Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anëtarësuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    Vetëvaret ish-drejtori i policisë, gruaja në komisariat

    Edmond Makashi u vetëflijua në orët e para të mëngjesit, në kushtet e depresionit për probleme familjare

    Vetëvaret ish-drejtori i policisë, gruaja në komisariat

    Një fqinj jep alarmin për vetëvarjen e Makashit. Shoqërohet në polici bashkëshortja e tij

    Artur Qoraj

    TIRANË- Ish-drejtori i policisë së Durrësit, Edmond Makashi, i jep fund jetës në rrethana misterioze. Familjarët e tij e kanë gjetur rreth orës 07.00 të mëngjesit, të varur në një nga parmakët prej dërrase të oborrit, në vilën e tij tre katëshe, të ngritur në rrugën “Bardhok Biba”, pranë bulevardit “Zogu i Parë”. Alarmin e ka dhënë një fqinj i punonjësit të policisë, që e ka parë trupin e 45-vjeçarit të varur. Ngjarja duhet të ketë ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit, sipas ekspertizës mjeko-ligjore. Nënkomisari ka marrë një litar, që e kishte lidhur në parmak dhe pasi kishte hipur në një stol të vogël është hedhur për t’i dhënë fund jetës, në momente depresioni. Policia shkoi në vendngjarje pak minuta pasi u njoftua, ndërkohë që u shoqërua për shkaqe hetimore edhe bashkëshortja e inspektorit të zyrës së antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Zyrtarë të policisë së Tiranës thanë për “Shekullin” se hetimi po përqendrohet në një vetëvarje për shkak të depresionit, të shkaktuar nga probleme familjare të 45- vjeçarit. Trupi i Edmond Makashit, oficerit të karrierës dhe babait të dy fëmijëve është përcjellë pasditen e djeshme, rreth orës 17.00 për në banesën e fundit.
    Vetëvarja
    Trupi i nënkomisarit është gjetur i ftohtë dhe me rrobat e gjumit. Fëmijët, gruaja dhe të tjerë të afërm janë përpjekur ta zbresin nga litari, por gjithçka kishte marrë fund për Makashin. Policia është lajmëruar rreth orës 7.00 të mëngjesit, kohë në të cilën është gjetur trupi pa jetë. Trupin e vetëvarur
    e ka parë një fqinj i familjes Makashi, i cili ka dhënë i pari alarmin. Mësohet se në shtëpi kanë qenë dy fëmijët dhe gruaja. Burime nga policia e Tiranës pohojnë se bashkëshortja e Makashit ka dëshmuar në polici se ka qënë në gjumë dhe nuk i ka ndjerë lëvizjet e të shoqit. Rezultatet e para hetimore kanë treguar se Makashi nuk kishte shfaqur më parë shenja të depresionit, ndërkohë që vetëvarja e tij ka lidhje me probleme familjare. Pak pas orës 07.00 të mëngjesit, trupi i Edmond Makashit është dërguar me ambulancë në morgun e spitalit, ku është bërë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Sipas mjekëve ligjorë, janë vënë re prerje të fytit nga litari dhe nuk ka patur shenja të tjera të dhunës. Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në shtëpi dhe se akti duhet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, të paktën dy-tre orë para gjetjes së trupit.
    Inspektori
    Edmond Makashi ishte transferuar kohët e fundit drejt zyrës antitrafik të policisë së Tiranës. Më parë ai kishte shërbyer edhe në Ministrinë e Rendit, si specialist i zyrës antitrafik. Mbante gradën e nënkomisarit dhe kishte mbi 20 vjet në Policinë e Shtetit. Posti më i lartë që ai ka pasur, ka qënë drejtor i policisë së Durrësit, në vitin 2002. Ka punuar në komisariatin nr. 3, në zyrën antikrim dhe fillimet e tij i ka patur në Gjirokastrës si inspektor në Kakavijë. Rrjedh nga një familje e mirë dhe me gjendje ekonomike po të mirë. Edmond Makashi ka qënë një specialist i mirëfilltë i fushës së luftës kundër krimit dhe gjatë drejtimit të policisë së Durrësit, ka patur disa suksese në luftën antitrafik. Policia e Tiranës ka përjashtuar pistën e vetëvarjes për probleme në punë, ndërkohë që problemet familjare duket se i kanë shkaktuar depresion oficerit të karrierës, duke e çuar drejt aktit ekstrem të vetëflijimit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    LINDI EDHE "ANDREA"

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 31-01-2022, 11:25
  2. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •