Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    39
    Postime
    6,849

    Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane

    Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane: Efikasitet me i madh kunder organizatave kriminale


    Vendet e Ballkanit Perendimor diskutojne menyren e bashkepunimit per te rritur goditjen ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Alfred Moisiu: “Organizatat kriminale perpiqen, jo ne pak raste me mjaft sukses, te korruptojne funksionare dhe deri gjyqtare per te lehtesuar veprimtarine e tyre kriminale”
    Ministrat e Drejtesise se vendeve te Ballkanit nisen te premten nje takim ne Tirane, duke synuar rritjen e bashkepunimit mes tyre ne luften kunder krimit te organizuar. Takimi u iniciua nga Ministri I Drejtesise, Fatmir Xhafaj, dhe delegacionet miratuan nje rezolute te perbashket, ne te cilen shprehet vullneti i autoriteteve rajonale per te bashkepunuar ne luften kunder krimit, trafiqeve dhe korrupsionit.

    Dokumenti nder te tjera parashikon vendimin per te punuar se bashku ne drejtim te marreveshjeve dypaleshe mbi ekstradimin dhe ndihmen e ndersjellte, si dhe inkurajon bashkepunimin rajonal, sidomos ndermjet autoriteteve gjyqesore. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit ofruan garanci qe organet policore, autoritetet doganore, gjyqtaret dhe prokuroret, te pergatiten si duhet per gjetjen, hetimin dhe ndeshkimin e anetareve te grupeve kriminale. Ne fjalen e tij pershendetese, Presidenti I Shqiperise, Alfred Moisiu, vleresoi faktin qe te gjithe Ministrat e Drejtesise se Ballkanit Perendimor diskutojne mes tyre per te gjetur mjete dhe metoda me efikase te perbashketa per t’iu pergjigjur ne menyre efektive agresivitetit, organizimit dhe sofistikimit te veprimtarise se organizatave kriminale. "Keto organizata, vec trafikimit te qenieve njerezore, lendeve narkotike dhe mbeturinave toksike, perpiqen, jo ne pak raste me mjaft sukses te korruptojne funksionare dhe deri gjyqtare per te lehtesuar veprimtarine e tyre kriminale", tha Moisiu. Per Kreun e Shtetit Shqiptar, asnje vend i vetem, sado I perparuar, nuk mund te ishte ne gjendje te perballonte e te luftonte me sukses krimin e organizuar dhe ate transnacional. "Fakti, - tha Moisiu, - qe ne rajon ka vende qe jane anetare te Bashkimit Europian dhe vende qe jane ne prag te anetaresimit dhe aspirojne per t’u anetaresuar ne kete Bashkim, ndihmon qe ky proces te jete gjitheperfshires, duke krijuar nje mundesi me teper per vendosjen e standarteve te njejta ose te peraferta per te gjitha vendet tona". Takimin e Ministrave te Drejtesise e pershendeten edhe zevedeskryeministri Namik Dokle, Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, dhe ai i Rendit Publik, Igli Toska.Te pranishem ne takim si te ftuar speciale, ishin perfaqesues te Bashkimit Europian, Komisionit Europian, si dhe delegacione nga Ministrite e Drejtesise se Austrise, Greqise dhe Italise. Lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte nje kerkese e vazhdueshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian u ben vendeve te Ballkanit Perendimor. Rrjetet kriminale nga keto vende vleresohet te jene shtrire edhe ne shume vende te Perendimit, ndersa shqetesues per ekspertet nderkombetare te antikrimit jane edhe rruget e trafikut te lendeve narkotike, qe pershkojne vendet e Ballkanit Perendimor.

    Nga:
    Elton METAJ
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    39
    Postime
    6,849
    Lidhur me perpjekjet eventuale per riorganizimin e hartes se Ballkanit: Nano paralajmeron Serbine

    Kryeministri paralajmeron Beogradin ndaj cdo perpjekje per riorganizimin e hartes se Ballkanit: "Meqenese shumica derrmuese e protagonisteve politike te Beogradit zyrtar kane deficit ne autoritetin brenda, merren me Kosoven, merren me riorganizimin e hartes se Ballkanit ne favor te Serbise". Nano pranon per here te pare se grupe deputetesh, te lidhur me biznesin, kane arritur te triumfojne ne Kuvend
    .
    Kryeministri i Shqiperise, Fatos Nano, ne nje referat para studenteve te Universitetit te Elbasanit, vleresoi politiken rajonale te qeverise se tij, ndersa paralajmeroi Beogradin ndaj cdo perpjekje per riorganizimin e hartes se Ballkanit.



    "Ne qofte se politika zyrtare e Tiranes zyrtare do te ishte konfliktuale, posesive apo paternaliste, Ballkani nuk do te kishte kete stabilitet dhe ritem zhvillimi drejt kthimit ne nje zone europiane, drejt anetaresimit ne BE", u shpreh Nano. "Natyrisht, - tha Kryeministri, - kete gje pa shume konflikte e ka realizuar nje grup I caktuar qe zbaton me vullnet te plote progresist skemat e integrimit".



    Sipas tij, nese do te ishte ndryshe, mund te luhej kollaj me deficitin e autoritetit brenda, me temat e rikthimit ne te drejten historike te komuniteteve shqiptare qe jetojne jashte kufijve, sic mund ta beje ndonje vend ne rajonin tone. "E bejne serbet kete sot. Serbia qe ka nje paqendrueshmeri dhe fragmentim te larte politik, ka nje indiferentizem ne rritje te popullsise se re drejt zgjedhjeve dhe prandaj ka tregues kritikisht te larte te radikaleve, nostaligjikeve dhe te ish-Milloshevicianeve ne rezultatet zgjedhore dhe ne kontrollin e institucioneve qe jane ngritur", paralajmeroi Kryeministri. Per shefin e qeverise se Tiranes, ne vend qe politika zyrtare e Beogradit te dominohet nga temat qe syndojne e gjitha kryeqytetet e tjera te Ballkanit, ato te reformave, integrimit, luftes kunder kriminalitetit, informalitetit e trafiqeve, dominohet nga temat e nacionalizmit. "Meqenese shumica derrmuese e protagonisteve politike te Beogradit zyrtar kane deficit ne autoritetin brenda, merren me Kosoven, merren me riorganizimin e hartes se Ballkanit ne favour te Serbise", u shpreh Nano. Ai shtoi se nuk mund te arrihet te pershpejtohet ritmi i zhvillimit dhe integrimit per Ballkanin, ne qofte se ngelen vatra te tilla, qe e kane spirancen mbrapa dhe nuk e kane spirancen ne Bruksel, por e kane ne periudhat historike. Lideri socialist permendi me mburrje se qeveria e tij kishte ditur te mbante Shqiperine ne hulline e duhur.



    "Nuk ka terminal tjeter per Kosoven, pervec Brukselit, nuk ka terminal tjeter per Serbine dhe Malin e Zi pervec Brukselit. Nuk ka zgjidhje pa Brukselin, pa integrimin ndaj paradoksit te sotem, qe ne Ballkan ka 5 shtete dhe 7 kryeqytete, sepse edhe Prishtina dhe Podgorica kane Parlamente te votuara drejperdrejte dhe te zgjedhura demokratikisht", vleresoi Kryeministri I Shqiperise. Ai shtoi se keto parlamente nuk mund te mbeten pa kompetencat e ushtrimit te sovranitetit, te cilat neser do t'i ndajne me Brukselin. Ne kete kuader, Nano shtoi se i kishte paraqitur BE-se vizionin e tij, se nuk mund te kete dy vullnete politike te Shqiperise per integrim; ate te moderacionit dhe te nxitjes se transformimeve ne rajon dhe ate te mungeses se vullnetit per te luftuar krimin dhe korrupsionin brenda. "Shqiperia nuk mund te zhvillohet me dy standarte. Shqiperia nuk mund te vleresohet me dy standarte", u shpreh Fatos Nano. Kryeministri: Lobingjet zoterojne Kuvendin Kryeministri Fatos Nano pranoi per here te pare se lobingje deputetesh, te lidhur me biznesin, kane arritur te triumfojne ne Parlament, duke mundesuar ndryshimin e ligjeve. Ne nje referat me teme "Kostot dhe perfitimet e integrimit te Shqiperise", mbajtur ne Universitetin e Elbasanit, Nano foli per nje presion te biznesit mbi politiken. Ne kete menyre, ai ka pranuar indirekt vetem nje pjese te kritikave te ambasadorit te Bashkimit Europian ne Tirane, Lutz Salzman, i cili ishte shprehur per renien e Shqiperise ne duart e faktoreve ekonomike kriminale. "Antiglobalizmi ka filluar te shfaqet edhe ne mjediset tona. Ende nuk eshte puritar apo naiv, sepse eshte nje nga segmentet e konfliktet e interesave apo lobingjeve te interesave, qe po cenon hapjen dhe integrimin", u shpreh shefi i qeverise. Me tej, Nano nenvizoi se ka nje debat te madh, nese hapja e Shqiperise per kapitalin e madh te huaj do te behet ne kurriz te kapitalit vendas, qe po zmadhohet dhe po rritet. "Ky presion vjen tek politika, apo te qeveria, ky presion eshte nje e vertete qe nuk e fsheh dot. Hyn edhe ne Parlament, duke bere lobingje deputetesh", u shpreh Kryeministri. Sipas tij, "jo
    rralle ndodh qe edhe ligjet e bera me eksperiencen me te mire te nderkombetareve dhe faktoreve joqeveritare gjithashtu, ndryshohen ne seancen plenare, kur lobohen interesa edhe ne Parlament". Me kete deklarim, Nano ka pranuar se mazhoranca e tij ka rene shpesh here pre e lobingjeve te ndryshme. Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane kritikuar ne kete drejtim vecanerisht rastin e rritjes se tarifes doganore per birren apo lenien ne funksionim te dyqaneve pa taksa ne pikat kufitare (duty free shops). Me pas, qeveria e Tirana korrigjoi gabimin e bere, duke njoftuar rregullisht edhe Organizaten Boterore te Tregtise.


    Gjithashtu, ne referatin e tij per integrimin, diten e pare te shkolles per universitetet, Nano tha se eshte fakt publik, i qendrueshem, i vertetuar edhe nga sondazhet e Eurobarometrit, qe vokacioni, aspirata dhe vota e shqiptareve per t'u anetaresuar ne BE apo ne NATO eshte gati 100 perqind. "Debati i sotem nese ka monopole apo kemi konkurence ne treg, pas anetaresimit (ne BE), do te zhvillohet nga Komisioni i Konkurences se Brukselit dhe jo nga institucioni perkates ketu (ne Shqiperi)", nenvizoi shefi i qeverise. Qeveria e Kryeministrit Nano eshte kritikuar ne vazhdimesi per mungesen e vullnetit per kryerjen e reformave dhe deklarata e 20 diteve me pare e ambasadorit te BE-se ne Tirane duket se ishte pika me kulmore, ku Salzman fliste per nje ekonomi informale qe kishte ne duar Shqiperine.

    Nga:
    Elton METAJ (Tirane)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 15:27
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •