazi ai i ndihmonte ata dhe shumė prej tyre nuk i arrestonte sipas urdhėrit qė i jepej. Nė atė kohė njėri nga krerėt e lartė tė partizanėve pėr krahinėn e Dibrės i bėri thirrje Kadriut qė ai tė reshtohej me forcat partizane, por Kadriu nuk pranoi duke u thėnė se nuk mund tė luftonte nėn urdhėrat e komunistėve. Kadriu u vra mė nėntė korrik tė vitit 1944 brenda ndėrtesės sė Prefekturės sė Dibrės, nga foract komuniste maqedonase tė cilat atė ditė kishin marrė njė ofensivė kundėr nacionalistėve duke vrarė reth 15 prej tyre. Ndonėse Kadriu u varros nė Dibėr tė Madhe nga disa miq tė familjes sonė, disa ditė mė vonė qeveria shqiptare e asaj kohe organizoi njė ceremoni duke e shpallur atė tė rėnė nė krye tė detyrės. Por ky qėndrim qė u mbajt nė atė kohė ndaj Kadri Rustemit, ndryshoi nga komunisėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944. Ata menjėherė e shpallėn Kadriun armik e tradhėtar dhe ne na hoqėn nga shtėpia jonė duke na lėnė tė banonim vetėm nė bodrumin e saj ku ne qėndruam pėr shtatė vjet me radhė. Ne nuk na internuan si shumė familje tė tjera ndoshta pėr arsyen se nuk pėrbėnim ndonjė rrezik, por qė nga ajo kohė dhe gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist ne u quajtėm familje reaksionare dhe dy djemtė e mi Genci me Musanė (Pulin) mezi mundėn qė tė merrnin shkollat e larta me korespodencė", e pėrfundon rrėfimin 87-vjeēarja Hatixhe Bardulla, pėr bashkėshortin e saj Kadri Rustem Bardullėn, ish-Ushtarakun e Monarkisė qė komunistėt e shpallėn armik e tradhėtar edhe pse ai ishte oficeri qė kishte dhėnė i pari sinjalin e zjarrit pėr tė goditur italianėt nė shtatė-prillin e 1939-ės.

    ---------------
    Bardullat e Dibrės, prijsa tė kryengritjeve antiosmane


    --------------------------------------------------------------------------------

    Origjina e hershme e familjes Bardulla prej nga rrjedh dhe Kadri Rustem Bardulla, ėshtė nga qyteti i Peshkopisė, por ajo familje qė para dy tre shekujsh ėshtė njohur me mbiemėrin Shehu. Njė nga tė parėt e familjes Bardulla qė ka bėrė emėr nė historinė e asaj treve, ka qenė Bajram Avdulla Shehu, gjyshi i Kadri Rustemit, i cili u lind rreth vitit 1818-tė nė qytetin e Peshkopisė. Bajrami ka qenė tepėr i njohur qė nė moshė fare tė re, pasi merrte pjesė nė kuvendet e ndryshme tė burrave tė asaj krahine dhe mė pas ai u bė njė nga prijsat dibranė nė kryengritjet antiosmane. Aty nga viti 1857 Bajram Bardulla sė bashku me tė parin e familjes sė njohur dibrane Karhasani, udhėhoqėn vullnetarėt dibranė nė Luftėn e Nishit dhe nga pėrshkrimet e ndryshme qė ia janė bėrė asaj beteje nga studjues tė huaj, Bardulla ėshtė konsideruar si prijės dhe gjeneral popullor. Po kėshtu Lufta e Nishit ėshtė e pėrjetėsuar edhe nė disa kėngė tė ndryshme nė folklorin e trevės sė Dibrės tė cilat edhe sot kėndohen nė ato anė. Kėto kėngė janė mbledhur dhe futur edhe nė veprėn voluminoze "Visaret e Kombit" tė pėrgatitur nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, ku midis tė tjerash thuhet: "Luftėn e Nishit kush e bani, / Bardulla dhe Karhasani". Nė atė luftė ėshtė vrarė dhe vėllai i Bajram Bardullės, i quajtur Nerullah. Edhe pėr vrasjen e Nerullahut nė Luftėn e Nishit ėshtė ngritur njė kėngė ku midis tė tjerash thuhet: "Tunė (Lumi i Danubit) moj e zeza Tunė / shumė nana i le kėrcunė / Tunės kush i duel matanė / Nerulla Shehu, shehit nė kambė".Nė qershorin e vitit 1887 Bajram Avdulla Shehu mori pjesė nė pėrbėrjen e delegacionit tė Dibrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit ku ai u zgjodh dhe antar i Kryesisė sė asaj Lidhje. Pas pėrfundimit tė asaj mbledhje Bajrami u kthye nė Peshkopi ku u angazhua me organizimin ushtarak tė vullnetarėve dibranė nė bazė tė zbatimit tė vendimeve qė ishin marrė nė Lidhjen e Prizrenit. Gjatė asaj kohe Bajram Bardulla zuri njė miqėsi tė ngushtė me Avdul Bej Frashėrin i cili i dhuroi atij njė Abetare dhe nė moshėn 64-vjeēare Bajrami arriti tė mėsonte pėr tė shkruar e lexuar shqip. Bajram Avdulla Shehu, apo siē ėshtė njohur ndryshe me mbiemėrin Bardulla, jetoi deri nė vitin 1900 dhe thuhet se atij iė ėshtė bėrė njė varrim madhėshtor ku morėn pjesė me mijra vetė. Lidhur me kėtė fakt thuhet se nė mortin e Bardullės, kafja qė do t'u nxirrej miqve u blua nė mullirin e drithit. Bajram Bardulla la pas tre djem e katėr vajza, djali i madh i tij Rustemi, aty rreth viteve 1907-1909 ka qenė prijės i kryengritėsve dibranė qė luftuan kundėr forcave osmane nė vėndin e quajtur Goja e Ujkut, nė afėrsi tė njė mali pranė fshatit Homesh. Rustemi jetoi deri nė vitin 1910-tė. Ndėrsa djali i dytė i Bajramit, Fetau u shkollua nė Stamboll dhe nė vitin 1914-tė u zgjodh Kryetari i parė i Bashkisė sė Peshkopisė, funksion tė cilin ai e mbajti deri nė vitin 1919-tė. Njė nga djemtė e vėllait tė Bajramit, i quajtur Isak Shehu, (gjyshi i trompistit tė famshėm me tė njėjtin emėr) sė bashku dhe me disa kushėrinj tė tjerė nga ai fis dolėn vullnetarė dhe morėn pjesė nė mbrojtjen e qytetit tė Shkodrės nė fundin e vitit 1912, nė pėrbėrje tė forcave tė komanduara nga Hasan Riza Pasha. Njė nga burrat e tjerė tė dėgjuar tė fisit Bardulla, ka qenė dhe Rasim Fetah Bardulla i cili u lind nė vitin 1907 nė qytetin e Peshkopisė. Rasimi mbaroi shkollėn Mbretnore tė oficerėve nė Tiranė dhe deri nė vitin 1939 shėrbeu si ushtarak i Monarkisė nė Shijak, Kavajė dhe Tiranė. Gjatė periudhės sė Luftės ai u aktivizua nė lėvizjen Nac-Ēlirimtare dhe nė vitin 1946 u pushkatua i akuzuar si bashkėpuntor i grupeve antikomuniste. Edhe i vėllai i Rasimit, Sami Feta Bardulla ka qenė ushtarak i Monarkisė dhe nė periudhėn e Luftės doli partizan nė Brigadėn e 18-tė Sulmuese ku u caktua komandant kompanie. Edhe Samiu ashtu si i vėllait i tij Rasimi, u arrestua nė vitin 1947 dhe u dėnua me tre vejt burg. Mė pas ai pėrfitoi pafajsinė dhe punoi nė bujqėsi. Rasimi dhe Samiu kishin dhe njė vėlla tjetėr tė quajtur Medihat Bardulla, i lindur nė vitin 1912-tė, i cili pasi mbaroi Akademinė Ushtarake nė Torino, nuk u kthye mė nė Shqipėri, por qėndroi atje ku jeton edhe sot e kėsaj dite.


    ---------------

    Sa interesante..

    "Rasimi dhe Samiu kishin dhe njė vėlla tjetėr tė quajtur Medihat Bardulla, i lindur nė vitin 1912-tė, i cili pasi mbaroi Akademinė Ushtarake nė Torino, nuk u kthye mė nė Shqipėri, por qėndroi atje ku jeton edhe sot e kėsaj dite."


    He me te lumte o MEDIHAT qe i bere mune shqiperise se Enverit se do kishe perfunduar i varur nga morracaket e batalioneve te ndjekjes ne ndonje dege dushku.

    kjo eshte mencuri..


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 31-07-2002 mė 09:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •