Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Gjeneralet fatkeqe, qe i sherbyen Ushtrise Shqiptare

    Pavaresisht ideologjise gati 50 vjecare, qe ka sunduar ne Shqiperi, duke ndjekur llogjikisht faktin qe kalvari ka vazhduar dhe para e pas kesaj periudhe, duhet te nxjerresh nje mesim te hidhur: qe shqiptaret nuk kane pasur kurre shume respekt per komandantet e tyre.

    Qe nga krijimi i saj dhe deri me sot Ushtria shqiptare ka kaluar nje kalvar te gjate me organizime, riorganizime, shkaterrime, bashkime, integrime e reformime. Ne kete kalvar kane ecur edhe gjeneralet e saj, nje pjese e tyre pre e politikave te mbrapshta. Gjithsesi, pa hyre ne imtesira, koha ka fiksuar ne memorje dhe historia ka skalitur neper faqe shume prej gjeneraleve shqiptare, te cilet ndonese te talentuar, kane qene fatkeqe sepse nuk u jane pershtatur politikave te kohes. Le ta nisim qe nga Shpallja e Pavaresise. I pari gjeneral dhe i pari Minister i Mbrojtjes se Shtetit te pare shqiptar, Mehmet Pashe Derralla vdiq ne mjerim.

    Mehmet Pashe Derralla, Ish gjeneral ne Ushtrine turke, ish komandanti i Vilajetit te Kosoves, ish komandant i Qarkut te Prizrenit , ish komandanti i Forcave Ushtarake te Lidhjes se Prizrenit, ish ministri i luftes ne Qeverine e Ismail Qemalit, denigrohet e lihet ne harrese deri ne vdekje e pas vdekjes deri ne vitet e demokracise.

    Esat Pashe Toptani, Ish gjeneral, ish komandant i Mbrojtjes se Shkodres 1912-1913, ish komisar ne Selanik e deputet ne Parlamentin e Turqise, ish pjesemarres ne Konferencen e Paqes, ish minister lufte ne Qeverine e Princ Vidit e me plot veprimtari te tjera historike vritet me atentat ne vitin 1920 ne France.

    Ali Riza Kolonja, Ish gjeneral dhe minister lufte ne Ushtrine Kombetare shqiptare ne qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes. Ai ishte ushtarak karriere, me shkolle ushtarake te mbaruar ne Stamboll dhe me Akademi Shtatmadhorie mbaruar ne Gjermani. Ai ishte ish komandant divizioni, ish drejtues i veprimeve luftarake kunder forcave serbe ne veri e atyre greke ne jug. Por, pas vitit 1925, ai eshte lene ne harrese deri sa vdiq ne vitin 1930.

    Selaudin Shkoza Ish gjenerali i ftuar per te drejtuar Ushtrine shqiptare ne detyren e ministrit ne vitin 1921. Erdhi nga Turqia edhe kete e beri me porosi te Ataturkut. Nga detyra te rendesishme ne Ushtrine turke e me graden e gjeneralit, Selaudin Shkoza ishte i pari ushtarak shqiptar, qe hartoi nje baze te rendesishme ligjore per Ushtrine shqiptare. Megjithe kontributin e tij e veprimtarine atdhetare, historiografia shqiptare nen trysnine e politikes ate e la ne harrese per dekada te tera.

    Xhemal Aranitasi, Ish gjeneral divizioni. Ai ishte ish komandant i Mbrojtjes Kombetare ne Mbreterine shqiptare dhe u detyrua qe te largohet nga Shqiperia me Mbretin Zog. Me pas vdiq ne Turqi ne vitin 1961.

    Aqif Permeti, Ish gjeneral divizioni, ish komandant i Mbrojtjes Kombetare. Ne vitin 1945 u denua nga gjyqi i krimineleve te Luftes.

    Preng Previzi, Ish gjeneral brigade ne kohen e pushtimit fashist te Shqiperise, ne prag te clirimit. Ai eshte detyruar qe te largohet nga Shqiperia dhe ka vdekur ne Belgjike ne vitin 1977.

    Koci Xoxe, Ish gjeneral lejtnant, minister i Puneve te Brendshme ne Qeverine e Enver Hoxhes. Ai eshte arrestuar ne vitin 1948 dhe eshte pushkatuar po nga shoket e tij te idealit.

    Dali Ndreu. Ish gjeneralmajor, ish anetar i Shtabit te Pergjithem te UNCSH dhe ishte i pari nga komandantet, qe drejtoi njesi operative si Divizionin e Pare Sulmues dhe Korparmaten e Pare. Ai eshte nxjerre ne lirim dhe me pas se bashku me bashkeshorten e tij Liri Gega, eshte pushkatuar ne dhjetor te vitit1956.

    Tahir Kadare. Gjeneralmajor, ish zevendeskomandant i Brigades I Sulmuese, ish zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, ish komandant i Artilerise, lirohet nga ushtria pas 1956-es, internohet dhe vdes ne kampin e Zvernecit ne vitin 1962

    Hulusi Spahiu. Ish gjeneralmajor, ish shef Shtabi i Korparmates se Pare, ish komandant i Mbrojtjes Bregdetare, ish komandant i Artilerise, ish komandant i Tankeve, lirohet nga ushtria ne vitin 1956, burgoset ne vitin 1958 dhe vdes ne internim ne vitin 1973.

    Bedri Spahiu. Ish gjeneralmajor, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem. Pas Clirimit eshte liruar nga ushtria dhe eshte burgosur.

    Gjin Marku. Ish gjeneralmajor, ish komandant i Brigades se 7-te Sulmuese. Ai eshte liruar nga ushtria ne vitin 1964 dhe ne vitin 1966 e internojne ne Zvernec. Me pas e kane burgosur ne Burrel deri sa vdiq ne burg.

    Nexhip Vincani. Ish gjeneralmajor dhe ish komandant i Brigades se 4-t Sulmuese, ish komandant i Divizionit Korce, ish drejtor i Drejtorise Operative dhe zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem, ish komandant i Divizionit te Pare ne Tirane, ish komandant i Divizionit ne Gjirokaster, ish komandant i Mbrojtjes Bregdetare. Ne vitin 1956 e lirojne nga detyra dhe nga ushtria. E arrestojne ne vitin 1982 dhe e internojne. Vdiq ne vitin 1997.

    Tuk Jakova. Ish gjeneral major. Ai ishte nje figure e njohur e Luftes Antifashiste, sa arriti edhe denoncoi publikisht Enver Hoxhen si manipulator te themelimit te Partise dhe mbrojti shtresat me reputacion. Ai eshte izoluar, burgosur dhe ka vdekur ne burg.

    Beqir Balluku. Ish gjeneral kolonel, "Hero i Popullit", ish komandant i Brigades se II-te Sulmuese, ish komandant i Divizionit Korce, minister i Mbrojtjes per mese 20 vjet, ish zevendeskryetar i Keshillit te Ministrave. E arrestojne ne vitin 1974 dhe e pushkatojne.

    Petrit Dume. Ish gjeneral lejtnant, "Hero i Popullit", ish shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise qe nga viti 1953, ish zevendesminister i Mbrojtjes, arrestohet ne vitin 1974, pushkatohet.

    Hito Cako. Ish gjeneral lejtnant, "Heroi i Popullit", ish komandant i Divizionit te Pare Sulmues, ish komandant i Korpusit te 7-te, ish komandant i Flotes Detare, ish komandant i MKA-se, ish komandant i Korpusit te 9-te, ish drejtor Politik i Ushtrise, ish zevendesminister i Mbrojtjes. Ai eshte arrestuar ne vitin 1974 dhe eshte pushkatuar.

    Vaske Gjino. Ish gjeneral lejtnant, ish drejtor Operativ i Ushtrise, ish komandant i Korpusit te 4-te, ish komandant i Akademise se Shtabit te Pergjithshem. Ai eshte internuar ne vitin 1974, eshte burgosur ne vitin 1978 dhe vdiq ne burgun e Burrelit ne vitin 1986.

    Muhamet Prodani. Ish gjeneral lejtnant, "Hero i Popullit", ish komandanti i Divizionit te 3-te Sulmues, ish drejtor i Kufirit, ish komandant i Korpusit Gjirokaster, ish drejtor i Pergatitjes Luftarake, ish drejtor Operativ. Ai nxirret ne pension ne dhjetor 1974, internohet, arrestohet e denohet.

    Abaz Fejzo. Ish gjeneralmajor, ish komandant brigade, ish komandant i Mjeteve te Blinduara, lirohet nga ushtria ne vitin 1974. Pastaj internohet, arrestohet ne vitin 1982, denohet dhe vdiq ne burgun e Burrelit me 1987.

    Teme Sejko. Ish kunderadmiral, ish komandant i Forcave Luftarake Detare, ish drejtor i Zbulimit te Ushtrise, arrestohet ne vitin 1960, pushkatohet.

    Halim Xhelo. Gjeneralmajor, ish-komandant i Shkolles se Mesme Ushtarake "Skenderbej", shef i Sigurimit Ushtrise, drejtor i Sigurimit te Shtetit arrestohet ne vitin 1965, denohet ne burgun e Burrelit.

    Sulo Kozeli. Ish gjeneralmajor, ish komandant i Artilerise ne Komanden e Mbrojtjes Bregdetare, ish komandant i Forcave Vullnetare. Ai lirohet nga ushtria me 1976 dhe persekutohet gjate derisa vdiq ne vitin 1994.

    Rrahman Parllaku. Ish gjeneral lejtnant, "Heroi i Popullit", ish zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, ish zevendes minister i Mbrojtjes. Ai eshte arrestuar ne vitin 1974 dhe eshte denuar me 25 vjet burg.

    Sadik Bekteshi. Ish gjeneral lejtnant, "Hero i Popullit", ish drejtor Politik i Ushtrise, ish komisar i Korpusit Korce, arrestohet dhe denohet me "grupin pucist" te 1974-es.

    Halim Ramohito. Ish gjeneralmajor, ish zevendesdrejtor Politik i Ushtrise, lirohet nga ushtria dhe denohet me te ashtuquajturin "Grup Pucist" te 1974-es.

    Todi Naco. Ish gjeneral lejtnant, ish komandant i Artilerise, ish komandant i Mbrojtjes Kunderajrore, ish inspektor i pergjithshem i ministrit te Mbrojtjes. Lirohet nga ushtria ne dhjetor 1974, internohet, arrestohet e burgoset.

    Spiro Shalesi. Ish gjeneralmajor, ish komandant i Qarkut te Tiranes, ish komandant i Korpusit Burrel, ish komandant i Korpusit Fier, ish nendrejtor i Institutit te Studimeve Ushtarake. Ai u perjashtua nga ushtria ne vitin 1974, pastaj internohet ne Rroskovec, vdes ne vitin 1974.

    Adem Copani. Ish gjeneralmajor, ish keshilltar i Presidentit te Republikes, ish shef i Shtabit te Pergjithshem ne vitin 1997. Ai lirohet nga detyra, lihet pa pune dhe i detyruar largohet nga Shqiperia.

    Armando Vincani. Ish gjeneralmajor, zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem, jep doreheqjen ne gusht te vitit 1997. I detyruar largohet nga Shqiperia.

    Mustafa Harizi. Ish gjeneral brigade, ish drejtor i Kontrollit te Ushtrise, ish-komandant i Divizionit Shijak. Lirohet nga detyra ne vitin 1995, lihet pa pune.

    Shkelqim Nure. Ish gjeneral brigade, ish komandant i Divizionit Korce, lirohet nga detyra ne gusht te vitit 1997 dhe lihet pa pune.

    Vladimir Ismolli. Ish gjeneral brigade, ish drejtor i Drejtorise Operative te Ushtrise, lirohet nga detyra ne vitin 1997 dhe lihet pa pune.

    Baki Shehi. Ish gjeneralmajor, ish Komisar Grupimi, ish drejtor i personelit te Ushtrise, ish zevendesminister, ish zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem, ish drejtor i Logjistikes se Ushtrise,. Ai lirohet nga detyra ne vitin 1997, lihet pa pune.

    Agim Baruti. Ish gjeneralmajor, ish komandant i Forcave te Mbrojtjes ajrore, ish zevendesshef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, lirohet nga detyra ne vitin 1997 dhe lihet pa pune.

    Bajram Malaj. Ish gjeneral brigade, ish drejtor i Policise Ushtarake, lirohet nga detyra ne vitin 1997, lihet pa pune.

    Gjergj Vladi. Ish gjeneral brigade, ish komandanti i Divizionit Tirane, lirohet nga detyra ne vitin 1997, lihet pa pune.

    Aqif Cikalleshi. Ish gjeneral brigade, ish komandant i Divizionit Shkoder, ish Komandant i Bazes se Furnizimit te Ushtrise. Ai shkarkohet nga detyra ne vitin 1999, lihet pa pune.

    Dhe se fundi, me shume per opinionin por edhe per politikanet:... gjeneralet nuk i fabrikojne kancelarite, akademite apo rrethanat politike. Personalitetet ushtarake jane krijesa substanciale kombetare te nderuara e me vlera te qendrueshme intelektuale, ashtu sic eshte e tille ushtria. Gjeneralet nuk dekretohen, por afirmohen. Ato i afirmon vetem vlera ne sherbim e ndershem ushtarak ne Forcat e Armatosura dhe besnikeria ndaj popullit e Atdheut. Gjeneralet nuk jane funksionare servile te qeverive, aq me pak te partive. Ata jane autoritete dinjitoze te shtetit e te Kombit, perndryshe shnderrohen ne vegla te verbera te politikes dhe politikaneve.

    Prof.As.Dr.Elmas Leci
    Drejtor i Insitutit te Studimit te Problemeve te Sigurise dhe Mbrojtjes.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Kush i ka komanduar shqiptaret?!

    Po te lexosh historite tona, shume prej tyre te ideologjizuara dhe te mbushura kryesisht me bema hipotetike, nje sy studjuesi, do te zhgenjehet me mungesen e shume emrave te vertete te protagonisteve shqiptare. Ata tashme i perkasin analeve dhe kerkimit te studjuesve te historise, por "cuditerisht" jo nderimit kombetar...

    Jane shume komandantet ushtarake, te cilet i kane drejtuar shqiptaret qe nga fillimi i historise se ekzistences se shtetit te tyre. Fatkeqesisht, shume prej tyre te shkolluar ne Akademite me te mira te kohes, kane vdekur te harruar. Por, per me shume syresh, historia kombetare i ka braktisur dhunshem. Duke ndjekur llogjikisht, vijueshmerine e tyre, kupton se edhe ata nuk kane qene "jashte loje". Nje sy i kujdesshem veren se ata i kane bere qetesisht "upgrade" njeri-tjetrit. Pa menduar per meritat, kontributin dhe ca me shume profesionalizmin. Eshte per te ardhur keq, qe shume syresh kane zevendesuar tinezisht ata qe kane qene para tyre. Dhe, te ndjeret, ata te humburit, qe mund te ishin te qete kudo jashte dhe me te vleresuar jane zhdukur sikur te ishin njerez te zakonshem. Eshte i trishtueshem p.sh. fakti i Mehmet Pashe Derralles. Ishte ministri i pare shqiptar dhe pa dyshim eshte nga me te harruarit. Ende ne vendin tone, mund te jene te paket njerezit, qe e njohin kontributin dhe vendin e tij per ushtrine kombetare. Me nje background, qe do t'ia kishte zili edhe sot cdo oficer karriere ne Bote, ai perfundoi i larguar dhe ca me keq akoma ne mjerim. Per Esat Pashen, duket se historia e ka shpaguar indiferencen dhjetravjecare per lakmine e tij. Por, ajo na meson se shqiptaret nuk treguan ndonje respekt me te madh edhe per Ali Riza Kolonjen. Ky i fundit, me shkolle te mbaruar ne Stamboll dhe ne Gjermani, erdhi i derguar posacerisht nga Ataturku per te ndihmuar persosjen e ushtrise shqiptare dhe pervec kesaj hartoi dhe disa nga dokumentet e para themelore te saj. E larguan dhe ca me keq akoma, nuk i diten fare per nder misionin e tij. Bashkekohesit e harruan, sikur te ishte nje njeri fare i zakonshem. Te tille fat pesuan me vone Xhemal Aranitasi, kryekomandanti i ushtrise mbreterore; Aqif Permeti, qe u denua ne gjyqin e krimineleve te luftes dhe po ashtu edhe Prenk Previzi.

    Pas lufte, fitimtaret partizane, nuk ndryshuan ndonje gje me mire. Ate qe kishin nisur qe ne lufte e vazhduan duke eliminuar shume nga kundershtaret e tyre, me te cilet kishin ndare idealin. Te cilet, me varferine e Shqiperise, te pakten, mund te trajtoheshin thjesht nga ana profesionale. Koci Xoxe u be simboli i ketij spastrimi, teksa iu kthye shume prej ish-bashkeluftetareve. Pak me vone, edhe ai vete, nuk mundi t'i shpetonte rregullit te pergjithshem, teksa pak kohe me pare e pa edhe vete skuadren e pushkatimit para vehtes. Vijuan me pas, ata qe kishin bere Luften e partizaneve. Dali Ndreu-ish gjeneralmajor u nxorr ne lirim dhe me pas se bashku me bashkeshorten e tij Liri Gega( e perfolur per nje vrasje tjeter te madhe ne Luftes ate te Gjinishit) u pushkatuan ne dhjetor te vitit 1956. Tahir Kadare do te vdiste ne kampin e Zvernecit ne vitin 1962. Hulusi Spahiu do te internohej, ndersa Bedri Spahiu, gjeneralmajori, qe denoi shume nga paraardhesit e tij pa meshire, do te kalonte pjesen me te shumte te jetes se mbetur ne internim. Kurse, Gjin Marku do te mbaronte fatalisht ne burg. Sopata ideologjike e viteve '70 nuk do te kursente emrat e njohur te ushtrise, qe u kishin bere upgrade ketyre te meparshmeve, dhe qe ketu duket si e tepert per t'i permendur. Kjo vazhdoi, sikur te mos kishte ndodhur asgje, edhe ne procesin demokratik (fatmiresisht jo me prerje kokash), madje edhe me dhimbshem. Shume kuadro u lane pa pune, duke u ndeshur me ate qe ishte perseri e dhimbshme: Mbijetesen.

    Se fundi, kur lexon te gjithe ate qe ndodhi me ushtaraket, nje gje te ben te mendosh mire: A nuk jemi te gjithe mosmirenjohes ndaj vlerave me te mira, qe jane percuar ne Shqiperi?! Qofte me pak dhe qofte me shume, te gjitha strukturat kane qene fajtore. Ushtaraket vete, pavaresisht justifikimit shabllon te dhunes se Enver Hoxhes, nuk mund t'i shmangen faktit, se ishin koshiente, tek i bene upgrade njeri-tjetrit. Ne emer te egos per pushtet, por me shume sensit te protagonismit, qe te dukeshin te gjithe te paret, ata nuk falen asgje. Dhe, demi, qe ka rrjedhur nga ky sens, pervec harrimit te ketyre figurave eshte edhe nje tjeter me i madh: shqiptaret i kane harruar tashme shume nga komandantet e tyre. Nje prove me te qarte perseri mund te kesh, valen e madhe te ushtarakeve, qe u perzune nga ushtria shqiptar edhe pas vitit '90.
    Ne fund, kur meson kete qerthull, i bie ti besh nje pyetje vehtes:
    - Kush i ka komanduar shqiptaret?!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •