Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane: Efikasitet me i madh kunder organizatave kriminale
Vendet e Ballkanit Perendimor diskutojne menyren e bashkepunimit per te rritur goditjen ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Alfred Moisiu: Organizatat kriminale perpiqen, jo ne pak raste me mjaft sukses, te korruptojne funksionare dhe deri gjyqtare per te lehtesuar veprimtarine e tyre kriminale
Ministrat e Drejtesise se vendeve te Ballkanit nisen te premten nje takim ne Tirane, duke synuar rritjen e bashkepunimit mes tyre ne luften kunder krimit te organizuar. Takimi u iniciua nga Ministri I Drejtesise, Fatmir Xhafaj, dhe delegacionet miratuan nje rezolute te perbashket, ne te cilen shprehet vullneti i autoriteteve rajonale per te bashkepunuar ne luften kunder krimit, trafiqeve dhe korrupsionit.
Dokumenti nder te tjera parashikon vendimin per te punuar se bashku ne drejtim te marreveshjeve dypaleshe mbi ekstradimin dhe ndihmen e ndersjellte, si dhe inkurajon bashkepunimin rajonal, sidomos ndermjet autoriteteve gjyqesore. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit ofruan garanci qe organet policore, autoritetet doganore, gjyqtaret dhe prokuroret, te pergatiten si duhet per gjetjen, hetimin dhe ndeshkimin e anetareve te grupeve kriminale. Ne fjalen e tij pershendetese, Presidenti I Shqiperise, Alfred Moisiu, vleresoi faktin qe te gjithe Ministrat e Drejtesise se Ballkanit Perendimor diskutojne mes tyre per te gjetur mjete dhe metoda me efikase te perbashketa per tiu pergjigjur ne menyre efektive agresivitetit, organizimit dhe sofistikimit te veprimtarise se organizatave kriminale. "Keto organizata, vec trafikimit te qenieve njerezore, lendeve narkotike dhe mbeturinave toksike, perpiqen, jo ne pak raste me mjaft sukses te korruptojne funksionare dhe deri gjyqtare per te lehtesuar veprimtarine e tyre kriminale", tha Moisiu. Per Kreun e Shtetit Shqiptar, asnje vend i vetem, sado I perparuar, nuk mund te ishte ne gjendje te perballonte e te luftonte me sukses krimin e organizuar dhe ate transnacional. "Fakti, - tha Moisiu, - qe ne rajon ka vende qe jane anetare te Bashkimit Europian dhe vende qe jane ne prag te anetaresimit dhe aspirojne per tu anetaresuar ne kete Bashkim, ndihmon qe ky proces te jete gjitheperfshires, duke krijuar nje mundesi me teper per vendosjen e standarteve te njejta ose te peraferta per te gjitha vendet tona". Takimin e Ministrave te Drejtesise e pershendeten edhe zevedeskryeministri Namik Dokle, Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, dhe ai i Rendit Publik, Igli Toska.Te pranishem ne takim si te ftuar speciale, ishin perfaqesues te Bashkimit Europian, Komisionit Europian, si dhe delegacione nga Ministrite e Drejtesise se Austrise, Greqise dhe Italise. Lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte nje kerkese e vazhdueshme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian u ben vendeve te Ballkanit Perendimor. Rrjetet kriminale nga keto vende vleresohet te jene shtrire edhe ne shume vende te Perendimit, ndersa shqetesues per ekspertet nderkombetare te antikrimit jane edhe rruget e trafikut te lendeve narkotike, qe pershkojne vendet e Ballkanit Perendimor.
Nga:
Elton METAJ
Ruaj Lidhjet