Porti i loteve - Dhimitėr Xhuvani
Edhe ata qė nuk qanin, kapėrdinin lotėt. Atyre qė ulėrinin, nuk i dėgjohej mė zėri. As dallgėt e detit nuk dėgjoheshin. Dhe motori i anijes sė fundit nuk u dėgjua. Dhimbja kishte shurdhuar ēdo gjė. Sikur njeriu tė mos kishte sy! Sa mirė do tė qe! Asnjė nė atė qytet tė lashtė, as tė vdekurt brez pas brezi, skishin parė njė ngarkesė tė tillė njerėzore. Dhe direku i anijes ishte mbushur me njerėz! Anija dikej sikur po mbytej. Emri i saj Jeronim De Rada i shkruar me shkronja tė bardha, ishte zhutyr nėn ujė. Sigurisht, ata qė kishin hipur nuk e kishin menduar mbytjen.
Anija dhogė e zezė arkivoli, kurse deti i gjerė e i pafund, varr i madh. Asgjė nuk dėgjohej. Dhembja e madhe kishte shurdhuar gjithēka. Po barba Koēua, kapiteni i anijes, pse nuk i ra sirenės si ēdo mėngjes kur nisej pėr peshkim? Pse pra nuk i ra sirenės sot? Nuk e shikonte ai se shkronjat e bardha po mbyteshin? Njė krismė pushke ēau ajrin. Njė breshėri automatiku elektrizoi zemrat. Sheshi i molit u patsrua me luftė. Dhe njerėzit u ndanė pėrgjysmė: ca nė det me De Radėn e ca nė tokė, te kulla e Mujo Ulqinakut. E nuk u besonin syve derisa anija u tret. U tret apo u fik? Shpėtoi apo u mbyt?
Deti sėshtė si varreza ku mbahet njė minutė zi. Nė tė sundon heshtja e gjatė. Hesht me orė tė tėra fare i qetė, i zbrazėt, i braktisur. Bosh, fare bosh. Po pulėbardhat ēu bėnė? Apo u trembėn nga vėshtrimet e syve bosh tė njerėzve kėtej gardhit? Njė krismė ēau ajrin. Nuk ishte krismė pushke, ishte njė piskamė e gėzuar nėne, e cila shikoi e para atje tej, nė kufi tė qiellit e tė detit njė njollė tė zezė.
- Atje, atje! Unė e pashė. Ma panė sytė. Sytė e panė! filloi tė thėrriste ajo. Mijėra e mijėra sy mbėrthyen detin. Zbrazėtira iku nga sytė e tyre. Nė det lėkundej lehtė njė dhogė e zezė. Sesi lėkundėj! Dhoga u bė djep. Dhe djepit iu bė njė direk. Djepi zmadhohej si nė pėrrallėn e detit. U bė i madh sa njė qivur, pastaj sa njė magje e madhe. Pastaj u bė anije.
- De Rada, po vjen De Rada e barba Koēos!
Anija po vinte pėrballė e pas pak filloi tė dukej gjithēka. Dhe shkronjat e bardha nisėn tė duken. Buzėt e njerėzve lėviznin si buzėt e fėmijėve tė ēerdheve qė sapo kani nisiur tė mėsojnė shkronjat e para tė ndara nė rrokje. Je-ro-nim-De-Ra-da! Anija se si hyri nė mol. Dėgjohej vetėm zhurma e motorit. Goditjet nuk ishin ritmike. Dhe tymi se si ishte, se si dilte, sikjur po jepte shpirt. Mos vallė anija nuk kishte mė fuqi btė bėnte dhe ato njėzet a tridhjetė metrat e fundit? Mos vallė Jeronim De Rada plak erdhi deri aty vetėm i shtyrė nga forca e mallit pėr brengėn e tij? Motori bėri dhe dy-tre rrahjet tė ērregullta, si njė zemėr e plakur, e sėmurė. Shtėllunga e fundit e tymit doli e bardhė, si re, si frymė shpirti. Dallgėza e fundit e ujit, e shtyrė nga anija, sa puqi tokėn u shua. O Zot! Nė qoftė se ka Zot! Gardhi u shthur se edhe ushtarėt e policat bij nėnash janė. tė gjithė u sulėn, sepse secilit i kishte ikur gjysma e vetes detit, pėrtej ėndrrės, brenda dhimbjes. Tė gjithė u futėn nė det si tė ishte dita e Shėn Mėrisė sė Gushtit, ndonėse ishte mars, pėrsendia e luiftės. Dhe tė gjithė shtangėn sa mbėrritėn nė anije. O Zot! Nė qoftė se ka Zot! Ētė shohin? Asnjė frymė njeriu. Asgjė e gjallė. Kuverta heshtte si tė ishte njė copė shkretėtirė. Timoni ishte i lidhur for me litarin nė kursin e portit tė lashtė tė Durrėsit. Dhe sasia e karburantit ishte llogaritur qė anija bosh tė jepte shpirt aty buzė bregut, pranė vargjeve:
Arbėria qė prapa detit na kujton,
se ne tė huaj jemi nė kėtė dhé.
O, sa vjet kaluan e zemra se harron,
se pėr turkun (e pėr disa) mbetėm pa mėmėdhe.
Krijoni Kontakt