Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla

    Kjo eshte nje interviste e realizuar nga Ylli Demneri para disa kohesh me dramaturgun dhe komedianin e shquar shqiptar Pellumb Kulla i cili prej disa vitesh jeton ne Ny city, SHBA.

    Bisedė mbi teatrin


    Y. I dashur Pėllumb, mund tė jemi kėmbyer korridoreve, nė Kinostudio apo nė teatėr, por nuk kemi patur asnjėherė rast qė tė takohemi e tė bisedojmė sė bashku, prandaj tė kėrkova kėtė bashkėbisedim mbi teatrin. A nuk ėshtė mė mirė qė t'a bėjmė kėtu?

    P. Pse jo?!

    Y. Edhe pse u bėnė kaq vite qe pėrdor internetin, prape mė ndodh qė tė mrekullohem nga kjo shpikje e kohės sonė. Ti atje nė New York, unė kėtu nė Paris, arrijmė tė bisedojmė "kokė mė kokė".

    P. Paris, New York… Emra qytetesh prestigjozė! A nuk tė duket se na e rrit pėrgjegjėsinė, mbi nivelin e atyre qė do tė themi?

    Y. Nuk besoj qė vetėm me emrat kėta qytete tė bėjnė tė menēur. Ka kaq shumė debilė qė kanė lindur e jetojnė nė kėto qytete, sa mė mirė t'i harrojmė. Nėse do tė donim qė tė flisnim sėbashku mbi teatrin nė pėrgjithėsi dhe pėr lidhjet e tua me tė, nuk mund t'i shmagem pyetjes, se ē'qe ajo qė tė shtyu drejt teatrit?

    P. Unė iu afrova teatrit siē i afrohen tė gjithė fėmijėt lojrave… Teatri ėshtė parė deri tani si kryeloja, loja mė magjepse qė ka arritur njerėzimi.. Ėshtė loja, ku kėnaqesh edhe vetė, ku sheh edhe tė tjerė qė mblidhen tė tė shohin dhe bile nė fund edhe tė tė duartrokasin.

    Y. Ose edhe tė tė kthejnė krahėt!

    P. E drejtė, tė kthejnė dhe krahėt!. Nė lojėn e teatrit, teksa zbavitesh dhe zbavit, ti nė tė njėjtėn kohė sheh njė hapėsirė tė magjishme, ku mund tė shfaqėsh ide dhe duke u pjekur vetė, t'i shfaqėsh mė tė pjekura edhe idetė. Nė kėtė lojė tė pakrahasueshme, ty tė jepet mundėsia tė jesh nė mėnyrė tė pėrsosur dikush tjetėr, tė bėhesh pėrkohėsisht ai qė nė tė vėrtetė nė jetė nuk u bėre dot, t'i gėzosh si tė realizuara ca ėndrra qė nė jetėn reale nuk i gėzove dot. Ti aty je i bukur edhe tė duan tė gjitha vajzat, kur nė tė vėrtetė, jashtė kėsaj loje, nė jetė, asnjėra nuk t'i hedh sytė! Ti nė kėtė lojė tė magjishme, ke mundėsi tė tregosh karakter tė papėrkulur, kur pėr kėtė nė jetėn e pėrditėshme paguan haraē tė madh. Nė kėtė lojė fantastike, ke mundėsi tė bėhesh hero e tė japėsh jetėn pėr ideale tė larta, kur kėtė gjė nuk e sheh pėr ditė, as nga tė tjerėt, pale nga vetja! Duke e bėrė lojėn magjike angazhimin tėnd kryesor nė jetė, ti nis tė studjosh pėrvoja tė tjera mjeshtrash tė vdekur tė pavdekshėm dhe tė gjallė. Idetė avash-avash, bėhen mė tė rafinuara dhe nė sheshin e lodrave tė tua, arsenali bėhet gjithnjė e mė i pasur. Ti shikon se ke futur aty filozofinė, bukurinė e situatės, transformimin e thellė kostumor dhe plastik, ke futur nėntekstin dhe nėnkuptimin, alegorinė, metaforėn, humorin.. Bri grepave tė tu ke ushqim tė bollshėm pėr tė kuar imagjinatat e atyre qė tė sodisin. Dhe ata e kafshojnė grepin. Pastaj ti fut nė lojė idetė e tėrthorta, goditjet e fshehura dhe sheh se rreth e qark lėmit ku ėshtė ekspozuar ky arsenal, mblidhen mė shumė e mė shumė njerėz qė emocionohen, qajnė dhe qeshin. Ti ndėrton mure dhe njerėzit matanė arrijnė tė zgjatin kokat pėrmbi ata mure, qė tė shohin. E kur muret i bėn mė tė lartė, atyre qė u pėlqen tė tė sodisin, vijnė nga porta e madhe duke paguar pėr tė tė parė, ty, mėsuesin tėnd, partnerin tėnd, nxėnėsit e tu, lojtarėt mjeshtra, djemtė dhe vajzat e bukura qė teatrit i duhen sipas nevojės… Dhe kjo bėhet jetė, art biznes, luftė, ankth… Po gjithėsesi, lojė madhėshtore ama! Mė thuaj ti, Ylli, njė lojė mė tė bukur!

    Y. Janė tė vėrteta gjithė sa thua ! Teatri ėshtė krijimi i njė realiteti tjetėr, i magjishėm, sepse ai krijohet nga ėndrrat tona, nga dėshirat tona. Po ēfarė duhet qė kjo magji tė gjejė jehonė tek ēdo individ ?

    P. Jehona vjen nga qė artisti e di se ēfarė e preokupon shoqėrinė pra dhe individėt e saj. Artisti e di qė nga loja e teatrit, shoqėrisė i vijnė pak zgjidhje, por sė paku i pėrgatit ato. Artisti krijon mundėsinė qė tė trajtohet ky preokupim, pėrgatit lojėn qė tė mėnēurojė, tė qartėsojė, tė edukojė dhe tė frymėzojė pėr tė bėrė pėrpjekjet pėr zgjidhje.

    Y. Ėshtė regjisori ai qė e ndėrton kėtė lojė ?

    P. Kur pėrdora fjalėn artist, kėtu nuk kisha parasysh vetėm regjisorin, i cili ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe pėrgjithėsisht, mė i rėndėsishmi. Me fjalėn artist unė nėnkuptoj atė qė i afrohet mė parė temės, thelbit, nga do tė fillojė loja e magjishme. Ėshtė si tė thuash gjeneratori i lojės magjike. Ky mund tė jetė autori, mund tė jetė, drejtori artistik, producenti dhe shumė rrallė aktori. Nga njė herė kėta tė gjithė mund tė jenė tė bashkuar nė njė njeri tė vetėm: ky shkruan pjesėn, ky merr pėrsipėr ta inskenojė, ky luan rolin bazė e zgjedh artistėt e tjerė dhe nxjerr paratė pėr kėtė ndėrmarrje. Aktori vetė, mund nganjėherė, tė bėhet inisiator i krijimit a pėrzgjedhjes sė pjesės, i gjetjes sė regjisorit tė pėrshtatshėm dhe, pėr shkak tė karizmės sė tij, mund tė tėrheqė nė lojė edhe fondet nga individė tė pasur artdashės ose nga shteti vetė. Por kjo ndodh rrallė. Nė shumicėn dėrmuese tė herėve, nė qendėr tė kėsaj ndėrmarrje ėshtė, siē the ti, regjisori, tė cilit pėrgjithėsisht ne i atribuojmė njė mendim mė tė gjėrė, ide mė tė zgjedhura dhe veti udhėheqėse mė tė spikatura.

    Kaq sa thashė ėshtė rregulli dhe funksionimi i tij nė shoqėri tė hapur demokratike, ku idetė dhe shprehjet e tyre janė tė lira. Por mė sė shumti, historia e teatrit ėshtė zhvilluar nė shoqėri tė mbyllura, nėn robėri dhe diktatura, tė cilat e kontrollojnė me njė mijė sy se ē'gatuhet nėpėr teatro dhe rrethet e artistėve tė skenės. Pėr to, kėto lloj ēerdhesh janė tė rrezikėshme dhe natyrisht, shoqėri tė tilla, jo vetėm i pengojnė artistėt tė shfaqin idetė e tyre tė vėrteta, jo vetėm nuk japin pėr ndėrmarrjet e tyre asnjė cent, por pėrdorin zjarr dhe hekur, qė t'u mbyllin gojėn dhe skenėn, t'ua nxijnė jetėn individėve qė digjen nga padurimi t'i shfaqin ato nė publik. Ato e dijnė qė njė vepėr teatrale ėshtė mijėra herė mė e rrezikėshme se njė vepėr letrare e rrezikėshme, njė poemė apo roman. Duke lexuar njė vepėr letrare tė tillė, lexuesi ofshan, emocionohet, qesh, qan e ndizet. Por kjo ndezje ėshtė e veēuar, individuale, rrėzė njė sobe a njė abazhuri. Pėrfytyro se si tingėllojnė kėto ofshama bashkė, kėto tė qeshura, ky entuziazėm i mijėra gjokseve njėherėsh, tė bashkuara nė njė shesh qyteti apo nė njė sallė. Ne vijmė nga njė shoqėri e tillė. Jemi thuajse akoma nė njė shoqėri tė tillė! Lufta e artistėve tonė tė shumtė e tė shquar, tė sė kaluarės e tė sė tashmes, ishte e mjerė. Ajo nuk u zhvillua pothuajse fare. Tė flasėsh pėr teatrin shqiptar dhe problemet e tij, duhet tė matesh mirė. Shumė veta e kanė kollaj t'i venė fshesėn teatrit tonė tė periudhės diktatoriale e tė mohojnė kėsisoj njė histori tė dhimbshme tė tij. Duhet tė matesh mirė qė tė analizosh drejt dhe pa pasione jo vetėm aktivitetin e tij tė pakėt tė shquar, por edhe shtrembėrimin e tij, degradimin dhe pėrdhunimin e tij. Duhet tė peshosh drejt mėkatet dhe spekullimet me tė, gjė qė tani, tek ne, shumė individė janė tė interesuar qė ky kuvendim tė mos zhvillohet.

    Y. Mė kanė tėrhequr gjithmonė albumet fotografike. Sa herė qė vizitonim miq e tė afėrt do tė zhytesha nė albumet e tyre fotografike, e meqė isha i vogėl m'a falnin kėtė "sjellje tė keqe". Dhe kėtu, me ty, do tė doja qė tė shfletonim bashkė "albumin" tėnd. Kur fillove studimet teatrale? Cilėt qenė pedagogėt e tu? Mė trego pak pėr kėtė periudhė?

    P. Unė iu afrova Shkollės sė Lartė pėr Aktorė "Aleksandėr Mojsiu", qė nė ditėt e para tė themelimit tė saj, nė vitin 1959. Ajo u hap pranė Teatrit Popullor dhe vetėm mė vonė, nė vitin 1967, u bė pjesė e Akademisė sė Arteve. Iu nėnshtrova konkursit i cili nxorri fitues elementė qė pastaj u bėnė studentė tė shkėlqyer dhe artistė tė mėdhenj, si Bexhet Nelku, Edi Luarasi, Mario Ashiku, Aishe Starri, Dhimitėr Orgocka, Albert Verria e tje. Unė nuk isha i nivelit tė tyre, por megjithatė e ndjeva njė lloj interesi nga ana e komisionit qė kryesohej nga themelusja e shkollės, pedagogja ruse Nina Ēefranova. Por paja reaksionare politike, m'u bė pengesė. Siē dihej, gjyshi im ishte pushkatuar nė '45 dhe gjyshi tjetėr me tė tre djemtė, dajat e mij, ndodheshin tė arratisur qė mė '50. Pajė mė e papėrshtatėshme nuk bėhej! Nė vitin pasardhės konkurova dhe munda tė hyj.

    Y. Si u bė puna? Ē' kishte ngjarė?

    P. Asgjė, asgjė nga ato qė pėrmenda: gjyshi nga babai vazhdonte tė ishte i pushkatuar, ai nga nėna me djemtė e tij vazhdonte tė mbetej nė arrati dhe dikatura nuk qe zbutur aspak. Por ndėrkohė, nė prill tė '60 unė, tek punoja nė Uzinėn "Enver" pata rast t'i pres rrugėn e Enver Hoxhės vetė, t'i qaja hallin atij dhe t'i kėrkoj tė bėhej njė lėshim pėr mua. Nė sytė e dyqind e ca punėtorėve tė uzinės, ai bėri gjestin mbretėror tė lėshimit, pa qenė nevoja tė pyeste Byronė dhe as duke e shitur kėtė konēesion si vijė tė mėtejshme partie. Natyrisht, nuk mė dhanė bursė, por unė megjithatė i vazhdova studimet duke punuar punė tė rėndomta natėn e sidomos duke shfrytėzuar pushimet mes viteve shkollorė. Pas vitit tė parė punova nė hidroēentralin e Bistricės, pas vitit tė dytė bėra zborrin studentor nė Gėrhot (Gjirokastėr), por ama i shfrytėzova tėrėsisht pushimet pas vitit tė tretė e tė katėrt nė kantieret e "Rruga-Urės"
    Albumi qė ti, Ylli, ke qefin e "pasjellshėm", tė hapėsh, duhet tė tė duket interesant kur tė vesh re qė nė fotografitė e bashkėnxėnsėve tė mij tė klasės do tė gjesh, studentė e, mė vonė, artistė tė shquar, qė pėrbėnin ndoshta kursin mė tė talentuar qė ka patur ndonjėherė kjo shkollė! Nė bangat e klasės sime ti do tė shohėsh jo pak por njė Robert Ndenikė, njė Viktor Zhust, njė Vladimir Prift!… Aty ishin Vera Zheji, Antoneta Papapavli, Bukuroshe Kokalari, Shpėtim Shėmili, Adem Gjyzeli, Ali Bega, Kadri Pirro, Tonin Ujka, Kristo Jorgji, Ibrahim Bėrdaku, Sandėr Pogaēe, Thoma Milaj, Vasil Kokoshari, Xhelal Bilali... Nė album do tė vesh re se mjeshtėrinė e aktrimit dhe tė regjisė na e jepnin pedagogėt mė tė mirė tė historisė sė shkollės, vetė Ēefranova, Spahivogli, Luarasi, Pano… Mė pas, pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnjeve me BS, pedagogja ruse u largua, por ata qė mbetėn ishin nga mė karizmatikėt, tė angazhuar nė praktikėn teatrale duke dhene veprat e tyre kulmore. Nė atė kohė Luarasi realizoi "Dhelprėn dhe rrushtė" dhe "Njė dashuri e tillė", Spahivogli "Shtėpinė nė bulevard"… U vunė "Hamleti", "Gratė gazmore tė Uindsorit", "Karnavalet e Korēės"… Regjisorėt mė tė rinj, qė mė vonė u bėnė pedagogė, si Oktrova dhe Mani, kishin mbaruar studimet dhe sillnin nga Korēa e Shkodra vepra si "Hijet e natės" dhe "Pamje nga ura", "Histori Irkutase"… Ato vite, ne vėrtiteshim nė oborrin e Teatrit Popullor, uleshim pinim kafe, ndiznim cigaret e para, ose luanim si figurantė nė shfaqje pranė kollosash, brezit tė artė tė aktorėve Kadri Roshi, Naim Frashėri, Mihal Popi, Prokop Mima, Loro Kovaēi, Sul Pitarka, Marie Logoreci, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Gjoka, … Album i pasur, po?

    Y. Tani qė po bėhen kaq vite qė ke mbaruar shkollėn, qė ke njohur emocionet e tmerrshme tė konkurseve, me njė eksperiencė tė sukseshme prej disa dekadash si regjisor nė teatėr, ēfarė kėshillash mund t'i jepje njė tė riu apo tė reje qė ka dėshirė tė bėhet aktor? Apo ti mendon, se kėshillat nuk kanė asnjė vlerė?

    P. Natyrisht qė kanė! Atėhere pėrse shėrbejnė vitet, thinjat, trashėgimia?! Nė ndryshim nga fushat e tjera tė studimeve, fusha e aktrimit, apo nė pėrgjithėsi bota e spektaklit, karakterizohet nga ėndrra mė tė ndezura. Idhujt janė mė publikė, pėrkėdhelja e ėndrrave nis mė shpejt, "krehja e bishtit" i ka fillimet e menjėhershme dhe cipa e sedrės ėshtė mė e ekspozuar ndaj ledhave dhe plagosjeve. Madje, paradoksalisht, studentėt rrezikojnė ta ndjejnė veten artistė mė tė mėdhenj nė vitin e parė, se sa nė vitet e fundit. Mė vonė ata bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr malin e lartė, tė cilit kanė marrė pėrsipėr t'i ngjiten. Ata nuk kanė nevojė pėr kėshillėn time qė tė ėndėrrojnė. Ėshtė i cungėt ai fillestar qė i ka hyrė njė rruge e nuk synon qė atje tė bėhet mė i zoti! Bėjnė mirė, pra, tė ėndėrrojnė, por ėndrra nuk duhet t'i tėrheqė pėr gjumė. Pas kėsaj ata do tė venė re, se fusha qė kanė zgjedhur, ėshtė ekzaktėsisht si tėrė fushat e tjera. Studim dhe stėrvitje e paprerė. Shėtitje e paprerė dhe kullotje nė tėrė gjinitė e artit, nė muzikė, letėrsi, pikturė e tje. Ėshtė i nevojshėm "zgjerimi i kullotės", pra lypsen gjuhėt e huaja, pėr tė mos pritur planet e pėrkthimeve. E me qė aktori pėr tė ndėrtuar "prodhimin" e tij, si lėndė tė parė ka materialin e tij njerėzor, fizikun e vet, aparatin gojor, duhet t'i ushtrojė, t'i zotėrojė ato e t'i pėrsosė. Nė skedat e tij ai duhet tė regjistrojė tėrė rezultatet e vėzhgimeve, veēantitė fizike dhe karakteriale tė njerėzve qė has pėr ditė dhe tė provojė tė bėhet si ata, t'i imitojė. Se do t'i duhen, pa tjetėr do t'i duhen! E sidomos, e sidomos: tė pėrgatitet! Tė pėrgatitet, se pėrkrah tij do tė ketė shoqe e shokė qė natyra u ka falur mė shumė dhunti dhe ata vetė kanė punuar mė shumė! Atyre do t'u vėrsulen mė shumė adhurues pėr autografė. I tillė ėshtė pazari! E tillė ėshtė xhungla!..

    Y. Perveē kontributit tėnd si regjisor nė historinė e teatrit shqiptar, ti ke kontribuar dhe me pjesėmarrjen tėnde si dramaturg. Do tė doja tė dija mendimin tėnd mbi dramaturgjinė shqiptare pėrgjatė diktaturės hoxhiane. Njė tekst nė sankritisht thotė, se njė shfaqje e mirė duhet t'i jap pėrgjigje shqetėsimeve tė spektatorėve, tė cilėt janė tė interesuar pėr ecurinė e punėve tė tyre, pėr problemet e tyre familjare, pėr vrapin e universit, pėr natyrėn e shpirtit. Por, qė kjo shfaqje tė jetė e pėrkryer, duhet gjithashtu qė "tė ngushėllojė dhe pijanecin qė ėshtė futur aty rastėsisht". A e gjejmė kėtė koncept nė dramaturgjinė shqiptare?
    P. Bashkohem me mendimin e pėrgjithshėm, qė nė gjinitė thellėsisht tė politizuara tė letėrsisė dhe arteve shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit qė lamė pas, dramaturgjia ze vendin e fundit. Dhe e ka ruajtur atė vend me thonj e me dhėmbė! Nė artet e tjera megjithė represionin e tmerrshėm, u realizuan dhe vepra me vlerė, kurse nė zhanrin, ku ti me tė drejtė, mė fut dhe mua, thatėsira ishte pothuaj e plotė. Sė pari, mė duhet tė bėj shfajėsimin tim dhe tė kolegėve tė mij. Pėr shkaqe qė shpjegova nė pyetjen tuaj tė parė mbi vlerat e veēanta tė teatrit edhe kujdesi, syēeltėsia e organeve tė partisė ishte maksimale dhe censura ishte me tre turne nė majė tė karrakollit. Kėrkohej qimja nė vezė dhe ajo kėrkohej pėrditė. Njė spektakėl nuk e kish jetėn e sigurtė edhe pas miratimit tė tij. Romanit dhe poemės i rrinin mbi kokė shumė mė pak roje tė partisė dhe kėta roje, ishin relativisht mė tė kulturuar dhe mė tolerantė. Ndėrsa dramaturgjinė e skrutinonin, - ma fal fjalėn e huaj! - me qindra e mijėra sy e veshė: jurira, komisionerė fshatarė, puntorė e ushtarakė injorantė, qė lėshonin dyshime, tė cilat tmerronin pėrgjegjėsit kryesorė, personalitete tė brishta, qė duhet tė jepnin lejėkalimin. Dramaturgjia pra ishte rezultat i praktikės sė shėmtuar dhe jo praktika, pasojė e dramaturgjisė sė shėmtuar! Dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė, qė vlerat profesionale tė shkrimtarėve qė u morėn me dramaturgjinė ishin mė tė pakta. Me tė u angazhuan pena tė shquara: Agolli, Arapi, Laēo, Jakova, Jero, Pulaha, Kraja, Prifti e tė tjerė. Pastaj pėr shkak tė urisė sė madhe nga e cila vuanin afro 10 teatro profesionistė dhe si pasojė e pėrfytyrimeve sempliste qė kishin tė gjithė pėr lehtėsinė e tė shkruarit tė njė drame, bėnė prurjet e tyre amatorė lloj-llojesh: veteranė, kuadro rinie, kufitarė e aktorė pa hesap. Kėta ia ulėn gradacionin rakisė deri aty, sa ajo nuk mund tė quhej mė e tillė. Ty tė mbetej pra, ose largimi nga dramaturgjia, ose pajtimi me tė pėr interesa tė tjera qė do t'i them mė poshtė. Pėr vete, me qė jemi nė kuadrin e shfajėsimit, kam diēka mė shumė. Sė pari, mua dramaturgji, preferoj tė mė konsiderohet dhe komeditė e shkurtėra dhe skeēi, me tė cilėt unė pata njė varg suksesesh, qė edhe sot mė japin kėnaqėsi kur i shoh tek shfaqen. Disa prej tyre, nuk kanė pse skuqen para dramave dhe komedive tė gjata qė kam shkruar. Karakteret dhe problemet qė mua mė tėrhiqnin, unė gjeja rast t'i ngjisja nė skenė dhe me to. Mua mė pėlqenin psh kooperativistėt e mėsuar si papagallė me frazat e pėrditėshme parafabrikate qė lundronin nė oportunizėm, ("Lipe Shtogu"), njerėzit qė kishin bėrė luftėn, pomponin me kalimin e viteve kontributin e tyre nė atė luftė dhe prisnin veē tė mira paskėtaj, ("Ēobo Rrapushi dhe triska e frontit"). Mė tėrhiqnin metaforat e peshkuara nė humorin popullor. Unė edhe sot kėnaqem kur shoh kanalet televizive tė japin komedijzėn time, me atė kuadrin e lartė nga qendra, i cili vjen e pyet pranė livadhit kooperativistėt, nė se u dalin tė ardhurat nga kooperativa pėr tė mbajtur familjen dhe a u pėlqejnė shefat qė kanė mbi krye: tendenciozisht, fshatari nuk ka fare tekst, sepse sa merr frymė tė pėrgjigjet, nė vend tė tij pėrgjigjen e jep kryetari i kooperativės, i cili thotė, se tė ardhurat janė tė shkėlqyera dhe kryesia ėshtė perfekte.

    Pavarėsisht telasheve tė trajtimit tim politik nė Fier, unė i jam thellėsisht mirėnjohės artistėve tė jashtzakonshėm dhe publikut tė atij qyteti, qė dalėngadalė u bėnė dėgjuesit dhe pėrkrahėsit e mij mė tė zjarrtė dhe bėnė tė mundur nė njė mėnyrė, qė tė rritej autoriteti im artistic. Ata u bėnė nxitės tė krijimtarisė dramaturgjike dhe sheshi mė i frytshėm pėr tė eksperimentuar. Aty unė eksperimentova heroin pozitiv tė komedisė, ("Shoku Niqifor"), dramėn dokumentare historike ("Dy krisma nė Paris"), komedinė dramatike ("E bukur shtėpi e vjetėr") dhe paralelizmin e situatave groteske, kur ndėrrohen epokat, ("Sa shumė gjethe tė thata atė vjeshtė"). Shkrova dhe njė sėrė miniaturash tė tjera tė guximshme, po i bėra jo pa u fshehur prapa parzėmoreve tė Dritėroit, spuntove tė Kallamatės, Buxhelit dhe Musarajt. Jo, jo aqe trim nuk isha dhe sinqerisht nuk turpėrohem pėr kėtė. Krahas rritjes sė autoritetit artistik, mua dhe artistėve tė mij tė pakrahasueshėm, na u lejua tė shfaqnim ide, qė nė fillimet e mia, nuk do guxoja kurrė. A mund ta konkretizoj?

    Y. Pa tjetėr! Dhe do tė kisha kėnaqėsi, ta bėje.

    P. Pėr shėmbull: Ne realizuam njė komedi tė shkurtėr tė titulluar "Farat e Shalqinit" Subjekti, shkurt: Njė parcelė kish njė lloj fare shalqini, qė jepte prodhim tė jashtėzakonshėm. Pėr tė ruajtur farėn e plotė, qė vitin tjetėr ta zgjeronin sipėrfaqen e prodhimit edhe nė shumė hektarė tė tjerė, u vendos qė shalqinjtė tė ndaheshin nėpėr antarėt e atyshėm tė kooperativės. Ata nuk do tė paguanin pėr shalqinjtė qė do merrnin, por si detyrim, thjesht, do t'i kthenin kooperativės farat. Por, belaja, qe se nuk kish aq shumė shalqinj sa t'i kėnaqnin tėrė familjet dhe u detyruan tė futnin kriterin klasor, siē e futnin pėr frigot dhe televizorėt. Dmth: shalqi do tė merrnin vetėm familjet qė garantonin besim, ato familje qė gjatė luftės kishin mbajtur qėndrim tė mirė, e tjera.. Familjeve tė mbetura, pėr t'u mbyllur gojėn, do t'u jepnin pjepėr. U krijuan nė fshat pra "familjet e pjeprit" dhe "familjet e shalqinit" Kėtu dhe qėndronte thelbi i konfliktit tė komedisė. Me qė biseda hyri nė kėtė hulli, lejomė Ylli, tė zgjatem edhe ca megjithė zgjatjen e tmerrėshme qė kam deri tani dhe lejomė tė rikujtoj sa tė mundem dialogun, teksa Kryetari, (qė zakonisht caktohej nga qendra dhe nuk ishte domosdo nga ai fshat), hartonte tok me Brigadierin listėn e familjeve qė do t'u besohej shalqini i fares. Ishte njė dialog, qė nė sallė pėrcillej me ovacione nė ēdo batutė:

    Brigadieri: Jo, or shoku kryetar, jo! Le tė ankohen! E po familjes sė Lame Resulit, unė nuk i jap shalqi! Ti, o kryetar, je i ri kėtu e nuk e njeh. Kėtij Lame Resulit qė thua ti, mė '46 i shkau kėmba e shkeli njė nen tė kodit penal. Tetė vjet brėnda!… Bėri tetė vjetėt e doli nga burgu. Shtėpia i kish qėlluar bri shtallave tė kooperativės. U them shokėve: "Priteni tani Lamen, kur tė na bėjė ndonjė proēkė! Priteni kėtė armik kur tė na verė ndonjė zjarr-a, a tė na bėjė ndonjė helmim bagėtish… Priteni! Ja kur ta bėjė!"… Pritėm 10 vjet!
    Kryetari: E bėri?
    Brigadieri: Jo! E as jepte shėnja hiē pėr asi punėsh!
    Kryetari: Shiko, shiko! Armik i rafinuar! Skile! E ē'bėnte?
    Brigadieri: Asgjė. Ulte kokėn e punonte.
    Kryetari: Punonte qerratai, ėh?! E si punonte?
    Brigadieri: (me keqardhje). Shumė mirė! E hiqte brazdėn, sikur t'i kishe vėnė spangon!… E pritėm sabotimin e tij edhe dhjetė vjete tė tjera…
    Kryetari: (i sigurtė tani). E zutė!
    Brigadieri: Jo, or jo! Ē'tė zije! Ai vetėm punonte, si gjithnjė!
    Kryetari: (i llahtarisur). Nėne, nėne, me ē'armiq kemi tė bėjmė! Po kur ju a bėri sabotimin?
    Brigadieri: Asnjėherė! Vdiq!
    Kryetari: (i hutuar). Vdiq?!
    Brigadieri: Vdiq, qeni, pa sabotuar as edhe njė herė!
    Kryetari: (i merret fryma nga befasia dhe tėrbimi). I poshtri!… Nėne, nėne, nėne! Kėtij i them armik unė! Ku ta zesh kėtė, more vėlla?! S'tė vjedh, s'tė djeg, s'tė helmon! Punon mirė.. Papapa, sa tė rrezikshėm qė janė! (Befas). Po tani, bijtė e tij, bijat…?
    Brigadieri: (raporton me zemėr tė plasur). Pėr bukuri edhe ata! Punojnė kokėunjur e nuk ndihen hiē.
    Kryetari: (brof i skandalizuar dhe pėrplas shalqinin qė ka nė dorė). Ohuuu! Po pse nuk thua ti, qė kėta dashkan 500 vjet qė ta shfaqin fytyrėn e vėrtetė!

    Nuk besoj se do ta kisha shprehur mė mirė se nė Fier, dufin, qė kisha pėr gjithė trajtimin tim politik dhe tė gjithė shtresės sime. Komedia kishte shumė sukses, salla mbushej plot. Ata tė komitetit tė partisė rrinin si mė gjemba. Ata mund ta ndalnin, por kishin frikė se ne shpesh na vinin lavdėrime nga qendra, ku Hoxha pat vdekur, prandaj i linin aktorėt tė ishin nė qiellin e shtatė dhe komedijzėn tė shfaqej. E pėr tė mos e pikturuar Fierin, si njė ishull tė demokracisė qiellore, duhet tė pranoj, se nuk na e lejuan ta filmonim nė TV.
    Veē dramave tė mėsipėrme, kam shkruar edhe nja dy drama tė tjera tė cilat nuk janė ekranizuar, pasi njėra ishte shkruar nėn ndikimin e dramave lirike tė Arbuzovit, qė kur isha 24 vjeē dhe tjetra u realizua vetėm nga grupet amatore dhe kishte skematizėm me bollėk. Pėr shkak tė prejardhjes politike qė pėrmenda, mua, - jo tė gjitha tė kėqiat tė bėjnė keq, - asnjėherė nuk m'u kėrkuan drama tė tipit "Komunistėt", "Furrnalta" a "Zonja nga qyteti", siē iu kėrkuan Pulahės psh, tė cilat dėmtuan krijimtarinė e njė shkrimtari tė talentuar si ai. "Zonja nga qyteti" psh., mund tė mbahet mend pėr rolet e goditur tė Dhorkės, Violetės dhe Stavrit, por ishte e mbėshtetur mbi njė frazė tė Hoxhės, ("Po tė isha 20 vjeē, unė do shkonja tė jetonja e punonja nė fshat") dhe komedia pikturonte njė realitet tė shtirur dhe gėnjeshtar. Pas kėsaj Ruzhdiu u kthye nė dramaturg sipas porosive dhe atėhere me tė nuk matej dot njeri nė konkurse e festivale. Nė kaqe vjet, pas pėrmbysjes sė diktaturės, unė kam pritur prej tij njė refleksion nė shtyp, por ai nuk e bėri kurrė. Tė tilla rrėfime janė pritur dhe nga kritikė dhe estetė, tė cilėt e shtynė edhe mė tej kėrkimin e skematizmit nė dramaturgji. Kėshtuqė, siē e theksonja nė njė artikull para ca muajsh, kemi dramaturgė dhe doktora tė dramaturgjisė me veprat qė u a kanė dhėnė kėta tituj, por veprat tani ndodhen tė futura shtatė pashė nėn dhe!

    Megjithatė nėpėr morinė e dramave qė u shkruan, pėr hir tė vendit tė fundit qė i caktuam dramaturgjisė, nuk duhet tė harrojmė se u shkruan vepra qė patėn vlera dhe jehona, si "Balladė pėr njė grua" dhe "Fytyra e dytė" tė Agollit, "Mėsuesi i letėrsisė", i vetė Pulahės, "Halili dhe Hajria" e Jakovės, "Gjaku i Arbėrit" i Krajės, "Njollat e murrme" tė Jeros, "Prefekti" i Levonjės, "Gjėmimi i atij dimri" e Laēos, "Drama e njė partizani pa emėr" e Arapit e ndonjė tjetėr, kryesisht mbi tema historike, qė e siguronin mė kollaj mbijetesėn e veprės. Pyetja jote ishte mbi dramaturgjinė deri nė vitet '90 dhe unė fola vetėm pėr tė… Moria e dramave qė flaka poshtė, nė e kėnaqte pijanecin, qė pėrmendet nė sanskritisht, nuk e di, por e dij mire qė nuk kėnaqte ata qė ishin esull!…Eh, i dashur Ylli, pas kėsaj, nuk e mora vesh se cila ish mė e gjatė, pyetja jote apo pėrgjigja ime?

    Y. Mė kujtohet, qė nė atė kohė teatri i Fierit, si dhe teatri i estradės i po kėtij qyteti, konsideroheshin si trupat mė tė sukseshme. Sot, si e shpjegon ti kėtė sukses. Ēfarė gjete ti mes aktorėve tė kėtij teatri, dhe ēfarė gjetėn ata tek ti?

    P. Kur u themelua teatri i Fierit, unė po vuaja, nė mėnyrė tė pashpjegueshme, njė dėnim pesėvjeēar, qė filloi nga nxjerrja e gurėve nė gurroren e Shashicės e mbaroi me riparimet e balestrave, poshtė kamionave tė vjetėr tė erės staliniane nė Parkun e NSHN Vlorė. Miku im Leka Bungo qe thirrur nga Vlora nė krye tė Teatrit tė Fierit, bėri ē'ishte e mundur qė unė tė largohesha nga puna nė prodhim, ku mė kishin shpėnė pas njė stazhi dy vjeēar nė Teatrin dhe Estradėn e Vlorės. Sugjerimet e Lekės i dėgjoi me vėmendje Ismet Cibaj, qė si Sekretar nė Komitetin e Partisė, mbulonte nė Fier kulturėn dhe artin. Veē Ismetit i duhej edhe dashamirėsia nga Vlora, qė ata tė mė lėshonin. E kjo u gjend tek nėnkryetari i Ekzekutivit tė Vlorės, Axhem Gjoni e tek Drejtori i NShN-sė Qeverim Kushta, babai i futbollistit tė njohur. I gjori Lekė, ia dolli nė krye me pėrpjekjet e tij, tė mė shpėtonte nga puna e rėndomtė fizike, por ndėrkohė filloi fshesa e hekurt pėr kuadrot me ndikime tė huaja dhe ishte rradha e tij tė mė zinte vendin nė punėt fizike "nė gjirin e klasės". Nė Estradėn e Fierit unė gjeta njė trupė me artistė tė mirė me nė krye aktorėt mbresėlėnės Luftar Paja dhe Fuat Boēi, tė cilėve iu bashkua dhe ime shoqe Xhuljeta dhe sidomos gjeta njė publik artdashės, ku pėr shkak tė pėrqėndrimeve tė kuadrove tė naftės, niveli i pergjithshem ish ngritur dhe bėhej njė jetė kulturore mjaft e fisme. Mė pas, pėr ne atje, fati e vėrtiti mbarė dhe aty qarkulluan Teodor Laēon dhe Pipi Mitrojorgjin, i cili nė postin e zėnė mė parė nga Cibaj, u bė njė mbėshtetje e rėndėsishme pėr tė gjithė teatrin e sidomos pėr mua, qė kisha nevojė mė shumė. Nė kėtė periudhė u bėnė dhe hopet nė trupat profesioniste. Unė vija nga prodhimi me repertor tė freskėt, tė punuar netė me rradhė nė kokė gjatė vetmisė sime. Natyra e aktorėve qė gjeta dhe atyre qė afrova mė pas, ishte e pėrshtatėshme. Parė tani nga largėsia e viteve, mendoj se suksesi ynė ishte graviteti i temave qė sillnim nė sofrėn e repertorit, si nė teatėr ashtu edhe nė estradė. Ambicjet e artistėve tė talentuar pėr tė bėrė njė emėr tė mirė u bashkuan me tė mijat dhe me kalimin e vėshtirėsive, nė pėrplasjet me memurėt e "qentė-roje" tė vijės sė partisė, autoriteti im u rrit dhe ma bėri punėn mė tė lehtė. Pėrveē se shkruanim vetė, Laēoja dhe unė, e drejtuam vėmendjen nga shkrimtarėt e afirmuar. Me trupėn e teatrit unė realizova njė antologji me humorin e D. Agollit e cila pas shfaqjes nė TV na solli pėrgėzimet e Enver Hoxhės. Mė pas menjėherė realizova njė tė re me humorin e Musarajt qė gjeti pėlqimin dhe lavdet e Mehmet Shehut, i cili pat ardhur tė shihte tok me tė shoqen premierėn tonė. Kushdo nė Francė dhe ShBA, do tė qeshte me kėto hollėsira, por jo ne. E kur nuk qeshet, kuptohet se ē'hapėsirė u krijua mė pas pėr mua.

    Y. Aktualisht teatri i Fierit, ashtu si dhe shumica e teatrove tė tjerė, ndodhen nė njė gjendje tė mjeruar, nė tė gjitha drejtimet. A mendon se njė ndėr shkaqet kryesore tė kėsaj gjendje tė teatrit tė Fierit ishte largimi yt? Apo…

    P. Njeriut, - edhe pse ligėsisht, - i pėrkėdhelet sedra kur ia lidhin lulėzimin dhe rėnien me praninė apo largimin e tij. Por, kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė! Shkaqet janė mė tė thellė edhe mė tė pėrgjithshėm. Dhe janė shpjegim kyē pėr krizėn edhe nė teatro tė tjerė tė periferisė.

    Y. A mendon se do tė kthehesh njė ditė atje? Apo tani ėshtė tepėr vonė?

    P. Nė Fier? Shumė burra tė menēėm thonė: asnjėherė mos u kthe atje ku tė mbajnė mend pėr mirė! Po tė jetė mė e pėrgjithshme pyetja jote, atėhere do tė tė tregoj se nė tetor 2002 u ktheva, me mendjen e shumicės, sė cilės punėt nė emigracion nuk i shkojnė mirė. Ata ruajnė njė faqe tė lumtur dhe nuk i thonė kurrė hapur planet e vėrteta. Dhashė njė intervistė, nė tė cilėn paralajmėroja, se kisha ndėrmend tė kthehem, pasi emri im kish njė farė vlere relative vetėm nė vendin qė kisha lėnė. Dhashė tė nėnkuptohet bile dhe tė mbikuptohet, se do tė vlerėsoja ofertat qė do tė mė siguronin atė me ēfarė do tė jetoja. Asnjė ofertė! M'u duk sikur aty nuk kish se kush tė ofronte. Aty nuk kishin nevojė pėr mua. Por kjo nuk ishte pėrshtypja mė dramatike. Mė dramatikja ish se aty politikanėt bėjnė deklarata keqardhje, pėr njerėzit qė largohen, por njė skalion i fshehur i tyre dhe nėn urdhėrat e tyre, punon ditė e natė qė Shqipėria tė boshatiset. Le tė qėrrohen e t'ia mbathin tėrė kėta kontigjente tė mundėshme protestuesish! Nga sytė kėmbėt vafshin ata qė mund tė hapin telashe sado tė vogla qofshin! Klasa e mbipasuruar politike nuk e ka fare problem, se nga vendi largohen mjekė tė talentuar: masat mund tė kurohen dhe dosido, kurse dollarėve tė Zotave shqiptarė u hapet dera e ēdo klinike sado e shtrenjtė nė Perėndim! Le tė ikin arkitektėt, mėsuesit, inxhinjerėt, shkencėtarėt, artistėt. Cdo gjė mund tė tiganiset fare mirė me ata qė mbeten dhe nga ata qė kanė mbetur, tė mirė gjenden plot. Tė rrinin dhe ata qė ikin, do tė ishte akoma mė mirė pėr Shqipėrinė. Por e mira e Shqipėrisė, nuk ėshtė preokupacioni, nuk ėshtė objektivi i klasės sė politikanėve nė krye tė saj.
    Kėto ditė, nė fund tė rubrikave tė lajmeve, lexonja njė lajm tronditės, i cili megjithatė ishte vėnė nė njė nga faqet mė tė parėndėsishme tė kronikave: nė disa qytete, para zyrave pushtetore kish shumė protestues qė kėrkonin dokumenta, letra njoftimi e pashaporta me emrat e rremė qė kanė mbajtur ata pėr nevojė nė Greqi. Tė tėrė e shohin seriozisht hallin e tyre. Tė mėrguarit nė Greqi, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr do t'i marrin ato dokumenta, me emra tė tjerė, me fe tjetėr e kombėsi tjetėr, ashtu siē i nevojiten Greqisė dhe askush nuk ve kujen. Nė fund tė fundit i vetmi front i gjėrė pune, e vetmja industri qė kanė hapur zhvilluar e lulėzuar qeveritė shqiptare, ėshtė industria e emigracionit. Pjesa mė e madhe e oksigjenit qė i vjen mushkėrive tė vendit, fryn qė andej. Tentova pėrsėri mė pas… Mendova se tani nė moshėn e pensionit, mund tė kthehesha, bile nė fshat. Shtėpinė ku kam lindur, zyrtarisht e kam tė rikthyer, por ajo ėshtė e zėnė, e okupuar dhe njė ushtri e tėrė ushunjėzash, juristėsh, e teknikėsh e zvarritin nėpėr gjyqe. Thithlopat gjykatės dhe avokatė njė herė ma japin mua, njėherė zaptuesit, pastaj ēėshtja kalon nė apel dhe apeli ia kthen pėr gjykim pėrsėri shkallės sė parė. Ajo ma jep tani mua dhe zaptuesi e kundėrshton nė apel… Dhe ju e kuptoni mė tej historinė...

    Pensioni im ėshtė 100 dollarė, me tė cilat unė mund tė jetoj nė atdhe vetėm 3 ditė.
    Duke qėnė se pėr mua, Ministria e Kulturės organizoi bukur dhe me mjaft reklamė njė koncert festiv e mirėnjohės, kur kisha 60 vjetorin, - gjė pėr tė cilėn Ministria e Kulturės dhe kolegėt artistė kanė marrė falenderimet e mia tė sinqerta, - njė specialist i pensioneve mė sugjeroi tė kėrkoja pensionin e veēantė, atė shtesė qė u jepet disa njerėzve qė kanė punuar gjatė e me merita nė fushat e tyre. Procedura qe thjeshtuar mjaft. Kėrkesa bėhej nga vetė personi, Kryetarit tė Bashkisė. E paraqita nė Fier. Zotit Kryetar i vjen zor tė thotė jo dhe nuk e merr nė shqyrtim fare. Kjo mund t'i paraqitej direkt dhe Kryeministrit. U ula tė pija njė kafe me Kėshilltarin e z. Nano, i njohuri im i vjetėr nė fushėn e letėrsisė dhe nė shtypin pasdiktatorial, Agim Isakun. Ai ma quajti tė arsyeshme dhe plotėsisht tė realizueshme kėrkesėn dhe kėrkoi ta formuloja e t'ia jepnja nė dorė vetė Agimit, qė ta pėrcillte. Njėqind arsye burokratike e bėnė zotin Isaku, tė mos takohej mė me mua dhe nė ditėn e rikthimit nė Neė York, e njoftova se kėrkesėn ia lashė nė njė zyrė afėr tij. Tė them tė drejtėn, mendoja se zoti Nano kish njėmijė arsye ta hidhte poshtė, daē nga qė do gjykonte se nuk e meritoja, daē nga ndonjė mllef kundėr ndonjė shkrimit tim… Mė mbante shpresa se, sė pari nuk ka shkrim edhe mė tė thekur se ata tė mijtė, qė ta trondisė njeriun qė ka tani nė dorė fatet e vendit… E dyta, qė zoti Nano, as mund tė ketė begenisur t'i lexojė ata shkrime dhe hėpėrhė kjo do tė mė vinte pėr mbarė. E treta, mund tė kish ndodhur, qė t'i kish lexuar dhe besnik natyrės sė tij, mund tė qėllonte nė hėnė tė mbarė dhe tė ma flakte pensionin e veēantė turinjve! Por, qė kjo punė tė mos bėhej, para Kryeministrit, ishin kujdesur kėshilltarėt e tij, tė cilėt i kishin frikėra, ato qė unė i kisha shpresa. Si pėrfundim, unė telefonova tek ata miqtė qė kanė 4 muaj qė mbajnė kėrkesėn time pėr t'ia dorėzuar Isakut dhe u thashė ta grisin atė. E ata nuk e patėn zor ta kryenin kėtė detyrė. Unė pastaj i dėrgova poetit, shkrimtarit dhe kėshilltarit Agim Isaku qė nga New York-u njė letėr tė shkurtėr me njė frazė tė vetme: "Iiiii, sa turp!" Kėshtu qė, i dashur Ylli, ti duhet ta formuloje ndryshe pyetjen: kur ke ndėrmend tė shkosh tė vdesėsh urie nė atdhe?

    Dhe them se folėm mjaft pėr dramaturgjinė kombėtare. A kalojmė tek komedia? Si
    mendon ti, pėrse e duan aqe shumė komedinė, shqiptarėt?

    Y. Sepse humori ka qenė dhe ėshtė pėr ato njė lloj "emergency exit " Kjo dalje qė jo rrallė herė i ka shpėtuar nga situatat absurde, ku kanė qenė tė detyruar tė jetojnė. Aktualisht, kur situatat dhe personazhet nuk mungojnė, (mjafton qė t'i hedhesh njė sy gazetave), ē'bėhet me komedinė shqiptare?

    P. Mendoj se ajo ka kohėn mė tė mire pėr tė lulėzuar. Nė truallin arbėror gjendet sot plot lėndė pėr komedinė e situatave dhe tė karaktereve. Situatat tė vijnė tek porta porsa gati gjysma e shqiptarėve pėrdor pėr nevoja emra tė rremė, datlindje e vendlindje, qė s'janė tė vėrteta, figurojnė tė martuar pa qenė hiē ashtu dhe paraqesin diploma universiteti, kur edhe tė mesmen e kanė lėnė pėrgjysėm. Portretet e politikanėve tanė janė fantastikė: pėr mashtrimin, spekullimet megallomaninė, dyfytyrėsinė, populizmin falls, pėr kėrcimet nga njė parti nė tjetrėn, nga njė aleancė nė tjetrėn dhe pėr deklaratat e kundėrta me ato tė shprehura njė vit mė parė. Mė treguan qė njė nga politikanėt tanė kryesorė, kish vajtur nė festėn e ditlindjes sė nipit dhe paskėsh thėnė: "Urime, tani demokracisė shqiptare iu shtua dhe njė votues!" E para gjė qė i kish vajtur nė mend pėr nipin 18 vjeēar! Gjithė sa thashė pėr bukėn e komedisė ėshtė mjell i cilėsisė sė parė. Aq mė tepėr qė komedia ėshtė zhanri mė i dashur, jo se spektatori e preferon atė mė shumė, jo se shqiptarėt duan mė shumė tė qeshin, jo se ata janė mėndjelehtė. Por sepse janė mė tė pakėnaqurit, mė tė mashtruarit dhe komedia i ndihmon tė hakmerren nė njė farė mėnyre. Ju shikoni se sa efekt kanė disa rubrika satirike nėpėr kanalet kryesore televizive! Dhe nuk duhet mohuar aspak qė satira e ka rrugėn mė tė lehtė tani nė periudhėn pasdiktatoriale. Realiteti shqiptar, kėtej e 50-60 vjet, ofron mė shumė qesharakėri se heroizėm dhe idealizėm. Mashtrimi ėshtė lėndė e ditės dhe ky mashtrim ėshtė kaq i trashė sa i fyen njerėzit. Spekullimi me premtime madhore, me nderimet e tė vrarėve tė shumtė qė s'u gjendet dora e vrasėsve, spekullimi me ēėshtjen kombėtare, me demokracinė e tė tjera, ka lulėzim tė plotė. Shqipėria sot ėshtė vendi mė ideal pėr tė jetuar, po tė mos kesh para qė bien nė sy. Ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm, po tė mos kesh asgjė pėr tė kėrkuar e sidomos po tė mos kesh ankesa.
    Unė e dij qė kėto kohė janė shkruar disa komedi tė cilat nuk i kam parė. Pėr sa mė
    takon mua, unė i kam disa projekte dhe dy prej tyre shpresoj t'i realizoj kėtė vit.

    Y. Nėse dikush tė pyeste se ē'eshtė arti i regjisurės, ēfarė do t'i pėrgjigjeshe?

    P. Arti i regjisurės ėshtė mjeti themelor me anė tė tė cilit figurshmėria, emocionet dhe idetė e pjesėve theatrore, spektakleve dhe produkteve kinematografike, pėrcillen tek spektatori. Regjisori ėshtė, siē thashė, artisti bazė, ėshtė ai qė merr pėrsipėr peshėn mė tė rėndė nė ndėrmarjen e pėrgatitjes sė veprės. Ėshtė ai qė ideon, harmonizon dhe drejton bashkėpunimin e shumė artistėve tė tjerė, qė i duhen atij pėr tė realizuar veprėn e pėr ta shpėnė atė tė trokasė nė vetdijen e spektatorit. Ai ėshtė nyja lidhėse, ku vijnė e bashkohen tė gjitha prurjet e shkrimtarit, arqitektit, aktorėve, kompozitorit, ideatorit tė kostumeve, makiazhorit. Ndodh qė shumė nga kėta bashkėpuntorė as e njohin njėri tjetrin, edhe pse punojnė pėr tė njėjtėn vepėr. Regjisori futet, sipas fazės, nė marrėdhėnie me ta, i frymėzon, u shfaq pėrfytyrimet e veta dhe kėrkesat qė ka pėr sejcilin nga gjinitė. Nė kėtė drejtim regjisori ėshtė artisti mė i shumanshėm, qė pėrmbledh nė vetvete tė gjithė kėto gjini bashkėpunuese arti. Ai ėshtė nė tė njėjtėn kohė familjar me artin e dramaturgjisė, me atė tė pikturės, kostumografisė, muzikės, baletit, me artin e aktorit dhe tė makiazhorit. Ai njeh dhe podiumet litarėt, pneumatikėn, me nje fjalė teknikėn e skenės dhe mundėsitė qė ofron ajo. Njeh teknikėn e ndriēimit dhe tė efekteve zanore. Nuk ndodh qė tė jetė i shquar nė tėrė kėta komponentė. Nė disa prej tyre mund tė jetė mė profesionist dhe nė disa tė tjerė mė pak. Pėr vete psh e ndjej qė punoj mė mirė me stofin letrar dhe me figurėn aktoriale. Jam mė pak frymėzues pėr ata qė mė pėrgatitin dekorin dhe prurjet koreografike. Pasi bėj tė ditur nevojat funksionale, ngazėllej mjaft nė kėto prurje, kur ato janė tė goditura, por mė shumė miratoj se udheheq. Pra perfundimisht, regjisori ėshtė artisti mė i lidhur me publikun, paēka se kjo lidhje nuk ėshtė kollaj e kapshme. Dhe, - thjesht ėshtė pėr tė qeshur dhe jo ndonjė fatkeqėsi e madhe, - ndodh qė masa e gjėrė e publikut, nuk e sheh, nuk e njeh dhe nuk merret me vlerėsimin e regjisė.

    Y. Ti, si e pėrcakton veten: mė shumė autor apo regjisor?

    P. Le ta quajmė "njė regjisor qė bashkpunon shkėlqyeshėm mė autorin, nga qė ėshtė i njėjti njeri"!.. Por qė t'i pėrgjigjem seriozisht pyetjes, do mė duhet tė them se unė nuk e di ku fillon tek unė regjisori dhe ku mbaron autori. Shumė kolegė regjisorė, mua nuk mė quajnė regjisor tė plotė dhe kanė tė drejtė se unė kam tė meta plot. Ata mė quajnė ama, autor tė zotin. Shumė kolegė dramaturgė, mė ngrejnė nė qiell si regjisor dhe mė rradhisin boll tė meta si autor. Dhe kanė tė drejtė se dhe unė vetė i njoh e dua tė eliminoj disa prej atyre tė metave. Por qė tė dy palėt nė tėrėsi gabohen. Unė jam i ngatėrruar dhe, me sa duket, do tė shtyhem kėshtu derisa tė vdes, pa hyrė me tė dyja kėmbėt nė njėrėn nga shoqatat.

    Y. Fole pėr tė meta qė dhe ti i pranon se i ke… A mund t'i dijmė?

    P. Jooo! Nė asnjė mėnyrė!

    Y. Nuk do qė t'i zbulosh?

    P. Ato tė zbuluara janė. I ka thėnė kritika. I thonė miqte. Unė nuk kam qef t'i hymė atyre, se biseda m'u duk disi festive dhe tani, befas…

    Y. Jam kurioz tė di, cilėt elementė tė spektaklit shfaqen nė fillim nė pėrfytyrimin tėnd? Dhe kur, tek ty, shfaqja fillon tė marrė jetė?

    P. Varet nga lloji i shfaqjes. Nė fillim mund tė tė vėrtitet nė qiejt e trurit, heroi kryesor, skena kulmore, skena mė e rėndėsishme masive ku konsumohet konflikti bazė… Nuk gjendet as njė rregull themelor dhe asnjė udhėzim i pėrgjithshėm. Mua, qė shpesh mė takon tė shkruaj pjesėn, mė takon ta shoh me sytė e mėndjes duke u zhvilluar dhe kjo udhėheq dhe fjalėt e replikat e personazheve. Pra unė bėj njė pėrshkrim tė pėrbashkėt viziv dhe auditiv. Duke e konkretizuar, mund tė them se nė vėnien e "Dy krismave nė Paris", u dashurova me shpalosjen vizive tė dokumenteve tė njohur fotografikė, jurinė gjyqėsore, togat e gjykatėsve, sallonet e Parisit, Tiranėn e vjetėr, tė cilat nxitoja t'i shfaq mė parė nė njė ekran paralel dhe i konkretizoja pas hapjes sė perdes. Pra i riprodhoja ato. Mė dukej se sa mė shumė qė spektakli dhe drama tė kishin karakter dokumentar, aq mė tė mėdha do tė ishin emocionet. Dhe nuk u gabova. Nuk kam shifra krahasuese pėr spektaklet e Teatrit Kombėtar, por nė njė vend si Fieri, mbetet rekord njė dekor i palėvizur pėr 54 netė shfaqjesh njėra pas tjetrės. Dhe mendoj se trajtimi i dramės duke i ndenjur besnik dokumentit, dha rezultate fantastike. Unė nuk do tė harroj kurrė planifikimin e biletave pėr "Dy krismat", dy-tri javė pėrpara, nuk do tė harroj kurrė spektatorėt e shumtė qė na vinin nga Vlora dhe ktheheshin nė shtėpitė e tyre me trenin e fundit pas mesit tė natės. Nuk do tė harroj ata dy spektatorėt qė mbėrritėn pasi qe mbyllur dera e qe hapur perdja e ata, pėrtej xhamave tė portės kryesore, mė tregonin letėrnjoftimet qė vėrtetonin se ishin libohovitė dhe kishin ardhur posaēėrisht pa pyetur mė parė nė se do tė gjenin bileta, apo jo! Fokusimi im qė kur konceptohej spektakli, kishte qėnė pra rezultativ. Nė dramėn "Baladė pėr njė grua" tė Dritėroit qė nė fillimet e saj unė shihja skenėn finale, ku personazhja kryesore e konfliktuar dhe e divorcuar me burrin e saj, e mbron po kėtė ish bashkėshort, fisnikėrisht! Kjo skenė vėritej nė vėmendjen time dhe kjo mė shtyu qė edhe skenat e konflikteve me tė shoqin mė parė se skena finale, tė ishin tė ashpra, tė ftohta dhe tė egra. Tė tėra nė dobi tė skenės finale! E kjo bėhej pėr njė vepėr qė pat meritėn tė shtronte atėhere temėn e fisnikėrisė shpirtėrore, pėrmbi imponimet ideologjike nė marrėdhėniet e shqiptarėve gjatė sundimit tė egėr enverian.

    Y. Si punon me aktorėt? Ēfarė kėrkon nė fillim prej tyre?

    P. Unė u kėrkoj atyre qė tė dashurohen me idetė dhe me projektin tim.Sapo arrihet kjo, atėhere bazat e bashkėpunimit janė siguruar. Unė e ndjej qė aktori ka nevojė tė ushqehet, tė frymėzohet dhe ta ndjejė ngrohtėsinė time. Atij(asaj), i bėhet e qartė se fatet tona janė tė lidhura pazgjidhshmėrisht, se suksesi im ėshtė pėrqendruar tek suksesi i tij(saj). Konfliktet me aktorin duhen pėrjashtuar dhe ata e shumta mund tė shtrihen nė fushėn e disiplinės formale. Unė e ndihmoj atė qė tė ndėrtojė platformėn e interpretimit: zhvillimin e interpretimit dhe pikėn kulmore tė shpėrfaqjes sė rolit, e cila pikė kulmore nuk ėshtė detyrimisht nė pikėn kulmore tė shfaqjes, qė ėshtė parashikuar nė platformėn regjisoriale. Aktorėt janė mjaft tė ndjeshėm. Nė mė tė shumtėn e rasteve shpjegimet dhe vėrrejtjet pėr ta duhet tė bėhen larg e veēmas tė tjerėve. Pėrmirėsimet duhen tė shihen vetėm si rezultat i punės sė aktorit dhe jo meritė e punės sė regjisorit me tė. Pėrpiqem tė mostroj sa mė pak dhe e bėj kėtė vetėm kur e ndjej pazotėsinė e shpjegimeve tė mija.
    Kėto pėrgjigje e shpjegime i bėj unė… Por po tė pyeteshin aktorėt, unė shpresoj se ata do tė thonė se kėto janė tė vėrteta, se kjo ka qėnė saktėsisht praktika dhe jo njė teori e pazbatuar. Regjisori duhet tė vdesė prapa aktorit dhe dora e tij nuk duhet tė shihet as nė prova as nė shfaqje. Nė fund tė fundit aktori ėshtė maja e mprehtė e diamantit qė shpon dhe prek zemrat. Kėtė rradhė unė jam plotėsisht me masėn e madhe tė publikut qė nuk e njeh regjinė. Le tė duartrokasė aktorin dhe le tė vrapojė tek ai, tė fotografohet me tė apo t'i marrė autografin. Nga duart e aktorėve vijnė gurėt nė ngrehinėn e personalitetit tė regjisorit.

    Y. Ē'ėshtė pėr ty njė aktor i mirė?

    P. Aktor i mirė ėshtė ai qė beson tek ty, qė nuk pėrton tė tė vijė pas nė kėrkesat e tua, qė tė bezdis vazhdimisht duke kėrkuar, qė vuan dhe drithėron tok me ty. Unė kėtu nuk po flas pėr aktorė idealė, po pėr aktorė qė gjenden nė orbitėn tėnde. Ai ėshtė i mirė, pėr deri sa puna e ka sjellė nė orbitėn tėnde, pėrderisa ti i ke besuar rolin. Ai praktikisht ėshtė i mirė qė nė nisje. Unė mė shumė flas pėr bashkėpunimin, se sa pėr aktorin nė pėrgjithėsi. Njė tip i tillė aktori psh. pėr mua ka qenė Fatos Sela, shėmbėlltyrė e pėrkushtimit, e kokėunjėsisė megjithė bagazhin e pasur qė zotėron nga natyra dhe puna e palodhur e tij. Nė estradėn e Fierit pėrqindja e aktorėve tė mirė ishte mė e madhe, por pėrfaqėsimi im mė i shquar, pa dyshim ėshtė bėrė me talentin e Luftar Pajės, pėr tė cilin besoj se sė shpejti do tė flas gjatė. Bashkėpunimi me tė ishte shumė i veēantė nga pikpamja e pėrjetimeve tė pėrbashėkėta, por sidoqoftė qe njė bashkėpunim i pėrsosur dhe frutdhėnės. Unė Luftarin e shihja nė rol qė sapo vija para vetes njė fletė tė bardhė dhe hapja kapakun e stilografit. Dhe ai e dinte kėtė. Unė atij i detyrohem shumė nė karrierėn time regisoriale dhe nė atė emėr tė mirė qė thuhet se kam bėrė nė fushėn e humorit dhe satirės.

    Y. Gjatė provave e deri nė natėn e premierės, cili ėshtė shqetėsimi yt mė i madh?

    P. Janė tė shumtė dhe tė ndryshėm. Fatkeqėsisht shqetėsimet mė tė mėdha, qė kam patur unė deri tani, kanė qenė shpesh edhe mė banalėt.

    Y. Ē' ėshtė pėr ty njė shfaqje e realizuar?

    P. Shfaqja qė i ka tė gjithė komponentėt, - pjesėn, aktorėt, dekorin dhe aksesorėt ndihmės, - nė lartėsitė e tyre mė tė mira dhe qė zgjon interesin e tė gjithė shtresave. Njė shfaqje me publicitet dhe me plot kritika tė favorshme, apo edhe njė shfaqje qė ndiqet shumė nga spektatorėt mund tė mos jenė nga ato qė quhen tė realizuara.

    Y. Brehti thoshte se duhet tė "futbollizojmė" teatri. Si regjisor dhe amator i futbollit, si e kupton ti kėtė shprehje tė Brehtit?

    P. Dėshirė e bukur por pothuaj e parealizueshme. Futbolli ėshtė diēka tjetėr. Nė tė disa here gjen elementė dramatikė, kurse teatri ka pak nga tiparet e shfaqjeve futbollistike. Dramaturgu i shquar e shihte me zili dyndjen popullore nė stadiume. Nė teatro kėto vėrshime nuk janė as tė realizueshme dhe as me vėnd. Vetė Brehti dhe dramaturgjia e tij e shquar, ishin larg lakmisė sė masave qė ndjekin futbollin. Dhe ai nuk mundi ta realizojė kėtė ėndėrr.

    Y. A egziston regjia nė futboll dhe nė politikė, nėqoftėse po, ku dallon ajo nga regjia e teatrit ?

    P. Natyrisht. Pėrderi sa ka detyra, pėrderisa ka platforma, konflikte, skena masive, politika dhe lėvizjet politike nuk jane pa regji, pavarėsisht nė quhet apo jo kėshtu, drejtimi i njė shoqėrie, partie apo bashkėsie. Elementė qė i komunizojnė regjitė, ka plot. I vetmi element, qė nuk e takon kurrė nė njė finale tė botėrorit apo nė politikė ėshtė qė mungojnė provat gjenerale. Nuk bėhen prova, para se tė rrėzohen, fjala vjen, monumentet!

    P.S Kjo interviste eshte huazuar nga nje faqe interneti shqiptare. Nuk pata mundesi te kontaktoj me autorin por nese ndihet i fyer per perdorimin e materialit pa lejen e tij, i kerkoj publikisht ndjese. Qellimi sidoqofte eshte i drejte per te pasqyruar perpara komuniteti virtual shqiptar vlerat e artit tone dhe te artisteve tane qe me dinjitet kane lene gjurmet e tyre te pashlyeshme... Darius

  2. #2
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    ja nje foto e tij
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    o-le-le firma

  3. #3
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Hunda e Faik Konicės


    Pellumb Kulla



    Ca kohė pas dėrgimit tė eshtrave tė Konicės nga Amerika nė mėmėdhe, mbi gropėn ku zunė prehje ato, u ngrit njė bust i Faik Beut dhe mė pas akoma, busti u gjet me hundė tė thyer nga njė mjet i fortė. Njeriu u gjet, bile u zu me presh nė duar, po unė nuku arrij ta shpegoj dot, se pėrse autoritetet shqiptare nuku bėnė fare shamatė.

    Njeriu qė i thevi hundėn Konicės, ishnja unė…
    Qė ta zemė me rradhė, njė ditė nė Boston, thashė njė gjė me mėnd, qė mori dhenė. Bėhej mbledhja e shoqatės "Mėrgimtarėt e burgosur nga diktatura". Nuku zgjidhmim dot kryetarė. U ngrita.
    - Ah, bre, tė mira janė kėto nėnat shqiptare, tė mira, - thashė unė atė natė, - por kanė veē njė tė metė: pjellėn mė shumė kumandantė se ushtarė!
    Mė rrėmbyenė krahė e kėmbė e mė hodhnė pėrpjetė pėr kėtė llaf tė mėnēur. Nuku mė linin tė binja pėrdhe.
    - Thuaje - prapė! Thuaje - prapė! - mė thoshnė nė kor.
    E unė, pėrmbi krahė, qė nga maja e tavanit: "Tė mira janė nėnat…" Ata tund e shkund. Or po edhe e deshnė ta dėgjonin e nuku mė linin ta mbaronja. Herė arrinja gjer tek "e meta", herė tek "e pjella", por te "ushtarėt" nuk arrita dot mė.

    Tė nesmen mė lajmėruanė, qė e thėna ime e famshme kish dalė nė gazetėn, qė kemi kėtu. Nxitova ta ble. U hoqa mė njė qoshe edhe e hapa. Desh mė duallė kokėrdhokėt e syve! Gazetari, qė mė kish rrahur shpatullat bile, e pėrshkruante mbledhjen tamam, tregonte si qenė kacafytur kandidatėt pėr kryetar dhe pastaj u hiqte njė dru tė mirė: " Nėnat shqiptare kanė veē njė tė metė, se pjellėn mė shumė kumandantė se ushtarė. Mirė e ka thėnė kėtė i madhi Faik!"
    Pikė e zezė! Ē'ne Faik! Njė mik i ditur, mė sqarovi qė bėhej fjalė pėr Faik bej Konicėn, qė gjer dje i kish koskat kėtu nė Boston. Ay mė kėshillovi tė mos kruhesha me Konicėn!
    - Po kėtė e paska thėnė bukur, - mė tha, - kėtė tė nėnave, qė pjellėn…
    - Po, e thashė unė bre!.. - i kundėrshtova.
    - Thirri bre Peēo mėndjes e mos u bėj gaz i botės, - mė ra me noēkė nė
    ballė. - E ke lexuar Konicėn-o? Jo! Ē 'tregon kjo?!
    - Kjo tregon qė ėshtė e imja. Ce unė e thashė!

    Fillova tė mendohem. Mos e kishnja dėgjuarė gjėkundi e nuk e mbanja mend?! Mos e kish thėnė dhe ay? Gjersa shqiptarėt i njihte si unė!… I hyra Konicės e ia lexova tėra ē'pat shkruarė: asgjėkundi nuk e kish thėnė!
    E bukura qe, se qė nga ajo ditė gazetat nė Shqipėri, njė e dy e atė shprehje pėrmendnin. Thuhej se ajo frazė e Konicės qėnkej zbuluarė tamam nė kohė, ce vendi qėnkej bėrė pėllėmbė e parti.
    Tėmėn e sėmės! Njė jetė tė tėrė nė mėmėdhe, Konicės nuk i qe dhėnė leja t'i pėrmendej asnjė nga fjalėt e menēme qė pat thėnė, kurse tashi, pa e vrarė shumė tutkėn, i lidhnin nė qafė dhe kravata qė s'ishnė tė tijat.

    Vendosa ta le. Le ta marrė Faiku atė thėnie. Ku rafsha, mos u vrafsha! Unė njė copė shofer ishnja, se mo ishnja unė donjė shkrimtar! Ku do ta botonja unė atė mendim! Kini parė juve vepra me njė fletė, sa njė letėr cigari!
    Po, gjene, sapo e dėgjonja, qė ngrinin nė qiell Faiknė pėr njė pėrcaktim tė saktė qė kishnja bėrė unė, fap, mė kėrcente delli! Po ce o, nė p.. tė sėmės, Konicės po dhe mua nuku ma pranonin?! Ce, demek, nuk paskėsha thėnė donjė fjalė tjatėr tė mėnēur mė parė! Po kohė kishnja-o, mund tė thoshnja tė tjera mė vonė! Ose, nuku do thoshnja mė xhanėm, por do shkonja me tė shumtit dhe mjaltit tė mėnēurisė mbi natyrėn e shqiptarėve, nuk do t'i kishnja lėnė veēse kėtė pikėzė… Nuku mundej-a? Po ce…

    Kjo dava zgjidhej vetėm nė Tiranė. Kėshtu qė kur mora lejėn, putha Rezin dhe fėmijėt dhe i hipa aropllanit.
    Tėra gazetat i gjeta tek pėrmendnin fjalėn e mėnēme, tė zbuluarė vonė, tė Konicės. Sidomos njėra e vinte atė shprehje pėr ditė nė krye tė njė faqeje, qė botonte mbi rilindasit.
    Unė vendosa e i vajēė shefit tė asaj gazete. Se mė njė vend do t'i nisnja qarjet e mia, de! Kushedi se ē'i kishnė thėnė pėr mua drejtorit tė gazetės! Mbase i lojtur, mbase me vidha mangut. Ay priti sa hyra unė dhe fap! - njė kobure qė kish aty mbi tryezė e fshevi nė sirtar. Ce, mbase, do t'i duhej…
    As "ulu", nuku mė tha, po mė la aty si shtyllė trafiku. Mė shihte tė tėrin nga koka te kėmbėt. Mė pyeti tutje e tėhu dhe pastaj m'u kėthye nga e para:
    - E ēfarė ke thėnė ti?
    - Ja, …atė! - i thashė ca me ndrojtje.
    - Cilėn? - bėrtiti e seē trazovi aty nė sirtar.
    Mua m'u tha gjuha nė gojė.
    - Ja atė… qė nėnat tona pjellin mė shumė kumandantė..!
    - E ke thėnė ti…! - e shtrembėrovi gojėn, me njė lloj pėrbuzje vrastare.
    - Unė! - i thashė dhe ngrita mjekrėn me njė lloj krenarie kombėtare.
    - Po ta ha mėndja, ta thuash ti, kėtė perlė?!
    - Perlė-perlė! Ja qė mė erdhi kėshtu, edhe e qita… E ajo mori dhenė!


    Ay u hodhi njė sy nja tri buzėkuqkave qė kish nė zyrė e qė njė e dy e pėrpėlitnin qepallakat. Ato dukshin si tė fryra, por ama tė qeshnin hapur, kishnė frikė, megjithėqė shefi i tyre, e mbante dorėn te sirtari.
    - Sa vini nė Amerikė, cave pe juve, ju mbushet mendja se bėheni
    rilindas… Demek ti, na qėnke kllaaa- sik!
    Unė mė parė u pėrmbajta se u ofendova.
    - Klasik tė gjallė s'gjen, - ia kėtheva dyke vėnė tė dy duartė te rripi i
    mesit, blerė njė portorikani, nė njė trotuar tė Broduejt, - po i thoni atij, klasikut tuaj tė vdekur, tė ruajė dhenkat e tij, ce kėtė dashnė tem unė do ta ruaj vetė!


    Atė pasdite kėmbėt mė shpunė te pėrmendorja e Beut. Tre katėr ustallarė po bėnin punime rreth piedestalit. Konica nė mermer, tėrė dėngla, e mbante vėshtrimnė pėrpara, sikur kish turp tė mė shėkonte nė sy.
    Njė punėtor erdhi ndezi cigaren te mua. Mė tha se te balli i piedestalit, po i gdhendnin njė shprehje madhore: "E meta e nėnave shqiptare: lindin mė shumė kumandantė se ushtarė!" Mė tha qė kjo bėhej me vendim tė Ministrisė sė Kulturės.
    Ktheva dhe e pashė nė sy Faiknė. Hiē, ay! Mermer! Gjoksnė pėrpara dhe vėshtrimnė drejt historisė!

    - Dėgjoni, - u thashė punėtorėve. - Mos shkruani gjė njėherė, sa ta zgjidh kėtė ēorape! Ato fjalė qė po gdhendni, i kam thėnė unė!
    - Do tė qėrrohesh qė kėtej? - mė tha njėri nga maja e piedestalit, - apo tė
    hash donjė ****ė sqepari?!
    Dhe i dolli pėrpara Faikut, sikur unė tė paskėsha nxjerrė kallashnikovė. U
    duk sėkur Konica i dha njė tė shtyrė me hundėn pe mermeri dhe ustaj u gjend nė mes tė llaēit. U bė helaq. E tėrė inatnė ma nxuarrė mua. M'u sulė, mė vunė poshtė e mė rrahnė mu pėrpara Beut tė Konicės. Ata pagushin me orė pune e mė mbajtnė shtrirė gjer sa u mbarovi dita.
    Ay, kllasiku pe mermeri as e prishi terezinė. Sėkur nuk ish fare aty, ay!

    I zura pritė ministrit tė Kulturės. Dy ditė, rresht! Tė tretėn, e zura kur po hipte nė veturė. Nuku kishnja takuarė donjė ministėr mė parė. Zemra bap-bap!
    Pasi dėgjovi shpegimet e mia dhe tė nėpunėsit qė i rrinte pas, m'u kėthye:
    - Me se merreni?
    Unė u gjenda ngushtė. Do t'i thosha tashi qė vinja pe Amerike, ku punonja shofer nė njė kompani taksish. Por ai, burrė i mirė, mė ndihmovi:
    - Merreni me punė mendore, keni donjė biznes tuajin?
    Unė bėra "s'kam" me kokė.
    - Ku banoni? Keni shtėpi? Familje, prona …

    Pyeti pėr tėrė tė tundshmet e tė patundshmet. Mua m'u kėput koka sė bėri
    "s'kam". Zotėria nuk e humbi durimnė.
    - Merreni me shkrime? Keni donjė lloj vepre nė qarkullim?
    - Ja vetėm atė kam unė, - i thashė, - atė tė nėnave, qė… qumėshtin e
    nėnės po mė nxjerrin! Kėtė kam unė nė qarkullim e kjo po qarkullon ca si shumė.
    Ministri ngrysi vetullat. Badigardėt dhe shoferi avash avash e afruanė nga njė dorė te tė ēarat e xhepave tė djathtė. Zyrtari i lartė u buzėqeshi pėr t'i qetėsuarė.
    - Kjo, nė fakt, ėshtė shprehje tipike e Konicės, - tha ministri. - Kjo thėnie e tij gjeniale, nuk mund tė gjente eko mė tė mirė, se nė ditėt e sotme! Nė njė konferencė shtypi, kėtė shprehje, e citovi Presidenti… Nė Parlament, e zuri nė gojė Kryetari i Opozitės. E duhet ta ruajmė kėtė mjaltė tė mėnēurisė kombėtare… Jo kushdo, mund tė thotė gjėra qė gdhenden nė mermer!


    Dėgjova badigardėt qė me radio njoftonin qendrėn: - Po nisemi. Ministri e sqarovi qytetarė! - Njėri pe tyre mė futi krahnė, ashtu si miqėsisht, shoferi i hapi derėn ministrit e vetura mori udhė.


    Nė darkė, te pėrmendorja e Konicės, unė isha tapė. Nuku mbaj mėnd se ē'kam nxjerrė nga goja, veē nė njė ēast, qita njė ēekan dhe i theva hundėn Beut.
    Po Konica, sado pe mermeri, paskej patur edhe ai badigardė. Kalova dy netė nė polici. Aty pashė nė televizor, njė nga ato buzėkuqkat e informacionit, e cila qe vendosur para bustit pa hundė e jepte ēdo orė lajmnė:
    - … Nė policinė e krimeve mendojnė tė jetė i sėmurė psiqik ay taksisti i
    ardhur nga Amerika, qė i ka thyerė hundėn Konicės, duke u qarė se rilindasi i ka pėrvetėsuarė thėnien njohur, lidhur me nėnat tona burrėresha tė bjeshkėve, stėrmbesa tė suljoteve qė lindin kumandantė… Nė Akademi tė Shkencave na thanė, qė as mund tė diskutohet autorėsia mbi tė, e personalitetit tonė tė shquarė. Akademikėt vėrtet nuk e gjejnė dot me saktėsi se kur dhe ku e ka thėnė, por po e kėrkojnė dhe do ta gjejnė atė, pasi dihet qė regjimi i egėr komunist, pėr pesėdhjetė vjet, u mundua ta fshehė dhe ta asgjėsojė trashėgiminė e Konicės. Akti vandal i goditjes me ēekan nė hundė, ėshtė tipik pėr mitomanėt…


    Dhe buzėkuqka e informacionit lidhej herė me spitalė psikiatrik, herė me
    maternitetnė, ku mbaheshin ca bebe tė shėmtuara me hundė tė rrjepura, si pyperka tė kuqe. Po t'i vinje re nga shalėkat dhe bibilushkat mes tyre, tė porsalindurit ishnė zgjedhur apostafat meshkuj, qė mendja tė tė shkonte te strategėt e ardhshmė ushtarakė.


    Pamjet me bustnė e Faikut nuku rreshtnin. Shiu qė binte dukej si ēurg pe lotėsh mbi faqet e bashkuara pa hundė. Hallemadhi dukej sėkur qante, i penduarė qė erdhi nė mėmėdhe, sėkur nė ēas do tė zbriste pe piedestalit, do tė merrte nė njė torbė koskat e tij e do t'ia mbathte pėr Rinas e qė andej drejt e nė Boston prapė…


    Mė shtruanė nė psikiatri. Mė tundnė e mė shkundnė ato terapitė me rrymė elektrike, qė, mos pyet! Tetė doktora hijerėndė shėkonin njė kokėmushkė qė perpelitej nėn korrent e ta vrisje nuku hiqtė dorė nga avazi i tij: " ... mė-ė-ė-ė shu-u-u-mė-mė-mė-mė ko-o-o-ma-ma-ma-ma-ndantė se ushta-ta-ta-tarė-rė-rė!"
    Nuku arrinja dot t'i telefononja Rezit e t'i thoshnja qė kisha paguarė groshnė e valles e tashi jepnja njėqind e pe valles nuku dilnja dot. Ē'ishnė dru e korrente, tėrė mbi mua po provoshin!


    Dolla pe spitali, po nuku kisha dėrmend t'i rreshtnja pėrpjekjet.
    - Hajde bre nė shoqatėn tonė, - mė tha njėri kur i qava hallė. - Ne po
    luftojmė pėr kėthimnė e pronave, tė zotėrve legjitimė.
    Mė shpuri nė njė zyrė dhe u tha tė mė regjistronin.
    - Ke shtėpi kėtu? - mė pyeti njė burrė me regjistėr tė hapur.
    - Nuku kam patur kurrė!
    - Po toka pėr tė marė?
    - Asnjė pėllėmbė!
    - Ke patur fabrika, punishte, hotele?
    - Ncė,ncė,ncė! - unė.
    - Po ēfarė tė kanė marrė ty? - u habit ay.
    - Njė frazė, - i thashė. - Ėshtė si ėshtė, ėshtė temja! Kam thėnė qė "nėnat
    shqiptare…."
    - Le ta kesh thėnė si tė duash, vėlla! Ajo ėshtė prona jote. Dy pyetje tė fundit: Pranon kompensim tė njė natyre tjetėr, tė pėrafėrt, qoftė kjo nė bregdet apo zonė malore?
    - Jo mo, ē'malore?!..
    - Kėshtu e ka formulari kėtu!.. Pranon shpėrblim nė tė holla, sipas
    tarifave shtetėrore nė fuqi?
    - Kurrė!
    - Bukur! Firmos kėtu ku thuhet, se pėr tė marrė pronat, ne nuku do
    pėrdorim dhunė dhe futu nė mbledhje!

    Atė ditė edhe ata do tė zgjidhnin kryetarė e mbledhja m'u duk si ajo e Bostonit, si tėra mbledhjet, ku duhet zgjedhur nė krye vetėm njė. Njė dhe njė i vetėm! Mbledhja zgjati tetė orė dhe para votimit ma dhanė fjalėn edhe mua, dyke mė prezantuarė si pėrfaqėsues tė mėrgatės nga Amerika. Teksa po flisnja, ay burri qė mė regjistrovi u ngrit e pa mė prerė fjalėn, mė lėshovi mbi folėse pėrpara syve, njė pusullkė, ku mė shkruante me gėrma tė mėdha: "Kujdes, pronat s'janė bėrė akoma tonat. Po shkelmė ligjet, shpjemė ujė nė mulli tė qeverisė!"

    Nuku e kuptova ku e pat llafnė, po vazhdova fjalimnė qė u dėgjua me veshė tė mprehur. Po salla u ngrit me ulėrima miratimi e me duartrokitje, kur u thashė:
    - Nėnat shqiptare janė mė tė mirat nė botė! Por kanė veē njė tė metė:
    pjellėn mė shumė kumandantė se ushtarė! Kėto fjalė tė arta tė … Faikut tė Madh, t'i vemė vėth nė vesh!
    Tė nesmen ia mbatha pėr Nju Jork…

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne fakt estrada e Fierit ne kohen e Pellumb Kulles u be me interesantja trupe ne Shqiperi.

    Humori i skeceve te luajtur me mjeshteri nga artistet lalo-labusho-mallakastriot te kesaj estrada triumfoi dhe mbeti e vetmja gje e bukur qe ja vlente te shikoje ne Tv ne ato vite boze te partise punes..

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. Teatri
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:21
  4. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •