Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Robert D'Angely

    Robert d’Angély dhe vepra e njė jete


    E. Demo

    Botimi i librit Enigma, nė shtatė vėllime, ėshtė vepra e babait tim Robert D’Angely (Paris, 22 dhjetor 1893 - Paris 22 tetor 1966). Pesė vėllimet e para pėrbėjnė njė vėshtrim etnografik, historik e gjuhėsor mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, (Botimet Cismonte e Pumonti, 1990-1991), dhe dy vėllimet e fundit pėrmbledhur nė njė, pėrbėjnė njė Gramatikė shqipe tė krahasuar. Dorėshkrimi origjinal i Robert d’Angély-sė, i shkruar nė shtatė fashikuj tė numėruar dhe pa titull, i cili nė vitin 1962 ishte i gatshėm pėr botim, qėndroi i pabotuar pėr gati 30 vjet. Ky dorėshkrim ka titullin Enigma...origjina e racės dhe e gjuhės sė pellazgėve, arianėve, hititėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve, etj...tashmė e zgjidhur. Paris, MCMLXII. Gramatika shqipe e krahasuar pėrfaqėson pėr autorin njė atu madhore shkencore tė veprės sė tij.
    Robert d’Angély, njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė sė tij e kaloi nėpėr Ballkan, nė Shqipėri, Greqi, Turqi e gjetkė. I ati i tij ėshtė njė inxhinier i ndėrtimit tė rrugėve dhe urave. Verėn ai e kalon nė Francė dhe udhėton shumė. Pėrveē frėngjishtes, flet lirshėm gjuhėn shqipe (pėrfshi kėtu tė dy dialektet, gegė dhe toskė), greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten dhe gjuhė tė tjera. Ai e njeh mjaft mirė greqishten e vjetėr, latinishten dhe autorėt klasikė, tė cilėt i studion nė Institutin Filologjik tė Athinės. Lexon dhe pėrkthen lehtėsisht tekstet e kėtyre autorėve, duke parapėlqyer “babain e historisė“ Herodotin, kėtė buronjė tė pashtershme, siē e konsideron ai. Nė dorėshkrimet e tij ai ka shkruar nė greqishten e vjetėr tregimin origjinal tė Platonit mbi atlantėt dhe atė tė Herodotit mbi luftėn e Trojės, tė cilėn na e ka lėnė tė pėrkthyer. Ai ka njė njohje tė thellė mbi fenė ortodokse, katolike, islamike, etj. Heronjtė e mitologjisė greko-shqiptare dhe paralelėt e tyre latinė i janė familjarė. I vjen keq qė pėr interpretimin e mbishkrimeve tė vjetra, studjuesit kanė pėrdorur pothuajse gjithė gjuhėt indo-europiane dhe jo atė tė shqiptarėve. Qė tė ndjekėsh tregimin e tij, logjikėn dhe refleksionet e tij nė raport me kronologjinė dhe vėrtetėsinė historike, ėshtė e nevojshme tė imagjinosh gjėndjen sociale e gjuhėsore tė epokės tė cilės ai i referohet pareshtur. Qėllimi qė ka ndjekur Robert d’Angély ėshtė qė tė na transmetojė atė ēka pėr tė ėshtė e dukshme, atė qė siē pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende nė gjuhėn shqipe, ėshtė gjuha mė e vjetėr e grekėve dhe latinėve. Ja pse, unė u lidha veēanėrisht me pjesėn gjuhėsore tė Enigmės, duke kėrkuar argumentet konkrete e fakte historike, qė tė respektoja mendimin e tij nė mėnyrė sa mė besnike.
    Nė librin Enigma, autori i kushton njė rėndėsi tė madhe kronologjisė sė ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesėve tė tyre gjuhėsore, etnografike e gjeografike dhe ndėrthurjeve tė shumta e komplekse me qėllim qė tė analizojė mėnyrat e ndryshme tė gjuhės sė komunikimit qė mund tė rezultonin ose jo. Gjithashtu, nė faqet nė vazhdim, pas paraqitjes sė kujtesės sė indeksit tė pėrgjithshėm tė Enigmės dhe datat kryesore sipas tė cilave zhvillohen nė kėtė vepėr ngjarjet para dhe pas erės sonė, ne ndjekim paraqitjen e lėndės, pjesa e parė e sė cilės u kushtohet pellazgėve, etruskėve dhe helenėve…
    Enigma e Robert d’Angély ėshtė vepra e njė jete, e shkruar me qėllim qė tė rehabilitojė emrin « Albanais », emrin « shkipėtar » dhe nė tė njėjtėn kohė tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn e lashtėsisė sė gjuhės pellazgo-shqiptare dhe qė kjo tė bėhet e njohur dhe tė pranohet. Autori u kėrkon shqiptarėve qė tė vazhdojnė kėrkimet, pasi ata kanė njė gjuhė kaq tė ēmuar qė ėshtė gjuha shqiptare apo pellazgjike. Ai u kėrkon gjithashtu shqiptarėve qė tė thellohen e tė flasin nė mėnyrė korrekte tė dy dialektet, gegė e toskė, tė njohin nė mėnyrė perfekte greqishten e vjetėr dhe latinishten e kėshtu dhe autorėt klasikė, qė ta zgjerojnė kėtė studim edhe nė fushėn e sanskritishtes, tė gjuhės zend, gjuhės hitite, hebraishte, arabishte, etj, qė mė sė fundi t’i njohin pėr tė aplikuar principet e pėrgjithshme tė shkencės gjuhėsore. Nė leximin e veprės sė tij dhe nė veēanti tė vėllimit tė V, me analizėn e komentit tė mbishkrimit pellazgjik tė Lemnos dhe tė mbishkrimeve tė tjera, do tė doja tė shtoja dhe diēka tjetėr tė rėndėsishme : gurėt e vjetėr, librat e vjetėr dhe gjuhėt e vjetra, nuk e kanė thėnė ende fjalėn e tyre tė fundit.
    Pėrktheu Luan Rama


    Flet bija e gjuhėtarit dhe etnologut francez, Solanzh d‘Anzheli
    Enigma, njė portė tek gjuhėt orientale
    Qysh se kanė kaluar gjashtė vjet nga botimi i parė shqip, nė 1998, i veprės sė Robert d’Angely, “Enigma-nga pellazgėt tek shqitarėt”, ajo ka njohur mbi pesė ribotime. Njė nga librat mė tė lexuar tė viteve tė fundit, nė serinė e botimeve tė autorėve tė huaj qė flasin pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe ndėr tė paktėt qė fokusohen nė gjuhėn e nė veēanti nė hipotezėn pellazgjike. Vepra e jetės sė d’Angely-sė e pa dritėn e botimit vetėm 30 vjet pas vdekjes. Kjo falė tė bijės Solanzh d’Anzheli, mjeke pediatre nė profesion, e cila nė vizitėn e fundit nė Tiranė ku po kontribuon nė ngritjen e njė laboratori diagnostikimi pėr talasemikėt, bėn tė ditur se vepra e tė atit, nė vjeshtė do tė prezantohet nė Shkollėn Kombėtare tė Gjuhėve Lindore nė Paris dhe recenca e shkruar nga Solanzha pėr “Enigmėn”, do tė botohet nė “Bulletin des anciens eleves de l’Inalco”.
    Megjithėse trashėgimtarja d’Anzheli thotė se shqiptarėt «e saj» presin sė pari tė flasin tė tjerėt pėr lashtėsinė e prejardhjes sė tyre dhe jo ata vetė, ajo vazhdon tė ndjekė hap pas hapi jehonėn e ngadaltė tė «Enigmės», pasi ka njohur mė parė «vėshtirėsitė e luftės sė babait, kur nuk kishte para pėr ta botuar» sa qe gjallė.
    «Ky libėr mė parė mund tė digjej, sepse ka njerėz qė nuk duan qė e vėrteta tė thuhet. Por unė kam bindjen se vepra e atij qė thotė tė vėrtetėn njė ditė do tė njihet.»
    Solanzh d’Anzheli, bija e njė francezi dhe njė shqiptareje nga derė e fisme pėrmetare, erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri me tė ėmėn nė vitin 1971, kur i ati kishte pak vite qė ishte ndarė nga jeta. «Atėherė vendosa tė mos hiqja dorė, pėr tė lėnė nė duart e shqiptarėve veprėn e tim eti. M"u krijua njė pasion i pafund pėr vendin, edhe pse asnjėherė nuk e mora vesh politikėn e regjimit tė asaj kohe. Shqiptarėt asnjėherė nuk flisnin nė sytė e njė tė huaji. Tė gjithė mė tregonin anėt e propagandės komuniste.» Sytė do t’i hapeshin vetėm nė Francė, ku pas disa ardhjeve tė njėpasnjėshme nė Shqipėri, nė vitet ’80, do tė merrte vesh se ēfarė fshihej pas kinse kėrthizės sė botės, mirėqenies ekonomike dhe «ndėrtimit tė socializmit me forcat tona». Pėr njėzet vjet, ‘71-91, deri kur do tė binte regjimi i Enver Hoxhės, Solanzha do tė mjekonte fėmijėt e nomenklaturės kėtu apo nė Paris. Nė vitin ’92 kthehet me bagazhe ndihmash, ilaēesh, veshjesh dhe nė vitin 1996, pėr kėtė kontribut, ish presidenti shqiptar i asaj kohe i akordon urdhrin «Naim Frashėri i Artė».
    Bija e gjuhėtarit dhe etnologut francez Robert d’Angely, tani ėshtė pėrballė sfidės sė fundit: botimit nė shqip tė Vėllimi VI dhe VII Gramatikės shqiptare tė krahasuar qė sipas saj bashkė me tė tjera dorėshkrime qė kanė mbetur pa botuar shkojnė megjithatė drejt teorisė sė “Enigmės“. “Gramatika shqiptare e krahasuar“ ėshtė ndoshta sinteza e gjithė veprės sė tim eti. Ai kėrkonte etimologjinė e ēdo fjale, pėr tė kuptuar evolucionin e njė gjuhe. Por kjo shpjegohet shumė mirė nga parathėnia shkruar pėr tė nga profesor Remzi Pėrnaska“.
    Vet Robert d’Angley shpjegon nė krye tė «Enigmės» se ky libėr do tė shėrbente si hyrje historike e njė gramatike etimologjike tė krahasuar dhe njė fjalori etimologjik tė krahasuar tė gjuhės sė shqipe.
    Edhe pse «Enigma» ėshtė njė vepėr qė ka hyrė nė fondin e Bibliotekave Nacionale nė Sorbonė e Pompidu, botimi i saj i vonuar, 30 vjet pas vdekjes sė studiuesit, xhelozitė qė dalin hapur ndaj hipotezės pellazgjike tė d’Angely-sė, politikat sekrete qė fshihen pas kėsaj e qė pėr pasojė i bėjnė studiuesit mė tė ndrojtur, janė sipas Solanzh d’Angely-sė, disa arsye qė frenojnė qasjen me mendje hapur drejt «Enigmės».
    Ajo ėshtė e gėzuar qė shumė shpejt «vepra e njė jete» do tė ketė njė prezantim tė veēantė pėr qarqet shkencore e pedagogjike tė Shkollės Kombėtare tė Gjuhėve Orientale nė Paris.






    27/09/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne fakt, dy vellimet e fundit jane dhe veprat e tija me te rendesishme, sepse permban fjalorin etimologjik per gjuhen shqipe, qe permbledh dhe jep argumenta shkencore per ate qe ai flet gjate vellimeve te para.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. ENIGMA - Robert d'Angély
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 14:35
  2. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  3. Kėnga e Gjergj Elez Alisė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  4. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •