Diskutimi me i mire eshte argumenti..
Ja dhe argumenti..
C'do dite kane gazetat tona ngjarje te tilla..
GSH
------
Arben Jazaj 30 vjeē ėshtė prangosur nga ana e policisė, pas denoncimit qė kanė bėrė prindėrit e gruas sė tij, e cila vdiq nė mėnyrė tė mistershme, mė 15 korrik
VLORE/ Nė pranga Arben Jazaj. Akuzohet nga prindėrit e bashkėshortes
Arrestohet burri: Fajtor pėr vdekjen e Alketės
--------------------------------------------------------------------------------
TIRANE
Prokuroria e Vlorės, ka firmosur fletė-arrestin pėr bashkėshortin e gruas sė vetėhelmuar me pesticide nė fshatin Dukat tė Vlorės. Arben Jazaj 30 vjeē ėshtė prangosur nga ana e policisė, pas denoncimit qė kanė bėrė prindėrit e gruas sė tij, e cila vdiq nė mėnyrė tė mistershme, mė 15 korrik. Tashmė mbi tė riun nga Dukati, rėndon akuza e ndikimit nė rrethanat e vetvrasjes, ndėrkohė qė familjarėt e vajzės sė vdekur, pretendojnė tė ndryshohet akuza pėr 30-vjeēarin, duke e quajtur vrasės.
Gjithēka ka nisur mė 15 korrik tė kėtij viti, kur Arben Jazaj dhe Alketa Jazaj, kanė shkuar pėr vizitė te prindėrit e kėsaj tė fundit, nė fshatin Aliban tė Vlorės. Ndėrkohė qė bėheshin gati tė iknin Alketa, i ka kėrkuar bashkėshortit tė saj qė tė rrinin dhe njė natė pranė familjes sė saj. Por Arbeni nuk ka pranuar dhe nė sherr e sipėr kanė ikur dhe janė kthyer nė fshatin e tyre, nė Dukat. Vetėm njė ditė mė pas ėshtė njoftuar vdekja e Alketės, e cila sipas bashkėshortit tė saj, kishte pirė njė sasi pesticidesh, e cila pėrdoret pėr spėrkatjen e pemėve. Por sipas familjarėve tė vajzės, gjithēka ėshtė ndryshe. Ata tregojnė se vajza e tyre ėshtė rrahur dhe keqtrajtuar nga Arbeni, thjesht pasi ka insistuar nė qėndrimin e saj pranė prindėrve dhe njė natė mė shumė. Njė fakt tė tillė, e ka pėrforcuar dhe nxjerrja e trupit nga arkivoli pas disa ditėsh, ku janė shfaqur shenja tė dukshme dhune dhe pas dy javėsh, qė ėshtė kryer ky akt. Menjėherė pasi janė evidentuar kėto shenja, ėshtė lajmėruar dhe policia, e cila ka marrė kampione nga organet e brendshme tė vajzės, pėr tė mėsuar nėse vdekja ka ardhur nga ndonjė vetėhelmim, apo nga keqtrajtimet e tė shoqit. Familjarėt e vajzės, kanė bėrė denoncim nė prokurori sapo kanė parė shenjat nė trupin e vajzės dhe akuza e prokurorisė nuk ka vonuar tė pėrpilohet. Ajo ka qenė "ndikim nė rrethanat e vetvrasjes" duke parė dhe situatat qė janė krijyar nė familjen Jazaj. Ndėrkaq pritet qė nga laboratorėt e Tiranės, tė mbėrrijnė dhe pėrgjigjet e analizave. Kėto tė fundit vonojnė rreth dy javė dhe pėrgjatė kėsaj kohe, Arben Jazaj do tė qėndrojė nėn kėtė akuzė. Nė se, sipas prokurorisė, ndryshohet dhe rrjedhja e ngjarjeve dhe fajtor rezulton bashkėshorti i viktimės, atėherė, akuza pėr kėtė tė fundit, do tė kalojė nė "vrasje nga keqtrajtimi".
Krijoni Kontakt