Shikasi bashkėpunėtor nė vrasjen e Kuēovės
--------------------------------------------------------------------------------
KUĒOVE
Nė vrasjen e djalit tonė kanė dorė punonjėsit e SHIK-ut", ka pohuar rreth njė javė pas vrasjes sė Taulant Pires, babai i tij, Isa Pire.
Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Tapi tė Kuēovės, ėshtė pasuar nga akuza e rėndė, drejtuar punonjėsve tė Shėrbimit Sekret, tė cilėt, sipas familjarėve tė viktimės, kanė nxitur dhe kanė marrė pjesė nė vrasjen e Taulant Pires. Kėto deponime tė familjarėve janė kallėzuar dhe nė Prokurorinė e Rrethit, e cila tashmė ka nisur hetimet. Sipas babait tė viktimės, gjithēka ka qenė e pėrgatitur me njė skemė tė qartė. "Plani ka qenė pėr tė vrarė njė nga djemtė e mi ditėn e dasmės ose njė ditė para saj, qė tė kthehej dasma nė mort. Tė hėnėn, para se tė vinte furgoni me tė cilin udhėtonte djali, Mersinin e ka marrė nė telefon Tomor Kallmi dhe i ka thėnė: "Po vjen dhe ėshtė vetėm fare!" Tomor Kallmi ėshtė kushėri i vrasėsit tė djalit tim, por ai ėshtė edhe kunati i vėllait tim, Bujarit", thotė Isa Pire pėr tė sqaruar lidhjet miqėsore ndėrmjet fiseve Pire dhe Kallmi. Pasi e ka vrarė djalin tim, Mersini ka marrė nė telefon dhe ka thėnė: "Njėrin e vrava, po tė dytin jo!" E ka pasur fjalėn pėr Silin, vėllan tim qė iku me vrap kur e kėrcėnoi me pistoletė. Ai e qėlloi disa herė, por nuk e goditi dot. Mė tej Isa Pire tregon pėr GAZETEN, se nxitės nė kėtė krim ka qenė dhe Ilir Oboni, punonjė i SHIK-ut nė kėtė zonė. Bashkė me Tomor Kallmin ata e kanė nxitur Mersinin qė tė kryejė vrasjen. Gjatė kohės qė ėshtė kthyer nga Greqia, Mersini ka qarkulluar me makinėn e Ilirit dhe me Tomorin. Ata, pėrveēese kanė lidhje me ne, kanė njė lidhje mė tė afėrt midis tyre. Mersini kishte motrėn te kunati i Ilir Obonit, tek Putua", tregon Isai pėr vajzėn qė u pėrfol pėr marrėdhėnie me djalin e tij, Vladimirin. Pistoletėn Mersinit ia kanė dhėnė ata tė dy. Po ata kanė marrė fėmijėt e Mersinit dhe i kanė larguar nga shtėpia, pasi ka ndodhur krimi. Nė telefon Mersini u ka thėnė qė tė ndihmojnė pėr t'u larguar edhe Gramozin nipin e tij, se mos mernim ne hak", pėrfundon Isa Pire.
----------
Ēfarė ndodhi njė vit mė pare
--------------------------------------------------------------------------------
Baba i viktimės, Isa Pire, tregon dhe pėr njė sherr tė madh qė ka ndodhur nė fshatin e tyre, rreth njė vit mė parė, i cili e ka shtyrė Ilir Obonin qė tė nxisė Mersinin nė vrasjen e djalit tė tij. "Njė vit mė parė ka ndodhur njė zėnkė e madhe kėtu nė fshat. Kunati i Ilir Obonit me ēifte ka ndjekur dhe ka qėlluar djalin tim, Vladimirin, te fusha e sportit pėr ta vrarė. Nuk e vrau dot. Ciften e kishte pa leje. Theu xhamin e makinės me ēifte kur qėlloi. Erdhe policia dhe e mori. Sekuestroi edhe ēiften pa leje, por e lėshuan. Ka ndihmuar Ramiz Oboni, qė ėshtė kryetar komune dhe Iliri qė ėshtė i SHIK-ut. Mė bėnė presion edhe mua me djalin pėr ta falur. I mbyllėn gjėrat dhe na u premtua se nuk kishte gjė, pasi u sqaruan. Ne s'kishim pse ruheshim. Por ja ēfarė na ndodhi".
-----------
SHKURT
--------------------------------------------------------------------------------
Falsifikatori ishte vrasės
Falsifikatori i pasaportave kėrkohej edhe pėr vrasje. Ardian Ilia Gjeēka, i kapur nga sektori i Antikrimit Ekonomiko-Financiar nė Drejtorinė e Tiranės me dhjetė pasaporta ndėrkombėtare tė falsfikuara, kishte mashtruar nė identitetet e tij. Pas verifikimit tė bėrė, ka rezultuar se ai ishte Genti Muharrem Aliaj, i vitlindjes 1969. Lindur nė Oēisht tė Korēės dhe banues nė Devoll. Ai ishte i dėnuar me 12 vjet pėr akuzėn e vrasjes dhe ishte arratisur nga Burgu i Burrelit nė mars tė vitit 1997.
I rrėshket kėmba, mbytet nė pus
SHKODER - Njė tjetėr aksident shėnohet nė qytetin e Shkodrės. Ngjarja ka ndodhur tek stacioni hekurudhor i mallrave nė lagjen "Skėnderbeg". Bėhet fjalė pėr shtetasin Vuksan Hila, lindur nė Dukagjin dhe banues nė Shkodėr. 53-vjeēari ka qenė duke pastruar pusin nė oborrin e shtėpisė, kur i ka rrėshqitur kėmba e ka rėnė brenda duke gjetur vdekjen. Sipas policisė aksidenti ėshtė favorizuar dhe nga shiu i madh qė kishte rėnė.
Vdes nga energjia elektrike
SHKODER - Pasditen e dy ditėve mė parė shtetasi Ndrec Ndreca ka gjetur vdekjen nga energjia elektrike. Aksidenti ka ndodhur nė shtėpinė e viktimės. Duke dashur tė rregullonte furnizimin me energji elektrike, 38-vjeēari, me njė shkop ka tentuar tė ndajė dy tela pėrcjellės, por ka gjetur vdekjen, pasi telat i kanė rėnė pėrsipėr trupit.
LIBRAZHD/ Vdes aksidentalisht 7-vjeēari
Njė 7-vjeēar ka humbur jetėn dje nė mėngjes, ndėrsa ende tė paqarta janė shkaqet. Sipas policisė, Oltion Rizvani ėshtė gjetur i vdekur nga punonjėsit e Komunales nė vendin ku shkarkohen plehrat. Po sipas bluve, mendohet se ai ka rėnė nga njė lartėsi prej disa metrash e pėrplasur nė njė gur. Ndėrsa burime tė tjera jozyrtare, kanė pohuar, se ai ėshtė gjetur nė njė kosh plehrash. Oltioni ishte fėmijė i vetėm, babain e kishte nė Greqi, ndėrsa nėnėn tė papunė nė shtėpi.
GAZETA SHQIPTARE
Krijoni Kontakt