Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Intervistë e kryeministrit Nano dhënë "Leaders"

    Nano: Marreveshja me BE, ne fillim te 2005
    E Merkure, 06 Tetor 2004
    Interviste e Kryeministrit te Shqiperise dhene revistes amerikane "Leaders". Ne numrin e fundit te kesaj reviste jane botuar 15 faqe per Shqiperine me intervista te zyrtareve te larte shqiptare dhe disa ambasadoreve

    Shqiperia eshte deshmitare e nje progresi te madh qe prej vitit 1997. Kush jane mundesite dhe sfidat themelore me te cilat perballet sot vendi juaj, ne nje periudhe afatmesme?

    "Duke e permbledhur ne nje fjali te vetme, sfida me e madhe e Shqiperise mbetet integrimi euroatlantik, ndersa mundesia me e madhe e kombit eshte angazhimi i tij per permbushjen e kesaj sfide. Shqiperia ka hyre ne nje faze te re, ne te cilen integrimi nuk eshte me nje enderr. Ne jemi plotesisht te ndergjegjshem se integrim do te thote reforma te vazhdueshme, te veshtira dhe me kosto, qe te sjellim standartet moderne ne vend, ne ekonomine dhe shoqerine tone. Deshiroj te ve theksin tek progresi i jashtezakonshem qe Shqiperia ka arritur gjate 14 viteve te fundit, pas 50 vjet diktature dhe izolim nga pjesa tjeter e botes. Ne opinionin tim, Shqiperia, ne vetvete, i ka te dyja, avantazhin dhe sfiden, ne te njejten kohe, nje vend Ballkanik, Mesdhetar dhe Europian. Realiteti i botes se sotme konfirmon faktin se mundesite nuk kane lidhje me klasifikimin e shteteve dhe te kombeve. Ne menyre me specifike, ato shtete dhe kombe qe zoterojne lende te para dhe mbajne gjalle ekonomine boterore konsiderohen "vende ne zhvillim", ndersa te tjerat konsiderohen "vende te zhvilluara". Personalisht jam midis atyre politikaneve, te cilet besojne se mundesite e vendit krijohen dhe mbeshteten nga reformistet, me miratimin e klases politike udheheqese: vendosmeria per te ndertuar nje shtet modern qe bazohet ne fuqine e ligjit dhe ne nje ekonomi te tregut te lire. Ritmi i larte i zhvillimit, qe ka deshmuar Shqiperia ne keto shtate vitet e fundit eshte nje prove qe progresi i vendit tim eshte i garantuar".

    Cilat jane sfidat kryesore ne kuader te procesit te integrimit euroatlantik?

    "Aktualisht Shqiperia eshte duke negociuar Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me
    Komisionin Europian, nje proces i cili filloi ne janar te 2003. Raundet e negociatave me BE kane ecur normalisht dhe ne shpresojme qe ato te perfundojne me sukses brenda ketij viti, ne kete rast, ne do te nenshkruanim marreveshjen ne fillim te vitit te ardhshem. Objektivi yne, per Shqiperine dhe per vendet e tjera te rajonit, eshte te behemi pjese integrale e familjes se madhe europiane ne 25 vjetorin e renies se murit te Berlinit. Atehere kjo do te ishte nje ender e bere realitet per popullin tim dhe per mua".

    Cfare u ofron Shqiperia investitoreve te huaj?

    "Se pari, zhvillimin e marredhenieve tona euroatlantike dhe lidhur me kete perfitimet e stabilitetit politik dhe te nje zhvillimi mbeshtetes. Eshte e vertete, qe ne veshtrim te pare, Shqiperia eshte nje vend i vogel me nje treg te vogel, por ajo eshte gjithashtu nje porte hyrese ne nje treg rajonal me 15 milion banore dhe nje ure e rendesishme midis Europes Perendimore dhe Lindjes se Mesme. Duke iu referuar tregut te brendeshem, eshte e rendesishme te theksojme qe i gjithe legjislacioni yne eshte i ri dhe bashkekohor, i adaptuar ne bashkepunim me BE dhe me asistencen e partnereve tane, Bankes Boterore dhe FMN-se. Keshtu, ne mund t’i ofrojme investitoreve nje mjedis te ri, mikprites dhe te sigurte biznesi, duke iu afruar gjithnje e me shume standarteve europiane. Anetaresimi ne Organizaten Boterore te Tregtise dhe marreveshjet e tregtise se lire me te gjithe fqinjet tane jane nje prove e besueshmerise se ketyre mundesive".

    Cilet jane sektoret me atraktive per investime?

    "Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne konsolidimin e klases se sipermarresve. Duke qene nje treg relativisht i vogel, ajo ka ende nevoje per investimet direkte te huaja. Per kete arsye, mesazhi im per investitoret e huaj eshte "Miresevini ne Shqiperi". Ne jemi vendi me mikprites per kapitalin dhe sipermarrjen. Shqiperia tashme ka nje force pune te lire dhe te afte per t’u pershtatur shpejt dhe ne menyre efektive ne prodhimin e punimeve te artizanatit, ne fushen e ndertimeve, te linjave te prodhimit, apo te cfaredo gjeje tjeter te nevojshme. Shqiperia permbush 98% te nevojave te saj per energji elektrike nepermjet burimeve te saj hidroelektrike. Megjithate vendi aktualisht shfrytezon vetem 30% te potencialit te saj hidroeletrik. Me tej, Shqiperia ka me shume se 500 kilometra vije bregdetare pergjate detit Adriatik dhe Jon, ende te pashfrytezuara dhe ne zhvillim behen pjese e rrugeve turistike te Mesdheut. Per me teper, Shqiperia siguron konkurencen e lire dhe te ndershme dhe mbrojtjen e investimeve permes nje infrastrukture ligjore dhe institucionale te standarteve europiane. Per keto arsye dhe te tjera, lista e komanive te huaja qe veprojne ne Shqiperi eshte po rritet dita dites".

    Ekonomia shqiptare po kalon nje tranzicion te veshtire drejt modelit te tregut te lire. Cila eshte pikepamja juaj per situaten korrente ekonomike dhe si do te ndryshoje ajo ne te ardhmen?

    "Deshiroj te ndaj, jo vetem vleresimin tim per performancen ekonomike, por edhe ate te institucioneve nderkombetare. Ata besojne se progresi i ekonomise shqiptare ka qene i jashtezakonshem. Vetem 12 vjet me pare, ekonomia shqiptare ishte teresisht e kontrolluar nga shteti. Sot me shume se 70 % e GDP vjen nga sektori privat. GDP-ja jone eshte rritur me nje shkalle mesatare vjetore prej 7 % gjate 12 viteve te fundit, e cila eshte nje nga rritjet me te larta ne Europe, ndersa inflacioni eshte mbajtur nen kontroll dhe nuk e ka kaluar kufirin e 3.5 % gjate shtate viteve te fundit. Gjithashtu, GDP per fryme eshte rritur tre here qe nga 1996. Kursimet individuale ne banka, gjithashtu, jane rritur tre here gjate kesaj periudhe, sikurse edhe numri i apartamenteve dhe shtepive te reja, pagat dhe pensionet per sherbimin publik. Pagat dhe pensionet ne sektorin privat jane rritur 10 here gjate kesaj periudhe. Megjithate indikatori me i mire per rritjen e qendrueshme te ekonomise shqiptare eshte rritja e prezences se investimeve te huaja direkte. Kompani globale te fuqishme si "Lockheed Martin", "Siemens", "Vodafone" dhe te tjera tashme po operojne ne Shqiperi. Vetem pak muaj me pare Banka "Raiffeissen" bleu te gjithe paketen e aksioneve te Bankes se Kursimeve te Shqiperise, e cila ishte banka e fundit shteterore. "General Electric" dhe "Club Med" kane nisur procedurat per te investuar ne infrastrukturen hekurudhore dhe ne industrine e turizmit. E ardhmja e ekonomise shqiptare duket e stabilizuar dhe e sigurte, pjeserisht fale edhe prezences se lojtareve kaq te medhenj globale".

    Cfare roli kane luajtur institucionet nderkombetare financiare ne tranzicionin e Shqiperise drejt ekonomise se tregut?

    "Institucionet financiare nderkombetare kane luajtur nje rol te dukshem ne progresin e ekonomise shqiptare. Katermbedhjete vjet me pare, ne Shqiperi nuk kishte prone private apo biznese private dhe, per pasoje, nuk kishte nje kuader legal, institucional apo tregtar, qe ta pershtaste ekonomine me standartet e botes moderne. Institucionet financiare nderkombetare e kane ndihmuar Shqiperine per ta vene kete proces ne levizje dhe per te konsoliduar implementimin e ketyre standarteve. Keto institucione nuk kane marre asnjehere rolin e komanduesit apo urdheruesit; por ato kane qene gjithnje te dobishme dhe partnere efektive. Megjithate, une nuk mund te mohoj se do te doja te shihja rolin dhe qellimin e tyre ne Shiqperi nen nje drite te ndryshme. Une jam i sigurte se kjo do te ndodhe kur ekonomia shqiptare te kete permbushur plotesisht standartet moderne te tregut. Prandaj, ne jemi duke punuar ngushtesisht me institucionet nderkombetare me qellim qe t’i japim atyre nje lamtumire metaforike. Ajo dite do t’i vere vulen cilesise se garantuar te performances se pergjithshme te Shqiperise".

    Qeveria juaj ka treguar nje angazhim te fuqishem ne luften kunder korrupsionit, burokracise se panevojshme dhe papunesise. Cfare hapash konkrete keni nderrmarre ju kunder korrupsionit?

    "Shume OJQ (organizata joqeveritare) te specializuara ne ceshtjet e korrupsionit kane theksuar se ky fenomen pengon zhvillimin e Shqiperise. Natyrisht ky eshte nje konkluzion korrekt, por mua me duket disi i ekzagjeruar, sepse indekset e rritjes se Shqiperise kane arritur nivele me te larta se sa ato te vendeve te tjera te Europes Lindore. Une nuk po perpiqem te mohoj ekzistencen e korrupsionit, por shtrirja dhe efektet e tij ne Shqiperi jane me te vogla nga ato qe raportohen nga disa OJQ. Ne kemi nderrmarre nje numer hapash legale dhe institucionale per te krijuar nje kuader, qe do te mbertheje dhe penalizoje korrupsionin. Po zbatohet nje pakete e plote ligjesh te reja, duke perfshire ligjin kunder mafias dhe pastrimit te parave. Ne, gjithashtu, kemi nje ligj mbi deklarimin e pasurise, qe do te thote se cdo qytetar shqiptar mund te informohet se cila eshte llogaria ime bankare dhe kjo eshte e vlefshme per me shume se 4.500 zyrtare te tjere te larte. Ky ligj ka krijuar nje model global unik per nje strategji transparente kunder korrupsionit".

    Cfare ka bere qeveria juaj per te luftuar trafiqet, nje ceshtje kjo qe ka krjiuar nje imazh negativ per Shqiperine ne BE?

    "Lufta kunder trafikut eshte e lidhur me procesin tone te integrimit dhe eshte nje ceshtje e brendshme, qe mund te krijoje impakte negative per te ardhmen e shendetshme te vendit tone. Kjo ndodh sepse perfitime te shpejta dhe te konsiderueshme nga trafikimi perfaqesojne modelin me te keq te pasurimit per njerezit ne vendin tone, te cilet duhet te punojne shume per te rikuperuar 50 vitet e komunizmit. Gjithashtu, trafikimi siguron financime per krimin dhe terrorizmin, prandaj angazhimi i qeverise shqiptare per te luftuar kete fenomen eshte i padiskutueshem. Deshiroj te theksoj qe qeveria qe drejtoj me ne fund ka zhdukur trafikimin njerezor, nje industri kercenuese qe gjeneronte me shume se 100 milione USD ne vit te ardhura informale. Ajo behej permes kalimit te gomoneve ne kanalin e Otrantos mes Shqiperise dhe Italise. Mbyllja perfundimtare e kesaj rruge kriminale nxori ne drite identitetin e vertete te krimineleve. Motoja e qeverise qe drejtoj ne luften kunder krimit eshte: "Drejtesi e organizuar kunder krimit te organizuar!" Partneret tane nderkombetare e kane pershendetur progresin qe ne kemi arritur dhe vitin e fundit Shqiperia u zhvendos nga lista e vendeve qe kercenojne Europen permes trafikimit".

    Ne pergjithesi, si kontribuon Shqiperia ne stabilitetin e Ballkanit?

    "Do t’i pergjigjem kesaj pyetjeje nga nje perspektive e jashtme, sepse e gjej me kredibel. Institucionet e rendesishme politik-berese ne Bruksel dhe Uashington DC qe perfaqesojne skemen e orientimit tone gjeopolitik, e vleresojne se tepermi politiken rajonale te Shqiperise. Theksoj se Shqiperia rrethohet krejtesisht nga shqiptare, qe kane qene pjese e infrastrukturave te tjera shteterore prej nje kohe te gjate. Gjate ketyre viteve te fundit keta

    shqiptare kane qene protagoniste ne konflikte te ndryshme. Megjithate, ne kurre nuk e kemi keqperdorur potencialin tone etnik. Le te analizojme dy krizat e fundit ne rajon, ne Maqedoni dhe ne Kosove gjate marsit. Ne te dyja rastet politika jone e jashtme ka treguar qarte se eshte ne te mire te paqes dhe stabilitetit ne rajon, duke lene pas interesat mendje-shkurtra te ketij apo atij nacionalizmi. Une e kam thene shume here dhe po e perseris, vizioni yne eshte shume i qarte: Qellimi final per te gjitha vendet ne rajon, pa perjashtim, eshte te behen pjese e BE-se - jo Shqiperia e madhe, Serbia e madhe, Maqedonia e madhe apo ndonje tjeter gojedhene te vjeter te pergatitur ne guzhinat nacionaliste te Ballkanit. Vetem kjo perspektive do t’i jape fund paradoksit te shtate kryeqyteteve ne pese shtete".

    Procesi i globalizimit sjell me vete mundesi te jashtezakonshme por edhe kercenim per vende te vogla si Shqiperia. Si po reagon Shqiperia ndaj globalizimit?

    "Ne opinionin tim, realitetet globale mund te perballen vetem nese angazhohesh ne keto realitete. Ne kete proces, sigurisht, mund te ngrihen shume probleme. Ne jemi te pergatitur per t’u perballur me sfidat e globalizmit sepse ne njohim avantazhet dhe disavantazhet per vendin tone dhe partneret tane. Per shembull, Shqiperia ka nenshkruar – dhe po implementon- shtate Marreveshje te tregtise se Lire me vendet fqinje. Si rezultat i ketij angazhimi drejt hapjes se kompeticionit , eksportet agrikulturore shqiptare ne keto vende jane rritur 20 here. Personalisht, mendoj se globalizmi nuk minimizon avantazhet lokale te nje vendi, per sa kohe politikat e zhvillimit marrin parasysh rendesine e hapjes se ekonomise dhe integrimit ne tendencat globale".

    Historia juaj politike eshte vecanerisht plot ngjyra. Ju keni qene Kryeminister tre here dhe keni kaluar kater vjet ne burg.

    "Kjo eshte e vertete. Ndersa te tjeret nxitonin te formonin partite antikomuniste- qe edhe une gjithashtu e kam bere me shume lehtesi, ndersa isha i mirenjohur per liberalizmin tim- une vendosa t’i jap vetes nje mision te ndryshem; te reformoja partine ish-komuniste. Une gjithmone kam qene i bindur qe ka pasur nje numer te madh njerezish te ndershem, patriote dhe progresiste ne kete parti staliniste, te cilet kane reformuar dhe rinovuar plotesisht Partine Socialiste te Shqiperise. Per shkak te angazhimit te tyre ne levizjen antifashiste gjate Luftes se Dyte boterore, ata vendosen t’i bashkohen dhe u bene pjese substanciale e progresisteve dhe antitotalitaristeve. Keshtu transformimi zuri vend brenda partise dhe une jam krenar, qe pas shtate vjetesh ne pushtet, ne mbetemi forca politike me progresiste dhe me popullore ne vend".


    E gjithë intervista është e mirë në përgjithësi dhe poashtu edhe unë jam i bindur që marrëveshja e stabilizim-asociimit do të nënshkruhet në vitin e ardhshëm më së largu por nuk pajtohem me një gjë.
    Kosova do të ribashkohet me Shqipërinë sepse i takon Shqipërisë dhe ka mbi 95 përqind të popullsisë së saj të kombësisë shqiptare. Poashtu edhe për serbët është njësoj si Kosovë shtet si Kosovë pjesë e Shqipërisë, më tepër nuk mund të arrijnë ata pamvarësisht përpjekjeve të tyre shoviniste.
    Pra, Kosova pjesë e Shqipërisë si zgjidhja më e mirë dhe e vetme e problemit të Kosovës është zgjidhja që duhet ta theksojnë hapur gjithë politikanët shqiptarë sepse edhe kjo do të jetë zgjidhja përfundimtare e saj. Kjo nuk cenon aspak sigurinë dhe paqen në rajon dhe është në të mirën e të gjithëve duke përfshirë edhe vet pakicën serbe atje, në mes të dy zgjidhjeve të vetme të mundshme të këtij problemi, Kosova shtet apo pjesë e Shqipërisë.
    Kurse problemi i shqiptarëve të Maqedonisë dallon me problemin e Kosovës edhe pse edhe atje poqese shqiptarët arrijnë ndonjë marrëveshje paqësore për ta ndarë Maqedoninë apo për ta futur gjithë Maqedoninë në Shqipëri, atëherë edhe kjo nuk është e dëmshme fare për ne dhe askënd. Përndryshe duhet t'i sigurohen të gjitha të drejtat atyre atje, pra të zbatohet marrëveshja e Ohrit fije e për pe.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635
    Kryeministri në një intervistë për “Leaders” thotë se korrupsioni nuk është aq i përhapur sa e paraqesin OJQ-të

    Nano: Në 2005 Marrëveshja me BE, në 2015 anëtarësimi


    A.Rama

    TIRANE- Kryeministri Fatos Nano, rikonfirmoi edhe një herë dje se data e përafërt e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë viti 2015. Në një intervistë për revistën ndërkombëtare “Leaders” Nano është shprehur se nënshkrimi i plotë i Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit me Komisionin Europian, do të përfundojë brenda vitit 2005 duke shtuar se raundet e bisedimeve kanë ecur normalisht. “Objektivi ynë, për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit, është të bëhemi pjesë integrale e familjes së madhe europiane në 25 -vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Atëherë kjo do të ishte një ëndërr e bërë realitet për popullin tim dhe për mua”, -tha Nano. Nano sërish është shprehur skeptik për rolin e një pjese të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare financiare, ndonëse nuk ka mohuar mbështetjen që i kanë dhënë gjatë periudhës së tranzicionit ekonomisë shqiptare. “Këto institucione nuk kanë marrë asnjëherë rolin e komanduesit apo urdhëruesit; por ato kanë qenë gjithnjë të dobishme dhe partnerë efektivë. Megjithatë, unë nuk mund të mohoj se do të doja të shihja rolin dhe qëllimin e tyre në Shqipëri nën një dritë të ndryshme. Unë jam i sigurtë se kjo do të ndodhë kur ekonomia shqiptare të ketë përmbushur plotësisht standardet moderne të tregut. Prandaj, ne jemi duke punuar ngushtësisht me institucionet ndërkombëtare me qëllim që t’i japim atyre një lamtumirë metaforike. Ajo ditë do t’i vërë vulën cilësisë së garantuar të performancës së përgjithshme të Shqipërisë”, -vijoi Nano. Nga ana tjetër duke u ndalur tek fenomeni i korrupsionit, kreu i qeverisë, ka pohuar se konkluzioni që kanë arritur disa OJQ se kjo dukuri po pengon Shqipërinë në zhvillimin e saj, është pak i ekzagjeruar. Ai tha se nuk po
    përpiqet të mohojë ekzistencën e korrupsionit, por shtrirja dhe efektet e tij në Shqipëri janë më të vogla nga ato që raportohen nga disa OJQ. Ndërsa për problemin e trafiqeve, ai ka thënë se është një çështje e brendshme që mund të krijojë impakte negative për të ardhmen e vendit. Duke folur për historinë e tij politike, Nano është shprehur se si kryetar i PS-së ai kishte arritur të reformonte ish -Partinë Komuniste. “Unë gjithmonë kam qenë i bindur që ka pasur një numër të madh njerëzish të ndershëm, patriotë dhe progresistë në këtë parti staliniste, të cilët kanë reformuar dhe rinovuar plotësisht Partinë Socialiste të Shqipërisë. Për shkak të angazhimit të tyre në lëvizjen antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata vendosën t’i bashkohen dhe u bënë pjesë substanciale e progresistëve dhe antitotalitaristëve. Transformimi zuri vend brenda partisë dhe unë jam krenar, që pas shtatë vjetësh në pushtet, ne mbetemi forca politike më progresiste dhe më popullore në vend”, -tha Nano.
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë
    Nga sabit idrizi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistë me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistë me zëdhënësin e NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistë me ministrin e përfolur të Kosovës, Astrit Haraqia
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •