Për vetë ty edi dhe gjithë të tjerët që kanë shkruar apo do të shkruajnë më vonë në këtë temë është i nevojshëm një sqarim i vogël, por i rëndësishëm:Darwin,
Unë në këtë temë nuk i kam bërë reklamë Microsoft-it, por kam kundërshtuar mendimet e tua dhe të të tjerëve që thonë se Mac-u është sistem i sigurtë, me një virus në vit, pa nevojë për antivirus, etj.
Tema u hap nga etan, sepse ishte dëshira e tij për të blerë një Apple G5 dhe pikërisht titulli ishte "Apple G5".
Tani, edi, problemi nuk është tek parashikimet e tua afërmendsh profetike, por te mënyra sesi përdoret propaganda e pandërgjegjshme. P.sh, kam përshtypjen se mund ta kesh menduar titullin e temës në këtë mënyrë, titull i cili i drejtohet lexuesit në një mënyrë të tillë si t'i thotë "Edhe mund ta lësh mrekullinë e Windows, por kujdes se të pret e panjohura". Dhe ku vihet re kjo 'përkujdesje' dhe këshillë ndaj 'së panjohurës'? Qe tek shtjellimi që përmban shkrimi yt i parë në këtë temë:
Mesazhi 'i fshehtë' në këtë paragraf, i përdorur në mënyrë jo-të ndërgjegjshme nga ty, është -- këta të tjerët nuk kanë përmirësime dhe vetëm Windows bën përpara.90% e kompjuterave që shiten kanë windows. Mac, Linux dhe të tjerët ndajnë vetëm një 10% dhe kjo është arsyeja pse nuk flitet shumë për ta në forum. Windows mund të ketë problemet e saj, por ka qënë gjithnjë në përmirësim dhe ka më shumë benefite se Mac, Linux, etj.
vijon
Dhe po tek ky paragraf, harrohet të përmendet që Apple me Macintosh ka 20 vjet eksperiencë me sisteme operative me interface --> (për përdoruesin e thjeshtë).Në radhë të parë ka afërsisht 10 vjet eksperiencë që me windows 95. Pothuaj se i gjithë biznesi i industrisë së kompjuterave dhe programeve (software) është ndërtuar mbi windows. Ka qindra mijra programe për windows që mund ti blesh ose ti shkarkosh falas në internet, ndërsa për Mac dhe Linux nuk do ta gjesh këtë llojshmëri.
Dhe gjithashtu që ka po qindra mijëra programe për Mac që mund të blihen apo shkarkohen falas (për Linux nuk e kam idenë si gamë).
Ky është paragrafi yt klasik, ku pak a shumë ti, si më me eksperiencë, i tregon përralla në diell atij që lexon, sepse do apo nuk do ti nuk e ndryshon dot faktin që me Mac punon anë e mbanë pa e vrarë mëndjen fare për këto lloj 'vështirësish' që në të vërtetë nuk ekzistojnë.Kur 90% e njerëzve përdorin Windows, edhe ti je i detyruar të përdorësh atë. Skedarët dhe disqet që punojnë në windows, nuk punojnë në Mac dhe anasjelltas. Nëpër shkolla dhe zyra përdoret Windows dhe do s'do ti, do detyrohesh tu përshtatesh kushteve, se nuk i ndryshon dot.
a) Në cilat funksione është i varfër? Command prompt (Dos) ---> Terminal (*nix)Mac ka të mirat e ti, edhe Linux po ashtu.
a) Mac është i thjeshtë për tu përdorur por është i varfër në funksionet që të lejon të kryesh. Një përdorues i zakonshëm që e përdor kompjuterin për internet, email, e muzikë, nuk e kupton ndryshimin fare por dikush që punon me kompjuter e kupton që Mac ka mangësi.
b) Dikur Mac mburrej për dizajn grafikësh por tani edhe në atë fushë ja ka kaluar windows.
b) Mqs këtë pikë e ke shkruar me seriozitet, dhe unë po të respektoj në heshtje me shpresë se do vetëkorrigjohesh.
pastaj, për sigurinë:
http://apple.slashdot.org/comments.p...7&cid=16706053
- - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Thuhet që kompania Autodesk po përgatitet që të zbarkojë në Mac OS X me gamën e saj (Maya ka vite që është), ku gjithsesi do të gjejë VectorWorks apo ArchiCAD si kundërshtare biznesi.
Pas kësaj, a mund të thuash se ç'do mungonte më?
Krijoni Kontakt