Postuar nga
Shqiptar
Nder i kombit
Posts: 2069
(8/12/01 6:14:53 pm)
---------------------------------------------------------------------------------
Udhėton dhembja Ēame
-poezi nga Bilal Xhaferri-
Nėse poetet shqiptarė nuk kanė patur dhe aq fat, poezia shqipe ska qenė e tillė, pėrkundrazi, ajo i ka dhėnė zė historisė sė kombit dhe ēdo trevė e jona ka patur, si tė thuash rapsodin e vet, rob dhe tė vėrbėr, prej tė cilit ne kemi parė muzgjet e humbjeve krenare apo agullimin e fitoreve tė trishta.
Shkrimtari Bilal Xhaferri ėshtė dhe kėngėtar i dhembjes ēame, i saj pjese qė ka munguar, por qė ska reshtur sė prodhuari trishtim e tragjedi.
Ky shkrimtar i asaj treve rikrijoi brengėn kolektive nė kohėn kur atdheu ishte mė pak atdhe, por i pushtuar nga diktatura vendase, fill mbas Luftės II Botėrore, kur pushtuesit e huaj u larguan.
Sundimtarėt e rinj mbi gėrmadha po hidhnin dhe kufomat e tė pushkatuarve, mes tė cilėve ishte dhe babai i shkrimtarit tė ardhshėm, Bilal Xhaferrit. Skuadra komuniste e pushkatimit e vrau si nacionalist.
Bilali 9 vjeēar ahere mbeti kėshtu jetim pėr jetė. I pėrkiste fisit tė shquar tė Hasan Tahsimit nga Konispoli.
Largohet nga vendlindja duke besuar se do ti shpėtonte, sadopak, pėrndjekjeve. Punon si korier nė Sarandė. Kryen njė shkollė teknike dhe punon nė Rruga ura nė Veri. Por e internojnė baltrave tė Durrėsit.
Arriti tė botojė librin e shkėlqyer me tregime "Njerėz tė rinj, tokė e lashtė", por pėrmbledhja me poezi "Lirishta e kuqe" u ndalua dhe u ēua fabrika tė letrės pėr tu ribėrė letėr sterile. romani "Krastakraus" mbeti nė dorėshkrim.
Qė ti shpėtonte arrestimit dhe burgut, Bilal Xhaferri arratiset mė gusht tė 1969 nė Greqi pėr tė ikur nė SHBA.
Dy vjet punon nė gazetėn "Dielli" tė shqiptarėve tė Amerikės. Nė Ēikago themeloi gazetan e Lidhjes Ēame "Krahu i shqiponjės".
Njerėz tė panjohur e sulmojnė me thikė nė Nju Jork. Sigurimi i shtetit komunist shqiptar kėrkonte vdekjen e tij dhe tė veprave. I digjet shtėpia dhe gjithė dorėshkrimet. Vdes nė rrethana tė dyshimta, pas njė operacioni nė kokė me 1987 nė Ēikago.
Ndėrsa kėtu kompllotohej me heshtje ose kujtohej vetėm pėr tu sharė (ose pėr tu rivrarė), tė burgosurit politikė nė Spaē, Qafė Bari, Burrel, nėpėrmjet atyre qė e kishin njohur, kujtonin dhe mėsonin pėrmendėsh vargje tė Bilal Xhaferrit.
U desh tė binte diktatura e kuqe qė shqiptarėt nė vitet e lirisė, kur qe vendosur shteti demokratik, tė sillnin eshtrat e Bilal Xhaferrit nė atdhe qė balta e tij tė prehej pėrgjithmonė e pėrzjerė me baltėn e vendlindjes.
Poezitė e Bilal Xhaferrit pėr Ēamėrinė janė antologjike pėr nga bukuria dhe dhimbja. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket pėrmbajtjes, janė tė vetmet nė tė gjithė poezinė mbarėkombėtare qė mbartin dramėn e Ēamėrisė, dėbimin e hershėm, lotėt, dergjen e krahinės epirionte, zbrazėtirėn e madhe si njė zgavėr tronditėse nė kohė. E gjitha sikur parandjell drejtėsinė, mė fuqishėm se ēdo UĒĒ e mundėshme.
Visar Zhiti
Pegasit
Nga qielli mos u ul Pegas pėr mua,
e bėj mė kėmbė unė rrugėn.
Hapėsirat e pamatura i dua,
po dua sa mė pranė tė jem me tokėn.
Pas trokėllimės tėnde qiellore
poetėt le tė thurrin vargje-ar,
unė jam kėmbėsor i rrugėve tokėsore,
i rrugėve tokėsore kėngėtar.
Nga qielli, pra, mos zbrit Pegas pėr mua,
e bėj mė kėmbė unė rrugėn.
Hapėsirat e pamatura i dua
po mė merren mendtė kur sndiej nėn kėmbė tokėn.
Shqipėri 1976
Vend i vogėl
Kohė e vogėl
Rracion i vogėl.
Errėsirė e madhe
Frikė e madhe
Mjerim i madh.
Dhe rrugėve tė atdheut
Si kukuvajka nėn hėnė
Leh e ulėrin
"Gazi" 69. 1
"Krahu i shqiponjės",
nr.3-4, 1976.
Baladė Ēame
Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur lamtumirė,
u zhduk matanė largėsive,
mbi kreshtat e flakėve,
nėpėr shi...
Matanė largėsive u zhduk e pėrflakur Ēamėria
dhe tė gjitha rrugėt tona shpien nė veri.
Ulėrin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi tė shtrenjtat troje tona stėrgjyshore.
Nė kullotat e braktisura kullosin rrufetė.
Ullishtet e pavjelura gjėmojnė si dallgė nėpėr bregore.
Dhe kudo toka ēame,
mbuluar nga retė,
rėnkon e mbytur nė gjak e lot,
e mbetur shkretė,
pa zot.
Na e tregojnė drejtimin plumbat, qė vėrshėllejnė nė errėsirė.
Na e ndriēojnė rrugėt flakėt, qė gjithė tokėn kanė pėrpirė
Pas shpinave tona pėrplas tufani dyert e shkallmuara tė shtėpive
dhe rrugėt zgjaten e zgjaten si veri.
Ne, popull muhazhir, ecim nėpėr shi...
Lamtumirė, Ēamėri!
Natė Ēame
Ndali ēapin kopeja e ulqve
Nė errėsirėn e thinjur me flokė bore.
Ndali ēapin pranė staneve tė heshtura
Kopeja e egėr e pyjeve ēame.
Sdėgjohen tė lehura, sdėgjohen blegėrima,
Nuk duken mė zjarret ku dremitin ēobenėt.
Vetėm deti rreh bregdetin me dallgė pa pushuar,
Vetėm hėna porsi dele e ndarė nga kopeja
Nėpėr shtigjet e reve baret e vetmuar.
Ndali ēapin kopeja e ulqve
Dhe pėrgjon e uritur nė errėsirėn thinjoshe.
Ku ini ju ēobenė me gunat e bardha?
Ku i kini delet qė blegėrinin kullotave?
Ku i kini qiprat, ku kėmborėt si kėmbana?
Ku i kini qent e staneve qė ulurinin si luanė?
Murrot, balot, gudot armiqtė tanė tė vjetėr?
Ku janė qė tu tregojnė me ēatallet e hekurt
Se si nė shesh tė luftės luftohet pėr jetėn?
Hesht nė errėsirė Ēamėria shkretėtirė,
vetėm dallga rreh parreshtur shkėmbenjtė kryeulur
Dhe jehona e saj e gjerė nėpėr natėn joniane
Pėrzihet me ulurimen e ulqve tė uritur.
U botua nė revistėn "Krahu i shqiponjės"
nr.2, 1997 me pseudonimin Kiman Halil Ēami
Janinė, vjeshtė
Liqeni i Janinės luginė plot me ujė
Dergjet i pėrgjumur nė mjegullėn mėngjesore,
Shket krahu i pulėbardhės mbi nisinė si tumule,
Me fletėt e rrepeve mbulon era shetitoret.
Xhamitė ekzotike, bija lindore tė braktisura
U pozojnė tė trishtuara turistėve nga perėndimi.
Matanė sinorit me tela vijėn stėrnipat e Pirros
Dhe kalojnė kryeulur nėn rrepet buzė limanit
Vjeshta lakuriqe si "missis minifunde",
Fėrkohet pas ledheve mjekrosh tėrė myshk,
Atje ku Frosina iu shkėput Ali Pashait
Dhe nė ujrat e ftohta tė gjolit u zhyt.
Ashtu ėshtė Janina e vjetėruar mėnjanuar
Dhe tė duket sikur nė gjol mengadalė do humbasė
Bashkė me lavdinė e dikurshme tė harruar
Bashkė me buēimėn e tambureve luftarakė.
Do humbasė nė Joaninėn e re me neon,
Nėn valėt e veturave qė shkasin asfalteve
Nėn hotelet moderne "Ksenia", "Palladion".
Nėn tingujt e kambanave dhe kėngėt e psallmeve...
Liqeni i Janinės luginė plot me ujė
Pėrkundet i pėrgjumur nė mjegullėn mėngjesore.
Qė tej sinorit me tela vijnė stėrnipat e Pirros
Dhe kalojnė kryeulur nėn rrepet e shetitoreve
Me njė mendim tė heshtur, me njė brengė pėrvėlonjėse.
"Krahu i shqiponjės", nr.2. shkurt 1978
Eja, trishtim
Eja, trishtim,
eja me hapa fletėsh qė bien nga degėt,
eja me hapa shiu qė kėputet nga fletėt...
Eja, trishtim,
Eja me hapa tingujsh qė dridhen nė mbrėmje,
eja me hapa zemrash qė rrahin me dhimbje...
Eja, trishtim,
o prehėr i ėmbėl qė nuk mė braktise kurrė,
o strehė e qetėsisė sime,
o ėndėrrime tė mia,
o gji i shpresės sime!
Eja, trishtim,
trishtim,
eja.
Motrės sime Antikės
(Variant)
Ershi pėrsėri vjeshta,
me shira,
me fletra.
Tė iku, motėr, jeta,
me rėnkime dhe brenga.
O sikur tė mundja,
guackat e maleve ti ēaja
dhe horizontet ti shtyja
e tek ti tė vija!
O sikur tė mundja,
pėrmes botės sė kredhur nė errėsirė,
tė digjesha si njė shteg drite,
tė rridhja si njė qiri i shkrirė,
tė ndriēoja rrugėn tėnde, motra ime...
Po erdhi pėrsėri vjeshta,
me shira...
me fletra.
"Qiriu" i Naimit
Nė vitrinėn e librarisė me llampa neon
bėn dritė "Qiriu" i Naimit.
E sjell nė shtėpi dhe, gjer natėn vonė,
njėlloj ai bėn dritė edhe nė dhomėn time.
Dhe flakė e tij e ėmbėl nuk zbehet asnjė thėrrime
pėrballė abazhurit me dritė elektrike.
Pastaj, kur zbardh dita, e shoh pėrsėri:
as nė dritėn e diellit nuk zbehet flakė e tij,
e zjarrta flakė, e shenjta flakė,
qė digjet nė pėrjetėsi.
Poezia e parė
Poezia ime e parė e botuar
kaloi nė kantierin tonė duar mė duar,
pastaj ma kthyen mua gazetėn, mė sė fundi,
po tani poezia e vogėl nuk dukej gjėkundi.
Ajo qe mbuluar e tėra me shenja njollash,
e tėra me shenja balte, betoni dhe vajrash;
secili nga shokėt e mi
kish lėnė atje tė prekurėn e duarve tė tij
dhe ēdo e prekur sikur ishte njė nėnshkrim
kallosh punėtori,
dhe ēdo e prekur sikur ishte njė shtrėngim
duarsh punėtori,
dhe mė dukej sikur punėtorėt poezinė time e
pagėzonin
si poezi tė tyre,
poezi djerse, balte dhe betoni.
Rosat
Nė muzg tė mbrėmjes rosat ndjellin njėra tjetrėn
dhe zbresin buzės sė lumit sė bashku me rrjedhėn,
te bėrylet e ledhinave, nėn livadhet e gjelbėr,
ku zbardhėllejnė nė muzg mu si kokrrat breshėr.
O, sa ngjyra tė bukura kanė puplat e rosave!
Tė duket sikur era i ka mbuluar me fletėt e luleve,
qė shkunden nga ledhinat sipėr bujanave.
Ato kullosin dhe rrjedha i merr me vete, si buqeta,
poshtė ujėrave tė qelqta e tė qeta.
Ti je njė pardesy
Ti je njė pardesy.
Tek ti fėshfėrijnė tė gjitha:
mendimet, pardesyja, zemra.
Ti je njė pardesy
dhe bota tė duket si njė sallon mode,
ku parakalon si pardesy e dalė prej garderobe.
Ti je njeri pardesy.
Tė shoh tek zhdukesh pėrtej fėshfėrimė nėpėr erė,
sikur tė mos kesh qenė asnjėherė.
Mbrėmje
Perėndim i purpurt shuhet pėrmbi dhe.
Larg, ylli i mbrėmjes digjet si fener.
Ndanė rrugės hapen shtigje me marrė,
nė rrugė kalon reparti im xhenier.
Dredhon nė tė pėrpjetėn, buzė lumit,
kjo rrugė e largėt, rrugė e humbur mali.
maretė me vath tė kuq, si gurė rubini,
nė ėndrra i pėrkund puhi e zallit.
Pėrkund puhiza me mare
dhe pluhurin e rrugės hedh mbi ne.
Dhe ėndrra rinie era zgjon,
dhe djersa sipėr ėndrrave kullon.
Ēdo bulėz djerse mė duket si njė yll
nė qiellin e kulluar pa kufi
dhe qielli i lart mė duket si pasqyrė,
ku shoh fytyrėn tėnde Shqipėri
Krijoni Kontakt