Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Agim Bardhi
    Anėtarėsuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Kryepeshkopi Janullatos prononcohet per tolerancen fetare

    Faqe 4 - Speciale
    24Qershor 2004 Gazeta "Panorama"

    Kryepeshkopi Janullatos

    intervista


    Kreu i Kishės Ortodokse Shqiptare tregon pėr takimin e parė nė Bajramin e 4 prillit tė vitit 1992


    “Si e kam njohur Hafiz Sabri Koēin”

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos: Humba njė mik


    Laureta Rryēi & Dorina Topollaj

    E cilėson si njė ndėr miqtė e tij mė tė mirė. Pėr Janullatos, Hazhi Hafiz Sabri Koēi ka qenė ndėr njerėzit mė tė dashur qė ka njohur nė Shqipėri. Pėr 13 vite rresht bashkėpunimi mes tyre ka qenė, perfekt.

    Kryepeshkopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė, Anastas Janullatos, rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn ”Panorama” si e ka pėrjetuar vdekjen e ish-kreut tė Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi dhe marrdhėniet e reja me Komunitetin Mysliman. Ai tregon tė gjitha pėrpjekjet dhe bashkėpunimin midis tyre gjatė dekadės sė fundit. Lidhja mė e fortė, pėrveē festave fetare, duket se ka qenė edhe ēėshtja e pronave. Nė intervistėn e tij Janullatos, tregon edhe pėrpjekjet e dy komuniteteve pėr tė ndihmuar refugjatėt kosovarė gjatė kohės sė luftės.

    Katėr ditė mė parė, ėshtė ndarė nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi. Si e keni pėrjetuar Ju kėtė lajm?
    Ndjeva hidhėrim tė thellė. Kur tė ikėn njė njeri i dashur, njė mik, me tė cilin ke lidhje pėr shumė vite, ndjen shtrėngim nė zemėr. Gjithsesi, tė ngushėllon fakti se ai iku i qetė, mes dashurisė sė tė afėrmve tė tij dhe respektit tė njerėzve. Njėkohėsisht, mendova se ky udhėtim i fundit, na pret tė gjithėve dhe duhet tė bėhemi gati.

    A ju kujtohet hera e parė, qė jeni takuar me Haxhi Hafiz Sabri Koēin?
    Ishte festa e Bajramit e vitit 1992. Nė atė kohė isha Eksark i Patriarkanės Ekumenike. Kthehesha nė Shqipėri pas njė udhėtimi (2 prill) dhe mė 4 prill ishte Bajrami. E quajta pėr detyrė tė vizitoja kreun e Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė. Ishte komunikimi ynė i parė. Atmosfera ishte tepėr e pėrzemėrt.

    Nėse Ju mund ta pėrshkruani natyrėn dhe tipin e tij, ēfarė mund tė kujtoni?
    Mė bėri pėrshtypje serioziteti, por edhe afrimiteti i tij. Ishte njeri qė vuajti pėr shumė vite nė burg pėr besimin e tij fetar dhe u mbrujt brenda dhembjes dhe aspiratės. Ishte njeri i vendosur dhe dinamik, por njėkohėsisht, i butė dhe i qetė. Nė periudhėn e vėshtirė tė riformimit tė Komunitetit Mysliman, ai dha njė kontribut tė vyer.

    Historikisht, nė Shqipėri komunitetet fetare vlerėsohen se jetojnė nė harmoni. Sa harmoni ka pasur mes Jush, si kreu i Kishės Orthodhokse, dhe Haxhi Hafiz Sabri Koēit, si kreu i Komunitetit Mysliman?
    Siē e dini, gjatė 13 viteve tė fundit, Shqipėria u pėrball me shumė vėshtirėsi dhe kaloi periudha tepėr kritike. Miqėsia dhe besimi qė u zhvilluan midis nesh, ndihmoi nė pėrballimin sa mė tė drejtė tė problemeve tė ndryshme qė janė shfaqur (p.sh. kur disa nxėnės nė Voskopojė prishėn disa afreske historike, gjetėm mėnyrėn pėr t’iu shmangur tensioneve). Pėrgjithėsisht, jo thjesht kultivuam frymėn e tolerancės fetare, por punuam edhe pėr bashkėjetesė harmonike dhe bashkėpunim ndėrmjet komuniteteve fetare. Gjatė festave e vizitojmė Komunitetin Mysliman dhe nga ana e tij, Haxhi Hafiz Sabri Koēi, me bashkėpunėtorėt e tij tė zgjedhur, vinte te ne nė festat tona, madje edhe nė periudhėn e fundit, kur shėndeti i tij ishte keqėsuar. Nuk harroj se nė aktivitetet zyrtare, me rastin e 10-vjetorit tė Fronėzimit tim si Kryepisksop, ai ishte i pranishėm nė kishė, bashkė me udhėheqėsit e tjerė tė komuniteteve fetare.

    Ju njiheni si njohės shumė i mirė i Islamit, pasi keni qenė lektor nė Universitetin e Athinės. Sa ju ka ndihmuar kjo nė marrėdhėniet ndėrfetare nė vendin tonė, qė nga momenti qė keni ardhur e deri mė tani?
    Pėr saktėsi, nuk isha lektor, por pedagog i rregullt nė Universitetin e Athinės pėr njėzet vjet me radhė. Dega ime ishte Historia e Besimeve Fetare. Nė vitin 1975, pėr herė tė parė botova njė libėr pėr Islamin (deri tani kanė dalė 12 ribotime) dhe i detyrova studentėt qė ta studionin dhe, madje, ta jepnin provim kėtė lėndė. Gjithashtu, kam udhėtuar nė shumė vende islamike dhe, nė kuadrin e Kėshillit Botėror tė Kishave, kam qenė anėtar i ”Komisionit tė Dialogut me njerėz me bindje tė tjera fetare”. Sigurisht, tė gjitha kėto kanė ndihmuar nė kuptimin mė tė shpejtė tė kushteve tė veēanta qė ekzistojnė nė Shqipėri. Nė vitet e mėparshme, si pepdagog universiteti, kisha marrė pjesė mė tepėr nė dialogun teorik ndėrfetar. Por, kėtu nė Shqipėri mėsova se sa i rėndėsishėm ėshtė dialogu i jetės, pjesėmarrja e thjeshtė nė tė pėrditshmen dhe nė problemet me tė cilat pėrballet njė shqėri multifetare.

    Nė shumė ceremoni, ngjarje tė rėndėsishme ose edhe festa kombėtare, ju kemi parė Ju dhe dy krerėt e tjerė tė komunitetit fetar, atij katolik dhe mysliman. A mund tė na tregoni ndonjė episod me tė ndjerin Haxhi Hafiz Sabri Koēi?
    Nė kėtė ēast, nuk mė vjen ndėrmend diēka konkrete. Por mbaj mend se nė shumė pritje qė jepnin pėrfaqėsi tė ndryshme, ēuditeshin, jo thjesht qė na shihnin bashkė, por sepse konstatonin njė familjaritet dhe marrėdhėnie tė pėrzermėrta.

    A keni pasur vizita tė ndėrsjellta me Haxhi Hafiz Sabri Koēin, pėr ēėshtje tė ndryshme?
    Fola mė parė pėr vizitat e shumta qė kryenim gjatė festave fetare. Gjithashtu, shumė shpesh, kur komisione tė ndryshme vinin nga Amerika ose nga Evropa, pėr t'u informuar pėr sa ndodhnin kėtu, ishim gjithnjė bashkė dhe binim dakord pėr imazhin qė paraqisnim, lidhur me lirinė fetare ose me problemet qė pėrballojnė ende komunitetet tona fetare (si p.sh. ēėshtja e pronave tė komuniteteve fetare, qė ende mbahen tė konfiskuara).

    Njė takim interesant i juaji me Haxhi Hafiz Sabri Koēin dhe arqipeshkvit monsinjor Rrok Mirdita, ka qenė gjatė krizės nė Kosovė. Ju tė tre morėt nismėn pėr tė ndihmuar me materiale tė ndryshme refugjatėt kosovarė. A mund tė na tregoni sesi arritėt nė kėtė nismė?
    Nė kėtė periudhė tė vėshtirė, ishte e qartė qė tė gjithė duhet tė ndihmonin; secilin sa tė mundte mė mirė. Ne, nė Kishėn Orthodhokse vendosėm t'i bėnim njė thirrje miqve tanė nė Evropė dhe Amerikė. Grumbulluam 12 milionė dollarė dhe pėrfundimisht, ndihmuam mė shumė se 33.000 refugjatė. Organizuam dy kampingje (madje, i fundit qė funksionoi nė Shqipėri, ishte yni) dhe dėrgime tė vazhdueshme pakosh (me ushqime, ilaēe, veshmbathje) nė krahina tė ndryshme tė vendit. Veē ndihmės ekonomike, shumė grupe grash dhe tė rinjsh lanė punėn ose studimet pėr tė ndihmuar refugjatėt. Njė rast karakteristik ėshtė interesimi i veēantė pėr tė porsalindurit. Mbi 300 foshnje morėn sendet e para tė domosdoshme nga bashkėpunėtorėt tanė. Detyra e mbėshtetjes ndaj atyre qė ndodhen nė nevojė, ėshtė parimi-bazė pėr ata qė besojnė.

    Si e pėrjetuat JU largimin e Haxhi Hafiz Sabri Koēit nga kreu i Komunitetit Mysliman? A mendoni se largimi i tij ka ndikuar nė marrėdhėniet tuaja me drejtuesit e kėtij komuniteti dhe a ėshtė e njėjta linjė komunikimi me krerėt e sotėm, si mė parė?
    Ėshtė e natyrshme, qė nė ēdo komunitet fetar tė ketė ndryshime nė udhėheqje, pėr mė tepėr, kur ka arsye shėndetėsore dhe moshe. Sidoqoftė, marrėdhėniet qė kemi zhvilluar ndėrmjet dy komuniteteve tona fetare, janė shumė mė tė gjera. Edhe me udhėheqjen e re, tė nderuarin Haxhi Selim Muēa, marrėdhėniet tona janė tė shkėlqyera. Besoj qė ishte fat qė pas vdekjes sė Hafiz Sabri Koēit, Kryesinė e Komunitetit Myslimane e mori njė njeri i aftė, me kulturė dhe fisnik, qė e njeh mirė traditėn, por dhe me prespektivė tė qartė evropiane. Jam absolutisht i bindur se bashkėpunimi ynė do tė jetė shumė harmonik dhe krijues, dhe do tė kontribuojė nė zhvillimin e pėrparimin e gjithė shoqėrisė shqiptare.



    Njė miqėsi 12-vjeēare

    Kryepeshkopi i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, Anastas Janullatos, ka pasur njė miqėsi 12-vjeēare me tė ndjerin, kreun e Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi. Ata janė njohur nė fillim pėr shkak tė pozicionit tė tyre, por mė pas kanė vėnė re se pėrveē se aq, mund tė ishin dhe miq shumė tė mirė. Kjo ka ndikuar pozitivisht, sipas Kryepeshkopit, jo vetėm nė marrėdhėniet midis tyre, por edhe nė marrėdhėnit mes tė dy feve. Ata shpesh e kanė vizituar njėri-tjetrin, jo vetėm nė rastet e festave, por edhe nė ato raste kur nė Shqipėri kanė mbėrritur tė huajt. Qėllimi i tyre i vetėm nė kėto raste ka qenė evidentimi i njė imazhi sa mė tė mirė mes bashkėpunimit dhe tolerancės fetare. Vetėm katėr ditė mė parė, ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Hafiz Sabri Koēi, u largua pėrgjithmonė. Por pėrsėri kjo nuk ka ndikuar te Kryepeshkopi Anastas Janullatos, nė marrėdhėniet e tij me Komunitetin Mysliman. Ky i fundit ruan kujtime shumė tė bukura pėr tė ndjerin Hafiz Sabri Koēi. Numri njė i Kishės Orthodhokse nė Shėqipėri ka ndjekur tė gjithė traditėn e fesė tjetėr nė shenjė respekti



    Kush ėshtė kryepeshkopi Anastas Janullatos

    Anastas Janullatos, para se tė vinte nė Shqipėri me detyrėn e Kryepeshkopit tė Kishės Orthodhokse, ka dhėnė mėsim nė njė nga universitetet e Athinės nė lėndėn Historia e Feve. Mė pas, ai emėrohet numri Njė i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, duke mbajtur tė njėjtin pozicion, pa ndryshim, edhe sot e kėsaj dite. Nė vitin 2001 ka qenė kandidat pėr ēminin Nobel pėr Paqe. Po nė tė njėjtin vit, ėshtė dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Aktualisht, ai vazhdon tė jetė Kryepeshkop i Kishės Orthodhokse. Ardhja e tij shėnon, gjithashtu, edhe faktin qė nuk ka pasur kryepeshkop shqiptar, pėr shkak tė gradave shkencore qė duhet tė ketė njė prift pėr tė marrė njė post tė tillė. Fakti i qėndrimit pėr shumė kohė tė gjatė, ėshtė protestuar nga Kisha Ortodokse e shqiptarėve tė Amerikės dhe Kanadasė. Sipas tyre, tashmė ka ardhur koha qė drejtimin e kishės duhet ta marrė njė kryepeshkop shqiptar. Megjithatė, duhet vlerėsuar se nė gjithė kėto vite drejtimi, Anastas Janullatos ka ditur tė gjejė gjuhėn e bashkėpunimit me tė gjithė pėrfaqėsuesit e tjerė tė feve, mbi zhvillimin e shoqėrisė shqiptare.

  2. #2
    Agim Bardhi
    Anėtarėsuar
    07-04-2004
    Vendndodhja
    Elbasan.
    Postime
    43

    Kryepeshkopi: "Dhuna dhe terrorizmi nė kundėrshtim me frymėn e besimit

    Dhuna dhe terrorizmi janė nė kundėrshtim me frymėn e vėrtetė tė besimit fetar.


    Prof. Dr. Anastasi*


    E gjatė ėshtė lista e viktimave tė terrorizmit qė nisi mė 11 shtator 2001 nė Nju Jork, deri nė hekatombat e fėmijėve tė pafajshėm nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė. Ndėrmjet tyre rrezikon tė gjendet edhe feja. Sidoqoftė, ndėrgjegja fetare tė mbetet nė rolin e vet tė shenjtė: paqtimin, mirėkuptimin, faljen, mbylljen e traumave. Gjatė kėtyre viteve tė fundit, nėpėr kongrese tė njėpasnjėshme ndėrfetare, ne, pėrfaqėsuesit e besimeve tė ndryshme kemi rėnė dakord qė feja duhet tė sjellė dhe tė mbėshtesė paqen nė botė, se dhuna dhe terrorizmi me prejardhje individuale, kolektive ose shtetėrore janė nė kundėrshtim me frymėn e vėrtetė tė fesė. Kemi dėnuar nė veēanti dhunėn dhe luftėn qė kryhen duke iu referuar vullnetit tė Perėndisė.

    Njėkohėsisht, pjesėmarrėsit ndėrmorėn detyrimin pėr t’u bashkuar me thirrjen e tė gjithė atyre mbi tė cilėt ushtrohet dhunė dhe gjithashtu, tė kontribuojnė me tė gjitha forcat pėr sigurimin e lirisė dhe dinjitetit tė ēdo personi e ēdo populli.

    Mė 5-7 shtator 2004 nė Milano, qindra pėrfaqėsues, burra e gra nga 60 vende dhe besime tė ndryshme tė mbarė botės, morėn pjesė nė kongres tė madh ndėrfetar me temė: “Guxim pėr njė humanizėm tė ri shpirtėror”. Thirrja pėr paqe, nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit, ndėrmjet tė tjerave thekson: “Paqe ėshtė emri i Perėndisė. Ndaj ata qė shfrytėzojnė emrin e shenjtė tė Perėndisė pėr tė bekuar veten e tyre nga Perėndia. Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė.

    Duke u thelluar nė traditat tona fetare, e kemi kuptuar mė mirė se frika, terrorizmi dhe lufta e vėnė njerėzimin nė rrezik vetėshkatėrrimi dhe sa njerėzit pėrfundojnė t’i nėnshtrohen asaj sė keqeje, tė cilės synojnė t’i kundėrvihen.
    Stuhia terroriste dhe ajo e luftės qė ka shpėrthyer nė fillim tė shekullit tė 21-tė, nuk duhet tė marrė me vete edhe shenjtėrinė e fesė, duke infektuar zemrat e njerėzve me hidhėrim dhe armiqėsi ndaj fesė sė tjetrit. Shkatėrrime mė tė kėqija edhe se ato nga armėt e shkatėrrimit nė masė, mund tė shkaktojnė nxitja e intolerancės fetare. Radioaktiviteti i urrejtjes, i pasuruar me “uraniumin” e pasionit fetar, zgjat edhe pas mbarimit tė akteve terroriste dhe konflikteve luftarake, pėr dhjetėravjeēarė, ndoshta pėr shekuj, siē ka ndodhur me kryqėzatat dhe “luftėrat e shenjta” tė sė kaluarės.

    Tė gjithė sa i besojnė “Perėndisė sė dashurisė” (Rom. 15:33; Filip , 4:9; Hebr. 13:20 etj.), nuk mund tė mos pėrsėrisim me ngulm pėrgjėrimin “pėr paqen nė mbarė botėn” dhe tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat qė nė tokė tė mbizotėrojnė drejtėsia dhe paqja.

    *Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė



    Gazeta "Shekulli" 17/09/2004
    Jepni opinionet tuaja mbi rolin e fese per drejtesi e paqe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Bardhi : 17-09-2004 mė 07:50

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Jo tolerance por kooperim

    Nga Fortlumturia e Tij\ His Beatitude
    Anastas Janullatos


    .... Qenia njerezore eshte diēka me e nderlikuar se ē'mendojne zakonisht. Keshtu qe, une besoj se tani Shqiperia ka nje mundesi te re e te madhe qe qendron ne faktin se jo vetem thjeshte tolerojme njeri-tjetrin, por edhe jetojme se bashku. Fjala tolerance eshte shume e dobet pe te shprehur ate qe ne perjetojme tani. Jetojme nje nivel te ri marredheniesh, nje bashkejetese paqesore. Dhe megjithate edhe kjo eshte shume e dobet per te shprehur realitetin tone fetar. Qe nga Sinodi i dyte i Vatikanit, dhe pas perjetimit te perbashket te martirizimit qe vuajtem ketu, ne tani perjetojme nje nivel te trete marredheniesh, nje nivel bashkepunimi vllazeror dhe krijues. Kjo eshte ajo qe duhet te kultivojme per te ardhmen. Ne te shkuaren ne ishim ketu ne kufijte midis Lindjes dhe Perendimit, ku perjetuam ndarjen. Tani, kemi rolin profetik te jemi ura midis Lindjes dhe Perendimit, ku japim nje deshmi te vazhdueshme te respektit tone te sinqerte per njeri-tjetrin.Respekti per njeri-tjetrin eshte mesimi i vertete qe ne duhet t'i japim gjithashtu gjithe Ballkanit. Shqiperia ka vuajtur shume, por ne kemi diēka per te eksportuar. Nga ana shpirterore, ne nuk jemi nje vend i varfer, por ne jemi nje vend i pasur ne vetendergjegjen tone qe te jetojme sebashku. Ne kemi nje respekt te thelle per njeri-tjetrin dhe ky respekt shkon edhe pertej kishave te krishtera. Perqafon edhe komunitetet e tjera dhe madje arrin edhe tek ata qe nuk besojne; sepse per ne, ata qe nuk besojne nuk jane armiq, por jane viktima te vete mosdijes se tyre. Ne i respektojme dhe i duam ata dhe do te donim te punonim me ata per nje te ardhme me te mire...


    ©KPM

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •