Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Arratisje e Shqiptarit Alket Rizai dhe greku Vassilissi si nė filma

    http://www.youtube.com/watch?v=HeOB_...o/3188/C5/C18/


    Arratisje si nė filma


    Nga Express mė 23.02.2009 nė ora 9:50

    Edhe sikur tė kishte regjisor dhe tė xhirohej pėr ndonjė film, vėshtirė se momenti i arratisjes do tė shkonte nė mėnyrė aq perfekt. Madje njė arratisje e tillė nga burgu me siguri mė tė fortė nė Greqi, ėshtė i denjė edhe pėr skenar filmash. Shqiptari Alket Rizai dhe greku Vassilis Paleokostas mėsohet se i kanė shpėtuar prangave nė orėt e pasdites tė sė dielės, duke u arratisur nga burgu i Sigurisė sė Lartė tė Athinės.

    Madje kjo ėshtė hera e dytė qė ata arrijnė tė arratisėn nė kėtė mėnyrė vetėm, brenda tre vjetėve. Ikja spektakolare e sė dielės ka pasur tė njėjtin skenar me atė tė vitit 2006-tė. Dy tė dėnuarit me nga 25 vjet burg janė arratisur me helikopter nga burgu i Sigurisė sė Lartė, ku vuanin dėnimin pasi u kapėn nga arratia e parė.

    42- vjeēari, Paleokostas dhe 35-vjeēari, Rizai vuanin dėnimin nė burgun grek pėr vrasje. Shteti helen ėshtė shokuar nga kjo ngjarje dhe mėsohet se forca tė shumta policie janė vėnė nė ndjekje tė tyre. Ndėrkohė, Qeveria greke ka filluar njė valė tė madhe shkarkimesh nė zinxhirin hierarkik qė pėrfshinė nga Ministria e Drejtėsisė e poshtė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Une e kuptoj qe nje popull i varfer sic jemi ne duhet te perdorim shume menyra qe te nxjerrin pare, disa nga ne arrijne gjer ne krim.
    Tipa si puna Rizait na ulin emrin si shqiptar dhe s'kemi asnje arsye te jemi krenar me ta.
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  3. #43
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Aktivitete tek Qendra Kulturore

    Mbrėmje tė shtunash tek PORTA
    21 Mars
    19:30-22:00
    Burra/djem: Lojra
    Gra/vajza: Formojmė Bizhuteri


    28-29 Mars - tė Shtunėn dhe tė Dielėn
    19:00-21:00
    Ekspozitė e Arteve – Sazan Mane


    5 Prill - tė Dielėn
    Seminar mbi familjen e krishterė - 17:00-19:00



    Adresa: Dikeou 9 (Zaharitsa)
    Koukaqi, Athens 11741
    697-6295711 or 697-9538007
    bandjnewell@hotmail.com
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154
    Ne daten 4 Prill,e Shtune ora 21:00, Organizohet Koncert Live me Bilbilin e muzikes Popullore PETRIT LULO si edhe ELI FARA, ALTIN SULKU dhe kengetarja simpatike CILJETA XHILAGA. JU MIRPRESIM NE HOTEL CAVO DORO ne PIRE.

    REZERVIM TEL:6957378080 OSE 697 70 600 66

    adresa:Rr.Vasileus Pavlu 19-21 Kastela,(Mikrolimano)

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    nga selaniku nuk asht askush ketu , po atje qka ka ?
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Bujar Muēaj

    Dy skica dhe “Valixhja e rėndė” e Ziko Kapuranit




    Ishte mėngjes vjeshte dhe era qė ngrihej nga shkulmet kreshtėbardha tė liqenit me gjithė ftohtėsinė na sillte nė formė vorbulle gjethet e rrepeve e sheqeve, e zhurmėn sherete tė karabullakėve, patave e rosave tė egra, aty ku punonim, rreth muzeut tė faunės dhe florės tė ujit e nėnujit nė Dhorian. Pas pak erėn e fortė, thua se ishe nė kryeqėndrėn e mbretėrisė sė erėrave, e shoqėroi njė shi, i cili si nė legjendė solli para nesh njė plak tetdhjetvjeēar i mbuluar kėmbė e kokė nga njė mushama e zezė shiu.

    -Shqiptarė jeni? – dėgjuam shqip, gjė qė na hoqi njė farė ftohtėsie nė atė anė kufiri midis Greqisė e FYROM-it.

    -Po! -i thamė tė ēuditur pothuajse njėzėri unė me Zikon, e u ngritėm nė kėmbė nga streha e drunjtė ku ishim strukur pėr t’i bėrė ballė asaj furtune e pėr t’i lėnė njė copė vend apo dhe pėr tė rrespektuar plakun pėrrallor tė shiut.

    -Eh si rrodhėn kohrat more bij, ja si ky shi qė shihni. Unė jam kėtu nga ky fshat. Nė fėminėrinė time verėn e kaloja me bagėtitė maleve e limereve tė Shqipėrisė. Ishim miq tė mirė me shqiptarėt e shpesh stanet i ngrinim tė pėrbashkėta ose pranė njėri - tjetrit. Mė kujtohen mirė dhe emrat e maleve ku kam shkelur. Gramoz, Mali i Thatė, Morava, Lenia...Shqiptarėt mė dukeshin trupa mėdhenj, viganė. Ishin burra tė besės e nderit. Sa u zhgėnjeva kur i pashė me hapjen e kufijėve, njerėz tė lodhur, tė rrudhur, si nata me ditėn me ata shqiptarėt qė njoha. Diktatura ju stėrmundoi deri nė prishjen e atij njeriu qė kam njohur.

    -Tė shkuara tė harruara,- ndėrhyri Agron Elezi qė pati fatin tė ishte dhe ai me ne pakėz mė tej nėn atė strehės muzeu, -kėtej e tutje tė shohim seē ēdo tė bėjmė!

    -Nejse-vazhdoi plaku, mos ma merrni pėr keq, ju solla kėto kumbulla dhe fiq. Skam njeri kėtu, kanė shkuar tė gjithė nė Selanik, m’i mori fėmijtė e nipėrit qyteti i madh. Mua smė bėjnė kėmbėt e tė iki. Mereni bij, merreni, embėlsoni gojėn. Po qe se do tė jeni dhe kėtė javė kėtej po hedh rrjetat nė liqen e po ju jap njė drekė tė mirė me peshkun e kėtij liqeni qė ėshtė me nam kėtyre anėve.

    Nuk i kthyem pėrgjigje dhe Zikua qė kishte nxjerrė ato ditė librin me poezi nė gjuhėn greke “Pemė nėn dėborė” i zgjati njė duke i thėnė:

    -Lexon!-ėshtė njė libėr imi, merre ta kam falur.

    -Po lexoj,- ktheu pėrgjigjen plaku, -kam lexuar shpesh,- dhe pėrmendi emrat e disa poetėve tė tij tė zemrės. Pasi e solli disa ēaste librin nėpėr duar plaku na mori leje qė tė ikte e do tė rikthehej nė kohėn qė ne linim punėn.

    -Do tė sjell dhe librin, - i tha Zikos

    -Librin ta kam falur, tė thashė njėherė, ne shqiptarėt kemi njė fjalė... -i foli Zikua duke nuhatur diēka nga dinakėria e plakut.

    Tė sjell mendimet pėr librin,- e ēoi fjalėn atje ku donte plaku.

    Iku. E ripamė nė kohėn qė ne ishim gati pėr tu nisur, ndėrkohė qė dhe era e marrė kishte hedhur poshtė dorezat e ringut. Dolėm nga makina dhe mė i prokupuari nga ne patjetėr qė do tė ishte Zikua, qė priste notėn dhe mendimet e plakut nė atė cep tė largėt.

    -Mė ke nxjerrė mallin e Kosta Kristalit more bir!- dhe plaku hapi krahėt duke marrė nė krahėt e tij Zikon, e duke e pėrqafuar. -Kristali i kėndonte me aq dashuri natyrės sa si ka kėnduar grek tjetėr. Ka Greqia poetė qė janė nė maj tė atij tempulli, por kėngėt e natyrės si ai si kėndoi kush. Pas kaq vitesh po shoh qė sinonim tė tij, njė vllah qė u rrit staneve ku mėngjezet e buzėmbrėmjet e trendafilta e pėrqafuan dhe e rritėn nėn jorgan tė yjeve duke patur pėr jostėk bashkėn e xebės dhe kaleshkės me tufėn e ēajit e zhumricės.

    Pasi mori pėrshėndetjet e falenderimet Zikos e tonat u ndamė me premtimin se do tė takoheshim tė shtunėn. Fatkeqsisht nuk vajtėm dot se gjetkė na doli punė. Drekėn me peshk tė liqenit se shijuam dot, por mua m’u duk se plaku i shiut nė atė mbrėmje tė 11 marsit 2009 erdhi nė Kėndin e tė Rinjve nė Ambeloq, sė bashku ose krahė pėr krahė me Kristalin. O e kishte sjellė ai poetin e madh, o tė dy i kishte ftuar Zikua nė atė mbrėmje tė madhe. I shoh akoma tek vijnė nėpėr shi e nėpėr mjegull duke pėrtypur vargje.


    * * *


    Ndėrsa referonin plot teperament Dr. Stavri Dajo dhe Kostandina Evangjelu paralel me ritmin e balerinėve sa engjėllor e dinamik tė shkollės sė valleve “Vista”nėn drejtimin e Injka Aimonidhit, apo nėn tingujt e violinės sė vajzės shqiptare plot talent Xheni Fejzo, njė burrė rreth gjashtėdhjetave se nxinte vendi. Diku e kisha parė e dikur kishim pirė kafe bashkė vite mė parė. Vura re se rrėkeza lotėsh zbrisnin faqeve tė tija. Kujtesa bėri punėn e saj. Ishte Ritvan Ramolli njė floqar, personazh i disa tregimeve tė Zikos.

    -Ngjarja qė po tregon Kostandina,- i them Dash Selimit dhe Aleks Janaqit,- flet pėr atė burrin atje qė po loton.

    -Ashtu!-shprehu habinė Aleksi ndėrkohė qė ia bėra me shėnjė Ritvanit tė afrohej nė tavolinėn tonė.

    Ritvani qė ndonse ishte njė tavolinė mė tej kishte ndjekur dhe bisedėn tonė, pasi na dha dorėn krejt tavolinės pėrforcoi ato qė thashė unė:

    Ashtu ėshtė siē thotė ajo zonja e siē ka shkruar Zikua nė librin “Valixhja e rėndė”. Edhe sot i kam nė trupin tim gjurmėt e atyre rugėve pa rrugė.

    Kush i ka lexuar tregimet e Zikos do t’i vijė ndėrmend ai personazh, i cili nuk ju tremb borės e shiut, ndjekjeve e disa herė drurit... vetėm e vetėm pėr tė prekur atė endrėn e tejendrės, tė cilėn ka vite qė e gėzon e atė rrugė qė dikur e bėnte me kėmbėt e gjakosura sot e bėnė si turist me benx tė markės s ė fundit qė do ta kishin zili dhe vendasit. Cicėrima e telefonit tė Dashit na tėrhoqi vėmėndjen duke i dhėnė dhe Ritvanit kohė qė tė pėrshendetej e tė largohej prej nesh. Iliaz Bobaj nga Patra uronte Zikon e grupin tonė kompakt tė Selanikut pėr suksese tė mėtejshme e promovime tė tjera librash. Nė kėsi festash i kemi si mė tė shpeshta telefonatat ndaj mos tė mė bezdiset lexuesi nėse i ka lexuar nė ndonjė shkrim tjetėr tė mėparshėm timin apo tė shokėve tė mi. Ana Kapia, gjithmonė nė merak si i zoti i shtėpisė pėr dasmėn, nė rolin e kordinatores do tė sillte dhe pėrshėndetjet e Psomiadhit dhe tė deputetėve demokratė Gjoleka, Orfaanos, Xhixhikosta qė spatėn mundėsi tė ndodheshin nė atė mbrėmje tė ngrohtė, ndėrsa fjalėt mbresėlėnėse tė kryetarit tė bashkisė sė Ambeloqit, z. Qirizoglu, tė konsullit tė Shqipėrisė z.Maqo Nini, pėrfaqėsueseve sė prefekturės Kostandino Adhamidhi, Kristina Kelesidhu do tė kishin emrues tė pėrbashkėt pėrsosjen e miqėsisė duke e shtrirė kėtė dorė edhe mė tej. Do tė ishte njė nder qė shokut tonė poet e prozator iu dha medalioni i bashkisė sė Ambeloqit, ku si simbol tė saj ka njė nėnė me fėmijė nė krahėt e saj. Rreth orės dhjetė njerėzit do tė largoheshin, duke lėnė Degėblertasit tė mbledhur atje kokė mė kokė, nėn pushtetin e magnetshėm tė kėngėve polifonike. Aty ishin tė gjithė. Dr. Stavri Dajo me tė shoqen Meritėn, tė prirur pėr tė qėnė pranė shoqėrive tė tilla, ku flitet e bėhet art e letėrsi, me Aleks Janaqin e tė birin e tij fjalė pak Spiron, me Edmond Shallvarin, Bedri Hoxhėn e Thanas E.Llangozin, Mina Papajorgjin, Mishela Dervishin, Theothori Mihon, Mereme Dungėn me tė motrėn Shpresėn dhe kjo poeteshė e re, Suzana Dimollari dhe kjo me tė motrėn, unė me Dashnor Selimin, Danieli i papėrtuar i “Nėnė Terezės” qė i bashkohet herė pas herė isos tonė si dhendėr Aranitasi e Mallakastre qė ėshtė. Kėshtu qė autorit tė valixhes sė rėndė, Ziko Kapuranit dhe personazhit real tė asaj ngjarje rrėnqethėse, qė u shfaq nė atė podium, si tė vinte nga njė botė tjetėr ireale, ma merr mendja se atė valixhe sikur ia lehtėsuam pak.

    p.s.Shkruar nga Bujar Mucaj, me rastin e aktivitetit te organizuar ne Selanik ne dt 11 mars 2009, per promovimin e librit me tregime te autorit me banim ne Selanik, Ziko Ll. Kapurani

    Botuar ne gazetat ne gjuhen shqipe ne Greqi, ALBANIAPRESS, TRIBUNA, GAZETA E ATHINES
    DT.20 MARS 2009

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shkrim ne Gazeta e Athines, nga Dashnor Selimi

    Njė vizitė nė “Mallakastrėn e vogėl” tė Bujar Muēajt

    Ditėn e 22 marsit(ditėn e ekuinoksit pranveror) u mblodhėm pėr tė festuar sė bashku gjysmėshekullin qė mbart mbi ato shpatulla tė rėnda, miku ynė, fabulisti e satiristi i njohur Bujar Muēaj. Teksa u nisa pėr nė shtėpinė e tij mė erdhėn ndėr mend fjalėt e tim eti kur na thoshte nė fėmijėri: “Mallakastriotėt janė njerėz trima, dinė tė respektojnė e tė presin mikun, bujarė sa s’ka vendi, besalinj deri nė vdekje. Nėse ndokush u ka dhėnė besėn njėherė, do tė ndihet nė besė dhjetė herė mė tepėr prej tyre...” Qysh atėhere kam patur lidhje shpirtėrore tė herėshme me Mallakastrėn, sepse nė kėtė krahinė e deri nė Tragjas e Karaburun tė Vlorės, i ndjeri im atė, peshoi nė krrabėn e ēobanit, fatin e jetės sė tij. Mallakastra! Kjo krahinė kaq e njohur, kaq e dėgjuar jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj, tė tėrheq grykave, kreshtave, jo vetėm me ngjyrat e dritėn qė i ka falė natyra, por edhe me vendin qė i ka rezervuar historia.. Fshatrat e kėsaj krahine, njėri mė i dėgjuar se tjetri, tė tėrė kėshtjella tė luftrave pėr liri, por dhe vatra ku lulėzoi arti dhe kultura e njė populli. Aranitasi! Ky fshat nė tė anėt e Gjanicės, mbėshtetur nė shpatullat e Shėndėllisė ėshtė vendėlindja e sa e sa gjeneralėve e kapedanėve trima tė sa e sa kryengritjeve. Nė mesjetė vetė Aranitasi ishte qendėr e krahinės ku lulėzoi dinastia e njohur e arianitasve. Po tė hysh nė thellėsi tė tregimeve tė moēme zor se del dot, se do tė pėrballesh aty me emra tė njohur qė bėnė histori. Unė po i kaloi nė revistė duke filluar nga mė i hershmi qė mbahet David, Guljem, Gjergj Aranitasi e deri tek Donika bijė e arianitėve e nuse e kastriotėve, qė e kishte feud tė saj Aranitasin. Si antikiteti i “artė” ashtu dhe mesjeta e lavdishme, do tė linin gjurmė nė karakterin e kėtij populli, i cili nė shekujt e mėpasėm do tė merrte cilėsi tė tjera mė tė vyera e mė tė arrira. Milan Shuflaj, Franc Babinger, Eqerem Vlora, Dhimitėr Shuteriqi etj. do tė linin fletė tė tėra nėpėr librat e tyre kushtuar kėtij fshati me emėr dhe Bujari me njė kurajė e vendosmėri ka vite qė punoi e do t’iu sjell lexuesėve librin dy vėllimėsh pėr historinė e vendlindjes sė tij Aranitasit e Mallakastrės. Ditėn qė ne festonim me Bujarin shtėpia botuese “D.I.J.A”, Afroviti Gusho, Ilir Duka, Ilir Buzali bashkė me urimin dhanė dhe lajmin e gėzuar me SMS se libri pikėrisht atė ditė pėrvjetori ishte gati, duke i realizuar mikut tonė njė ėndėrr tė kahershme. Para ca vitesh Tiro Tėrbaēioti nė njė poezi do tė thoshte pak a shumė kėshtu se: Aranitasi i burrave tė sertė tė pushkės, tė kėngės e tė punės do tė nxirrte dhe njė djalė fabulist qė dinte tė “cingėriste”. E ky djalė tashmė pesdhjetvjeēar ishte Bujar Muēaj qė kishte nisur “cingėrisjen” qysh nga viti i largėt 75. Me Bujarin jam njohur e takuar rreth viteve tetėdhjetė, jo t’i kemi shtreguar duart njėri tjetrit, por pėrbri fabulave tė tij, nė revistat e asaj kohe kur shumė herė ishim bashkėrisht si sot nė faqet e shtypit nė emigracion e nė Shqipėri. I shikoj shpesh me nostalgji ato fletė revistash tė zverdhura. Ndėrsa Bujarin e kam kėtu, Ilazin nė Patra, Pilon nė Monovasia tė tjerėt kanė kapėrxyer oqeanin...Pėr Bujarin si fabulist e shkrimtar humori kanė shkruar e folur shumė emra tė njohur tė artit, shkrimtarė e krijues tė fushave tė ndryshme si Tashko Lako, Maku Pone, Foto Malo, Adelina Mamaqi, Xhevat Beqaraj, Dr. Stavri Dajo, Dr.Dhori Qiriazi, Nuri Plaku, Petraq Kita, Llambi Gjikuli, Nase Jani, Ilirian Zhupa, Ziko Kapurani, Iliaz Bobaj, Novruz Abilekaj, Andrea Petromilo, Pilo Zyba, Murat Aliaj, Iliriana Sulkuqi, Pr.Gjergj Titani, Evis Qaja, Flutura Aēka, Agim Bajrami, Arben Velaj... Me kujtime qė skanė fund pėr shokun e mikun tonė afrohem pranė shtėpisė sė tij. Aty mė presin Ardita Jatru e Bedri Hoxha e ashtu tė tre ngjitemi. Trokasim. Dhe me hapjen e derės nga mikpritėsit drejt nesh vijnė tingujt e ėmbėl tė njė kėnge aranisiote, nga vendlindja e Bujarit. Ėshtė kėnga “Dale moj bandille dale”, kėnga mė e njohur e mė e dashur pėr ēdo mallakastriot. Ėshtė ajo kėngė qė nė filmin “Lulėkuqet mbi mure” nėse ju kujtohet e ka kėnduar mallakastrioti i madh Kadri Roshi. Ajo kėngė e dalė nga shpirti i kėngėtarit aranisiot Guri Rrokaj laurues i ēmimeve tė nderit pothuajse nė tė gjitha festivalet gati pėr tre dekada, mė bėri qė tė mė dukej vetja ndonėse dėshnicas, mė mallakstriot se mallakastriotėt. Vura dhe unė ison time tek kėnga dhe zėrat tanė ma merr mendja se do tė jenė ndjerė deri nė Donije e Shėndėlli, Kalenjė e Kallamatrėng, duke u bashkuar me zilet e kėmborėt, prralleve e hilqeve, e duke u pėrzierė pėrjetsisht me erėn anės Vjosės, Povlės e Gjanicės. Mikėpritje mė tė mirė s’do ketė. Njeriun me vendin e lindjes e lidhin shumė gjėra herė tė dukshme tė padukshme, qė nuk ka forcė t’i shpleksi. Kėshtu jemi tė tėrė njė gur, njė plis, apo njė shkėmb i shkėputur, qė kthehemi e rikthehemi drejt saj se na tėrheq ai magneti, ai magnet i padukshėm, ajo forcė graviteti qė mbart tė qarat e tė qeshurat, brengat, hallet e gėzimet. Ulemi pasi takohemi me Bujarin e tė shoqen Zanėn, me Katerinėn greken e urtė e shqiptarizuar aq mirė, ku janė mbėshtetur familiarisht kaq e kaq vite pa kurrė farė pagese, me tė jėmėn, mishėrimin etalon tė nėnės shqiptare, qė di tė jap pėr bijtė e saj veē urtėsi, ngrohtėsi e dhėmbshuri... Aty gjetėm dhe Rizanė njė kushėririn e Bujarit, Thanas Llangozin me Mina Papajorgjin nga Bregu i Detit. Mė pas do tė vinin Edmond Shallvari, Ziko Kapurani me tė shoqen Aleksandrėn, Mishela Dervishi e kudondodhur, veēanėrisht gėzimeve. Kisha lexuar diku pėr mikpritjen e Mallakastrės dhe nė mėndje shpesh njė frazė e atyre shkrimeve ngrinte krye. “Aty u shtrua njė darkė model si nė Mallakastėr, siē dinė tė presin e tė gatuajnė mallakastriotėt.” Atė shprehje e gjetėm, e pamė aty nė atė trapezė ditėlindjeje, nė atė shtėpi nė rrugėn “Papafi” tė Selanikut. Po, po aty pamė njė “Mallakastėr tė vogėl”, si nė ambjentin e shtėpisė, bibliotekėn, gjysma e tė cilės flet pėr kėtė krahinė, njė hartė e madhe ku syri se ka tė vėshtirė tė rroki pikėrisht atė Aranitasin legjendė, qė na mblodhi nė kėtė sofėr. Me dollinė e parė do tė niste dhe gara e telefonatave tė urimit e i pari do tė ishte Iliaz Bobaj nga Patra, qė do tė bisedonte poetikisht pėr dhjetė minuta me gjithė tė pranishmit. Mė pas me radhė Nuri Plaku e Riza Pajollari, Ariola Kondakēiu e Bruna Boēova, Aleks Janaqi qė ndodhej prej dy javėsh nė Shqipėri...Telefonata e ēuditshme do tė vinte nga Mihal Krimēe, fabulist e studius vllah, pa na njohur, vetėm nėpėrmjet shkrimeve. Se ku kishte gjetur numrin e telefonit tė Bujarit dhe e merr duke e uruar pėr pesdhjetvjetorin dhe pėr shkrimin qė i kishte lėnė mbresa tė forta “Dy skica dhe valixhja e rėndė e Ziko Kapuranit”. Atėhere kur Bujari i tha se Zikon e kam kėtu, gėzimin do ta shprehte dyfish, duke uruar Zikon, tė shoqen, e gjithė ne tė tjerėt. Nė mbyllje Mihali do tė premtonte se sė afėrmi do tė vinte nė Selanik, ku do tė takohej me ne e do tė sillte dhe librat e botuar tė tij, duke i shtuar mė tej fijet lidhėse me krijuesit fierak a mos ndoshta dhe njė “parkim” tė mundshėm pranė Degės sė Blertė pėr sa kohė do tė ndodhej nė Greqi.Nė mbyllje tė stafetės sė telefonatave do zotėronte ambjentin pėr ca ēaste zėri i copėzuar, i tallazitur i Llambi Gjikulit(ka kohė qė Llambin e mundon aq shumė ana shėndetsore) qė mposhte dhimbjen, duke uruar shokun tonė, pėr njė penė tė menēur siē ka qėnė ngaherė e akoma mė tė mprehtė. Pas dollive do tė nisnin kėngėt dhe stafeta do tė kalonte pothuajse nė tė gjitha trevat, qė nga kėngėt e Tropojės, Dibrės... e deri tek kėngėt e Bregut tė Detit nė jug. Ishte njė harmoni zėrash pėr tu patur zili. Do tė vinte rrufeshėm “ Hamit Guga njė pėllėmbė, ē’iu ngrit valiut nė kėmbė, ē’i ra me ēibuk ndėr dhėmbė” kėnduar aq bukur nga djali i Bujarit, Albani. Bujari pėr tė nderuar mė tė vjetrin e kėtij “tubimi” Minanė nga Qeparoi i Himarės do tė merrte radhasi kėngėt “Do kėndoj, por s’mė bėnė grika”, “Batalionet bėjnė fjalė”, tė cilat do tė sillnin mė pas njė “rrebesh” diskutimesh pėr historinė dhe tė vėrtetat e ėmbla e tė hidhura tė kėtyre kėngėve. Bashkėrisht do tė kėndoheshin disa kėngė qytetare shkodrane, vlonjate, leskoviqare. Ziko Kapurani me tė shoqen do ta qanin njė kėngė, qė pėr nga vija melodike ishte midis Devollit e Rrėzės sė Korēės. Bedri Hoxha do tė sillte “Nantė malet e Dibrės” kėngė e shoqėruar kjo nga tė gjithė. Nė serenatat korēare do tė shkriheshin tė gjithė, duke na kujtuar rininė tonė tek thaheshim spondeve tė makinave nga shkonim pėr nė aksion e serenatat si hiqnim nga goja deri pėrtej lodhjes, por mbi zėrat tanė do tė dilnin “tė zotėt” Edmod Shallvari, Ardita Jatru, Thanas Llangozi. Unė vetė do tė merrja kėngėt e vendėlindjes sime, por qė pėr nga ndėrtimi, melodia janė motėrza apo nėnė-bijė me ato tė Mallakastrės e tė Labėrisė, ose e thėnė ndryshe kėndohen dhe nė ato treva. Mbas tre orėsh nėn “trysninė” e rakisė sė fortė e verės sė kuqe tė nxjerrė pėr merak nga vetė shoku jonė, nė atė vatėr bujare, me atė sofėr ku dhe “qumėshti i dallėndyshes nuk mungonte”, nėn ritmin e larminė e kėngėve do ta linim atė “Mallakastėr tė vogėl” nė rrugėn “Papafi” nė shtėpinė me numėr 75 me urimin: Edhe 100 vite tė tjera Bujar!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154
    Koncert Live ne Athine diten e shtune dt.23 maj me kengetaret e muzikes shqiptare ;ROVENA STEFA ,STINE ,G BANI+355,B.A.V ANDI -BLERO si dhe kengetari i njohur ALTIN SULKU .Koncerti do te zhvillohet ne PIRE ne Hotel CAVO DORO rruga ;VASSILEUS PAVLU 19-21 ,MIKROLIMANO.
    REZ;698 706 00 66 dhe 695 737 80 80 ,JU MIRPRESIM NE NJE MBREMJE FANTASTIKE.

  9. #49
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga anabanana Lexo Postimin
    Koncert Live ne Athine diten e shtune dt.23 maj me kengetaret e muzikes shqiptare ;ROVENA STEFA ,STINE ,G BANI+355,B.A.V ANDI -BLERO si dhe kengetari i njohur ALTIN SULKU .Koncerti do te zhvillohet ne PIRE ne Hotel CAVO DORO rruga ;VASSILEUS PAVLU 19-21 ,MIKROLIMANO.
    REZ;698 706 00 66 dhe 695 737 80 80 ,JU MIRPRESIM NE NJE MBREMJE FANTASTIKE.
    Rovenen, Bleron, dhe Stinen e njof, por ky kengetari i njohur ALTIN SULKU kush asht.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154
    Bleron nuk e njef se nuk esht ai flok verdhi esht nje djal tjeter qe jeton ne Greqi sesht i njohur sa per altinin hidhi nje sy kengeve te tij ne Youtube.

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154




    Koncert Live me kengetaren e mrekullueshme dhe te madhen AURELA GACE,humoristi i portokallis GJINI,kengetari ALTIN SULKU si dhe nje grup djemsh hip hop Andy-v Blero

    PONTIAKO KENDRO "KORCOPON"
    pireos 68 muskato



    Ju mirepresim ne nje mbremje te paharrueshme!!!!

  12. #52
    LosT AngeL Maska e PaToSaRaK
    Anėtarėsuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Ne mes te llumit
    Postime
    360
    Ore po si i behet hallit qe une nuk njoh asnje nga kengetaret e rinj, kam ikur qe ne 2001 nga shqiperia dhe kan dal shum kengetar te lodhur, une mbaj mend, Sinan Hoxha, Shkelqim Kola, Alfred Meco, Aurela Gace. Tani shikoj ne DigitAlb shume tipa qe ma kan peshtirur fare.
    E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2008
    Postime
    104
    Aktivitete jane kto?
    Hajde te sjellim nje kengetar, te mbledhi para, te gezohemi per 2-3 ore e mbaroi puna.
    Ore ju ne greqi na duhen shkolla per femijet!!!
    Ne greqi duhet te mbrojme identitetin tone.
    Pse mos te japim gjithe kto para qe harxhoni per argetim per rritjen e arsimit te femijeve te Shqiptareve ne Greqi

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Glaukia88
    Anėtarėsuar
    18-06-2009
    Postime
    75

    Thumbs up

    Jam dakord .

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Glaukia88
    Anėtarėsuar
    18-06-2009
    Postime
    75
    Dita ideale do te ishte 28 qershori ! (Si kujtim per genocidin/spastrimin etnik nga pala Greke ndaj popullsise Shqipetare te Camerise)....

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2009
    Postime
    1

    Thumbs up

    Citim Postuar mė parė nga Luftėtari1444 Lexo Postimin
    Aktivitete jane kto?
    Hajde te sjellim nje kengetar, te mbledhi para, te gezohemi per 2-3 ore e mbaroi puna.
    Ore ju ne greqi na duhen shkolla per femijet!!!
    Ne greqi duhet te mbrojme identitetin tone.
    Pse mos te japim gjithe kto para qe harxhoni per argetim per rritjen e arsimit te femijeve te Shqiptareve ne Greqi
    ke shume te drejte

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e magnito
    Anėtarėsuar
    24-11-2009
    Vendndodhja
    gr
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga rolua Lexo Postimin
    po mire pse nuk bashkoheni me ndo nje grup tjeter si puna e 2die4 pershembull e te beni nje koncert bashk.....
    ka plote clubs edhe vende qe vene shqiptaret per te kenduar....



    mendohuni nje here





    """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""'r oeli""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""
    ktej nga selaniku mo ka ndonje te gjalle...ku ka te gjalle ne greqi kot ia fus edhe une ..te gjallet nuk rine var greqia eshte qivur.

  18. #58
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Cuna edhe goca bojkotoni cdo prodhim grek qe shitet ne greqi por edhe ne Shqiperi si gjithashtu me cdo vend qe jeni mos blini prodhime greke.
    Nqs ka prodhim Shqipetar BLEJ SHQIP, KONSUMONI PRODUKTE SHQIPTARE!

    Se bashku mundemi.

    RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR !!!
    Shqipėri, o jetėgjatė, ty tė kemi mėmė e atė dhe pėr ty do tė luftojmė gjersa tė tė trashėgojmė.

  19. #59
    Endri bjej shqip ok po cdo hame ne ketej
    a po te presim fugonin nga shqiperija?
    Dyqan shqip skam pare gjekundi nese di na thuaj ku eshte
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga Endri_UCK Lexo Postimin
    Cuna edhe goca bojkotoni cdo prodhim grek qe shitet ne greqi por edhe ne Shqiperi si gjithashtu me cdo vend qe jeni mos blini prodhime greke.
    Nqs ka prodhim Shqipetar BLEJ SHQIP, KONSUMONI PRODUKTE SHQIPTARE!

    Se bashku mundemi.

    RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR !!!
    me forcat tona
    le ta shtojme prodhimin, ti bejme malet fusha
    kapitalizmi eshte nje tiger prej letre

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Organizime dhe aktivitete
    Nga anabanana nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 19-02-2014, 17:28
  2. Aktivitete dhe organizime nė Itali
    Nga katana nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 10:47
  3. Aktivitete, organizime ne PA, SHBA
    Nga Fiori nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 10-11-2011, 10:05
  4. Ne cfare aktivitete beni pjes?
    Nga *~Rexhina~* nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 15:40
  5. Aktivitete, organizime, ne Angli
    Nga Shijaksi-London nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 21:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •