Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Debat ne PD.

    KJ
    -------
    Berisha: Sherrxhinjte te ikin me vrap nga PD-ja
    Keshilli Kombetar i Partise Demokratike u kthye dje ne nje KPD ne miniature, por pa pranine e medias. Ashtu si edhe ne KPD socialiste, Keshilli Kombetar i djeshem eshte shoqeruar me debate dhe replika mes Kryetarit te PD, Sali Berisha dhe dy prej anetareve te kryesise, Uran Butka dhe Pjeter Arbnori. Keta te fundit i thane kryetarit te tyre se, ai duhet te ishte transparent per marreveshjen qe ai lidhi me kryesocialistin Nano. "Ti ke tejkaluar marreveshjen me Nanon", i eshte drejtuar Butka, kryetarit te PD. Ndersa Berisha ka sqaruar se, marreveshja tashme ishte e qarte. Anetari i kryesise shtoi se, elektorati demokrat eshte i zhgenjyer nga kjo marreveshje dhe se, strukturat me te larta te selise blu duhet te ishin mbledhur me pare. Me pak fjale, anetari i kryesise Uran Butka ka mbeshtetur plotesisht qendrimin kritik, qe ai mbajti ne nje nga mediat e perditshme shqiptare. Per kete arsye Berisha i tha Butkes se, "traktet" ai duhet ti publikonte ne gazeten e partise. Nje mesazh te tille, Berisha e percolli edhe ne fjalen, qe ai mbajti para anetareve te Keshillit Kombetar ne fillim te mbledhjes. "Une do te ndalem ne keto momente madhore duke kerkuar qe t'u jap pergjigje pyetjeve se cfare eshte Presidenca konsensuale pse marreveshja midis pozites dhe opozites apo po ta doni me terma me te ngushta mes Nanos dhe Berishes. Cilat do te jene qendrimet e ardhshme te PD-se qe do te vendosim se bashku. Ketyre pyetjeve natyrisht qe nuk u jap une pergjigje, por ata qe shperndajne trakte. Atyre u them sillini traktet t'ua shaptilografojme ne seli", u shpreh ai. Replika e dyte dhe me e forte eshte shkembyer me Berishes dhe anetrit tjeter te kryesise Pjeter Arbnori. Ky i fundit pasi shprehu mungesen e nje analize te thelle brenda partise i ka kerkuar llogari Berishes per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit. "Disa njerez afer teje me kane thene se, ti nuk ke dashur qe une te behem president", i eshte drejtuar, Arbnori, Berishes. Ndersa Berisha eshte shprehur:"Ata qe ty te kane informuar jane disa njerez mjerane. Une te kisha vendosur ne krye te listes per tu zgjedhur si president, por ne takimin qe une zhvillova me Nanon ky i fundit nuk ka pranuar, qe te zgjidhej asnje emer politikani per postin e presidentit". Megjithate duket se, shpjegimi i Berishes nuk ka mjaftuar perderisa, Arbnori ka lene sallen e mbledhjes. Ne Keshillin e djeshem Kombetar kane folur edhe zyrtare te tjere te larte te selise blu, te cilet kane pranuar se, baza e partise duhet sqaruar per marreveshjen e nenshkruar me Nanon. Nje pergjegjesi te tille e ka pranuar edhe Kryetari i PD, Sali Berisha i cili ka autorizuar anetaret e kryesise te sqarojne bazen per levizjet e fundit politike ne PD.

    Ndersa anetari Llesh Kola e ka kritikuar Berishen se perse ke lidhur aleance me Nikolle Lesin, i cili me ka vjedhur votat mua ne Lezhe- ka perfunduar inatin fshataresk Kola. Ndersa Berisha i eshte pergjigjur se Nikolle Lesi eshte kryetar i PDK-se dhe se media qe zoteron Lesi ka autoritet ne popull dhe se fjala e tij ka peshe ne parlament e ne opinion. Kjo e ka acaruar Llesh Kolen i cili po behet gati te futet ne nje parti tjeter, larg PD-se.

    Dy rrymat ne PD

    Me sa duket edhe ne PD ka dy rryma.Njera qe perfaqesohet nga lideri Berisha qe ofron konsensusin, moralin, qendrimin properendimor, arsyen dhe logjiken se pushteti fitohet me vote te lire e qe duhet ta garantosh me institucione, pasi mund te ndodhe sic ka ndodhur qe i eshte vjedhur e manipuluar. Ndersa rryma e dyte mbeten ata qe kane jetuar nen e mbi konflikt, mbi rremuje, mbi mitingje te pafund, qe nuk kane deshiren per ardhjen ne pushtet per te bere Shtet, por per te fituar mafia e tyre. Keta jane mjeranet e PD-se dhe qe akoma e bezdisin Berishen per te marre pushtetin ne nje menyre ekselente, te cilen lideri demokrat e ka menduar ne perfeksion. Realisht Berisha mund te quhet politikani numer nje ne vend persa i perket largpamesise se tij politike. Ai e ka llogaritur mjaft mire se ne keto kushte, pa institucione te reformuara nuk mund te jete i sigurte per voten e PD-se, pasi mund tia perlajne perseri. Keshtu qe Berisha po realizon skemen e tij mjeshterisht duke i marre institucionet nje e nga nje. Ne fillim hoqi Prokurorin e Pergjithshem, me pas mori Presidentin e Republikes. Tani do te marre KQZ dhe Kontrollin e Shtetit. Me vone Gjykaten Kushtetuese. Ne fund Ligjin per zgjedhjet do ta ndryshoje sic duhet dhe ne fund do te fitoj zgjedhjet. Ai do te prese nje vit apo edhe dy, por ne fund merr pushtetin.

    Cfare u vendos ne Keshill Kombetar

    Demokratet do ti rikthehen keshillave bashkiak. Forumi me i larte vendimarres autorizoi dje deget neper rrethe, qe te negociojne per mundesine e kthimit te demokrateve ne keshillat bashkiak. Per kete ceshtje ka kembengulur mjaft Drejtori i Departamentit Ekonomik, Omer Stringa i cili ka konsideruar te nevojshme perfshirjen e strukturave ne keshillat bashkiak. Ne mbledhje eshte vendosur gjithashtu qe kryesite neper dege te diskutojne edhe njeproblem jo pak te vogel, qe lidhet me kryesine e keshillave bashkiak, tashme "te uzurpuar" vetem nga socialistet. Keshilli Kombetar mandatoi gjithashtu dje kryetarin e PD, Sali Berisha dhe kryesine e partise qe te vendosin per levizjet e ardhshme politike deri ne nje mbledhje tjeter te kesaj strukture.

    ----------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mendime..

    Duke lexuar kete artikullin e Kohes tone kuptojme qe ne PD ka dy rryma.
    Ndoshta ka 100 rryma por rendesi ka qe ne kte parti nuk ka debat.
    Berisha vepron pa u konsultuar me bazen e partise.
    Kete e verteton fakti se as veteran te kesaj Partie si BUTKA e ARBNORI nuk pyeten per levizjet politike qe ben BERISHA.
    Pra PD nuk eshte nji Parti demokratike ne vetvete.
    Ajo eshte nji Parti me emrin Parti demokratike por demokraci te brendeshme aty nuk ka.
    Jo se lejon apo nuk lejon Berisha por ajo Parti u mesua te funksionoje pa debat, pa demokraci, pa rrahje mendimesh e pikpamjesh.
    Kjo Parti nuk ka "shpirtin e kolektivit" ose kolegjialitetit.
    Kjo parti nuk vepron si nji ansambel ose si nji EKIP Futbolli tip AJAXI dikurshem.
    Kjo Parti gjate 12 viteve fitoi vetem nji here ne 92-shin.
    Edhe kjo fitore ka shije te hidhur sepse erdhi si rezultat i grevave ekonomikisht shkaterruese qe ben sindikatat e transportit hekurudhor etj dhe e detyruan PS-ne e NANOS te dorzohet dhe ta LESHOJ deri diku pushtetin.
    Ne fakt vlera e PD qendronte ne se do fitonte ne zgjedhjet e para pluraliste sepse ato ishin vendimtare ne kuptimin politik.
    Nji PARTI (PPSH) per 50 vjet ushtron diktaturen e saje dhe e con vendin ne Katastrof ekonomike dhe plus kesaj kjo PARTI kishte ne kurriz dhe 50 vjet Krime monstruoze.
    Ishte krejt e natyrshme qe zgjedhjet e para duheshin te afirmonin faktin se POPULLI shqiptar e ka duruar Diktaturen nga Halli e jo nga qejfi dhe se ne rastin me te pare sapo cfaqet nji alternative e re braktis Kufomen e qelbur 50 vjecare te PPSH-se e perqafon Pranveren e Lirise e Demokracise qe prezantohet nga Partia e Studenteve pra PD-ja..

    Ndodhi e kunderta.
    Populli votoi ne shumice Partine e diktatures.
    Aty mori shpresa per demokraci nji goditje te tmershme.
    A erdhi kjo se vertet e donte populli PPSH-ne?
    JOOOOOOOOOO aspak.. dhe kjo vertetohet.. sepse mjaftojne pamjet e portit te Durresit ku mijra miza lisi(me falni njerez se si kam pare mire) u rrasen ne vaporret per te ikur nga Vendi ku PPSH kishte sunduar qetesisht per 50 vjet.
    Cfare ndodhi pra ne zgjedhjet e para..
    U be e mire PPSH-ja ose Ps-ja brenda nates??
    JOOOOOOOOOO aspak ...
    Faji duhet kerkuar tek PD.

    PD pa u siguruar per psikologjine e shumices se popullit pa u garantuar ne drejtesine per kushtet e Votimit..pa bere konsultime nga lart posht nga tirana ne Baze deri ne fshatin me te humbur..shkoj e hyri ne Zgjedhje si "P... ne dasem" kur thote Populli ose si cjapi te kasapi.
    Dhe "me letra" humbi.. Karta kanta thot Latini. Ajo mbetet.

    PD humbi..
    PPSH-ja e Burgjeve, e Tufezimeve, e kolektivizimeve me dajak.. e Internimeve.. PPSH e plenumeve famekeqe..PPSH e izolimit e prapambetjes e.. kufijve me tel me gjemba.. PPSH e radhave te gjata e dyqaneve bosh FITOI..
    Turp i Madh i pa pare ne Histori..
    Ne PD nuk u be asnji analize..

    Iken vitet dhe kto dite fillon debati ne PD..

    Per mendimin tim mareveshja NANO-BERISHA qe nxorri nji President si MOISIU i cili eshte burre i mire eshte sukses i Berishes. Qe eshte sukses kuptohet nga reagimi negativ i krahut REBEL ne PUSHTET.
    Por mareveshja me IMAMIN per Bulqizen eshte nji TURP.
    7 vota te IMAMIT ne Bulqize dhe 17 ne gjith Republiken nuk jane asgje para turpit te nji kompromisi me gjeneralin REBEL te 97-tes.
    PD nuk e debatoi kte aleancen Bulqizake. Anti-berishianet ne PD heshten per kte Gomarllek me brire.

    Ne PD reagohet per Per Presidentin qe ne fakt eshte i vetmi sukses i Berishe ne keto 12 vjet Blegerima e Ulerima.
    Berisha beri GAFEn kur goditi RAKIPIN ne momentin qe RAKIPI goditi seriozisht Mafien Socialiste.
    Asnji reagim i brendeshen nuk erdhi nga PD per kete gaf te pa riparushme.
    Reagimet erdhen tani per MOISIUN.

    PRA PD nuk ka demokraci te brendeshme dhe ne PD dhe ata qe reagojne i bien legenit kur nuk duhet..

    Megjithate me mire vone se kurre qe ne PD po fillon me ne fund mbas 12 viteve procesi i te kerkuarit llogari te BAZES ndaj Kapove..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gosh Levonja thote..

    KJ
    -------
    Tradhetaret e te djathtes
    Nga Gavrosh Levonja/ Pas marreveshjes me liderin socialist, njekohesisht dhe kundershtarin e tij numer 1, per instalimin e institucioneve realisht te pavarura, kreu i opozites Sali Berisha po perballet me nje vazhde akuzash nga disa prej emrave te njohur te partise se tij. Nder akuzat qe formulohen me rendom eshte ajo qe

    lidhet me braktisjen e PD-se nga elektorati i djathte apo me shkoqur per tradheti ndaj kesaj te djathte nga ana e liderit demokrat. Ne radhe te pare duhet thene se nese behet fjale per ndonje te djathte ne kuptimin e mirefillte te fjales, akuzatoret e Berishes me ndonje perjashtim te rralle, nuk mund te pretendojne se jane perfaqesuesit e saj. Kjo pasi e djathte reale ne Shqiperi ne sensin ekonomik, jane biznesmenet e fuqishem qe linden gjate dhjetevjecarit te kaluar. Keshtu, nese do te kihet parasysh nje politike qe mbron interesat e te djathtes ajo duhej te sponsorizohej nga kjo klase biznesmenesh qe nuk kane ndonje lidhje me opoziten historike, e cila gabimisht apo per inerci eshte konsideruar vazhdimisht si e djathte ne Shqiperi vetem per faktin se kishte qene opozite antikomuniste. Dhe ne te

    vertete, kur permendin te djathten e tradhetuar nga Berisha,

    politikanet ne fjale kane parasysh pikerisht kete pjese te opozites e cila pas viteve 90-te, duke mos u ngritur ne lartesine e duhur, ka treguar se nuk ka qene me shume se nje karikature e opozites se dikurshme qe lidhet me emra te ndritur si Mit'hat Frasheri , Abaz Kupi e ndonje tjeter. Dhe ne degradimin e saj nje rol jo te vogel kane luajtur pikerisht akuzatoret e sotem te Berishes, te cilet ne vend qe te krijonin nje grupim sa me te madh e te fuqishem qofte dhe duke e mbeshtetur nga jashte, i cili do te kishte qene opozita reale, preferuan te rendin pas ish-komunisteve te PD-se. Me pas, ata do te kontribuonin me zell te madh ne shkerrmoqjen e partive te tilla si Balli Kombetar e Legaliteti duke bere qe keto te ktheheshin ne bishta te PD-se. Ndersa rregulluan punet e veta, te farefisit dhe miqve, fale pozitave te favorshme qe krijuan me ane te teseres blu te PD-se, keta politikane qe sot akuzojne Berishen per tradheti te se djathtes, harruan fare bashkevuajtesit e shumte dhe nese sot keta te fundit kane mbetur pa u demshperblyer, faji kryesor rendon mbi ata, te cilet ndonese hiqeshin si perfaqesues te klasave te permbysura, asnjehere nuk e ngriten zerin per ta vene demshperblimin e te burgosurve politike ne rend te dites. Gjithashtu, para se te permendin tradhetine e Berishes, keta avokate mbrojtes te se djathtes e kane per detyre te shkojne e t'u kerkojne falje te perndjekurve pasi gjate greves se tyre te urise ne vitin 1994, ata mbeshteten dhunen policore qe u ushtrua per t'i nxjerre nga greva e urise. Per te njejten arsye, te njejten gje duhet t` bejne edhe ndaj ish-pronareve te cilet u nxorren me shkopinj gome nga greva e urise ne seline e PR-se prej policeve te pushtetit te PD-se. Zoti Rrapo Hajredin Danushi sigurisht duhet t'i kete te arkivuara deklarata te tilla si: "ne nuk do t'ua japim token bejlereve", qe ndonjeri prej djathtisteve te sotem te PD-se ka bere diku nga viti '92 por edhe persa i perket

    zhvillimeve ne gjirin e PD-se, keta ithtare te se djathtes nuk jane shquar per qendrime te djathta. Le te kujtojme se keta u bashkuan me grupin e anatemuesve te dyshes Kalakulla-Baleta e akuzuar per ekstremizem te djathte ne vitin 1993. Duke folur ne pergjithesi, e vetmja gje qe ka lidhur figura te tilla me te djathten historike ka qene origjina e tyre familjare te ciles nuk qene ne gjendje t'i qendronin besnike. Madje dhe me kete, ata u treguan te pamoralshem se e shfrytezuan per te siguruar licensen e antikomunistit, ndoese

    pjesa derrmuese e tyre nuk dihej te kishte bere gje kunder regjimit te Hoxhes. Keshtu, me emrat e prinderve e farefisit te tyre ne goje, ata i binin gjoksit si antikomuniste te oreve te para per t'u ngjitur ne hierarkine e larte te partise se drejtuar nga Berisha.

    -----------------------

    Si thot goshi....

    "Ne radhe te pare duhet thene se nese behet fjale per ndonje te djathte ne kuptimin e mirefillte te fjales, akuzatoret e Berishes me ndonje perjashtim te rralle, nuk mund te pretendojne se jane perfaqesuesit e saj. Kjo pasi e djathte reale ne Shqiperi ne sensin ekonomik, jane biznesmenet e fuqishem qe linden gjate dhjetevjecarit te kaluar. Keshtu, nese do te kihet parasysh nje politike qe mbron interesat e te djathtes ajo duhej te sponsorizohej nga kjo klase biznesmenesh qe nuk kane ndonje lidhje me opoziten historike, e cila gabimisht apo per inerci eshte konsideruar vazhdimisht si e djathte ne Shqiperi vetem per faktin se kishte qene opozite antikomuniste."

    bukur e thote

    i djatht eshte maksim berati e Tak Braho dy enveriste miliardere.
    i djathte eshte moz ruci e cac ngjeli dy bashibozuk socialiste fshatare miliardere.
    Butka ska nji kollare ..po mban nji qe e ka qe nga koha zogut kujtim te gjyshit
    Pjetri tani u be me pjata e me tenxhere se buk ska pasur te haje.

    Goshi ka rast te teorizoje tani po harron se ai me nikollen e RIPRURI ne Pushtet SIGURIMIN e Shtetit dhe Berishet , Arbnoret e Butkat vec grin sallat kot se puna pordhi qe me 97 -en.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-07-2002 mė 03:39

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Meksi ne shekull..thote..

    Ish-kryeministri komenton zhvillimet e djeshme nė Kėshillin Kombėtar tė PD-sė


    Meksi: Berisha, marrėveshje me Nanon qė tė rrijė nė opozitė

    TIRANĖ - Ish-kryeministri Meksi nuk mori pjesė dje nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar. Ai nuk e pranoi qė opinionet e tij, botuar nė shtypin e ditės, tė jenė trakte, pasi sipas tij, nuk ka qenė ndonjėherė komunist pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Aleksandėr Meksi u shpreh se thelbi i marrėveshjes Nano-Berisha ėshtė qė ata tė dy tė gėzojnė respektivisht postet qė kanė aktualisht.
    Zoti Meksi, Berisha nė fjalėn e tij nė Kėshillin Kombėtar ju ka akuzuar juve dhe disa anėtarėve tė tjerė tė kėtij forumi se shpėrndani trakte, si e komentoni?
    Nuk kam bėrė pjesė nė ndonjė lėvizje komuniste qė tė shpėrndaj trakte.
    A mendoni se Berisha i sqaroi anėtarėt e Kėshillit Kombėtar pėr marrėveshjen me Nanon?
    Ai qė thotė se ka nėnshkruar njė marrėveshje tė na e tregojė dhe tė mėsojė qė tė pyesin. Pastaj tė marrin vendime dhe tė mos na gėnjejnė.
    Po ai, dje deklaroi se marrėveshja u nėnshkrua pėr reformėn institucionale?
    Nė fillim nuk u tha kėshtu. Tani po e sajojnė, unė e di qė do e rregullojnė dhe pastaj do tė thonė "Kėto qė bėmė ishin nė marrėveshje".
    Po sipas jush, cili ėshtė thelbi i marrėveshjes?
    Qė tė rrinė qė tė dy nė krye, njėri nė qeverisje, tjetri nė opozitė, pėr kėtė jam i sigurt.
    Pse nuk morėt pjesė nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit Kombėtar?
    Nuk shkohet nėpėr mbledhje tė njė forumi qė ka gjashtė muaj qė nuk mblidhet nė kundėrshtim me statutin. Ju e dini mirė qė forumet qė nuk mblidhen quhen tė shpėrndara.
    A do tė vazhdoni tė jeni anėtar i PD-sė dhe i Kėshillit Kombėtar?
    Unė kam bėrė pėr Partinė Demokratike, nuk shkoj nė ndonjė parti tjetėr. Ata qė kanė ardhur pas meje dhe ikin, si zakonisht.
    Si ju duken pėrfundimet e mbledhjes sė Kėshillit?
    Unė nuk i kėrkoj kujt llogari. Ata duhet tė japin llogari, nė kuptim qė t'u thonė shqiptarėve: A do tė fitojnė dot nė 2005 apo jo.
    G.B

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fjalimi i Berishes

    RD
    ----------

    Kėshilli Kombėtar i PD: Reforma institucionale pėr tė shkuar nė zgjedhjet e lira

    Berisha: Jemi tė vendosur pėr opozitėn e fortė dhe marrėveshjen

    Klishetė e vjetra nuk funksionojnė mė, do tė ketė alternativa, fakte dhe argumenta. Kjo ėshtė fryma e qytetarisė, e civilitetit. Kjo ėshtė fryma e bazuar nė vlerat qė ne ju besojmė. Nesėr nė pushtet ne do t’i rezervojmė opozitės tė njėjtin vlerėsim tė bazuar nė kėto vlera. Tėrė pėrpjekja jonė ėshtė qė nėpėrmjet kėtij procesi t’i ēojmė shqiptarėt nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe sa mė shpejt qė tė jetė e mundur si zgjidhja mė e shkėlqyer e krizės, si pėrgjigja mė dinjitoze ndaj saj

    Veprimtaria e PD-sė, e Kryesisė sė saj nga 15 janari deri sot, ka qenė nga mė intensivet nė rrafshin politik, parlamentar, rrafshin kombėtar dhe ndėrkombėtar. Gjykoj se sot, Shqipėria nė disa aspekte, nga 15 janari ka njė ndryshim jo tė vogėl nė rrafshin politik. Unė mendoj se e tėrė veprimtaria jonė ka qenė e aksuar, e pėrputhur me doktrinėn, me filozofinė e fillimit tė ri, nga e cila nuk ka dhe nuk do tė ketė shmangie, e cila u provua jo vetėm si njė doktrinė, si njė filozofi qė bashkoi nė tėrėsi opozitėn shqiptare, por edhe si njė doktrinė apo filozofi, e cila me 24 Qershor tė vitit 2001, logon e PD-sė dhe aleatėve tė saj e nxori logon, siglėn, flamurin dominues tė vendit. Gjykoj se ėshtė e domosdoshme qė kjo doktrinė dhe kjo filozofi tė pėrsoset gjithnjė e mė shumė duke patur si objektivin mė madhor tė sotėm realizimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme nė kohė sa mė tė shpejtė tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė vullneti politik i shqiptarėve tė respektohet plotėsisht. Gjykoj se tė mbėshtetur nė kėtė filozofi, nė kėtė doktrinė e cila nė thelb ka ndryshimin e vetes pėr tė ndryshuar tė tjerėt, ndryshimin e vetes pėr t’u bashkuar ashtu siē u bashkua me opozitėn, ndryshimin e vetes pėr tė ndryshuar shoqėrinė dhe Shqipėrinė. Sot, mbėshtetur nė kėtė doktrinė, Shqipėria ėshtė vendi qė i ka dyert e hapura drejt Europės dhe kėtu vendimet e PD-sė, qėndrimet e saj kanė patur njė rol pėrcaktues.



    Presidenti konsensual,

    arritje e padiskutueshme e

    politikės shqiptare



    Nga zhvillimet madhore tė kėsaj periudhe do tė veēoja ngritjen e komisionit bipartizan, zgjedhjen e Presidentit konsensual, konturimin e procesit mbi bazėn e njė marrėveshjeje tė firmosur, konturimin e procesit tė reformės institucionale. Unė do tė ndalem nė kėto momente madhore duke kėrkuar qė t’u japė pėrgjigje pyetjeve se pse Presidenti konsensual dhe ēfarė ėshtė Presidenca konsensuale, pse marrėveshja midis pozitės dhe opozitės, apo po ta doni me terma mė tė ngushta midis PD e PS, apo midis Berishės dhe Nanos?! (si tė doni ta quajmė). Cilat do tė jenė qėndrimet e ardhshme tė PD-sė qė do tė vendosim sė bashku?

    Kėtyre pyetjeve natyrisht, nuk u jap pėrgjigje unė, por ata qė shpėrndajnė trakte. Atyre u them sillini traktet t’ua shaptilografojmė nė seli. Por kėto pyetje duan pėrgjigje pėr ata qytetarė shqiptarė, mbėshtetės, tė cilėt e kanė vendosur besimin tek ne dhe asgjė mė normale nuk ka se sa tė kėrkojnė deri mė njė sqarime pėr ēdo veprim, pėr ēdo qėndrim tė PD-sė. Kjo pėrbėn njė detyrim madhor ndaj kryetarit tė saj, Kryesisė sė PD-sė dhe forumeve drejtuese tė kėsaj partie.

    Po trajtoj ēėshtjen e parė qė ka tė bėjė me Presidentin konsensual. Pse? Nė rast se do ta shndėrrojmė nė njė vlerė tė madhe siē ėshtė njė arritje historike pėr Shqipėrinė, pėr shqiptarėt (dhe dėshiroj t’u theksoj kėtu se vendeve tė tjera u ėshtė dashur ndonjėherė 30 apo edhe 50 vjet qė tė arrijnė nė Presidencėn konsensuale) atėherė mund tė shtrohet pyetja, si erdhi kjo?

    Qė nga shtatori i vitit 2001 e deri nė gjysmėn e dytė tė qershorit tė vitit 2002, nė rrafshin kombėtar dhe ndėrkombėtar lidhur me Presidentin e Shqipėrisė u pėrballėn dy linja. Njėra linjė e mbrojtur nga institucionet demokratike ndėrkombėtare qė kishin tė bėnin me zgjedhjen e Presidentit konsensual, e formuluar nė shtator dhe pastaj e shndėrruar pothuajse nė njė vendim tė hapur tė tyre me 24 Janar nė Komisionin e Jashtėm tė Parlamentit Europian, mė vonė nė Maj nė Rezolutėn Unanime tė PE-sė, nė dokumenta tė Kėshillit tė Europės, dhe e pranuar dhe e mbrojtur nga Kryetari i PD-sė dhe Kryesia e kėsaj partie, e pranuar dhe e mbrojtur nga opozita shqiptare gjatė gjithė kėsaj pėriudhe. Linja e dytė ishte linja e Presidentit socialist, e maskuar nė thonjėza, e Presidentit me Kushtetutė qė do tė thoshte 84 mandate, ndėr tė cilėt edhe Dushku tė zgjidhnin njė President dhe qė nė fakt u koncentrua, u pėrqendrua tek Nano president. Presioni i fortė ndėrkombėtar, verdikti i Rezolutės sė Parlamentit Europian, mbėshtetja qė i dhanė kėsaj Rezolute Komisioni Europian, por edhe forume tė tjera ndėrkombėtare demokratike perėndimore, bėnė tė mundur qė tė mos kalohej nga Cėrriku tek Dushku, qė Shqipėria tė ketė pėrfaqėsuesin e saj dinjitoz, legjitim, tė zgjedhur, tė mbėshtetur nga shqiptarėt. Ky presion, dhe vendimtar, bashkimi i 9 partive opozitare nė 10 ditshin e dytė tė qershorit 2002, detyruan Kryetarin e PS-sė tė pranojė ftesėn pėr t’u takuar me pėrfaqėsinė e opozitės sė bashkuar shqiptare, detyruan Nanon tė pėrshatet me linjėn e Presidentit konsensual.



    Gjinushi-Klosi, binomi mė ekstrem i politikės shqiptare



    Gjatė negociatave pėr Presidentin konsensual, siē e dini nė lojėn politike hyri me njė agresivitet tė jashtėzakonshėm grupi Gjinushi-Klosi, binom ky qė bėri pėrpjekjet mė ekstreme pėr tė sabotuar pėr llogari tė rizgjedhjes sė zotit Meidani si President i vendit. U pėrdorėn metodat mė policeske dhe hoxhiste. Nė tė vėrtetė, nė njė moment kritik u arrit njė marrėveshje, e cila i dha vendit Presidentin e votuar nga i gjithė spektri politik, dhe kjo pėrbėn njė arritje tė padiskutueshme tė politikės shqiptare. Me kėtė rast unė dėshiroj tė pėrshėndes Kryesine PD-sė dhe tė gjithė ata qė e mbėshtetėn kėtė vendim. Dėshiroj tė siguroj shqiptarėt se ne do tė punojmė me pėrkushtim qė ky institucion tė shndėrrohet nė njė institucion mbipartiak, nė njė institucion stabiliteti drejtimi tė Shqipėrisė.

    Po pse ne pėrshėndesim kėtė akt dhe kėtė marrėveshje. Sepse ne mė shumė se kushdo tjetėr, duam njė lloj si edhe miqtė tanė qė Shqipėria tė ketė njė President legjitim.

    Pesė vitet e shkuara, ishin vitet e dyrve tė mbylluara tė pallateve tė mėdha presidenciale tė vendeve tė mėdha tė Perėndimit. Nuk u hapėn pėr Shqipėrinė ato dyer. Ftesat pėr vizita zyrtare u bėnė ekzotika. Kjo sepse, jo se ndokush kishte njė mllef ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve, aspak, por sepse zgjedhjet e ‘97-tės nuk ishin tė lira e tė ndershme, ishin zgjedhje nėn dhunė dhe nė vend qė tė aplikohej pajtimi, toleranca dhe mirėkuptimi ndaj opozitės u pėrshtat dhuna, terrori, vrasja, farsa gjyqėsore ndaj saj. Kėshtu qė tė kalohej nga Cėrriku tek Dushku ishte njėlloj si tė kaloje nga mashtrimi tek gėnjeshtra, nga e nxira tek e zeza, nga vetmia tek izolimi. Kjo do tė pėrbėnte njė kob tė vėretetė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kėtė nuk mund ta pranonim ne.

    Ē’na shtyu ne tė pranojmė dhe mbėshtesim Presidencėn konsensuale?

    Nė pesė vjet tė qeverisjes socialiste, Shqipėria (jeni tė gjithė dėshmitarė) mbeti vėndnumėro nė procesin e integrimit euroatlantik. Ėshtė e vėrtetė qė qeveritė rrėzuan njėra-tjetrėn, por nė timon mbeti i njėjti njeri, i njėjti individ. Megjithatė aty ku ishim nė fund tė vitin ‘96, aty mbetėn, mirėpo a nuk ėshtė integrimi i vendit ylli polar i programit tonė. A nuk u themeluam ne si forcė e vokacionit perėndimor tė kombit shqiptar?

    Asgjė nuk do tė mund tė na imponojė ne tė mos ndėrmarrim tė gjitha vendimet e duhura siē i ndėrmorėm, kur na u kėrkua tė hynin nė parlament (kur na u deklarua se ne nuk votojmė pėr ju, pėr Shqipėrinė nė Europė nėqoftėse ju nuk hyni nė Parlament etj), pra nuk mund tė ketė njė vendim qė nuk marrin ne, i cili tė favorizojė integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike.



    Nė timonin e shtetit, njė

    pro atllantist i vendosur



    Kam bindjen mė tė thellė, se vendosja nė timonin e shtetit e njė pro atllantisti tė vendosur qė shpalli para shqiptarėve perėndimin si busull nė pėrputhje me filozofinė e rilindasve tanė, pėrbėn njė faktor madhor tė rėndėsishėm drejt integrimit tė shqiptareve nė institucionet euroatlantike.

    Sė treti, ne jemi pėr njė bashkėpunim rajonal. Sot, Ballkani ka ndryshuar tėrėsisht. Dikur Sllobodan Millosheviēi shpallte Presidentin e Shqipėrisė person non grata nė Serbi. Sot, ai ėshtė nė Hagė dhe Kosova ėshtė e lirė. Mirėpo e vėrteta ėshtė se me gjithė kėtė ndryshim tė jashtėzakonshėm, nuk mund tė mohohet se paternalizmi dhe subversioni ndaj udhėheqjes politike shqiptare nė vende tė tjera, veēanėrsht nė Kosovė u bė njė pengese madhore serioze nė bashkėpunimin rajonal. Kjo merr fund sepse kam bindjen se Presidenti konsensual nuk do tė ketė asnjė tendencė paternaliste, por do tė trajtojė si partner me dinjitet udhėheqjen politike tė Kosoves, tė shqiptarėve kudo qė janė dhe tė vendeve fqinjė.

    Pse ne mbeshtesim Presidentin konsensual dhe kėtė zgjidhje? Sepse qė nga viti ‘97 gjer mė sot u zhvilluan tre procese elektorale. Unė dhe ju dhe sėbashku me mua keni pranuar zgjedhjet e ‘97-tės. Ndonėse ishin zgjedhje nėn dhunė dhe terror, i pranuam ato pėr tė mos ēuar vendin nė njė konflikt civil dhe pėr tė bėrė njė zgjidhje politike, pėr tė marrė mbi vetė pėrgjegjėsitė qė na pėrkisnin ne pėr lejimin e skemave piramidale. Mirėpo, nga ‘97-ta e deri mė sot procesi elektoral, vullneti politik i shqiptarėve, vota e lirė-thelbi i lirisė sė shqiptarėve, degradoi gjithnjė e mė shumė nėn ombrellėn e Presidencės. U krijuan nė Shqipėri si nė asnjė vend tjetėr tė Europės, pėrveē Bjollorusisė sė Llukashenkos, institucionet e dhunimit tė votės sė lirė. Komisioni i Celibashit, SHISH-i i Klosit, bandat e Memės, gjykimet e Mark Abdisė janė tė denoncuara, jo vetėm nga opinioni publik shqiptar, fatmirėsisht jo vetėm opozita, por edhe mjaft faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm tė shoqėrisė shqiptare, por ato janė denoncuar ndėrkombėtarisht nė raportet mė serioze ndėrkombėtare si dhunues tė vullntit politik tė qytetarėve tė vendit tė tyre, tė lirisė sė tyre.



    Kontribut maksimal pėr vendosjen e shtetit ligjor



    Jam i bindur se Presidenti konsensual do tė pėrdorė tė gjithė kompetencėn e tij ligjore dhe kushtetuese, energjitė e tij, qė ky lloj i mafies sė votės sė lirė, kjo specie speciale e mafies shtetėrore tė mos mund tė mendojė mė pėr tė pėrsėritur krimin e tij tė shėmtuar, ndėshkimin e demokracisė shqiptare dhe shqiptarėt nė tėrėsi. Zgjedhjet e lira dhe tė ndershme janė objektivi ynė mė madhor, janė detyra jonė mė madhore.

    Sė pesti, nė kėto pesė vjet Shqipėria doli nė polpozishėn tė tė gjitha deteve mė tė korruptuara tė planetit, nė polpozishėn pėr tregti makabėr tė fėmijėve dhe vajzave tė saj. Ndėrkohė, nė kėto pesė vjet institucionet e zbatimit tė ligjit dhe tė luftės kundėr trafiqeve u shndėrruan nė institucione mbrojtėse tė trafiqeve, u shndėrruan nė segmente tė fuqishme tė korrupsionit, u shndėrruan nė institucione tė tregtisė sė vajzave dhe tė fėmijėve shqiptarė.

    Sot, nė timonin e shtetit ėshtė i vendosur njė njeri i palidhur me krimin, qė nuk ka detyrim ndaj asnjė bande apo klani kriminal tė mafies shtetėrore shqiptare, qė i detyrohet ligjit, Zotit dhe Kushtetutės. E siguroj se do tė ketė mbėshtetjen tonė mė tė plotė dhe mė tė fuqishme nė tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr t’u dhėnė vendin qė meritojnė kėtyre bandave, kėsaj mafie tė rrezikshme qė po rrėnon ēdo ditė Shqipėrinė.

    Sė gjashti, nė pesė vjet nė Shqipėri u vranė rreth 27 kėshilltarė, qeveritarė lokalė, drejtues lokalė dhe qėndrorė tė PD-sė, ndėr tė cilėt lideri i pluralizmit dhe i Lėvizjes sė Dhjetorit, deputeti Azem Hajdari. Tė gjithė kėta u ekzekutuan pa gjyq, ndėrkohė, pėrveēse dy personave askush nuk ėshtė penalizuar, gjykuar apo ndėshkuar pėr kėtė krim tė shėmtuar politik. Nė pesė vjet u burgosėn, u torturuan me dhjetra dhe qindra opozitarė. Pse kjo? Kjo sepse pese vitet qė shkuan, opozita nė mėnyrėn mė antidemokratike dhe antikombėtare u shpall si monstruozitet, u cilėsua si monstėr, u vlerėsua dhe u cilėsua si puēiste nė kohėn kur ajo i kėrkoi kreut tė shtetit tė ushtrojė tė gjitha detyrimet e tij kushtetuese pėr tė marrė nė dorė situatėn nė njė moment kritik kur qeveria braktisi vendin. Mirėpo vlerėsimi i opozitės si puēiste, deligjitimimi i saj monstruozitet dhe si monstėr pėrbėnte jo platformėn e Byrosė Politike apo ligjet e diktaturės, por pėrbėnte platformėn e njė shteti terrorist pėr tė vrarė, pėr tė ekzekutuar, pėr tė burgosur, pėr tė dhunuar opozitėn shqiptare. Kjo ishte platforma, e cila bėri qė nė Shqipėri opozita tė dhunohet dy herė mė shumė se nė Serbinė e Millosheviēit, vetėm e vetėm pėr bindjet e saj politike. Dhe njė herė theksoj, nuk u bėnė kėto me ligjet e diktaturės, nuk u bėnė kėto me platformėn e policisė sekrete hoxhiste. Jo, ne i kishin zėvendėsuar tė gjitha ligjet e vjetra me ligje tė reja tė standarteve europiane. Nuk u bėnė kėto me Kushtetutėn staliniste tė ‘76-tės, u bėnė me ligjet kushtetuese qė kishin anėtarėsuar Shqipėrinė nė KE dhe Kushtetutėn, e cila nuk parashikon krime tė tilla tė shėmtuara ndaj opozitės.

    Unė jam i bindur, se sot nė timonin e shtetit ėshtė vendosur Presidenti qė qėndron mbi partitė, qė respekton qeverinė dhe opozitėn si shtyllat kryesore mė themelore tė pluralizmit dhe demokracisė nė njė shtet, qė respekton Kushtetutėn dhe ligjet e vendit dhe qė me autoritetin e tij ligjor garanton mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave themelore tė qytetarėve shqiptarė.

    Ne kemi mbėshtetur Presidencėn konsensuale, sepse ne nuk duam presidentin qė dhunon Kushtetutėn, ne nuk mund tė pranonim presidentin qė krijon pushtet personal, duke shndėrruar Shėrbimin famėkeq Informativ Kombėtar nė njė pushtet tė tij, tė pėrdoruar edhe kundėr segmenteve tė caktuara brenda partisė nė pushtet. Ne jemi pėr njė Shėrbim Informativ Kombėtar si njė institucion tė fuqishėm tė Sigurimit Kombėtar dhe jo si pushtet personal tė njė njeriu apo dy njerėzve, cilėtdo qofshin ato.

    Kam bindjen se nė timon ėshtė njeriu qė kėto institucione do t’i shndėrrojė nė institucione tė Sigurimit Kombėtar.

    Ne bėmė kėtė zgjidhje, sepse vendi po rrėnohet nga korrupsioni. Nė pesė vjet askush nuk u penalizua pėr korrupsion. Njė nga aktet e tij tė para pėr t’u pėrshėndetuar ishte deklarata se nuk do tė dekretojė tė pėrfolurit. Rreth kėsaj deklarate u bėnė shumė komente, por unė dua t’u them atyre qė kėrkojnė tė ushtrojnė presion, tė pėrfolurve publikisht pėr korrupsion, le ta lexojnė mirė Kushtetutėn qė kanė shkrujtuar vetė. Pra kėto kanė qenė arsyet madhore, sepse ne kemi pranuar dhe pse ne konsiderojmė njė arritje tė madhe Presidencėn konsensuale. Pikėrisht pėr kėto arsye ne jemi tė vendosur tė japim kontributin tonė maksimal qė ky institucion tė ushtrojė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe shtetin ligjor tė gjitha funksionet e tij.



    Reforma institucionale, thelbi i marrėveshjes

    pozitė-opozitė



    Marrėveshja ėshtė ēėshtja e dytė qė unė dua tė trajtoj. Dua tė falenderoj tė gjithė ata qė nėnshkruan dhe mbėshtetėn marrėveshjen. Falenderoj militantėt e PD pėr besimin e madh qė kanė dėshmuar ndaj kėsaj marrėveshje. Dua tė theksoj se marrėveshja ka kėto synime.

    Sė pari, njė frymė tė re politike dhe civiliteti nė jetėn politike shqiptare. Shekulli qė shkoi, provoi se spektri i djathtė ėshtė spektri i vlerave mė tė arrira tė shoqėrisė, lirive dhe tė drejtave tė individit, tė ekonomisė sė tregut dhe vlerave tė saj. Shekulli i kaluar provoi se demokracia dhe konflikti nuk pajtohen njėri me tjetrin, se disa vlera janė fondamentale nė shoqėrinė perėndimore dhe qė bėnė qė kjo shoqėri tė arrijė nė nivelet qė ka arritur. Kėto vlera janė paqja, toleranca, dialogu, konsensusi pėr ēėshtjet e mėdha, kėto vlera nė tė vėrtetė janė vlera qėnėsore tė moralit tė ndėrgjegjes perėndimore.

    Do t’i zhvillojmė dhe konsolidojmė ne kėto vlera apo do tė bėjmė pasqyrėn? Jo, ne do t’u qėndrojmė besnikė vlerave tona dhe do tė pėrpiqemi tė ndikojmė fuqimisht nė tė gjithė spektrin politik shqiptar nėpėrmjet kėtyre vlerave. Ndaj dhe askush tė mos mendojė se do tė kėtė tėrheqje dhe lėkundje nga kjo filozfi dhe nga ky qėndrim.

    Atyre qė mund tė mendojnė se pse u takua Berisha me Nanon ose pse shkėmben mendime me tė, dua t’u them se jam pėrpjekur t’i ēoj mesazhe edhe Sllobodan Millosheviēit pėr tė zgjidhur problemet e shqiptarėve e jo mė faktorėve politikė shqiptarė. Harrojini kėto gjėra. Pėr tė zgjidhur problemet e mėdha tė vendit, PD do tė komunikojė me tė gjithė faktorėt relevant tė politikės shqiptare. Se ēfarė arrihet del nė dritėn e diellit, ai qė ka frikė nga rrezet tė shohė problemet e veta.

    Nuk kam patur dhe nuk kam asnjė kompleks se marrėveshja e nėnshkruar nga PD dhe PS, por edhe nga partitė e tjera tė "Bashkimit pėr Fitore", tė opozitės dhe tė qeverisė, ėshtė njė marrėveshje qė ka njė qėllim, reformėn e institucioneve, para sė gjithash tė atyre qė dhunuan votėn e lirė.

    Nėqoftėse ndokush mendon se ėshtė mė e dobishme tė pėrsėritet etiketa Mark Abdia dhe jo tė hiqet Mark Abdia, kėto janė dy gjėra tė ndryshme. Dhe me kėtė reformė ne nuk synojmė personat, nuk synojmė ne tė kemi njė Shėrbim Informativ Kombėtar tė kontrolluar nga PD, tė varur nga opozita, por synojmė njė institucion thellėsisht tė depolitizuar, i cili nuk mund tė quhet i depolitizuar me hierarkė tė krimit dhe tė korrupsionit. Janė ata pikėrisht me nė krye Fatos Klosin qė kanė vendosur Shqipėrinė nė krye tė listės tė tė gjitha trafiqeve tė pista. Kjo bandė kriminelėsh qė persekutoi pėr 50 vjet shqiptarėt nė dhunim flagrant tė tė gjitha dokumentave themelore tė Europės, u rikthye nė pushtet. Do tė dorėzojė pushtetin dhe marrėveshja do t’i bėjė ata tė largohen nga pushteti. Ata nuk e meritojnė pushtetin dhe Shqipėria nuk e meriton tė jetė vendi kampion i trafiqeve. Pra reforma institucionale ėshtė thelbi i marrėveshjes. Ne si parti e vokacionit perėndimor do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė institucionet tona tė jenė sa mė funksionale, sa mė tė konsoliduara dhe tė pėrshtaten qė tė arrijnė sa mė shpejt tė jetė e mundur standartet europiane. Ato janė institucione tė shtetit ligjor, jo tė partisė, nuk i kemi konceptuar dhe nuk do i konceptojmė ndonjėherė si tė tilla.

    Historia mė e hidhur e shqiptarėve ėshtė historia e shtetit partiak, mė e hidhur se e tė gjitha pushtimeve tė tjera. Askush nuk duhet ta harrojė kėtė, nuk ka dhe nuk mund tė ketė mė demonizim tė kundėrshtarit. Klishetė e vjetra nuk funksionojnė mė, do tė ketė alternativa, fakte dhe argumenta. Kjo ėshtė fryma e qytetarisė, e civilitetit. Kjo ėshtė fryma e bazuar nė vlerat qė ne ju besojmė, me tė cilėn ne besojmė se bėjmė opozitėn mė tė shkėlqyer. Nesėr nė pushtet ne do t’i rezervojmė opozitės tė njėjtin vlerėsim tė bazuar nė kėto vlera. Tėrė pėrpjekja jonė ėshtė qė nėpėrmjet kėtij procesi t’i ēojmė shqiptarėt nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe sa mė shpejt qė tė jetė e mundur si zgjidhja mė e shkėlqyer e krizės, si pėrgjigja mė dinjitoze ndaj saj.

    Unė dua tė deklaroj se qeveria e tretė socialiste ėshtė dėshmia mė autentike e dėshtimit tė PS nėse ne do tė angazhohemi nė njė opozitė tė fuqishme nė parlament dhe nė publik, nė media dhe me sqarime nė mėnyrė qė nėpėrmjet transparencės sė plotė tė kėsaj keqqeverisje, nėpėrmjet reformės sė plotė tė institucioneve tė shkojmė drejt zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme.

    Objektiv tjetėr madhor ėshtė jeta parlamentare. Dua tė pėrshėndes deputetėt e PD-sė se kanė treguar njė disiplinė tė madhe. Ata kanė qenė besnikė luajal tė kėtij forumi qė mblidhet sot dhe tė atij Kuvendi qė qėndron prapa kėtij forumi, tė platformės sė miratuar prej tyre. Janė tė panumėrta debatet, interpelancat, pyetjet, iniciativat, amendamentet qė Grupi Parlamentar i PD ka realizuar nga hyrja nė parlament deri mė sot. Nė tė ardhmen do t’i rrisė ato, do t’i shtojė ato, kėshtuqė ne duke qenė njė opozitė e palėkundur, e vendosur do tė bėjmė transparencėn nė ēdo qelizė tė kėsaj qeverie tė dėshtuar.

    Dikush mund tė pyesė ēfarė ėshtė qeveria Nano 5? I deklaroj Fatos Nanos se pėr tė gjithė botėn ėshtė e vlefshme, pėrveēse pėr atė, e treta e vėrteta. Ai shkon tek e pesta nė njė absurditet tė madh, por rrugėn e ka zgjedhur vetė. Ne do tė qėndrojmė fuqishėm ndaj kėsaj qeverie.



    *Fjala e mbajtur nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit Kombėtar tė PD-sė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •