Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1

    Teatri Shqipetar

    Me ka marre malli shume te shikoj dhe nje here nje pjese nga nje trup teatrale shqipetare. Kemi vertet pjese te bukura por mbi te gjitha kemi aktor shume te talentuar. Ja disa prej shfaqjeve qe me kane mbetur ne mendje

    Pallati 176 (nuk besoj se ka njeri te mos e pelqej edhe mbasi e ka pare per te 100 here :) )
    Shi ne plazh
    Kthimi Doruntines
    Nate me hene (nuk jame e sigurt per titullin eshte bazuar mbi nje pjese te Kadares )
    Ezopi
    Don Zhuani (per mua nje nga rolet me te mira te Artan Imamit dhe Gazmend Gjokes )
    Romeo e Zhulieta
    Zbutja e kryeneces
    Leter nga Fernando Kraft
    Idioti ( luajtur nga aktore kosovar )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-07-2002 mė 18:40

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Me ra rasti te shoh ne Paris (1999), nje pjese " Les Arnaqueurs" (mashtruesit) nga Ilirian Bezhani, perkthyer ne frengjisht nga Christine Montécot, vene ne skene nga Dominique Dolmieu.
    S'kam ē'them, e hatashme, beri gjith sallen me qesh. Duhet te shtoj qe te pakta jane dhe komedite franceze qe arrijne te t'bejne me qesh. Nje here pata frike mos ndodhi ngaqe jemi shqiptar e s'mund te jemi te paanshem ne gjukim te nje pjese bere nga nje tjeter shqiptar. Po me sa pashe publiku reagoj mire, ne fakt salla ishte e vogel dhe spektatoret e te tria javeve qe zgjati spektakli ishin njerez te teatrit (artiste, dramaturge, regjizore, etj), kjo ja shton vleren pjeses. Me thane qe dhe ne Tirane ēfaqja pati jehone.

  3. #3
    Para disa kohesh kam pare ne nje kaset nje monolog te Mirush Kabashit me te cilin kishin fituar cmimin e pare ne nje festival nderkombtar. Ishte nje interpretim shume I bukur por pjesa nuk me kujtohet a e di ndonji
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2002
    Postime
    6
    Shigjeta, monlogu i interpretuar nga Mirush Kabashi eshte"Apollogjia e vertete e Sokratit".Eshte nje nder interpretimet me te bukura te tij. Kjo pjese u interpretua pak para zgjedhjeve te vitit 1997 dhe dhe ka nje mesazh te forte denoncues per pushtetaret. Dhe ironia eshte se ndersa ne Shqiperi nuk mundi te fitoje ne festivalin antik te Butrintit ,ne Festivalin e Egjyptit kjo pjese fitoi"Sfinksin e Arte".
    Megjithse interpretimi ishte shqip ai ka mundur te dridhe emocionalisht spektatoret duke percuar qarte mesazhin e pjeses.
    Ja nje fragment nga pjesa: "Ata qė janė nė pushtet dridhen dhe kanė frikė nga ndryshimet. Ata qė janė tė pėrmbysur i ėndėrrojnė kėto ndryshime dhe pėrpiqen t'i arrijnė ato me ēdo mjet. Populli i gjorė qėndron nė mes dhe paguan dėmet. Ai njėlloj heq dhe vuan dhe kur pushteti quhet diktaturė, edhe kur ai quhet demokraci".

  5. #5
    Rada faleminderit per pergjigjen dhe per pjesen e cituar.
    Ishte nje monlog kryeveper si nga permbajtja ashtu dhe nga interpretimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 31-07-2002 mė 15:40
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    kam degjuar qe ka dale Pallati 176 pjesa e dyte. Une nuk e kam pare asnjehere megjithate kaseta VCR shiten ne USA por kushtojne ca
    The teeth are smiling, but is the heart???

  7. #7
    Pallati 176 pjesa e dyte eshte shume larg nga pjesa e pare. Pervec personazheve qe jane te njejta asgje tjeter nuk kane te perbashket. Niveli I pjeses se dyte mu duke shume I dobet nje gje e sajuar ne krahasim me Pallati 176 pjesa e pare
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    4

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    Me ka marre malli shume te shikoj dhe nje here nje pjese nga nje trup teatrale shqipetare. Kemi vertet pjese te bukura por mbi te gjitha kemi aktor shume te talentuar. Ja disa prej shfaqjeve qe me kane mbetur ne mendje

    Pallati 176 (nuk besoj se ka njeri te mos e pelqej edhe mbasi e ka pare per te 100 here :) )
    Shi ne plazh
    Kthimi Doruntines
    Nate me hene (nuk jame e sigurt per titullin eshte bazuar mbi nje pjese te Kadares )
    Ezopi
    Don Zhuani (per mua nje nga rolet me te mira te Artan Imamit dhe Gazmend Gjokes )
    Romeo e Zhulieta
    Zbutja e kryeneces
    Leter nga Fernando Kraft
    Idioti ( luajtur nga aktore kosovar )
    pjata prej druri(besoj se e keni pare dramen qe percjell aktori i madh Sulejman Pitarka dhe shume aktore te mirnjohur te skenes tone)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Teatri Shqipetar

    Historiku i teatrit shqiptar

    https://lorenamemo.wordpress.com/201...trit-shqiptar/


    Teatri nė antikitet
    Mund tė pohojmė se historia e teatrit shqiptar zė fill qė nga antikiteti greko-romak dhe ilir, nė shekullin V p.e.re dhe arrin kulmin nė shekullin III p.e.re me teatro tė tilla si: ai i Bylisit (Hekali i sotėm), teatri i Nikeas (Klosi i sotėm), teatri i Finiqit, teatri i Butrintit, teatri i Sofratikės (pranė Gjirokastrės).

    Teatri folklorik
    Manifestimet popullore me karakter teatror, qė u pėrkasin sidomos shekujve tė mesjetės dhe qė vijnė gjer nė ditėt tona, pėrbėjnė njė pasuri shumė tė madhe tė traditės sė teatrit shqiptar. Shumė nga shfaqjet teatrore popullore lidhen ngushtė me historinė e popullit tonė. . Te populli ne gjejmė tradita tė pasura tė teatrit tė hijeve dhe tė teatrit tė kukullave, shfaqje tė lashta teatrore popullore, si lodra, karnavale, rituale dasme dhe vdekjeje, ceremoni festive etj. Ndėrsa nė shfaqjet teatrore qė quheshin “Llazoret”, hasen maskat, kori dhe korifeu, vallja, kėnga, mimika etj.

    Teatri nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare
    Teatri shqiptar e njeh Rilindjen e tij nė fund tė shekullit XIX-tė, kur edhe nisi tė shkruhej drama­turgjia shqipe e mė pas tė ngrihen shoqėritė artistike teatrore. Mė 1874, mėsuesi Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale “Dasma e Lunxhėrisė” me trupėn e nxėnėsve tė shkollės normale “Ta Zografia” tė Qesaratit.

    Teatri nė periudhėn 1912–1945
    Me shpalljen e pavarėsisė,nė njė shkallė mė tė lartė ngrihet lėvizja teatrore amatore, e cila jo vetėm pėrhapet nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, me qendrat kryesore qytetin e Shkodrės e Korēės, por dalėngadalė hyn nė rrugėn e kėrkesave artistike tė njė teatri profesionist. Nė kėtė periudhė vlen tė pėrme-ndet veprimtaria artistike e shoqėrisė “Bogdani”, nė Shkodėr dhe e “Shoqėrisė sė Arteve tė Buku­ra”, nė Korēė.

    Teatri pas vitit 1945
    Me ēlirimin e vendit, teatri shqiptar hyri nė rrugėn e zhvillimit profesionist tė tij. Nė vitin 1945, u ngrit i pari teatėr profesionist i quajtur “Teatėr i Shtetit” (mė vonė, Teatri Popullor) dhe pranė i tij u ngrit edhe shkolla e parė dramatike me aktorė amatorė qė vinin nga radhėt e aktivistėve tė shquar gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Nė kėtė kohė u krijuan kėto teatro profesionistė: teatri “Migjeni” nė Shkodėr (1949); teatri “Andon Zako Ēajupi” nė Korēė (1951); teatri“Aleksandėr Moisiu” nė Durrės (1953); teatri i Vlorės (1962); teatri “Skampa” Elbasan (1962); teatri i Gjiroka-strės (1968); teatri i Fierit (1971); ndėrsa nė vitet ’80 u krijuan teatrot profesioniste nė Berat dhe Peshkopi. Krahas tyre u krijuan dhe 15 teatro tė varietesė. Nė vitin 1950 u krijua edhe Teatri i Kukullave. Pėr pėrgatitjen e artistėve tė skenės njė rol tė rėndėsishėm luajti Shkolla e Lartė Dramatike “Aleksandėr Moisiu”.

    Teatri nė dekadėn e fundit
    Pas ndryshimeve politike tė viteve ’90, edhe teatri u gjend pėrballė sfidash tė reja. U aplikuan stile, metoda e prurje bashkėkohore tė teatrit botėror. Kėrkimi i njė gjuhe mė konvencionale, simbolike e metaforike ėshtė pjesė organike e pėrpjekjeve tė artistėve nė zhvillimin e teatrit shqiptar. Futja e njė fryme tė re u ndje nė repertorin e teatrit. Vėmendja e artistėve u drejtua ndaj atyre dramave bashkėkohore, tė cilat kishin qenė tė ndaluara mė parė, sidomos ato tė te­atrit absurd. Nė kėtė periudhė u vunė nė skenė vepra si “Nė pritje tė Godosė”, e Beketit, “Kėngė­tarja Tullace” nga Jonesko, “Fando dhe Lis” nga Arrabal etj. Vėnia nė skenė e kėtyre veprave i dha njė drejtim tjetėr teatrit tonė.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Teatri Shqipetar


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Teatri Shqipetar

    Teatri dhe Muzika

    Ndonėse shfaqjet dhe grupet e para teatrore duken pikėrisht nė fundin e shek. XIX, qė i takon periudhės sė Rilindjes Kombėtare, gjithsesi ėshtė trashėguar njė pasuri e vyer mė e hershme e kulturės popullore qė i pėrgjigjet korpusit tė njohur me emrin “Teatri folklorik”, ku pėrfshihen shumė lodra, ceremoniale, rituale dasme, morti e mikpritjeje, veprime mimike dhe pantomima gazmore, karnavalet, teatri i hijeve, ai i kukullave, veprimet dhe maskat etj.

    Rilindja Kombėtare Shqiptare ėshtė periudha kur teatri shfaqet tashmė si njė dukuri e mirėnjohur, e dokumentuar dhe e shtrirė nė gjithė trojet shqiptare. Ėshtė koha kur dramaturgjia, si ushqimi kryesor i teatrit, nis tė shėnojė, tok me gjedhet letrare, titujt e emrat e parė tė veprave dhe tė autorėve tė tyre.

    E para shfaqje teatrore e dokumentuar nga burimet arkivore ėshtė “Dasma e Lunxhėrisė” e vitit 1874 e Koto Hoxhit, me nxėnėsit e shkollės normale “Ta zografia” tė Qestoratit Gjirokastėr. Ajo u prit me entuziazėm nga fshatarėt e Qestoratit e fshatrat pėrreth dhe u ēmua si njė pėrpjekje pėr tė ruajtur gjuhėn e zakonet shqiptare.

    Mė 1875 Sami Frashėri (1850-1904) botoi nė gjuhėn turke dramėn “Besa”, lėnda e sė cilės ishte marrė nga jeta, nga morali dhe nga zakonet shqiptare. Ajo u shfaq po atė vit nė Stamboll dhe mė 1901 e mė pas, tashmė e pėrkthyer nė shqip, u vu nė skenė nė disa qytete tė Shqipėrisė.

    Mė 1879 nė Shkodėr u shfaq farsa “Makko” e pėrkthyer nga italishtja, e luajtur nga nxėnėsit e “Kolegjės Saveriane”.

    Nė vitin 1880 arbėreshi Leonardo de Martino (1830-1923) shkroi shqip dramėn me karakter liturgjik “Nata e kėshndellave”, e cila u shfaq po atė vit nė Shkodėr nga nxėnėsit e po kėtij kolegji, kurse nė vitin 1882 u dha komedia “I biri i ēifutit”, e pėrshtatur nė shqip nga Pashk Babi.

    E para dramė me strukturė tė mirėfilltė ėshtė “Emira” e arbėreshit Franēesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar mė 1885 dhe e botuar nga De Rada nė gazetėn “Fjamuri i Arbrit” nė vitet 1886-1887; mė pas vjen drama “Alles Dukagjini”.

    Autorėt qė e ngrenė dramaturgjinė e kėsaj periudhe nė shkallėn e saj mė tė lartė janė Andon Z. Ēajupi (1866-1930) me komeditė “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr” (1902) dhe “Pas vdekjes” (1910), si edhe me tragjedinė nė vargje “Burri i dheut”; Gjergj Fishta (1871-1940) me melodramėn “Shėn Franēesku i Asizit” (1909); Fan S. Noli (1882-1965) me dramėn “Israelitė e Filistinė” (1902); Mihal Gramenoja (1872-1931) me komedinė nė tri akte “Mallkimi i gjuhės shqipe” (1905) dhe tragjedinė nė vargje “Vdekja e Pirros” (1905); Kristo Floqi me dramėn “Fe e kombėsi” (1912) dhe mė tej Tito Toska, Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929), Namik S. Delvina etj.

    Lėnda letrare e shkruar pėr shfaqjet teatrore tė kėsaj kohe ka qenė e natyrave tė ndryshme, qoftė kjo e organizuar nė format e mirėfillta dramatike, qoftė nė trajtėn e skenarėve a tė libreteve ku thureshin e tuboheshin brenda njė teme shumė elemente teatrore qė shėrbenin pėr ndėrtimin e shfaqjes, qoftė edhe nė trajta tė pėrshtatshme pėr skenė.

    Pjesėt teatrore nė formė fjalėkėmbimesh tė lėvruara nga Gjerasim Qiriazi (1861-1894) dhe Petro Nini Luarasi (1865-1911), tė cilat janė dhėnė nė njė varg shkollash nė Shqipėrinė e Jugut, kishin karakter didaktik (pėr mėsimdhėnien); ato synonin nxėnien e diturive, mėsimin e edukimin me norma tė shėndosha morale dhe pėrcillnin gjithashtu subjekte, ngjarje e figura nga historia e popullit shqiptar.

    Nė vitin 1890 Urdhri i Jezuitėve i kishės katolike tė Shkodrės mundi tė ndėrtojė nė Shkodėr njė sallė pėr tė organizuar shfaqje teatri. Ky ėshtė institucioni i parė teatror i ngritur me ndihmėn e kishės, ndonėse u sollėn mjaft pengesa nga ana e autoriteteve turke. Nė kėtė sallė janė dhėnė shumė shfaqje me karakter fetar, kryesisht nė gjuhėn italiane, por edhe nė gjuhėn shqipe. Vlen tė theksohet se Urdhri i Jezuitėve bėnte shpenzime tė mėdha pėr pėrgatitjen dhe pėr mbarėvajtjen e shfaqjeve, pėr veshjet e shtrenjta e luksoze tė aktorėve, pėr dekorimet e skenės, pėr krijimin e mjediseve skenografike historike a alegorike, deri edhe pėr pėrdorimin e pajisjeve teknike tė kohės, pėr efektet e ndriēimit etj.

    Nė vitin 1899 nė Korēė u dha nga njė grup shkollor shfaqja e tragjedisė “Otello” e Shekspirit, gjė qė flet pėr dashurinė dhe pėr njohjen e vlerave tė larta tė dramaturgjisė botėrore.

    Ndonėse zhvillimi i teatrit nė periudhėn e Rilindjes ėshtė i vijueshėm dhe pėrfaqėson nė vetvete njė dukuri pak a shumė tė njėsuar, pėr nga ritmet e shtrirja ai mund tė ndahet nė dy etapa: para dhe pas vitit 1908, Revolucionit tė turqve tė rinj dhe shpalljes sė kushtetutės sė shtetit turk.

    Duke shfrytėzuar disa tė drejta qė iu njohėn, shqiptarėt organizuan me shpejtėsi klube kulturore artistike. Njė vend tė veēantė zinin grupet teatrore. Brenda njė kohe tė shkurtėr nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė vepronin shumė shoqėri e grupe dramatike teatrore. Janė tė shumta shfaqjet teatrore qė u dhanė nė vitet 1908-1912. Kėshtu, klubi “Labėria” i Vlorės spikati me shfaqjen e tragjedisė sė Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros” (1908) dhe tė dramės sė Sami Frashėrit “Besa” (1909); klubi “Drita” i Gjirokastrės dha shfaqjet “Besa”, “Agimi” etj.; klubi “Bashkimi” i Delvinės shfaqi dramėn “Dashuria e mėmėdheut” tė Namik Delvinės; shoqėria e grave “Ylli i mėngjesit” shfaqi dramėn e Shilerit “Vilhelm Teli”. Po kėshtu dhanė shfaqje klubi “Dituria” i Korēės, klubi “Afėrdita” i Elbasanit, shoqėria “Vllaznia” e Durrėsit. Nė Shkodėr jepeshin rregullisht nga kleri jezuit, nga shkolla franēeskane, si dhe nga “Motrat stigmatike”, shfaqje pjesėsh dramatike tė njohura nė gjuhėn italiane, por edhe nė gjuhėn shqipe, edhe pse si subjekte tė tyre parapėlqeheshin ato me motive fetare e biblike. Nė Janinė mė 1909, nė kafe “Iskania” u luajt drama “Besa”, e cila ngjalli entuziazėm te shqiptarėt. Shfaqje teatrore u luajtėn nga klube atdhetare kulturore edhe nė Stamboll, Bukuresht, Kostancė, Shkup, Uorēester (ShBA) etj.

    Edhe muzika shqiptare e periudhės sė Rilindjes ėshtė pjesė e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor e artistik qė u vu re nė Shqipėri gjatė kėsaj kohe. Muzika e kultivuar e ka zanafillėn nė lėvizjen kulturore qė shpėrtheu fill pas krijimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 1878.

    Nė kėtė vit nė Shkodėr u krijua banda e parė muzikore shqiptare, e cila hodhi themelet pėr zhvillimin e njė muzike tė re nė Shqipėri. Formimi i orkestrave frymore mė parė nė Shkodėr, pastaj nė Korēė, nė Elbasan dhe nė qytete tė tjera, bėri tė mundur qė tė njihen e tė pėrhapen gjinitė e kultivuara nė artin muzikor, ato tė formacioneve orkestrale. Ky repertor i ri do tė shėrbente si pėrvojė e drejtpėrdrejtė pėr krijimin e veprave muzikore tė para shqiptare, si marshi “Bashkimi i Shqipėrisė”, i kompozuar nga Palokė Kurti mė 1881.

    Qytetet e Shkodrės e tė Korēės ishin dy qendrat kryesore tė zhvillimit tė muzikės shqiptare tė periudhės sė Rilindjes. Nė vitin 1909 nė Korēė u ngrit orkestra frymore e quajtur “Banda e Lirisė”.

    Tipar dallues i muzikės sė Rilindjes Kombėtare ishte karakteri atdhetar qė shoqėroi periudhėn e Rilindjes dhe u thellua mė tej me periudhėn e Pavarėsisė.

    https://www.shqiperia.com/Teatri-dhe-muzika.362/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-03-2018 mė 10:02

Tema tė Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Teatri
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:21
  3. Perse ?!? Ja pra ... realiteti Shqipetar dhe kinematografia Shqipetare ....
    Nga -ZeroCooL- nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2005, 02:29
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •