LUSHNJE (25 Prill) - Tenderi i pastrimit tė qytetit tė Lushnjes, me vlerėn e 60 milionė lekėve shkakton edhe njė tjetėr viktimė. Njė tjetėr person ka mbetur i vrarė nė Lushnje, i cili ka qenė i lidhur me kėtė ēėshtje. Sipas policisė, rreth orės 22.00 tė mbrėmjes tė sė martės, ka mbetur i vrarė nga njė armė me silenciator, 25-vjeēari Alfred Pirra.
Shefi i Komisariatit tė Lushnjes, Daut Braēe, konfirmoi pėr Gazetėn Shqiptare, se kjo vrasje, ajo e Ilir Boriēit nė muajin shkurt, si dhe plagosjet e Judmir Trifkės, Artur Shehut dhe Bernard Linatopit, kanė tė njėjtin motiv, si dhe janė kryer nė tė njėjtėn mėnyrė, nga armė me silenciator. "Por, nėse ka qenė e njėjta armė apo jo, kėtė do ta vėrtetojė ekspertiza", ka theksuar Braēe. Para disa ditėsh nė qytetin e Lushnjes ėshtė arrestuar Rexhė Gina, i akuzuar pėr vrasjen e Boriēit dhe plagosjen e Trifkės. Ndėrsa pėr tė tjerėt, policia ende nuk ka mėsuar gjė, megjithėse ka shoqėruar disa tė dyshuar.

Vrasja
Ka qenė ora 22.00, kur njė telefonatė ka lajmėruar sallėn operative. Nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur menjėherė uniformat blu, tė cilat kanė gjetur nė gjendje tė rėndė, pranė "Red Hotel", nė lagjen "Skėnder Libohova" Pirrėn, i cili ka vdekur sapo ka shkuar nė spital. Sipas policisė, ai ishte qėlluar me tre plumba nė trup dhe plagėt e shkaktuara nga hemoragjia kanė qenė tė papėrballueshme pėr tė. Uniformat blu, kanė mėsuar nga dėshmitė e tė pranishmėve nė vendin e ngjarjes, se zjarri ka dalė nga njė "Benz" pa targa, i cili ėshtė larguar menjėherė drejt veriut tė qytetit. Megjithėse policia ėshtė vėnė menjėherė nė ndjekje tė tij, deri dje nė orėt e mbrėmjes, nuk ėshtė bėrė i mundur identifikimi dhe as arrestimi i autorėve tė krimit. Viktima, pronar i njė dyqani "Eurolloto", pasi e ka mbyllur dyqanin, udhėtonte me biēikletė drejt shtėpisė sė tij.

Motivet
"Tė gjitha ngjarjet e fundit, lidhen me njė tender pėr pastrimin e qytetit tė Lushnjes, me vlerėn e 60 milionė lekėve. Siē kemi mėsuar nga dokumentacioni i Bashkisė, bėhet fjalė pėr firmėn 'Kondor 2' me bashkėpronarė Roland Shytin dhe viktimėn e mbrėmshme Alfred Pirra, dhe njė firmė tjetėr, tė cilat pretendojnė se janė fitueset e tenderit. Sipas dokumentacionit tė Bashkisė, asnjėra nuk ka fituar, por ato kėmbėngulin nė tė tyren. Ky ėshtė edhe shkaku i 2 vrasjeve dhe 3 plagosjeve tė fundit. Kėshtu ka thėnė komisari i Lushnjes, Daut Braēe, i cili ka bėrė edhe lidhjen mes personave. Sipas tij, Ilir Boriēi, i vrarė nė shkurt, ka qenė miku mė i ngushtė i Roland Shytit. Madje, vėllai i tij ėshtė shoferi i kryebashkiakut tė Lushnjes, Ylli Myftiut. "Po ashtu, tė gjithė kanė qenė miq, shokė e tė afėrm tė drejtuesve tė firmės 'Kondor 2'", ka theksuar Braēe. Ndėrsa pėr autorėt e vrasjes dhe tė plagosjeve, ai ka bėrė tė ditur, se "dyshimet kryesore janė mbi drejtuesit e firmės tjetėr(emri i sė cilės nuk bėhet i njohur), por deri tani nuk kemi arritur tė zbulojmė ndonjėrin. Por, ata po survejohen nga policia dhe mbahen gjithė kohės nėn kontroll".
Seriali i vrasjeve dhe plagosjeve nė qytetin e Lushnjes pėr ēėshtjen e tenderit 60 milionėsh, ka nisur nė muajin shkurt, kur u ekzekutua Ilir Boriēi dhe u plagos Ilir Trifka. Disa ditė mė vonė, nė njė lokal tė Lushnjes ėshtė plagosur rėndė, Artur Shehu, nga Orikumi i Vlorės, i cili sipas policisė, ėshtė shok i Boriēit. Para pak ditėsh, po nė qytetin myzeqar, njė tjetėr flakė arme rrezikoi jetėn e djalit tė kryetarit tė degės lokale tė PS-sė, Bernard Linatopi, shofer pranė degės sė Tatim-Taksave tė Lushnjes. Kėshtu, 60 milionė lekė tė akorduara nga Qeveria pėr pastrimin e qytetit tė Lushnjes, jo vetėm qė nuk po e pastrojnė, por po i shtojnė atij numrin e viktimave dhe tė tė plagosurve.