Ore me kabell rrjeti ta jap une te sigurt qe nuk ka per ti lidh dot pa switch ky nqs nuk hyn me username te njejte ne te 2 pc...
duhet te kete patjeter crossover,
po nuk ka fare nevoje per username te njejte ne te dy pc.
Une ate pune bej kur dua te transferoj te dhena midis dy pc, dhe e bej shume shpesh, ose me wireless ad hoc ose me crossover.
Ben edhe pa paisje ndihmse por me kusht kablli me qen cross, ather ben shikon konfigurimin mos ke ber ndonje gabim edhe funksionon pa problem
ketu e ke nje link ku mund ta shikon si behet renditja per ta ndertu nje cross kabel
http://www.unbf.ca/rlcs/resnet/cable_cross.jpg
Ndryshuar për herë të fundit nga altruisti_ek84 : 23-01-2008 më 13:44
Kur thash "nje fishe te vetme" dmth qe sakm perdorur router switch ose hub , thjesht vetem fishen. Fisha eshte "prospecta utp.... ka dhe ca shkronja te tjera"
Keyboard not found .... press any key to continue!
Problemi ishte te driverat e rrjetit te laptopi , nuk i kishte te vetat!
Keyboard not found .... press any key to continue!
Dëshironi të bartni informatat nga një kompjuter në tjetrin ose thjesht dëshironi të lidhni mes vete dy kompjuterë, mirëpo nuk keni Hub ose Switch. Nuk është problem, mund të përdorni kabllon krosover (LAN) dpër të lidhur mes vete kompjuterët.
Pjesa 1 – Kablloja krosover
Pra keni dy kompjuterë, ku njërin do ta emërtojmë Komp1 dhe tjetrin Komp2, dhe dëshironi të krijoni lidhje në mes tyre duke përdoru kabull të rrjetit ose LAN kabull. Natyrisht se një gjë të tillë do ta bënit në rast se nuk keni Hub ose Switch në të cilin rast do të mund të përdornit kabull të thjesht të rrjetës për të realizuar lidhjen në mes të kompjuterëve.
Çfarë po përpiqem të tregoj është se për të realizuar lidhjen e drejtpërdrejtë nuk mund të përdorim LAN kabull të zakonshëm. Por, duhet përdorur kabllon e cila quhet krosover (ang. crossover), dhe e cila bën ndërrimin e vendeve të çifteve 2 dhe 3 në krahasim me LAN kabllon e zakonshme.
Derisa vet skema e lidhjes ose e asaj që bon kabllo krosover mund të shihet në foton e mëposhtme. Siç shihet edhe në foto krosover kabllo (sikurse edhe kabllo e zakonshme) përdor vetëm 4 nga 8 fije të LAN kabllos, mirëpo te ky lloj i kablloje lidhja transmetuese nga Komp1 lidhet drejtpërdrejtë me lidhjen pranuese në Komp2 (gjë që nuk është rasti me kabllon e zakonshme).
Pjesa 2 – Vendosja e IP adresave
Pasi të keni përfunduar me kabllo, duhet të përkujdeseni që të dy kompjuterët të kenë rregullime të njëjta të rrjetës ashtu që të mund të “shohin” njëri tjetrin. Natyrisht këtë e bëjmë duke vendosur IP adresa statike për të dy kompjuterët. Për të vendosur IP adresë statike në Komp1:
1. Klikoni Start, kaloni te Settings dhe klikoni Control Panel
2. Hapni ikonën Network Connections, duke e klikuar dy herë
3. Klikoni lidhjen aktive të rrjetës me tastin e djathtë të miut dhe zgjidhni Properties
4. Nga lista e ofruar zgjidhni Internet Protocol (TCP/IP) dhe klikoni Properties, si në foton më poshtë
5. Vendosni IP adresën manuale si në foton më poshtë
Përsëritni hapat e njëjtë edhe për Komp2 vetëm se në këtë rast në vendosni IP adresën 192.168.0.3 (në vend të 192.168.0.1 që kemi vendosur në Komp 1) derisa Subnet Mask duhet të jetë e njëjtë, pra 255.255.255.0.
Tani për tu siguruar se çdo gjë është duke funksionuar duhet përdorur komandën PING e cila do të testojë lidhjen në mes të dy kompjuterëve. Për të testuar lidhjen nga Komp1 në Komp2 përcjellim:
Në Komp1, klikoni në Start dhe aktivizoni komandën Run
Shënoni CMD dhe klikoni OK
Në dritaren e DOS-it shënoni “PING 192.168.0.3” (pa thonjëza) dhe shtypni tastin Enter
Nëse përgjigja është si në dritaren e mëposhtme (Reply from ...) atëherë gjithçka është në rregull
Përndryshe nëse përgjigja është si më lartë, p.sh. Request timed out, atëherë kjo do të thotë se për ndonjë arsye nuk kemi lidhje në mes të kompjuterëve.
Pjesa 3 - Ndarja e follderit në njërin kompjuter dhe qasja nga kompjuteri tjetër
Pasi të kemi arritur që kompjuterët të “shihen” ne mes vete, mund të krijoni folldera të ndarë të cilët mund të lexohen nga kompjuteri tjetër. Krijoni një follder të ndarë në kompjuterin Komp1 (që ka IP adresën 192.168.0.1).
Për të kërkuar një kompjuter në rrjetë duhet klikuar me tastin e djathtë të miut mbi ikonën My Network Places në desktop, prej ku duhet zgjidhur Search for Computers.... Në dritarën Search Results, nën Computer name shënohet emri i kompjuterit ose IP adresa e kompjuterit që kërkoni. Në rastin tonë në kompjuterin Komp2 duhet kërkuar kompjuterin Komp1 (në të cilin e kemi follderin e ndarë), ashtu që në hapësirën e dhënë shënojmë adresën e kompjuterit Komp1 (192.168.0.1) dhe shtypim tastin Enter.
Pas disa qastesh në anën e djathtë do të shfaqet ikona me emër 192.168.0.1 të cilën nëse e klikojmë dy herë na jap qasjen tek follderi që e kemi ndarë në kompjuterin Komp1 (192.168.0.1).
Të njëjtën procedurë duhet përcjellur nëse follderin e ndarë e krijojmë në kompjuterin Komp2, me ç'rast në kompjuterin Komp1 duhet të kërkojmë 192.168.0.3 (Komp2), për tu qasur në follderin e ndarë në këtë komp.
Ndryshuar për herë të fundit nga Respect : 09-05-2008 më 10:16
kam kompjuterin tim dhe aty poshte ku tregon oren nuk me del Local Area Connection....
Me ndihmoni ju lutem...........
Krijoni Kontakt