GSH

---------


DOSSIER II

Ish-ministri i Tregtisė sė Jashtme i Shqipėrisė, Nedin Hoxha tregon pėr situatat e krijuara pas ndėrprerjes sė marrėdhėnieve me Kinėn. Si mbetėn mallrat nė portet tona

"Si na u shkatėrrua ekonomia pas shkėputjes nga Kina"

--------------------------------------------------------------------------------

Fatos Veliu


Shkėputja e marrėdhėnieve me shtetin e fuqishėm tė Kinės solli njė goditje tė menjėhershme nė ekonominė tonė kombėtare, duke u ndier madje kjo deri nė familjen e thjeshtė shqiptare. Ishin mijėra tonelata minerale qė mbetėn stok nė mandrat e porteve shqiptare. Ishin mijėra tonė tė artikujve tė tjerė qė kėrkonin vende tė reja ku tė shiteshin, me tė ardhurat e tė cilėve do tė siguroheshin deri dhe nė artikujt mė jetikė tė popullit, duke filluar qė nga ushqimet e pėrditshme tė tij, ashtu siē mbetėn qindra objekte tė pambaruara, nė procesin e ndėrtimit". Kėshtu deklaron pėr "Gazetėn Shqiptare" njėri prej kuadrove mė kryesorė tė shtetit komunist, Nedin Hoxha, i cili ka qenė kreu i Ministrisė sė Tregtisė sė Jashtme tė shtetit nė vitet mė tė vėshtira tė tij, pikėrisht nė vitet 1975-1982, kur Shqipėria ishte e izoluar plotėsisht politikisht dhe ekonomikisht nga tė gjithė ish-aleatėt e fuqishėm tė dikurshėm tė saj. Nė pjesėn e parė tė intervistės sė zotit Hoxha, tė botuar nė numrin e kaluar tė gazetės sonė, lexuesi u njoh pikėrisht me jetėn e tij nė periudhėn para se tė bėhej njė nga ministrat mė tė rėndėsishėm tė qeverisė sė drejtuar nga Mehmet Shehu. E papritura e tij kur, ndėrsa kryente detyrėn e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit tė Gjirokastrės, u thėrrit nga udhėheqja mė e lartė e shtetit tė atėhershėm pėr t'iu besuar detyra e ministrit tė Tregtisė. Porositė e veēanta nga Haki Toska dhe Adil Ēarēani pėr postin e rėndėsishėm, qė do ta merrte nga paraardhėsi i tij Kiēo Ngjela, i cili pėr momentin po dėrgohej nė Vlorė si drejtor i Uzinės sė Sodės Kaustike etj. Ndėrkohė qė nė pjesėn e dytė tė intervistės sė tij, qė po botojmė mė poshtė, do tė lexoni pikėrisht pėr problemet dhe peripecitė e ish-ministrit gjatė kohės qė ai ushtronte funksionin e lartė. Ēfarė i kushtoi nga jeta e tij e zakonshme periudha kur kryente detyrėn tė cilėn ai e konsideron tepėr tė vėshtirė. E vėrteta e jetės sė familjes sė tij pėr sa u pėrket privilegjeve dhe situata kur djali i tij shkonte nė orėt e mesnatės pėr tė zėnė radhėn pėr tė marrė qumėshtin nė dyqanin e lagjes. Problemet ekonomike qė pėrballonte shteti si rezultat i realizimit tė raportit tė drejtė eksport-import. Problemet e mėdha qė u paraqitėn nė periudhėn kur Shqipėria u shkėput nga shteti i fuqishėm kinez dhe si u bė e mundur zbutja e rrėshqitjes ekonomike qė pėsoi shteti pas kėsaj periudhe etj.


Zoti Nedin, si i keni pėrjetuar vitet kur ishit ministėr i Tregėtisė?
Ėshtė hipokrizi tė mendosh se nuk e preferoja detyrėn qė mė ishte ngarkuar, apo tė thuash se lodhesha mė shumė se shokėt e tjerė, tė cilėt jepnin kontributin e tyre nė sektorėt ku i kishte caktuar shteti apo Partia, qė atėherė ishte nė drejtim absolut. Qė tė jem i sinqertė, isha shumė i kėnaqur pėr atė detyrė, prandaj bėja pėrpjekje edhe jashtė mundėsive tė mia pėr tė justifikuar besimin qė mė ishte dhėnė, ashtu siē edhe isha angazhuar para udhėheqjes mė tė lartė tė atėhershme. Pėr tė zbėrthyer atė ēka po ju tregoj, mund tė them me plot gojėn se detyra qė mė ishte besuar nuk ishte vetėm luks, si mund ta mendojė njėri apo tjetri. Duhet tė keni parasysh se kėtu nuk flitet pėr tė drejtuar njė ministri si tė ditėve tė sotme, kur gjithēka ėshtė e decentralizuar, por pėr njė periudhė nė tė cilėn gjithēka varej nga dikasteri dhe pėr gjithēka duhej tė pėrgjigjeshe ti si ministėr. Atėherė, pėr tė gjetur njė treg pėr shkėmbim malli apo pėr tė ushtruar njė lloj tjetėr tregtie me shtete me lloj-lloj politikash tė tyre personale, duhej tė rrije me net tė tėra pa gjumė, pasi bėhej fjalė pėr miliona dollarė xhiro. Kjo pėr kushtet e atėhershme kishte tė bėnte me atė qė, njė gabim sado tė vogėl qė tė bėje, kjo i kushtonte njė faturė ekonomike tė madhe shtetit, gjė qė nuk ta falte kush.

A nuk kishte ekipe specialistėsh qė merreshin me ēėshtje specifike?
Pavarėsisht nga kjo. Puna e tyre ishte nė njėrėn anė, por edhe puna ime si ministėr nuk ngelej jashtė problemeve, pasi unė drejtoja politikat ekonomike. Po ju them se puna ime tepėr e tensionuar mes shifrave pafund dhe pėrpjekjeve tė pėrditshme pėr blerje apo pėr shitje malli nė interes tė shtetit qė tė kishte besuar, kėrkonte nerva, durim, kėmbėngulje, sakrificė, pėrkushtim dhe tension tė pėrditshėm. Ju ndoshta nuk do ta besoni, por ju garantoj qė shtėpia ime ka qenė pėr mua vetėm hotel pas mesnate, madje edhe nė kėtė kohė rrallė ndodhte qė tė mos binin vazhdimisht telefonat, qė tė shqetėsonin pėr emergjenca tė atilla sa tė hiqnin gjumin fare edhe pėr atė kohė qė kishe nė dispozicion. Por isha i kėnaqur se gjithēka qė bėja, e bėja pėr popullin tim dhe falė atij pėrkushtimi me tė cilin ishim tė mbrujtur tė gjithė, pėr tė justifikuar veten sa mė shumė nė dobi tė popullit qė na kishte besuar ekonominė e vet.

Nuk keni qenė fare pa privilegje, siē po e tragjedizoni?
Keni tė drejtė tė aludoni, se nuk jeni i vetmi qė nuk mund ta besoni atė ēka ndodhte gjatė punės dhe jetės sonė atėherė. Tashmė nuk mund tė kuptohet qė atėherė, kur flitej pėr pazare me miliona dollarė, ku pėr njė gabim shteti dhe populli yt mund tė humbiste shumė, askush nuk do tė falte. Kėshtu qė pėr ēfarė qetėsie mund tė flitej nė kėsisoj rastesh. Ndėrsa pėr sa u pėrket privilegjeve, unė nuk po dal me flamurin se unė isha i vuajtur ekonomikisht, apo tė tjera pretendime tė kėsaj natyre, por qė duhet tė besoni se ne atėherė jetonim mes komunitetit dhe ishim afėr njerėzve, duke e prekur dhe pėrjetuar vetė gjithēka. Pėr kėtė unė mund t'ju tregoj dhe njė fakt domethėnės, qė jam i bindur se nuk do ta besoni, ashtu siē ka ndodhur edhe nė shumė raste tė tjera kur ėshtė treguar. Im bir ēohej qė nė orėn 03 apo 04 tė mėngjesit pėr tė marrė qumėshtin apo kosin nė dyqanin e lagjes. Mund tė them se kishte njėfarė privilegji nga vetė njerėzit e radhės, qė pėr respekt mund t'i linin radhėn mė shpejt sesa duhej, por gjithsesi ai ēdo mėngjes nisej me shishe nė dorė pėr tė blerė asortimentet e nevojshme pėr familjen. Ndėrsa unė mund t'ju them gjithashtu qė pėr mė se dhjetė vjet nė atė periudhė nuk munda tė bėj pushime absolutisht.

Ēėshtja e privilegjeve tė autoriteteve tė atėhershme tashmė ėshtė e njohur!
Nuk mund tė them se ishin tė gjithė nė kėtė shkallė trajtimi, por unė e kam fjalėn pėr pozicionin tim, apo dhe tė shumė shokėve tė kėtij rangu, qė megjithėse ishim ministra, normalisht nuk gėzonim ato privilegje qė mund tė kishte njė anėtar i Byrosė Politike apo akoma mė shumė njė sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė. Unė po ju flas pėr tė vėrtetėn time absolute. Nė kėtė mėnyrė unė po ju tregoj se nuk ndryshonte kushedi se ēfarė jeta jonė nga e tė tjerėve. Sigurisht, kėtu nuk kam ndėr mend tė pėrgjithėsoj tė gjithė ata qė mund tė quhen "bllokmenė". E veēanta tjetėr ėshtė se ne mund tė kishim njė rrogė disi tė kėnaqshme, por mund tė themi se unė, pas detyrave tė mia prej 14 vjetėsh si kryetar komiteti nė rrethe dhe 8 vjet si ministėr tregtie, dola nė pension pa asnjė qindarkė rezervė dhe tashmė nė moshėn 70-vjeēare jetoj nė njė hyrje tė zakonshme, me pensionin tim prej vetėm 129 mijė lekėsh tė vjetra. Jo vetėm kaq, por shteti ynė ėshtė kaq i padenjė, saqė nuk ka kurajon tė kėrkojė tė ruajė autoritetin e ish-personaliteteve, gjė qė ėshtė e nevojshme pėr prestigjin e vetė shtetit.

Mė konkretisht, ku e keni fjalėn?
Shembuj ka plot, qė lėnė pėr tė dėshiruar pėr sa i pėrket autoritetit tė shtetit. Unė do t'ju thosha se nė rast se unė apo njė person tjetėr, qė mund tė ketė qenė edhe 20 vjet ministėr apo mė shumė, do tė shkonim nė njė ambasadė pėr tė marrė njė vizė, pėr nė njė shtet qoftė dhe kufitar me vendin tonė, do tė na duhet tė rrimė nė radhė ndoshta me ditė tė tėra, dhe pastaj marrim a nuk marrim vizė. Por edhe nė qoftė se marrim, ėshtė e afateve kohore shumė tė vogla. Kjo nuk ėshtė gjė e mirė. Akoma mė shumė kur ndodh qė njė ish-ministri pėr vite tė tėra i duhet qė, pėr tė paraqitur njė certifikatė, ta ketė legalizuar atė nė sa e sa institucione. Pėr sa mė sipėr do tė thosha qė nuk do t'i kushtonte shumė shtetit tė ruante autoritetin e figurave tė veta dhe tė bėnte kontakte me pėrfaqėsuesit e diplomacive tė huaja pėr gjėra kaq tė vogla, por qė janė shumė tė nevojshme, dhe madje tė domosdoshme, pėr dinjitetin e shtetit. Pėr sa po flas, mund t'ju duket se ne, njerėzit qė kemi qenė nė drejtimin e shtetit, jemi njerėz me pretendime tė mėdha. Sa pėr kėtė, e keni mundėsinė tė bėni krahasimin me qeveritarėt e sotėm dhe tė nxirrni konkluzionet e nevojshme pėr pėrcakime. Por unė nuk do tė rrija pa shprehur edhe njė qejfmbetje, tė cilėn jua pėrmenda paksa edhe nė intervistėn e numrit tė kaluar. Kam qenė pėr vite tė tėra kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė Gjirokastrės dhe jam krenar se e kam vėnė njė gur nė themelet e rindėrtimit tė saj. E veēanta qė do tė thosha, ėshtė se duke qenė pėr vite tė tėra ndėr autoritetet drejtuese tė atij rrethi, kam pasur rastin tė kontribuoj sė bashku me shokėt e mi nė organizimin e tre festivaleve folklorike. Do tė mė vinte shumė mirė nė qoftė se do t'u kishte shkuar ndėr mend autoriteteve tė tanishme tė atij rrethi, qė tė mė kishin kujtuar qoftė dhe me njė ftesė pėr pjesėmarrje nė festivalin e fundit folklorik.

Ēfarė roli ka luajtur eksporti nė ekonominė kombėtare tė vendit nė vitet '75-'82, kur ju ishit ministėr?
Kėtė do tė duheshin orė pėr t'jua treguar, por shumė shkurt po ju them se atėherė ekonomia jonė mbėshtetej fuqishėm mbi eksport-importin. Pra, ēdo tregues ishte mbi bazėn e tregtisė sė jashtme. Kjo do tė thoshte se dėshtimi i njė kontrate marrėveshjeje me njė shtet ndihej menjėherė nė tregun e brendshėm shqiptar dhe kjo luhatje pėrcillej nė mėnyrė tė menjėhershme deri nė familjen shqiptare.

Mund tė jeni mė konkret?
Mė lart ju tregova qė e kemi pasur tepėr tė zgjeruar eksport-importin. Kjo lloj marrėdhėnieje mes eksportit dhe importit mbėshtetej mbi parimet e vendit tonė "Pa eksport s'ka import" dhe mbi po kėto parime vinin udhėzimet qė tė detyronin pėr tė mos bėrė asnjė blerje me kredi. Zbėrthimi i kėsaj ėshtė qė, nėse nuk i kishim siguruar paratė apo nuk kishim eksportuar akoma mallin e shkėmbimit, e kishim tė ndaluar tė livronim artikujt nė drejtim tė Shqipėrisė. Mirėpo ne, veē shumė e shumė artikujsh qė importonim, kishim si bazė kryesisht ushqimet e konsumit tė pėrditshėm tė pėrdorimit tė gjerė familjar, duke filluar qė nga sheqeri, kafja, orizi, niseshteja, makaronat, madje deri te vaji apo lėnda e parė pėr prodhimin e pastifiēeve etj. Kėto ishin veē artikujve tė tjerė tė eksportit tė drejtimit industrial, duke filluar qė nga pambuku ose lėndėt e tjera tė para pėr industrinė tekstile apo pajisjet pėr fabrikat e prodhimeve industriale dhe deri te vetė ndėrtimi i veprave tė rėndėsishme, qė bėheshin mbi bazėn e kontratave precize, tė mbėshtetura mbi parime absolutisht tė hekurta. Pas gjithė kėsaj, ne duhej tė siguronim nė radhė tė parė tė ardhurat e eksportit, qė tė bėhej i mundur importi.

Sa mund tė ishte sasia dhe llojet e artikujve qė eksportonim nė ato vite?
Eksporti ishte parimi bazė ku mbėshtetej ekonomia jonė e atėhershme. Unė mund t'ju them me kompetencė se tė paktėn gjatė qėndrimit tim si ministėr i Tregtisė sė Jashtme, shteti ynė eksportonte me miliona tonelata tė prodhimeve minerare, duke filluar qė nga kromi, i cili arrinte deri nė Suedi apo Japoni, koncentrati i kromit, ferrokromi, hekur-nikeli, kobalti, fosfori, qymyrguri, nafta etj., si dhe miliona tonė me bimė mjekėsore tė tė gjitha llojeve, tė cilat u shėrbenin fuqishėm prodhimeve farmaceutike tė mjekėsisė botėrore.Gjithashtu, Shqipėria atėherė eksportonte edhe njė sasi tė jashtėzakonshme prodhimesh bujqėsore tė stinės, si perime, tranguj, shalqinj, speca, domate, patate etj. Mund t'ju them gjithashtu se kėto prodhime kėrkoheshin shumė nga tregu perėndimor pėr cilėsinė e tyre shumė tė mirė tė prodhimit, pasi nuk ishin tė rritura nė serra apo me koncentrate tė gjithfarėllojshme. Prodhimet tona mbėshteteshin nė pjekjet natyrore, pas shumė shėrbimesh qė u bėheshin vazhdimisht nga punėtorėt e bujqėsisė.

Po nė vendet e Lindjes, nuk preferoheshin kėto prodhime?
Nė vendet e Lindjes eksportonim artikuj tė tillė si cigare, bimė mjekėsore etj. Nė praktikėn tonė nė marrėdhėniet tregtare me shtetet, qoftė tė Lindjes apo tė Perėndimit, punohej me tregti tė balancuar.

Nėse mė lejoni, mund tė mė jepni njė shifėr pėr tė ardhurat qė fitonte shteti komunist nė vit nga ky eksport?
Jo mė pak se 500 mijė dollarė.

Mos ėshtė shifėr e fryrė?
Aspak. Por duhet tė dini se jo e gjithė vlefta merrej nė dollarė, pasi kishim tė shumtėn e rasteve qė kjo i shėrbente importit, pėr tė blerė prodhimet e tregut ushqimor. Nė kėtė rast, nė qoftė se ndodhte qė prishej njė treg shitblerjesh me njė shtet, siē ju tregova edhe pak mė lart, lėkundjet ndiheshin menjėherė dhe fuqishėm deri nė familjen e thjeshtė. Pasi nuk mund tė siguronim blerjen pa siguruar tregun e shitjes sė mallit tė eksportit. Pra, po tė mos shitej minerali, nuk tė vinte sheqeri dhe vaji nė shtėpi. Kėto gjėra kėrkonin njė gjakftohtėsi dhe njė punė kolosale tė dhjetėra e dhjetėra specialistėve tė ministrisė sonė dhe tė shumė sektorėve tė ekonomisė shqiptare.

Kemi pasur ndonjė rast tė vėshtirė nė humbjen e tregjeve tė eksport-importit?
Problem i madh ekonomisė sonė i doli nė periudhėn kur u shkėputėn marrėdhėniet me Kinėn. Menjėherė pas prerjes sė tyre, u ndje njė tronditje e fortė nė tė gjithė ekonominė tonė, pasi me Kinėn nė atė periudhė kishim dhjetėra e dhjetėra kontrata tė nėnshkruara me afate tė shkurtra, tė mesme dhe tė gjata. Me tė kishim filluar, pas dhjetėra nėnshkrimesh dhe marrėveshjesh, shumicėn e objekteve nė ndėrtim, si dhe eksportonim nė vendin e tyre mbi 300 mijė tonė krom nė vit. Veē asaj, atje eksportonim shumė minerale tė tjera apo dhe shumė e shumė artikuj, tė cilėt i sillnin fitime tė mėdha ekonomisė sonė kombėtare. Shkėputja e marrėdhėnieve politike solli rrjedhimisht rrufeshėm ndėrprerjen e marrėveshjeve ekonomike, qė do tė thoshte qė kėto mijėra tonelata minerare, tė cilat i livronim nė vendin aziatik, tė na ngeleshin stok nėpėr mandrat e porteve detare, ashtu siē do tė na ngeleshin nė procesin e ndėrtimit dhjetėra objekte tė papėrfunduara. Por, nga ana tjetėr, moslivrimi i gjithė kėtij malli do tė thoshte qė tė krijoheshin deficite nė bilancin e eksport-importit, ēka do tė thoshte qė tė binte edhe importi i mallrave ushqimore, si dhe i artikujve tė kancelarisė qė merrnim qoftė nga Kina, qoftė dhe nga vende tė tjera, por qė pėrdornin tė ardhurat me tregtinė kineze. Pra, shkėputja e marrėdhėnieve tė tilla bėri atė qė, duke filluar qė nė ditėt e para, tregu ynė ndjeu urinė e artikujve tė cilėt nuk na kishin munguar prej vitesh.

Si u kapėrcye kjo?
Vėshtirėsitė qė u krijuan qė nė ditėt e para tė shkėputjeve tregtare me Kinėn, do tė na duhej kohė qė t'i kapėrcenim, megjithėse jo plotėsisht. Ekonomia jonė kėrkonte patjetėr rregullimin e bilanceve pėr tė funksionuar normalisht. Pėr kėtė do tė kėrkoheshin tregjet pėr tė shitur mallrat qė na ngelėn stok, sidomos minerali i kromit, nga i cili Kina merrte jo mė pak se 300 mijė tonė nė vit. Ishin dhjetėra specialistė dhe dhjetėra tratativa me shumė shtete, ku do tė bėheshin pėrpjekje kolosale, derisa pas shumė vitesh tė gjenim dalėngadalė tregje pėr tė kaluar njėrin apo tjetrin artikull. Dhe arritėm qė nga njė moment nė tjetrin jo ta zhduknim krejt atė shqetėsim financiar qė u krijua, por tė paktėn tė zbutnim nė mėnyrė tė konsiderueshme atė shpėrpjesėtim, deri nė atė pikė saqė tė ishte tė paktėn pėr ekonominė tonė jo shumė shqetėsues.

Zoti Nedin, a e pranoni se shteti komunist, ku ju keni qenė edhe anėtar qeverie, ka pasur edhe gabime?
Patjetėr qė ka pasur. Unė, pėr tė qenė tepėr korrekt me lexuesin e kėsaj interviste, mund tė them se me kalimin e kohės dhe duke parė mė nga afėr mundėsitė qė sjell nė rritjen e treguesve ekonomikė ekonomia kapitaliste e cila po zbatohet tashmė nė Shqipėri, mund tė them se njė nga gabimet e mėdha tė asaj periudhe ka qenė pėrqendrimi i tė gjithė ekonomisė nė njė dorė apo nė njė dikaster. Kjo gjė detyrimisht as qė mund tė bėhej fjalė tė plotėsonte tė gjithė deficitet qė krijoheshin nga periudha nė periudhė. Duhej tė mendohej mė shumė pėr sigurimin e artikujve tė ushqimit tė pėrditshėm tė popullit. Pėr kėtė duhej tė bėheshin pėrpjekje mė tė mėdha qė tė siguroheshin mė shumė marrėveshje, para se tė shikoheshin artikuj tė tjerė tė nevojave dytėsore nė shtet. Po ashtu, eliminimi i sektorėve tė shėrbimit publik apo pėrqendrimi i tyre nė drejtori rajonale tepėr tė zgjeruara nuk duhej tė bėhej nė ato pėrpjestime, pasi koha tregoi se nuk u mundėsua pėrballimi i nevojave tė popullit pėr kėto shėrbime, tė cilat ai i kishte mė se tė nevojshme, madje gjatė gjithė veprimtarisė sė tij tė pėrditshme.

---------