Postuar mė parė nga
Brari
Agjensia e Lajmeve "SOT"
Presidenti Topi e shpiku minoritetin boshnjak pėr hatėr tė krushkut-armik tė Berishės, Luan Malltezi, apo...?
Nga Kastriot Myftaraj
Nė kompetencat e Presidentit tė Republikės tė pėrcaktuara me Kushtetutė nuk ėshtė ajo pėr deklarimin e minoriteteve etnike nė Shqipėri. Nė Shqipėri ka vetėm tre minoritete tė njohur zyrtarisht, ai grek, malazez dhe maqedon. Presidenti Topi ka detyrimin qė tė lėvizė brenda kufijve tė kėtij realiteti ligjor, derisa me ligj nuk ėshtė njohur ndonjė minoritet tjetėr etnik. Parlamenti shqiptar ka bėrė mirė qė nuk ka njohur me ligj tė tjera minoritete etnike, edhe pse kėrkesa tė tilla ka pasur. Nė kėtė linjė nuk ka arsye pse tė nxitohemi, derisa vende qė pretendojnė tė jenė kampionė botėrorė nė liritė dhe tė drejtat e njeriut, si Franca, nuk njohin fare minoritete etnike, edhe pse nė Francė ka popullsi konsistente nga kombet fqinje nė krahinat kufitare, gjermanė, italianė, baskė nė Alzasė-Lorenė, Korsikė, Savojė etj. Franca sigurisht qė e ka bėrė kėtė gjė pėr tė evituar ēdo premisė destruktiviteti nė vend, se pėr hir tė sė vėrtetės minoritetet etnike veprojnė si viruse nė trupin e kombit dhe shtetit ku janė, pavarėsisht nga retorika qė bėjnė. Pėr tė njėjtėn arsye edhe Greqia ka ndjekur shembullin e Francės dhe nuk i njeh minoritetet. Shqipėria nuk ka pasur pak probleme me tre minoritetet qė njeh, sidomos me atė grek. Nė kėtė sens, duket krejt i papėrgjegjshėm veprimi i Presidentit Topit qė bėri njė vizitė nė njė zonė ku banon njė komunitet me origjinė boshnjake, pranė Shijakut, ku Presidenti i Republikės me ato qė tha, duke pasur nė sfond flamurin boshnjak e njohu praktikisht minoritetin boshnjak nė Shqipėri dhe u shpreh pėr pėrmbushjen e tė drejtave tė tij. Ēėshtja nuk ėshtė aq tek njohja e minoritetit boshnjak, por tek fakti se kėshtu hapet Kutia e Pandorės dhe dalin e tė tjerė qė kėrkojnė tė njihen si minoritet, duke filluar qė nga vllehėt, goranėt, gollobordasit etj. Nė Shqipėri ka shoqata vllehėsh qė pretendojnė se vllehėt e Shqipėrisė janė vllaho-helenė, si dhe shoqata goranėsh e gollobordasish qė pretendojnė se kėta janė bullgarė. Njė dreq e di se ēfarė do tė bėjnė nesėr romėt e magjypėt e vetėquajtur egjiptianė, pasi tė jetė hapur loja me minoritetet. Ata sot i josh PBDNJ pėr t u quajtur si helenofonė dhe disa prej tyre janė nė forumet e larta tė kėsaj partie.
Sot ėshtė e qartė se ka njė agjendė tė pėrpunuar nė qendrat antishqiptare pėr ta shpėrbėrė kombin shqiptar duke e paraqitur si njė miksturė minoritetesh tė krijuara artificialisht. Njė agjendė tė tillė ndjek Fondacioni Soros nė Tiranė, i cili ka arritur deri atje sa tė sponsorizojė njė konferencė nga ku ka dalė njė dokument ku iu sugjerua parlamentit shqiptar qė nė kodin zgjedhor tė pėrcaktohen vende fikse nė parlament pėr minoritetet etnike si nė Kosovė. Ēėshtja ėshtė se ku duhet ta kategorizojmė shpikjen presidenciale tė minoritetit boshnjak? Boshnjakėt e Shqipėrisė kanė ardhur nė vendin tonė si refugjatė kur Bosnjė- Herzegovinėn e mori Austro-Hungaria me vendim tė Kongresit tė Berlinit nė 1878 dhe jo nė 1875 siē tha Presidenti Topi. Boshnjakėt refugjatė qėndruan nė Shqipėri me njė truk. Autoritetet osmane thanė se anija qė po i ēonte ata pėr nė Izmir ndaloi nė Durrės se u prish dhe ata zbritėn nė tokė derisa tė riparohej anija, dhe mbetėn deri mė sot. Autoritetet osmane nė Shqipėri i mirėpritėn ata se kishin luftuar me armė kundėr austro-hungarezėve. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kėta boshnjakė me kalimin e kohės u shqiptarizuan si tė thuash, dhe sot mund tė quhen shqiptarė tė mirė. Njė provė pėr kėtė gjė ėshtė fakti qė krushku i Berishės, Luan Malltezi, vjehrri i Argitės, i cili ėshtė me origjinė nga ky komunitet boshnjak i Shqipėrisė, ia ka vėnė emrin tė birit Jamarbėr dhe jo Jamboshnjak.
Ėshtė absurde qė ata tė fitojnė tė drejtat e minoritetit, siē kėrkojnė disa prej tyre dhe siē u premtoi Presidenti Topi kur u premtoi mėsimin e gjuhės boshnjake nė baza zyrtare. Kjo ėshtė vetėm pikėnisja se pastaj ata do tė kėrkojnė qė gjuha boshnjake tė bėhet zyrtare nė komunėn dhe bashkinė ku ata pėrbėjnė 20% tė popullsisė, siē ndodh me shqiptarėt nė Maqedoni, pastaj do tė kėrkojnė qė t u njihet e drejta e deklarimit tė kombėsisė boshnjake nė njė regjistrim tė popullsisė, tė cilin do ta kėrkojnė bashkė me minoritetet e tjera, pastaj do tė kėrkojnė vend fiks nė parlament siē e kanė boshnjakėt nė Kosovė e kėshtu me radhė. Ēėshtja ėshtė sa tė hapet loja. Nė rast se do tė njihet minoriteti boshnjak nė Shqipėri, atėherė do tė lindė problemi se sa ėshtė numri i tij, dhe kjo do tė rihapė debatin pėr regjistrimin e popullsisė mbi baza etnike qė ėshtė kėrkesė e hershme e liderėve tė disa minoriteteve tė vetėshpikura, dhe kėshtu do tė hyhet nė disa komplikime tė padėshiruara. Presidenti Topi duhet ta mėsojė, nė rast se nuk e di, qė minoritetet etnike njihen vetėm nė mėnyrė tė ndėrsjellė mes vendeve kufitare. Bosnjė- Herzegovina nuk ėshtė vend kufitar me Shqipėrinė. Ne kemi eksperiencėn e keqe tė Kosovės, e cila e njeh minoritetin boshnjak, duke i dhėnė tė gjitha tė drejtat, duke pėrfshirė dhe atė tė vendeve fikse nė parlament, e megjithatė Bosnjė- Herzegovina nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Merret vesh, zemėrgjerėsia nė kėto ēėshtje nuk shpėrblehet. Nė tubimin e boshnjakėve nė Borakė tė Xhafzotajt Presidenti foli si nė njė muhabet paēeje tek Pata. Ende mbetet mister motive i Presidentit Topi. Mos ndoshta ai e bėri kėtė gjė pėr tė nxitur krushkun e Berishės, Luan Malltezin, i cili ėshtė i pakėnaqur qė nuk u bė deputet dhe as nuk mori post nga Berisha, prandaj gjithė ditėn nė Bibliotekėn Kombėtare shan krushkun-kryeministėr, ndėrsa shkencėtari Sherif i ēon dhe i merr librat nga sporteli si ordinance i tij intelektual? Duket se Presidenti Topi po e josh Malltezin qė tė kandidojė pėr Polin e Lirisė tė Shehit, Ngjelės dhe Ndokės nė Qarkun e Durrėsit, duke kėrkuar tė marrė votat e boshnjakėve. Njė tjetėr hipotezė pėr motivin e Presidentit Topi mund tė jetė ajo se Presidenti Topi, i cili edhe pse pretendon se ėshtė nga njė familje qytetare tiranase nuk po arrin tė tregojė rrėnjėt e vjetra tė saj me dokumente, nė fakt ėshtė me origjinė nga kėta boshnjakė, disa prej tė cilėve erdhėn nga Shijaku nė Tiranė kur kjo u bė kryeqytet. Kjo duket edhe mė e besueshme se vėshtirė qė Presidenti Topi do tė rrezikonte kaq shumė pėr Malltezin, edhe pse e ka mik.
Cilatdo qė tė jenė motivet e Presidentit Topi, aventura e tij boshnjake ėshtė tejet e rrezikshme, ėshtė njė atentat ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Kushtetutės sė Shqipėrisė.
sot
Krijoni Kontakt