-
Shekulli
"Sajmir Krosi u akuzua rėndė pėr rrahje me pasojė vdekjen dhe shfrytėzim prostitucioni nga gruaja e tij
E pandehura: Motrėn ma vrau burri
Marsela Krosi dėshmoi dje sesi ishte vrarė nga i shoqi, motra e saj Arlinda Guma
Alma Ēuka
TIRANĖ
- Marsela Krosi e akuzuar deri dje pėr bashkėpunim nė vrasjen e motrės sė saj me bashkėshortin Sajmir Krosi, ndryshoi kursin e deklarimeve. Askush nuk e priste qė Marsela nė seancėn e djeshme tė deklaronte kundėr bashkėshortit tė arrestuar dhe tė akuzuar pėr rrahje barbare tė motrės sė saj Arlinda Guma, rrahje e cila e ēoi deri nė vdekjen e 16 -vjeēares nga Kavaja nė spitalin ushtarak. Pėr herė tė parė Marsela pas deklarimeve qė ka bėrė nė polici mė 31 gusht tė vitit tė kaluar, tregoi tė vėrtetėn para gjykatės. Ajo me lot nė sy dhe me zėrin qė i dridhej tha dje para trupit gjykues se deri tani nuk ka folur pėr shkak tė frikės qė ekzistonte brenda saj. "E ndiej edhe sot frikėn nė palcė. Sajmiri mė ka kėrcėnuar nė ēdo moment nė rast se unė do tė tregoja tė vėrtetėn nė lidhje me vdekjen e motrės sime Arlina Guma mė datė 17 gusht tė vitit tė kaluar. E kam para syve atė skenė tė tmerrshme tė cilėn nuk do ta harroj pėr tėrė jetėn. E shihja qė Sajmiri keqtrajtonte Arlindėn, por nuk kisha fuqi ta ndaloja. Ai mė mbylli nė banjė dhe me njė dėrrasė njė metėr tė gjatė qėllonte motrėn time. E dija edhe arsyen. Ai e rrihte pasi nuk ishte i kėnaqur me paratė qė motra ime kishte fituar nga prostitucioni. Sajmiri e nxirrte Arlindėn tė prostituonte nė rrugė dhe kėrkonte ēdo ditė prej saj njė shumė parash. Atė ditė Arlinda nuk e kishte plotėsuar shumėn e parave dhe Sajmiri u irritua". Kėto fjalė tė rėnda dolėn nga goja e Marsela Krosit nėnė e njė vajze tre vjeēe. "Arlinda qėndronte nė shtėpinė time dhe tė Sajmirit, por unė vetėm dy javė para ngjarjes mėsova se ajo prostituonte pėr Sajmirin nė rrugėt e Tiranės. Madje mėsova edhe faktin tjetėr qė Sajmiri kryente marrėdhėnie me motrėn time. Tė gjitha kėto shpjegime i kam dhėnė nė polici mė 31 gusht ditėn kur jam arrestuar dhe u qėndroj deri nė fund. Nuk mė ka detyruar njeri tė jap ato shpjegime, por mė pas ndryshova thėniet pasi Sajmiri mė kėrcėnonte dhe mė thoshte se po ta akuzoja ai kur tė dilte nga burgu do tė mė vriste mua, vajzėn dhe prindėrit e mi",- tha dje Marsela para gjykatės. Herė pas herė i pandehuri Sajmir Krosi qė e ndante nga Marsela vetėm njė polic, hidhte vėshtrimin nga gruaja e tij dhe qeshte me ironi. Madje ai me zė tė ulėt kėrcėnonte edhe prindėrit e Marselės qė ndodheshin nė sallėn e gjyqit. Para gjykatės Marsela lexoi njė deklaratė. Ajo tha se mė 17 gusht 2001, Arlinda motra e saj kishte dalė nga shtėpia nė orėn 9-tė tė mėngjesit dhe ishte kthyer nė orėn 21.00 tė mbrėmjes. Marsela shtoi se Arlinda kur u kthye i dha paratė Sajmirit, por ky i fundit i mbetur i pakėnaqur ka filluar ta rrahė. Unė ndėrhyra tha Marsela, por Sajmiri mė rrahu edhe mua, mė mbylli nė banjė dhe vazhdoi pėrsėri me Arlindėn. Mė pas Marsela tha se Sajmiri e detyroi Arlindėn tė dilte pėrsėri nė rrugė dhe tė gjente paratė me ēdo kusht. Sipas Marselės, Arlinda pėr t'i shpėtuar drurit, pranoi tė dilte dhe u kthye nė orėn 23.00 tė mbrėmjes. "Kur erdhi Arlinda nė shtėpi tha se nuk kishte gjetur gjė. Sajmiri u inatos mė shumė. Ai filloi ta rrihte dhe herė pas herė mė thoshte mua, pusho se kjo do tė vdesė sonte. Pashė motrėn e rrahur keq dhe qė nxirrte pėshtymė nga goja. Sajmiri me detyroi tė shkoja nė telefon dhe tė lajmėroja prindėrit se Arlinda ishte e sėmurė. Mė pas ai kur e pa qė Arlinda ishte duke vdekur mė tha ta dėrgonim nė spital. Doli nė rrugė gjeti njė makinė tė rastit dhe e dėrguam nė spitalin ushtarak. Kur erdhėn prindėrit nė spital, Sajmiri mė tha se nuk duhet tė tregoja pėr atė qė ndodhi se nė tė kundėrt ai do tė mė vriste edhe mua. Prindėrit thanė tė shkonim nė polici pėr tė bėrė kallėzim, por Sajmiri nuk pranoi dhe pasi mė mori mua u larguam vjedhurazi prindėrve. Shkuam nė Laē. Qėndruam tė fshehur dhe Sajmiri herė pas herė mė thoshte se po tė tregoja do tė mė varte njė gur nė qafė mua dhe vajzės dhe do tė na hidhte nė lumė",- vazhdoi rrėfimin e saj Marsela. Ajo tha se e ndien shumė gabimin qė ka bėrė duke i mbajtur anėn njė krimineli siē e quajti burrin e saj. Marsela tha dje se Sajmiri kėrkonte tė nxirrte paratė pa u lodhur duke detyruar motrėn e saj tė prostituonte. Mė pas Marsela shpjegoi para gjykatės se Sajmiri nuk e lejonte tė merrte pjesė nė bisedat qė ai bėnte me motrėn e saj, Arlinda Guma. Marsela kėrkoi dje edhe divorcin para gjykatės. Ajo tha se nuk mund tė bashkėjetonte mė me njė burrė qė gjatė gjithė jetės e ka rrahur. Madje ajo tregoi para gjykatės edhe disa shenja qė kishte nė trup si dhuratė nga keqtrajtimi i bashkėshortit. Avokati i tė pandehurit Ibrahim Lahi tha se nuk ishte nė gjendje tė bėnte pyetje pasi deri dje e kishte kliente Marselėn dhe ajo ndryshoi papritur qėndrim. Nė seancėn e ardhshme Sajmiri sė bashku me avokatin e tij do tė bėjnė pyetje pėr tė pandehurėn Marsela Krosi e cila sipas prokurorit Kolė Hysenaj tashmė ėshtė e pėrjashtuar nga bashkėpunimi nė vrasje dhe do tė gjykohet vetėm pėr moskallėzim krimi.".
shekulli
-
-
Ne korrieri
Monstra e Shkodres:
Ja kater viktimat e mia
Per here te pare e plote deshima e te denuarit me burgim te perjetshem Sadik Kuniqi. Hap pas hapi te gjitha veprimet e vrasesit gjakftohte. Si thurte planet, si kryente ekzekutimet dhe si mundohej te fshihte gjurmet. Nje rrefim rrenqethes ku sqarohet mekanizmi, qe ai ka perdorur, derisa fitoi epitetin "monster"
Ky eshte rrefimi i pare i plote i Sadik Kuniqit, ish-oficerit te ushtrise qe vrau 4 njerez pa asnje shkak te dukshem ne qytetin e Shkodres, nje nga te cilet foshnje. Eshte marre ne pyetje nga perfaqesues te drejtesise se ketij qyteti menjehere pas prangosjes dhe duket Kuniqi nuk eshte menduar gjate te thoje te verteten per gjithcka. Ate dite sapo kishte vrare femijen 5 vjec dhe nenen e tij dhe gjithcka qe thote eshte fare e fresket. Njekohesisht ne kete deshmi sqarohet si dhe pse, sipas tij, i ka vrare viktimat, si ka vrare ne gjume femijen 5 vjec dhe si ka fshehur armet e krimit. Ne deshmine qe "Korrieri" ofron jane hequr emrat e personave te tjere, qe ai kishte piketuar te vriste, si dhe jane shuajtur disa emra vendesh, ku jane zhvilluar ngjarje.
"Paskesaj kam mbytur edhe djalin i cili ishte duke fjetur ne krevat ngjitur me raftin e rrobave. Sqaroj se djalin e kam goditur ne koke disa here me cekic aty ku ishte, pra ne krevat"
Une kam lindur ne Golloborde te Peshkopise, tash 32 vjet jetoj ne qytetin e Shkodres. Kam punuar si kapter ne Degen e puneve te Brendeshme ne Shkoder, per Postat e Kufirit, pra kete pune e kam filluar ne vitin 1970 dhe kam punuar aty deri ne vitin 1974, pastaj kam kaluar kapter ne Divizionin e Shkodres, si teknik llogaritar dhe si shef armatimi ne Brigaden Sulmuese 9470, pune ne te cilen kam punuar deri ne vitin 1992, pastaj jam liruar dhe nga ajo kohe kam punuar si murator ne familjar te ndryshem. Sot me date 26.03.2002 kam falur sabahin ne xhamine e Tophanes, kam shkuar ne shpi, ne oren 12.00, kam shkuar dhe jam falur ne xhamine e madhe te qytetit Shkoder, pastaj kam dale nga xhamia dhe kam shkuar tek Ura e Thive. Kam shkuar tek shtepia e shtetasit Cesk Simoni, i cili banon ne katin e peste ne apartament, ka gruan Miren, djalin e vogel 3 vjec Xhekun dhe dy vajza. Cesku punon murator si une dhe une e kam njohur tash 6 vjet. Kur une punoja si murator ne firmen e B. K, kurse Cesku ishte duke shtruar nje banjo, une e njoha dhe shkova dhe u futa ne banjo, dhe aty Cesku bashke me punetorin e vet ... me futen ne banjo, me mbyllen deren dhe deshen te me thernin me thika, mua me shpetoi zoti. Pastaj ky ... ben magjira qe t'i harroja ngjarjet, dhe une per njefare kohe e harrova kete pune. Pastaj pas rreth 6 muajsh nga kjo ngjarje (datat saktesisht nuk i kujtoj), ne Shirok ishte duke punuar Cesku tek lokali i M. dhe me thirri edhe mua per te pounuar me te.Une pranova dhe aty nje dite me mbyllen ne lokalin e Q. K. ne Shiroke dhe ... dhe Cesku me kane qelluar me automatik nga jashte por une shpetova. Pastaj kam vazhduar punen normalisht derisa ka perfunduar puna ne Shiroke. Pastaj edhe nje here tjeter kur ishim duke punuar ne Han te Hotit tek shtepia e G. P, ku une kisha bere skelen e katit te dyte, dhe me magji me kane rrezuar nga skela. Para nje viti une i kam shkuar tek shtepia Ceskut dhe me futi ne nje aneks, dhe e shoqja i tha: Mbyte me cekic. Ai tentoi te me binte me cekic dhe cekici me gjithe dore i ngeli lart. Dhe nje rast tjeter ku Cesku ishte duke punuar tek shtetasi P. G, me thirri mua per te punuar me te, ku ai shtronte pllaka, kurse une do vishnja banjot me pllaka, dhe e shoqja fliste me Ceskun dhe djalin e vogel, flisnin me njeri-tjetrin sikur po bisedonin me celular (ne fakt nuk kishin celular), dhe shoqja i thote Ceskut mbyte me cekic, Cesku deshi te me binte, por nuk mundte pasi dora i ngrinte me gjithe cekic. Sot une shkova tek shtepia e Ceskut me qellim per te vrare te shoqen Miren dhe djalin Xhekun. U ngjita ne katin e 5, trokita ne deren e jashtme, doli Mira dhe me hapi deren, ku une isha pregatitur me pare, kisha marre me vete nje cekic muratori me bisht druri te cilin e kisha futur ne cante bezeje doku me ngjyre blu. Pasi me hapi deren Mira, une e shtyva ne korridir dhe ne korridor e kam qelluar me cekic ne trup dhe ne koke, ajo u fut tek dhoma e gjumit dhe me mbylli deren, une e shtyva fort deren, ose me sakte ajo me mbylli deren e dhomes se gjumit me celes ku une thyva nje xham dhe e hapa perden, pastaj e kam qelluar me cekic ne koke disa here, duke e mbytur. Paskesaj kam mbytur edhe djalin i cili ishte duke fjetur ne krevat ngjitur me raftin e rrobave. Gjate kesaj kohe qe une isha brenda, ku sqaroj se sapo u futa brenda e mbylla deren e jashtme me celes, dhe nga jashte ne kohen qe une isha duke kryer krimin ne dere kane kercitur disa gra, une nuk fola fare, ata u larguan njehere dhe pastaj kur kam dale une, grate kane dale ne shkalle. Sqaroj se djalin e kam goditur ne koke disa here me cekic aty ku ishte, pra ne krevat. Pastaj jam nisur me cante ne dore dhe tek nje vile tek rruga e trenit kam hedhur cekcin ne ferra megjithe cante. Po te shkoj tani e gjej vendin ku i kam hedhur. Pastaj jam larguar ne shtepi timen ne lagjen "Manush Alimani". Kam patur te veshur rrobat e mija qe kam tani, xhup (triko pambuku me lule gri e blu) xhakovento xhins me ngjyre te zeze dhe pantallona teritali me vija gri si ne kafe. Pantallonat i hoqa ne shtepi pasi ishin bere pak me gjak dhe i futa tek komoja ne shtepi. Sqaroj se une e dija se ne shtepi nuk ishin vajzat e Ceskut pasi jane ne shkolle pasdite pasi ato nuk doja ti vrisja, une po te kisha gjetur Ceskun ne shtepi do ta kisha vrare edhe ate. Gjithashtu dua te sqaroj se une me date 28.01.2002, rreth ores 06.30, kam vrare edhe Kudrete e Isuf Sula komshi me mua, por ne pallatin perballe meje perafersisht. Ne oren 06.30, une isha pregatitur me pare qe t'u vrisja dhe dija se Kudreti shkonte ne pune rreth ores 06.30, une kisha marre nje cekic matalik si vare me bisht hekuri te salduar, ku bishti ka qene tub zinkate te cilin e kisha futur ne cante, ne nje cante doku ngjyre gri dhe pasi e prita qe Kudreti te hapte deren, une nxora cekicin dhe godita Kudretin ne koke, ku ai ra ne koridor ne shpine. Ai kishte nje cante te zeze ne dore dhe kishte te veshur nje pardesy ose bezh ose kaf. Ne momentin qe e godita Kudretin ne koridor nga dhoma e gjumit doli Isufi, i cili me duket se e ka qene cuar ne ate moment prej gjumi dhe pasi u perlesha pak me te e qellova dhe ate me cekic ne koke duke e mbytur dhe ate. Isufi ka rene ne shpine tek dera e dhomes se pritjes, kurse Kudreti ra pas dere. Sqaroj se une pasi i lashe pa ndjenja ju kam rene prape ne koke me cekic te dyve duke i mbytur perfundimisht. Pastaj cekicin e kam lene ne mes te dy viktimave, nuk jam krejt i sigurte, por cekicin e kam lene ne vendin e ngjarjes. Pastaj kam dale dhe kam shkuar ne shtepi.Canten me te cilen kisha futur cekicin e pata lene pas deres dhe aty e kam lene, pra nuk e kam marre me vete as cekicin as canten. Kur kam dale prej shtepise se Isufit, nuk me ka pare asnje njeri. Kam patur te veshura po keto rroba qe kam sot. Sqaroj se pantallonat me qene bere me pak gjak tek kembet, por ata i kam lare vete ne shtepi. Ne shtepi nuk kam prekur asgje tjeter. Cekicin qe kam kryer krimin po ta shoh jam ne gjendje ta njoh, ate ka kohe qe e kam salduar dhe e kam patur ne shtepi per te thyer gure e pune te tjera. Isuf Sulen une e kam patur epror, pasi ka qene shef armatimi dhe une e kam patur si shef armatimi, llogaritar dhe si teknik armatimi. Isufi para 13 vjetesh, ai se bashku me ... (kapteri i depove te Rrasekut, i tere veriut te Shqiperise) kane dashur te me vrasin. Isufi i ka dhene urdher ... qe te me conte tek depot gjoja per ta ndihmur dhe ai do te hidhte ne ere gjithe depot e per te me mbytur mua. Por nje melek (engjell sipas besimit musliman. Red) ka ndaluar dhe pas rreth 10 minutash nga deshtimi i vrasjes sime ka ardhur Isufi ne Rrasek dhe i ka bertitur fort ... pse nuk me kishte vrare. Para rreth 1,5 vjetesh mua me thirri Isufi tek shtepia e tij per t'i punuar koridorin, une shkova dhe ai me kishte lene telat (rryme elektrike. Red) zhveshur per te me mbytur kur une te punoja, por une shpetova. Pastaj diten e dyte, Kudreti pas dite kur une isha duke punuar ka marre pistoleten e Isufit dhe ka qelluar ne drejtim nga une disa here, por mua ne ate mument nje melek me solli nje pelerine dhe ajo kishte qene antiplumb dhe nuk me depertuan predhat, dhe ne keto kushte une vendosa ti vras. Nuk e kam relizuar vrasjen me pare pasi mua me ikte kujtesa, dhe kohet e fundit me erdhi kujtesa dhe i vrava Gjithashtu une sqaroj sete gjithe personat qe me kane bere keq mua, une i kam evidentuar dhe i kam mbajtur ne litar, ku ky ditar eshte sekuestruar sot nga Policia aty jane te shkruara me detaje te gjitha veprimet e mia, jane te dokumentuara ne ditar. Vrasja e Isufit eshte e hedhur ne ditar.
Pyetje: Keni vujatur nga ndonje semundje psikike, ose a jeni kuruar ndonjehere?
Pergjigje: Une nuk vuaj nga ndonje semundje dhe nuk jam kuruar ndonjehere per ndonje semundje.
nga korrieri
-
-
gsh
-----
PEQIN/ Policia: Skėnder Boēka e dhunonte motrėn sistematikisht pėr 1 muaj
Pranga, pėrdhunonte motrėn
Nėnė e bijė denoncojnė 36-vjeēarin
--------------------------------------------------------------------------------
Fatmir Popja
PEQIN
Inēesti ēon nė pranga njė 36-vjeēar, i cili e pėrdhunonte prej njė muaji motrėn e tij. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Karine tė rrethit tė Peqinit, kur uniformat blu kanė arrestuar njė person pėr njė krim tė pazakontė. Qė prej njė muaji ai kryente marrėdhėnie seksuale me dhunė me motrėn e tij tė vogėl 18-vjeēare.
Kjo gjė e ka terrorizuar dhe traumatizuar pėr mjaft ditė vajzėn, e cila nuk ka mundur tė gjejė forcėn pėr ta denoncuar vėllain e saj, Skėnder Boēkėn. Burime nga Drejtoria e Policisė sė Elbasanit kanė bėrė tė ditur se, pas disa dhunimesh sistematike, vajza V.B. sė bashku me tė ėmėn e kanė denoncuar nė Komisariatin e Peqinit. Madje, sipas burimeve, vajza ka treguar para uniformave blu edhe momentet e tmerrit qė i ka shkaktuar vėllai i saj beqar. Nėnė e bijė, pa dijeninė e pjesėtarėve tė tjerė tė familjes, pasi kanė denoncuar nė polici, janė kthyer nė shtėpi, por pasi uniformat blu kishin vėnė nė pranga 36-vjeēarin. Tė njėjtat burime policore kanė pohuar se Boēka kohėt e fundit ishte bėrė i papėrgjegjshėm dhe kjo ka sjellė edhe pėrdhunimin e tė motrės. Dje ai ėshtė izoluar nė qelitė e paraburgimit nė Elbasan, ndėrsa sot pritet tė dalė para togave tė zeza, pėr tė marrė edhe masėn e sigurisė. Ndėrkohė burime nga prokuroria kanė bėrė tė ditur se denoncimi i vajzėsh ėshtė me shkrim dhe i firmosur prej saj, si dhe ajo ka pranuar para uniformave blu, se ėshtė e gatshme tė dėshmojė nė gjyq kundėr vėllait tė saj, sė bashku me tė ėmėn. Nėnė e bijė janė paraqitur nė komisariat pa dijeninė e pjesėtarėve tė tjerė, ndėrsa kėta tė fundit janė habitur kur kanė parė forcat e policisė teksa arrestonin 36-vjeēarin.
-------
-
-
i/e regjistruar
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt