Turqia dhe debati mbi anėtarėsinė e saj
Si rezultat i raportit tė sė mėrkurės tė Komisionit Evropian qė rekomandon fillimin e bisedimeve me Ankaranė pėr anėtarėsi nė BE, Turqia ėshtė edhe njė herė njė nga temat kryesore nė gazetat e sotme.
Po, por - dhe nėse
Ndėrsa Komsioni Evropian ka dhėnė dritėn jeshile qė Ankaraja tė fillojė bisedimet pėr anėtarėsi nė BE, e pėrditshmja franceze, LE MONDE shkruan se turqit nuk konsiderohen si "kandidatė tė zakonshėm" pėr anėtarėsi.
"Kurrė mė parė nuk ka patur kaq kujdes nė pranimin e njė kandidati tė ri", shkruan gazeta.
Nė tė njėjtėn kohė, ajo vė nė dukje se kandidatura e Turqisė ka nxitur debate nė tė gjitha shtetet anėtare tė BE-sė.
Nė Zvicėr, LE TEMPS shkruan se ajo qė ajo e quan "ēėshtja turke" nuk ngre vetėm ēėshtjen e kufijve tė Evropės - " Iraku dhe Siria janė fqinjėt tanė tė nesėrm?", pyet gazeta, por gjithashtu ajo ngre edhe ēėshtjen e asaj nėse Evropa "mund tė pėrqafojė dimensionin mysliman, duke lėnė mėnjanė nocionin e njė "klubi tė krishterė".
FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG thotė se pranimi i Turqisė nė BE do i japė fund asaj qė gazeta e quan "projekti historik i Evropės" qė filloi nė vitet -50 nė pėrgjigje tė dy luftrave botėrore.
" Njerėzit mund ta duan kėtė, apo mund ta konsiderojnė si tė pashmangshėm," thotė gazeta, "por atėherė banorėve tė Evropės duhet t'u thuhet se ēėshtja nuk ka tė bėjė me zgjerimin e BE-sė, por transformimin e saj."
DIE PRESSE, gjithashtu sheh atė qė ajo e quan " kėrcėnim ekzistues ndaj eksperimentit evropian .
Gazeta e sheh propozimin pėr vendosjen e kufizimeve afatgjata pėr lėvizje tė lirė tė shtetasve turq si shenjė se "debati mbi Turqinė gradualisht po bėhet absurd."
Po nė Gjermani, gazeta tjetėr DIE TAGESZEITUNG i pėrshkruan rekomandimet e KE-sė si "tė drejta dhe tė mira".
"Do tė ishte mė mirė sikur "Po-ja" tė shoqėrohej me njė "Por " mė tė vogėl," shton gazeta.
Pėr gazetėn, pranimi i Turqisė ėshtė "projekti mė i madh i BE-sė" qė kėrkon politikanė kurajozė.
Asaj i vjen keq qė njė kurajo e tillė mungonte nė rekomandimet e djeshme.
EL PAIS e Madridit e quan Spanjėn " njė pėrjashtim tė dukshėm " nė Evropė ku shumė vende kanė rezerva pėr rastin e Turqisė.
" Nga Spanja, nuk mund tė kemi gjė tjetėr veēse simpati pėr arsyet e Ankarasė", thotė gazeta, pasi "rruga drejt BE-sė ėshtė njė instrument i fuqishėm i modernizimit ekonomik dhe reformės politike."
Gazeta e pėrditshme e Pragės, MLADA FRONTA DNES shkruan se "nėse qeveritė e BE-sė mund tė udhėhiqen nga kristian-demokratė, pse njė prej tyre nuk mund tė udhėhiqet nga islamistė-demokratė?"
Nė Sllovaki, gazeta PRAVDA kritikon sugjerimin e organizimit tė referendumeve mbi anėtarėsinė e Turqisė duke vėnė nė dukje se kjo nuk ėshtė bėrė pėr asnjė vend tjetėr qė u anėtarėsua nė BE.
" Njė referendum nė Francė pėr rastin e Ankarasė," thotė gazeta, "do tė bazohej nė ndjenja- A i pėlqejmė turqit, apo ėshtė mė mirė pėr ne t'i kemi ata midis nesh?"
Po, por ende jo....
Krijoni Kontakt