Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ketu ti ben nje gabim kur thua se Shen Kozmai si mik i Ali Pashes nuk mund te behej faktor zvogelimi taksash.

    Ali Pasha filloi sundimin pas largimit te shenjtorit nga kjo jete. Ndaj miqesia me Ali Pashen eshte faktor neutral ne kete rast.

    Nga ana tjeter Shen Kozmai predikoi pro taksave te te krishtereve, pra mesimi i tij nuk binte ndesh me politikat otomane. Por ishin pikerisht keto politika qe e cuan perandorine otomane drejt shkaterrimit.E permenda me siper parimin: "Jepi Cezarit cka i takon Cezarit".

    Ndersa per ndryshimin e perqindjeve ne shek 16, kjo erdhi si rezultat i mungeses se Shen Kozmajve ne ate shekull. Shen Kozmai punoi me ata qe ngelen besnike, per t'i ruajtur ata nga konvertimi. Pa Shen Kozmane sot do kishim nje popullsi Shqiptare me rreth 90-100 % muslimane!

    Nuk mund te mohohet ne asnje menyre roli i Kishes Greke ne fitoren e pavaresise se Greqise. Ishte pikerisht Kisha Greke qe me shkollat e fshehta rizgjoi ndjenjat e vjetra per pavaresi. Shen Kozmai ishte pjese e kesaj Kishe dhe roli i tij ishte pjese e rolit te saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 25-08-2010 mė 08:31
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pastaj dhe ti vete je shprehur se Shen Kozmait i dedikohet moskthimi i besimtareve orthodhokse ne fe tjeter tek kjo teme:

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=4405
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po, kam shkruajtur se atij i dedikohet moskthimi. Pra, une nuk e mohoj dot faktin se ne ambientet ortodokse ka mbisunduar ne nje menyre ose tjeter ky lloj opinioni, sic eshte ngulitur thelle po ashtu opinioni se vetem nje pjese e popullsise i mbijetoi terrorit turk, kurse pjesa tjeter iu dorezua per shkaqe taksash etj.
    Si njeri opinion edhe tjetri, meqenese besohen ne terren, nuk dmth automatikisht se jane te verteta.
    Te dyja opinionet kane absurditetet e veta.

    Sa per taksat, nga njera ane thua se populli po i dorezohej presionit per nderrim te fese per shkak te taksave, nga ana tjeter thua se Kozmai nuk binte ndesh politikes se pagimit te taksave dhe e pranons e kishte miqesi me pinjolle te politikes turke ne rajon si Ali Pasha.
    Pra, i bie qe tematika e tij nuk ka qene aspak mos-dorezimi per shkak taksash, por me teper rindergjegjesimi tek ata qe kishin mbetur ortodoks i identitetit ortodoks-bizantin, duke rrenjosur nga njera ane fene e nga ana tjeter kulturen helene. Kozmai veproi brenda kufijve gjeografike dhe kulturore-fetare te Bizantit dhe iu drejtua qytetareve kristiane bizantine te cilet, vlleh, grek apo allvanoi i bashkonte feja greke-ortodokse edhe gjuha greke. Pikerisht ajo cfare Greqia eshte sot.
    Pra, kemi te bejme me nje mentalitet krejtesisht tjeter politik-kulturor nga ai prej te cilit u formua Shqiperia moderne.

    Sa per pavaresine, rolin kryesor e ka luajtur krahu laik iluminist nder greke, te mbeshtetur fuqimisht nga perendimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 25-08-2010 mė 14:25

  4. #24
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ajo qe une kam thene se Shen Kozmai predikonte qe me mire te paguani taksat se sa te ktheheni ne fene islame. Sepse, sic shprehet ai vete ne ligjeratat e tij, "Asgje ne kete bote nuk eshte juaja, ndaj nqs ja u marrin mos u brengosni. Ruani vetem Krishtin dhe shpirtin"

    Po ashtu ai predikonte qe "Falenderoni Zotin qe solli turqit dhe jo ndonje perandori tjeter. Sepse turqve nqs u jep para nuk ta prekin fene, por po te ishte dikush tjeter mund t'ju detyronte t'ju kthente ne fe tjeter me force"

    Keto predikime u shkonin per shtat turqve, sepse atyre u interesonte qe te vilnin sa me shume taksa, nga ana tjeter ata harruan se duke ndjekur kete politike ata nuk arriten dot te prekin shpirtin e kombeve orthodhokse, sepse u morren pasurite por nuk ua demtuan identitetin. Ndaj dhe shume shpejt erdhen revolucionet dhe shkaterrimi i perandorise otomane.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shen Kozmai eshte nje murg tipik agjiorit, me nje parafytyrim te caktuar gjeopolitik, ku identiteti bazohej me se shumti ne tipin e te qenit roman (romei) i krishtere me baze edukimin helen, pra ishte bizantinas i kulluar.
    Si rrjedhim, shenjteria e tij dhe mesazhi i tij moral, ne nje kohe qe i pershtatet shtetit modern grek, qe u krijua mbi baza te forta te mentalitetit bizantin, ndersa bie ndesh me mentalitetin qe sherbeu per krijimin e komb-shtetit modern shqiptar, duhet pare ne kontekst.
    Seminarist, ke filluar te merresh me "gjykimin" e Shenjtoreve qe Kisha i nderon si "te Barabarte me Apostujt" dhe qe derdhen gjakun e tyre per Krishtin? Me duket duhet ta ndryshosh emrin ne forum nga "Seminarist" ne "Shekullarist" pasi gjykime te tilla per shenjtorin mbajne vetem pinjollet e turqve te mbetur ne Shqiperi si Sherif Delvina dhe propagandiste te paguar nga matane Adriatikut si Pellumb Xhufi. Qe nga momenti qe nje besimtar zgjedh te dali me "gjykimet e veta" qe bien ndesh me mesimet e Kishes dhe te tradites se komunitetit ku je lindur e rritur, je komplet ne rrugen e gabuar.

    Nuk mund te mohohet ne asnje menyre roli i Kishes Greke ne fitoren e pavaresise se Greqise. Ishte pikerisht Kisha Greke qe me shkollat e fshehta rizgjoi ndjenjat e vjetra per pavaresi. Shen Kozmai ishte pjese e kesaj Kishe dhe roli i tij ishte pjese e rolit te saj.
    Gabimi qe Seminaristi e shume si ai bejne, eshte se mundohen te "reziviziojne historine" duke e "gjykuar" shenjtorin ne "kontekstin" e historise qe rrodhi me vone pas martirizimit te shenjtorit. Eshte njesoj si nje njeri qe e gjykon historine e shekullit te XVIII me syzet e vitit 2010, e jo me syzet e kohes ne te cilen shenjtori jetoi. Historianet profesioniste dhe tradita e Kishes nuk na e "zbukurojne" jeten e Shenjtorit, as nuk mundohen ta gjykojne jeten e predikimet e tij, ato thjeshte na e sjellin kujtimin e jetes se tij ne kontekstin e vetem: kontekstin e kohes ne te cilen ai jetoi dhe u martirizua. Prandaj ne predikimet me lart lexon vetem citate e predikime te Shenjtorit, jo "interpretime" dhe "gjykime".

    Nese Seminaristi ben gabimin e "revizionimit" te historise, ti ben gabimin e "ekzagjerimit" apo "zbukurimit" te jetes se shenjtorit. Shenjtori nuk i solli Greqise pavaresine. Shenjtori as nuk perfaqesonte Kishen greke, pasi ai ishte murg ne Malin e Shenjte, me pasuri te vetme roben e trupit, nje pale sandale prej sholli, nje ungjill, nje stol druri dhe ripin e lutjes qe mbajne murgjit.

    Nese ka nje merite te shenjtorit, merita e vetme e tij eshte MBUSHJA ME SHPRESE PERENDIE E SHPIRTIT TE BESIMTAREVE ORTHODHOKSE NE BALLKAN, kudo qe ai predikoi. Shpresa e Perendise po venitej ne shpirtin e orthodhokseve pas 4 shekujve pushtimi otoman. Dhe shenjtori e mbajti gjalle kete shprese e kete besim me predikimet e profecite e veta, e mbi te gjitha, me shembullin e jetes se tij. Besimtaret e thjeshte orthodhokse ne mbare ballkanin ne ate kohe vuanin nga venitja e shpreses tek Perendia, besonin se Perendia i kish braktisur e nuk i degjonte me lutjet e tyre, duke i lene ne meshiren e osmanllinjve. Shen Kozmai e ndryshoi kete gje, me predikimet e profecite e tija, profeci te dhuruara nga Hiri i Perendise, qe u bene realitet ne kohen qe ai jetoi, u bene realitet pas vdekjess e tij, po behen realitet edhe sot e kesaj dite.

    Ali Pashe Tepelena e nderoi jeten e shenjtorit, duke ngritur edhe kishen e pare ne vendin ku ai u martirizua, pikerisht pasi edhe ai pa ate qe pane shume besimtare te krishtere orthodhokse e myslimane bektashij ne jug te vendit: qe ky ishte nje njeri i shenjte i Perendise, qe Perendia i kish dhene dhuraten e profecise, te shikonte te ardhmen e historise se atyre trevave. Profeci qe kishin te benin edhe me vete jeten e Pashait.

    Shqiptaret ne traditen e tyre e nderojne shenjtorin e tyre me nderim te jashtezakonshem pasi u fali drite e shprese Perendie ne oret me te erreta te historise se tyre. Mesazhi konstant ne gjithe predikimet e Shen Kozmait eshte: Perendia nuk ju ka braktisur, as ju mos e braktisni Ate! Dhe ky mesazh ishte aktual atehere, eshte aktual edhe sot.

    Albo

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo, nuk gjykoj askund shenjtorin. Une jam mare me bindjet fikse e te pabaza te Matrix, por edhe te kujtdo tjeter, bindje te cilat ai si ndan vetem ne kete teme.

    Nqs ka pas nje kohe, kur ka pas nevoje per Shen Kozma (qe mban gjalle besen dhe ndalon bjerrjen ne besim), kjo ka qene periudha e Dulles 45-90. Por Shen Kozma te tille nuk pati!!!!!

    Ne kohe te Shen Kozmait te vertete, ortodoksia si ka pas punet aq keq, sa ti varte shpresat tek mberritja e ndonje Shen Kozmai. Te mos i ekzagjerojme gjerat.
    Sic e pranon edhe vete ti, ishte pikerisht Ali Pasha, nje turk per Kozmain, qe ia ngrejti manastirin.


    Shenjtori as nuk perfaqesonte Kishen greke, pasi ai ishte murg ne Malin e Shenjte,
    Kjo shprehje eshte gabim. Kisha greke eshte pikerisht kisha e stambollit. Ndersa kisha e Greqise eshte nje pjelle moderne dhe eshte greke per aq sa i takon shtetit grek, por jo ne kuptimin klasik te fjales. Aq me teper qe ne kohe te Kozmait ska pasur shtet grek dhe kisha e grekeve ishte kisha e udhehequr nga stambolli.


    Nese ka nje merite te shenjtorit, merita e vetme e tij eshte MBUSHJA ME SHPRESE PERENDIE E SHPIRTIT TE BESIMTAREVE ORTHODHOKSE NE BALLKAN, kudo qe ai predikoi. Shpresa e Perendise po venitej ne shpirtin e orthodhokseve pas 4 shekujve pushtimi otoman. Dhe shenjtori e mbajti gjalle kete shprese e kete besim me predikimet e profecite e veta, e mbi te gjitha, me shembullin e jetes se tij. Besimtaret e thjeshte orthodhokse ne mbare ballkanin ne ate kohe vuanin nga venitja e shpreses tek Perendia, besonin se Perendia i kish braktisur e nuk i degjonte me lutjet e tyre, duke i lene ne meshiren e osmanllinjve. Shen Kozmai e ndryshoi kete gje, me predikimet e profecite e tija, profeci te dhuruara nga Hiri i Perendise, qe u bene realitet ne kohen qe ai jetoi, u bene realitet pas vdekjess e tij, po behen realitet edhe sot e kesaj dite.

    Pikerisht ketu ti ke bindje fikse si te Matrix:
    - Nuk mbushi me shprese shpirtet e besimtareve ortodokse te Ballkanit, por me teper te trojeve klasike te bizantit te vone - epiri i veriut, jugut dhe greqia e sotme. Nuk u perzie aspak me sllavet.
    - nuk ma ha mendja se nder ortodokse ekzistonte shqetesimi se Perendia i kishte braktisur per shkak se ishin ne otomanizem. Ne rang popullor, besimi ishte nje menyre jetese qe rridhte per inerci te mentalitetit social te formuar prej shekujsh. Populli i thjeshte ndiqte verberisht ritualet kishtare pa e vrare mendjen shume. Shumica e popullit ne terren ishte mesuar me kete menyre jetese, ku qeveria qendrore ishte ne dore te turqve ndersa ortodokset qeveriseshin nga kisha.
    Ata qe e vuanin menderisht te qenit nen turkun ishin kokra dhe ishin shoke te Kozmait murgj neper manastire e jo populli i thjeshte neper fshatra. Po ashtu ishin greket e rinj te diaspores, te cilet nuk kishin nevoje per predikimet e Shen Kozmait.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Jo, nuk gjykoj askund shenjtorin. Une jam mare me bindjet fikse e te pabaza te Matrix, por edhe te kujtdo tjeter, bindje te cilat ai si ndan vetem ne kete teme.
    Tema nuk eshte per bindjet e pabaza te Matrix, tema eshte per jeten e shenjtorit. Po nuk ke gje per te shtuar e per te na mesuar me shume se ato qe jane shkruajtur me lart mbi jeten e shenjtorit, heshtja eshte flori. Njerezit nuk mesojne vetem duke i korrigjuar, por duke ua zgjeruar edhe oreksin e dijes, duke u servirur me shume informacion mbi jeten e shenjtorit. Ashtu mesojne ne menyre te pavetedijshme.

    Nqs ka pas nje kohe, kur ka pas nevoje per Shen Kozma (qe mban gjalle besen dhe ndalon bjerrjen ne besim), kjo ka qene periudha e Dulles 45-90. Por Shen Kozma te tille nuk pati!!!!!
    Eshte njesoj si te thuash "Pse na braktise o Zot?!" ne ato vitet e komunizmit. Je duke bere me faj Perendine apo je duke na thene se besimi i krishtere orthodhoks mori fund me vitet e komunizmit? Njerezit me besim te tronditur nga themelet mendojne ne kete menyre, jo njerezit me besim. Njerezit me besim asnjehere nuk e vene ne medyshje Vullnetin e Perendise, edhe kur jane ne doren e xhelatit.

    Ne vitet e komunizmit Shqiperia ka qene e mbushur me Shen Kozma, martire te besimit. Plot sa te duash. Njerez te drejte e te pafajshem qe nuk ia shiten shpirtin se keqes qe pushtoi vendin, nuk u vune ne sherbim te se keqe, por u qendruan besnike moralit te drejte orthodhoks. Kjo u kushtoi edhe jeten, u kushtoi edhe lirine, u kushtoi edhe internimin. Arsyeja perse nuk i njohim jeten e ketyre martireve eshte sepse nuk u dime as varret dhe jeta e tyre nuk eshte e dokumentuar ne libra, eshte e dokumentuar ne procesverbalet e arkivave te Sigurimit te Shtetit.

    Djalli godet me fort atje ku ka shpresetari Perendie, dhe Perendia asnjehere nuk e braktis popullin e vete, as nje besimtar te vetem. I madh ka qene edhe Hiri i derdhur i Perendise si gjate viteve te komunizmit, edhe ne vitet me pas. Nese historia e komunizmit na meson ndonje gje, mesimi me i madh eshte pikerisht, njeriut po i mohove besimin ne Perendi, kthehet ne kafshe me fytyre njeriu. Kurse mesimi me i madh i post-komunizmit shqiptar, te pakten per mua: besimi ishte kalaja e vetme qe komunizmi dhe diktatura komuniste shqiptare nuk arriten ta mposhtin dot. Fryti i pare i lirise e demokracise ishte rizbulimi i besimit e adhurimit ne Zot.

    Kjo shprehje eshte gabim. Kisha greke eshte pikerisht kisha e stambollit. Ndersa kisha e Greqise eshte nje pjelle moderne dhe eshte greke per aq sa i takon shtetit grek, por jo ne kuptimin klasik te fjales. Aq me teper qe ne kohe te Kozmait ska pasur shtet grek dhe kisha e grekeve ishte kisha e udhehequr nga stambolli.
    Nga Stambolli nuk eshte udhehequr vetem kisha e grekerve, por edhe e shqiptareve, edhe e bullgareve, edhe e serbeve, edhe e gjithe popujve orthodhokse te Ballkanit pasi ne ate kohe asnje prej popujve ballkanik nuk kish marre tomusin e autoqefalise nga Patriarkana e Stambollit. Ti dhe shume si puna tende, e anashkaloni kete fakt, pasi ju leverdis qe te perligjni bindjet nacionalisto-anadollake tuajat: ne-dhe-ata, greket-dhe-shqiptaret.

    Kur Shen Kozmai shkoi ne Stamboll per te kerkuaj lejen e Patrikut per te predikuar mes popujve orthodhokse, e beri kete gje per shume arsye Arsyeja e pare, per ti kerkuar lejen hierarkut per te predikuar ne dioqezat qe vareshin prej tij. Arsyeja e dyte, per te siguruar lejen e Portes se Larte me anen e Patriarkanes, pasi Rumelia ishte nen kontrollin administrativ te osmanllinjve. Dhe arsyeja e trete, dhe arsyeja me kryesore, Shen Kozmai shkoi tek Patriku per tu rrefyer dhe per te marre bekimin e tij ne misionin e tij te martirizimit per hir te Krishtit. Murgjit e Malit te Shenjte nuk lene Malin e Shenjte e qeline e tyre ne manastir per pune kapricoje, e lene vetem atehere kur ati i tyre shpirteror i urdheron qe te shkojne diku, ose kur Perendia u shfaq planin e Tij per jeten e tyre. Dhe nje shenjtor si Shen Kozmai te cilit Perendia i kish dhene dhuraten e profecise, i cili profetizoi kudo ku i shkeli kemba, kujton se nuk e kish pare fundin e jetes se tij? Apo kujton se ata kadinjte e njerezit e administrates osmane e shihnin me syrin e mire kete murg qe predikonte per fene orthodhokse mes popullsise se perzier te atyre trevave?!

    Shen Kozmai i lutej Perendise qe ta bente te denje qe ta mbyllte jeten e tij si martir te besimit! Perendia e pa te denje dhe jo vetem i fali nje fund prej martiri, por e ka lumeruar kujtimin e tij ne perjetesi.

    - Nuk mbushi me shprese shpirtet e besimtareve ortodokse te Ballkanit, por me teper te trojeve klasike te bizantit te vone - epiri i veriut, jugut dhe greqia e sotme. Nuk u perzie aspak me sllavet.
    Shen Kozmai ka predikuar edhe mes sllaveve te jugut. Te pakten une keshtu kam lexuar e mesuar ne ato libra qe me kane rene ne dore mbi jeten e shenjtorit. Mbase jo per nje kohe aq te gjate sa ne trojet qe me pas u bene pjese e Greqise e Shqiperise, por ka predikuar edhe mes tyre. Shen Kozmai ishte gati ti predikonte jo vetem te krishtereve orthodhokse, qofshin keta shqiptare apo greke, por kujtdo qe kish deshire te degjonte. Fronin e mbante me vete se ishte i shkurter e ulej mbi te e predikonte me ze te larte ne mes te fshatit, qytetit, e kudo qe e zinte dita apo nata. Shen Kozmai i predikoi edhe Ali Pashe Tepelenes, te cilit i profetizoi ngritjen ne pushtet e fundin e tij.

    Prandaj mos u perpiq ti veshesh paragjykimet e tua shenjtorit.

    - nuk ma ha mendja se nder ortodokse ekzistonte shqetesimi se Perendia i kishte braktisur per shkak se ishin ne otomanizem. Ne rang popullor, besimi ishte nje menyre jetese qe rridhte per inerci te mentalitetit social te formuar prej shekujsh. Populli i thjeshte ndiqte verberisht ritualet kishtare pa e vrare mendjen shume.
    Ashtu do te jete! Populli nuk e vriste mendjen shume. Perse ta vriste? Me mire i krishtere orthodhoks e qytetar i dores se dyte e pa te drejta se sa mysliman e me te gjitha te drejtat. Me mire te paguaje takse dyfish se ai myslimani shtetit osman; me mire te paguash per te ngritur kishat qe i digjnin e vidhnin myslimanet; me mire i krishtere qe te na i marrin femijet ne lufte Sulltanet sa here qe tu doje qejfi me nje te rene te penes ne ferman. Populli orthodhoks shqiptar do te kete qene pikerisht, ashtu sic thua ti: shume budalla. Po te ishin te zgjuar, do benin sic bene te gjithe shqiptaret e tjere qe u bene myslimane e perfituan prona e ofiqe plot, packa se hoqen doren nga ai besimi i te pareve. Pune e madhe apo ajo?

    Ama te te pyes, se une nje gje nuk kuptoj. Po mire nen turqi qe ketyre te krishtereve orthodhokse u hante kurrizi, por kur iken nga Turqia drejt Italise e Amerikes, perse e moren me vete ate fene e krishtere, nuk merrnin dot fene e italianeve romano-katolike apo protestanteve amerikane?! Cudi!

    Dallimi midis teje dhe Matrix eshte se Matrix e vlereson besimin orthodhoks dhe traditen orthodhokse te popullit shqiptar, packa se mund te mos ta njohi ate te plote. Askush nuk e njeh te plote, as une. Por ti nga ana tjeter, per cudine tende dhe te gjithe atyre qe te lexojne, sa me shume lexon e meson per fene orthodhokse, aq me te huaj e gjen veten ne te, prandaj edhe leshon brockulla si keto me lart.

    Albo

  8. #28
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Tema nuk eshte per bindjet e pabaza te Matrix, tema eshte per jeten e shenjtorit. Po nuk ke gje per te shtuar e per te na mesuar me shume se ato qe jane shkruajtur me lart mbi jeten e shenjtorit, heshtja eshte flori. Njerezit nuk mesojne vetem duke i korrigjuar, por duke ua zgjeruar edhe oreksin e dijes, duke u servirur me shume informacion mbi jeten e shenjtorit. Ashtu mesojne ne menyre te pavetedijshme

    Patjeter qe tema eshte ne lidhje me ate se cfare ne themi per shenjtorin, ndryshe do ishte gomarrllek te krijoje komanden "pergjigju" ne forumin qe eke krijuar me duart e tua. Keshtu qe, i bie qe heshtjen flori tua tregosh te tjereve qe jane kolopuce karshi teje, e jo mua, pasi je kolopuci im.



    Eshte njesoj si te thuash "Pse na braktise o Zot?!" ne ato vitet e komunizmit. Je duke bere me faj Perendine apo je duke na thene se besimi i krishtere orthodhoks mori fund me vitet e komunizmit? Njerezit me besim te tronditur nga themelet mendojne ne kete menyre, jo njerezit me besim. Njerezit me besim asnjehere nuk e vene ne medyshje Vullnetin e Perendise, edhe kur jane ne doren e xhelatit.

    Me faj Perendine e ben ti qe kerkon ti veshesh gjera qe Ai si ka ndermarre.



    Ne vitet e komunizmit Shqiperia ka qene e mbushur me Shen Kozma, martire te besimit. Plot sa te duash. Njerez te drejte e te pafajshem qe nuk ia shiten shpirtin se keqes qe pushtoi vendin, nuk u vune ne sherbim te se keqe, por u qendruan besnike moralit te drejte orthodhoks. Kjo u kushtoi edhe jeten, u kushtoi edhe lirine, u kushtoi edhe internimin. Arsyeja perse nuk i njohim jeten e ketyre martireve eshte sepse nuk u dime as varret dhe jeta e tyre nuk eshte e dokumentuar ne libra, eshte e dokumentuar ne procesverbalet e arkivave te Sigurimit te Shtetit.

    Keto jane bindje te tuat personale, qe per mua nuk qendrojne aspak. Vec ta sqarojme se ti ke dale nga ai rregjim 11 vjec e na flet sikur ke dale plak. Nuk ma ha mendja se kjo pune e pleqerise se nje 11 vjecari vjen nga mencuria!!!!



    Djalli godet me fort atje ku ka shpresetari Perendie, dhe Perendia asnjehere nuk e braktis popullin e vete, as nje besimtar te vetem. I madh ka qene edhe Hiri i derdhur i Perendise si gjate viteve te komunizmit, edhe ne vitet me pas. Nese historia e komunizmit na meson ndonje gje, mesimi me i madh eshte pikerisht, njeriut po i mohove besimin ne Perendi, kthehet ne kafshe me fytyre njeriu. Kurse mesimi me i madh i post-komunizmit shqiptar, te pakten per mua: besimi ishte kalaja e vetme qe komunizmi dhe diktatura komuniste shqiptare nuk arriten ta mposhtin dot. Fryti i pare i lirise e demokracise ishte rizbulimi i besimit e adhurimit ne Zot.
    Ha, kjo eshte satire...

    Ti po na thua se djalli goditi me keq Shqiperine se sa Greqine, meqe besimi ne Shqiperi ishte me i madh se sa ne Greqi? Kjo eshte nje menyre e paster e personalizimit te historise qe ti ia mvesh Zotit e djallit bashke.
    Ka njerez te tjeter qe e lexojne ndryshe historine: djalli godet pikerisht aty ku besimi eshte mohuar me pare.
    Nqs ka nje mesim qe na e dha komunizmi eshte se: teoria e mosheqsjes dore ngabesimi gjate terrorit turk 500 vjecar eshte perralle me mbret, sepse, sic e pame, brenda 2 a tre dekadash, nje popull i tere, ne mbi 90% te tij, e pranoi me dashje ose pa dashje Apostazine e 1967-tes.

    Ja po deshe nje test, meqe fryhesh shume: A njeh ndonje ti, aq me shume ne familje, fis, qytetin tend, qe ne 1967 te jete ngrejtur e ti thoshte qeverise se kohes se nuk e pranonte shpalljen ateiste te shtetit ku bente pjese?

    Ateizmi komunist erdhi sepse i gjeti njerezit INJORANTE sikurse edhe besimi masiv i post-90-es beri bum per shkak te po injorances edhe me te madhe se me pare.



    Nga Stambolli nuk eshte udhehequr vetem kisha e grekerve, por edhe e shqiptareve, edhe e bullgareve, edhe e serbeve, edhe e gjithe popujve orthodhokse te Ballkanit pasi ne ate kohe asnje prej popujve ballkanik nuk kish marre tomusin e autoqefalise nga Patriarkana e Stambollit. Ti dhe shume si puna tende, e anashkaloni kete fakt, pasi ju leverdis qe te perligjni bindjet nacionalisto-anadollake tuajat: ne-dhe-ata, greket-dhe-shqiptaret.
    Qe te jesh me i sakte, Kisha serbe ka qene autoqefale deri ne 1767. Po ashtu, shume studiues mendojne se edhe Kisha e Ohrit ishte autoqefale deri ne kete vit. Keshtu qe ai qe si di punet mire je ti dhe se une nuk anashkaloj asnje fakt.


    Dua ti pergjigjesh nje pyetje: Si eshte ndjere Shen Kozmai qe ne kohen qe ai bente udhetimet e famshme ne Jug, ka mesuar se ne Voskopojen ortodokse, kjo qender e kohes, kishte arsimim ne vllahisht e shqip pervec se edhe greqisht?


    Te thashe qe Kishe Greke eshte ne menyre klasike Kisha e Stambollit edhe jo ajo e shtetit grek. Deri ne shek.20 Kishe shqiptare nuk ka pasur. Kisha ortodokse ne trojet shqiptare ishte Kishe Greke edhe pse ne te kishte nje shumice besimtaresh shqiptare per nga gjuha qofte edhe etnia.
    Qe ta kuptosh kete eshte njesosj si te thuash psh qe Kisha e Shen Prokopit ne Tirane, edhe pse eshte Kishe vllehesh tradicionalisht, quhet Kishe shqiptare sepse komuniteti ne te edhe pse etnikisht vllah eshte brenda juridiksionit shteteroro-kishtar shqiptar.


    Apo kujton se ata kadinjte e njerezit e administrates osmane e shihnin me syrin e mire kete murg qe predikonte per fene orthodhokse mes popullsise se perzier te atyre trevave?!

    Jam i sigurte se kadinjve si plaste shume. Ata thjeshte shikon tek Kozmai nje tjeter murg qe bente detyren e tij. Nuk e besoj assesi se ne zemren e kadijve gelonte urrejtja demoniake kundra predikimit ndricues te cilit i frikesoheshin.
    Besoj se cdo gje rregullohej nga balancat e interesave ekonomike-politike-kulturore. Kush shkelte keto balanca e hante!



    Shen Kozmai i lutej Perendise qe ta bente te denje qe ta mbyllte jeten e tij si martir te besimit! Perendia e pa te denje dhe jo vetem i fali nje fund prej martiri, por e ka lumeruar kujtimin e tij ne perjetesi.

    Nuk e vej ne dyshim se ne relate me veten Shen Kozmai e donte martirizimin.




    Shen Kozmai ka predikuar edhe mes sllaveve te jugut. Te pakten une keshtu kam lexuar e mesuar ne ato libra qe me kane rene ne dore mbi jeten e shenjtorit. Mbase jo per nje kohe aq te gjate sa ne trojet qe me pas u bene pjese e Greqise e Shqiperise, por ka predikuar edhe mes tyre. Shen Kozmai ishte gati ti predikonte jo vetem te krishtereve orthodhokse, qofshin keta shqiptare apo greke, por kujtdo qe kish deshire te degjonte. Fronin e mbante me vete se ishte i shkurter e ulej mbi te e predikonte me ze te larte ne mes te fshatit, qytetit, e kudo qe e zinte dita apo nata. Shen Kozmai i predikoi edhe Ali Pashe Tepelenes, te cilit i profetizoi ngritjen ne pushtet e fundin e tij.

    Prandaj mos u perpiq ti veshesh paragjykimet e tua shenjtorit.

    Cfare paragjykimesh po i vesh? Mos valle perrallat e tua individuale qe i hedh poshte, qenkan paragjykim per te? Jeton ne delir te madh ti!



    Ashtu do te jete! Populli nuk e vriste mendjen shume. Perse ta vriste? Me mire i krishtere orthodhoks e qytetar i dores se dyte e pa te drejta se sa mysliman e me te gjitha te drejtat. Me mire te paguaje takse dyfish se ai myslimani shtetit osman; me mire te paguash per te ngritur kishat qe i digjnin e vidhnin myslimanet; me mire i krishtere qe te na i marrin femijet ne lufte Sulltanet sa here qe tu doje qejfi me nje te rene te penes ne ferman. Populli orthodhoks shqiptar do te kete qene pikerisht, ashtu sic thua ti: shume budalla. Po te ishin te zgjuar, do benin sic bene te gjithe shqiptaret e tjere qe u bene myslimane e perfituan prona e ofiqe plot, packa se hoqen doren nga ai besimi i te pareve. Pune e madhe apo ajo?


    Po, c'qyetetar i dores se dyte, kur ne e dime fare mire qe ajo qe i jep dinjitet njeriut eshte ekonomia, paraja, edhe nqs ortodokset sot mbushin tradicionalisht profesionet me te mira ne shoqeri (avokat, mjek etj etj), eshte pikerisht se nuk kane qene aq te perbuzur ne otomanizem dhe iu eshte dhene mundesia te perparojne.
    Shume pak vende kane qene ato ku ndihej superioriteti i muslimaneve karshi ortodokseve. Kryesisht keto kane qene fashtra ne zona te perziera. Por ne Athine, e kudo ne Greqi, ku popullata ishte ne shumice ortodokse, cfare qytetarie te dores se dyte mund te kete pasur?



    Ama te te pyes, se une nje gje nuk kuptoj. Po mire nen turqi qe ketyre te krishtereve orthodhokse u hante kurrizi, por kur iken nga Turqia drejt Italise e Amerikes, perse e moren me vete ate fene e krishtere, nuk merrnin dot fene e italianeve romano-katolike apo protestanteve amerikane?! Cudi!
    Po, mire, ti po thua se e morren me vete dhe paskan bere trimeri! Po ne komunizem xhanem, pse se mbajten, po iu meveshen me shumice komunizem-ateizmit?

    Qe ta kuptosh pergjigjen, te pakten per mendimin tim (modest), eshte ajo qe te tashe ne fillim: feja u ishte bere nje identitet social-kulturor i kultivuar ne shekuj dhe i ndjekur verberisht. Kur erdh koha e shek.20 ku dolen identitete te reja kulturore te kohes, sic ishte identiteti radikal anti-kristian komunist, ata hoqen dore, cuditerisht njekohesisht duke e quajtur veten edhe ateist por edhe ortodoks!!!!!!!!!!

    Por edhe fene romane e kane mare, per ate pune. Nuk ka kembe ortodoksi ne Itali te Jugut. Te gjithe i ke uniate. Evangjelizmi ne Shqiperi i ka fillesat tek fe-leshuesit ortodokse te Korces e Beratit, po ashtu Jehovaizmi, sikurse edhe kamunizmi.

    Dallimi midis teje dhe Matrix eshte se Matrix e vlereson besimin orthodhoks dhe traditen orthodhokse te popullit shqiptar, packa se mund te mos ta njohi ate te plote. Askush nuk e njeh te plote, as une. Por ti nga ana tjeter, per cudine tende dhe te gjithe atyre qe te lexojne, sa me shume lexon e meson per fene orthodhokse, aq me te huaj e gjen veten ne te, prandaj edhe leshon brockulla si keto me lart.

    Albo

    Pse se njihka te plote? Mos te genjej mendja, Matrix e njeh me mire se sa TY!
    Problemi eshte mos te kepusni budallalleqe, ndaj te cilave natyrisht qe endjej veten te huaj dhe nuk identifikohem me to.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 30-08-2010 mė 09:55

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kujtimi i Hierodėshmorit tė Shenjtė Kozma nga Etolia

    “Kozmai, stolia dhe bukuria e botės, pasi braktisi botėn e pėrkohshme, jeton nė pėrjetėsi”.

    Me kėto fjalė, biografi i hirshėm, karakterizon personalitetin e shenjtė dhe punėn e hierodėshmorit shėn Kozma, i cili kremtohet ēdo 24 Gusht.
    Me qindra besimtarė u mblodhėn dhe sivjet ne Manastirin e hirshėm tė Shėn Kozmait nė Kolkondas tė Fierit, tė cilėt ndoqėn dhe morėn pjesė nė Liturgjinė e Shenjtė tė drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė Imzot Ignati.
    Shėn Kozmai zbukuron botėn me jetėn e tij tė shenjtė, me mėsimdhėniet e tij tė frymėzuara nga Shpirti i Shenjtė, me pėrfundimin e tij martirik tė lavdėruar. Figura, si shėn Kozmai i Etolisė, rrallė shfaqen nė skenėn e historisė njerėzore.
    Njė referim i shkurtėr rreth jetės dhe ofresės sė tij, do tė ketė shumė dobi shpirtėrore.
    Kosta, u quajt nė pagėzimit e shenjtė. Lindi mė 1714 nė fshatin Megalo Dhendro tė Etolisė, prandaj dhe quhet Etolosi. Prindėrit e tij ishin shpresėtarė dhe e rritėn “me edukimin dhe kėshillat mė Zotin”. Qė i vogėl tregonte njė prirje tė madhe dhe gatishmėri pėr Besėn dhe Shkrimet. Nga mėsuesit e urtė tė atdheut tė tij mėsoi shkrimet e Hirshme dhe klasike. Pas studimeve tė tij u emėrua mėsues. Dhe, kur mė vonė u hap shkolla e famshme Athoniadha, nė Malin e Shenjtė, la profesionin e mėsuesit dhe u regjistrua atje, ku mori mėsime mė tė larta nga pedagogė tė shquar.
    Nė vitin 1759 u bė mura nė manastirin e Filotheut dhe mori emrin Kozma. Mė pas u hirotonis prift. Me zell tė madh iu pėrkushtua ushtrimit murgjėror dhe luftės shpirtėrore. Por Kozmai nuk gjente prehje nė manastir. Ideja se vėllezėrit e tij nė botė ishin tė robėruar dhe vuanin, e torturonte dhe mendonte tė dilte nga Mali i Shenjtė dhe tė punonte pėr kėtė qellim, edhe pse nė dėm tė interesit tė tij shpirtėror.
    Shkėndija u ndez brenda tij kur lexoi vargun e Shkrimit tė Shenjtė: “Askush le tė mos kėrkojė tė mirėn e tij; por secili tė tjetrit” (I Kor. 10:24). Imazhi i epokės sė tij, nga pikėpamja fetare dhe shpirtėrore, ishte i mjerė pėr popullin e Perėndisė. Kudo, dhe veēanėrisht nė krahinat malore, priftėrinjtė ishin tė rrallė, njerėzit vdisnin pa u pagėzuar dhe pa shėrbesa kishtare. Shkolla nuk ekzistonin. Padije dhe errėsirė kishte nė shpirtrat e njerėzve. Tė gjitha kėto, plus privimet materiale dhe pasojat e skllavėrisė, krijonin njė gjendje tė egėr dhe primitive. Vjedhjet, hakmarrjet, barbaritė, mbretėronin. Por gjėja mė e tmerrshme, qė kėrcėnonte zhdukjen e plotė tė gjinisė orthodokse, ishte islamizimi. Shumė njerėz nuk mund t’i pėrballonin taksat e rėnda dhe kėrkonin vetė, qė tė bėheshin muhamedanė. Fshatra tė tėra dhe krahina islamizoheshin bashkė me priftėrinjtė dhe kėshtu humbnin besimin e tyre, gjuhėn dhe ndėrgjegjen kombėtare.


    * * *


    Kozmai shkoi nė Kostandinopojė, ku u takua me vėllanė e tij, Krisanthin, i cili ishte pedagog i shkollės sė atjeshme patriarkale dhe ndaj tė cilit, stafi patriarkal kishte vlerėsim dhe besim tė madh. Nėpėrmjet tij njohu patrikun, Serafimin e dytė dhe kryepriftėrinj tė tjerė, tė cilėt e mbėshtetėn shpirtėrisht nė pėrpjekjen e tij. Dhe kėshtu mori zyrtarisht miratimin patriarkal dhe bekimin qė tė fillojė predikimin tek populli i robėruar. Kėshtu nė 1760, Kozmai, nė moshėn 46 vjeēare, filloi veprėn e tij misionare qė zgjati 20 vjet dhe tė cilėn e vulosi me martirizimin e tij.
    Shėn Kozmai bėri katėr udhėtime tė mėdha nė vende tė ndryshme tė Greqisė, vepėr shumė e mundimshme pėr atė periudhė. Shkoi nė Thrakė, nė Malin e Shenjtė, nė Greqinė qendrore, nė Akai, nė Thesali, nė Maqedoni, nė Epir, nė ishujt e detit Jon dhe Egje, nė pjesė tė Serbisė, dhe nė Shqipėri. Predikoi nė qytete, fshatra, nė zona malore dhe tė veēuara, shumė herė nė kushte tepėr tė vėshtira, me durim tė hekurt. Predikimi i tij kishte karakter fetar dhe etiko-shoqėror. Theksonte, veēanėrisht, qėndrimin nė besėn ortodokse. Dashuria ndaj Perėndisė dhe dashuria ndaj tė afėrmit, ishin dy polet rreth tė cilave vėrtitej predikimi i tij. Shprestaria ndaj Perėndisė duhej tė shfaqej edhe me pushimin gjatė ditės sė diel, gjė qė e shkelnin hebrenjtė. Por, me gjithė kundėrshtimin e hebrenjve ia arriti suksesit t’i transferojė pazaret, nga dita e diel, nė ditėn e shtunėn. Dashuria ndaj njerėzve duhej tė shfaqej edhe me lėmoshėn dhe veēanėrisht me dhimbsurinė ndaj fėmijėve jetimė dhe tė varfėr.
    Shumė herė, nė udhėtimet e tij, shoqėrohej nga shumicė priftėrinjsh, tė cilėt mė pas shpėrndaheshin dhe i pėrsėrisnin fjalimet e tij nė popull. Kudo ku kalonte, predikimi i tij shkaktonte tėrmet ndėrgjegjesh dhe ndjenja pendimi. Ish armiqtė pajtoheshin midis tyre. Vjedhėsit kthenin ato qė kishin vjedhur. Kaēakėt zbuteshin, tė shthururit bėheshin tė urtė. Gratė aristokrate jepnin stolitė e tyre pėr vepra bamirėsie. Dhe, mė e rėndėsishmja ėshtė se pushoi valėn e islamizimit.


    * * *


    Shėn Kozmain e respektonin shumė edhe turqit, kurse hebrenjtė e urrenin pėr vdekje. Hebrenjtė e Epirit shpifėn tek prijėsit turq, i dhanė para Kurt Pashait tė Beratit dhe kėshtu arritėn tė merret vendimi pėr vdekjen e tij. Kur xhelatėt turq e ēuan nė vendin e ekzekutimit dhe e lajmėruan pėr dėnimin e tij, Shenjtori u pėrgjunj dhe falėnderoi Perėndinė qė e denjėsoi tė pranojė sakrificėn e tij. Mė pas u ngrit, bekoi katėr anėt e horizontit, u lut pėr tė gjithė tė krishterėt, qė tė ruajnė urdhrat e Perėndisė dhe uli kokėn tek xhelatėt qė tė shkonin litarin rreth qafės sė tij.
    U var nė njė pemė dhe u martirizua mė 24 gusht tė vitit 1779. Njė ditė mė parė, kur larguan nga burgu nxėnėsit e tij dhe atė e mbajtėn, kishte thėnė vargjet e psalmit: “Kaluam pėrmes zjarrit e ujit, dhe na nxore nė vend qetėsimi” (Psal. 65:12).
    Lipsanin e tij, xhelatėt, e hodhėn nė lumė, pasi mė parė i kishin lidhur njė gur tė rėndė nė qafė. Pas pėrpjekjesh treditėshe tė pafrytė, trupi i tij u gjend, u nxor nga uji dhe u varros nė fshatin Kolkondas, nė manastirin e Hyjlindėses sė Tėrėshenjtė, mbrapa Ajodhimės, nga prifti Atė Marko.
    Mė vonė Ali Pasha, pėr jetėn e tė cilit kishte parathėnė shėn Kozmai, nė vendin e varrit tė tij, me ndihmėn e tė parėve tė Kishės vendore dhe me shpenzime tė tija, ngriti tempull madhėshtor. Me hirin e Perėndisė, nė periudhėn e regjimit ateist, lipsanet e tij ēudibėrėse u ruajtėn tė paprekura. Kėshtu, prezenca e shenjtorit ėshtė edhe sot e gjallė dhe pėrbėn pėr tė gjithė tė krishterėt Ortodoksė njė bekim tė madh. Jeta dhe vepra e shėn Kozmait ka shumė ngjashmėri me atė tė Apostujve tė Zotit dhe veēanėrisht me tė apostull Pavlit, dashurinė e zjarrtė ndaj Zotit Krisht, tė tė cilit imitoi. Pas vdekjes martirike tė krishterėt e konsideronin shenjtor. Zyrtarisht, Patriarkana Ekumenike e shpalli shenjtėrimin e tij, me vendim sinodik patriarkal, mė 20 Prill tė vitit 1961.


    * * *


    Shėn Kozma Etolosi, i dobėt si skelet, i zbardhur dhe i lodhur, i mbėshtjellė me rason e tij tė leshtė, me torbėn e tij mbi sup, me shkopin nė dorė, i kėrrusur, ngjitet nė majat e maleve dhe zbret nė thellėsitė e shpirtrave tė njerėzve tė ēdo epoke dhe pėrsėrit ndaj tyre dhe ndaj shpirtrave tanė: “Nė jetėn tuaj keni rrugė pėr tė bėrė, nė udhėtimin tuaj peripeci, nė historinė tuaj luftėra kundėr padrejtėsisė, padijes, injorancės, urrejtjes, pasioneve, mashtrimeve, paudhėsive, smirės, krimeve. Luftoni. Fitorja fshihet nė gjoksin e njerėzve. Perėndisė i pėrkisni, pėr tek Ai drejtoheni. Dhe kur tė arrini, tė dini se fituat nė jetė”! Kėto na thotė hierodėshmori i shenjtė Kozma, kleriku i zjarrtė, tė cilin me madhėshti e nderon Kisha jonė e shenjtė. Amin.

    Joan Qako

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Sot Kisha Orthodhokse dhe gjithe te krishteret orthodhokse festojne Diten e Shen Kozmait, dite ne te cilin ky shenjtor i madh u martirizua per hir te Krishtit ne Shqiperi.

    "Qe shpirti i krishterit te ngjitet ne qiell, i duhen dy krahe si te zogut. Njeri krah eshte perulesia, dhe tjetri eshte dashuria!"

    Shen Kozmai

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nje nga profecite e Shen Kozmait qe po behet realitet ne kohen qe ne jetojme, eshte profecia per popullin e tij grek. Profecia e tij e pare per popullin grek kish te bente me pavaresine e Greqise nga Perandoria Otomana:

    "Ajo qe ju mezi prisni, do t'iu vije brezit te trete."

    Me kete profeci, Shenjtori profetizoi pavaresine e Greqise 75 vjet para se Greqia te fitonte pavaresine e saj ne 1821.

    Procecia tjeter e tij lidhur me Greqine:

    "Ketij vendi e keqja ka per t'i ardhur nga njerezit e shkolluar."

    Kjo profeci e Shen Kozmait eshte bere tashme realitet ne Greqine e 2012. Mjafton te sjellesh ne mend vendimin per te hyre ne BE qe ne retrospektive eshte nje nga gabimet me te medha qe klasa politike greke mori ne emer te popullit grek.

    Albo

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Kujtimi i hierodėshmorit tė shenjtė tė barabartė me apostujt Kozmait te Kolkondasit

    Emri:  946957_413812055397549_1734001353_n.jpg

Shikime: 1030

Madhėsia:  42.5 KB
    «Predikove drejt besėn hyjnore, e stolise pra Kishėn e shenjtė, duke u bėrė admirues i apostujve dhe duke mbjellė mėsimet e hyjėshme, mbarove jetėn me tortura e vuajtje. I lavdėruar shėn Kozma, lutju Zotit Krisht Perėndi, tė na dhurojė pėrdėllimin e madh».
    (Pėrlėshorja e shenjtorit)
    Prejardhja dhe mėsimet e para.
    Shėn Kozmai lindi mė 1714 pas Krishtit, nė Mega Dhendro tė Etolisė, ku punonte si endės pėlhurash, anifandis, qė ishte edhe mbiemri i tij. Emri i tij i pagėzimit ishte Konsta. Qė nė moshė tė vogėl i lutej Perėndisė, qė ta ndihmojė tė lexojė “Shkronjat e Shenjta”. Lutjet e tij i dėgjoi Perėndia i gjithėditur, i cili drejtoi hapat e tij pranė murgut Jakov, mė vonė, dėshmorit tė ri, nė manastirin e Pararendėsit tė shenjtė, afėr fshatit tė tij. Pranė Jakovit, “si njė dre i etur”, vrapoi Konsta dhe u tregua nxėnės i nxehtė i tij. Mėsuesi i ndriēuar i hapi rrugėn, me kėshillat e tij, pėr ndjekjen sistematike tė mėsimeve tė tij shkollore.
    Duke mbaruar atė shkollė, vendosi, nė moshėn 20 vjeēare, tė marrė mėsime pranė hierodhiakonit tė famshėm Gjerasim Liēika, dhe nė vazhdim pranė hierodhiakonit Hanania Derviēani. I pėrlqente tė merrte zakonisht si shkas njė fjalė tė frymėzuar tė Shkrimit tė Shenjtė dhe ta paraqesė nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė kuptueshme, herė ndaj nxėnėsve tė shkollės dhe herė tė tjera ndaj tė krishterėve tė fshatit, pėr ndėrtim shpirtėror.
    Tė gjitha kėto do tė pėrbėjnė fillimin e mirė dhe bėrthamėn e frymės sė tij misionare tė mėvonshme. Pak mė vonė njė pasues i tij do tė shkruajė: “Kishte shumė mall, i lumuri, nė zemrėn e tij, qė nė fillim kur ishte laik, pėr t’u ofruar dobi vėllezėrve tė krishterė nga ato qė mėsoi, qė tė fitojė kėshtu pagė qiellore dhe lavdi tė pafishkur”.
    Nė Malin e Shenjė dhe nė Konstandinopojė.
    I flaktė nga zelli pėr njė arsimim mė tė gjerė dhe dėshira pėr tė qenė i dobishėm ndaj popullit tė robėruar, vendosi tė lėrė atdheun, familjen dhe punėn e tij dhe tė shkojė nė Malin e Shenjtė pėr tė ndjekur mėsimet nė shkollėn e re tė sapohapur, e cila ishte formuar nga profesorė tė shkėlqyer, qė jepnin mėsim aty.
    Konsta dėgjoi me interes tė madh Panajot Palamanė, mėsoi logjikėn nga meēoviti Nikolla Xarxuli, u fut nė tė fshehtat e teologjisė nga Neofit Kafsokaliviti i Malit tė Shenjtė. I zgjeroi mė tej njohuritė e tij nė urtėsinė kishtare dhe botėrore, duke ndjekur mėsimdhėnien e tė urtit Eugen Vślgari.
    Nė vitin 1759 u thirr murg nė manastirin e hirshėm tė Filotheut nė Malin e Shenjtė, mori emrin Kozma, sipas rregullit, dhe jetonte sipas kanuneve tė jetės murgjėrore, duke kreshmuar, duke u lutur dhe duke studiuar.
    I veshur me rason e thjeshtė, hante aq sa ishte e nevojshme pėr tė jetuar. Pak muaj mė vonė u hirotonis dhiak dhe pastaj prift. Ishte tashmė 45 vjeē, i arsimuar, i pjekur, i mbushur me dashuri pėr Perėndinė dhe i gatshėm tė ofrojė sistematikisht dhe tėrėsisht veten e tij nė shėrbim tė vėllezėrve tė tij tė robėruar.
    E trondiste nxitja e apostullit tė kombeve, Pavlit, i cili thoshte: «Askush le tė mos kėrkojė tė mirėn e tij, por secili tė tjetrit» I Kor 10:24. Domethėnė, askush, i tėrhequr nga vetėdashja e tij, tė mos kėrkojė ēfarė i pėlqen apo ēfarė i shėrben, por le tė synojė dhe tė interesohet secilido dhe pėr tė mirėn e tjetrit.
    Kėshtu, pasi mori uratėn e etėrve tė Malit tė Shenjtė, shkoi nė Kostandinopojė pėr tė marrė bekimin e Patriarkut Ekumenik, nė mėnyrė qė tė fillojė udhėtimet e tij misionare pėr riungjillizimin e popullit.

    Nė qytet takoi vėllanė e tij, mėsuesin Krisanth, i cili i dha disa mėsime retorike qė tė flasė me njė “metodė”. U pranua dhe nga Patriku Serafim II, nga Delvina e Epirit, qė i dha bekimin dhe e pajisi me lejen patriarkale pėr tė dal nė udhėtime predikuese. Menjėherė iu pėrvesh, tėrėsisht, misionit tė Zotit, ashtu siē do tė shpjegojė mė vonė nė mėsimdhėnien e tij tė parė, si vijon: “Duke dėgjuar edhe unė, vėllezėrit e mi, kėtė fjalė shumė tė ėmbėl, ku thotė Krishti ynė, tė kujdesemi dhe pėr vėllezėrit tanė, mė gėrryente kjo fjalė brenda zemrės sime, pėr kaq vite, si mola qė ha drurin. Ēfarė tė bėj unė, thoshte, duke menduar analfabetizmin tim, me shumė modesti. Prandaj e lashė dhe prokopinė time, tė mirėn time, dhe dola tė ecė nga vendi nė vend dhe tė mėsoj vėllezėrit e mi”.
    Rezultatet e mrekullueshme tė veprės sė tij.
    Vepra misionare, afėrsisht 20 vjeēare e mėsuesit tė madh, kishte ndikim bamirės kolosal nė shpirtin e popullit. Njerėz, tė dorėzuar te pasionet, vjedhjet, vrasjet, grabitjet, te imoraliteti, indiferentizmi ndaj besės, duke dėgjuar mėsimet e shenjtorit, ndryshonin mėnyrėn e jetesės, siē vėrtetojnė raportet publike tė punės sė tij.
    Tė paligjtė pajtoheshin me armiqtė e tyre dhe jetonin me paqe pėr shkak tė ndikimit tė mrekullueshėm tė fjalimeve tė tij. Familje kundėrshtare shfaqeshin duke bashkėjetuar nė mėnyrė vėllazėrore. Njerėz qė kryen krime tė rėnda, shfaqeshin duke qarė me hidhėrim pėr mėkatet e tyre dhe nga ēdo vend afroheshin nė rrėfim. Martesa tė prishura rregulloheshin. Lavirat braktisnin punėn e tyre tė neveritshme dhe ktheheshin me pendim tė plotė dhe maturi. Zonjusha tė pasura dhe tė mira, stolitė e tyre tė ēmueshme ua jepnin tė varfėrve ose i linin nėpėr kisha. Gjyqet pushonin. Gjėrat e vjedhura ktheheshin pėrsėri. Sharjet faleshin. Njerėz tė shthurur ktheheshin dhe vishnin skimėn murgjėrore dhe ndiqnin pas predikuesin.
    Brenda njėzetė viteve tė veprimtarisė sė tij apostolike, arriti themelimin dhe funksionimin e aq shkollave, sa askush nuk arriti, qoftė edhe i pushtetshėm, aq sa arriti ai pa mjete ndihmėse.
    Vdekja e tij martirike.
    Por veprimtaria njėzetvjeēare e shėn Kozmait, nuk krijoi vetėm admirues dhe miq. Lindi edhe armiq, qė nuk e shikonin me sy tė mirė jehonėn qė kishte fjala dhe vepra e tij nė popull. Meqenėse shenjtori u kundėrvihej pazareve tė hebrenjve, qė i bėnin tė dielave, duke anuluar kėshtu pushimin e sė dielės, tė egėrsuar, rendėn tek Kurt Pashai i Beratit, dhe e akuzuan, duke shpifur pėr shenjtorin, se ėshtė i dėrguar pėr tė organizuar kryengritje. Dhe i ofruan si dhuratė njėzetepesė mijė grosh. Kėshtu u vendos vdekja e shenjtorit. E burgosėn duke e ndarė nga pasuesit e tij, dhe atėherė shenjtori tha nė mėnyrė profetike fjalėt e psaltirit: «Kaluam pėrmes zjarrit e ujit, dhe na nxore nė vend qetėsimi» Psal. 65:12.
    Mė 24 Gusht, ditė e shtunė, ushtarė tė dėrguar nga Kurt Pashai, e morėn nga burgu dhe e shpunė larg, tej Fierit, nė Mujalli, dhe poshtė njė peme, e varėn, dhe mė pas trupin e tij, pasi e lidhėn me njė gur tė madh, e hodhėn nė lum. Kur u mėsua ngjarja e hidhur, tė krishterėt kėrkuan dhe gjetėn nė mėnyrė tė ēuditshme lipsanin e shenjtorit dhe e shpunė nė kishėn e Hyrjes sė Shėn Marisė nė Tempull dhe kėnduan shėrbesė dėshmori, nė vend tė asaj tė varrimit. Shėrbesa u drejtua nga Mitropoliti i Beratit, Ioasafi i dytė. Nė vendin ku u gjend lipsani u ndėrtuan njė kishė dhe pranė varrit tė shenjtorit, me urdhrin e Ali Pashės dhe pėrgjegjėsinė e Mitpolitit tė Beratit, u ndėrtua njė kishė dhe manastir i madh.
    Nė vitin 1961, me iniciativėn e Mitropolitit tė Etolisė, Ierotheut, dhe me propozimin e tij, nėpėrmjet Sinodit tė Shenjtė tė Greqisė, iu drejtuan Patriarkanės pėr shpalljen e shenjtėrisė sė hierodėshmorit Kozma. Patriarkana e shpalli kėtė shenjtėri me dekret sinodi numėr 260/20 Prill 1961, kur ishte nė fron Patriarku Athinagora, nga Vasilikoi i Pogonit tė Epirit.
    Me ndėrmjetimet e tij tė shenjta o Krisht Perėndia ynė mėshirona dhe shpėtona. Amin.




    Me Urime tė Pėrzemėrta dhe Bekime tė Shumta:
    Mitropoliti i Beratit, Vlorės dhe Kaninės
    † IGNATI
    Berat me 24.08.2013

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    Festimi i Shen Kozmait te Etolise ne Kolkondas,Fier








    Foto te shumta ne linku me poshte

    https://www.facebook.com/media/set/?...9351696&type=3

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    Sot ne te krishteret orthodhokse, kujtojme e nderojme kujtimin e nje prej shenjtoreve martire qe e kane derdhur gjakun e tyre ne token shqiptare, Shen Kozma Etolianin, shenjtorin mbrojtes te gjithe popullit shqiptar. Perendia i dha atij shume dhurata te shenjta, oratorine e predikimit dhe profecine. Kudo ku ai shkeli tha shume profeci, ku koha ne shekujt ne vazhdim i provoi si te verteta. Nje nga keto profeci qe e beri mes popullit grek qe u vertetua 3 shekuj me vone ne kohen qe ne po jetojme eshte edhe:

    "E keqja ketij populli do t'i vije nga njerezit e shkolluar."

    E kish fjalen per anetaresimin e Greqise ne BE, qe nuk ishte nje nisme e vete popullit grek, ishte nje nisme e politikaneve dhe inteligjences laike te vendit. Kriza ekonomike, politike dhe shoqerore qe Greqia po perjeton, ka lidhje direkt me kete nisme e vendim te klases politike dhe akademike greke por pasojat i vuajne te gjithe.

    Mbrona e ndricona erresiren tone shpirterore me lutjet e tua o Shen Kozma!

    Albo

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    PANAIR MADHESHTOR NE KOLKONDAS PER TE KREMTEN E SHEN KOZMAIT

    Sot, mė 24 gusht 2014, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė kremtoi me madhėshti kujtimin e Shėn Kozma etolosit. Nė manastirin qė mban emrin e tij, nė Kolkondas, u krye Liturgja Hyjnore Sinodike, qė u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi, me pjesėmarrjen e tė gjithė anėtarėve tė Sinodit tė Shenjtė: tė Hirėsive Mitropolitė, tė Beratit Ignatit, tė Korēės Joanit, tė Gjrokastrės Dhimitrit, dhe Episkopėve, tė Apolonisė Nikolla, tė Krujės Andoni, tė Amantias Nathanaili dhe Bylisit Asti, sė bashku edhe me shumė priftėrinj e dhjakonė. Qindra besimtarė orthodhoksė dhe jo vetėm, kryesisht nga zona e Fierit, por edhe nga i gjithė vendi, si dhe pelegrinė nga Greqia, mbushėn kishėn qendrore (katholikonin)tė Manastirit dhe mjediset pėrreth, duke marrė pjesė nė gjithė atmosferėn adhuruese tė ditės. Shumėprej tyre e kishin kaluar natėn me lutje nėmanastirin e shenjtorit, siē ėshtė tradita shekullore.
    Pėr personin dhe veprimtarinė shpirtėrore tė Shėn Kozmait foli Hirėsia e tij Episkopi i Apolonisė, Nikolla, i cili theksoi pėrkushtimin ndaj besimit dhe veprėn e jashtėzakonshme tė shenjtorit, qė nė njė kohė tė errėt e tė vėshtirė ktheu shpresėn tek tė krishterėt orthodhoksė.
    Nė mbarim tė Liturgjisė Hyjnore besimtarėve iu drejtua edhe Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili nė fjalėn e tij iu referua veēanėrisht kushteve historike nė tė cilat Shėn Kozmai zhvilloi veprėn e tij hierapostolike, rrjedhojė e sė cilės ishte frenimi i valės tė islamizimeve masive dhe shpėtimi i Orthodhoksisė nė kėto treva, njė realitet i bukur pėr tė cilin tė krishterėt e sotėm kaq shumė i detyrohen shenjtorit.
    Ditėt e fundit pati artikuj nė gazeta tė ndryshme, qė arritėn deri sa ta cilėsojnė shenjtin “djall” dhe “antishqiptar”, duke tentuar, sikundėr tha Kryepiskopi, ta varin pėrsėri shenjtorin nė laqe prej letrash. Ata, tha ai, frymėzohen nga formimi ateist dhe duan tė vazhdojnė t’i mbajnė tė nėnshtruar besimtarėt orthodhoksė.
    Por kėto kohė kanė kaluar dhe kur ofendojnė shenjtorėt e Kishės, ose kur duan tė imponojnė mėnyrat sesi orthodhoksėt do t’i nderojnė ata shenjtorė, mund tė arrijnė vetėm tė trondisin tolerancėn dhe bashkėjetesėn fetare, qėėshtėnjė realitet, nga tė paktėt, qė Shqipėria e paraqet me mburrje nė familjen bashkėkohore europiane.
    Shėn Kozmai ishte jo thjesht njė klerik i pėrkushtuar orthodhoks dhe hierapostull i ndriēuar, por ishte edhe njė faktor i progresit dhe pėr kushtet e epokės sė tij synonte epancipimin shoqėror. I nxiste besimtarėt tė mėsojnė greqisht jo si shprehje e nacionalizmit apo si pėrpjekje pėr helenizim, po si njė mjet qė ata tė njiheshin me tė vėrtetėn e Ungjillit dhe misteret e Kishės. Nė atė kohė ende nuk kishte asgjė tė shkruar apo pėrkthyer nė shqip, ndėrsa edhe vetė Ungjilli i Shenjtė u pėrkthye disa dhjetėvjeēarė mė vonė. Me predikimin e tij Shėn Kozmai emocionoi turmat e besimtarėve nė trevat e Shqipėrisė sė sotme dhe besimtarėt e vlerėsuan dhe e deshėn edhe pėr tė gjthė veprėn e tij pėr pėrparim shoqėror dhe arsimim tė masave.
    Fortlumturia e Tij Anastasi foli me emocione edhe pėr vizitėn qė pati ditėt e fundit nė vendin e martirizimit me varje tė Shėn Kozmait (Kolkondasi ėshtė vendi ku u gjet dhe u varros lipsani i Shėn Kozmait pas ekzekutimit tė tij). Fjala ėshtė pėr fshatin Mujalli, nė krah tė lumit Seman, nė bregun jugor tė tij, ku nė vendin e martirizimit ekziston njė pemė si ajo ku ishte vendosur laku.
    Nė fund, besimtarėt dhe klerikėt morėn pjesė edhe nė litaninė me lipsanin e shenjtorit.
    Mė pas, nė kompleksin manastirial tė rindėrtuar plotėsisht, Kryepiskopi dhe tė gjithė kryepriftėrinjtė pritėn besimtarėt dhe pelegrinėt.

    ***

    Manastiri i Shėn Kozmait ėshtė rikonstruktuar plotėsisht me kujdesin dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Punimet e gėrmimit dhe largimit tė dherave nxorrėn nė dritė varrin e shenjtorit me pikturė murale tė asaj kohe qė mbi dy shekuj mė parė, si dhe elemente tė tjerė arkitekturorė me mjaft interes, qė ishin mbuluar nga lymi i sjelle nga pėrmbytjet e lumit Seman. Gjithashtu, janė ngritur edhe katėr kisha tė reja nė zona tė ndryshme, qė i dedikohenkujtimittėShenjtorit.

    ***

    Kohėt e fundit ka pasur njė fushatė tė orkestruar shpifjesh kundėr shenjtorit, me qėllim denigrimin e veprės sė Kryepiskopit Anastas dhe tė gjithė Kishės sonė Orthodhokse Autoqefale.
    P.sh.Njė nga sajesat qė pėrdoren, ėshtė ajo se nderimi i kėtij martiri tė madh nuk ka ekzistuar mes tė krishterėve orthodhoksė shqiptarė; edhe n.q.s. ka filluar, ka filluar pas vitit 1961, kur me vendim tė Patriarkanės Ekumenike u vu nė listėn e shenjtorėve tė nderuar nga tė gjitha Kishat Orthodhokse. Kėto nuk janė vėrteta, nderimi i tij si shenjtor lokal nisi nėshek. XVIII, nė tė gjitha ato zona ku ai dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr tė zgjuar ndėrgjegjen e shtypur tė orthodhoksėve nga nata e gjatė osmane, duke frenuar dukshėm islamizimin e kėtyre trevave. Kėtė e dėshmojnė ndėrgjegjja e popullit orthodhoks shqiptar, afresket e ikonat, shėrbesa kishtare pėr shenjtorin, Manastiri i tij dhe kisha e ndėrtuar me kujdesin e Ali PashėTepelenės (1814-1815) dhe mbitė gjitha, e dėshmon nderimi i madh i gjithė popullit edhe atij jo orthodhoks, kudo ku ai predikoi.
    Dėshmi e kėtij nderimi para vitit 1961, qė hedh poshtė ato qė pretendojnė antiorthodhoksėt, mes shumė tė tjerave ėshtė ajo qė kanė shkruar e botuar dy nga personalitet mė tė mėdha tė Kishės sonė: Imzot Theofan Noli dhe Kryepiskopi i parė kanonik, Fortlumturia e Tij Kristofor Kisi.
    Imzot Theofan Noli, nė vitin 1947, nė Boston, botoi Kremtoren (Tėkremtet) e Kishės Orthodokse. Nė parathėnien e tij thotė se: “Pėrkthimin... e kemi bėrė nga Gerqishtja, me pėrjashtimin e kėndimeve tė Shėn Kozmait tė Beratit, tė cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirėsisė Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit tė Shqipėrisė”. Dhe nė faqet 754-763 jep shėrbesėn kishtare tė kėtij shenjtori.
    Pra, Imzot Theofan Noli, qė nė 1947 (pra pėr para vitit 1961) e quan Shėn Kozmai i Beratit dhe shėrbesėn e shenjtorit e merr nga botimi i vitit 1931 tė Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft pėr Shėn Kozmain.
    Pra, pėr Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, si dhe pėr gjithė besimtarėt orthodhoksė dhe mė gjerė nė shekuj, Shėn Kozmai nuk ishte as antishqiptar e as "joshenjtor", siē trumbetojnė zotėrinjtė antiorthodhoksė.
    Po kėshtu, i pa parecedent dhe i pa imagjinueshėm pėr arrogancen dhe frymėn antiorthodhokse ishte dhe njė deklaratė e disa shoqatave pa lidhje me besimin, e cila krijoi revoltė mes besimtarėve orthodhoks edhe shqetėsim per frymėn perēarėse qė kėrkontė tė mbillte e tėpėr hapte.









  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht


  17. #37
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    Replikė me Pėllumb Xhufin
    56
    Mihail Kr. Pantoulas
    Postuar mė: 29 Gusht, 2014 tek Analiza



    Nė gazetėn “Dita” tė Tiranės, u botua, sė fundmi, artikull i prof. Pellumb Xhufi nėn titullin: “Shėn Kozmai dhe misioni i tij nė Shqipėri” (1). Objektiv i tij, sikundėr vetė ai pohon nė hyrje tė artikullit, ishte “qė tė zhvishet Shėn Kozmai nga mbulesa mitologjike qė e ka mbėshtjellė personalitetin e tij”. Totalitarizmi, qė e dallon kėtė formulim konkrret, krijon qė nė krye tė herės probleme tė objektivitetit nė kėrkimin e sė vėrtetės nga ana e z. Xhufi. Supozoj se vetė ai e njeh mė mirė se kushdo tjetėr se gazetaria mercenare ėshtė njė nocion krejt i papajtueshėm me hulumtimin shkencor, qė ambienti akademik kuron. Por kjo lidhet me profesorin z. Xhufi dhe besueshmėrinė e tij shkencore, qė pėr nga rezultati duket se nuk e preokupon seriozisht. Qartazi qėllimi i artikullit ishte tjetėrkund!!!

    Sidoqoftė le t’i marrim gjėrat prej fillimit. Sė pari titulli qė i vihet artikullit ėshtė nė atė mėnyrė i formuluar, pėr tė lėnė nėntekst njė shėrbim tė porositur tė Hieromonakut Kozma nė Shqipėri. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Dhe kjo pėr faktin se studimi i letėrkėmbimit tė shpėtuar dhe i predikimeve tė tij na tregojnė se nuk ka patur asnjė devijim pėrsa i pėrket mesazhit bazik tė Kozmait pėr popullsitė Orthodhokse tė vuajtura tė Ballkanit, qė ishte tė ruajtja e besimit Orthodhoks si armė ideologjike pėr mbijetesėn e rajave pėrballė muhamedanizmit mbizotėrues tė pushtuesit Turk (2).

    E dyta qė konstaton lexuesi nė artikullin e z. Xhufi nuk janė veē gabimet profane historike qė me shumicė gjenden nė kėtė shkrim tė tij. Pėr shembull: 1)Ėshtė e gabuar se ekzekutimi me varje i Hieromonakut Kozma ėshtė kryer nė Kolikondas. E vėrteta ėshtė se Kozmai u martirizua nė Mojalli tė Fierit (3) dhe varrimi i tij u bė nė Kolikondas, ku u gjend trupi i tij i marrė me rrėmbim nga ujrat e lumit Seman (Apsos).2)Vizitat njėzetėvjeēare tė Hieromonakut Kozma nga fshatrat e periferisė sė Konstandinopojės, nė Romilinė Lindore, Maqedoninė Lindore – Qendrore dhe Perėndimore, nė Thesali, ishujt e Egjeut dhe tė Jonit, Greqinė Kontinentale, nė Manastir dhe Ohėr deri nė Shqipėri dhe Epir, u realizuan me lejen dhe bekimet e Patriarkėve Ekumenikė Serafimit II, Samuelit dhe Sofronit II. Kurrė ndonjėherė nuk ėshtė lėshuar firman i posaēėm Sulltanor pėr kėto udhėtime tė Kozmait. Kjo tezė e z. Xhufi hidhet poshtė nga vetė ai, ngaqė nė po tė njėjtin tekst na sjell njė letėr tė Kozmait pėr kadiun e Filatit Thesproti qė tė lejohet qėndrimi dhe aktiviteti nė zonėn nėn pėrgjegjėsinė e tij. Pyetja ėshtė e thjeshtė. Nėse do tė ekzistonte firmani i Sulltanit pėrse u dashka kėrkesa me shkrim pėr tė njėjtėn ēėshtje ndaj njė gjykatėsi klerikal vendor? Dhe pėr mė tepėr si do tė guxonte Kurt Pashai i Beratit tė urdhėronte ekzekutimin e Kozmait?

    3) Referenca e z. Xhufi se Patriarkana Ekumenike e emėroi Hieromonakun Kozma si “Inspektor tė Pėrgjithshėm tė Shkollave Greke” ėshtė e gėnjeshtėrt. E vėrteta ėshtė se u caktua “Hieropredikues i Pėrgjithshėm Apostolik i Kishės Lindore” (4). Me kėtė cilėsi bėri udhėtimet e tij nė Ballkan. E para me tė dytėn asnjė lidhje nuk kanė. Ėshtė pėr t’u habitur sesi ia arrin dhe i njehson z. Xhufi.

    4) Hieromonaku Kozma nuk ishte “Shenjtori gjysėmanalfabet nga Etolia”, sikundėr shkruan z. Xhufi. E kundėrta ndodh, sepse pėrveē arsimit tė pėrgjithshėm dhe studimit shumėvjeēar nė Bibliotekat e Malit tė Shenjtė, ishte njohės i tė paktėn tre gjuhėve pėrveē Greqishtes dhe ishte student nė Akademinė e famshme Athonike (5), nga institucionet mė tė vjetra akademike nė Evropė, me drejtor Evgjeni Voullgarin, iluministin mė tė rėndėsishėm nė Evropėn Juglindore.

    5) Mė 24 Gusht tė ēdo viti nderimi i kujtimit tė Shėn Kozmait nuk kremtohet vetėm nga Kisha e Greqisė dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, sikundėr kėmbėngul z. Xhufi. Mė 20 Prill 1961, kohė kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ishte shkatėrruar prej rregjimit tė Enver Hoxhės, Patriarkana Ekumenike, me miratimin e tė gjithė Patriarkanave Orthodhokse dhe Kishave Autoqefale, e renditi Kozmain nė korin e shenjtorėve tė Orthodhoksisė Ekumenike (6). Jam i sigurt se kėtė fakt e di edhe profesor z. Xhufi, sikundėr se shenjtėria e Kozmait ishte ngulitur nė ndėrgjegjen e popullit, tė Krishterė dhe myslymanė, shumė kohė para martirizimit tė tij. Pėr kėtė arsye dhe nė varrin e tij, nė Kolikondas, qė nga ēastet e para drejtoheshin mijėra njerėz pavarėsisht besimit (7). Po e njėjta gjė edhe nė Manastirin qė ndėrtoi nė nderim tė tij Ali Pashai mė 1814 – 1815, ndėrkaq sė ikona adhuruese tė Shėn Kozmait filluan nė pikturohen nė gjithė rajonin ballkanik qė prej vitit 1779 e nė vazhdim (8). Studimi i mbishkrimeve tė ikonave e ēvlerėson opinionin e z. Xhufi se nė mjedisin Heladik ai shėnohet si “ethonmartir apo si apostull i Helenizmit”. Epitetet qė shoqėrojnė emrin Kozma janė po tė njėjtat kudo. I hasim ato nė tė gjitha ikonat qoftė ato qė ndodhen nė Shqipėri apo nė Greqi, qoftė gjetiu dhe fiksojnė pikėrisht atė ēka ai ka qenė: hieromonak, hieropredikues, asket, atlet, neomartir, hieromartir, oshėnar – martir, apostull, isapostull (i barabartė me apostujt) dhe pas vitit 1961, i Etolisė. Pėrjashtim kėtij rregulli pėrbėn njė ikonė e mbartshme (Manastiri i Shėn Kozmait, Arnea, Halkidiki, fillimshekulli 20-tė) nė pjesėn e sipėrme tė sė cilės ėshtė shkruar mbishkrimi: SHEN HIEROMARTIR DHE ISAPOSTULL I SHQIPĖRISĖ KOZMAI (Ο Άγιος Ιερομάρτυςκαι Ισαπόστολος της ΑλβανίαςΚοσμάς), gjė e cila gjithashtu reflekton realitetin, sikundėr ky ėshtė reflektuar nė mėnyrė diakronike nė ndėrgjegjen e Orthodhoksėve tė Shqipėrisė dhe jo vetėm tek ata. Dėshmi e papėrgėnjeshtrueshme ėshtė afresku i Shėn Kozmait i vitit 1960, nė kulmimin e regjimit komunist, nė fshatin Bubullimė tė Lushnjės (9).

    6) Edhe gabimi historik i tij i fundit, fare ashiqar. Lejen pėr udhėtimin e dytė tė Hieromonakut Kozma e dha Patriarku Ekumenik Samuel, dhe jo “vegla e Sulltanit, Sofroni II”, sikundėr e cilėson z. Xhufi. Ky Patriark dha lejen e tij miratuese pėr udhėtimin e tretė me kėtė argumentim: “Rrezikun e islamizimit duke e parė emergjent, i ndjeri atėherė udhėheqės i Kishės, Patriarku Sofron II, vendosi tė dėrgojė kėtė klerik tė urtė, Kozmain, nė ata rajone tė rrezikuar” (10). Pėrpjekja, pėr ndėrprerjen e islamizimeve masive, qė rrezikonin transformimin e pėrbėrjes etnike dhe fisnore tė poupjve tė Ballkanit, e prish gjykimin e z. Xhufi se Patriarku Sofron II, ishte “vegėl e Sulltanit”. Lufta pra pėr pengimin e islamizimeve masive, qė rrezikonin tė transormonin pėrbėrjen racore dhe etnike tė popujve tė Ballkanit, e ēvlerėson vlerėsimine e z. Xhufi se patriarku Sofron II ishte “vegėl e Sulltanit”. Vetėm nė rastin se nė kėtė formulim tė tij fshihet hidhėrimi personal pėr faktin se prezenca e Hieromonakut Kozma i pėrmbajti numėr tė konsiderueshėm Shqiptarėsh qė tė pėrqafojnė fenė (muhamedanizmin) e pushtuesit Turk, duke qėndruar besnikė nė besimin atėror. Por njė fakt i tillė nuk ėshtė pėr akuzė por pėr lėvdatė.

    E treta qė do tė dėshiroja tė vėrej nė shkrimin e profesor z. Xhufi ka lidhje me shtrembėrimin, gjatė transferimit nė gjuhėn shqipe, tė citimeve nga burime tė shkruara, tė cilave u referohet. Njė akt i tillė nga pikėpamja shkencore ėshtė i papranueshėm, moralisht i palejueshėm dhe i dėnueshėm nga i gjithė komuniteti shkenco. Le tė marrim dy shembuj: a) Mes titullit tė shkrimit dhe paragrafit tė parė tė tekstit z. Xhufi na parashtron kėtė citim: “U mėsoni fėmijėve tuaj tė flasin gjuhėn greke sepse kisha dhekombi ynė janė greke… Mė mirė tė kini shkollė greke nė fshatin tuaj sesa tė kini kopshte, pyje dhe lumenj”. Ky fragment ėshtė nga Predikimi didaktik nr.5 i Hieromonakut Kozma (11) dhe formulimi i tij oridhinal ėshtė si vijon: “ …t’i arsimoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht, sepse kisha jonė ėshtė nė greqisht. Dhe nėse nuk mėson greqisht, vėllai im, nuk mund tė kuptosh ato qė kisha jonė pohon. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tuaj, sesa tė kesh burime dhe lumenj. Dhe ndėrsa do tė kesh mėsuar shkrim e kėndim fėmijės tėnd, atėherė quhet njeri”. Nga krahasimi i dy teskteve menjeherė kuptohet shtrembėrimi barbar, tė cilin ndėrmorri z. Xhufi nė mėnyrė qė tė manipulohet dhe tė vishet me faj kuptimi real i fjalėve tė Kozmait, nė mėnyrė qė lexuesit tė orientohen nė konkluzione tė gabuara. Konkrretisht nė shprehjen origjinale tė Kozmait “…sepse kisha jonė ėshtė nė greqisht [gjuhėn greke]” z. Xhufi nė mėnyrė abuzive shton fjalėt “dhe kombi ynė”.Ndėrtoi, pėr pasojė, fjalinė“sepse kisha dhe kombi ynė janė greke” dhe pėr arsye propagandistike i vuri nė gojėn e Kozmait. E di sigurisht profesor z. Xhufi se fjala“komb” mungon kryekėput nga fjalori i tij, ndėrsa fjalėn gjini e pėrdor vetėm ku i referohet gjinisė njerėzore ose gjinisė sė Orthodhoksėve. Ka edhe diēka, akoma, qė gjithashtu, nuk ėshtė se nuk e di z. Xhufi. Fjalėn Helenėhieromonaku Kozma e pėrdor gjithonė me kuptimin e idhujtarit (atij qė adhuron idhujt). Ėshtė shprehės fragmenti i mėposhtėm nga predikim i tij didaktik: “Nuk jeni Helenė, nuk jeni jopėrdėllimtarė, heretikė, tė pafe, por jeni tė Krishterė Orthodhoksė pėrdėllimtarė” (12). Nga sa u thanė bėhet e qartė se hieromonaku Kozma besonte se forsimi i besimit tė krishterė orthodhoks dhe pėr kėtė shkak pėrballimi i islamizimeve ishin nė njė linjė me njohjen e gjuhės greke, ngaqė nė greqisht ishin formuluar fillimisht tė gjitha librat e shenjta dhe dogmat e saj. Njė e vėrtetė e vetėkuptueshme qė gjen konfirmimin e saj absolut nė personin e Fan Nolit, i cili me sukses pėrktheu nga greqishtja nė gjuhėn shqipe njė pjesė tė madhe nga thesari i teologjisė dhe adhurimit orthodhoks, duke qenė vetė ai njė njėhos i gjuhės greke antike, mesjetare dhe moderne (13). Z. Xhufi i di kėto tė gjitha prandaj edhe guxoi manipulimin me kėtė fragment konkrret tė Predikimit tė Kozmait. Vetėmse vjedhėsi dhe mashtruesi vetėm pėr pak kohė gėzohen… b) Nė shkrimin e z. Xhufi gjendet, gjithahstu. Fragment i njė letre tė hieromonakut Kozma pėr kadiun (gjykatės fetar myslyman) e Filiatit tė Thseprotisė, pėr dhėnien e lejes qė tė rrugėtoj nė zonėn e tij. Fragmenti tė cilin boton ėshtė si vijon: “Unė, zotėria im, si shėrbėtor i sovranit tim, Sulltan Hamitit, po u vij pėrreth nga fshati nė fshat qė tė bind tė Krishterėt tė mbajnė besėn e Perėndisė dhe tė binden nė urdhėrat e sulltanit, sikundėr kam urdhėr nga Patriarku dhe parinė e Kishės…”. Origjinali i tekstit, ndėrkaq, i letrsė sė Kozmait ėshtė si vijon: “…unė, zotėria im, si i Krishterė dhe shėrbėtor i padenjė i Perėndisė sė shenjtė dhe raja i mbretit tim Sulltanit Hamit, i urdhėruar prej patriarkėsh dhe kryepriftėrinjsh tė mi, po rrugėtoj dhe u mėsoj tė Krishterėve tė ruajnė porositė e Perėndisė dhe tė binden nė urdhėrat mbretėrorė sipas vullnetit tė Perėndisė…”. Nga teksti origjinal z. Xhufi ka hequr dy elementė decizivė. E para ėshtė vetėpėrcaktimi i hieromonakut Kozma “i Krishterė dhe shėrbėtor i pavyer i Perėndisė sė shenjtė”. Qė i paraprin cilėsisė si “raja i sulltanit Hamit”. E dyta ėshtė pėrcaktori “sipas vullnetit tė Perėndisė”, qė pėrcakton me qartėsi absolute pėrmbajtjen e urdhėresave sulltanore ,e tė cilat do tė mund tė binin dakord tė Krishterėt Orthodhoksė. Synymi i qartė i z. Xhufi ėshtė qė tė paraqesė hieromonakun Kozma si vegėl tė Sulltanit. Nuk mjaftohet vetėm kėtu. Qė t’i jap gjoja njė pamje tė vėrtete shpifjeve tė tij kundėr Kozmait, e ngatėrron atė nė disa lėvizje Shqiptarėsh tė revoltuar kundėr Portės sė Lartė, duke vendosur nė kohė letrėn e tij pėr Katiun e Filiatit mė 13 Qershor 1767. Sigurisht, e di z. Xhufi, se koha e vėrtetė e shkrimit tė asaj letre ėshtė 1779 (14), dymbėdhjetė vjet mė pas, periudhė kohore gjatė sė cilės historia nuk tė regjistruar asnjė lėvizje veē asaj tė pėrplasjes sė ashpėr personale tė Ali pashait me Kurt Ahmet pasha nga viti 1779 deri mė 1782(15). Nė fund tė fundit prė rastin e Kozmait z. Xhufi ėshtė shumėfish i ekspozuar, sepse masakroi me dashje historinė, nuk e respektoi traditėn e gjallė popullore tė vendit tė tij dhe pėrbuzi kujtimin e dlirėt tė Shqiptarėve, tė krishterė dhe myslymanė, qė pėr dyqind e tridhjetė e pesė vjet tanimė duarhapur deponojnė nderimin dhe falenderimin e tyre pėr gjithshka u ofroi atyre dhe atdheut tė tyre, Kozmai. Dhe do tė vijojnė ta bėjnė kėtė sado qė kjo hidhėron profesorin z. Xhufi.

    Pėrpjekja e fundit e pashpresė e z. Xhufi qė tė zhvlerėsojė respektin e thellė tė popullit shqiptar nė kujtimin e Shėn Kozmait pėrmban nė vetvete njė pasion tė pabesueshėm. Nė artikullin e tij mbėshtet idesė se udhėtimet e hieromonakut Kozma pėrbėnin pjesė tė njė plani, qė kishte pėr qėllim: a) tė mbante tė robėruar tek Perandoria Otomane popujt e krishterė tė Ballkanit dhe b) tė pėrhapte gjuhėn helenike tek trevat shqiptare me krijimin e shkollave greke. Le t’i shikojmė to dy aspektet me gjakftohtėsi.

    Ėshtė fakt i njohur tek komuniteti shkencor dhe akademik se trajtimi i ēfarėdo ēėshtjeje, aq mė tepėr tė shkruarit e njė artikulli, presupozon studim tė thellė dhe hulumtim tė hollėsishėm. Nė rastin e Shėn Kozmait, z. Xhufi i konsideron tė dyja tė tepėrta. Nuk i intereson e vėrteta, por “regjizura” e mashtrimit, edhe nė rastin kur ky ėshtė kaq i trashl, sikundėr argumenti i tij se Kozmai luajti lojėn e sulltanit nė kurriz tė popujve tė rkishterė tė Ballkanit.

    Nė rast se z. Xhufi do tė studionte qoftė edhe elementarisht atė periudhė, veprėn dhe jetėn e hieromonakut Kozma do tė kishte edhe guximin tė pohonte se piedestali historik i ideve tė tij nuk ishte pėrmbysja e regjimit feudal ortoman, historia madje nuk i kihste ngarkuar kėtė detyrė, por besimi i patundur nė epėrsitė shpirtėrore tė krishterimit. Pėr pėrhapjen e ideve tė tij Kozmai shfrytėzoi veēantitė historike tė ndarjes mė dysh tė shoqėrisė otomane se besimtarė ofiqarė (myslymanė) dhe jobesimtarė vasalė (tė krishterėt), qė reflektonte marrdhėnien mes pushtuesit dhe tė pushtuarve. Kjo ndarje shoqėrore, nė bazė tė besimit fetar, ndikoi nė mėnyrė vendimtare evolucionin etnogjenetik tė popujve tė krishterė tė nėnshtruar tė rajonit. Skllavėrimi social feudal mori trajtat e nėnshtrimit fetar dhe krishterimin pėrbėri element historik tė etnogjenezės. Kryqi nga simbol fetar u bė simboli i flakjes sė zgjedhės otomane. Pėrballė fesė sė pushtuesit hieromonaku Kozma lartėsoi me mėsuesinė e tij besimin orthodhoks tė tė pushtuarve. Pėr kėtė arsye dhe lufta e tij kundėr islamizimeve ishte njė nga kapitujt mė tė rėndėsishėm dhe mė pozitivė tė veprimtarisė sė tij.

    Kėtė flamur nuk e uli akoma edhe kur bėnte vlerėsim tė skllavėrimit Turk si mė tolerant nga kolonializmi i Frėngėve ose e venecianėve me argumentin se “Turkut aspra (para) nėse i jep bėn ēfarė tė duash”, ndėrsa tė tjerėt “do tė na dėmtonin nė besim”. Edhe diēka akoma shumė e rėndėsishme. Nė emrin e besimit orthodhoks nuk mbrojti atdheun kundėr Turqėve edhe Heroi Kombėtar i shqiptarėve, Gjergj Kastriot (Skėnderbeu)? Por me vrullin qė ka marrė z. Xhufi nuk e ka pėr gjė ta denoncojė edhe atė si njė agjent sekret tė Turqve!!!

    Ngelen pėr t’u prėgjegjur edhe sa janė shkruar nė artikull lidhur me pozicionin e hieromonakut Kozma ndaj gjuhės dhe arsimit helenik. Ēėshtja ėshtė shumė e thjeshtė sado qė z. Xhufi bėn pėrpjekje pa sukses tė “zbulojė” objektiva tė fshehta politike. Pėrgjigja gjendet te ajo frazė e Kozmait, qė ėshtė e pėrfshirė nė shumė pika tė mėsuesisė sė tij, tė cilėn z. Xhufi e ka fshehur kur ka pėrdorur fragmentin analog:“Edhe nėse nuk ke studiuar greqishten, vėllai im, nuk mundesh tė kuptosh ato sa Kisha jonė pohon”. Pa kėtė bazė argumentuese nxitja e Kozmait pėr popullsitė orthodhokse tė Ballkanit qė flisnin gjuhė tė tjera ( albanofonė [shqipfolės] , vllahofonė, sllavofonė, tourkofonė), qė “tė mėsojnė greqishten”, do tė dukej se vinte nė kundėrshti me parimet e tolerancės liberale. Por ndėrkaq, nė bėrrthamė, tė mendimit tė Kozmait fuqizimi i besimit tė krishterė Orthodhoks, pėrmes gjuhės dhe arsimit Helenik, kishte njė rėndėsi gravitale dhe pėrbėnte elementin mbizotėruse tė pėrpjekjes idelologjike tė tij kundėr islamizimeve. Ishte e vėshtirė, pėr shembull, ta linte tė paprekur rekrutimi i qindra mijra fėmijėsh nga trevat Ballkanike nė trupėn e Jeniēerėve, llogariten tė paktėn njė milion tė atillė, dhe qė pėr kėtė fakt humbėn njėherė e pėr gjithmonė besimin dhe etninė e tyre.

    Pėr mė tepėr, kjo nxitje konkrrete e Kozmait duket se kėnaqte nevojėn e pjesėmarrjes sė barabartė tė njerėzve nė veprimtarinė sociale, ekonomike dhe kulturorem ngaqė nė kėtė periudhė kohore tė zotėruarit e gjuhės helenike pėrbėnte parakusht tė nevojshėm pėr njė gjė tė atillė. Edhe akoma diēka. Funksionimi i shkollave nė treva me popullsi intensivisht konservative ishte kontribut determinant nė krijimin e njė ambienti pozitiv arsimor, tė denjė pėr t’i bindur ato popullsi se zotėrimi i diturisė pėrbėn atė rrugė unikale, qė i shpie njerėzit, shoqėritė njerėzore dhe popujt drejt prosperitetit dhe pėrparimit. Nėn kėtė kontekst hieromonaku Kozma ishte ai pararendės i rilindjes shpirtėrore tė tyre dhe jo vetėm kaq. Mė 18 Tetor 1848 udhėtari dhe piktori Anglez Edward Lear vizitoi njė shkollė tė atillė, qė funksiononte qė fshatin ngjitur me manastirin e Shėn Kozmait, nė Kolikondas (16). Pėrshkrimi ėshtė mbresėlėnės dhe do tė ishte shumėfish i dobishėm pėr z. Xhufi qė ta studioj atė.

    Absorbimi i mesazhit tė Kozmait nga shoqėria shqiptare ishte i drejtpėrdrejtė dhe rezultatet diakronike dhe befasuese. Le t’i mbajmė shėnim ato: Faktorėt e rilindjes shqiptare Naim dhe Sami Frashėri ishin nxėnės tė Shkollės Zosimaia tė Janinės (17). Po kėshtu themeluesi i shtetit modern shqiptar Ismail Qemal Vlora (18) dhe autori i Fjalorit Shqip, Konstandin Kristoforidhi (19), qė i pėrfundoi studimet e tij nė Universitetin e Athinės. Diplomantė tė kėtij Universiteti ishin po ashtu, Fan Noli (20) qė pėrktheu nga greqishtja nė shqip njė pjesė tė madhe tė literaturės kishtare si edhe Aleksandėr Xhuvani (21) qė ripunoi nga alfabeti helenik nė atė shqip Fjalorin e Kristoforidhit. Po qėndroj vetėm nė kėta pėr t’i mėshuar faktit nė vetvete, se studimet e tyre bė greqisht jo vetėm nuk e zbutėn, pėrkundrazi e pėrforcuan ndjenjėn e origjinės sė tyre nacionale, pėr hidhėrim tė madh tė z. Xhufi. Po tė njėjtin efektshmėri patėn fjalėt e hieromonakut Kozma edhe pėr banorėt e Myzeqesė dhe tė trevave tė tjeram ku ai udhėtoi dhe predikoi. Mos vallė e njėjta gjė nuk ndodh edhe sot me mijra nxėnės dhe studentė me origjinė shqiptare, qė studiojnė nė shkollat dhe Universitetet helenike? Z. Xhufi shtirret se neglizhon njė fakt qė pėrbėn gjėnė mė tė zakonshme pėr komunitetin akademik. Pikėrisht, atė mesazh ekumenik, tė cilin rrezaton gjuha dhe mėsuesia Helenike, dhe ėshtė kjo arsyeja qė studimet helenike kurohen nė tė gjitha universitetet me famė botėrore.

    Profesori z. Xhufi e mbyll shkrimin e tij me cilėsime negative pėr Shqiptarėt qė nuk ndajnė me tė tė njėjtin mendim. I konsideron ata viktima tė hieromonakut Kozma. Nė kėtė kategori ka pėrfshirė edhe Ali pashėn me mendimin se “me ndėrtimin e manastirit tė Shėn Kozmait nnė Kolikondas ndihmoi shumė nė ngritjen e kultit tė murgut Kozma”. Jam i sigurt se herėn tjetėr ka pėr ta dėnuar si agjent tė Grekut, ngaqė mbante korrespodencėn e tij nė gjuhėn Helenike (23). Ndruhem gjithashtu se pėr tė njėjtėn arsye, nė fund tė herės, nuk ka pėr tia nxjerrė i larė edhe Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu). Pėr kėtė arsye edhe nuk pėrbėn befasim qė nė fjalėn histerike z. Xhufi nuk neglizhoi t’i referohet edhe Kryepiskopit tė Shqipėrisė, Imzot Anastasit. Madje, personaliteti i Kryepiskopit tė shqiptarėve Orthodhoksė pėrbėnte qė nė fillim, objektivin e tij. Paēka se pak ditė para shkrimit tė artikullit tė tij, gjatė ceremonisė sė shenjtėrimit tė Kishės sė re Katedrale tė Tiranės, njė stoli e vėrtetė e qytetit, e gjithė udhėheqėsia shtetėrore, politike dhe shpirtėrore e Shqipėrisė sikundėr mijėra njerėz, nderuan veprėn kolosale tė kontributit dhe sakrificės sė Imzot Anastasit prė grigjėn e tij, por edhe pėr tė tė gjithė popullin qe jeton nė shtetin shqiptar, pa asnjė dallim, Mesa po duket z. Xhufi ka pėr tė finalizuar njė tjetėr mision. Ėshtė pėr ardhur keq sepse mban edhe titullin e profesorit!!!



    *Mihail Kr. Pantoulas, filolog – hulumtues. Ish-Deputet i Janinės. Ish-Kryetar i Komitetit tė Miqėsisė sė Parlamentit Helenik me Parlamentin Shqiptar. Ish-Sekretar i Pėrgjithshėm i Konferencės Ndėrparlamentare tė Orthodhoksisė
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    Mbrona o Shen Kozma me lutjet e tua te gjithe ne mekataret ne keto kohe te veshtira qe po kalojme!

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dita e Shėn Kozma Etoliani - 24 gusht

    Mbrona o Shen Kozma te gjithe ne mekataret me lutjet e tua drejtuar Zotit Krisht e Nenes se Tereshenjte Mari!

    Lutu qe ora e Gjykimit te Perendise te vije sa me pare, qe te mos ngelemi ne meshiren e te ligut!

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Kozma Etoliani i Barabarte me Apostujt - 24 gusht

    Mbrona o Shėn Kozma tė gjithė ne mėkatarėt me lutjet e tua!

    Emri:  kosmas-ait.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  80.8 KB

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Maria Magdalena - Miroprurėse dhe e barabartė me apostujt
    Nga Archon nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2014, 09:54
  2. Shen Kozma Etoliani
    Nga Tiras nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 19-10-2012, 15:27
  3. Shėn Averki i Barabartė me Apostujt - 22 tetor
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 11:58
  4. A ta tolerojme shenjtin Orthodoks Shėn Kozma Etoliani
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 253
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 00:25
  5. 28 Gusht: Shen Augustini
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2006, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •