http://www.youtube.com/watch?v=HeOB_...o/3188/C5/C18/
Arratisje si nė filma
Nga Express mė 23.02.2009 nė ora 9:50
Edhe sikur tė kishte regjisor dhe tė xhirohej pėr ndonjė film, vėshtirė se momenti i arratisjes do tė shkonte nė mėnyrė aq perfekt. Madje njė arratisje e tillė nga burgu me siguri mė tė fortė nė Greqi, ėshtė i denjė edhe pėr skenar filmash. Shqiptari Alket Rizai dhe greku Vassilis Paleokostas mėsohet se i kanė shpėtuar prangave nė orėt e pasdites tė sė dielės, duke u arratisur nga burgu i Sigurisė sė Lartė tė Athinės.
Madje kjo ėshtė hera e dytė qė ata arrijnė tė arratisėn nė kėtė mėnyrė vetėm, brenda tre vjetėve. Ikja spektakolare e sė dielės ka pasur tė njėjtin skenar me atė tė vitit 2006-tė. Dy tė dėnuarit me nga 25 vjet burg janė arratisur me helikopter nga burgu i Sigurisė sė Lartė, ku vuanin dėnimin pasi u kapėn nga arratia e parė.
42- vjeēari, Paleokostas dhe 35-vjeēari, Rizai vuanin dėnimin nė burgun grek pėr vrasje. Shteti helen ėshtė shokuar nga kjo ngjarje dhe mėsohet se forca tė shumta policie janė vėnė nė ndjekje tė tyre. Ndėrkohė, Qeveria greke ka filluar njė valė tė madhe shkarkimesh nė zinxhirin hierarkik qė pėrfshinė nga Ministria e Drejtėsisė e poshtė.
Krijoni Kontakt