Hyrje: Sot po paraqes serish disa pasazhe nga mesimet e Shen Kozmait, qe u flijua per besimin e krishtere ortodoks ne Shqiperi. Shenjti ka gjetur nderim te madh nder popullin e thjeshte besimtar, edhe nje numer i pafund mrekullish edhe nderhyrjesh hyjnore i jane atribuar atij, qe prej kohes se shtegtimit te tij ne kete bote.
Gjithashtu, sebashku me Malazezin, Shen. Joan Vladimiri, i shekullit 11, manastiri i te cilit gjendet ne Sh'Gjon te Elbasanit, edhe Shen Vlashin armenin, manastiri i tecilit gjendet ne Shen Vlash te Durresit, Shen Kozmai eshte nje nga shenjtoret me te nderuar ne te krishteret ortodokse shqiptare.
Perendia:
Eshte e kuptueshme qe te fillojme mesimin tone me Perendine, edhe kur te kemi mbaruar, te falenderojme Perendine - jo se une jam i denje qe te ze me goje e te shqiptoje emrin e Perendise, por se jam i sigurte se Perendia me shtyn te veproje keshtu, nepermjet meshires se Tij te madhe e te pafund.
Perendia, i Gjithemiri edhe i Gjithemeshirshmi, o vellezerit e mi, eshte Nje, edhe kushdo qe thote se ka shume perendi, eshte prej djallit. Ai eshte nje Triune: Ati, Biri edhe Shpirti i Shenjte; serish nje natyre, nje lavdi, nje mbreteri, nje Perendi. Ai eshte i gjithe drite, i gjithi lumturi, i gjithi meshire, i gjithi dashuri.
Kete Trini te Tereshenjte e lavderojme edhe nderojme ne te krishteret ortodokse. Ai eshte Perendia i vertete, edhe te gjithe perendite e tjera te ashtequajtura, jane demone. Edhe nuk jemi vetem ne qe besojme, lavderojme edhe adhurojme Trinine e Shenjte, por engjejt, kryeengjejt, e te gjitha fuqite qiellore, po aq te shumte sa edhe yjet e qiellit edhe kokrat e reres se detit, qe papushim i kendojne hymne edhe e adhurojne kete Trini te Gjitheshenjte. Serish, nga dashuria per Trinine e Shenjte, burra e gra, te shumte si yjet e qiellit edhe kokrat e dheut te detit, derdhen gjakun e tyre, edhe po aq shume mohuan boten edhe shkuan neper shkretetira duke cuar nje jete shpirterore, edhe po aq shume jetuan ne bote me vetepermbajtje, pasterti, agjerim, lutje, lemoshe edhe virtute te tjera. Edhe te gjithe vajten ne parajse e gezojne ngahera.
Dashuria:
Ne deshirojme qe ta kalojme mire ne kete jete edhe qe te shkojme ne parajse, edhe qe te therrasim Perendine tone te dashur At, neve na duhen dy dashuri:
Dashurine per Perendine edhe dashurine per te afermin tone.
Nje lloj dashurie e tille eshte natyrale, ndersa mos pasja e tyre, eshte kundra natyres. Po ashtu sikunder dallendyshes i duhen dy krahe qe te fluturoje ne ajer, po keshtu edhe ne kemi nevoje per keto dy dashuri, pasi pa to, nuk mund te shpetohemi.
Le te kemi pra Dashuri per Perendine edhe per te afermin tone. atehere Perendia vjen edhe na sjell gezim, duke mbjelle jeten e perjeteshme ne zemrat tona, e keshtu ne ia kalojme mire ne kete jete edhe po ashtu vemi ne parajse, ku gezohemi perjetesisht.
I lumur eshte ai njeri qe i ka te dyja keto dashuri ne zemren e tij, ate per Perendine edhe tjetren per te afermin e tij. Ai me siguri qe ka edhe Perendine, edhe kushdo qe ka Perendine, ka edhe cdo bekim edhe nuk mund ta duroje dot mekatin.
Po ashtu, mjere ai qe nuk i ka keto dy dashuri. Me siguri qe ai ka djallin edhe te ligen, edhe fejen gjithnje.
Perendia, vellezerit e mi, na kerkon qe ti kemi keto dy dashuri. Po ashtu sikurse thote edhe Ai vete ne Ungjill: "Nga keto dy urdheresa, varet i gjithe ligji edhe profitet." Me ane ketyre dy dashurive, te gjithe shenjtoret e Kishes sone, burra e gra, fituan shenjterine edhe parajsen. Kushdo qe ka dashurine e bekuar, se pari per Perendine edhe se dyti per te afermin e tij te krishtere, behet i denje se marri Shen Trinine ne zemren e tij.
Nese deshironi te shpetoheni, mos kerkoni gje tjeter ne kete bote, aq shume sa dashurine.
vazhdon....
Krijoni Kontakt