Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 77
  1. #41
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    o administrator... ku e shikon komunizmin ti tek une kshu????????
    une verete se perkrah saliun sepse edhe ai si gjithe politikanet e tjere eshte po e marr si ofendim kur me thone je komuniste sepse eshte nja nga gjeja qe familja ime ka urryer me shume dem baba dem....
    edhe persa i perket vajzat smarrin vesh nga politika e ke marre adresen gabim zotrote... si shume si CZUB hiqesh ti edhe po na nxorre jashte nga kjo teme pune e madhe... edukaten edhe fytyren tende tregon... po rrii rri lexoj me shtruar gjerat se merr flake kot zotrote...
    nite nite administrator...u need some energy for tomorrow's answers
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  2. #42
    o kotele pse u hodhe ti ca te gjeti apo te erdhi keq se te shava "heroin" legjendar te vlores Suzan Caushin.
    :^zilet

  3. #43
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Nuk e vuri njeri re gjate intervistes (ata qe e kane pare) sa karizmatik eshte Z. Berisha?
    Ata qe e kane lexuar nuk vune re horizontin e zgjeruar qe ka...
    Dhe eshte aty ku eshte sepse ka vlera ai, dhe jo sepse ishte i biri i ketij apo atij...
    Vetem me kaq mjafton qe ai te futet tek Elita, sa per te tjerat...do ishte me bukur te marrin pjese ne kete debat forumistet qe kane jetuar ne Shqiperi para '90.
    Sali Berisha ka shume rruge per tu futur tek Elita e Shqiperise: si njeri, si mjek;si politikan!!

  4. #44
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Ja dhe Saliu ne ditet e para kur u be president
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    HAKUNA MATATA

  5. #45
    Sherbimi Sekret Shqiptar Maska e SH_S_SH
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    PALORTO
    Postime
    21
    Nuk ja vlen te ngrihesh e ti biesh pykes qe iu ka thyer tunxhi.Sali Daktorrja ka hyre njehere e mire me revanshin e tij te kalit tropojes ne zallet dhe hauret e Elites kombetare.Habitem me nje pjese te konsiderueshme anetaresh qe jane aq optimist dhe largpames ne lidhje me fenomenin Berisha.Per koke te anese ......ose e harruam naivitetin e tij fatal qe i solli shqiperise shtimin e popullsise nder varreza ose "" yyyyhhh Nano geeeu"" e ne te semes.

    Ndoshta u harruan shpejt klithmat dhe piskamat e shqiptareve qe i griu kallashi per shkak te naivitetit feminor qe tregoi qeveria e dragobise,me ne krie draguan me gjashte krere te prera,po po te prera bile nga vete dora e te madhit gjirokastritit dhe djalit te hoxhetei cili pati edhe gabimet e veta,por atire qe u duhej shtruar dajaku nuk ua kurseu me te tera menirat.Pse mo....cfare kishte me teper nga populli beu i fshatit gjishi i hithres dhe ferres qe me tundte sahatin e argjente stamboll-lli dhe shikonte fshatarkat e argatit kur tundnin belin.He mo ju djelmenia e agallareve pse nuk ua mbante bitha te flisnit kur Enveri ishte gjalle....apo pritet tashme qe nuk po i dihet edhe varri se ku i ndodhet,Kjo nuk tregon burreri dhe njerzillek por me teper agallikun dhe servilizmin qurravites qe iu ka shoqeruar nga koha qe i puthnit kembet sulltaneve me ne krie Haxhi qamilet e deri tani me ne krie mavrine e bab rames.Kush u bene te flasin per Enverin...sali mavria dhe abdi baletciu me shoke qe e kishin per nder te ruanin ne kolleksionin e kujtimeve qofte edhe nje karte higjenike te tijan.Thuajani kenges more sorra se nga nje lloj kallupi vini te tere.

    sillu sillu bote e vjeter
    te ka prekur perendia
    dje dhe sot..sot dhe neser
    vetem hu don njerezia.

    A te kujtohet mo salie
    po doktorr ku u bane tie
    mos ha buken e kthe kupen
    se na mbahesh per cub malesie


    Haxhi lleshi o burre malesie
    ku po e con mo ket Abdie?
    me studiue ne rusie
    te na beje pshesh per flije.

    ma ngren vetullen balet osama
    ka dal moda me xhybe te gjana
    te veshi perce gjith kosova
    kamikaze nga kumanova.

    te me falni per gabimet ne shkrimin e fjaleve se po me dridhen gishtat lol.......me ka rene ne koke per dreq...........ka lezet kur e kthen ndonje gote dhe sheh forumin elita kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SH_S_SH : 29-09-2004 më 11:33
    Shume e vjeter eshte e thena
    Qe qengji urte pin dy nena,
    Ah ta dini kete te rene,
    Pin servili tere kopene.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ne shqiptaret jemi mesu me i pa gjerat bardhe e zi. Nje njeri ose eshte "elite kombetare", njeri me vlera ose eshte plehre, krminel.
    Sali Berisha ka vlera dhe keto asnjeri nuk mund t'ia mohoje; ashtu siç ka edhe gjera per te cilat mund te kritikohet.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar [xeni] për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #47
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Citim Postuar më parë nga Tironsja
    o kotele pse u hodhe ti ca te gjeti apo te erdhi keq se te shava "heroin" legjendar te vlores Suzan Caushin
    Tironse mua sme erdhi keq per ate gje se ti ,ashtu si shprehesh
    dukesh qe e paske qejf te sharren e ashtu i shanke te gjithe.
    Po mos fol kot per gjera qe nuk i di mire , permbaju temes dhe kujdes
    fjalorin se sjemi ne rruge ketu . Ciao

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Njeri me te menqur dhe me te fort nuk besoj qe ka Shqiperia , por ja i miri gjith mon heq por nje dite gjith cka do te jet mire per Sali Berishen , dhe zoti do e sheh se si mendon per te , Ishalla se shpejti te Shohim ne Pushtet

    Zoti te Ndihmoft !!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #49
    Sherbimi Sekret Shqiptar Maska e SH_S_SH
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    PALORTO
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga Gjilanasi_csi
    Njeri me te menqur dhe me te fort nuk besoj qe ka Shqiperia , por ja i miri gjith mon heq por nje dite gjith cka do te jet mire per Sali Berishen , dhe zoti do e sheh se si mendon per te , Ishalla se shpejti te Shohim ne Pushtet

    Zoti te Ndihmoft !!

    Jo mo...genjen ti ....genjen.

    Pse mo mos i njeh te tere shqiptaret personalisht ti dhe arrite ne konkluzionin qe saliu eshte me i forti dhe me i zgjuari.Nga e din ti qe une nuk jam me i zgjuar nga ai.....apo ashtu deshe te shprehesh talentin qe ke per te goditur tastieren dhe ""yyyhh mo m'nerpre ti mue"".Sa kohe iu duhet qe ta largoni molepsjen e qelizave te trurit dhe te kuptoni se shqiperia per te bere hapa drejt hyrjes ne europe nuk duhet ti jape kohe sali bac berishes per te rregulluar gabimet e vjetra por te zgjedhi bij te atille qe din te bisedojne edhe me engjejt edhe me djajt.

    Jo jo nuk ka kohe me bollek shqiperia te rrije e te degjoje as Nanon as berishen.Te di jane monstra.I pari monster origjinale e al kaponizimit dhe i dyti monster me origjinale e afganistano-binladenizimit te shqiperise sebashku me vetullrrjepurin Abdi baleta (abdul..baletoladen)qe me ngrihet e shan tere komunitetin ortodoks.Qe ta dije ai vetullrrjepuri ortodokset e kane treguar veten me figurat qe kane nxjerrur dhe nuk mund ta nxije imazhin e tyre ""gjenerali pa grada"" Baletoladeni me lukunin e ujqerve qe ndjek nga pas per afganistanizimin e trojeve shqiptare.

    Partine demokratike e formuan mbeturinat qe ngelen nga gostia e te madhit Enver.
    Shume e vjeter eshte e thena
    Qe qengji urte pin dy nena,
    Ah ta dini kete te rene,
    Pin servili tere kopene.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SH_S_SH për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Partine demokratike e formuan mbeturinat qe ngelen nga gostia e te madhit Enver.
    cila parti eshte formu prej mbeturinave te tjera?

  13. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si ja punonte "i madhi Enver" atyre me te cilet kish ngren buke 50 vjet bashk.

    ...gsh
    ------

    DOSSIER I

    Për herë të parë Gazeta publikon letrat sekrete të Enver Hoxhës të shkruara me dorën e tij në 1983, në lidhje me pyetjet që hetuesit duhet t'i bënin Fiqretit për Mehmetin

    Enveri: Ja pyetjet që do t'i bëni Fiqret Shehut


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloçi


    Këto dokumente mjaft të rralla dhe autentike që po botojmë në shkrimin e sotëm, janë në vazhdën e atyre dhjetëra e dhjetëra dokumenteve dhe materialeve të ndryshme arkivore, të cilat janë pasqyruar prej vitesh në faqet speciale të rubrikës Dossier të "Gazetës Shqiptare". Dokumentet në fjalë, të cilat tashmë disponohen nga redaksia jonë, janë disa letra në dorëshkrime të shkruara nga ish-diktatori komunist Enver Hoxha (me dorën e tij), ku ai ka formuluar një sërë pyetjesh për Fiqret Shehun dhe veprimtarinë armiqësore të bashkëshortitit të saj, ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, i cili vetëm pak kohë më parë, në mëngjesin e 18 dhjetorit të vitit 1982, u gjet i vdekur nga një plumb pistolete në dhomën e tij të gjumit në vilën e re të "Bllokut" ku ai banonte. Këto dorëshkrime të Enver Hoxhës me pyetjet përkatëse për Fiqretin, i përkasin periudhës së fillimit të vitit 1982, pak kohë pas vetëvrasjes (sipas versionit zyrtar) të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kur bashkëshortja e tij Fiqreti, së bashku me dy djemtë, Skënderin dhe Bashkimin, ishin arrestuar dhe mbaheshin të izoluar në burgun 313 të Tiranës, të akuzuar si "bashkëpunëtorë të armikut Mehmet Shehu". Bashkë me këto letra origjinale të shkruara nga ish-diktatori komunist i Shqipërisë, redaksia disponon edhe shumë nga procesverbalet (origjinale) hetimore, në ngarkim të Fiqret Shehut, të bëra kryesisht në periudhën mars-qershor të vitit 1982, të cilat nuk janë bërë publike dhe nuk e kanë parë asnjëherë dritën e botimit. Disa procesverbale të tjera hetimore në ngarkim të bashkëshortes së ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu, gazeta jonë i ka publikuar edhe në disa numra të saj (në mesin e muajit gusht të këtij viti) dhe këto që disponojmë aktualisht janë të tjera, por vijim i tyre në të njëjtën linjë. Bashkë me "deponimet"e Fiqret Shehut, në atë kohë ne botuam edhe "deponimet" e ish-ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, i cili, së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu; ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu dhe drejtorin e Sigurimit të udhëheqjes, Llambi Peçini, u ekzekutuan në 16 shtator të vitit 1983, duke u konsideruar si bashkëpunëtorë të Mehmet Shehut. Pas publikimit të "deponimeve" të Fiqret Shehut dhe Llambi Ziçishtit, ku ata dëshmonin të gjitha "makinacionet se si kishin vepruar për shumë vjet për të likujduar fizikisht Enver Hoxhën", në numrin e katërt dhe të fundit të atij dossieri ne publikuam edhe dëshmitë e njërit prej hetuesve që morën pjesë në procesin hetimor ndaj "Grupit të armikut Mehmet Shehu", i cili, ndonëse nuk pranoi të dilte publikisht me emër, dëshmoi për "Gazetën" të gjithë farsën e atij procesi, duke u shprehur se të gjitha pyetjet që u bëheshin personave të arrestuar, të të ashtuquajturit Grupi armiqësor i Mehmet Shehut, vinin me porosi nga lart dhe ato ishin të përpiluara e shkruara nga vetë Enver Hoxha me dorën e tij. Pas shumë përpjekjesh e kërkimesh, redaksia jonë mundi të binte në gjurmët e këtyre dorëshkrimeve të Enver Hoxhës, të cilat normalisht duhet të ndodhen edhe në Arkivin Qendror të Shtetit, ku gjendet edhe i gjithë dokumentacioni arkivor i ish-Partisë së Punës të Shqipërisë. Të gjitha këto dokumente arkivore mjaft të rralla që, siç thamë pak më lart, nuk e kanë parë asnjëherë dritën e botimit, ne po i botojmë të plota, duke filluar që nga numri i sotëm, duke menduar se ato shërbejnë për të hedhur dritë e për të ndriçuar sadopak një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë, atë të regjimit komunist diktatorial të Enver Hoxhës.


    Dorëshkrimet e Enver Hoxhës, me pyetjet që ai ka hartuar e përpiluar në fillimin e vitit 1982, për Fiqret Shehun, bashkëshorten e ish-kryeministrit Mehmet Shehu të vetëvrarë (sipas versionit zyrtar të asaj kohe) vetëm pak kohë më parë, në 18 dhjetorin e vitit 1981, janë të shkruara me stilograf (bojë blu "Pelican"), në disa fletë blloku shënimesh me katrorë, (apo siç quhen ndryshe nga nxënësit: fletrore matematike), të cilat Enveri i praktikonte shpesh. Mbajtja e shënimeve nga ana e Enver Hoxhës në blloqe të tillë me katrore, veç të tjerash konfirmohet edhe nga faksimilet e shënimeve të tij të botuara edhe në albumin luksoz me ngjyra, që iu kushtua pas vdekjes së tij, ku pjesa më e madhe e shënimeve janë të shkruara në të tilla blloqe. Në krye të faqes së parë të dorëshkrimeve të Enver Hoxhës është shkruar: "Pyetje për Fiqret Shehun" dhe më pas janë radhitur pyetjet e shkruara në formë poezish, duke u vënë edhe numrat përkatës nga njëshi e me radhë. Disa nga pyetjet, si p.sh. katra apo gjashta, kanë dhe disa nënpyetje, të cilat Enver Hoxha i ka vënë me gërma nga a-ja tek d-ja. Ajo që bie në sy, po të shihet ana formale e radhitjes së pyetjeve, është se pas pyetjes së katërt, e cila është ndarë në pesë nënpyetje nga a-ja tek e-ja, Enveri nuk është treguar shumë i vëmendshëm, pasi i vazhdon pyetjet e tij duke filluar përsëri nga numri katër. Pra, në pyetjet e tij janë dy pyetje me numrin katër.

    Pyetjet i transmentonte Ramizi me Nexhmijen
    Por, ajo që ka më shumë rëndësi në letrat me dorëshkrimet e Enver Hoxhës, nuk është renditja apo radhitja e tyre, por mënyra se si ato përcilleshin deri tek hetuesit, që ishin caktuar në Grupin Special të Hetuesisë së Përgjithshme, për të zhvilluar procesin hetimor në ngarkim të "Grupit armiqësor të Mehmet Shehut", ku, përveç Fiqret Shehut dhe dy djemve, Skënderit e Bashkimit, bënin pjesë dhe një numër i madh ministrash e funksionarësh të tjerë të lartë të cilësuar si bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Nesti Nase, Llambi Ziçishti, Llambi Peçini, Mihallaq Ziçishti, Ali Çeno, Gano Kodra, Xhavit Ahmetaga etj. Sipas njërit prej ish-hetuesve të atij procesi hetimor, i cili ka dëshmuar për "Gazetën" në lidhje me këtë problem, bëhet e ditur se Enver Hoxha nuk kishte përpiluar pyetje vetëm për Fiqret Shehun, por edhe për disa nga "kokat" e tjera të atij grupi, si Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti, Nesti Nase e ndonjë tjetër. Po sipas dëshmisë së këtij hetuesi, bëhet e ditur se pyetjet e përpiluara nga Enver Hoxha në adresë të personave të sipërpërmendur nuk kalonin drejtpërsëdrejti tek hetuesit e Grupit Special të Hetuesisë së Përgjithshme, por ato kalonin disa shkallë hierarkike të regjimit të asaj kohe. Lidhur me këtë, ish-hetuesi në fjalë, që dëshmon për "Gazetën" shprehet se janë tre variante me të cilat pyetjet e Enver Hoxhës mund të kenë mbërritur tek hetuesit. Varianti i parë, sipas tij, është ai që Enveri ia ka komunikuar ato njeriut më besnik të tij, Ramiz Alisë dhe më pas Ramizi ka thërritur Kryehetuesin e Republikës të asaj kohe, Rrapi Mino, duke ia dhënë me shënime, ashtu siç i merrte nga Enveri. Varianti i dytë është ai që Enveri ia ka besuar ato Nexhmijes, e cila mund dhe duhet të ketë qenë bashkëpunëtore në hartimin e përpilimin e atyre pyetjeve dhe më pas ato janë transmetuar shkallë-shkallë deri sa kanë mbërritur tek hetuesit e Grupit Special që drejtoheshin nga Sokol Koleka, Thoma Tutulani e Pelivan Luçi. Ndërsa varianti i tretë është ai që Enveri ia trasnmetonte pyetjet ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dhe ky më pas i kalonte ato tek Kryehetuesi i Republikës, i cili ua jepte ato vartësve të tij. Por ish-hetuesi i përmbahet dhe beson në variantin e parë dhe të dytë të transmetimit të pyetjeve, atë me anë të Ramiz Alisë ose Nexhmijes, të cilët ishin dhe dy njerëzit më të besuar të tij, që kontrollonin dhe vendosnin për gjithçka.

    Pyetjet e Enverit dhe hetuesve për Fiqretin
    Në pyetjen e parë që Enver Hoxha ka përgatitur për Fiqret Shehun shkruhet: "Ç'di ajo për jetën aventureske të M. Shehut. a) në Spanjë b) në kampe përqëndrimi". Pas këtyre pyetjeve, në pikën e dytë shkruhet: "Lidhjet e tij me agjenturën amerikane, Gestapo, franceze". Këto pyetje të përpiluara nga Enver Hoxha, dhe të shkruara me dorën e tij, më pas i jepeshin hetuesisë dhe ajo i rregullonte, duke i koncentruar apo zgjeruar ato sipas rastit. Kështu, lidhur me pyetjen e pikës së dytë, ku thuhet: "Lidhjet e tij me agjenturën amerikane, Gestapo, franceze", në procesverbalin e Hetuesisë Speciale dy hetuesit ( D.P dhe S.F.), që kanë marrë në pyetje Fiqret Shehun, e kanë formuluar atë duke ia paraqitur asaj në këtë mënyrë: "Na shpjegoni e pandehur, a është vënë armiku Mehmet Shehu në shërbim të agjenturave të shteteve të huaja? Në rast se po, cilës agjenturë, në ç'kohë është vënë në shërbim dhe kur e keni mësuar ju këtë?"

    "Deponimet" e Fiqretes
    Pas pyetjes së hetuesve, në "përgjigjen" e Fiqret Shehut, e cila në fund mban firmën e saj dhe të dy hetuesve në fjalë, midis të tjerash, shkruhet: "Këto dyshime që m'u kriijuan për të kaluarën e Mehmet Shehut, m'u forcuan me çlirimin e Shqipërisë e pikërisht në vitin 1945, kur në vëndin tonë erdhi misioni amerikan. Më kujtohet se në këtë kohë ne kemi banuar në një godinë që sot është shtëpia e pritjes Nr.1, ndërsa misioni amerikan ishte vendosur në godinën ku sot është Ambasada italiane. Në këtë kohë, një ditë erdhi Mehmet Shehu dhe më kërkoi që t'i bënim një vizitë mirseardhje misionit amerikan, në krye të të cilit ishte ish drejtori shkollës teknike amerikane ku kishte mësuar Mehmet Shehu. Kur Mehmet Shehu më bëri këtë propozim, unë i thashë: "Ç'duhet kjo vizitë, aq më tepër ç'dua unë për t'i uruar shefit të misionit amerikan mirseardhjen?" Mehmet Shehu më tha: "Unë e kam pasur drejtor shkolle dhe thjesht një vizitë mirseardhje do t'i bëjmë". Së bashku me Mehmet Shehun shkuam në godinën e misionit amerikan, ku na priti kryetari i misionit, Fulci. Mbja mënd se në atë rats atje kishte dhe njerëz të tjerë nga tanët, por mua s'më kujtohen as emrat dhe as fytyrat, sepse në fakt nuk i kisha parë ndonjëherë. Në këtë rast, Fulci duke iu drejtuar të pranishëmve tha: "O bijt e mi, tani jeni bërë të mëdhenj dhe keni shumë punë për të bërë, prandaj veproni". Pas mbarimit të vizitës, unë e pyeta Mehmet Shehun se ç'duhej kjo vizitë, cilët ishin ata njerëz që ishin të pranishëm në vizitë dhe unë nuk njoh asnjë, dhe në formë vërejtje shtova se s'duhet ta kishim bërë këtë vizitë. Ndërsa ai m'u përgjegj, s'bëmë keq që vajtëm, ndërsa njerzit që ishin atje, përgjithësisht ishin ish nxënës të shkollës teknike. Kur Mehmet Shehu ishte ministër i Punëve të Brendëshme, viti s'më kujtohet, ishte vendosur zyrtarisht që të liroheshin disa të burgosur politikë. Me ketë rast në një bisedë që më bëri Mehmet Shehu më tha se kishte marrë detyrë nga zbulimi amerikan që së bashku me të tjetër të mundohej të lironte nga burgu edhe disa të dënuar nga ish gjyqi i grupit të intelektualëve si agjent të zbulimit amerikan. Unë, më tha Mehmet Shehu në këtë bisedë, do t'i liroj këta nga burgu që ata të vazhdojnë të punojnë e të veprojnë në shërbim të amerikanëve kundër vëndit e rendit tonë. Unë i thashë Mehmet Shehut: "Çështë kjo që thua, si do t'i lirosh këtë agjentë për të punuar kundër vëndit e rëndit tonë!" Ai m'u përgjigj: "Unë jam detyruar që të veproj kështu sepse që kur kam qenë nxënës në shkollën teknike amerikane, ish drejtori i kësaj shkolle, Fulci më ka vënë në shërbim të zbulimit sekret amerikan. Unë kur dëgjova Mehmet Shehun që tha këto fjalë, i thash duke qenë e tronditur: "Çfarë bëre kështu Mehmet, po tani si do vej halli?" Me sa më kujtohet koha e kësaj bisede ka qenë viti 1953-1954. Përsa i përket mënyrës se si armiku Mehmet Shehu është lidhur me agjenturat e huaja, si në rastin konkret, ashtu edhe në rastin që do të shpjegoj më poshtë, sot për sot unë n uk do të jap shpjegime…"
    (vijon nesër)

    gsh..


    keshtu o i shikut a shishit..

  14. #52
    Kam ven re se demokratet zakonisht kopjojne PS istat dhe kapen pas cdo levizje te tyre apo merren me te shkuaren duke mos dhene asnje zgjidhje per te ardhmen .Shoqeria civile mund te kete ide permirsimin e gjendjes po kjo nuk eshte e mjaftueshme per njerezit e thjeshte , qe cdo dite shofin politkane qe zihen si cilimij duke hequr vemendjen nga problemet e verteta qe ndodhin . pra ata jan aktoret , e ne spektatoret e humbur qe skuptojne se cpo ndodh
    !!!

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar bebushe për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #53
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Aman ce harxhoni dhe ju kohen kot jo ashtu po keshtu blah blah .....
    Nuk e di ne e keni pare ate foton tek -"A picture is worth a 1000 words " po per ata qe se kane pare ja po e ve une njehere duke shpresuar qe ta kuptoni mire se cdo te tregoj fotua .......





    .................besoj se ska nevoj per komente
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  17. #54
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Pse mo mos i njeh te tere shqiptaret personalisht ti dhe arrite ne konkluzionin qe saliu eshte me i forti dhe me i zgjuari. PERGJ..( JO UN NUK I NJOH TE GJITH POR ME PUNEN QE BEN SALI BERISHA AS NJE NJERI EDHE PSE NUK JAM NGA SHQIPERIA JAM NGA KOSOVA POR ME SA SHOH NEPER TV GAZETA CFAR PUNE BEN AI DHE SA I MENQUR ESHTE AI DHE SMUNDESH TE KUNDERSHTOSH AS GJE TI ZOTERI ) Nga e din ti qe une nuk jam me i zgjuar nga ai ( SME KA INTERESU TE DIJE PER TY SEPSE SHKURT NUK TE NJOH DHE NUK TE NJEH AS KUSH QE TE DIJM SE KUSH QENKE TI DHE A JE ME I MENQUR SE SALI BERISHA )
    2- .....apo ashtu deshe te shprehesh talentin qe ke per te goditur tastieren dhe ""yyyhh mo m'nerpre ti mue"" Pergjigjeja ( JO E DI QE ESHTE LEHT TE SHKRUHET ME TASTATUR POR PSE NUK THASH PER NDOJ NJERI TJETER QE ESHTE I MENQUR APO DICKA TJEETR POR BASH PER SALEN KISHA MUND TE SHKRUAJ EDHE KUNDRA TE THEM DICKA NGJASHME ME FJALET E TUA TE PA VEND ) .

    Sa kohe iu duhet qe ta largoni molepsjen e qelizave te trurit dhe te kuptoni se shqiperia per te bere hapa drejt hyrjes ne europe nuk duhet ti jape kohe sali bac berishes per te rregulluar gabimet e vjetra por te zgjedhi bij te atille qe din te bisedojne edhe me engjejt edhe me djajt. Pergjigjeja ( KOHA EC DHE SA TE JET SHQIPERIA ME Z. FATOS NANO BIR I GREKUT NUK BESOJ QE DO TE SHKOJ DHE DO TE HYJ NE EUROP APO TE BEJ DICKA QE NUK E KA SEPSE ME REBELIZEM DHE VJEDHJE NUK MUND TE SHKOJ KURR HIC , PUSHTETI NUK MERRET ME ZOR ME VJEDHJE TE VOTAVE . )

    Partine demokratike e formuan mbeturinat qe ngelen nga gostia e te madhit Enver .Pergjigjea.( PARTIN DEMOKRATIKE E FORMUAN QYTETART , POPULLI I SHQIPERIS E JO AJO FJAL QE THUA TI MBETURINAT SEPSE VET JE ASHTU , DUHET TA DISH SE E VETMJA KJO PARTI KE NE SHQIPERI , TE GJITHA I KENI KOT MENDOJ PER PS ( VJEDHJE\VRASJE E KESI GJONA PALIDHJE

    Zoti e Ndihmoft Sali Berishen..!

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  18. #55
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Aman o Gjelo e ju te tjeret qe jeni dashuruar me Salen.
    Ku i keni gjithe ato veprat e Sales?????
    .......ju mos beni komente duke
    krahasuar Saliun me Enverin se as nuk diskutohet qe Saliu eshte shume here me i mire persa i perket liris dhe ekonomis qe i dha popullit Shqiptar.
    e gjitha kjo se u ndjeh shume diferenca e ndryshimit te presidenteve ne ate kohe ne Shqiperi nga nje diktatorial si Enverit tek Sala qe u dha te drejtat njerezve .... aman qe sditi ta bante dhe e prishi fare ne fund.

    Te gjithe duan demokraci ne Shqiperi por jo me nje president si Saliu
    qe ska pike prezence , si Fatos sy dhelpra apo me ata rrumbullaket e tjere.
    Politikanet tane mire qe sdine te bejne politik e ste shtojne interesin ti degjosh se do fillojne te shahen ,por sdine as te genjejne.
    Saliu del para popullit e ne vend te flasi se si do mundohet per rregullimin e Shqiperis po ja plas me ulerima deri sa ngjiret (te tremb ta shikosh e ne tv ) ...vetem e vetem si te shaj opoziten. Fatos hipokriti me keq akoma ne vend te merret me politik shkon humbet edhe ato leke qe ka vjedh nga populli neper casino, kur nje % e mire e popullit shqiptar skane cte hane e mendohen si do e shtyn , 1 jave a 1 muaj me shume deri sa te marrin pensionin apo rrogat.

    Kurse ne te forumit marrim flake per politikanet tane, shkruajme gjera qe i kemi pare e degjuar nja 1 milion here sa fillojme te shajme njeri-tjetrin. Ca ketu jane identik si Sala sna lene as te themi nje mendim qe kemi se do hidhen pupthi duke share e duke menduar qe eshte komunist apo nje admirues i partis socialiste.(ca si njerez te mesjetes edhe ne shkrime na tregojne dhune)
    Nejse se u zgjata me shume sec duhej ne kete temë, vetem se me vine keq kur shikoj qe ca persona vashdojne e jane akoma te cmendur pas Enverit , Ramizit, Saliut e te tjere ..duke harruar faktin qe Shqiperia megjithe keta politikan qe llomotisin ore e minute , nuk po ecen para po vashdon e ri ne vend ..... ne 2005.


    Ps. E lexova e jeten e Saliut edhe smu duke ndonje gje kushedi se cfare ashtu si e shprehin ca .
    Ato sakrifica shkolle qe ka bere Sala kane bere prinderit tane,e nje pjese e madhe e popullit shqiptar . Madje e une po te rrefej jeten time sot , ua garantoj qe do duket me më shume sakrifica e vuajtje se Sala. Prandaj boll luajtet rolin e te verbrit edhe te avukatit mbrojtes .


    Citim Postuar më parë nga Gjilanasi_csi
    Zoti e Ndihmoft Sali Berishen..!
    Per ca ta ndihmoj zotin Saliun ore ???..... te behet president prape keshtu???
    I iku rradha Sales tani po te jete mundesia te vij ndonje politikan me deshire per te bere ndryshime ne Shqiperi, e jo nje papagall qe di vetem te shaj.
    I vetmi politikan qe mund te kete bere pak ndryshim atje mund te jete Edi Rama qe me aq pak kohe, e me ato mundesi qe ka pas ..ka ndryshuar shume gjera ne TR edhe pjesa e mire e popullit flet shume mire per te.


    Ps. Mos me gjykoni fjalet e mos e merrni mundimin te me pergjigjeni, une keshtu e shikoj ,ju ne sju pelqen mbaheni per vete , se mjaft pame ofendime e pergjigje pa pike kuptimi ketu.
    Ciao ju pershendes te gjitheve
    Ndryshuar për herë të fundit nga KoTeLja_VL : 30-09-2004 më 22:54

  19. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kotele..

    thirri kaplloqes pak..
    ajo karikatura qe ke ven ti nuk tregon asgje.
    ti je dhe vlonjate dhe po te shikosh ate karikature e po pyesesh pak babin tend ai do thote kaq ..se arben malua ska si te jete ne nje tryeze me berishen..
    vlonjatet te pakten kaq e dine se arben malua eshte miljarder dhe keto miliarda nuk i beri me djerse e se berisha nuk eshte hajdut as pijanec.
    nuk e ka pare vlora berishen te vij aty e te shtrohet me te ngrena e te pira derrce kurse arben malo me shok aty e ke cdo te shtun e diele ..
    behu e drejt moj vajz..
    kaq po te kerkohet..
    se nuk presim te behesh demokrate ti cupe na vlora..
    ne radh te pare se aq e ke kulturen e dyta edhe te duash te mendosh si demokrate ste le sorrollopi....
    ju me stalinin do jeni dhe nja 100 vjet te tjera..
    arsyet do ti them nji dit tjeter..
    sot do te te fus ne teme pak pse u zgjodh vlora ta rrezoj Ate qe rrezoj diktaturen staliniste.. pra te rrezoj PD-ne nga pushteti e te sjell ne Pushtet mafien e Sigurimit te enverit..

    degjo moj vajze mire e futi ne tru se nuk eshte mire te jesh dhe femer dhe te kesh ment e Luiz hoxhes..kanibales..

    po ta tregoj si peralle qe ta marrrsh vesh shkoqur kte pune..

    na ish njehere ne Vlore nje grup njerezish qe u pelqente ideja komuniste.. ishte viti 1941 e ca..
    mirpo na ishin ca te tjere qe nuk u pelqente kjo ide e nuk donin te komandoheshin nga komunistet..
    Ne do luftojme italanin thoshin keta po me qeleshe te bardha e me shkab te qendisur se jemi nacionaliste thoshin keta..kurse pala tjetr thoshin ne do luftojme italanin po me kapele partizani me yll ne balle..
    e sejcila pale formonte ceta me luftare..e hidhnin ndonje pushke kunder milicve italane e shqiptare..
    Keto pune beheshin andej lart mbi qaf te kociut tujte na lumi Vlores nga brataj e Smokthina e deri ne kuc e progonat..

    mirpo e mira ishte te bisedonin e te merreshin vesh.. e keshtu vendosen.. filluan te ulen e te bisedojne.. mirpo nje dizaj vjen andej Enveri e thote..uii cbenet keshtu..pse neser do ndajme pushtetin na me ballistat.. duhen shpartalluar keta armiq qe duan bashkim e marrveshje..
    dhe filluan vllavrasjet..
    shoket Hysni etj..cbenin.. (per mua mbetet mister ku i mesuan shejtanlleqet qe athere) dergonin psh gjyshin e koteles me nje pusulle..
    na mo zalo shko te malua e thuaj se shoku hysni do te bisedoj me Sadikun per pune te luftes.. e u thuaj se takimin do e bejme psh.. te shtepia e kadriut ne hysoverdh po themi..
    e mir cohej sadiku me ca djelmoshe te tjere e nisej te takonte hysnine..
    rruga kalonte neper ca shkrepa me gure e ne ca korije me dushqe e gorrica..e te lodhur na vapa unjeshin ata te freskoheshin ne ndonje burim.. e i linin pushket menjane e benin nje sy gjume..
    mirpo nuk u shkonte ne mendje se atje lart tek nje breg te meshehur rrinin ca djelmoshe te tjere te vene nga hysniu me shoke me urdherin pa leter por me goje qe..sapo te kaloj sadiku me te tijte juve goditini me bresheri e vritini e mo lini asnje te gjalle..
    E kur te thone populli mo po cpaten ata qe u vrane..do themi ..nuku dime gje.
    Keshtu filluan punet o kotele..
    dhe populli i mesoj te vertetat sepse qelloi qe ata nuk uvrane te gjithe e ay qe mbeti gjalle shkoj i lemerisur ne fshat e tha..na qelluan ne pabesi.. po kush mo.. ja o filani e fisteku..
    se ne ato kohra njiheshin njerzit me njeri jatrin..
    e qe athere njerzit u ndane.. ne njerez qe donin bashkim e marrveshje per te luftuar te huajin e ne njerez qe muarren pjese ne vrasje e ne organizim kurthesh..

    Prandaj kur erdh demokracia.. edhe se gezonej rinija se nashti do levizim te lire..do ikim jashte shteti..do shikojme tv pa zhurmuesa e do kemi lopa e toke e do kemi ftyre te dalim pa na treguar me gisht biografite.. etj etj.. nje pjese o kotele..natyrisht te moshes se gjishit tend benin ..hmmm e mo zalo.. si thua.. ku do shpjere kjo pune nashti me kete mu-tin sali berishen..
    mir e ke o malo.. pun dreqi këjo..se do na hapin defteret e vjeter keta neven..
    do cohet ndonje e do thote se gjishi im nuku ish armik e tradhtar po se ish atdhetar po ma vrane ne pusi te pabeset..
    edhe qe thua tine moj kotele filluan te mblidhen keta zalot e malot e zabitat e caushet e shyto arapet e te bejne cu cu me njeri jatrin..
    si tja bejme mo..
    po ja ti organizojme tanet..
    po qish ti organizojme mo aman se ajo mbesa ime kotelja psh na simpatizon demokracine..
    thirre menjane ate kotelen e thuaji se..une moj te keqen gjishi.. nuk e dua sali -mu-tin malokun e dreqit se ai po na hap ca belara..
    e di ti moj kotele thoshin gjisherit e vlores mbesa niperve.. se neve njeher e nje kohe u kemi q.. temen e semes atyre te dukatit e a te tragjasit e nashti po u beti kritar bashkie ndonje na ata.. na hapin pune..
    psh zalua ka 45 vjet qe banon ne shtepite e ca ballistave e ca tregetareve te qelbur qe u a muarrem me pushke e i perzume .. nashti ata do i kerkojne prandaj ju filizat tane te mos ju shohim me ne ato mitingjet e Pd-se se ata jane armiku jone..
    e keshtu pak enga pak filloj helmi te hyje ne zemrat e rinise vlonjate e te pergatisin ate qe nje dite kur te vinte urdheri nga Vlora e Tiranes..sepse ka nje Vlore mafioze ne tirane..e perbere nga pikerisht ata urdher dhenesit e krimeve te 1942-43 e qe i vazhduan e i thelluan krimet dhe dizet e pese vjet te tjra..athere pra ju kotele caushet e Vlores do coheni e do ti bini Saliut e ta rrezojme e tu q temen e semes..
    ne kete ambjent u formuan Luize Hoxhat e shpetim gjikat e Caushet e Sazanet e Niko dredho dardhat e arben Malo zabitao Rucat..
    Prandaj ata e bene ate qe bene..
    prandaj tyja o kotele nuk te ben pershtypje kanibalizmi i Luizes por ta vret syne saliu ne miting.. qe flet per demokraci etj..
    prandaj leri llogjet ketu e meso atje ne shkolle e meso dhe ate kryesoren.. se nuk kan pasur te drejte tu marrin jeten ne pabesi Shoket e Hysni Kapos atyre te tjereve..
    e se nje krim qe behet nuk mbulohet me krime te tjera por me pendese..psh u takonte sorrollopit te Makbules te shkonte te fiset e vrara e te perbuzura 50 vjet e tu thuhej na falni..eja tani te ecim tok perpara.. e jo te behej ekunderta.. te pergatitej bamnda sikurse Hakmarrja per te vazhduar vrasjet..

    Psh kot nuk vajti ne biruc te Imelde Tashos..bashk krimineles se Arapit per ti dhene instruksione si ta qep gojen.. vet Iljazi burri i mAkbules se PS-se..qe dhe vet mbasi la futbollin u muarr me sigurim ne Tirane nja 20 vjet ..

    clorohuni nga Krimi..
    Mos degjoni gjysherit tuaj qe e dh-jene me 1942 e 43 e 45 e deri ne 1990..

    Shqiperia e tyre perfundoi ne Otranto pikerisht nga Gabimet qe ibene e nga kokfortesia per ti mos njohur gabimet e per ti thelluar ne pafundesi..

    Lexo ne Forum mbi vrasjen e Ramize Gjebrese.. qeish keshtu vajz e re si ty me 1943..ne e se qeshi me nje shok i thane.. o ku-rve e e vune para pushkatimit dhe e ben shoshe me plumba..

    tere ata qe e bene kete e qe e pane kete e qe e aprovuan kete vrasje makabre.. e qe heshten 50 vjet jane sot ata qe ndezen Vloren me 1997-ten..

    E atyre u a pa hajrin Vlora e Shqiperia..

  20. #57
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Berisha, ka per te ngele nje figure me nje vend te rendesishem ne historine e Shqiperise pasi eshte presidenti i pare Shqipetare pluralist dhe une ne njefare menyre do ta krahasoja me Curcillin deri diku (mqs i pelqeka edhe vete). Vetem se Curcilli ishte i dobishem ne Angli vetem per luften e dyte botrore, me vone doli jashte loje, pasi nuk kishte temperamentin e duhur per te qeverisur nje Angli jashte cdo lufte. Berisha po ashtu si Curcilli duhej deri ne thyerjen e komunizmit pastaj duhej te ikte ngadale nga skena politike ashtu sic bene shume lider( meqe jam ne ceki po mar si shembull Havelin). Kjo nuk do te thote se Berisha duhet te iki vete pasi eshte 100 % e pamundur por ai duhet te imponohet nga forca e tij politike te largohet. Mqs kjo force politike eshte mbushur me njerez shterpe atehere Berisha rri akoma dhe kerkon te beje lufte me mullinjte e eres. Kjo pasi komunizmi ka marre fund. Keta qe jane ne pushtet nuk jane komunista pasi keta dine ti pershtaten ekonomise tregetare.

    Ps.
    Brari i shkruan nje vlonjateje
    "se nuk presim te behesh demokrate ti cupe na vlora.." Brari do kishe bere mire ta vije fjalen demokrat ne thonjeza ( "demokrat"), pasi Vlora demokrat ka por ti i do berishjane.

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ganoid për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #58
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    .thirri kaplloqes pak..
    ajo karikatura qe ke ven ti nuk tregon asgje.
    ti je dhe vlonjate dhe po te shikosh ate karikature e po pyesesh pak babin tend ai do thote kaq ..se arben malua ska si te jete ne nje tryeze me berishen..
    vlonjatet te pakten kaq e dine se arben malua eshte miljarder dhe keto miliarda nuk i beri me djerse e se berisha nuk eshte hajdut as pijanec.
    nuk e ka pare vlora berishen te vij aty e te shtrohet me te ngrena e te pira derrce kurse arben malo me shok aty e ke cdo te shtun e diele ..
    behu e drejt moj vajz..
    kaq po te kerkohet..
    se nuk presim te behesh demokrate ti cupe na vlora..
    ne radh te pare se aq e ke kulturen e dyta edhe te duash te mendosh si demokrate ste le sorrollopi....
    ju me stalinin do jeni dhe nja 100 vjet te tjera..
    arsyet do ti them nji dit tjeter..
    sot do te te fus ne teme pak pse u zgjodh vlora ta rrezoj Ate qe rrezoj diktaturen staliniste.. pra te rrezoj PD-ne nga pushteti e te sjell ne Pushtet mafien e Sigurimit te enverit..
    euuuu o Brari ca them une e ca thua ti.
    Ti vashdon e kembengul tek e jotja duke mos harxhuar dy sec nga koha jote e te lexosh permbajtjen e shkrimit tim , i cili nuk pasqyron asnje preference politike ashtu si thua ti.
    Brari te qenka fiksuar keq "Vlora" edhe sle fjale pa thene per te do me besh nje nder .....A me thua pak se nga cila krahine e Shqiperis je me origjine?? (ne se mban mend shko pyet mamin) ..... se u pa puna tani do i marrim gjithe familjaret me rradhe.

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar KoTeLja_VL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lexova une ty..

    te mora nickun si shembull..mos u merzit se pa te keq e kam..

    tek forumi Historise ka disa kujtime te ca pleqve Vlonjate per ngjarjet e Luftes..
    Kur i lexova mbeta pa mend..

    keshtu Kotele..

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  26. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Saliu meriton te jete tek Elita Kombatare aq sa meriton edhe qeni im.

    Po ky Sali karabushi si nuk paska patur nje dashnore gjith jeten? Humbamenua

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar manoklla për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. NDRIÇIM XHEPA, aktori i 75 roleve rrëfen 30 vitet në skenë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 17:30
  2. “Ju rrëfej historinë sekrete të uraniumit në Kukës e Dibër”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 19:11
  3. Margaret Hezllak, skocezja që na rrëfen Kanunin
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 03:04
  4. E verteta rrëfen...
    Nga EXODUS në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2005, 21:23
  5. Arqile Semini, diplomati qe rrefen historine nga Franca
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 23:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •