Prej vitesh drama shqiptare ėshtė braktisur edhe nga Teatri Kombėtar, edhe
nga kompanitė private edhe nga vetė krijuesit
Vitet e ngarkuara nga dėshira e paepur, pėr tė fituar sa mė shumė para,
edhe nė kurriz tė teatrit, ia zbehėn vlerėn dramės shqiptare. Ajo nuk dukej
aspak si mjet fitimi, pėrderisa edhe nė ato pak raste qė vihej nė skenė,
spektatori nuk e mbushte sallėn si nė rastet e komedive komerciale
qė tė gajasin me humorin e tyre. Kėshtu pėr vite me radhė, drama shqipe u la
jashtė vėmendjes, u braktis edhe nga Teatri Kombėtar, edhe nga kompanitė
teatrore private edhe nga vetė krijuesit. Asnjėherė nuk u gjet arsyeja e
vėrtetė pse ajo nuk po pėrfillej mė. Rreziku i humbjes sė kėsaj gjinie po
bėhej gjithnjė e mė i madh. Artistėt e vėrtetė e shprehnin herė pas herė
shqetėsimin pėr kėtė tė vėrtetė tė hidhur. E ky shqetėsim, ra mė nė fund
edhe nė veshin e Ministrisė sė Kulturės e cila pėr tė shmangur mė tej thellimin e kėtij rreziku, shpalli vitin e kaluar njė konkurs kombėtar enkas pėr dramėn shqipe, i cili mund tė vėrė nė lėvizje gjithė krijimtarinė e kėtyre viteve dhe do ta stimulojė nė njė farė mėnyre kėtė gjini.
Ēapet e ngadalta tė dramės shqipe
Nė fakt, dy vitet e fundit kishte nisur tė gėlonte diēka nga kjo
krijimtari kombėtare. Vitin qė kaloi ishte drama e Dhimitėr Anagnostit "Nata
e trokitjeve nė xhama", e vėnė nė skenėn e Teatrit Kombėtar, po nga vetė
Anagnosti. Mė pas, nė kėtė skenė u ngjit edhe drama "Utopos", e Stefan
Ēapalikut, e vėnė nė skenė nga regjisori Rikard Ljarja. Ndėrkohė nė
repertorin e kėtij viti janė programuar dy drama tė tjera kombėtare pėr t'u
ngjitur nė skenė. Pas kaq muajsh ėshtė vendosur tashmė edhe pėr "Karnavalet
e Korēės" tė Spiro Ēomorės, e cila do tė vihet nė skenė nga regjisori
Dhimitėr Pecani. Ndėrsa drama "Gomone" e shkruar nga Mihallaq Luarasi do tė
vihet nė skenė nga Gėzim Kame nga fundi i sezonit artistik.
Organizimi i konkursit pati jehone pozitive midis dramaturgeve dhe aktoreve shqiptare. Ja disa nga komentet e tyre:
Rruzhdi Pulaha
Jemi nė kohėn e dramave tė mėdha
Unė ka kohė qė e pres kėtė konkurs. Nė fakt kishte disa muaj qė
pėshpėritej qė tė hapej njė konkurs i tillė dhe tani mendoj se ėshtė njė
ngjarje pėr dramėn shqipe. Ajo qė shpresoj me kėtė rast ėshtė se ky konkurs
do tė nxisė krijimtarinė. Ka kohė qė autorėt e kėsaj krijimtarie kanė mbetur
si tė shpėrfillur, e krijimtaria e tyre nuk ka gjetur terrenin e duhur pėr
t'u ndier nė atė gjendje qė kėrkon njė krijimtari e tillė. Unė mendoj se
teatri ka nevojė pėr kėtė krijimtari, ashtu sikurse edhe publiku. Ky publik
ka nevojė sot pėr njė teatėr tė fuqishėm. E pėr njė teatėr tė tillė gjendet
mė shumė se kurrė lėnda e nevojshme. Jemi nė kohėn e dramave tė mėdha, nė
kohėn e tragjikomedive, gjendet sot aq lėndė pėr njė krijimtari tė tillė, sa
ėshtė ėshtė mėkat tė mos nxitet kjo krijimtari. Nuk e di nėse ėshtė vetėm
pėr dramėn, apo edhe pėr komedinė. E nėse jo, mendoj se do tė ishte mjaft e
nevojshme tė pėrfshihej edhe kjo gjini. Sepse kohėt e fundit komedia
shqiptare ka hasur nė njė problem mė vete. Tendenca pėr prirje drejt
komercializmit, e ka dėmtuar shumė kėtė gjini. Sa i pėrket konkursit, unė
vetė do tė marr pjesė nė tė. Nė dorė kam njė dramė dhe njė komedi, me tė
cilat mund tė bėhem pjesė e kėsaj gare.
Stefan Ēapaliku
E vlerėsoj si shumė tė rėndėsishme kėtė iniciativė, sepse dramaturgjia
shqiptare ėshtė njė art nė rrezik. Ėshtė padyshim detyrė e ēdo shteti qė tė
ndėrtojė skema mbrojtjeje pėr artet nė rrezik. E nė kėtė kuptim unė mendoj
se institucioni i ēmimit ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr stimulimin e dramės. Ky
konkurs, mendoj unė, duhet tė jetė nė njė kontakt tė pėrhershėm me Teatrin
Kombėtar. Ky teatėr duhet tė jetė gjithmonė vigjilent ndaj kėsaj gare e tė
thithė prej saj pjesėt mė tė mira e t'i ēojė drejt skenės. Pra unė e kuptoj
kėtė konkurs jo vetėm si njė garė letrare, por si njė akt i cili do tė
ndihmojė drejtpėrdrejt skenėn tonė.
E nė kėtė kohė rreziqesh pėr dramėn kombėtare, mendoj se hapja e njė
konkursi tė tillė ėshtė zgjidhja dhe stimuli mė i mirė pėr ta nxitur e pėr
ta nisur drejt skenės.
Rikard Ljarja
Ėshtė njė iniciativė e shkėlqyer. Mė nė fund po bėhet njė konkurs pėr
dramėn kombėtare. E kjo dramė do tė nxitė kėsisoj njė drejtim tė ri nė
Teatrin Kombėtar. Unė mendoj se njė teatėr kombėtar nuk nuk mund tė mbahet vetėm me dramėn e huaj. Megjithatė unė nuk synoj me kėtė tė nxis mendimin pėr ta braktisur dramėn e huaj, pasi ajo ka fuqinė e saj dhe vendin e saj tek publiku. Madje une mendoj se ndaj saj duhet tė tregohet njė kujdes dhe mė i madh. Pasi nė shumė raste, ėshtė ndėrhyrė nė kėto drama, ėshtė vėnė re njė tendencė nė rritje pėr tė synuar anėn komerciale tė tyre. Ndoshta kjo ėshtė njė rrugė drejt sė cilės ėshtė ecur dashje pa dashje, megjithatė duhet treguar njė kujdes mė i madh, qė tė mos ndėrhyhet nė thelbin filozofik tė veprave. Ndėrsa problemi i kahershėm i dramės shqipe shpresoj qė me kėtė
rast gjen njė rrugė zgjidhjeje. Unė mendoj se njė Teatėr Kombėtar pa dramė
kombėtare nuk mund tė ekzistojė.
Krijoni Kontakt