Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,669
    Postimet nė Bllog
    16

    Slloveni: opozita e djathtė fiton zgjedhjet

    Slloveni: opozita e djathtė fiton zgjedhjet
    4 tetor 2004 (04:10 UTC)


    Opozita e qendrės sė djathtė fitoi dje zgjedhjet nė Slloveni duke marrė pushtetin nga liberalėt pėr herė tė parė pas 12 vjetėsh.
    Rezultatet pas numrimit tė thuajse tė gjitha votave, tregojnė se Partia Demokrate Sllovene ka fituar 29 pėr qind, kurse liberal-demokratėt 23 pėr qind.

    Partia Demokratike pritet sė shpejti tė fillojė bisedimet pėr koalicion dhe tė krijojė njė qeveri tė re. Ka tė ngjarė qė udhėheqėsi demokrat, Janez Jansa, tė jetė kryeminsitri i ardhshėm. Zoti Jansa thotė se nuk ka nė plan tė bėjė ndryshme tė mėdha politike.

    Kryeministri i tanishėm, Anton Rop, ka premtuar tė punojė me parti tė tjera tė opozitės nė parlament.

    Sllovenia fitoi pavarėsinė nga Jugosllavia mė 1991 dhe ka pėrparuar mjaft krahasuar me republika tė tjera ish-jugosllave. Ajo ėshtė anėtarėsuar nė Nato dhe nė Bashkimin Evropian.

    Gjetkė nė ish-jugosllavi, kandidati pro reformave, Nenad Bogdanoviē, fitoi postin mendikim tė kryetarit tė bashkisė sė Beogradit nė raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale nė Serbi. //az//

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sllovenia dhe Kroacia kane qene shtetet me Euro proklamuese nder shekuj ne ish-Jugosllavine dhe nuk me habit fakti per menyra te ketilla te zhvillimit te politikes.
    Thjeshte populli atje kerkon rezultate dhe poqese nuk jepen ne kohe te caktuar,bien qeveri.
    Ndersa problematika e Serbise eshte pak sa me e nderlikuar si shkas i formimit te shume partive te reja qe kane gati se nje platforme te njejte politike.Te gjitha problemet politike brenda ne vend filluan me vrasjen e kryeministrit Gjingjiq.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Serbia ka probleme me mentalitetin shovinist antinjerėzor tė mbjellur atje pėr mė shumė se 100 vite.

    Janez Jansha ėshtė moshatar dhe mik i Blerim Shalės (botuesit tė Zėrit tė Prishtinės) dhe Veton Surroit. Ka kaluar shumė kohė nė Prishtinė.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Slloveni: Janez Jansha - prej disidentit deri ne kryeminister

    Partia Demokratike Sllovene (PDS) e Janez Janshes, ne baze te 92 per qind te votave te numeruara ne zgjedhjet javore parlamentare, fitoi me se shumti mandate parlamentare ne Parlamentin slloven, ndonese ende eshte e pasigurt nese me partnerin e koalicionit Sllovenia e Re, do te mund te formoje Qeveri.

    Lubjane, 04.tetor - Jansha eshte lindur ne vitin 1958 ne Lubjane, ku i perfundoi edhe studimet ne Fakultetin per shkenca politike, pas cka punesohet si praktikant ne Sekretariatin e atehershem republikan te mbrojtjes, ndersa ne vitin 1982 emerohet kryetar i Komisionit per mbrojtje gjithepopullore dhe vetembrojtje shoqerore.
    Pas nje kohe te caktuar, vjen ne konflikt me strukturat e vjetra ne skenen sllovene, ndersa per shkak te kolumnave kritike ne gazeten "Mlladina" per doktrinen ushtarake te APJ-se, behet objekt i interesimit i prokurorit ushtarak.
    Ne gjysmen e dyte te viteve te 80-ta angazhohet ne qarqet e atehershme disidente dhe mbetet pa pune. Arrestimi i tij me edhe tre publiciste tjere ne vitin 1988, e "katapulton" ne simbol te nacionalizmit slloven, kundershtar i ushtrise jugosllave, qe angazhohet per lufte per pavaresi te shtetit slloven gjate periudhes para shperberjes se ish-Jugosllavise.
    Perndjekja e atehershme e intelektualeve sllovene, me vone, ai e interpretonte si njefare "matje e forcave" mes Partise Komuniste Sllovene dhe qendres partiake te Beogradit. Teza e tij ishte se partia sllovene, ne fakt i ka flijuar intelektualet, prej ku rrjedh edhe mosdurimi i ndersjelle me Millan Kucanin, qe e karakterizoi dinamiken politike te Sllovenise pas shpalljes se shtetit te pavarur.
    Ne Qeverine e koalicionit, te zgjedhur pas zgjedhjeve te para demokratike ne vitin 1990, emerohet minister i Mbrojtjes, me insistim te kryetarit te Demokrishtereve Sllovene (SKD), ndersa gjate luftes ne Slloveni, ne vitin 1991, behet "hero kombetar".
    Pas dy viteve, Parlamenti i shprehu mosbesim per shkak te aferes se spiunimit te ndersjelle mes sherbimit civil dhe ushtarak te kunderzbulimit, kur policet ushtarak nga Ministria e Janshes fizikisht u konfrontuan me agjentin e policise civile per te cilin supozonin se u vjedh dokumente nga Ministria.
    Jansha, me pas, kalon ne opozite, ndersa pas disa viteve e nderron emrin partiak ne Partia Demokratike Sllovene (PDS), qe sot vepron ne kuader te partive popullore dhe konservative evropiane.
    Ai eshte autor i me shume librave nga koha e mevetesimit slloven dhe lufta per pavaresi, ne mesin e te cilave, "Premiki" (Ndryshime) te vitit 1992, e shitur ne 55 mije ekzemplare rekorde vetem ne Slloveni dhe "Okopi" (Llogore) te vitit 1994, ku i analizon karakteristikat e tranzicionit ekonomik.
    Libri "Shtate vjet me pas" e shkruajti ne vitin 1995, bashke me bashketeburgosurit ne "procesin kunder katershit" ne Gjykaten ushtarake te Lubjanes ne vitin 1988.
    Llogaritet si analist i shkelqyeshem dhe luftetar i zhdervjellet politik, i cili ne politiken e jashtme angazhohet per mbrojtje konsekuente te interesave nacionale, me raport korrekt ndaj pales tjeter
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. E Djathta
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-09-2002, 14:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •