Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 110
  1. #21
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Besoj se do jen kenge te bukura....te shohim...
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    haha Inteligjente , nuk besoj se do ndodhi ashtu fare , ska lidhje ajo gje .. nuk jane te gjithe aq injorante ..

    Me behet qefi per kete arritje te Simakut , gjithmone ka qene e zonja si ne Shqiperi dhe ne Usa po e tregon veten , bravo ..
    Me pelqen fakti qe ka dashur te shprehi me ane te muzikes identitetin tone kombetar ..
    uroj te kete sukses

  3. #23
    Degjoni fraksjone te kengeve te ketij albumi ketu:
    http://muzarecords.com/#music

    Blejeni ketu:
    http://www.amazon.com/gp/product/B00...Fencoding=UTF8
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 09-02-2006 mė 23:02

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    I degjova ca prej tyre .. me pelqyen .. muzika shume e embel , kenga Se Sa ma mbushi mendjen .. do ta blej ...lol

  5. #25
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Urime te metejshme Simaku...
    Jap fjalen qe do ta degjoj kete album

    P.S: SERIOZISHT E KAM

  6. #26
    Nr. 1 Maska e marius
    Anėtarėsuar
    21-08-2005
    Vendndodhja
    Diku afer ferrit...
    Postime
    43
    I degjova dhe me pelqyen shume kenget e shqiptares Simaku.Kishte nje ze shume te kendshem!!!!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    S'kam nigju ndonje kenge te simakut..., qe kur ka hikur. Jam e gezuar qe ka arritur qellimin e saj ne jet.

  8. #28
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    un e degjova ate kengen e haxhires...shum e bukur..me pelqeu
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  9. #29
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    me behet qejfi per Parashqevine dhe me vjen mire te behet e njohur ne bote anything Albanian, muzika, etj

    tani une i them burre (ose grua) atij qe e mer i pari kete CD-ne dhe e kopjon dhe na i dergon me yousendit ta degjojme te plote


    P.S. Tek ai website-i qe ka pjese te kengeve dhe info per to, i ka titujt edhe shqip edhe anglisht...e vute re qe kenga Nr. 2 e ka titullin ne shqip Se-sa kurse ne anglisht Come to me ... di njeri ta perktheje kete ne njeren prej gjuheve?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-02-2006 mė 03:25

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    14
    Nje nate mes VIP-ve shqiptar ne Nju Jork – Yjet e artit e kultures shqiptare permovuan CD - in . "Echoes From Iliria" - Jehone nga Iliria, te Parshqevi Simakut
    Nga BEQIR SINA, Nju Jork


    Kenaqesi e te gjithe shqiptareve te kene Parashqevi Simakun perseri ne mesin tone


    Manhattan (New York, NY) : Ne nje nga supermaketat, me te medhat ne Amerike, te tregetimit te librave, CD-ve,revistave e katalogjeve artistike nga me te njohurat ne bote " BORDERS Books, Music & Café", ne Manhattan (New York, NY), superstari i muzikes shqiptare ne Amerike, Parshqevei Simaku, pormovoi CD-in me te re te saj titulluar . "Echoes From Iliria" (Jehone nga Iliria). Nje album i veqante ky me kenge shqiptare popullore nga Shqiperia, Kosova e Ēameria. Pas yjeve amerikane John Hayat, Tim Petersen, Gray Parker, Vander Shaphreder,.ne supermarketin " BORDERS Books, Music & Café" ne Manhattan (New York, NY), u shfaq mbreme mes adhuruesve te shumte dhe ylli I kenges popullore shqiptare, Parashqevi Simaku.



    Ne permovimin e kesaj CD-je moren pjese disa nga VIP-at shqiptar te artit e kultures ne SHBA-es. Stan Dragoti, aktori dhe regjisori i njohur i Hollivudit, lindur me 4- Tetor -1932 ne New York City, me preardhje shqiptare. Vjen nga nje familje Tepelenase, qe kane emigruar shume heret ne SHBA-es. Artsiti i fotos artsistike nga "Studio Berisha", ose nga qendra e madhe kulturore, per paraqitjen e bukurosheve shqiptare ne konkurse te ndryshme, sfilatat, koncertet dhe kalendaret, artisti fotograf shqiptaro - amerikan Fadil Berisha, artisti i njohur i fotografise profesioniste ne ShBA-es. Vjen nga nje familje me tradita nga Tropoja. Dritan (Tony) Dovolani, nje djale nga Dibra, e i lindur ne fshatin me te njejtin emer, katund ky ne afersi te Peshkopise, prefektura e i Dibres, qe prej moshes 14-vjeēare jeton ne njeren prej lagjeve me te populluara me emigrate shqiptare, kryesishte, ata te emigruar nga Dibra e Madhe(Maqedoni) dhe prefektura e Dibres ne Shqiperi . Nje nga figurat me popullore, artistike e me te njohurat ne komunitetin shqiptare ne Nju Jork, e rreth tij . Pretendenti me i forte ne spektaklin amerikan “Vallezim me yjet” me partneren e tij Stacy Keibler. Intelektuali i njohur Gary Q. Kokalari nga Gjirokastra, rrjedh nga nje familje fisnike gjirokastrtite i afert shume me intelektualen e ekzekutura nga rregjimi diktatorial Musine Kokalari

    CD : 'Jehone nga Iliria'
    Mbreme, doli ne tregun muzikor Amerikan, ne supermarketin me te madhe ne Amerike, te tregetimit te librave, CD-ve,revistave e katalogjeve me te njohura ne bote " BORDERS Books, Music & Café" ne Manhattan (New York, NY) albumi i ri i kengetares se mirenjohur shqiptare Parashqevi Simaku. Albumi me titullin 'Jehone nga Iliria' del ne shitje ne dyqanet kryesore muzikore te Amerikes dhe ne dyqanet e shumta virtuale ne internet ne te gjithe boten . Kompakt disku me 10 kenge u promovua mbreme dhe mund te degjohet tash brenda gjithe dyqaneve te rrjetit 'Virgin Megastores' ne SHBA, ku klientet do te kene mundesine te degjojne dhe te blejne permbledhjen e fundit te muzikes popullore shqiptare. Gjithashtu, Simaku ne bashkepunim me Borders Books & Music gjate permovimit kendoje LIVE dhe leshoi shume autografe.
    Yjet e artit e kultures flasin eskluzivisht per gazeten tone :


    Robert Nolfe - Per mua personalishte, eshte kurorezimi i nje suksesi 10 -vjeēare.Dhe une e kuptoj fare mire sot, se ēfare kemi bere per te nxjerr ne pahe vlerat e muzikes folklorike shqiptare me bashkeshorten tim Simakun, duke mbledhur muziken me te bukur popullore shqiptare nga te gjitha anet e Shqiperise. Pra kjo eshte nje shume e vqante dhe e gezuar per mua personalisht dhe per te dashuren time Simaku, djalin tim Luka, te permovojme kete CD- te titulluar “Jehone nga Iliria”. Permovimi i kesaj CD-je eshte permovimi i vet vlerave te kesaj kengetarje Yll i muzikes popullore shqiptare. Publiku do te jete ai qe do t'a vlersoje me mire kete CD- e cila bart ne vetvete realizimin e nje niveli nderkombetar dhe e prezanton muziken e bukur shqiptare, ne nivele nga me bashkohoret. Kjo mendoj se eshte "ndalesa" e pare , ne shpresojme te bejme edhe albume te tjera te cilat do te dalin nga burimi i muzikes popullore shqiptare. Nje muzike kjo nga me te vjeterat ne Ballkan me tradite e kulture te njohur ne historine e ketyre popujve. Ne po pergatitemi te bejme nje koncert "live" per te gjithe shqiptaret qe baonjne ne SHBA-es. Gjithashtu ne mendojme te terheqim me muziken tone edhe jo -shqiptaret, pasi muzika ka te njejten "gjuhe" ne te gjithe boten, ajo eshte e dashur dhe e kuptueshme per ēdo njerin qe e degjon ate dhe e shijon muziken.


    Laureta Ismaili – Mjeshtre e Artit, "Pa diskutim qe eshte diēka shume e bukur, d.m.th bashkepunim i dy muzikave dhe dy kulturave shqiptare dhe amerikane. Eshte nje kenaqesi e te gjithe shqiptareve te kemi Parashqevi Simakun perseri ne mesin tone."


    Arieta Gashi - Modeliste shqiptaro - amerikane "Jam larguar nga Shqiperia, shume e vogel, dhe me kujtohet edhe sote Parashqevi Simaku duke kendur me nje kor femijesh. Prej at'here une une jame bere nje adhuruese e madhe e saj."


    Fadil Berisha: “Eshte nje kenaqesi e madhe per mua te marre pjese ne kete eveniment ku permovohet nje artiste e madhe shqiptare. Eshte kenaqesi per ne si shqiptare te tregojme perpara amerikaneve vlerat dhe bukurine e muzikes sone popullore. Dhe besoj se me kete permovim " ne kemi hapur nje dere" ne Amerike me muzike popullore shqiptare. Eshte me te vertet nje kenaqesi e veqant, te degjosh e shikosh ne kete supermarket te madhe ku jane super yjet e artit e te muzikes amerikane e boterore te shohesh ne stendat e saj edhe nje CD-i shqip dhe anglisht me titull :" “Jehone nga Iliria”. Kjo na bene krenar dhe na jep nder qe jemi shqiptar”.


    Stan Dragoti –“ Se kisha menduar kurre se jemi kaq shume shqiptare dhe se kemi kaq shume adhurues te muzikes e artit shqiptar ne Amerike. Eshte me te vertet nje kenaqesi e madhe te krijosh nje bote shqiptare ne mes te Nju Jorkut. Ky eshte nje sukses i cili duhet te mos harrohet por te percillet edhe ne evenimente te tjera”.


    Toni Dovolani –“ Ishte nje nga netet me te bukura te jetes sime. Pash nje kengetare shqiptare qe e kisha enderruar gjithnje t'a degjoja "live". Simaku eshte nje yll i kenges shqiptare ne Amerike.”


    Gary Q. Kokalari - “E kam ndjekur vazhdimisht kete kengetare. Me ka bere pershtypje vokali i saj dhe bukuria. Ka nje menyre te veqant Simaku te beje per vete te gjithe ata qe e degjojn zerine saj te mrekullueshem . I uroje perzemersisht susksese.”
    Zeri i Parashqevi Simakut pas permovimit ne Nju Jork, iu dha falas adhuruesve te saj me nje autograf


    Mesohet se kengetarja shqiptare, Simaku ka dhuruar albumin e ri “Jehone nga Iliria”' falas, per tregun e Shqiperise, Kosoves, Mal te Zi dhe Maqedonis
    Kur Simaku nenshkroi kontraten ne Hollivud muajin e kaluar, ajo arriti te siguroje te drejtat ekskluzive per territorin e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise duke i mbajtur ato jashte kontrates.
    Deklarate zyrtare nga Parashqevi Simaku per mediat:
    "Gjate kesaj periudhe deshiroj te deklaroj se i jap te drejtat e prodhimit, shumefishimit dhe shperndarjes se albumit tim te fundit 'Jehone nga Iliria' falas per territorin e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Keto kenge popullore i perkasin popullit tim sepse keto jane kenget qe me kane bere te jem ajo qe jam sot.

    Une, Parashqevi Simaku, i jap te drejten te gjitha dyqaneve dhe stacioneve radio-televizive ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni te shesin, perdorin dhe te shperndajne albumit tim 'Jehone nga Iliria'. Ne Shqiperi une tashme kam shperndare 250 kopje te masterit te kompakt diskut qe eshte prodhuar nga Sony/MBG ne SHBA. Kjo eshte nje dhurate nga ana ime dhe e bashkeshortit e ne te njejten kohe producentit tim Robert Nolfe si nje kontribut i yni per te ruajtur muziken Shqiptare.
    Me shume dashuri dhe respekt...Parashqevi Simaku dhe Robert Nolfe."

  11. #31
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Une vajta dhe e bleva CD-ne e saj. Mbeta shume e zhgenjyer. Parashqevi Simaku ka nje ze aq fantastik dhe vete e kendon ca kenge kot, shume te trasha... kenge me te cilat ne tallemi.

    Haxhire moj Haxhire,
    lalen tate ku e le?
    Haxhireja na ka ike,
    me kapele Rrepublike.
    Haxhireja eshte kacake
    neper fusha, neper male.

    Tjetra:

    Permbi Tepelene ma kishe shtepine,
    qaje moj Minushe, qaje Shqiperine.

    Nuk m'u duk fare punim dinjitoz. Te nje te huaji qe s'di Shqip ndoshta i pelqen zeri i saj, por per ne te tjeret qe i dijme kenget popullore, na kujtohen koherat e gjimnazit kur kendoheshin "bejte" me kenget popullore, duke i tallur ose duke perdorur fjale banale ne vend te atyre origjinaleve. Parashqevi ka kohe qe ka ikur nga Shqiperia dhe kjo mund te shpjegoje faktin qe s'di c'te kendoje, s'di cfare kengesh te zgjedhi. Per mua kendonte me mire atehere kur s'kishte "liri artistike" se sa tani qe e ka. Me duket e pabesueshme qe ka kaluar kaq ore, kaq dite, kaq jave... sidoqe te jete, duke sajuar kenget, melodine, duke praktikuar, e nuk u permend NJE HERE qe te degjoje se sa QESHARAKE jane kenget vete. Zeri: "creme de la creme. Kenget: such a shame".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-03-2006 mė 01:06
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  12. #32
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Une vajta dhe e bleva CD-ne e saj. Mbeta shume e zhgenjyer. Parashqevi Simaku ka nje ze aq fantastik dhe vete e kendon ca kenge stupid, shume te trasha... kenge me te cilat ne tallemi.

    Haxhire moj Haxhire,
    lalen tate ku e le?
    Haxhireja na ka ike,
    me kapele Rrepublike.
    Haxhireja eshte kacake
    neper fusha, neper male.

    Tjetra:

    Permbi Tepelene ma kishe shtepine,
    qaje moj Minushe, qaje Shqiperine.

    Nuk m'u duk fare punim dinjitoz. Te nje te huaji qe s'di Shqip ndoshta i pelqen zeri i saj, por per ne te tjeret qe i dijme kenget popullore, na kujtohen koherat e gjimnazit kur kendoheshin "bejte" me kenget popullore, duke i tallur ose duke perdorur fjale banale ne vend te atyre origjinaleve. Parashqevi ka kohe qe ka ikur nga Shqiperia dhe kjo mund te shpjegoje faktin qe s'di c'te kendoje, s'di cfare kengesh te zgjedhi. Per mua kendonte me mire atehere kur s'kishte "liri artistike" se sa tani qe e ka. Me duket e pabesueshme qe ka kaluar kaq ore, kaq dite, kaq jave... whatever, duke sajuar kenget, melodine, duke praktikuar, e nuk u permend NJE HERE qe te degjoje se sa RIDICULOUS jane kenget vete. Zeri: creme de la creme. Kenget: such a shame.
    Leila, jam plotesisht dakord me ty ne cdo gje qe ke kapur.
    Une nuk isha aty, (festoja ditelindjen - lol) por kenget i kam degjuar nje pjese ne website-n e saj (ato 15-20 sekonda) dhe nuk kam marre aspak pershtypje te mire. Vertet zhgenjim nga nje artiste me shume talent.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  13. #33
    Nuk e kam degjuar akoma albumin e fundit qe ka nxjerre, por pata rastin ta shoh ne nje koncert recital te saj para disa vitesh. Ne ate kohe ishte duke prezantuar nje album me kenge ne anglisht. Nje interpretim i ngrohte me publikun, por dukej sikur kishte "humbur kontaktin" me kenget shqiptare dhe ne ato pak kenge ne shqip qe kendoi.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #34
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Thumbs up

    parashevisi maku gjendet ne amerike me sa me duketme kan pelqejt kenget

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    14

    Jehonė Nga Iliria

    Xhesti i bukur i Parashqevi Simakut

    “Kėto kėngė popullore i perkasin popullit tim sepse kėto janė kėngėt
    qė mė kanė bėrė tė jem ajo qė jam sot.” simaku


    Dikur princesha e padiskutueshme e skenės sė muzikės sė lehtė shqiptare, Parashqevi Simaku edhe pse larg prej shumė vitesh akoma mban tė forta ato emocione qė i ka falur vetėm publiku shqiptar. Ajo ka tepėr dashuri dhe respekt pėr muzikėn popullore shqiptare e kjo vihet re fare kollaj kur dėgjon secilėn prej kėngėve tė albumit tė saj tė ri, JEHONĖ NGA ILIRIA.

    Njė sukses i padiskutueshėm pėr kėngėtaren, tashmė nėnė e njė djali tė vogėl, ishte kontrata qė lidhi me gjigandin e muzikės SONY/MBG pėr prodhimin dhe shpėrndarjen e albumit tė ri nė ShBA dhe perėndim. Hera e parė qė njė zė shqiptar do tė ketė njė mbėshtetje kaq tė fuqishme nė marketing.
    E megjithatė ndėrsa kėto mė lart janė tė gjitha mirė e bukur, dėshiroj tė ndalem tek njė tjetėr surprizė nga Parashqevia. Ajo dhe bashkshorti kanė vendosur qė pėr tė gjithė territorin shqiptar nė Ballkan pra Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni tė mos pėrfitojė asnjė qindarkė nga tė drejtat e autorit. Ajo ua dedikon dhe fal kėtė album shqiptarėve.

    Me pak fjalė Parashqevia u jep lejė tė plotė tė gjitha radiove dhe TV shqiptare ta transmetojnė pa drojė albumin e ri “Jehonė nga Iliria”. Ajo u jep leje shitėsve tė muzikės tė shumfishojnė dhe shesin albumin me kėngė popullore. Shpresoj qė tregėtarėt e muzikės nė Shqipėri tė tregohen po aq zemėrgjerė sa Parashqevia e ta shesin CDnė kundrejt njė ēmimi minimal - ose sa pėr tė mbuluar kostot.

    “Kjo ėshtė muzika e popullit tim…” shprehet Parashqevia, dhe kėtė vendim pėr tė mos pėrfituar nga shitjet e albumit nė trevat shqiptare kėngėtarja dhe bashkshorti e shohin si detyrimin dhe ndihmėn e tyre pėr muzikėn shqipare, tė cilėn tė dy e adhurojnė sinqerisht.
    Albumi “Echoes from Iliria” gjendjet nė shitje nė shumė prej dyqaneve tė muzikės nė ShBA, pėrfshi Borders, Tower Records, Wal Mart, Best Buy, Circuit City apo amazon.com.

    Mė poshtė mund tė lexoni deklarimin publik tė ēiftit:
    Dėshiroj tė deklaroj se i jap tė drejtat e prodhimit,shumėfishimit dhe shpėrndarjes sė albumit tim tė fundit ‘Jehonė nga Iliria’falas pėr territorin e Shqiperisė, Kosovės dhe Maqedonisė. “Kėto kėngė popullore i perkasin popullit tim sepse kėto janė kėngėt
    qė mė kanė bėrė tė jem ajo qė jam sot.” nga Blendi Salaj

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Dikur me ka pelqyer shume.Ka qene nje nga Yjet e muzikes Shqiptare.
    Nuk kam degjuar asgje te re nga ajo.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Postime
    14

    Simaku turne ne US me CD Jehone nga Iliria

    LIVE ne Borders Books & Music ne Paramus, NJ

    --------------------------------------------------------------------------------

    Te dashur bashkeatdhetare

    Sony/BMG dhe Borders Books & Music prezantojne

    Parashqevi Simaku me CD ne gjuhen shqipe "Jehone nga Iliria"

    Parashqevi Simaku do te kendoje te shtunen me daten 6 Maj, ne oren 3pm ne Borders Books & Music ne Paramus, NJ

    Turneu i Simakut eshte sponcorizuar nga Sony/BMG dhe Borders Books & Music.


    May 6 at 3pm - Paramus, NJ

    May 12 at 12pm - Boston, MA

    May 13 at 7pm - Fairfield, CT

    May 20 at 7pm - Philadelphia, PA

    Jun 2 at 7pm - Chicago, IL

    Jun 3 at 2pm - Birmingham, MI (Detroit)



    Per me shume informacione shkoni

    www.simaku.com

  18. #38
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Parashqevija ka profil te vetin ne myspace.com. E gjeni me faqe:
    http://www.myspace.com/simaku.

    Me kenaqi me kenget qe ka vene aty nga albumi "Echoes from Iliria", sidomos "Pak me shume" ... e ka qare, per te qare!!!

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Genta Ismaili me kujton bukurine e kengetares Parasheve Simaku


  20. #40
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    I ngjan vertet shume. Derisa ia mesova emrin Genta Ismajlit, i thoja ajo qe i ngjan Parashqevise.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aktivitete, organizime mbrėmjesh nė Chicago, IL
    Nga mario_kingu nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 380
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:42
  2. Aktivitete, organizime nė NYC, NY!
    Nga Toro nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 12:41
  3. VIP-at shqiptar
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 228
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 14:56
  4. Thoma Simaku
    Nga Shijaksi-London nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-12-2009, 22:46
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 18:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •