Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shqiperia dhe WTO(World Trade Organization)

    Pershendetje,

    Para disa ditesh tek po lexoja disa statistika, vura re dhe impaktet qe WTO ka sjellur ne shume vende te botes qe jane antaresuar keto vitet e fundit. Dihet qe sa here kjo organizate mblidhet ne vende te ndryshme gjithmone ka protesta antiglobaliste etj etj. Por cfar fshihet prapa ketyre protestave qe shume here perfundojne dhe me burgime te protestuesve dhe me rrahje nga policia e cdo shteti? Po te shofim dokumenta te ndryshme ne internet do arrime ne konkluzione siperfaqesore deri diku, edhe pse eshte e veshtire qe te gjithe te kene akses ne arkiva te dedikuara qe kerkohet antaresim etj etj.

    Para disa ditesh kisha nje projekt te tille per nje klase ne ekonomi dhe nga nje liste e caktuar qe kishim atje un vendosa qe te merresha me Jamaica-n pasi kam dhe ca miq qe mund te me ndihmojne dhe me informata me specifike per ate vend. Gjeta gjera marramendese persa i perket ekonomise se tyre dhe se cfare ka bere FMN-ja dhe WTO-ja per kete vend. I ka marre gjith industrine, dhe ka arritur qe per nje huazim me term te shkurter 50 milion dollar te marre nje pjese toke te quajtur Kingstone Free Zone dhe te bej cte doje atje, investime nga me te ndryshmet, me paga shume te ulta, here here as nuk paguen puntoret, dhe direkt cdo gje e merr nga porti dhe as nuk e pyet fare qeverine e Jamaicas. Pervec ketyre artikujve ka dhe shume te tjere se si keto marrveshje jane bere, se si ky antaresim eshte kryer, se si bujqesia e vendit eshte shkaterruar dhe i bie shume here me lire qe te blehet importi se sa gjeja vendase etj etj etj.

    Shqiperia eshte antaresuar ne WTO ne 8 Shtator 2000. Dihet qe tregu shqiptar eshte permbytur nga tregu i huaj, gati cdo gje prodhohet nga ta ose importohet nga ta. Tek po mendoja per mospagesen e atyre Jamaikaneve me erdhi ne mendje dhe nderhyrja e turpshme e policise qe i beri atyre puntoreve ne miniere qe kerkonin parate, duke i rrahur me shkopa gome. Ky qe i njejti stil qe dhe policia vendase Jamaikane perdorte per protesta te tilla te puntoreve per te drejta.

    Vime tek konkulzioni qe kjo organizate ne Jamaika dhe ne shume vende qe jane antaresuar keto vitet e fundit(sidomos vendet e vogla) ka krijuar nje varferi akoma me te madhe se kurre, nje korrupsion per udheheqesit e shtetit akoma me te madh(kuptohet se duhet firma e tyre per cdo kontrate qe behet) dhe cdo gje importohet duke eklipsuar ekonomine vendase.

    Shume Shqiptar e shofin antaresimin ne keto organizata si nje pranim te ketyre organizatave per ne, si nje + per ceshtjen tone dhe dicka pozitive per te ardhmen e ekonomise te vendit. Kjo pjeserisht se gjithshkah perendimore eshte e mire, se cdo organizate e madhe qe bejme pjese, na ben pjese ne kete familje te madhe kulturore, dhe na ngren dhe emrin e vendit ne keto instanca te larta boterore.

    duke i hedhur nje sy tabeles per Shqiperine, qe mos harrojme eshte nje vend qe ka rritje shume te madhe popullsie por dhe nje ikje te saj ne te njejten kohe, gjejme shifra 10 fish per importe ushqimi dhe 4-fish ne importe ne pergjithesi. Kjo nuk eshte gjeja me e keqe, me e keqe eshte ajo qe pengohet lulezimi i bujqesise tone dhe shume dege te tjera kulturore. Ne vend qe dikush te merret me art qe e ka talent merret me tregti import eksport apo komplet gjera te tjera. Pak a shume kjo eshte nje situate qe ka perfshire te gjithe keta pjesmarres te rinj(kombet e vogla ne pergjithesi). Them ne pergjithesi sepse Polonia psh, mbas 1995 dhe mbas Majit 2004 qe u vu ne karten Europiane te WTO-se ka sanksione te medha persa i perket eksportit. Di me siguri qe nuk i lejohet me te prodhoj aq patate sa prodhonin dhe ti eksportoj ato, dhe shifra te tjera qe duhet te arrije ne menyre qe te jete brenda "kuotave". Megjithate ne faktorin global Polonia dhe shume shtete qe u antaresuan tani kane nje politike tejet te qendrueshme, nje ekonomi te forte dhe nje identitet kombetar te fuqishem me lobet e tyre ne vende te ndryshme qe ndodhen te stabilizuar.

    A ja vlen ky antaresim i joni ne WTO ?
    Cfare pasojash pozitive dhe negative afatgjata mund te parashikojme ?

    Kushdo qe ka mendime, apo shifra akoma me konkrete per keto 4 vitet e fundit, dhe kontrata te ndryshme dhe sanksionet e ketyre kontratave qe qeveria jone ka kryer keto vitet e fundit mund ti postoj ketu per diskutim.


    *Shifrat jane ne Miliona dollare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882

    Projekte pilot

    Cyclotomic te pershendes:

    Ne disa vende qe skane nje peshe te madhe politike dhe as influenca normalisht mund te besh cte duash. Une odeoni kam fakte mbi projektet pilot qe zbatohen ne shqiperi nga FMN dhe ne shumicen e rasteve kto projekte jane nje deshtim, Pyes veten keta qeveritare se shikojne qe me keto projekte pilot shkaterrojne, si duket e bejne per te marre ca fonde me shume nga FMN. Perse ne Rusi FMN nuk e pranojne Perse ne Serbi FMN shihet si nje armike e ekonomise se vendit. Perderisa jemi te vegjel normalisht do bejme c`thone te medhejte ky eshte fati i destinuar per ne.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kete vit po studionim principet e ekonomise ne semester te dyte,dhe bash rra radha te flasim edhe per WTO.
    Me sa e mbaj mend,cdo anetar i WTO ka te drejten e produkteve nacionale,dmth produkte qe jane te mbrojtura nga WTO per nje shtet si dhe dogana e hyrjes dhe e daljes se produkteve dhe shkembimeve mes vendeve anetare eshte 1%.
    Mirepo,sic me permendi profesori,problemi i WTO dhe menyres se veprimit te saj eshte e tera tek GDP e nje shteti (totali shteteror i te ardhurave=GDP0 dhe nese nje shtet ka GDP te ulet anetaresimi ne WTO mund t`i shkaktoj edhe probleme te shumta per shkak te asaj qe importi eshte me i larte se sa eksporti.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •